You are on page 1of 15

Sistemi Online për Menaxhim të

Restorantit
Project Proposal
Executive Summary
Përmbledhja ekzekutive

 Në ditët e sotme, shumë Restorante menaxhojnë biznesin e tyre në


mënyrë manuale, posaçërisht duke porositur klientët. Pra,kamarieri i
Restorantit e merr porosinë e klientit me anë të sistemit manual duke
përdorur letër. Kjo mënyrë nuk është efikase për kamerierin pasi që
probabiliteti për ta humbur porosinë e klientit është i madh.
 Për këtë shkak nevojitet Sistemi Online i Menaxhimit të Restorantit që
shërben për të menaxhuar biznesin e Restorantit me anë të internetit.
Pika kryesore e zhvillimit të këtij sistemi është që të ndihmojë
administratorin që të menaxhojë biznesin e Restorantit dhe të ndihmojë
klientin për të rezervuar tavolinën dhe të bëjë porosi online.
Statement of Need
Deklarata e Nevojës
 Sistemi Online i Menaxhimit të Restorantit është një online aplikacion, i
cili do të zhvillohet për të automatizuar aktivitetin ditor të Restorantit
dhe për të ofruar një strukturë shërbimi të duhur për klientin, gjithashtu
mund të përdoret nga punonjësit e Restorantit për të trajtuar klientët,
porositë e tyre dhe mund t'i ndihmojë ata të gjejnë lehtësisht tavolina të
lira ose të bëjnë porosi.
 Për t’i shiquar ushqimet, së pari klienti duhet të bëhet anëtar, atëherë ai
mund të hyjë në pjesën e mëposhtme të faqes. Mundësia për t'u bërë
anëtar është vetëm për të shmangur (deri diku) porositë e rreme.
Project Goals
Qëllimet e Projektit
 Ky sistem ka dy qëllime kryesore të cilat ndahen në:
 Qëllimet e sistemit për Restorantin:
 Organizimi dhe Menaxhimi i Tavolinave
 Optimizimi i shpërndarjes së karigeve duke u bazuar nga lista që kanë rezervuar
klientët
 Shërbimi dhe Menaxhimi i Rezervimit
 Marrja e porosive të bëra në internet përmes webfaqes
 Menaxhimet tjera
 Kontrollim i avancuar i parave të fituara(raportet)
 Minimizon numrin e të punësuarve
 Përmirëson efikasitetin e Restorantit duke zvogëluar kohën e shërbimit
 Qëllimet e sistemit për klinetin:
 Siguron shërbimet e porositjes dhe rezervimit të klientit përmes internetit
 Zvogëlon kohën e pritjes së klientit duke porositur para se të shkoj në
Restorant
 U siguron klientëve një përvojë ngrënie pa telashe
Constraints
Kufizimet
 Për këtë sistem nevojiten disa kufizime kryesore:
 Përvoja- për ta realizuar këtë sistem është e nevojshme të ketë programerë
me përvojë pasi që sistemi duhet të realizohet në web aplikacion dhe
aplikacion për celular
 Njohuritë- programerët të cilët do ta realizojnë pjesën e apliakcionit për
celular duhet të kenë njohuri për krijimin e aplikacioneve ne iOS dhe krijimin e
aplikacioneve në Android
 Buxheti- ky sistem kërkon buxhet pasi që personat që do të punojnë si
programer, dizajner apo diçka tjetër duhet të paguhen me paga të caktuara
varësisht pozitës punuese.
 Koha- koha e përfundimit të sistemit caktohet nga klienti (pronari i
Restorantit)
 Kualiteti- kryesisht varet nga buxheti dhe koha.
 Rreziku- duhet të jemi të përgatitur për çfarë do rreziku pasi që gjatë
realizimit të çdo projekti ekzistojnë rreziqe të ndryshme, një ndër rreziqet më
të shpeshta është largimi i ndonjërit nga ekipi punues gjë që do të shkaktojë
zgjatje të kohës së përfundimit të projektit ose mund të çojë deri tek dështimi
i projektit
Requirements
Kërkesat
 Një nga kërkesat kryesore që ky projekt të jetë i suksesshëm është gjetja e
personave të duhur për realizim të këtij projekti. Këto persona janë:
 Menaxheri i Projektit - i cili do të jetë përgjegjës për përfundimin dhe dorëzimin e
projektit.
 Dizajnerët - të cilët do të jenë përgjegjës për rregullimin dhe zbatimin e ndërfaqes së
përdoruesit dhe do të dizajnojë elementet interaktive të aplikacionit, nevojitet
dizajner për web aplikacionin edhe për aplikacionin celular (të cilët duhet të kenë
njohuri per iOS dhe Android)
 Programerët – që nevojiten për të realizuar pjesën e kodimit të sistemit për web
aplikacionin dhe aplikacionin celular do të thotë se këto programer duhet të kenë
përvojë në iOS sistemin dhe Android sistemin
 Inxhinierë për kontrollimin e cilësisë - i cili do të jetë përgjegjës për të siguruar që
programi plotëson të gjitha kërkesat funksionale, të performancës, përmbajtjen dhe
standardet
Time vs. Relevancy
Koha kundrejt Lidhjes
 Është e rëndësishme që projekti të përfundojë në kohën e caktuar në
kontratë, nëse përfundon para kohe do të jetë në dobi të të dy palëve si
për ekipin punues ashtu edhe për klientin(sponsorin), por nëse vonohet
nga koha e paraparë mund të vijë deri tek dështimi i projektit.
 Për ta realizuar këtë projekt përafërsisht do të nevojiten:
 4 muaj për krijimin e sistemit,
 1 muaj për testimin (gjetjen e gabimeve dhe përmirësimin),
 1 javë për trajnimin e stafit të restorantit.
Impact: Costs & Risks
Ndikimi: Kostot dhe Rreziqet
 Pritjet e këtij projekti në krahasim me mënyrën tradicionale te
menaxhimit të Restorantit është kursimi i kohës si nga ana e Restorantit
po ashtu edhe nga ana e klientit për shkak se nuk duhet që klienti të
shkojë tek Restoranti për të bërë porosi si ne mënyrën tradicionale. Një
pritje tjetër është ajo se do t’i tërheq klientët përshkak të mënyrës
efikase të mbajtjes së rendit.
 Pritjet në lidhje me koston duhet të përcaktohen në kontratën që
realizohet mes krijuesit dhe sponsorit.
 Oferta për zhvillimin e projektit është 10,000 € për të gjithë projektin; që
përfshin hartimin, zhvillimin dhe testimin e aplikacionit.
Impact: Benefits & Opportunities
Ndikimi: Përfitimet dhe Mundësitë
 Pritja e këtij projekti është që të lehtësojë punën e stafit të Restorantit
dhe që klienti të bëj rezervimin dhe porosinë në mënyrë më të lehtë.
 Sa i përket çshtjes së përfitimeve, krijuesit e sistemit do të fitojnë aq
para sa e kanë përcaktuar në kontratë, por një përfitim tjetër për
krijuesit mund të jetë tërheqja e ndonjë klienti tjetër nëse i ka pëlqyer ky
sistem.
 Ndërsa përfitim më të madh nga ky projekt ka pronari i Restorantit për
shkak se klintët do të jenë të kënaqur si nga aspekti i shërbimit ashtu
edhe nga koha e shkurtër e pritjes.
Project Fit
Përshtatja e projektit
 Për ne si inxhinier të informatikës ky projekt është i përshtatshëm pasi
që shumicën e punëve në lidhje me këtë projekt jemi në gjendje që ta
menaxhojmë vet.
 Përsa i përket mundësisë për të inkuadruar fusha tjera nga
Universiteti ekziston mundësia për personat të drejtimit grafik dizajn për
të dizajnuar projektin dhe personat e drejtimit të ekonomisë për të na
ndihmuar reth çështjes së menaxhimit të buxhetit përshkak se pronari i
Restorantit duhet të ketë një pasqyrë për të hyrat e Restorantit.
Evaluation and Measurement
Vlerësimi dhe Matja
 Jo gjithmonë projektet janë të suksesshëm prandaj ekziston mundësia
që edhe projekti jonë pas përfundimit të dështojë.
 Një nga arsyet që ky projekt mund të dështojë është pikërisht
mospërdorimi i këtij aplikacioni nga ana e klientit, pra klienti mund të
mos e përdor për arsye se mund të jetë i vështirë për ti realizuar
kërkesat e tij ose i pakuptueshëm
 Ky projekt do të jetë afatshkurtër nëse hasim problemin e
lartëpërmendur. Nëse nuk ekziston ky problem, projekti do të jetë
afatgjatë përshkak se klienti nuk duhet të presë për të porositur dhe nuk
do të ketë vështirësi në gjetjen a tavolinës, dhe nga ana e stafit
menaxhimi i porosive do të jetë shumë më i lehtë se mënyra
tradicionale.
Contingency Plan
Plan emergjence
 Ky projekt mund të mos jetë i suskseshëm nga ana e stafit dhe klientit.
 Dështimi nga ana e stafit pothuajse nuk ekziston pasi që lëshimet që
janë bërë gjat krijimit do të vërehen gjat testimit, por edhe nëse nuk
vërehen gjatë testimit do të vërehen gjatë trajnimit të stafit gjë që e bën
dështimin të jetë minimal
 Ndërsa nga mundësit më të mëdha të dështimit janë nga pjesa e klientit
edhe pse edhe në këtë pjesë do të gjenden gabime gjat fazës së testimit
por klientët janë persona të ndryshëm dhe kanë mënyra të ndryshme të
të kuptuarit dhe ky sistem mund të mos jetë i kuptueshëm për ta
Additional Information
Informacion shtese
 Ky propozim projekt mund të përdoret vetëm për menaxhim online të
Restorantëve. Për tu realizuar me sukses ky projekt është e nevojshme
edhe dhënja e informacioneve të duhura nga ana e pronarit të
Restorantit në mënyrë që t’i plotësojë kërkesat për çdo klient nga të
cilët është e rëndësishme për Restorantin që të japin feedback të mirë.

You might also like