You are on page 1of 6

Pyetje te mundshme:

1.Nga cfare perbehet komponenta?

2.Specifikat e nje interfejsi?

3.Kater specifikimet e komponentes?

4.Kerkesat jo-funksionale?

Inxhinieria Softuerike e Bazuar ne Komponenta (CBSE – Component Based Software Engineering)

Inxhinieria softuerike e bazuar në komponente është një paradigmë që synon të minimizojë


kompleksitetin e zhvillimit dhe menaxhimit të softuerit modern përmes përdorimit të pjesëve të
programeve të ripërdorshme të quajtura "komponentet e softverit".

Pra ne vend te ndertimit te sistemeve monilite nga e para, zhvillimi I softuerit I bazuar ne komponente
(CBSE ose CBD) synon të ndërtojë sisteme duke bashkuar komponente të gatshme, dhe kështu të
zvogëlojë koston e prodhimit dhe kohën e nxjerrjes në treg, duke rritur ripërdorimin e softuerit.

Si kontribut kryesor, do të propozojmë një model QA për softuerin e bazuar në komponentë i cili
mbulon:

1. analizën e kërkesave të komponentëve,


2. zhvillimin e komponentëve,
3. çertifikimin e komponentëve,
4. personalizimin e komponentëve dhe
5. dizajnin e arkitekturës së sistemit,
6. integrimin, testimin dhe mirëmbajtjen.
7.

Një model i komponenteve përcakton komponentet, si dhe mekanizmat e kompozimit shoqërues.


Ligjerata e dyte

ZHVILLIMI I SISTEMEVE BAZUAR NE KOMPONENTE

Faktori kryesor qe nje softuer te jete konkurues ne treg eshte pikerisht funksionaliteti.

Kerkesat

 Rritje të përdorimit, robustness (fuqisë), besueshmërisë, fleksibilitetit, adaptibilitetit, dhe


zhvillim dhe instalim i lehtë-thjeshtë .
 Programet softuerike po bëhen gjithnjë me të mëdha dhe më komplekse.
 Zgjidhje për këtë problem është pikërisht RIPËRDORIMI.
o Ripërdorimi duhet të integrohet si një zhvillim specifik i softuerit.

CBD

Component -based development (CBD) ri-themelon idenë e ripërdorimit.

Përparësitë:

 Menaxhim efektiv i kompleksitetit


 Zvoglim të kohës së krijimit –daljes në treg
 Rritje të produktivitetit
 Përmirësim të kualitetit
 Rritje të shkallës së konsistencës
 Zgjerim i përdorshmërisë

Te metat:

 Koha dhe përpjekjet e krijimit të komponentëve


 Kërkesa të paqarta dhe të dykuptimshme
 Konflikt mes përdorimit dhe ripërdorimit
 Shpenzimet e mirëmbajtjes së komponentëve
 Besueshmëria dhe ndjeshmëria ndaj ndryshimeve
CBSE

CBSE është një proces i cili si qëllim ka ndërtimin dhe dizajnimin e sistemeve softuerike duke përdorur
komponente softuerike të ripërdorshme.

Qëllimi i CBSE është të rris produktivitetin, kualitetin dhe zvogëlojë kohën e daljes në treg duke iu
falënderuar zhvillimit të komponentëve standarde dhe prodhimit të automatizuar.

 Bazohet në ripërdorim dhe adaptim të komponentëve (entitete të ripërdorshme) ekzistuese


kundrejt shkruarjes së kodeve në stil të veçantë.
 CBSE inkurajon kompozimin e sistemeve softuerike kundrejt programimit të tyre, krijim të
asembleve.
 Të krijojë sisteme softuerike nga komponentët standarde dhe jo qasjen "reinvent the wheel
every time«
 Mbështetë mirëmbajtjen dhe ngritjen e performansave – upgrading- të sistemit duke ndryshuar
apo ndërruar komponentët.

Sfidat e CBSE:

1. CBD njihet si një qasje e re e fuqishme e cila pritet të përmirësojë mjaft, nëse jo të shkaktoj
revolucion në zhvillimin dhe përdorimin e softuerit në përgjithësi duke pritur që komponentët
dhe shërbimet bazuar në komponente të jenë bazë e mirë për joprogramerët për ndërtimin e
softuerëve të tyre.
2. Specifikimi i komponentëve.
3. Modelet e komponentëve.
4. Procesi i zhvillimit të softuerëve nga komponentët.
5. Problemet e pazgjidhura:
a. Çështjet teknike.
b. Çështjet administrative dhe organizative.
c. Çështjet ligjore.
6. Parashikimi mbi kompozimin.
7. Komponentët e besueshme dhe certifikimi i tyre.
8. Konfigurimi i komponentëve.
9. Mbështetja me mjete.
10. Development tools, such as Visual Basic, have proven to be extremely successful, but many
other tools have yet to appear.
11. Sistemet e varura dhe CBSE.

Teknologjite e CBSE:

DCOM, CORBA dhe Java Beans u ofrojnë programerëve mjete për realizim-implementim të
aplikacioneve të orientuara në komponente.
Definimi I besueshmerise:

Aftësia e sistemit apo komponentës të realizojë funksionet e kërkuara në kushte të caktuara për një
periudhë të caktuar kohore.

KARAKTERISITIKAT EKSTRA-FUNKSIONALE

Karakteristika të komponentëve apo sistemit të cilat përcaktojnë sjelljen e përgjithshme por të cilat nuk
mund të shprehen përmes funksioneve.

Shembuj:

 Kufizimet kohore
o koha e ekzekutimit, vonesat, periodiciteti, kufiri kohor, etj.
 Besueshmëria
 Fuqia -robustness,
 Performansat
 Safety dhe security.

CBSE dhe problemet me RS

1. Uncertainty –pasiguria në specifikimin e kushteve çon në pasigurinë lidhur me besueshmërinë e


sistemit
2. The availability e sistemit paraqet probabilitetin që do operojë dhe ofrojë shërbimet e duhura
në çdo kohë
3. Trustworthiness paraqet besueshmërinë e përdoruesit që sistemi të sjellët ashtu si pritet
4. Safety - aftësia e sistemit të operojë pa pasur dështime katastrofike) dhe
5. Security - aftësia e sistemit të mbrojë veten kundrejt ndërhyrjeve të qëllimshme ose
aksidentale
Ligjerata e trete

KOMPONENTËT SOFTUERIKE

Riperdorimi paraqet karakteristiken kryesore ne ndertimin e komponenteve softuerike kualitative.

Komponentet softuerike duhet te dizajnohen dhe implementohen ashtu qe te mund te riperdoren ne


shume programe te ndryshme.

Komponenta duhet:

1. Te jete komplet e dokumentuar.


2. Te jete e testuar ne te gjitha situatat.
3. Te kete inpute te kontrolluar dhe te validuara.
4. Te dergoje mesazhe ne rast gabimesh.
5. Te ndertohet me idene qe ajo mund te ballafaqohet me situata te papara.
6. Te kete nje mekanizem qe do te kompensoje krijuesit – perpjekjet per ndertimin.

Ne CBD cikli jetesor I perberesve [Christianson] perbehet nga 3 faza: (Component Life Cycle)

1. Faza e projektimit, ku komponentet dizajnohen, definohen dhe konstruktohen;


2. Faza e shpërndarjes, ku komponentet vendosen në mjedisin e ekzekutimit të sistemit në
ndërtim dhe
3. Faza e ekzekutimit, ku komponentet instancohen me të dhëna dhe ekzekutohen në sistemin e
ekzekutimit.

Cfare paraqet komponenta?

Komponenta eshte pjese e kompajluar e softuerit, e cila ofron sherbime.

Komponenta sipas Szyperski-t:

Komponenta Softuerike paraqet një element të sistemit e cila ofron një shërbim ose ngjarje të para-
definuar me mundësi komunikimi me komponenta softuerike tjera.

Sipas Szyperski-t komponenta softuerike ka këto karakteristika:

1. Një komponentë softuerike paraqet një njësi të kompozicionit me interfejs të specifikuar me


kontratë.
2. Mund të krijohet pavarësisht, ndërsa kompozimi realizohet nga një palë e tretë.

You might also like