You are on page 1of 135

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE

Florin Agai

Performancat e celulave fotovoltaike të tipave


kristalorë (Si, GaAs) dhe të filmit të hollë (a-Si:H, Si,
Cu(In,Ga)(Se,S)2, CdTe) dhe dizajnimi e optimizimi i
sistemeve fotovoltaike me anë të simulimit

PUNIM I MAGJISTRATURËS

Prishtinë, 2011

1
UNIVERSITY OF PRISHTINA
FACULTY OF ELECTRICAL AND COMPUTER ENGINEERING

Florin Agai

The performances of crystalline solar cells (Si,


GaAs) and thin film (a-Si:H, Si, Cu(In,Ga)(Se,S)2,
CdTe) and the design and optimization of the
photovoltaic systems through simulation

MASTER'S THESIS

Prishtina, 2011

2
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE

Florin Agai

Performancat e celulave fotovoltaike të tipave


kristalorë (Si, GaAs) dhe të filmit të hollë (a-Si:H, Si,
Cu(In,Ga)(Se,S)2, CdTe) dhe dizajnimi e optimizimi i
sistemeve fotovoltaike me anë të simulimit

PUNIM I MAGJISTRATURËS

Mentor:
Prof. Dr. Nebi Caka

Prishtinë, 2011

3
Deklaratë

Punimi paraqet vepër origjinale të autorit, e cila nuk është paraqitur askund
tjetër. Të gjitha pjesët e marra nga literatura e shfrytëzuar janë cituar në mënyrë
adekuate.
Autori

4
PËRMBLEDHJE

Në këtë punim janë prezantuar teknologjitë fotovoltaike (FV) aktuale dhe ato në zhvillim, si
dhe performancat e celulave dhe të moduleve të tyre. Gjithashtu janë prezantuar avantazhet
dhe disavantazhet e dy teknologjive kryesore: kristalore (Si dhe GaAs) dhe të filmit
shtresëhollë (a-Si:H, Si, Cu(In,Ga)(Se,S)2, CdTe).
Kushtet e favorshme klimatike të Europës Juglindore dhe legjislacioni aktual për shfrytëzimin
e burimeve të energjisë së ripërtërishme, mundësojnë kushte mjaft tërheqëse për instalimin e
sistemeve fotovoltaike (FV).
Qëllimi i punimit është paraqitja e një metodologjie të dizajnimit të sistemeve fotovoltaike, si
të atyre të pajisjeve të vogla, ashtu edhe të atyre komerciale të lidhura në rrjet. Gjithashtu do
të paraqiten edhe potencialet e Evropës Juglindore për përdorimin e energjisë diellore, duke
përmendur ndryshimet në rregulloret për nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Në këtë punim është prezantuar simulimi i një sistemi FV të lidhur në rrjet dhe janë vlerësuar
performancat e tij. Janë llogaritur raporti i performancës dhe humbjet e ndryshme të fuqisë
(termike, të saldimit, të rrjetit të brendshme, të elektronikës energjetike etj.). Gjithashtu janë
llogaritur edhe efektet pozitive në mjedis, si zvogëlimi i lirimit të gazrave që e shkaktojnë
efektin serë.
Është shpjeguar përdorimi i softuerit për simulim dhe dizajnim, Pvsyst. Të gjitha humbjet dhe
mospërputhjet në sistem janë llogaritur dhe janë vizualizuar në "Diagramin e Humbjeve", i
cili jepet veçmas për çdo konfigurim. Programi gjithashtu siguron një zgjedhje të gjerë të
veglave për matje të përgjithshme diellore (gjeometria diellore, meteoklima mbi rrafshet e
pjerrëta etj), si dhe është në mjet i fuqishëm për importimin e të dhënave reale të matura në
sistemet ekzistuese fotovoltaike për krahasime të ngushta me vlerat e simuluara. Në
përgjithësi, projekti na mundëson ta kuptojmë parimin e funksionimit të sistemit FV, faktorët
e ndryshëm që kanë ndikim pozitiv apo negativ, humbjet e shkaktuara para shndërrimit,
humbjet gjatë shndërrimit në celula, si dhe humbjet pas shndërrimit. Pasi shumica e burimeve
elektrike në shtetet e zhvilluara janë të lidhura në rrjet të centralizuar, është e qartë që edhe
përdorimi i gjerë i fotovoltaikëve do të bëhet duke u lidhur me këtë rrjet, si burime elektrike të
shpërndara.
Ky është një koncept i ri në sistemin e prodhimit të energjisë elektrike, kalim prej prodhimit të
centralizuar në atë të shpërndarë dhe kjo kërkon shqyrtime të standardeve dhe të praktikave
ekzistuese për të mundësuar zhvillimin e këtyre teknologjive dhe arritjen e tyre në treg. Për
botën e tanishme të zhvilluar, ardhmëria është në burime të ripërtërishme të lidhura në rrjetë.

5
ABSTRACT

In this work are presented photovoltaic technologies (FV) current and emerging, as well as
performances of cells and their modules. Also are presented the limitations and strengths of
two main technologies: crystalline (Si and GaAs) and thin film (a-Si:H, Si, Cu(In,Ga)(Se,S)2,
CdTe).
The favourable climate conditions of the Southeast Europe and the recent legislation for the
utilization of renewable energy sources, provide very attractive conditions for the installation
of photovoltaic (PV) systems.
The aim of the work is to present a design methodology for photovoltaic (PV) systems, like
those of small appliances, as well as commercial systems connected to the network. It will
present also the potentials of Southeast Europe to use solar energy by mentioning changes in
regulations for initiating economic development.
In this work, the simulation of a grid-connected photovoltaic system is presented with the use
of the computer software package Pvsyst. The performance ratio and the various power losses
(temperature, soiling, internal network, power electronics) are calculated. There is also
calculated the positive effects on the environment by reducing the release of gases that cause
greenhouse effect.
We want to know how much electricity could be obtained and what will be the maximum
power produced by photovoltaic systems connected to network, virtualy constructed on the
building in Prishtina, Kosovo.
The use of the software PVsyst for simulation and design of a PV system is explained. All the
losses and mismatches along the system are quantified, and visualized on the "Loss Diagram",
specific for each configuration. It provides also a wide choice of general solar tools (solar
geometry, meteo on tilted planes, etc), as well as a powerful mean of importing real data
measured on existing PV systems for close comparisons with simulated values.
All this give us understanding in working principles of PV system, the various factors that
have positive or negative impact, losses before conversion, losses in cells during conversion
and losses after conversion.
As most of the electric power supply in developed countries is via centralised electric grid, it
is certain that widespread use of photovoltaic will be as distributed power generation
interconnected with these grids. This is a new concept in utility power production, a change
from large-scale central examination of many existing standards and practices to enable the

6
technology to develop and emerge into the marketplace. For the current developed world, the
future is in renewable sources connected to the grid.

7
TABELA E SHKURTESAVE DHE TERMAVE

Shkurtesa Termi anglisht Termi shqip

PV (FV) Photovoltaic Fotovoltaik


STC Standard Test Condition Kushtet e testimit standard
IAM Incidence Angle Modifier Modifukuesi i këndit të rënies
MPP Maximum Power Point Pika e fuqisë maksimale
MPPT Maximum Power Point Tracker Ndjekësi i pikës së fuqisë maksimale
GlobHor Global Horizontal Irradiation Rrezatimi global horizontal
GlobInc Global Incident Rrezatimi rënës global mbi rrafshin e
kolektorit
GlobEff Global Effective Correction for IAM and Korrekcioni efektiv global për IAM dhe
Shadow hijesim
Earray Effective Energy of Array Energjia efektive që injektohet në rrjet
/e përafërt
EffSysR Efficiency of the System/Resembling Efiçienca e energjisë dalëse nga sistemi
/e përafërt
PECVD Plasma-Enhanced Chemical Vapor Depozitimi kimik i avujve i përforcuar
Deposition me plazmë
BOS Balance of System Baraspesha e sistemit
ROI Return Of Investment Kthimi i investimit
AC Alternating current Rrymë alternative
DC Direct current Rrymë e vazhduar
OC Open Circuit Lidhje e hapur
SC Short Circuit Lidhje e shkurtër
N Electron concentration Përqendrimi i elektroneve
P Hole concentration Përqendrimi i vrimave
CB Conduction band Zona e përçueshmërisë
VB Valence band Zona e valencës
EG Band gap energy Energjia e zonës së ndaluar
EC Conduction band energy Energjia e zonës së përçueshmërisë
EV Valence band energy Energjia e zonës së valencës
EF Fermi energy Energjia e Fermiut
EFP Fermi energy of p semiconductor Energjia e Fermiut e gjysmëpërç. p
EFN Fermi energy of n semiconductor Energjia e Fermiut e gjysmëpërç. n
Cp Heat capacity of the silicon material (J/gK) Kapaciteti termik i silicit (J/gK)
CIGS Copper Indium Gallium Selenide Selenidi i bakër-indium-galiumit
PV-T Photovoltaic/thermal collector Kolektori fotovoltaik/termik
EPBT Energy Payback Time Koha e kthimit (financiar) të energjisë
FF Fill Factor Faktori i mbushjes
G Solar radiation intensity (W/m2) Intensiteti i rrezatimit diellor (W/m2)
h Heat transfer coefficient (W/m2 K) Koeficienti i përçimit të nxehtësisë

8
E Electrical power (W) Fuqia elektrike (W)
I Circuit current (A) Rryma e qarkut (A)
V Circuit voltage (V) Tensioni i qarkut (V)
R Resistance (Ω) Rezistenca (Ω)
IPh Intensity of photo-generated electricity Intensitet i rrymës së fotogjeneruar
Id Intensity of diode current Intensiteti i rrymës së diodës
Ud Diode voltage Tensioni i diodës
I0 Saturated reverse current of diode Rryma e kundërt e ngopjes e diodës
η Efficiency (%) Efiçienca (efikasiteti) (%)
kB Boltzmann’s constant Konstanta e Boltzmann-it
o
T Absolute temperature ( K) Temperatura absolute (oK)
E Absorption coefficient Koeficienti i absorbimit
2
A Area (m ) Sipërfaqja (m2)
IL Load current Intensiteti i rrymës së ngarkesës
UL Load voltage Tensioni i ngarkesës (në skajet e
celulës)
L Dimensions of solar module Dimensionet e modulit diellor
m PV array mass Masa e matricës (grupit) FV
Nc Number of cells in PV module Numri i celulave në modulin FV
Nm Number of modules in series per string Numri i moduleve serike në varg
Ns Number of string Numri i vargjeve
arr. Array Matricë (grup)
amb. Ambient Ambient, mjedis
cell. Cell Celulë
d. Diode Diodë
el. Electrical Elektrik
en. Energy Energji
in. Inlet Hyrje
out. Outlet Dalje
los. Loss Humbje
mod. Module Modul
mpp. Maximum power point Pika e fuqisë maksimale
opt. Optical, optimum Optik, optimum
ref. Reference Referente
sim. Simulated Simuluar (i)

9
PËRMBAJTJA

PËRMBLEDHJE .................................................................................................................................................. 5

ABSTRACT ........................................................................................................................................................... 6

TABELA E SHKURTESAVE DHE TERMAVE............................................................................................... 8

PËRMBAJTJA .....................................................................................................................................................10

HYRJE ..................................................................................................................................................................14

1. DIELLI SI BURIM MË I RËNDËSISHËM I ENERGJISË ......................................................................18

1.1. DIELLI .......................................................................................................................................................18


1.2. EFEKTET NË ATMOSFERË ....................................................................................................................19
1.2.1. Dobësimi..............................................................................................................................................19
1.2.2. Difuzioni ..............................................................................................................................................20
1.3. MADHËSITË FIZIKE TË RREZATIMIT DIELLOR ...............................................................................21
1.3.1. Spektri i rrezatimit diellor ...................................................................................................................21
1.3.2. Insolacioni ...........................................................................................................................................22
1.4. RREZATIMI I SIPËRFAQEVE ................................................................................................................23
1.4.1. Shtegu diellor (trajektorja) ..................................................................................................................23
1.4.2. Llojet e rrezatimit diellor.....................................................................................................................23
1.4.3. Orientimi i sipërfaqes rrezatuese ........................................................................................................24

2. CELULA DIELLORE FOTOVOLTAIKE .................................................................................................26

2.1. BASHKIMI PN ..........................................................................................................................................26


2.2. MODELI IDEAL I CELULËS DIELLORE FOTOVOLTAIKE ................................................................29
2.3. MODELI REAL I CELULËS DIELLORE FOTOVOLTAIKE .................................................................31
2.4. KARAKTERISTIKA VOLT-AMPERIKE ................................................................................................31
2.5. TENSIONI I QARKUT TË HAPUR DHE RRYMA E LIDHJES SË SHKURTËR ...................................32
2.6. MPP - PIKA E FUQISË MAKSIMALE .....................................................................................................34
2.7. FF - FAKTORI I MBUSHJES (FILL FAKTOR) .......................................................................................35

3. TEKNOLOGJITË FOTOVOLTAIKE PËR NDËRTIMIN E CELULAVE DIELLORE ......................36

3.1. SILICI KRISTALOR (C-SI) .....................................................................................................................36


3.1.1. Silici njëkristalor (single crystalline: sc-Si) ........................................................................................37
3.1.2. Silici shumëkristalor (multicrystalline: mc-Si). ...................................................................................38
3.1.3. Silici në formë shiriti (Ribbon) ............................................................................................................39
3.2. FILMI SHTRESËHOLLË (THIN FILM) ..................................................................................................40
3.2.1. Silici amorf (a-Si ose a-Si:H) .............................................................................................................41
3.2.2. Silici protokristalor .............................................................................................................................42

10
3.2.3. Silici nanokristalor (mikrokristalor) (nc-Si, μc-Si),.............................................................................43
3.2.4.Telluridi i Kadmiumit (Cadmium Telluride - CdTe).............................................................................44
3.2.5. Diselenid i bakër-indium-galliumit (CIGS - Copper Indium Galliumit Diselenide) ..........................45
3.2.6. Ngjyruesit dritabsorbues (Light-absorbing dyes) (DSSC)...................................................................46
3.2.7. Organike/polimere...............................................................................................................................48
3.3. CELULA DIELLORE SHUMË-SHTRESORE (MULTIJUNCTION SOLAR CELLS)............................50
3.3.1. Ndërtimi i celulave fotovoltaike shumështresore .................................................................................50
3.4. TEKNOLOGJITË E GJENERATËS SË ARDHSHME .............................................................................53
3.4.1. Celula diellore infra të kuqe ................................................................................................................53
3.4.2. Celula diellore UV (ultra vjollcë) ........................................................................................................53
3.4.3. Celula diellore 3D ...............................................................................................................................54

4. EFIÇIENCA E SHNDËRRIMIT TË ENERGJISË TE CELULAT FOTOVOLTAIKE ........................55

4.1. FAKTORI I SHNDËRRIMIT (SHËNDRIMIT) ........................................................................................55


4.1.1.Efiçienca termodinamike ......................................................................................................................56
4.1.2.Efiçienca kuantike ................................................................................................................................56
4.1.3. Efiçienca e materialeve dhe teknologjive të ndryshme të celulave fotovoltaikëve ...............................57
4.2. PRODHIMI I ENERGJISË ........................................................................................................................60
4.2.1.Prodhimi i energjisë për sipërfaqe .......................................................................................................60
4.2.2. Energjia për Fuqinë e Vlerësuar .........................................................................................................61
4.3. RAPORTI I PERFORMANCËS – PR (PERFORMANCE RATIO) ..........................................................61

5. QËLLIMET SPECIFIKE TË HULUMTIMIT DHE ZHVILLIMIT TË FOTOVOLTAIKËVE ..........62

5.1. KËRKESA PËR FOTOVOLTAIKË ..........................................................................................................62


5.2. ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK DHE QËLLIMET STRATEGJIKE ..........................................................64
5.3. KOSTOJA ..................................................................................................................................................65

6. KOMPONENTET E SISTEMEVE FV ........................................................................................................67

6.1. PAISJA FV.................................................................................................................................................67


6.2. BARASPESHA E SISTEMIT (BOS).........................................................................................................69
6.2.1. Invertorët .............................................................................................................................................69
6.2.2. Bateritë për akumulim .........................................................................................................................70
6.2.3. Kontrolluesi i mbushjes (për sisteme autonome) .................................................................................70
6.2.4. MPPT - Ndjekësi i Pikës me Fuqi Maksimale .....................................................................................71

7. LLOJET E SISTEMEVE FV ..........................................................................................................................71

7.1. SISTEME FV TË LIDHURA PËR RRJETËN PUBLIKE PA BATERI PËR AKUMULIM TË


ENERGJISË ......................................................................................................................................................72
7.1.1. Centrale elektrike FV ..........................................................................................................................72
7.1.2. Sisteme FV të çative ............................................................................................................................74
7.1.3. FV të integruara në ndërtesa ...............................................................................................................77

11
7.2. SISTEME FV TË LIDHURA PËR RRJETËN PUBLIKE ME BATERI PËR AKUMULIM TË
ENERGJISË ......................................................................................................................................................78
7.3. SISTEME FV AUTONOME......................................................................................................................79
7.3.1. Elektrifikimi rural ................................................................................................................................79
7.3.2. Në transport.........................................................................................................................................80
7.3.3. Në telekomunikacion ...........................................................................................................................81

8. OPTIMIZIMI I SISTEMEVE FV ................................................................................................................82

8.1. HUMBJET E ENERGJISË .........................................................................................................................82


8.2. MASAT OPTIMIZUESE PËR PËRMIRËSIMIN E EFIÇIENCËS ............................................................84
8.2.1. Optimizimi i fuqisë (Ndjekja e Pikës së Fuqisë Maksimale - MPPT) ..................................................84
8.2.2. Orientim optimal i paneleve diellore ...................................................................................................86
8.2.3. Pajisjet për ndjekjen (gjurmimin) e diellit ...........................................................................................87
8.2.4. Temperaturë optimale e moduleve ......................................................................................................88
8.2.5. Instalimi optimal elektrik ....................................................................................................................88

9. DIZAJNIMI I SISTEMEVE FV ...................................................................................................................89

9.1. PARIMET BAZIKE QË DUHET TË NDIQEN GJATË DIZAJNIMIT TË SISTEMIT FV ......................89


9.2. DETERMINIMI I KËRKESËS PËR KONSUMIM TË FUQISË DHE ENERGJISË ................................90
9.3. DIMENSIONIMI I KOMPONENETEVE KRYESORE TË SISTEMIT FV .............................................91
9.3.1. Dimensionimi i moduleve FV ..............................................................................................................91
9.3.2. Dimensionimi i invertorit ....................................................................................................................92
9.3.3.Dimensionimi i baterive .......................................................................................................................93
9.3.4. Dimensionimi i kontrolluesit të mbushjes së baterive .........................................................................93

10. OPTIMIZIMI I PROCESEVE ME ANË TË PROGRAMIT SIMULUES ............................................96

10.1. PROGRAMI SIMULUES - PVSYST ......................................................................................................96


10.2. DIZAJNIMI DHE SIMULIMI I PROJEKTIT “SISTEMIT FV MBI LABORATORIN E FAKULTETIT
TEKNIK” ..........................................................................................................................................................97
10.3. PROCEDURA E ELABORIMIT: .............................................................................................................98
10.3.1. Përkufizimi i projektit ........................................................................................................................98
10.3.2. Të dhënat për parametrat e lokalitetit: Gjeografik dhe Moti: ..........................................................98
10.3.3. Krijimi i variantit të parë për këtë projekt.......................................................................................100
10.3.4. Sistemi .............................................................................................................................................101
10.3.5. Ekzekutimi i simulimit .....................................................................................................................105
a)Raporti .....................................................................................................................................................105
b)Tabelat .....................................................................................................................................................109
c)Grafet e para-përkufizuara. .....................................................................................................................110

11. DISKUTIM .................................................................................................................................................117

14. PËRFUNDIM .............................................................................................................................................120

12
14.1. PËRPARSITË E FOTOVOLTAIKËVE ................................................................................................120
14.2. MANGËSITË E FOTOVOLTAIKËVE .................................................................................................122
14.3. CILAT LLOJE TË MODULEVE (PANELEVE) FV DO TË KISHIM VENDOSUR TË INSTALOJMË
.........................................................................................................................................................................123
14.4. PARASHIKIMET ..................................................................................................................................124

BIBLIOGRAFIA ................................................................................................................................................126

13. SHTOJCAT ..................................................................................................................................................128

13.1. SHTOJCA 1 ............................................................................................................................................128


13.2. SHTESA 2. .............................................................................................................................................131

13
HYRJE

Gjatë 100 viteve të fundit shpenzimi i energjisë në botë është rritur eksponencialisht. Disa
studime parashikojnë se deri në mes të këtij shekulli do të ketë rritje në shpenzim të energjisë
për 4 herë. Që të bëhet furnizimi sa më ekonomik, i sigurt dhe pa ndotje të ambientit me këtë
sasi të madhe të energjisë, është një detyrë e vështirë. Për shkak të kufizueshmërisë së
burimeve konvencionale të energjisë, vetëm disa nga teknologjitë energjetike aktuale do ta
tejkalojnë shekullin 21. Edhe në ditët e sotme, energjia e ripërtërishme ofron mundësi për
mbulimin e kërkesës së planetit tonë duke mos u mbështetur në burimet fosile. Industria
energjetike mund të strukturohet tërësisht mbi burimet e ripërtërishme (diellore, të erës,
gjeotermale, hidro etj.).

Dielli paraqet me padyshim burimin më të madh të mundshëm të energjisë. Prej Diellit çdo
ditë në tokë arrin një sasi e energjisë prej 3.9 × 1024 J apo 1.08 × 1018 kW. Kjo korrespondon
me sasinë 10.000 herë më të madhe se sasia e energjisë që sot i nevojitet botës dhe është sasi
që i tejkalon të gjitha rezervat e burimeve të tjera së bashku. Nëse kemi sukses që një pjesë të
saj ta shfrytëzojmë, do t’i mbulonte në tërësi kërkesat e njerëzimit për energji. [1]

Teknologjia shpresëdhënëse për gjenerimin e elektricitetit nga energjia diellore është


teknologjia me efekt fotovoltaik. Celulat diellore apo fotovoltaike (FV) janë burime të pastra
të energjisë të cilat deri në vitet e fundit janë përdorur në sisteme autonome fotovoltaike, e jo
të lidhura për rrjetin e sistemit elektrodistributiv. Me paraqitjen e shqetësimit për efektin serë
nga emisioni i gazrave dhe shkaqeve të tjera të mjedisit, është bërë lidhja masive e sistemeve
fotovoltaike për rrjetin elektrike publik. Europa dhe Japonia prijnë në zhvillimin e
fotovoltaikëve të lidhur për rrjet, e pasohen nga Australia ShBA dhe Kina [2].

Kërkesa për energji diellore është rritur për 30% në vit në 15 vitet e fundit, krahasuar me 0-
2% për energjinë nga hidrokarburet. Tregu amerikan për energjinë diellore është rritur për
57% në vitin 2007, ndërsa Spanja, si vend mesdhetar ka pasur një rritje eksponenciale prej
48% [3]. Në muajin shkurt të vitit 2010 qeveria italiane miratoi një plan që deri në vitin 2016
të instalojë sisteme PV me kapacitet 3000 MW. Gjermania, megjithëse me rrezatim mesatar
diellor 3-3.8 kWh/m2/ditë, kundrejt rreth 4.5 kWh/m2/ditë që ka Europa Juglindore, e zë
vendin e parë në botë sipas numrit të sistemeve FV, të cilat më së shumti e shfrytëzojnë

14
rrezatimin difuz të diellit. Italia e Jugut dhe Spanja mbeten liderë në botë për këtë lloj
energjie, duke prodhuar prej kësaj energjie sa i gjithë prodhimi i energjisë elektrike aktualisht
i Shqipërisë.

Çmimet e energjisë të përftuar me fotovoltaikë kanë rënë për 4% në vit në 15 vitet e fundit
[4].
Spanja ka vendosur që ta bëjë të detyrueshme instalimin e paneleve diellore në ndërtesat e reja
dhe të rinovuara. Numri i sistemeve fotovoltaike në prodhimin e energjisë diellore distributive
është në rritje të shpejtë, si rezultat i trendit botëror për përftimin e energjisë pa ndotje të
ambientit. Gjatë vitit 2009, sipas rezultateve të fundit të konfirmuara nga NPD Group dhe
IMS Research, në botë janë prodhuar celula diellore fotovoltaike me një fuqi prej rreth 9.34
GW, kurse një vit më herët rreth 6.85 GW, ku 18 % prej tyre ka qenë e tipit të filmit të hollë.
Deri më 2010 në botë janë instaluar mbi 20 GW kapacitete fotovoltaike për prodhimin e
energjisë elektrike [5].
Përparësitë e prodhimit të energjisë fotovoltaike janë se, përveç punës së tyre jondotëse, ato
mund të punojnë gati në çdo vend, si në satelitë, ashtu edhe në tokë, nëpër centrale të
prodhimit të energjisë, ku prodhohen me qindra MW fuqi elektrike.
Përdorimi i celulave të reja fotovoltaike diellore është nxitur si masë alternative për fuqi të
ripërtërishme të ashtuquajtur “e gjelbër” dhe të konservimit të saj.

Në këtë punim do të shtjellohen problematika si: shndërrimi fotovoltaik, parimi i punës së


celulave fotovoltaike, teknologjitë e ndryshme fotovoltaike, efiçienca e celulave, hulumtimi
dhe zhvillimi i ardhshëm, si dhe më hollësisht do të ndalemi në dizajnimin, optimizimin dhe
simulimin e sistemeve fotovoltaike (FV).
Në kapitullin e parë do të japim disa informata për burimin më të madh natyror të energjisë –
Diellin, efektet në atmosferë, madhësitë fizike të rrezatimit diellor si dhe për orientimin e
sipërfaqeve të rrezatuara.
Kapitulli i dytë do t’i shpjegojë dukuritë brenda-atomike të dukurisë fotovoltaike, bashkimin
pn, si dhe modelet ideale dhe reale të një celule diellore.
Në kapitullin e tretë do të bëhet krahasimi ndërmjet dy gjeneratave të teknologjisë së
prodhimit të celulave fotovoltaike: asaj kristalore (Si, GaAs) dhe asaj të filmit të hollë (a-
Si:H, Si, Cu(In,Ga)(Se,S)2, CdTe), duke i treguar avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej
tyre.

15
Efiçienca e shndërrimit, prodhimi dhe performancat e celulave të ndryshme diellore do të
shtjellohen në kapitullin e katërt.
Kapitulli i pestë bën fjalë për planifikimet në zhvillimin, hulumtimin e teknologjive të reja të
shndërrimit të energjisë diellore. Do të jepen parashikimet për zhvillimet e gjeneratës së
ardhshme të fotovoltaikëve (organike, nanoteknologjike, të shtresave të shumëfishta), të
arriturat bashkëkohore të koncentratorëve, kahet e reja të zhvillimit të filmit të hollë etj.
Sa i përket kapitujve prej atij të gjashtë deri në të dhjetë, të gjitha bëjnë fjalë për sistemet
fotovoltaike (FV). Në to bëhet përshkrimi i komponentëve të tyre, llojeve të tyre, bëhet
optimizimi duke i përshkruar masat që merren për minimizimin e humbjeve, përshkruhet
dizajnimi i tyre, si dhe simulimi me program përkatës.
Qëllimi i punimit është të prezantohet metodologjia e projektimit të sistemeve FV, si të atyre
të vogla shtëpiake, po ashtu edhe të sistemeve komerciale të lidhura në rrjet, si dhe të
prezantohen potencialet e Europës Juglindore për shfrytëzimin e energjisë diellore, duke i
cekur ndryshimet që janë bërë në rregulativën ligjore për inicimin e zhvillimit ekonomik në
këtë drejtim.
Në projektin virtual të instalimit të një sistemi FV komercial të lidhur në rrjet, i cili është i
tipit të çatisë dhe në lokalitetin e Prishtinës, do të përpiqemi t’u përgjigjemi kërkesave që
parashtrohen në detyrë:
1. Sa është energjia e rrezatimit global të diellit?
2. Sa është fuqia maksimale elektrike të cilën e gjeneron sistemi FV?
3. Sa është energjia elektrike që sistemi e prodhon për një vit?
4. Sa është prodhimi specifik i energjisë elektrike?
5. Sa janë humbjet gjatë shndërrimit në modulet FV (termike, degradimi,
mospërputhja...)?
6. Sa janë vlerat e Faktorëve të Humbjes dhe Prodhimit të Normalizuar?
7. Sa është vlera e Raportit të Performancës (PR)?
8. Sa janë humbjet në sistem (invertor, përçues, ...)?
9. Sa është vlera e energjisë që prodhohet për njësi të sipërfaqes gjatë tërë vitit?
10. Sa është vlera e Energjisë për Fuqinë e Vlerësuar?
11. Cili është efekti pozitiv në mjedisin jetësor?

Në kuadër të kësaj do ta përdorim simulatorin PVsyst të dizajnuar nga Instituti Energjetik i


Gjenevës, i cili më vete i përmban të gjitha nënprogramet për ndërtim, dizajnim, optimizim
dhe simulim të sistemeve FV të lidhura në rrjet, autonome, si dhe të pompave diellore për

16
nxjerrjen e ujit. Programi më vete përmban edhe bazën e të dhënave për rreth 7200 lloje të
moduleve PV dhe 2000 lloje të invertorëve.

17
1. DIELLI SI BURIM MË I RËNDËSISHËM I ENERGJISË

1.1. DIELLI

Dielli është reaktor nuklear i cili nuk ka pasoja negative në gjallesat e Tokës për shkak të
largësisë së madhe ndërmjet tij dhe Tokës. Edhe pse ai rrezaton një fuqi të madhe, në Tokë
arrin një pjesë relativisht e vogël e saj, si për shkak të largësisë, ashtu edhe për shkak të
absorbimit paraprak dhe reflektimit. Edhe gjatë ditëve me qiell të kthjellët, kur dielli është në
zenit, energjia e cila mbërrin në sipërfaqen e Tokës zvogëlohet rreth 30% për shkak të
atmosferës. Kur dielli është afër horizontit, kurse qielli është i vrenjtur, drita e diellit që
mbërrin në sipërfaqen e Tokës mund të mos përfillet.

Në çdo sekondë rreth 700 milionë tonë hidrogjen shndërrohen në 695 milionë tonë helium dhe
lirohen 5 milionë tonë energji në formë të rrezeve gama. Gjatë udhëtimit për në sipërfaqen e
Tokës, kjo energji absorbohet dhe përsëri emitohet, por me temperatura më të ulëta, dhe kur
arrin në Tokë e merr formën kryesisht të dritës së dukshme dhe të asaj ultravjollcë.

Fig. 1.1 Pjesët përbërëse të Diellit Fig. 1.2 Shpërndarja e dritës së diellit

Pjesët përbërëse të Diellit janë (Fig. 1.1):


1. bërthama, 2. zona radioaktive,
3. zona konvektive, 4. fotosfera,
5. njollat e Diellit, 6. shpërthimet diellore, 7. korona

18
Karakteristika të tjera të Diellit:
Diametri: 1.39 × 106 km
Masa: 1.99 × 1033 kg
Temperatura në sipërfaqe: 5800 oK
Temperatura në bërthamë: 15.6 × 106oK
Energjia e liruar: 386 ×1024 W/s
Energjia që arrin në tokë: 1400 W/m2

1.2. EFEKTET NË ATMOSFERË

Rrezatimi diellor arrin deri në shtresat e jashtme të atmosferës së Tokës në formë të rrezeve
direkte. Pastaj ky ndriçim pjesërisht përthyhet për shkak të reve, tymit, pluhurit apo
fenomeneve të tjera atmosferike (rrezatimi Albedo). Për këtë shkak drita e diellit mbërrin në
Tokë si dritë direkte apo e përthyer - difuzive (Fig. 1.2). Raporti i tyre varet nga kushtet
atmosferike. Edhe komponenti direkt edhe ai difuziv i rrezatimit janë të dobishëm, dhe
dallimi i vetëm është se rrezatimi difuziv nuk mund të koncentrohet (përqendrohet).
Rrezatimi i diellit arrin në sipërfaqen e Tokës në formë të rrezeve me valë të shkurtra. Pjesa
më e madhe e energjisë e cila mbërrin nga dielli kthehet përsëri në gjithësi. Po mos të ishte
kështu temperatura e Tokës do të rritej vazhdimisht. Kjo nxehtësi largohet nga Toka me anë të
rrezeve me valë të gjata. Urtësia e shfrytëzimit të energjisë diellore bazohet në parimin e
kapjes së rrezeve me valë të shkurtra dhe pengimi i daljes së rrezeve me valë të gjata, të cilat
emetohen përsëri. Që të arrihet ky qëllim, përdoret qelqi apo ndonjë sipërfaqe tjetër selektive.
Qelqi ka afinitet që ta lëshojë rrezatimin me valë të shkurtra, kurse mos ta lëshojë atë me valë
të gjata.

1.2.1. Dobësimi

Që të shprehet sasia e intensitetit që humbet gjatë absorbimit, përkufizohet indeksi i


kthjelltësisë, si raport ndërmjet rrezatimit global mbi Tokë (Hg), dhe rrezatimit tokësor diçka
mbi shtresën e atmosferës (Ho):
𝐻𝑔
𝐾= (1)
𝐻0

19
ku vlerat aktuale të indeksit K zakonisht janë ato që jepen në Tabelën 1.1.

Tab. 1.1 Indeksi i kthjelltësisë

Qiell i pastër në nivel të detit 0.6 – 0.8

Qiell me re 0.1 – 0.3

Rreth 18 % të rrezatimi jashtëtokësor ose absorbohet ose reflektohet [6]. Në gjerësi më të


mëdha gjeografike shfaqen vlera më të ulëta, pasi rruga e rrezes nëpër këndin e zenitit është
shumë më e gjatë.

1.2.2. Difuzioni

Rrezatimi direkt (i drejtpërdrejtë) vepron mbi sipërfaqen vetëm nga një kënd i caktuar, dhe
vjen drejtpërdrejt nga Dielli. Përndryshe, drita difuze vjen si rezultat i absorbimit dhe
shpërndarjes dhe i afrohet sipërfaqes horizontale nga pothuajse çdo kënd. Prandaj ky rrezatim
nuk mund të fokusohet apo koncentrohet.
Rrezatimi (irradianca) global mbi sipërfaqe mund të shprehet si shumë e rrezatimit direkt dhe
atij difuz:
𝐻𝑔 = 𝐻direkte + 𝐻difuze (2)

Si indeksi i kthjelltësisë, edhe indeksi i difuzionit përkufizohet si:


𝐻difuz
𝐾d = (3)
𝐻g

Kurse faktori i rrezatimit direkt është:

1- Kd (4)
Në grafik është paraqitur relacioni tipik ndërmjet pjesës së rrezatimit direkt dhe indeksit të
kthjelltësisë për gjerësi gjeografike rreth 50o N (veri). Siç edhe pritet, qielli i kthjellët
shkakton më pak difuzion. Në raste të qiellit të vrenjtur, raporti i difuzionit mund të jetë mbi
75%. Pajisjet që koncentrojnë dritë në një pikë, mbështeten në raportin e lartë të rrezatimit
direkt / difuz direkt dhe ato nuk janë të përshtatshme për vende me indeks të lartë të
difuzionit.

20
Fig. 1.3 Distribuimi i dritës

1.3. MADHËSITË FIZIKE TË RREZATIMIT DIELLOR

Intensiteti i rrezatimit diellor që e godet një sipërfaqe paraqet shumën e kontributeve të të


gjitha gjatësive valore përbrenda spektrit quhet irradiancë dhe shprehet në njësi W/m2.

1.3.1. Spektri i rrezatimit diellor

Energjia e rrezatimit diellor vjen në formë të valëve elektromagnetike të spektrit të gjërë (Fig.
1.4). Valët me gjatësi më të madhe kanë energji më të vogël se ato të shkurtrat. Shembull:
valët UV kanë energji më të madhe se ato infrakuqe. Spektri mund të paraqitet në grafik si
distribucion spektral. Maja e tij është brenda spektrit, por ekzistojnë ende pjesë me valë më të
gjata dhe më të shkurtra.

Fig. 1.4 Dendësia e fuqisë së spektrit diellor Fig. 1.5 Pjesët përbërëse të spektrit diellor

21
Atmosfera nuk e bën ndryshimin vetëm në intensitetin e përgjithshëm, por edhe në
distribuimin spektral. Shembull, pjesa më e madhe e gjatësisë valore me energji të lartë, që
janë të pranishme në dritën e diellit, filtrohen nga shtresa e ozonit. Në përgjithësi, drita me
rrugë më të gjatë nëpër atmosferë, do ta ketë përqindjen më të madhe të spektrit infrakuq, i
cili ka energji të vogël (Fig. 1.5). Që të mund të krahasohen modulet diellore, janë vendosur
kushte standarde të testimit. Këto kushte përbëjnë spektrin, intensitetin dhe temperaturën.

1.3.2. Insolacioni

Insolacioni (Insolation – Incident Solar Radiation) është energjia diellore që bie mbi një
sipërfaqe për një kohë të caktuar. Shprehet me njësinë Wh/(m2.ditë), por për rastet e
fotovoltaikëve më shpesh përdoret varianti kWh/(m2.vit).
Insolacioni mbi një sipërfaqe do të jetë më i madh kur sipërfaqja është e drejtuar me fytyrë
drejt diellit, d.m.th. kur vektori i rrafshit dhe vektori i rrezes janë në një drejtim por në kahe të
kundërt. Një pjesë e rrezatimit mund të reflektohet e një pjesë të absorbohet. Në varësi prej
këndit ndërmjet rrafshit dhe rrezes varet përpjesëtimi i insolacionit. Nëse injorohen retë,
insolacioni maksimal në Tokë ndryshon ndërmjet vlerave 250 deri më 2500 kWh/m2 për një
vit [7]. Ai është më i madh në brezin ekuatorial, sidomos në krahinat shkretinore. Harta në
vijim i tregon vlerat mesatare vjetore të insolacionit për kontinentin e Europës, në sipërfaqe
fikse dhe optimalisht të pjerrtësuara nga jugu, për vitet 2004-2010.

Fig. 1.6 Insolacioni vjetor mesatar për Europë


22
1.4. RREZATIMI I SIPËRFAQEVE

1.4.1. Shtegu diellor (trajektorja)

Kuptimi i lëvizjes së diellit është esenciale për dizajnimin e sistemeve diellore dhe zgjedhjen
e lokalitetit të duhur për modulet fotovoltaike. Shtegu diellor është i përshkruar me diagramin
e shtegut diellor apo diagramin e trajektores diellore.

Diagrami i shtegut diellor është një vegël shumë e dobishme në fazën e parë të dizajnimit të
sistemeve fotovoltaike, për përcaktimin e hijeve eventuale.

Fig. 1.7 Shtegu diellor për hemisferën veriore Fig. 1.8 Llojet e rrezatimit diellor

1.4.2. Llojet e rrezatimit diellor

Në një sipërfaqe e cila është pjerrtësuar nën një kënd (β) dhe e kahëzuar nën kënd të azimutit
(α), mund të rrezatohet (ndriçohet) nga: rrezatimi direkt, rrezatimi difuzor dhe drita e
reflektuar (Fig. 1.8).
Kështu, rrezatimi mbi sipërfaqen e pjerrtë i ka tri komponente:
𝑇 𝑇 𝑇 𝑇
𝐻global = 𝐻direkt + 𝐻difuz + 𝐻reflektuar (5)
Rrezatimi direkt. Nëse me RB e shprehim raportin ndërmjet rrezatimit ditor mesatar mbi
sipërfaqe të pjerrtë ndaj asaj horizontale, atëherë pjesa direkte e rrezatimit do të jetë:
𝑇
𝐻direkt = 𝐻direkt 𝑅𝐵 (6)

23
RB është parametër thesht gjeometrik, i cili varet nga pjerrtësimi horizontal (β), këndi i
azimuthit (α) dhe gjërësia gjeografike.

Rrezatimi difuzor. Nëse shpërndarjen e rrezatimit difuz e marrim si isotropike (uniforme në


çdo kahje) mbi hemisferë, pjesa difuze do të varet vetëm nga këndi i pjerrtësimit horizontal
(β). Atëherë rrezatimi do të jetë:
𝑇 (1+cos β)
𝐻difuze = 𝐻difuze (7)
2

Drita e reflektuar. Energjia e dritës së reflektuar varet nga afiniteti i tokës për të reflektuar,
një karakteristikë që shprehet me faktorin e Albedos (ρ). Ky faktor i merr vlerat prej 0.1
(rrugë prej asfalti) deri në 0.9 (borë).
Duke e dhënë faktorin e Albedos, pjesa e dritës së reflektuar mund të llogaritet me:
𝑇 (1+cosβ)
𝐻reflektuar = ρ(𝐻direkt + 𝐻difuze ) (8)
2

1.4.3. Orientimi i sipërfaqes rrezatuese

Pjerrtësia e diellit ndryshon gjatë stinëve të vitit, prandaj ndryshon edhe këndi i pjerrtësimit të
moduleve fotovoltaike (Fig.1.9). Rregullimi manual apo automatik i këndit të pjerrtësisë
mund ta zmadhojë përqindjen e shndërrimit të përgjithshëm dritë-elektricitet deri në 30%.

Fig. 1.9 Këndi i pjerrtësimit të moduleve Fig.1.10 Këndi optimal i pjerrtësisë

Pjerrtësia e fiksuar. Nëse assesi nuk ka mundësi për lëvizjen e sipërfaqes, këndi optimal i
pjerrtësimit për sasinë maksimale të rrezeve direkte është i barabartë me gjerësinë gjeografike
të lokalitetit.
Mirëpo, me pjerrtësimin e sipërfaqes shkaktohet që pjesa difuze e dritës të zvogëlohet.
Kështu, këndi optimal i pjerrtësimit për lokalitete me lagështi klimatike është 10-25 % më i
vogël se këndi i gjerësisë gjeografike. Kështu fitohet këndi optimal i pjerrtësisë (Fig. 1.10).

24
Pjerrtësia sezonale (stinore). Në regjione ku pjesën më të madhe të irradiancës e kemi në
verë, do të jetë joefiçiente që rregullimi i këndit të pjerrtësisë të bëhet për verë dhe dimër.
Prandaj, modulet diellore në ato vende vendosen sipas këndit që do t’i afrohet atij veror.

Ndjekja (gjurmimi). Me qëllim që të maksimizohet rrezatimi direkt mbi sipërfaqe, nevojitet


që sipërfaqja të rrotullohet rreth dy boshteve, të quajtura boshti i pjerrtësisë dhe ai i azimutit.
Kjo bëhet me anë të motorëve. Mirëpo dobia nga ndjekja është e rendit disa përqindësh,
prandaj kjo mënyrë më së tepërmi përdoret te tipi i dritës së koncentruar.

25
2. CELULA DIELLORE FOTOVOLTAIKE

2.1. BASHKIMI PN

Në esencë, celula fotovoltaike punon sipas parimit të një bashkimi pn të thjeshtë. Me


absorbimin e rrezatimit të dukshëm ose të atij infrakuq a ultravjollcë nga ana e celulës
fotovoltaike, në bashkimin pn të dy materialeve të ndryshme krijohet dallim i potencialeve.
Këtë mund ta përmbledhim në tri faza:

1. Absorbimi i dritës
2. Ndarja e bartësve të elektricitetit
3. Mbledhja (grumbullimi) e bartësve në elektroda

Siç e dimë, në një gjysmëpërçues ndërmjet ‘zonës së valencës’ dhe ‘zonës së përçueshmërisë’
ekziston një ‘hendek energjetik’ a ‘zonë e ndaluar’ ku elektroni nuk mund të qëndrojë.
Gjerësia e kësaj zona të ndaluar varet nga lloji i materialit gjysmëpërçues. Për shembull, te
materiali gjysmëpërçues silic gjerësia e zonës së ndaluar është rreth 1.11 eV.

Fig. 2.1 Zonat energjetike të gjysmëpërç. Fig. 2.2 Niveli i Fermit te bashkimi pn

Kur elektronet janë në zonën e përçueshmërisë ato janë bartëse të elektricitetit negativ, kurse
kur vrimat janë në zonën e valencës ato janë bartëse të elektricitetit pozitiv.

Kur elektroni nën ndikimin e energjisë së dritës shkëputet nga atomi dhe kalon në zonën
përçuese, në zonën e valencës krijohet një vrimë nga mungesa e këtij elektroni, pra krijohet
çifti elektron-vrimë.

26
Energjia mesatare e elektroneve në ndonjë material quhet nivel i Fermit (EF) për atë material.
Te gjysmëpërçuesit e tipit p niveli i Fermit gjendet më afër zonës përçuese, kurse në rastin
gjysmëpërçuesve të tipit n ky nivel do të gjendet më afër zonës valente.
Me formimin e bashkimit pn, niveli i Fermit bëhet i përbashkët. Zonat e ndaluara e
gjysmëpërçuesit të tipit p bashkohet me atë të gjysmëpërçuesit të tipit n si në Fig. 2.2.

Kur energjia e dritës, gjegjësisht energjia e fotonit absorbohet nga materiali atëherë elektronet
fitojnë energji të mjaftueshme të kalojnë prej zonës valente në atë përçuese dhe kjo rezulton
me krijimin e çifteve të reja elektron-vrimë. Kjo ndodh vetëm kur energjia e fotonit (Eph)
është më e madhe se energjia e zonës së ndaluar (EG).

Në rast se energjia e fotonit është shumë më e madhe se energjia që i duhet elektronit ta kalojë
zonën e ndaluar (Eph > EG), do të kemi kalim të elektroneve prej zonës valente në atë përçuese
dhe teprica e energjisë mbi atë të zonës së ndalua (EG) do të shndërrohet në energji të
nxehtësisë dhe do të rezultojë në nxehjen e gjysmëpërçuesit.

Fig.2.3 Rastet e veprimit mbi elektron nga fotonet me energji të ndryshme

Dhe nëse energjia e fotonit është më e vogël se energjia e zonës së ndaluar (Eph < EG) atëherë
nuk do të kemi kalim të elektroneve në zonën përçuese por ajo energji do të shndërrohet
vetëm në nxehtësi.

27
Fig.2.4 Tensionit elektrik në skajet e bashkimit pn

Elektronet dhe vrimat e fotogjeneruara për shkak të difuzionit kanë tendencë të shkojnë më
larg bashkimit pn, dhe nëse nga secila anë e bashkimit vendosim elektroda, atëherë në njërën
elektrodë do të koncentrohen elektrone, kurse në elektrodën tjetër vrima. Kjo do të rezultojë
me paraqitjen e tensionit elektrik midis elektrodave (Fig. 2.4).
Nga kjo konkludojmë se celula fotovoltaike dallohet nga dioda vetëm për atë se te celulat
kemi fotogjenerim të çifteve elektron-vrimë. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e bashkimit pn
të ekspozuar në dritë, aq më i madh do të jetë gjenerimi i çifteve elektron-vrimë.
Gjatë ndërtimit të celulës fotovoltaike pjesa më e gjerë e gjysmëpërçuesit është e tipit p, kurse
gjysmëpërçuesi i tipit n është vetëm një shtesë shumë e hollë. Ndërmjet tyre gjendet bashkimi
pn.

Fig. 2.5 Prerja tërthore e një celule FV

28
Por, nevojitet mënyra për mbledhjen e ngarkesave të gjeneruara, e këtë e bëjnë kontaktorët.
Sipërfaqja e poshtme është shtresë e hollë metali, kurse në sipërfaqen e sipërme ndërtohet
rrjetë e metaltë e cila, përveç se shërben si kontaktor, gjithashtu lejon një pjesë të madhe të
dritës pa e penguar.

Duhet të kihet parasysh edhe një dukuri: pasi të gjenerohen ngarkesat dhe ato të fillojnë të
orientohen kah kontaktet, një numër i tyre nuk arin deri atje por rrugës rekombinohen dhe
kështu zvogëlohet rryma e gjeneruar. Rekombinimi varet shumë nga deformitetet në
strukturën kristalore të gjysmëpërçuesit pasi deformitetet e luajnë rolin e qendrave
rekombinuese.
Për shembull, silici njëkristalor formohet nga një kristal dhe nuk ka deformitete në strukturën
e tij kristalore, prandaj rekombinimi në të është minimal.
Nga ana tjetër te silici shumëkristalor kemi lidhje ndërmjet shumë kristaleve dhe këto lidhje
paraqesin qendra të rekombinimit.
Te silici amorf nuk kemi strukturë kristalore dhe në këtë material kemi nivel edhe më të lartë
të rekombinimit. Prandaj këto materiale kanë efiçiencë të ultë të shndërrrimit të energjisë
diellore në atë elektrike, mirëpo edhe çmimi është mjaft më i ultë në krahasim me ato të silicit
njëkristalor.

Celulat fotovoltaike kanë tension të rendit 0.8 V dhe kjo vlerë nuk është e mjaftueshme për
zbatim praktik, prandaj celulat lidhen në seri që të fitohet vlera prej rreth 30 V ose ndonjë
vlerë tjetër.

2.2. MODELI IDEAL I CELULËS DIELLORE FOTOVOLTAIKE

Modeli i celulës fotovoltaike shprehet me anë të një burimi të rrymës dhe një diode të lidhur
në mënyrë paralele. Celula fotovoltaike sillet si burim i rrymës, pasi në varësi të insolacionit
(rrezatimi diellor rënës) kemi prodhim të ngarkesave elektrike, pra rrymë elektrike.
Intensitetin e rrymës që e jep ky burim varet drejtpërsëdrejti nga insolacioni, prandaj atë e
quajmë intensitet i rrymës së fotogjeneruar (Iph).

29
Fig. 2.6 Qarku i modelit ideal të celulës FV

Nëse në elektrodat e celulës nuk kemi të lidhur asnjë shpenzues, atëherë tensioni në elektroda
do të jetë i njëjtë me tensionin në skajet e diodës (U = Ud). Pasi dioda në këtë polaritet është e
lidhur drejt, nëpër diodë (d.m.th. nëpër bashkimin pn të celulës) do të kalojë e tërë rryma e
cila gjenerohet në celulë (Iph). Nëse në elektrodat të celulës lidhet shpenzues, tensioni në
skajet e diodës do të zvogëlohet, e kështu edhe rryma nëpër të do të reduktohet sipas
ekuacionit të Shockley-it për karakteristikën volt-amperike (V-I) të diodës.
𝐼L = 𝐼Ph − 𝐼D (9)
𝑞UD
𝐼D = 𝐼0 (𝑒 γ𝑘𝑇 − 1) (10)
Prej këtu rrjedh:
𝑞UD
𝐼L = 𝐼Ph − 𝐼0 (𝑒 γ𝑘𝑇 − 1) (11)
ku është:
IPh - intensitet i rrymës së fotogjeneruar
Id - intensiteti i rrymës nëpër diodë
I0 - rryma e kundërt e ngopjes e diodës
q - ngarkesa elementare e elektronit (q > 0)
Ud - tensioni i në skajet e diodës
γ - konstante që varet nga lloji i diodës (vlera 1-3)
k konstanta e Boltzmann-it
T - temperatura absolute (oK)
IL - intensiteti i rrymës së ngarkesës/harxhuesit
UL - tensioni në skajet/terminalet e celulës

30
2.3. MODELI REAL I CELULËS DIELLORE FOTOVOLTAIKE

Gjatë kalimit të elektroneve nëpër gjysmëpërçues, ata hasin në rezistencë të materialit


gjysmëpërçues, si dhe në rezistencë të kontakteve ndërmjet gjysmëpërçuesit dhe elektrodave.
Këtë rezistencë (Rs) në skemën reale ekuivalente e shënojmë si rezistencë të lidhur në seri me
rezistencën e shpenzuesit (harxhuesit/ngarkesës).

Fig.2.7 Qarku i modelit real të celulë FV

Thamë se gjatë gjenerimit të ngarkesave elektrike, një pjesë nuk arin te elektrodat por
rekombinohet përsëri. Edhe kjo duhet të merret parasysh në modelin real duke e paraqitur këtë
rekombinim si rezistencë paralele (Rp) me diodën lëshuese. Kjo tregon se këto ngarkesa nuk
mbërrijnë deri te shpenzuesi por para kësaj ato eliminohen duke u rekombinuar.
Ky është modeli real i qarkut ekuivalent të celulës fotovoltaike (Fig. 2.7). Me përafërsi mund
të përdoret edhe si model real për panelet diellore.

2.4. KARAKTERISTIKA VOLT-AMPERIKE

Parashtrohet pyetja se a mund të caktohet relacioni ndërmjet intensitetit të rrymës së


ngarkesës (IL) dhe tensionit të ngarkesës/shpenzuesit (UL) në skajet e celulës në të cilën lidhet
shpenzuesi.

Për ta caktuar këtë do ta zbatojmë ligjin e Kirkofit për rryma:


𝐼Ph − 𝐼D − 𝐼P = 𝐼L (12)
prej nga:
U
𝐼Ph − 𝐼0 (𝑒 AUD − 1) − RD = 𝐼L (13)
P

31
Pasi të kemi zëvendësuar:
𝑞
=𝐴 (14)
γ𝑘𝑇

fitojmë:
𝑈𝐿 +𝐼𝐿 RS
𝐼Ph − 𝐼0 (𝑒 A(𝑈𝐿 +𝐼𝐿𝑅𝐿) − 1) − = 𝐼L (15)
RP

Ky është relacioni i cili në vete përmban edhe tensionin e ngarkesës edhe rrymën e ngarkesës.
Shohim se në barazim nuk është prezent rezistenca e ngarkesës, që do të thotë se pa marrë
parasysh shpenzuesin (i cili mund të jetë ose rezistor omik, motor etj.), relacioni midis rrymës
dhe tensionit në dalje varet vetëm nga karakteri i burimit (celulës diellore).
Kjo d.m.th. se për një vlerë të rezistencës së shpenzuesit do të kemi tension dhe rrymë të
caktuar, kurse për vlerë tjetër të shpenzuesit do të ndryshojnë edhe rryma edhe tensioni sipas
barazimit (15).

Për shkak se barazimi e përmban madhësinë IL nga të dyja anët, nuk do të ketë zgjidhje
analitike. Megjithatë, lehtë zgjidhet duke përdorur metoda numerike. (Zgjidhje e përgjithshme
mund të fitohet me funksionin e Lambertit, por edhe ky funksion duhet të zgjidhet me
metodën numerike).

2.5. TENSIONI I QARKUT TË HAPUR DHE RRYMA E LIDHJES SË SHKURTËR

Kur celula punon në regjimin e qarkut të hapur (IL = 0), tensioni në skajet (terminalet) e
celulës përkufizohet si tension i qarkut të hapur. Nëse supozojmë se rezistenca paralele është
mjaft e madhe që të mund të thjeshtësohet barazimi i karakteristikës volt-amperike, atëherë
tensioni i qarkut të hapur UOC (Open Circuit) do të jetë:
𝑘𝑇 𝐼
𝑈OC = 𝑙𝑛(𝐼𝐿 + 1) (16)
𝑞 0

Ngjashëm, kur celula punon në regjim të lidhjes së shkurtër (UL = 0), rryma që rrjedh në
skajet e celulës përkufizohet si rrymë e lidhjes së shkurtër. Mund të tregohet se për celula
diellore të kualitetit të mirë (RS të ultë, kurse I0 dhe RP të lartë), rryma e lidhjes së shkurtër do
të jetë:
𝐼SC = 𝐼L (17)

32
Pasi parametrat I0, RS dhe RP nuk mund të maten në mënyrë direkte, ato njehsohen me anë të
regresionit jolinear duke marrë parasysh efektin e kombinuar që kanë në sjelljen e celulës
diellore.

Që ta kuptojmë më mirë relacionin, e paraqesim në grafikun ku në abshisë e vendosim


tensionin e daljes (UL), kurse në ordinatë rrymën e daljes (IL) dhe do ta fitojmë funksionin IL =
f(UL):
Barazimi mund të zgjidhet vetëm në mënyrë iterative duke dhënë disa vlera dhe duke fituar
rezultate. Në këtë mënyrë fitohet lakorja në Fig. 2.8.

Fig. 2.8 Pika e fuqisë maksimale (MPP) Fig. 2.9 Grafiku i fuqisë dhe karakteristikës U-I

Lakorja është e ndjeshme dhe ndryshon nëse ndryshojnë vlerat e këtyre parametrave.
Parametrat më me rëndësi, si për caktimin e lakores, ashtu edhe për njohjen e kualitetit të
celulës diellore janë dhënë në Tabelën 2.1.

Tabela 2.1 Parametrat për njohjen e kualitetit të celulës diellore

Rryma që rrjedh në dalje të celulës (IL) kur tensioni në dalje është


UOC - rryma e lidhjes së shkurtër
zero (UL = 0)

ISC - tensioni i qarkut të hapur Tensioni në dalje (UL) kur nuk rrjedh asnjë rrymë (IL =0)

Ekziston një pikë në lakore ku prodhimi i rrymës maksimale dhe


MPP – pika e fuqisë maksimale tensionit maksimal japin fuqinë maksimale në dalje
(MPP = Impp × Umpp)

33
Efiçienca e shndërrimit Zhvendoset në rryma më të larta

Temperaturat më të larta rezultojnë tension më të ultë të qarkut të


Temperatura hapur dhe rrymë më të lartë të lidhjes së shkurtër. Rezultati
përmbledhës do të jetë zhvendosja e MPP.

Rryma e kundërt e ngopjes


Rrjedhja më e lartë rezulton lakore më të drejtë
(ulje të Rs - rezistencës paralele)

Rs - rezistenca serike Humbjet më të mëdha rezultojnë zvogëlim të tensionit

2.6. MPP - PIKA E FUQISË MAKSIMALE

Çdo vlerë të fuqisë që celula apo moduli (disa celula të lidhura në seri apo paralelisht) e japin
është me vogël se fuqia maksimale në pikën që quhet Pika e Fuqisë Maksimale – MPP
(Maximum Power Point).

Fuqia që do të dalë nga celulat varet nga ngarkesa që lidhet në skaje. Kështu që duhet të kihet
parasysh që vlera e fuqisë së shpenzuesit të jetë sa më e afërt me vlerën e fuqisë që i përgjigjet
Pikës së Fuqisë Maksimale që shfrytëzimi i celulave diellore të jetë maksimal.

Disa sisteme diellore fotovoltaike kanë mundësi që me pajisje elektronike të bëjnë ndjekje
automatike të Pikës së Fuqisë Maksimale, duke e ndryshuar tensionin apo rrymën që përsëri të
fitohet fuqi maksimale dalëse. Për këtë do të flasim më gjërësisht në pjesën e optimizimit të
sistemeve fotovoltaike.

Fig. 2.10 Pika me Fuqi Maksimale Fig. 2.11 Grafiku i faktorit mbushës

34
2.7. FF - FAKTORI I MBUSHJES (FILL FAKTOR)

Një prej karakteristikave me rëndësi që jep informata për kualitetin e celulës diellore është
Faktori i mbushjes. Faktori i mbushjes përkufizohet me raportin:
VMPP × IMPP Pm
𝐹𝐹 = =P (18)
VOC × ISC teorike

ku Pm është fuqia maksimale aktuale në dalje, kurse prodhimi 𝑉𝑂𝐶 × 𝐼𝑆𝐶 është fuqia
maksimale teorike. Faktori i mbushjes është çdo herë më i ultë se 100%, pasi Pm është më i
vogël se Pteorike.

Nëse kemi dy panele që i kanë të njëjta edhe tensionin e qarkut të hapur (UOC) edhe rrymën e
lidhjes së shkurtër (ISC), më kualitativ do të jetë ai panel diellor që e ka faktorin e mbushjes
më të lartë, pasi fuqia e tij maksimale e daljes do të jetë më e madhe.
Aktualisht vlera e faktorit të mbushjes varet nga vlerat e rezistencës serike (RS) dhe asaj
paralele (RP).
Nëse rezistenca serike është e vogël dhe rezistenca paralele ka vlerë të madhe, kjo do të japë
Faktor të mbushjes me vlerë të lartë, gjë që tregon se paneli është me efiçiencë më të lartë.

35
3. TEKNOLOGJITË FOTOVOLTAIKE PËR NDËRTIMIN E
CELULAVE DIELLORE

Bërthama e sistemit energjetik diellor fotovoltaik (PV- photovoltaic) është celula fotovoltaike
apo e quajtur ndryshe celula diellore. Kjo celulë është pajisje e cila e shndërron energjinë e
dritës së diellit në energji elektrike nëpërmjet efektit fotovoltaik. Elektriciteti i fituar nga
celula diellore fotovoltaike (PV) është rrymë e vazhduar (DC) e cila mund të shfrytëzohet si e
tillë, apo të shndërrohet në rrymë alternative (AC). Ky elektricitet gjithashtu mund të
akumulohet në akumulatorë për përdorim të mëvonshëm.
Në botën e energjisë diellore fotovoltaike (FV), ekzistojnë disa lloje të teknologjive
gjysmëpërçuese të cilat përdoren gjatë prodhimit të celulave diellore.

Prej tyre, tri teknologji janë adoptuar më së tepërmi dhe ato janë:
1. Silici kristalor
2. Filmi shtresëhollë
3. Celulat shumëfish të bashkuara
4. Koncentratorët fotovoltaikë

3.1. SILICI KRISTALOR (c-Si)

Materiali më i përhapur për ndërtimin e celulave fotovoltaike është pa dyshim silici kristalor
(c-Si). Celulat nga silici kristalor konstruktohen ashtu që së pari kristali kryesor (ingoti) pritet
në rriska të cilat pastaj futen në një seri të proceseve të përpunimit. Këto celula pastaj
ndërlidhen së bashku dhe formojnë modulin (panelin) diellor.
Parashikohet që celulat FV nga silici kristalor të mbesin si teknologji dominante së paku deri
në vitin 2020, si rrjedhojë të asaj që u tregua si teknologji e besueshme, me jetë të gjatë dhe
me sasi të bollshme të lëndës primare.
Sfida kryesore e silicit kristalor është rritja e koeficientit të shfrytëzimit si dhe shfrytëzimi më
efikas i materialit ndërtues të celulave. Reduktimi i materialit ndërtues të silicit bëhet
nëpërmjet përsosjes së konceptit të celulës dhe automatizimit të procesit prodhues. Silici
kristalor (c-Si) përbën 85-90% të prodhimit botëror vjetor.

36
Ekzistojnë dy tipa kryesore të silicit kristalor [8]:
a) Silici njëkristalor (single crystalline: sc-Si)
b) Silici shumëkristalor (multi crystalline: mc-Si)
c) Silici në formë shiriti (Ribbon)

3.1.1. Silici njëkristalor (single crystalline: sc-Si)

Në teknologjinë e prodhimit të celulave fotovoltaike njëkristalore (monokristalore), zakonisht


përdoret procesi i Czochralski-t ku së pari prej një kristali të vetëm cilindrik nga silici priten
disqe të holla (wafer).
Procesi i fitimit dhe përpunimit të këtyre disqeve është mjaft i ndërlikuar, dhe kristali i silicit
duhet të jetë nga më të pastërtit, e kjo rezulton në çmim relativisht të lartë të paneleve diellore
njëkristalore. Prandaj rrallë shiten në formë të katrorit, por gjatë formimit të moduleve nga
celulat diellore ndërmjet disqeve mbetet një zbrazëtirë, e cila e ulë shkallën e shfrytëzimit të
sipërfaqes së modulit.
Në kushte laboratorike celulat njëkristalore kanë arritur efiçiencë 24.7 %, mirëpo celulat e
sotme njëkristalore komerciale kanë efiçiencë të shndërrimit rreth 14.4-19.5 % [9].

Fig. 3.1 Variante të ndryshme të celulave diellore njëkristalore

Fig. 3.2 Module nga celulat e Si njëkristalor Fig.3.3 Celulë nga Si shumëkristalor

37
3.1.2. Silici shumëkristalor (multicrystalline: mc-Si).

Këto celula ndërtohen nga copëza të kristaleve të silicit të cilat shkrihen së bashku dhe me
kujdes ftohen dhe ngurtësohen. Kanë strukturë atomike më të parregullt ndaj celulave
njëkristalore, gjë që rezulton në efiçiencë më të ultë, por janë edhe më të lira. Efiçienca i tyre
arrin përafërsisht deri në 21 % në laborator, kurse në treg modulet prodhohen me efiçiencë
13-15.2 %.

Fig.3.4 Variante të ndryshme të celulave diellore shumëkristalore

Analistët parashikojnë se çmimet e silicit shumëkristalor do të ulen nëse kompanitë ndërtojnë


më shumë kapacitete të reja prodhuese të silicit shumëkristalor se sa është projektuar me
kërkesat industriale. Nga ana tjetër, një material tjetër po merr përmasa konkurruese, e ky
është materiali i ashtuquajtur silic i klasës së përmirësuar metalurgjike (UMG Si - Upgraded
Metallurgical-Grade Silicon).

Fig. 3.5 Procesi teknologjik i përftimit të moduleve njëkristalore dhe shumëkristalore

38
Me një çmim rreth gjashtë herë më të ultë se ai shumëkristalor dhe me efiçiencë për vetëm
0.5% më të dobët, ky material mendohet ta fitojë tregun në të ardhshmen me celula diellore të
efiçiencës 18-22 %.
Për shkak të çmimit të lartë të silicit të pastër, prodhuesit e celulave në bazë të risqeve
(wafers) e kanë reduktuar sasinë e këtij materiali nëpër celulat diellore duke përdorur vetëm
8-9 gram silic për vat fuqi të gjeneruar, dhe trashësi të riskut rreth 0.16 mm me tendencë të
hollimit në 0.15 mm deri në vitin 2015 [10].

3.1.3. Silici në formë shiriti (ribbon)

Silici shiritor është një lloj i silicit shumëkristalor i formuar me petëzimin e silicit të shkrirë
dhe ka strukturë shumëkristalore. Celulat diellore prej silici shiritor kanë efiçiencë më të
vogël se celulat prej silici shumëkristalor të fituara nga prerja e ingotëve (blloqeve).

Fig. 3.6 Përftimi i shiritit nga silici i shkrirë Fig. 3.7 Celula prej silici shiritor

Pastaj shiriti pritet (çahet) në gjatësi të përshtatshme për përpunim të mëtutjeshëm për
përfitimin e celulave diellore. Prodhimi i shiritit (ribbon) nga silici ka dy përparësi kryesore
ndaj prodhimit të risqeve (wafers):
1. Sasi më të vogël të silicit të shpenzuar gjatë prodhimit të celulës diellore pasi shiriti
prodhohet me trashësi më të vogël se risku (wafer).
2. Humbje më të vogla të materialit pasi këtu nuk kemi prerje të blloqeve të kristalit
(ingot) gjatë së cilës një sasi e konsiderueshme hidhet gjatë prerjes (rreth 50 %).

Teknologjia shiritore ofron çmim më të ultë të prodhimit, por nuk është në gjendje t’i arrijë
performancat e njëjta elektrike si të teknologjisë së prodhimit të risqeve (wafers). Celula prej

39
shiritit të silicit mund të shndërrojnë 14-18% energji elektrike nga energjia e arritur e dritës që
bie mbi të.

3.2. FILMI SHTRESËHOLLË (THIN FILM)

Teknologjia e filmit shtresëhollë e redukton sasinë e materialit të nevojshëm për ndërtimin e


celulës diellore. Meqë reduktohet çmimi i materialit, gjithashtu reduktohet edhe efiçienca e
shndërrimit të energjisë e cila është rreth 10-20% (disa filma shtresëhollë të tipit
shumështresor kanë efiçiencë më të lartë në krahasim me silicin kristalor).

a) b)
Fig. 3.8. a) Shirit nga filmi shtresëhollë, b) Pjesët përbërëse të filmit të hollë

Kjo teknologji është bërë e njohur me anë të krahasimit me çmimin të celulës diellore nga
silici kristalor si dhe me përparësitë e këtij lloji, si: fleksibiliteti, masa më e vogël dhe lehtësia
e integrimit. Filmi shtresëhollë përbën 10-15% të prodhimit botëror vjetor.

Ekzistojnë më shumë tipa të filmit shtresëhollë:


1) Silici amorf (a-Si ose a-Si:H),
2) Silici protokristalor,
3) Silici nanokristalor (mikrokristalor) (nc-Si, nc-Si:H),
4) Teluridi i kadmiumit (Cadmium Telluride - CdTe),
5) Diselenidi i bakër-indium-galliumit (Copper Indium Galliumit Diselenide - CIGS),
6) Ngjyruesit dritë-absorbues (Light-absorbing dyes) (DSSC)
7) Filmat organike/polimere

40
3.2.1. Silici amorf (a-Si ose a-Si:H)

Celula diellore prej silici amorf ndërtohet nga silici amorf apo njëkristalor dhe baza
elektronike e strukturës së saj është bashkimi p-i-n. Pasi struktura amorfe ka shkallë më të
lartë të absorbimit të dritës se sa celulat kristalore, i gjithë spektri i dritës mund të absorbohet
me anë të vetëm një shtrese të hollë të materialit foto-elektrik aktiv. Një film me trashësi prej
një mikroni mund të absorbojë 90% të energjisë diellore të përdorshme.

a) b)
Fig.3.9. a) celula diellore nga Si amorf, b) Prerja tërthore e celulës diellore nga Si amorf

Gjatë prodhimit të filmit shtresëhollë a-Si, përdoret qelqi si substrat (nënshtresë) në të cilin
depozitohet një shtresë shumë e hollë e silicit me anë të metodës së ashtuquajtur Depozitim
kimik i avujve të përforcuar me plazmë (Plasma-Enhanced Chemical Vapor Deposition -
PECVD). Zakonisht në këtë proces përdoren gazrat silani (SiH4) dhe hidrogjeni (H2).
Prodhuesit e a-Si bëjnë përpjekje në drejtim të uljes së kostos për njësi të fuqisë, si dhe në
drejtim të rritjes së efiçiencës së shndërrimit. Sot, efiçienca e celulave nga silici amorf në
kushte laboratorike ka arritur 12.1%, kurse për treg prodhohen module me efiçiencë prej
vetëm 6.8% [11].
Silici amorf (a-Si) ka gjërësi më të madhe të absorbimit (1.7 eV) në krahasim me silicin
kristalor (c-Si) (1.1 eV), që do të thotë se më fuqishëm e absorbon pjesën e dukshme të
spektrit të dritës ndaj pjesës infrakuqe të saj.
Teknologjia e filmit shtresëhollë nga silici sidomos është zhvilluar si fotovoltaikë të integruar
në ndërtesa (Building Integrated Photovoltaics - BIPV), në formë të celulave diellore
gjysmëtransparente, të cilat mund të përdoren si hijezuese dritaresh.

41
3.2.2. Silici protokristalor

Faza protokristalore është fazë e veçuar që paraqitet gjatë zhvillimit të kristalit e që evoluon
në formën mikrokristalore. Silici protokristalor është një material ideal për absorbuesin e
sipërm të celulës diellore shumështresore, për dy shkaqe:

- Nga njëra anë, drita me gjatësi valore të shkurtër absorbohet në tërësi në absorbuesin
e sipërm protokristalor duke mos u përçuar në shtresën e brendshme të bashkimit pn.
- Nga ana tjetër, drita me gjatësi valore të gjatë përçohet deri te absorbuesi i
mëposhtëm i cili e absorbon pjesën më të madhe të spektrit të kuq të dritës.

Këto quhen celula tandem (të çiftuara, shoqëruara) dhe efiçienca e tyre arin rreth 9 %
përkundër silicit amorf që ka efiçiencë rreth 6.9 %.

Fig. 3.10 Prerja e celulës tandem. Fig.3.11 Ndikimi i spektrit diellor në celulat tandem

Celulat tandem përbëhen prej dy celulave: e sipërmja a-Si:H dhe e poshtmja µc-Si:H
(Fig.3.10). Ky lloj çift-celule, me celulë të sipërme absorbuese protokristalore dhe atë të
poshtme absorbuese amorfe mundëson shndërrim optimal të dritës rënëse përgjatë të gjithë
pjesës së dukshme të spektrit diellor.

42
3.2.3. Silici nanokristalor (mikrokristalor) (nc-Si, μc-Si),

Silici nano-kristalor (nc-Si), ndonjëherë i quajtur edhe mikrokristalor (μc-Si), është një formë
e silicit poroz. Ky është një paraqitje alotropike e silicit me strukturë parakristalore, e
ngjashme me silicin amorf, por dallohet prej tij pasi përmban kokrriza të vogla të silicit
kristalor përbrenda pjesës amorfe.

Fig. 3.12 Pamje të nc-Si nën mikroskop

Kjo është e kundërta e silicit polikristalor që përbëhet vetëm prej copave kristalore dhe që
dallohen për nga madhësia e kristaleve me ato të silicit mikrokristalor. Silici nanokristalor ka
përparësi të rëndësishme ndaj silicit amorf, siç janë: lëvizshmëri më të madhe të elektroneve
për shkak të prezencës së kristaleve të silicit, tregon absorbim më të mirë të dritës në spektrin
e kuq dhe infrakuq, ka stabilitet më të madh në krahasim me a-Si, për shkak të koncentrimit
më të ultë të hidrogjenit.
Edhe pse ende nuk mund ta arrijë lëvizshmërinë e elektroneve të silicit polikristalor, ka
përparësi ndaj tij për shkak të fabrikimit më të lehtë pasi mund të depozitohet me anë të
teknikës depozituese të temperaturës së ultë siç është PECVD (Depozitim kimik i avujve të
përforcuar me plazmë).

Silici amorf mund të kombinohet me silicin nanokristalor duke krijuar celula me emrin celula
tandemë. Pjesa e sipërme e celulës ndërtohet prej a-Si dhe ajo e absorbon dritën e dukshme,
kurse e lëshon dritën infrakuqe të spektrit, të cilën dritë e absorbon pjesa e poshtme e celulës e
ndërtuar nga nc-Si.

43
3.2.4.Teluridi i kadmiumit (Cadmium Telluride - CdTe)

Teluridi i kadmiumit është komponent gjysmëpërçues i formuar nga kadmiumi (Cd) dhe
teluriumi (Te). Ky material ka veti dritë-absorbuese me efiçiencë të mirë prej të cilave
ndërtohen celulat diellore të filmit shtresëhollë. Panelet diellore nga CdTe ndërtohen duke e
depozituar atë mbi qelq. Ky është tipi më i përshtatshëm për prodhim në shkallë të lartë,
prandaj është më i përhapuri në treg prej paneleve diellore të filmit shtresëhollë me çmim më
të lirë për njësi të fuqisë (cost/Watt), rreth dy herë më i lirë se celulat prej silicit kristalor për
njësi fuqie.

Fig. 3.13 Paraqitja e molekulës së CdTe Fig. 3.14 Panele nga teluridi i kadmiumit

CdTe nuk është aq efikas sa silici kristalor, por panelet diellore nga CdTe punojnë dukshëm
më mirë në temperatura të larta për shkak të koeficientit të ulët të temperaturës.

Mjaft është diskutuar për toksicitetin (helmueshmërinë) e celulave diellore të bazuara në


CdTe, i cili rrjedh nga elementi kadmium që është metal i rëndë dhe është helm kumulativ.
Gjersa toksiciteti është në debate, është treguar se lëshimi i kadmiumit në atmosferë nuk është
i mundshëm gjatë punës normale të celulave. Në rast të fundit, sasia e kadmiumit që gjendet
në një metër katror të CdTe është e njëjtë me sasinë që gjendet në një bateri nga nikel-
kadmiumi, por në gjendje më të qëndrueshme (stabile) dhe më pak e tretshme.

Analiza të pavarura tregojnë që modulet nga CdTe nuk shkaktojnë rrezik gjatë zjarrit. CdTe
ka shtypje të ultë gjatë avullimit, pikë të lartë të shkrirjes dhe vlimit dhe i ekspozuar në zjarr
në temperaturë prej 760 – 1100 °C, ai difuzon në qelq dhe nuk lirohet në atmosferë.
Temperaturat më të larta shkaktojnë difuzion më të lartë në qelq [12] [13].

44
3.2.5. Diselenid i bakër-indium-galliumit (CIGS - Copper indium galliumit diselenide)

Një tip tjetër i filmit shtresëhollë për celula diellore përftohet prej dyselenidit të bakër-indium-
galiumit (CuInGaSe2), shkurtimisht CIGS. Vlen të ceket se te ky lloj materiali gjysmëpërçues
mund të depozitohet në bazament fleksibël ose substrat (nënshtresë) si çelik jooksidues (inox),
foli alumini, qelq, plastikë etj.

Fig. 3.15 Materiali depozitues – tinkturë Fig. 3.16 Supstrati i llojit të folisë

Gjysmëpërçuesit e përdorur në këtë film shtresëhollë janë mjaft të kërkuar për shkak të
koeficientit të tyre të lartë të absorbimit optik dhe gjithashtu edhe për shkak të
karakteristikave të mira optike dhe elektrike të cilat mund të rregullohen sipas nevojave
specifike të pajisjes.

a) b)
Fig.3.17 Celula e CIGS: a) nën mikroskop, b) shtresat përbërëse

Edhe pse në treg është më pak e njohur se teluridi i kadmiumit, teknologjia CIGS mjaft me
sukses po depërton në tregun e fotovoltaikëve të integruar në ndërtesa (Building Integrated

45
PhotoVoltaic - BIPV). Në dallim prej produkteve FV konvencionale, siç janë panelet diellore,
të cilat janë pjesë shtesë e kulmeve, fotovoltaikët e integruar në ndërtesa janë pjesë e
objekteve që vendosen drejtpërdrejt gjatë ndërtimit të këtyre objekteve, siç janë tjegullat,
dritaret apo fasadat fotovoltaike.

Fig. 3.19 Foli nga teknologjia CIGS Fig. 3.18 Integrim i CIGS në çati

Kjo mënyrë, ku materiali ndërtimor gjeneron energji elektrike mundëson që e tërë energjia
vjetore e prodhuar gjatë vitit t’i plotësojë nevojat e asaj ndërtese. CIGS kanë efiçiencë të mirë
me rreth 20 %. Pritet që së shpejti ta kalojë edhe teluridin e kadmiumit në efiçiencë dhe
kështu të bëhet më efikasi në teknologjinë e filmit shtresëhollë. Në teori, edhe celulat diellore
CIGS edhe CdTe mund të arrijnë maksimum 30% duke përdorur dritë të koncentruar rënëse,
mirëpo në praktikë efiçienca më e mirë gjatë prodhimit industrial mund të arrijë rreth 25%.
Ka çmim të lirë të prodhimit për shkak të metodës depozituese si alternativë ndaj depozitimit
të shtrenjtë me anë vakumit.
Përdorimi i galiumit e zmadhon brezin optik në krahasim me CIS të pastër, kështu që kemi
rritje të tensioni të qarkut të hapur, por zvogëlim të rrymës së qarkut të mbyllur. Gjithashtu
galiumi është zëvendësim i përafërt i indiumit pasi ky i fundit vitet e fundit është tepër i
kërkuar në teknologjinë e prodhimit të televizorëve të rrafshët.

3.2.6. Ngjyruesit dritë-absorbues (Light-absorbing dyes) (DSSC)

Teknologjia e celulave diellore me ngjyrues më së miri mund të përshkruhet si fotosintezë


artificiale, duke përdorur elektrolite, një shtresë të oksidit të titaniumit (një pigment që
përdoret te ngjyruesit e bardhë dhe në pastën e dhëmbëve) dhe prej ngjyruesit me përbërje të
rutenit (Ru) [14].

46
Kështu të përgatitura vendosen midis dy pllakave të qelqit apo mbështillen me plastikë.

Fig. 3.20 Ngjyruesi dritë-absorbues mbi qelq Fig.3.21 Gjenerimi i elektricitetit te DSSC

Kur drita i bie ngjyrës, eksitohen (ngacmohen) elektrone të cilat absorbohen nga titaniumi
kështu që krijohet rrymë elektrike shumë herë më e madhe se te fotosinteza natyrore te bimët.
Krahasuar me teknologjinë të bazuar në silicin konvencional, teknologjia e ngjyruesve (Dye
technology) ka kosto dhe energji më të ultë të prodhimit, prodhon elektricitet me efiçiencë më
të madh në kushte të dritës së dobët.
Me rënien e dritës mbi ngjyrues, fotogjenerohen elektrone dhe krijohen vrima në jonet e
elektrolitit. Këto elektrone mblidhen në gjysmëpërçuesin e tipit n në dioksidin i titaniumit
(TiO2) i cili i përcjell ato deri te elektroda e jashtme, duke krijuar rrjedhje të rrymës elektrike.
Elektroliti mund të jetë i lëngtë apo i ngurtë. Mirëpo, edhe ngjyruesit degradohen nga ndikimi
i nxehtësisë dhe dritës ultravjollcë [15]. Këto celula mund të inkorporohen në mënyrë të
drejtpërdrejtë në strukturën e ndërtesave, si pjesë të integruara, duke e zëvendësuar qelqin
konvencional të dritareve dhe fasadave. Ekziston ende hapësirë për përsosjen e kësaj
teknologjie.

Fig. 3.22 Module të DSSC në formë dritare


47
Janë duke u shqyrtuar ngjyrues të ndryshëm. Në celulat komerciale përdoren ngjyrues metal-
organik nga elementi ruten (Ru) (ruthenium metalorganic dye). Por hulumtuesit në kohë të
fundit janë duke i marrë në konsideratë edhe molekulat organike si alternativë, për shkak të
çmimit të tyre të lirë.
Deri më sot me këtë teknologji është arritur 10% efiçiencë të shndërrimit me mundësi dhe
hapësirë që kjo të zmadhohet në ardhmen.
Kjo është një teknologji nga e cila pritet një shpërthim komercial në dekadën që vjen.

3.2.7. Celulat organike/polimere

Celulat diellore organike dhe ato polimere janë celula diellore të filmit shtresëhollë të
teknologjisë relativisht të re, nga të cilat pritet që të jenë me kosto të ultë (ndaj atyre prej
silici), kështu që ta rikthejnë më shpejtë investimin.
Janë me trashësi rreth 100 nm (pjesa aktive) dhe të ndërtuara prej gjysmëpërçuesve organikë,
siç janë polimerët dhe komponimet e molekulave të vogla, si polifenilen i vinilit, ftalocianin i
bakrit (pigment organik me ngjyrë të kaltër apo të gjelbër) si dhe fulereni i karbonit dhe
derivatet e fulerenit (si PCBM) [16].
Celulat fotovoltaike organike/polimere mund të jenë me bashkim njështresor, dyshtresor ose
shumështresor, ku edhe kemi efiçiencë më të lartë të shndërrimit.
Shtresat që gjenden midis dy përçuesve metalikë përbëhen nga elektroda e sipërme (oksid i
kallajit dhe indiumit) me vlerë të lartë të ‘funksionit të punës’ dhe nga elektroda e poshtme
(alumin, mangan apo kalcium) me vlerë të ulët të ‘funksionit të punës’.

Fig. 3.23 Celula organike – folie Fig. 3.24 Shtresat e celulës polimere

48
Efiçienca maksimale e shndërrimit të energjisë që është arritur deri më sot te celulat
organike/polimere është e ultë në krahasim me materialet joorganike. Sidoqoftë ajo është
përmirësuar dukshëm në disa vite të fundit dhe sipas NREL (Laboratorit Nacional për Energji
të Ripërtërishme) të ShBA-ve efiçienca ka arritur në 6.77% [17].
Këto celula mund të jenë shumë të dobishme në disa aplikime ku është me rëndësi
fleksibiliteti mekanik, hollësia, çmimi, shpejtësia e prodhimit, si dhe mundësia për riciklim.
Këto pajisje dallojnë nga celulat diellore gjysmëpërçuese joorganike pasi nuk mbështeten në
fushën e madhe elektrike të bashkimit PN që t’i ndajë elektronet nga vrimat kur fotoni
absorbohet.
Zona aktive e pajisjes organike përbëhet nga dy materiale, njëri që sillet si donor i elektroneve
dhe tjetri si akseptor. Kur fotoni shndërrohet në çift elektron-vrimë, zakonisht në materialet
donore, ngarkesat tentojnë të rijnë të lidhura në formë të një eksitoni, dhe ndahen kur eksitoni
difuzon në kalimin donor-akseptor.
Mangësitë e celulave diellore organike/polimere janë gjithashtu serioze: ato ofrojnë rreth 1/3 e
efiçiencës së materialeve të ngurta, dhe janë jostabile (të paqëndrueshme) ndaj degradimit
fotokimik. Kështu që edhe për shkak të avancimit të vazhdueshëm të polimereve
gjysmëpërçuese, shumica dërmuese e celulave diellore mbështeten në materialet joorganike.

Fig. 3.25 Prerje e celulës polimere

49
3.3. CELULA DIELLORE SHUMËSHTRESORE (MULTIJUNCTION SOLAR CELLS)

Për shfrytëzim sa më efikas të dritës rënëse dhe për përdorimin racional të sipërfaqes, duke e
rritur njëkohësisht edhe efiçiencën e shndërrimit të energjisë, përdoren celulat fotovoltaike
shumështresore (Multijunction Photovoltaic Cells).
Celulat shumështresore në fillim janë zhvilluar për përdorime speciale, si për satelitë dhe
eksplorime të gjithësisë, por sot duke i kombinuar me koncentruesit optikë, ato janë
alternativa me çmim më të ultë për njësi të fuqisë apo energjisë, që mund t’u konkurrojnë
burimeve fosile të energjisë.
Kjo strukturë, ndryshe e quajtur edhe celulë kaskade apo tandem mund të arrijë efiçiencë më
të madhe të përgjithshme të shndërrimit duke e kapur pjesën më të madhe të spektrit diellor.

Pjesët kryesore të celulës diellore shumështresore janë shtresat gjysmëpërçuese, pasi këtu
gjenerohen elektronet e lira. Materiale të ndryshme përdoren për krijimin e shtresave dhe çdo
material i ka përparësitë si dhe mangësitë e tij.

3.3.1. Ndërtimi i celulave fotovoltaike shumështresore

Celulat diellore shumështresore përbëhen nga një numër i caktuar të filmave shtresëhollë .
Dizajnimi aktual i strukturës së celulave fotovoltaike shumështresore varet nga kufizimet e
materialeve të përdorura në celulën FV.
Në një celulë tipike shumështresore, një mbi një renditen celulat diellore të veçanta me zonë
të ndaluar (Eg) të ndryshme. Këto celula bashkohen një mbi një në atë mënyrë që drita së pari
bie në celulën me zonë të ndaluar më të madhe. Celula është transparente, kështu që fotonet
që nuk absorbohen në celulën e parë përcillen në celulën e dytë, e cila e ka zonë të ndalur më
të vogël dhe aty absorbohet pjesa e dritës me energji më të ultë të fotoneve. Kështu absorbimi
selektiv vazhdon deri te celula e fundit e cila ka zonën e ndalur më të vogël [18].
.

50
a) b)

Fig. 3.26 Celulat diellore shumështresore: a) Energjia e zonave të ndaluara, b) Koncentruesit

Celulat shumështresore mund të ndërtohen në dy mënyra:


- mënyra mekanike, ku dy celula diellore individuale ndërtohen në mënyrë të pavarur,
njëra me zonë të ndalur të madhe e tjetra me zonë të ndalur më të vogël. Pastaj të dy celulat
mekanikisht ngjiten njëra mbi tjetrën.
- mënyra monolitike, ku së pari në tërësi ndërtohet njëra celulë diellore, e pastaj
shtresat e celulës së dytë depozitohen mbi celulën e parë.

Celulat trishtresore, të quajtura “tandem”(Fig. 3.27), bazohen në mënyrën monolitike të


ndërtimit, të lidhura në mënyrë serike, ku pjesa e sipërme e celulës është nga fosfidi i indium
galiumit (GaInP), pjesa e mesme nga arsenidi i galiumit (GaAs) dhe pjesa e poshtme nga
germaniumi (Ge). Ndërmjet celulave kemi bashkime të tipit “tunel”, për të mundësuar kalimin
e elektroneve ndërmjet celulave. Kjo e fundit është në përdorim të madh për shkak të
efiçiencës me mbi 35% në dritë të koncentruar, e cila është e lartë për pajisje fotovoltaike.
Çdo gjysmëpërçues do të absorbojë një pjesë nga spektri i rrezatimit elektromagnetik në
formë të dritës. Zgjedhja e tyre bëhet me kujdes që të mund të absorbohet gati i tërë spektri
diellor (Fig. 3.28), kështu që të gjenerohet sa më shumë që është e mundur elektricitet.

51
Fig. 3.27 Celula trishtresore (tandem) Fig. 3.28 Pjesë të spektrit që veprojnë në shtresa

Pajisjet shumështresore të bazuara në GaAs janë celula diellore më me efiçiencë, duke arritur
në tetor të vitit 2010 rekordin prej 42.3%, në kushte laboratorike, nën dritën prej faktor 500 të
dritës së diellit, të fokusuar në sipërfaqe prej 5 mm2 të celulës diellore prej GaInP/GaInAs/Ge
(fosfid i galium indiumit, arsenid i galium i iIndiumit mbi nënshtresë të germaniumit) [19].
Kompania NASA Glenn Research Center prodhoi celulë diellore 40-shtresore në bazë të
silicit me sipërfaqe 0.78 cm2 e cila mund të ndriçohet me intensitetit prej 100-2500 herë drita
të diellit (Fig. 3.29 - Fig.3.30). Në krahasim me celulat në bazë të GaAs këto janë shumë më
të lirë dhe më pak degradohen në intensitet shumë të lartë të dritës.

Fig. 3.29 Pajisja për ndjekjen e shtegut diellor Fig. 3.30 Përqendrim rreth 1000x drita e diellit

52
3.4. TEKNOLOGJITË E GJENERATËS SË ARDHSHME

3.4.1. Celulat diellore infrakuqe (IR)

Hulumtuesit në Laboratorin Nacional të Idahos së bashku me partnerët e kompanisë


Microcontinuum Cambridge, MA dhe Universiteti i Missurit, kanë hartuar një mënyrë të lirë
për prodhimin e mbulojës nga plastika e cila përmban disa miliardë nanoantena me të cilat
mblidhet energjia e nxehtësisë që gjenerohet nga dielli apo nga burime të tjera. Teknologjia
është hap i parë drejt një kolektori të energjisë diellore, i cili mund të prodhohet me shumicë
mbi materiale fleksibile. Edhe pse ende duhet të avancohen mënyra e shndërrimit të energjisë
në elektricitet të shfrytëzueshëm, këto mbuloja një ditë mund të prodhohen si “mbështjellëse”
të lehta që furnizojnë çdo gjë nga veturat hibridë e deri te kompjuterët e iPodët, me efiçiencë
më të madhe se celulat diellore tradicionale.
Nanoantenat i vënë në shënjestër rrezet e mesme infrakuqe, të cilat toka vazhdimisht i
rrezaton si nxehtësi pasi ato i absorbon nga dielli gjatë ditës. Gjithashtu nanoantena dyfish më
të mëdha mund të mbledhin energji nga pjesë të ndryshme të spektrit diellor. Përkundrazi,
celulat diellore tradicionale mund ta shfrytëzojnë vetëm dritën e dukshme, që i bën ato të
pashfrytëzueshme gjatë errësirës.

Fig. 3.31 Pamje e celulës infrakuqe (IR) Fig. 3.32 Pamje e celulës ultravjollcë (UV)

3.4.2. Celulat diellore ultravjollcë (UV)

Instituti Japonez - National Institute of Advanced Industrial Science and Technology (AIST)
kanë pasur sukses në zhvillimin e celulës diellore të tejdukshme (transparente) që e shfrytëzon
dritën UV – ultravjollcë për gjenerimin e elektricitetit por lejon që drita e dukshme të kalojë

53
nëpër të. E përdorur si zëvendësim për qelqin e dritareve, sipërfaqja e instalimit mund të jetë e
madhe duke çuar në përdorime të mundshme të kombinuara si gjenerim të elektricitetit,
ndriçimit dhe kontrollimit të temperaturës.

3.4.3. Celula diellore tredimensionale (3D)

Celulat diellore tredimensionale (3D) kanë mundësi që ta absorbojnë gati të gjithë dritën që
bie mbi to, kështu që ritet efiçienca e sistemeve fotovoltaike kurse zvogëlohen dimensionet,
pesha dhe ndërlikueshmëria mekanike. Celulat diellore 3D tëe reja i kapin fotonet nga drita e
diellit duke përdorur fushën e “kullave” miniaturale.

Fig. 3.33 Celula diellore tredimensionale (3D)

54
4. EFIÇIENCA E SHNDËRRIMIT TË ENERGJISË TE CELULAT
FOTOVOLTAIKE

4.1. FAKTORI I SHNDËRRIMIT

Efiçienca e shndërrimit të energjisë (η, "eta"), është përqindja e fuqisë që shndërrohet prej
dritës së absorbuar në energji elektrike, kur celula diellore është e lidhur në qark elektrik.
Është një ndër treguesit kryesor për performancat e celulave dhe moduleve PV.

Kjo madhësi llogaritet me anë të raportit ndërmjet pikës me fuqi maksimale (Pm) dhe fuqisë
hyrëse (Pin) që përbëhet prej prodhimit të rrezatimit (E, W/m2) dhe sipërfaqes së celulës
diellore (Ac, m2), sipas kushteve të standardizuara të testimit (STC - standard test conditions).

P Im ×Um
η = Pm = (19)
in E×Ac

Kushtet e standardizuara të testimit (STC) parashohin temperaturë të ambientit prej 25 °C dhe


rrezatim prej 1000 W/m2 dhe masë të ajrit 1.5 spektër (AM1.5, vakumi është 0).
Kjo korrespondon me rrezatim dhe spektër të dritës rënëse të diellit në ditë të qartë, mbi
sipërfaqe të anuar 37° nga dielli dhe me diell të ngritur mbi horizont nën kënd prej 41.81°.
Kështu, në këto kushte, një celulë diellore me sipërfaqe 0.01 m2 do të ketë efiçiencë prej 12%
nëse prodhon afërsisht fuqi prej 1.2 W [20].

Efiçienca e celulës diellore përbëhet prej katër komponentëve:


a. efiçienca e reflektimit
b. efiçienca termodinamike
c. efiçienca e ndarjes së bartësve të ngarkesës
d. efiçienca e përçimit
Efiçienca e përgjithshme është prodhim i të gjitha efiçiencave individuale.
Për shkak të vështirësisë për matjen direkte të këtyre parametrave, në vend të tyre maten:
1. efiçienca termodinamike
2. efiçienca kuantike
3. raporti VOC
4. faktori i mbushjes (FF)

55
Humbjet e reflektimit janë pjesë e efiçiencës kuantike.
Humbjet e rekombinimit bëjnë pjesë në efiçiencës kuantike, raportin VOC, dhe faktorin e
mbushjes.
Humbjet e rezistencës kategorizohen kryesisht ndër faktorin e mbushjes, por një pjesë e vogël
i takon edhe efiçiencës kuantike dhe raportit VOC.

4.1.1. Efiçienca termodinamike

Fotonet me energji më të ultë se energjia e zonës së ndaluar nuk mund të gjenerojnë çifte
elektron-vrimë, prandaj energjia e tyre shndërrohet në nxehtësi, e cila nuk shfrytëzohet.

Për fotonet me energji më të lartë se energjia e zonës së ndaluar, vetëm një pjesë e energjisë
shfrytëzohet, kurse teprica shndërrohet në energji kinetike të bartësve të elektricitetit e kjo
pastaj në energji të nxehtësisë.

Celulat diellore shumështresore kanë mundësi që ta shndërrojnë pjesën më të madhe të


spektrit të dritës diellore, ku secila zonë e ndaluar e ka energjinë e saj specifike.

4.1.2. Efiçienca kuantike

Kur energjia e fotonit absorbohet, ajo mund të prodhojë një çift elektron-vrimë, ku pastaj
elektronet kontribuojnë për rrymën elektrike e cila rrjedh në qark. Për këtë ngarkesë themi se
është mbledhur.
Përndryshe, ngarkesa (elektroni) mund ta jep energjinë e tij dhe përsëri të lidhet për atomin pa
u mbledhur. Ky proces quhet rekombinim, pasi elektroni dhe vrima rekombinohen dhe
kontribuojnë për gjenerimin e rrymës elektrike.
Efiçienca kuantike (efikasiteti kuantik) e tregon përqindjen e fotoneve që gjenerojnë elektrone
kur celula punon në regjim të lidhjes së shkurtër.

Kjo efiçiencë përbëhet nga:


a. Efiçienca e jashtme kuantike (EQE) që është pjesa e fotoneve rënëse të cilat
shndërrohen në rrymë elektrike,

56
b. Efiçienca e brendshme kuantike (IQE) që është pjesa e fotoneve të absorbuara të cilat
shndërrohen në rrymë elektrike.

Matematikisht këto dy madhësi varen reciprokisht nga reflektansa (R) dhe transmitansa (T) e
celulës diellore:
𝐸𝑄𝐸
𝐼𝑄𝐸 = 1−𝑅−𝑇 (20)

Për celulat diellore me silic të trashë monokristalor, T është përafërsisht zero, prandaj në raste
praktike zakonisht nuk merret parasysh.

4.1.3. Efiçienca e materialeve dhe teknologjive të ndryshme të celulave fotovoltaike

Dy strategji kryesore praktikohen për uljen e çmimit të elektricitetit fotovoltaik: ngritja e


efiçiencës së celulave diellore dhe ulja e çmimit për njësi të sipërfaqes së celulës diellore.

Sa i përket ngritjes së efiçiencës shumë grupe punuese janë duke publikuar punime për
ngritjen e efiçiencave në kushte laboratorike. Grafiku i poshtëm i ilustron arritjet më të mira
laboratorike deri më sot për materiale dhe teknologji të ndryshme:

57
Fig. 4.1 Efiçiencat më të mira deri në maj të vitit 2011

58
Për shkak të natyrës ndryshuese të teknologjisë fotovoltaike, diskutimi rreth rezultateve për
efiçiencë më të mirë nuk duhet të merret si absolut, por si reprezentativ (përfaqësues).

Numrat e paraqitur janë rezultat i matjeve të bëra në kushte ekzakte të Laboratorit Nacional
për Energji të Ripërtërishme (NREL - National Renewable Energy Laboratory), dhe si të tillë
janë të mirë për krahasime.
Kushtet e raportuara standarde të përdorura për pajisje të rrafshëta tokësore janë:
- rrezatimi i përgjithshëm 1000 W/m2
- ASTM E892 ose IEC 904 AM1.5 spektër të përgjithshëm
- temperatura e pajisjes 25 oC
Celulat diellore njështresore me efiçiencë më të lartë janë të ndërtuara prej silicit kristalor
(23%) dhe GaAs (25 %). Kur këto materiale i ekspozohen dritës së përqendruar, efiçiencat
ngriten në 28 % dhe 29 %, respektivisht. Të dhënat janë për vitin 2011.

Efiçienca më e lartë që është konfirmuar për celulë shumështresore është 34 % për GaAs-
GaSb nën dritë të përqendruar sa 100 herë drita e rëndomtë e diellit (100-Suns “100 diej”).

Për kushte të rrezatimit me një diell (1-Sun), efiçienca e celulave shumëkristalore prej silici
është përafërsisht 18%, ajo e tipit silic shiritor 14%, kurse ajo e tipit rrjetë dentritike 15.5%
(celulat rrjetë-dentritike janë të ndërtuara prej filmit njëkristalor të zhvilluar ndërmjet dy
zanafillave kristalore) [21].

Fig. 4.2 Efiçiencat e teknologjive FV në treg dhe në laborator

59
Sa u përket celulave diellore prej filmit shtresëhollë, efiçienca më e lartë (15.8 %) është
konfirmuar për celulat nga teluridi i kadmiumit. Pastaj me radhë vjen filmi shtresëhollë i
nënshtresës së silicit mbi qeramikë (15.7 %), celulat nga diselenidi i bakër-indiumit (12-13
%), te të cilat me shtim të galiumit është arritur një efiçiencë prej rreth 16 %. Celulat nga silici
amorf kanë arritur efiçiencë 12 % në gjendje të stabilizuar (efiçienca e silicit amorf e humb
vlerën e saj deri sa të stabilizohet).

Duhet të cekim se këto janë vlerat maksimale laboratorike të arritura deri më sot, mirëpo në
praktikë, kur celulat lidhen në module, efiçiencat janë diçka më të ulta, siç mund të shihet në
tabelë për disa nga materialet.
Hulumtimet vazhdojnë, dhe ngritje të efiçiencave priten te çdo material.

4.2. PRODHIMI I ENERGJISË

4.2.1. Prodhimi i energjisë për sipërfaqe

Energjia E, e dhënë nga sistemi me sipërfaqe A mund të llogaritet:

- Efiçienca para shndërrimit


- Efiçienca e sistemit (21)
- Efiçienca relative e modulit
- Efiçienca nominale e modulit
- Shuma vjetore e rrezatimit global [kWh/m2]

Efiçienca para shndërrimit i reflekton humbjet e shkaktuara para rënies së rrezes mbi
materialin gjysmëpërçues, të shkaktuara nga hijesimi, papastërtia, dëbora dhe reflektimi i
qelqit.
Efiçienca e sistemit i reflekton humbjet elektrike të shkaktuara nga instalimi, invertori dhe
transformatori. Moduli është i përkufizuar me efiçiencën e tij nominale dhe efiçiencën
relative.

60
4.2.2. Energjia për fuqinë e vlerësuar

Ndonjëherë, prodhimi i energjisë shprehet me fuqinë maksimale të modulit, e cila nuk varet
nga sipërfaqja e modulit. Ajo është (për H0 = 1000 W/m2):
E h E h h
(P ) = H ηpre ηsys ηrel = (A) H = PR H (22)
p 0 0 ηnom 0

Është një raport shumë i vlefshëm, pasi energjia e prodhuar E është masë për potencialin e
fitimit, kurse fuqia maksimale e reflekton koston e sistemit. Mund të shënojmë se fuqia
maksimale në formulën e mësipërme është fuqia maksimale e modulit, dhe jo e kapacitetit të
instaluar të sistemit, ku është :
𝑃sys = 𝑃module × 𝜂sys (23)

4.3. RAPORTI I PERFORMANCËS – PR (PERFORMANCE RATIO)

Raporti i performancës (PR) është herësi ndërmjet prodhimit aktual (prodhimit vjetor) të
energjisë elektrike me rrymë alternative (AC) dhe prodhimit të planifikuar me rrymë të
vazhduar (DC):
Prodhimi AktualAC E
𝑃𝑅 = Prodhimi i Planifikuar = hAη = ηpre ηrel ηsys (24)
DC nom

Raporti i performancës, i quajtur shpesh “faktori i kualitetit”, nuk varet nga rrezatimi, prandaj
është i dobishëm për krahasimin e sistemeve. Ai i merr parasysh të gjitha humbjet para
shndërrimit, humbjet e invertorit, humbjet termike dhe humbjet në përçues. Është mirë që
raporti i performancës të matet gjatë punës së sistemit.

61
5. QËLLIMET SPECIFIKE TË HULUMTIMIT DHE TË ZHVILLIMIT
TË FOTOVOLTAIKËVE

5.1. KËRKESA PËR FOTOVOLTAIKË

Tregu FV ka qenë dëshmitar i një zhvillimi të shpejtë, me rritje vjetore mesatare prej 40 %.
Në tërë botën shpenzimet publike për kërkimet dhe zhvillimin e fotovoltaikëve (FV) janë
rritur/ngritur dukshëm gjatë dekadës së kaluar. Investimet publike në sferën e kërkimeve dhe
zhvillimit (duke i marrë parasysh edhe projektet pilot dhe ato demonstruese) janë dyfishuar në
shtetet me rëndësi për teknologjinë FV.

Fig. 5.1 Prodhimi i celulave FV

Edhe pse është vështirë që të gjenden të dhëna të sakta për investimet në sektorin privat për
kërkime dhe zhvillim të fotovoltaikëve, dëshmitë tregojnë se këto investime për disa vite të
fundit janë rritur eksponencialisht.

Fig. 5.2 Shkalla e tregut global FV & Parashikimi i të ardhurave


62
Energjia diellore u prin të gjitha teknologjive për energji të pastra në aspekt të investimeve
kapitale në infrastrukturën prodhuese.

Përpjekjet në kërkim dhe zhvillim janë të rëndësishme gjatë gjithë zinxhirit të procesit për
gjenerim të energjisë; prej prodhimit të materialit të papërpunuar deri te ndërtimi i moduleve
dhe baraspeshimi i komponentëve të sistemit. Kërkimet për celulat dhe modulet diellore
përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve (rreth 75%). (IEA PVPS 2010) [22]
Fotovoltaikët do të duhej të luanin një rol të rëndësishëm në planin botëror për mbrojtje nga
ndryshimi global i klimës në planin botëror deri në vitin 2050, duke qenë mënyra më e lirë për
ta arritur qëllimin.

Sipas skenarit BLUE Map të publikuar nga Energy Technology Perspectives 2010 (ETP) të
Shoqatës së Inxhinierëve Ndërkombëtarë – IEA, deri më 2050 energjia fotovoltaike mendohet
t’i plotësojë 11% të prodhimit të përgjithshëm vjetor të energjisë elektrike dhe të jetë në
paritet me energjinë e rrjetit elektrik, d.m.th. do të jenë të instaluara 3000 GW kapacitete
fotovoltaike në mbarë botën, që do të gjenerojnë rreth 4500 TWh energji elektrike në vit [23].
Ky paritet së pari pritet të arrihet në ato shtete që kanë nivel të lartë të rrezatimit diellor dhe
çmim të lartë të energjisë elektrike për konsumatorët.

Në brezin ekuatorial (Fig. 5.3) gjenden 66 shtete dhe në to jetojnë 75 % e popullatës botërore.
Sipas rritjes vjetore të kërkesës për energji elektrike, në këtë brez deri në vitin 2030 kërkesa
për energji elektrike do të jetë për 150 % më e madhe se ajo e sotmja, kurse sot 1.5 miliardë
njerëz ende nuk kanë qasje në rrjetin elektrik.

Fig. 5.3 Regjionet në brezin ekuatorial

Infrastruktura është e varfër dhe çmimi i energjisë elektrike është i lartë. Në disa shtete
teknologjia FV është konkurrente me teknologjitë e tjera të gjenerimit të energjisë elektrike,
63
por mendohet që deri më 2020 në shumicën e shteteve të këtij regjioni gjenerimi fotovoltaik i
energjisë elektrike të jetë më rentabili.

Nxitja e instalimeve FV ka qenë e iniciuar nga adoptimi i skemës nxitëse të FV në një numër
shtetesh dhe ajo është në rritje.

5.2. ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK DHE QËLLIMET STRATEGJIKE

Planifikimi afatshkurtër dhe ai afatgjatë parashikojnë zhvillim efektiv teknologjik dhe


implementim të politikave duke ngërthyer investime të bollshme nga qeveritë dhe industritë.
Kjo sipas parashikimeve do të rezultojë në reduktim të mëtejshëm të kostos dhe përmirësim të
efiçiencës së teknologjive ekzistuese dhe zhvillim të teknologjive të reja.
Pritet që portfolion e teknologjisë fotovoltaike edhe më tej ta karakterizojë një
shumëllojshmëri e teknologjive, në varësi nga kërkesat specifike dhe interesi ekonomik i
aplikimeve të ndryshme. Figura e mëposhtme jep një pamje të teknologjive dhe koncepteve të
ndryshme FV të cilat janë në zhvillim, duke i shprehur ato në funksion të efiçiencës së tyre
(maksimale) të shndërrimit.

Fig. 5.4 Shkalla e efiçiencës së moduleve industriale tash dhe në të ardhmen

Shfrytëzimi i energjisë dhe materialeve gjatë procesit të prodhimit do të jetë dukshëm më


efikas, gjë që do të çojë në shkurtim të konsiderueshëm të kohës së kthimit të investimeve për

64
sistemin FV. Koha e kthimit të investimeve përkufizohet si koha që nevojitet që një sistem FV
ta shpaguajë energjinë për prodhimin e tij.
Shumica e celulave të tashme komerciale janë të afta të prodhojnë energji elektrike së paku
njëzet vjet, pa ndonjë rënie të dukshme të efiçiencës. Garanca tipike e prodhuesve të paneleve
është rreth 25-30 vjet, ku zvogëlimi i gjenerimit nuk do të bie nën 85 % të sasisë së deklaruar.
Jetëgjatësia punuese (afati i shërbimit) e sistemeve pritet që të zgjatet prej 25 në 40 vjet [24].

Celulat diellore nga silici kristalor marrin pjesë në treg me rreth 92 % të instalimeve të
kulmeve. Ato sot prodhohen me trashësi standarde rreth 180 μm (156 x 156 mm2), por
planifikimi shkon në drejtim të celulave më të holla duke e zmadhuar njëkohësisht efiçiencën,
që si rrjedhojë ka uljen e kostos për fuqi instaluese Wp.

5.3. KOSTOJA

Modulet FV të kombinuara me një grup të pajisjeve plotësuese, me të cilat është në varësi


funksionale (p.sh. invertorët, akumulatorët, komponentët elektrikë dhe sistemet e montimit)
përbëjnë një sistem FV.

Kostoja e sistemit përkufizohet si shumë e vlerës së të gjitha elementeve përbërëse dhe


vendosja e tyre në funksion. Qëllimi i kamotshëm i prodhuesve të sistemeve FV është që të
arrihet nivel i atillë i kostos i cili do të jetë konkurrent me atë të sistemeve elektroenergjetike
që bazohen në energji të fosileve, e kjo do të ishte diku rreth 1 $/W [25].

Kostoja e investimeve në sistemet FV është ende relativisht e lartë, edhe pse ajo çdo ditë
zvogëlohet (bie) si rezultat i përmirësimeve teknologjike dhe nivelit të sasisë së prodhimit.
Lartësia e investimeve paraqet barrierën kryesore të instalimeve FV. Kostoja e përgjithshme e
sistemit përbëhet nga shuma e moduleve plus shpenzimet për “balancimin e sistemit”, që
përfshijnë strukturat për montim, invertorët, kabllot dhe pajisjet për menaxhimin e fuqisë.
Njësia e kostos përkufizohet si kosto-për-wat apo kosto-për-wat gjatë 24 orëve për celula FV
me rreze infrakuqe. Kostoja e përgjithshme e prodhimit llogaritet duke përfshirë edhe
energjinë për prodhimin e celulave dhe atë moduleve, të shprehura në njësi të energjisë kWh.

65
Fig. 5.5 Çmimi i sistemeve të instaluara fotovoltaike

Këto të dhëna vendosen në çmimin përfundimtar, kurse energjia e shpagimit (kthimit të


investimeve) llogaritet sipas çmimit të energjisë elektrike apo sipas tarifave stimuluese të cilat
vendet (shtetet) e ndryshme i përdorin për t’i motivuar njerëzit të instalojnë sisteme FV.

Fig. 5.6 Reduktimi (zvogëlimi) i kostos te fotovoltaikët

Këto tarifa ndryshojnë nga shteti në shtet dhe mund të jenë lineare apo të ndryshojnë nga viti
në vit. Sa i përket kostos për operim (punë normale) dhe mirëmbajtje (O&M), kjo është
shumë e ultë për shkak se sistemet FV nuk kanë pjesë lëvizëse dhe këto mund të jenë rreth 1%
të investimit kapital për vit.

66
6. KOMPONENTET E SISTEMEVE FV

6.1. PAJISJA FV

Moduli është lidhje e celulave në mënyrë serike, paralele apo të kombinuar me qëllim që të
fitohet tensioni dhe rryma e kërkuar në dalje. Një numër i konsiderueshëm i moduleve e
formojnë fushën (matricën) fotovoltaike.

Fig. 6.1 Pjesët përbërëse të pajisjes fotovoltaike

Në shumicën e aplikimeve (zbatimeve) fuqia që del nga modulet FV është joadekuate për
ngarkesën (harxhuesin e caktuar), qoftë për nga tensioni, qoftë për nga rryma. Kur modulet
FV lidhen në paralel rritet rryma.
Shembull: kemi në dispozicion tre module që prodhojnë tension 15 V dhe japin secili një
rrymë prej 3 A. Të lidhura në lidhje paralele ato do të prodhojnë 15 V dhe 9 A. Nëse këto tre
module lidhen në seri atëherë ato do të japin një tension prej 45 V dhe një rryma prej 3 A.

Nëse njëri nga modulet e lidhura në seri nuk funksionon, ai shkakton rezistencë aq të madhe
sa edhe modulet e tjera nuk mund të punojnë. Rruga anësore përreth modulit në defekt do ta
eliminojë këtë problem. Këtë gjë e mundëson dioda anësore e cila i lejon rrymës nga modulet
e tjera të kalojë në drejtim të duhur. Shumë module janë të pajisura me dioda anësore në vetë
terminalin kyçës (lidhës) elektrik. Këto dioda janë shumë të dobishme, përveç nëse vargu
serik prodhon tension mbi 48 V, apo rregullisht ndodh hijesim serioz.

67
Fig. 6.2 Lidhja paralele e moduleve FV

Nëse sistemi FV përmban sistem të baterive akumuluese, mund të ndodhë që gjatë natës të
rrjedhë rrymë reverse (e kundërt) nga bateritë në fushën e moduleve, që do t’i zbrazte
(shkarkonte) bateritë. Për ndalimin e kësaj dukurie, përdoret dioda bllokuese (zakonisht dioda
Schottky). Kombinimi i lidhjeve në paralel dhe në seri përdoret po ashtu edhe te fushat
(matricat) FV. Në rast se grupe paralele të moduleve lidhen në seri, atëherë nevojiten dioda të
mëdha anësore.

Fig. 6.3 Lidhja në seri e moduleve FV Fig. 6.4 Fusha (matrica) e moduleve FV

Diodat izoluese përdoren për ndalimin e rrjedhjes së rrymës prej pjesës tjetër nëpër vargun e
dëmtuar serik të moduleve. Ato punojnë si dioda bllokuese dhe përdoren zakonisht kur vargjet
prodhojnë mbi 48 V. Nëse diodat izoluese përdoren në çdo varg, atëherë nuk ka nevojë për
diodë bllokuese.

68
6.2. BARASPESHA E SISTEMIT (BOS)

Pjesa tjetër e sistemit FV pa modulet, përbëhet nga komponentë të ndryshëm që me një emër i
quajmë baraspesha e sistemit (BOS). Këtu bëjnë pjesë: kutitë lidhëse, kontrolluesit e
mbushjes, pajisjet akumuluese, invertorët, strukturat montuese, përçuesit, ndërprerësit dhe
siguresat, mbrojtja nga mbingarkesat, pajisjet për mbrojtje me tokëzim etj. BOS mund të
marrë mbi gjysmën e kapitalit investues të sistemit (për sisteme të vogla) dhe pjesën më të
madhe të shpenzimeve për mirëmbajtje.
Pjesët kryesore të baraspeshuesit të sistemit janë dhënë në vijim:

6.2.1. Invertorët

Invertorët janë pajisje që e shndërrojnë rrymën elektrike të vazhduar (DC) në rrymë elektrike
alternative (AC). Pasi dalja e paneleve FV dhe nga bateritë është rrymë e vazhduar, nevojitet
shndërrim nëse shpenzuesit janë të tipit alternativ apo nëse sistemi lidhet për rrjetin elektrik
publik [26].

Përveç shndërrimit, invertori kryen edhe këto funksione:


 E kufizon rrymën dhe tensionin që të kemi fuqi maksimale në dalje
 E përputh rrymën e shndërruar alternative me atë të rrjetit furnizues publik
 Bën mbrojtjen nga lidhja e shkurtër dhe nga mbingarkesa
 E vendos sistemin në gjendje gatishmërie (standby), apo në gjendje të fjetur (sleeping)

Gjatë procesit të shndërrimit AC në DC, paraqiten humbje të fuqisë që varen nga kualiteti i
invertorit. Efiçienca e invertorëve të dizajneve të ndryshme është kryesisht ndërmjet 85% dhe
95%. Kualiteti i rrymës alternative të gjeneruar shprehet edhe në përmbajtjen e harmonikëve,
si dhe në stabilitetin e tensionit dhe të frekuencës.

69
a) b) c)
Fig.6.5 Elementet e BOS: a) Invertori energjetik, b) Bateri diellore, c) Kontrolluesi i mbushjes

6.2.2. Bateritë për akumulim

Bateritë për akumulim janë esenciale për sistemet FV autonome, meqë elektriciteti i gjeneruar
nuk është konstant dhe nuk është i rregullueshëm (varet nga rrezatimi diellor). Me anë të
baterive akumuluese, energjia elektrike e gjeneruar mund të ruhet dhe t’i furnizojë
shpenzuesit kur nuk kemi dritë diellore. Bateritë më të përdorura janë bateritë me acid/plumb,
posaçërisht me cikël të madh, pasi ato janë të dizajnuara për mbushje (ngarkim) dhe zbrazje
(shkarkim) të shpeshta duke i duruar edhe zbrazjet e mëdha kohë pas kohe. Jeta e tyre
ndryshon prej 3 deri në 8 vjet.
Në sisteme FV, kapaciteti akumulues i sistemit të baterive është prej 0.1 kWh deri në 100
kWh (zakonisht të shprehura në Ah). Gjatë dizajnimit të kapacitetit duhet të merren parasysh
“ditët autonome”, që është numri i ditëve ku sistemi i baterive mund t’i furnizojë shpenzuesit
gjatë ditëve me vranësi apo me reshje. Mangësia më e madhe e baterive me acid/plumb është
vjetërsimi, d.m.th zmadhimi i rezistencës së brendshme me kalimin e kohës.

6.2.3. Kontrolluesi i mbushjes (për sisteme autonome)

Është pajisje për rregullimin e rrjedhjes së rrymës nga fusha FV deri te bateritë për akumulim.
Gjatë rrezatimit të lartë, fusha FV vazhdon t’i furnizojë bateritë edhe kur ato janë të mbushura.
Në këtë rast kontrolluesi i mbushjes i shkyç (shkëputë) bateritë nga fusha (matrica) FV.

70
6.2.4. Ndjekësi i pikës me fuqi maksimale (MPPT)

Ndjekësi i pikës me fuqi maksimale – MPPT (Maksimal Power Point Tracker) siguron që
modulet të operojnë (punojnë, funksionojnë) në pikën e tyre të fuqisë maksimale gjatë gjithë
kohës. Shumica e invertorëve në vete e përmbajnë edhe ndjekësin e MPP, por ato mund të
instalohen edhe si të ndara. Kur përdoren modulet kristalore, hijesimi i pjesshëm i moduleve
(i shkaktuar nga drutë apo oxhaku), shkakton që në modul të gjenerohet aq rrymë sa në
lidhjen serike të tij më të dobët. Prandaj çdo seri duhet ta ketë ndjekësin e tij të MPP, që për
rrjedhojë ka ngritjen e efiçiencës deri në 8%.

Fig. 6.6 Ndjekës individual i PMM

7. LLOJET E SISTEMEVE FV

Sistemet fotovoltaike janë tërësi e elementeve të duhura për shndërrimin e energjisë diellore
në atë elektrike dhe shfrytëzimin e saj.
Funksioni i këtyre sistemeve është të gjenerojnë elektricitet prej dritës së diellit, dhe ta
dorëzojnë atë, qoftë në formë të rrymës së vazhduar, qoftë në formë të rrymës alternative,
duke i përmbushur kërkesat e shpenzuesve/harxhuesve elektrikë.

Sistemet FV ndahen në dy grupe kryesore:

1. Sisteme FV të lidhura për rrjetin publik pa bateri për akumulim të energjisë


2. Sisteme FV të lidhura për rrjetin publik me bateri për akumulim të energjisë
3. Sisteme FV autonome

71
7.1. SISTEME FV TË LIDHURA PËR RRJETIN PUBLIK PA BATERI PËR
AKUMULIM TË ENERGJISË

Sistemet FV të lidhura në rrjetin publik janë ato sisteme FV ku kemi lidhje me rrjetin e
sistemit elektroenergjetik publik dhe energjia elektrike kalon nga sistemi FV në këtë rrjet.
Këto sisteme ofrojnë beneficione (përfitime) edhe për pronarin e sistemit edhe për rrjetin
publik.

7.1.1. Centrale elektrike FV

Centralet elektrike FV janë objekte të konstruktuara (ndërtuara) për gjenerimin e elektricitetit


drejtpërsëdrejti nga drita e diellit me anë të fushave të mëdha me panele FV.

Kapacitetet gjeneruese të centraleve elektrike FV janë zakonisht të rendit prej disa qindra
kilovatë deri në disa qindra megavatë. Këto centrale zënë sipërfaqe të madhe dhe përdoren në
vende me sasi të mjaftueshme të rrezatimit. Skema e një centrali elektrik FV është dhënë në
figurën 7.1.

Fig. 7.1 Centrali elektrike FV i lidhur për rrjetin publike, dhe elementet e tij përbërëse

72
Te centralet e këtilla, të dhënat për fuqinë momentale, fuqinë maksimale, energjinë e prodhuar
për kohë të caktuar, defektet në sistem e të tjera, dërgohen nëpërmjet internetit në kohë reale
që të mund të kontrollohen nga personat përgjegjës.
Gjithashtu bëhet planifikimi i prodhimit duke u bazuar në të dhënat për parashikimin e motit
nga stacioni meteorologjik.

Fig. 7.2 Central elektrik FV me module të Si njëkristalor (majtas) dhe të Si amorf (djathtas)

Momentalisht, në botë ekzistojnë diçka mbi 1000 centrale elektrike FV me fuqi


instaluese Wp > 2 GW, prej të cilave pesë më të mëdhatë në botë janë [27]:

Fuqia (Wp) Lokacioni Përshkrimi Ndërtimi Foto

97 MW Kanadë, Centrali FV 2009-2010


Sarnia Sarnia
(Ontario)

84.2 MW Itali, Centrali FV SunPower


Montalto Montalto di Corp.
di Castro Castro SunRay
(Lazio) Renewable
2009-2010

73
80.2 MW Gjermani, Parku solar Q-Cells
Finsterwa Finsterwalde I, International
lde II, III 2009-2010

71.8 MW Gjermani, Parku solar juwi


Turnow- Lieberose 2009-2011
Preilack

70.6 MW Itali, Centrali FV 2010


Rovigo Rovigo

Fig. 7.3 Pesë centralet elektrike FV më të mëdha në botë sipas fuqisë instaluese Wp

Centrali elektrik FV më i madh që është në ndërtim e sipër është Agua Caliente Solar Project
në Arizonë të SHBA-së. Fuqia maksimale instaluese e tij është Wp = 290 MW.
Mendohet të përfundojë në vitin 2014 dhe do t’i furnizojë 100.000 shtëpi me energji elektrike.
Centrali ndërtohet me module të filmit shtresëhollë prej teluridit të kadmiumit (CdTe).

Fig. 7.4 Projekti Agua Caliente Solar, SHBA

7.1.2. Sistemet FV të çative

Thjeshtësia e sistemit qëndron në atë se pronari nuk ka nevojë për akumulimin e energjisë
nëpër bateri pasi vetë rrjeti e luan rolin e pajisjes akumuluese. Duke qenë sistem modular, ai

74
mund të zgjerohet lehtë sipas kërkesës apo mundësive. Një sistem FV i lidhur për rrjetin
elektroenergjetik ofron edhe benificione (përfitime) të tjera potenciale kur vendoset në fund
të linjës transmetuese, pasi ai i redukton (zvogëlon) humbjet transmetuese dhe të distribuimit
(shpërndarjes) dhe ndihmon në stabilizimin e tensionit të linjës. Elementet kryesore të sistemit
FV të lidhur, pa akumulues, për rrjetin elektronergjetik publik janë paraqitura në Fig. 75.

Fig. 7.5 Elementet e sistemit FV të lidhur, pa akumulues, në rrjetin elektroenergjetik

Elementet e sistemit FV të lidhur, pa akumulues, në rrjetin elektroenergjetik janë (Fig. 7.5):


1) Fusha (matrica) e moduleve (paneleve), 2) Invertori, 3) Sistemi për monitorim,
4) Njehsorët për hyrje dhe dalje të energjisë elektrike, 5) Shpenzuesit AC

Invertori prodhon rrymë alternative sinusoidale e cila është në fazë me rrymën e rrjetit dhe i
jep atij aq fuqi sa mund të gjenerojë nga panelet FV. Kyçja (lidhja) për rrjet bëhet me
ndërprerësit/komutatorët (çelësit) e rrymës të vendosur në invertor ose jashtë tij. Me njehsorin
dalës mund të matet energjia e gjeneruar në sistemin FV.

75
Fig. 7.6 Qarku ekuivalent i një sistemi FV të lidhur, pa akumulues, për rrjet

Në shumë shtete energjia e prodhuar në këtë mënyrë njehsohet sipas tarifës motivuese dhe
kushton disa herë më tepër se energjia të cilën e shpenzojmë nga rrjeti.
Shembull: Në Gjermani vlera e energjisë së prodhuar me sistem FV është pesë herë më e
shtrenjtë se vlera e energjisë së rrjetit.

Fig. 7.7 Instalime të çative me planifikim më të gjerë: Gjermani (majt.) dhe Japoni (djatht.)

Sistemi FV zakonisht i shfaqet rrjetit si një burim i kontrolluar i rrymës. Ngarkesat


(shpenzuesit) lokale mund të përmbajnë rezistencë omike, induktive ose kapacitative. Nëse
rrjetin e paraqesim si burim të tensionit U kurse impedansën e rrjetit me Z, atëherë do ta kemi
modelin e Tevenenit për sistemin FV të lidhur në rrjet.

Invertori i rregullon të gjitha funksionet ndërmjetësuese me rrjetin (sinkronizimi,


mbitensioni/nëntensioni, mbifrekuenca/nënfrekuenca, shkyçjet etj.) dhe funksionet
kontrolluese të fushës (matricës) FV (ndjekja e pikës me fuqi maksimale - PFM).

76
Kur të merren parasysh gjitha këto përparësi, atëherë sistemet FV të lidhura për rrjet dhe të
vendosura në pozicione të mira qysh tash janë ekonomikisht të arsyeshme, e me reduktim të
mëtutjeshëm të kostos së sistemit do të jenë më ekonomike se rrjeti elektroenergjetik publik.
Një numër i madh i këtyre sistemeve janë instaluar nëpër botë. Në Gjermani, me projektin
“Programi për 1000 sisteme çatish” janë instaluan 2250 sisteme prej 1 kW deri 4 kW. Në
Japoni janë instaluar 9400 sisteme në çati, kurse në SHBA është në vijim plani për vendosjen
e sistemeve në 1.000.000 çative FV [28].

7.1.3. FV të integruara në ndërtesa

Në shumë projekte të banesave komerciale kemi përdorim të celulave FV të inkorporuara në


materialet ndërtimore të çative, mure, suvë dhe dritare. Këto celula quhen ‘fotovoltaikë të
integruara në ndërtesa’ (Building Integrated Photovoltaics – BIPV) dhe janë një nga
segmentet e industrisë fotovoltaike të cilat zhvillohen më së shpejti.

Fig. 7.8 Materiale të ndryshme integruese FV për fasada dhe mbulojëse

Sistemet e lidhura për rrjet gjenerojnë elektricitet që e zëvendëson elektricitetin me çmim më


të shtrenjtë që përdoret në kohërat e kërkesës maksimale. Kjo e redukton ngarkesën e rrjetës e
gjithashtu e eliminon nevojën për bateri akumuluese [29].

77
7.2. SISTEMET FV TË LIDHURA PËR RRJETIN PUBLIK ME BATERI PËR
AKUMULIM TË ENERGJISË

Sistemet FV të lidhura për rrjetin publik me bateri për akumulimin të energjisë janë të
ngjashme me sistemet e lidhura për rrjet, por me tipar plotësues të akumulimit të energjisë me
qëllim të furnizimit të disa shpenzuesve kur rrjeti publik është në defekt. Pas mbushjes së
baterive, teprica e energjisë së prodhuar shkon në rrjet. Por me këtë përfitim vijnë edhe rritja e
ndërlikueshmërisë, kostos dhe kërkesat për mirëmbajtje. Figura më poshtë e tregon
arkitekturën e një sistemi të zakonshëm FV të lidhur për rrjetin publike dhe me bateri
akumuluese.

Fig. 7.9 Elementet e sistemit FV të lidhur me akumulues në rrjetin publik

Në ditët e sotshme, disa invertorë janë opcionalisht të pajisur me një qark plotësues për
mbushjen e baterive, ndaj quhen invertorë dykahorë. Ata mund ta shkyçin funksionin e
invertorit dhe të bëhen mbushës efikas të baterive sipas nevojës.

Si shtojcë, një gjenerator mbështetës mund të lidhet direkt, si bateritë, për të njëjtin invertor.
Qarqet e brendshme të invertorit i japin mundësi gjeneratorit që t’ furnizojë shpenzuesit, e
njëkohësisht t’i mbushë bateritë nëse paraqitet nevoja.

78
7.3. SISTEME FV AUTONOME

Sistemet autonome operojnë (funksionojnë) pa ndonjë ndërveprim me rrjetin publik, kështu


që ata mbështeten vetëm në energji të ripërtrishme për prodhimin e elektricitetit dhe sistem
akumulues të baterive për mirëvajtje të furnizimit. Shumica e tyre përbëhet prej paneleve,
kontrolluesit të mbushjes dhe baterive akumuluese për pajisje të shpenzuesve me rrymë të
vazhduar. Nëse ekzistojnë shpenzues me rrymë alternative, atëherë nevojitet invertori.
Elementet e sistemit FV autonom janë paraqitur në Fig. 7.10

.
Fig. 7.10 Elementet e sistemit FV autonom

Ky sistem në të shumtën e rasteve mund të jetë sistemi më i shtrenjtë, pasi përveç


akumuluesve të energjisë (bateritë) nevojitet edhe sistem mbështetës, si gjeneratori i
erës/hidro/gas, për ta furnizuar sistemin për ditë të caktuara me radhë. Edhe numri i paneleve
diellore duhet të jetë mjaft i madh që të furnizojë të gjitha kërkesat për energji në objekt dhe
gjithashtu të bëjë mbushen e baterive.
Sistemet FV autonome mund të përdoren në shumë aplikime, siç shihet më poshtë.

7.3.1. Elektrifikimi rural

Shtetet në zhvillim që kanë fshatra të larguara së paku pesë kilometra nga rrjeti publik
distributiv, kanë filluar përdorimin e sistemeve FV autonome. Në sferën e ndriçimit përdoren

79
llambat LED të furnizuara me energji diellore. Gjatë nxjerrjes së ujit nga toka zakonisht
lidhen direkt me hidrofor që pajiset me motor elektrik të rrymës së vazhduar.

Fig. 7.11 Një sistem FV autonom ndriçues Fig. 7.12 Sistem FV autonom për pompim të ujit

7.3.2. Në transport

Fotovoltaikët (FV) tradicionalisht janë përdorur për energji ndihmëse gjatë eksplorimit të
gjithësisë. Rrallë herë FV është përdorur si energji për ngasjen e mjeteve transportuese, por
vetëm si energji plotësuese në vetura dhe barka. Arritjet e fundit në teknologjinë FV kanë
mundësuar përdorimin e tyre gjithnjë më të madh edhe në fushën e transportit diellor (solar),
si në atë tokësor ashtu edhe në atë ajror dhe ujor.

Fig. 7.13 Sistemet FV autonome gjithnjë e më shumë në fushën e transportit

80
7.3.3. Në telekomunikacion

Telekomunikimi është fusha e cila e hapi derën e përdorimit të sistemeve FV autonome duke i
instaluar ata në satelitët komunikues. Disa dekada më vonë ky sistem fillon të gjejë aplikim në
pajisjet telekomunikuese për përdorim të gjerë, siç janë celularët, laptopët, PAD-ët, dhe
pajisjet e tjera lëvizëse (mobile).

Fig. 7.14 Pajisje telekomunikuese me sisteme të integruara FV

81
8. OPTIMIZIMI I SISTEMEVE FV

8.1. HUMBJET E ENERGJISË

Në çdo sistem për shndërrimin e energjisë ekzistojnë humbje. Humbjet janë të pranishme
gjithashtu edhe në sistemet FV, madje në një masë relativisht të madhe. Shpesh është më e
kuptueshme që në mënyrë intuitive të flasim me termin e humbjeve të energjisë se sa me atë
të efiçiencës, edhe pse të dyja konceptet janë të njëjta me lidhje ndërmjet tyre: humbjet = 1 –
efiçienca, të shprehura të dyja në përqindje (%). Humbjet në sistemin FV mund të ndahen në
tri lloje kryesore:
1. Humbjet parafotovoltaike: Pakësim i dritës rënëse nëpërmjet të hijesimit, pluhurit, dëborës
dhe reflektimit para se të bjerë në materialin fotovoltaik. Te sistemet FV të koncentruara, këtu
përfshihen gjithashtu edhe humbjet e pajisjeve koncentruese.
2. Humbjet në modul: Reflektimi dhe varësia termike e moduleve
3. Humbjet në sistem: Humbjet në komponentët elektrikë, si në lidhjet instaluese, invertorët
dhe transformatorët.

Fig. 8.1 Komponentët përbërës të humbjeve në sistemet FV


82
Tabela 8.1 Përshkrimi i komponentëve përbërës të humbjeve në sistemet FV

Toleranca e Konsiderohet se moduli nuk prodhon fuqinë e deklaruar në


fuqisë së tabelën e të dhënave. Prodhuesi deklaron një tolerancë që
vlerësuar shpesh arrin deri në 5%.
Hijesimi mund të shkaktohet nga pemët, oxhaqet etj. Në varësi
Hijesimi nga lidhjet e celulave, hijesimi i pjesërishëm mund të ketë
efekt të konsiderueshëm.
Humbjet
Humbjet nga shkaku i papastërtisë mund të arrijnë deri në 4 %
para-
Papastërti në regjione me të reshura të shpeshta, dhe deri në 25% në
fotovoltaike
regjione të thata me të reshura sezonale (stinore) dhe pluhur.
Dëbora Në varësi nga lokacioni dhe përpjekjet për mirëmbajtje
Humbjet nga reflektimi rriten me rritjen e këndit të rënies.
Reflektimi Mirëpo, ky efekt është më pak i theksuar në lokalitetet me
shkallë (përqindje) të lartë të dritës difuze, d.m.th. reve.
Shndërrimi Efiçienca nominale jepet nga prodhuesi për kushte standarde.

Humbje në Me rritjen e temperaturës, zmadhohen humbjet e shndërrimit.


modul Humbje Këto humbje varen nga rrezatimi (lokaliteti), mënyra e
termike montimit (qelq, karakteristikat termike të materialeve), dhe
shpejtësia e erës. Një vlerësim i përafërt: ~ 8%
Instalimi Çdo kabllo ka rezistencë, e me këtë edhe sistemi ka humbje
Aftësia e ndjekësit të Pikës me Fuqi Maksimale (MPPT) që
MPP
vazhdimisht ta gjejë këtë pikë
Invertori Efiçienca e invertorit
Humbje në
sistem Nëse invertori është i nëndimensionuar, fuqia do t’i shkurtohet
(~14%) Invertori jo i në raste të dritës intensive. Nëse është i mbidimensionuar,
dimensionuar efiçienca e invertorit do të jetë shumë e ultë në raste të dritës
me intensitet të ultë
Humbjet në transformator në rast se sistemi duhet të lidhet me
Transformatori
rrjetën elektrike publike me tension të lartë
Fuqia humbet gjatë mbushjes dhe zbrazjes së baterive. Ato
Bateritë
janë me efiçiencë 75% - 80%.
Operimi dhe Koha Koha joproduktive për mirëmbajtje është zakonisht shumë e
mirëmbajtja joproduktive ultë te sistemet FV

Optimizimi i sistemeve FV bëhet me qëllimi që të maksimizohet fitimi i energjisë elektrike


nga sistemi diellor FV. Interesimi i investitorëve është në kualitet dhe qëndrueshmëri, meqë
në fund të fundit, kërkesa nga sistemet FV është që të prodhojnë sa më shumë energji
elektrike për periudhë sa më të gjatë.

83
Edhe pse një numër të madh të faktorëve nuk i kemi nën kontroll, përsëri mund të vendosim
disa rregulla të cilat do të rezultojnë në ngritje të prodhimit për rreth 10 – 20 %. [30]

Pjesa më jorentabile e gjithë sistemit janë panelet diellore. Gjatë kalimit të kohës ato i
nënshtrohen procesit të degradimit, që sjell ulje të efiçiencës rreth 1 % në vit. Kjo d.m.th. se
pas 20 vjetëve, sa llogaritet të jetë kohëzgjatja e një sistemi FV, efiçienca do të jetë 20 % më e
ultë [31].
Gjithashtu këtij degradimi i nënshtrohen edhe pjesët e tjera të sistemit, siç është invertori.

8.2. MASAT OPTIMIZUESE PËR PËRMIRËSIMIN E EFIÇIENCËS

8.2.1. Optimizimi i fuqisë (Ndjekja e Pikës së Fuqisë Maksimale - MPPT)

Ndjekja e pikës me fuqi maksimale siguron që në çdo moment të dhënë, për çdo sasi të dritës
diellore dhe në çdo temperaturë të celulës FV, të nxirret fuqia maksimale nga modulet.
Optimizuesit e fuqisë përdorin algoritme të përshtatshme për gjetjen e kombinimit më të mirë
të tensionit/rrymës në kushte të ndryshme dhe kështu i ngrenë performancat e sistemit FV
duke e përmirësuar afatin e kthimit të investimit (ROI - Return Of Investment).
Rënia e fuqisë dalëse ndodh si rrjedhojë e disa shkaqeve [32]:

a) b)
Fig. 8.2a) Karakteristika U-I dhe b) Karakteristika e fuqisë

1. Hijesimi i një pjesë të panelit sjell humbje të fuqisë dalëse. Nëse vetëm 9 % e sipërfaqes së
përgjithshme të panelit hijesohet do të kemi zvogëlim të fuqisë për 54 %. Shkak i kësaj
dukurie është kjo: celulat e modulit të cilat janë të lidhura në seri, kur njëra hijesohet, rryma
nuk rrjedh nëpër tërë serinë. Prandaj paralelisht me të lidhet një diodë anësore që e mundëson

84
rrjedhjen e rrymës duke e tejkaluar vargun. Kjo shkakton rënie të tensionit në skajet e vargut
dhe invertorit i mbetet të zgjedhë: ta optimizojë tensionin në vargun e paaftë ose ta
maksimizojë prodhimin e energjisë nga vargjet e paprekura. Në të shumtën e rasteve invertori
e zgjedh opcionin e dytë, duke rezultuar që prodhimi i energjisë nga vargu i paaftë të bie në
vlerën përafërsisht zero.

2. Shkak tjetër për rënie të fuqisë është mospërputhja e fuqive midis moduleve serike të një
sistemi FV. Kjo mund të sjellë një humbje drastike dhe joproporcionale të fuqisë në të gjithë
fushën (matricën) FV, dhe në disa raste dështim të tërësishëm të sistemit. Mospërputhja e
fuqive mund të jetë pasojë e defektit në ndonjë celulë ose pasojë e vjetërsisë së moduleve.

Panelet diellore mund të menaxhohen veç e veç nga ndjekës të pikës me fuqi maksimale të
instaluara në panel. Disa prodhues kanë njoftuar se në treg janë lëshuar pajisje për ndjekje të
MPP që mund të menaxhojnë vargje të veçanta (individuale) të celulave në një panel të
vetëm.

Fig. 8.3 Lidhja e optimizuesit të fuqisë (MPPT) dhe invertorit

Në praktikë, ndjekësi i pikës me fuqi maksimale (MPPT), është i vendosur ndërmjet modulit
diellor dhe invertorit që të mundësohet operim optimal.

Prodhuesit japin dy faktorë të efiçiencës:

85
1. Faktori maksimal i efiçiencës – ky faktor e tregon afërsinë e pajisjes me pikën e vërtetë të
fuqisë maksimale. Vlera tipike është rreth 97 %.
2. Faktori maksimal i efiçiencës – pasi efiçienca e ndjekjes nuk është e njëjtë për shkak të
variacioneve të rrezatimit, ndjekësi i MPP do të punojë në regjimin nënoptimal. Ky është një
faktor i efiçiencës mesatare që do të pritej në territorin e Europës së Mesme. Vlera tipike është
rreth 95 %.

8.2.2. Orientimi optimal i paneleve diellore

Për performanca më të mira, sistemi FV duhet ta maksimizojë kohën në të cilën është i kthyer
përballë diellit. Pozita e diellit ndryshon gjatë ditës, gjatë stinëve dhe prej gjerësisë
gjeografike në të cilën jetojmë. Këndi duhet të zgjidhet në varësi prej asaj se çfarë duam të
optimizojmë: prodhimin dimëror, prodhimin veror apo prodhimin vjetor.

Fig. 8.4 Harta e orientimit të paneleve

Sistemet e montuara statike mund të optimizohen duke e analizuar shtegun diellor (trajektoren
e diellit).
Panelet shpesh janë të anuara nën kënd të barabartë me këndin e gjerësisë gjeografike, por
performancat mund të përmirësohen duke ia përshtatur këndin stinës së dimrit dhe të verës.

Potenciali diellor vjetor (në figurë) jepet si funksion i orientimit dhe këndit të pjerrtësisë për
lokalitet të caktuar.

86
8.2.3. Pajisjet për ndjekjen (gjurmimin) e diellit

Mënyra më efektive e shfrytëzimit të energjisë diellore është përdorimi i ndjekësit diellor, me


të cilin rritet prodhimi total i energjisë elektrike. Ndjekësit diellor e realizojnë këtë duke i
lëvizur panelet diellore ashtu që ta ndjekin diellin. Rritja e prodhimit mund të arrijë deri 20 %
në dimër dhe 50 % në verë [33]. Kjo shumë varet edhe nga lokaliteti i sistemit FV. Në
përgjithësi, lokalitetet me shkallë (përqindje) të lartë të dritës direkte diellore, si Spanja dhe
Finlanda, do të përfitojnë më tepër nga ndjekja diellore se lokalitetet me shkallë (përqindje) të
lartë të dritës difuze, siç është Gjermania.

Ndjekësit mund të jenë njëboshtorë ose dyboshtorë. Ata njëboshtorë e bëjnë ndjekjen e diellit
prej lindjes e deri në perëndim gjatë ditës. Këndi ndërmjet moduleve dhe tokës nuk ndryshon.
Në këtë ndjekje moduli mund të mos jetë i kthyer saktësisht përballë diellit në çdo kohë.
Ndjekësit dyboshtorë gjatë ditës i ndryshojnë të dy drejtimet e tyre, njëri lindje-perëndim, e
tjetri zmadhim-zvogëlim i këndit ndërmjet modulit dhe tokës. Moduli është çdoherë i kthyer
përballë diellit.
Ndjekësit dyboshtorë janë relativisht më të ndërlikuar se ata të tipit njëboshtorë.

Fig. 8.5 Orientim njëboshtor dhe dyboshtor

Në tabelë është dhënë shkalla e përfitimit nga përdorimi i ndjekësve njëboshtorë dhe
dyboshtorë në krahasim me montimin e fiksuar nën kënd optimal apo horizontal. Ndjekja
(gjurmimi) e ngrit raportin e performancës të një sistemi. Ajo gjithashtu rezulton efiçiencë më
të lartë të invertorit. Si shtojcë është reduktimi i madh i hijesimit.

87
Tabela 8.2 Shkalla e përfitimit nga përdorimi i ndjekësve të Diellit

Panel i Montim i Ndjekje


rrafshët me fiksuar me Ndjekje njëboshtore Ndjekje
sipërfaqe kënd njëboshtore me rregullim dyboshtore
horizontale optimal sezonal
Zmadhimi i energjisë në
-15% 0% 20% 26% 32%
krahasim me anësimin optimal
Kostoja fillestare për m2 0% 5% 10% 15% 20%

8.2.4. Temperatura optimale e moduleve

Rritja e temperaturës do të thotë ulje të efiçiencës. Për çdo rritje prej 1 oC kemi 0.5 %.
zvogëlim të fuqisë elektrike dalëse. Prej momentit kur dielli fillon të rrezatojë, temperatura
fillon të ngrihet (rritet). Kur ajo të arrijë 110 oC do të kemi 43 % zvogëlim në prodhim.
Ventilimi i mirë do ta ngrejë (rritë) për disa përqind efiçiencën. Zgjidhje e mirë është edhe tipi
i paneleve PV-T (Fotovoltaik-Termal), ku kemi ftohje të paneleve me ujë, i cili ujë pasi të
ngrohet përdoret në amvisëri.

Fig. 8.6 Panelet PV-termale

8.2.5. Instalimi optimal elektrik

Gjatë rrezatimit të lartë, nëpër përçues kalon rrymë e madhe e kjo shkakton humbje termike
nëse përçuesit nuk janë dimensionuar si duhet. Me qëllim që ti zvogëlojmë këto humbje mund
ta zvogëlojmë rezistencën e përçuesve duke i mbi-dimensionuat ata. Kjo do ta rrisë prodhimin
për 5%.

88
9. DIZAJNIMI I SISTEMEVE FV

9.1. PARIMET THEMELORE QË DUHET TË NDIQEN GJATË DIZAJNIMIT TË


SISTEMIT FV

1. Selektoni paketin e sistemit që i plotëson nevojat e pronarit. Kriteri i blerësit të


sistemit mund të përbëhet prej reduktimit të pagesës mujore për energji elektrike,
përftimeve ndaj mjedisit, dëshirës për fuqi plotësuese, kufizimeve buxhetore fillestare
etj. Përcaktoni madhësinë dhe orientimin e fushës (matricës) FV për furnizimin me
fuqi dhe energji elektrike.

2. Siguroni sipërfaqen e çatisë apo hapësirave të tjera instaluese që janë të afta ta mbajnë
madhësinë e sistemit të dëshiruar.

3. Me sipërfaqen e dhënë, përdorni bazën e të dhënave për vlerat mesatare si për


intensitetin e dritës direkte ashtu edhe për atë difuze.

4. Përcaktoni materialet të cilat janë të rezistueshme ndaj dritës së diellit dhe motit për
përdorim të jashtëm.

5. Përcaktoni se a kanë mundësi panelet të pjerrtësohen (anohen), dhe nëse jo, sa është
këndi i pjerrtësisë dhe ai i azimuthit.

6. Zgjidhni modulin FV në bazë të karakteristikave tension-rrymë (V-I), varësia e


temperaturës, efiçienca e modulit dhe fuqia maksimale, duke u bazuar në të dhënat e
prodhuesve.

7. Vendosni fushën (matricën) FV në atë mënyrë që t’i minimizoni hijesimet nga gjethet
e pemëve, gypat e ventilimit dhe strukturat e tjera në afërsi.

8. Dizajnoni (projektoni) sistemin në përputhshmëri me të gjitha rregullat aplikuese


ndërtimore dhe elektrike.

9. Dizajnoni sistemin më një humbje minimale elektrike për shkak të instalimit,


siguresave, ndërprerësve, dhe invertorëve.
10. Llogaritni humbjet që vijnë nga hijesimi, dëbora dhe papastërtia.

11. Përzgjidhni komponentët elektrikë që mund të përputhen me fuqinë nominale të pritur.


Shikoni vlerat e humbjeve dhe kualitetin e ndjekësit të pikës me fuqi maksimale
(MPPT), nga të dhënat e prodhuesve.

89
12. Strehojeni dhe menaxhojeni në mënyrë të duhur sistemin e baterive, nëse ato janë të
nevojshme.

13. Sigurohuni që dizajnimi t’i plotësojë kërkesat e ndërlidhjes me rrjetin elektrik publik.

14. Me të gjitha këto të dhëna hyrëse, llogaritni fuqinë nominale dhe energjinë e prodhuar
vjetore të sistemit në tërësi.

15. Kjo duhet të përsëritet disa herë për lokalitetin e njëjtë, por duke ndryshuar modulet,
invertorët, ndjekësit e MPP dhe kabllot. Energjia e prodhuar nga kombinimet e
ndryshme pastaj duhet të krahasohet me koston e sistemeve.

Fig. 9.1 Dizajnimi i sistemit FV

9.2. PËRCAKTIMI I KËRKESËS PËR KONSUMIM TË FUQISË DHE ENERGJISË

Shkalla e parë në dizajnimin e sistemit diellor FV është gjetja e shpenzimit të përgjithshëm të


fuqisë dhe energjisë nga të gjithë shpenzuesit që duhet të furnizohen me sistemin FV, si vijon:

1. Llogaritja totale e Wh/ditë për çdo shpenzues të përdorur. Llogaritet shuma e Wh për të
gjithë shpenzuesit që të gjendet totali i Wh/ditë që duhet t’u shpërndahet shpenzuesve.

90
2. Llogaritja totale e Wh/ditë që nevojitet nga modulet FV. Llogaritet prodhimi ndërmjet
Wh/ditë-totale (të shpenzuesve) dhe koeficientit 1.3 (humbjet e energjisë në sistem) për të
gjetur Wh/ditë-totale që duhet të jepet nga panelet.

9.3. DIMENSIONIMI I KOMPONENETEVE KRYESORE TË SISTEMIT FV

Sistemet FV përmbajnë komponente të ndryshme të cilat duhet të përzgjidhen sipas tipit të


sistemit, hapësirës instaluese dhe harxhuesit që ne kemi zgjedhur. Komponentet kryesore të
sistemit FV janë: kontrolluesit për mbushjen e baterive, invertorët, bateritë, burimet ndihmëse
të energjisë dhe ngarkesat (harxhuesit) [34].

 Moduli FV – e shndërron dritën e diellit në rrymë elektrike të vazhduar (DC)


 Kontrolluesi i mbushjes diellore – e rregullon tensionin dhe rrymën që vjen nga
panelet FV për në bateri dhe e pengon tejmbushjen e baterive.
 Invertori – e shndërron daljen e rrymës sëvazhduar (DC) nga panelet FV në rrymë të
pastër alternative (AC) për harxhues të rrymës alternative ose për furnizimin e rrjetit
publik.
 Bateria – e akumulon energjinë elektrike që do të përdoret për furnizimin e
shpenzuesve të rrymës alternative sipas kërkesës.
 Ngarkesa – është harxhues elektrik që furnizohet nga sistemi FV, si: ndriçuesit,
televizori (TV), radioja, frigoriferi, kompjuteri etj.
 Burimet ndihmëse të energjisë – mund të jetë agregati (gjeneratori) dizel ose burim i
ripërtrishëm

9.3.1. Dimensionimi i moduleve FV

Dimensione të ndryshme të moduleve FV do të prodhojnë sasi të ndryshme të fuqisë. Për t’i


gjetur dimensionet e moduleve FV, na nevojitet fuqia e prodhuar maksimale (Wp). Fuqia e
prodhuar maksimale (Wp) varet nga dimensioni i moduleve FV dhe klima në lokalitetin e
instalimit. Duhet ta marrim parasysh edhe “faktorin gjenerues të panelit - PGF”, i cili është i
ndryshëm për lokalitete të ndryshme. Për shtetet e Europës faktori gjenerues i panelit ka vlerë
2.93. Me këtë faktor pjesëtohet fuqia totale e prodhuar Wh/ditë.

91
Për t’i përcaktuar dimensionet e moduleve FV, do të llogarisim si në vijim:
1. Llogaritja e fuqisë totale maksimale (Wp) të vlerësuar për modulet FV. Llogarisim
herësin e fuqisë totale Wh/ditë të moduleve FV dhe faktorit gjenerues të panelit (2.93), që ta
fitojmë fuqinë totale maksimale (Wp) të vlerësuar për modulet FV e cila do të nevojitet për të
furnizuar shpenzuesit.
2. Llogaritja i numrit të paneleve (moduleve) FV për sistemin. E bëjmë pjesëtimin e
rezultatit të fituar më lartë me fuqinë maksimale (Wp) të modulit FV që e kemi në
dispozicion. Nëse fitohet numër decimal, e marrim numrin ardhshëm të plotë dhe ky do të jetë
numri i moduleve FV të kërkuar.

Rezultati i fituar nga llogaritjet është numri minimal i paneleve FV që nevojiten për
furnizimin e shpenzuesve të paraparë. Nëse instalohen më shumë panele, sistemi do të
funksionoj më mirë dhe kohëzgjatja e baterive do të përmirësohet.

9.3.2. Dimensionimi i invertorit

Invertori përdoret në sisteme ku nevojitet në dalje të ketë rrymë alternative (AC). Fuqia
nominale dalëse e invertorit nuk duhet asnjëherë të jetë më e vogël se fuqia totale e
shpenzuesve. Tensioni nominal i invertorit duhet të jetë i njëjtë me atë të baterive.

Për sisteme autonome, invertori duhet të jetë mjaft i madh që të mund t’i bëjë ballë sasisë së
fuqisë totale që do të përdoret në të njëjtën kohë. Fuqia e tij duhet të jetë 25-30 % më e madhe
se fuqia totale e shpenzuesve që do të lidhen.
Në raste kur shpenzuesit janë të tipit motor apo kompresor, fuqia e invertorit duhet të jetë
minimum tri herë më e madhe se fuqia e këtyre shpenzuesve, me qëllim që ai ta durojë
rrymën fillestare gjatë startimit.
Për sisteme të lidhura në rrjetin publik, fuqia nominale e invertorit duhet të jetë e njëjtë me
fuqinë maksimale (Wp) të fushës (matricës) FV për t’u siguruar operim i sigurt dhe efiçient.

92
9.3.3. Dimensionimi i baterive

Tipi i baterive që rekomandohen për përdorim te sistemet diellore FV është bateri me cikël të
thellë. Bateritë me cikël të thellë janë të dizajnuara posaçërisht që të mund të zbrazen në nivel
shumë të ultë të energjisë dhe të mbushen shpejt. Ato kanë aftësi ta durojnë zbrazjen dhe
mbushjen e përditshme, duke qëndruar kështu vite me radhë. Bateritë duhet të kenë kapacitet
të mjaftueshëm për deponimin e energjisë elektrike të duhur për furnizimin e shpenzuesve
gjatë natës dhe në ditë me re.

Për ta bërë dimensionimin e baterive, duhet të bëhen llogaritjet në vijim:


1. Llogaritet fuqia totale (Wh/ditë) e shpenzuesve,
2. Gjendet herësi ndërmjet fuqisë totale (Wh/ditë) dhe numrit 0.85, që është koeficienti i
humbjeve në bateri,
3. Gjendet herësi ndërmjet rezultatit të mësipërm (2.) dhe numrit 0.6, që është thellësia e
zbrazjes,
4. Gjendet herësi ndërmjet rezultatit të mësipërm (3.) dhe tensionit nominal të baterisë,
5. Gjendet prodhimi ndërmjet rezultatit të mësipërm (4.) dhe numrit të ditëve të punës
autonome (që nevojiten për punë të shpenzuesve pa gjenerim të elektricitetit nga sistemi FV).

Nga kjo, për përcaktimin e kapacitetit të baterive (Ah) të baterive me cikël të thellë kemi:
Kapaciteti i baterive (Ah) = Fuqia totale e shpenz. (Wh/ditë) × Ditët e punës autonome
0.85 × 0.6 × Tensioni nominal i baterisë

9.3.4. Dimensionimi i kontrolluesit të mbushjes së baterive

Kontrolluesi i mbushjes së baterive vlerësohet sipas tensionit dhe rrymës së tij nominale.
Përzgjedhni atë kontrollues të mbushjes që përputhet me tensionin e fushës FV dhe të
baterisë. Pastaj sigurohuni që kontrolluesi i mbushjes mund t’i qëndrojë intensitetit të rrymës
nga fusha FV.
Dimensionimi i kontrolluesit të mbushjes varet nga rryma totale që e japin panelet FV e cila
rrymë varet nga konfiguracioni i paneleve (konfiguracioni serik apo paralel). Sipas praktikave
standarde, dimensionimi i kontrolluesit të mbushjes është që të merret rryma e lidhjes së
shkurtër e fushës FV dhe të shumëzohet me koeficientin 1.3 (humbjet e fuqisë në sistem).

93
Klasifikimi i kontroll. të mbushjes = Rryma totale e lidhjes së shkurtër për fushën FV × 1.3

Shënim: Për kontrolluesin e mbushjes së Ndjekësit të pikës së fuqisë maksimale (MPPT),


dimensionimi do të ndryshojë.

Shembull: Të dizajnohet sistemi FV në një shtëpi me këta shpenzues:

Një llambë fluoreshenteme shuarse elektronike me fuqi 18 W që përdoret 4 orë në ditë.


Një ventilator me fuqi 60 W që përdoret 2 orë në ditë.
Një frigorifer me fuqi 75 W i lidhur 24 orë në ditë, por kompresori i tij punon 12 orë në ditë.
Sistemi do të furnizohet nga një modul FV me tension nominal U = 12 Vdc, dhe me fuqi
maksimale Pm = 110 Wp.

1. Përcaktimi i kërkesës për konsumim të fuqisë dhe energjisë:


1.1. Llogaritja e fuqisë totale Wh/ditë për çdo shpenzues të përdorur:
(18 W × 4 h/ditë) + (60 W × 2 h/ditë) + (75 W × 12 h/ditë) = 72 Wh/d + 120 Wh/d + 900
Wh/d = = 1092 Wh/ditë

1.2. Llogaritja e fuqisë totale Wh/ditë që nevojitet nga paneli FV:


1092 Wh/ditë × 1.3 = 1419.6 Wh/ditë

2. Dimensionimi i moduleve FV:


2.1. Llogaritja e fuqisë totale maksimale (Wp) të vlerësuar për modulet FV:
1419.6 / 2.93 = 484.5 Wp

2.2. Llogaritja e numrit të paneleve (moduleve) FV për sistemin:


484.5 / 110 = 4.4 module
Kërkesa aktuale = 4 module. Pra, ky sistem duhet të furnizohet me së paku 4 module FV me
fuqi maksimale 110 Wp.

3. Dimensionimi i invertorit:
Fuqia totale e të gjithë shpenzuesve = 18 + 60 + 75 = 153 W
Për shkak të sigurisë invertori duhet të jetë më i madh për 25-30 %.

94
Fuqia e invertorit duhet të jetë rreth 190 W ose më tepër.

4. Dimensionimi i baterive:
Fuqia totale (Wh/ditë) e shpenzuesve = (18 W × 4 h/d) + (60 W × 2 h/d) + (75 W × 12 h/d)
Tensioni nominal i baterisë = 12 V
Numri i ditëve autonome = 3

Kapaciteti i baterive (Ah)


= [(18 W × 4 h/d) + (60 W × 2 h/d) + (75 W × 12 h/d)] × 3d = 535.29(Ah)
0.85 × 0.6 × 12

Bateritë duhet të jenë me kapacitet 600 Ah, tension 12 V për 3 ditë punë autonome

5. Dimensionimi i kontrolluesit diellor të mbushjes:


Specifikat e modulit FV: Pm = 110 Wp, Vm = 16.7 Vdc, Im = 6.6 A, Voc = 20.7 A, Isc = 7.5 A
Klasifikimi i kontrolluesit të mbushjes = (4 vargje × 7.5 A) × 1.3 = 39 A
Pra, kontrolluesi i mbushjes duhet të jetë mbi 40 A dhe tension 12 V.

95
10. OPTIMIZIMI I PROCESEVE ME ANË TË PROGRAMIT
SIMULUES

Dimensionimi i detajuar dhe llogaritja e prodhimit të energjisë sot ofrohen nëpërmjet


programeve kompjuterike, kështu që performancat e sistemit real mund të simulohen
përafërsisht. Do të ishte gjë më e besueshme që llogaritjet e ndryshme rreth dimensionimit të
integrohen në program të kompjuterit dhe ai të ekzekutohet.
Softuerët në fushën e fotovoltaikëve mund të përdoren si vegël planifikimi ose monitorimi.
Në ditët e sotme ekzistojnë programe të shumta që janë të gatshme për këtë detyrë, dhe me
njërin prej tyre do të njihemi në pika të shkurtra.

10.1. PROGRAMI SIMULUES - PVSYST

Pvsyst është një paket softuerik për studim, dizajnim (projektim), dimensionim, simulim dhe
analizë të të dhënave të sistemeve FV, i zhvilluar nga Instituti i Shkencave dhe Mjedisit,
Grupi Energjetik, pranë Universitetit të Gjenevës (Zvicër).

Ky softver është i orientuar kah arkitektët, inxhinierët, dhe hulumtuesit dhe përmban vegla
shumë të dobishme edukative. Gjithashtu përmban edhe Ndihmësin e zgjeruar kontekstual
(Help), i cili i shpjegon në detaje procedurat dhe modelet e përdorura.
Versioni i ri Pvsyst 5.0, përfaqëson një modernizim të softuerit, ku në bazën e të dhënave
përmbahen 7200 lloje të moduleve PV dhe 2000 lloje të invertorëve [35].

Dizajnimi paraprak. Është një vegël e lehtë dhe e shpejtë, që mundëson paradimensionim të
sistemeve të rrjetit, autonome dhe të pompave. Në varësi prej kërkesës së përdoruesit (si
energjia, uji i nevojshëm, dhe disa parametra të tjerë hyrës), bën dimensionimin e
komponenteve të sistemit FV, i vlerëson prodhimin dhe performancat mujore, dhe nxjerr
vlerësimet ekonomike paraprake të sistemit FV.
Dizajnimi i projektit. E kryen simulimin e detajuar në njësi të orës, duke e përfshirë edhe
sistemin ekspert të përdorshëm lehtë që i ndihmon përdoruesit ta përkufizojë sistemin FV dhe
t’i përzgjedhë komponentet e duhura. Këtu prodhohet Raporti i tërësishëm me të gjitha
parametrat dhe rezultatet kryesore, i cili mund të printohet.

96
Veglat. I ofrojnë të dhënat meteorologjike dhe të komponenteve. Gjithashtu ofrojnë një
zgjedhje të gjerë të veglave diellore (gjeometria diellore, efekti mbi rrafshet e pjerrtësuara
etj.), si dhe mënyrë të mirë të importimit të të dhënave reale nga matjet e sistemeve ekzistuese
FV për krahasim të afërm me vlerat e simuluara.

Vegla për hijesim të afërt 3D. Pamje e skenave të hijesuara në ngjyra reale e përmirësojnë
kuptimin dhe i japin projektit një imazh më tërheqës. Animacioni i hijesimit përgjatë një dite
të caktuar, gjithashtu e qartëson ndikimin e hijesimit në situatën e dhënë. Implementimi i
rrafsheve ndjekëse në veglën e hijesimit 3D është posaçërisht i përshtatshëm për optimizimin
e fushave (matricave) FV me shpërndarje heliostate.

Diagrami i detajuar për humbjet. Bën qartësimin e humbjeve në çdo nivel të sistemit dhe
jep një pamje të thellë për kualitetin e dizajnimit të sistemit FV.

10.2. DIZAJNIMI DHE SIMULIMI I PROJEKTIT “SISTEMI FV MBI


LABORATORIN E FAKULTETIT TEKNIK NË PRISHTINË”

Dëshirojmë të dimë se sa energji elektrike do të mund të përfitohet dhe sa do të jetë fuqia


maksimale e prodhuar, nga sistemi fotovoltaik të lidhur për rrjet, të ndërtuar mbi Laboratorin
e Fakultetit Teknik – Prishtinë. Hapësira ka sipërfaqe diçka mbi 5000 m2, dhe rreth saj nuk ka
objekte që do të mund të shkaktonin hijesime.
Panelet që dëshirojmë t’i instalojmë janë të teknologjisë njëkristalore dhe do të mund t’i
zgjedhim nga libraria e programit. Gjithashtu aty do t’i zgjedhim edhe invertorët.

(a) Fotografia e marrë nga GoogleMap (b)


Fig. 10.1(a) Laboratori me planin ideor për sistem FV mbi çati, (b) projekt i ngjashëm

97
10.3. PROCEDURA E ELABORIMIT:

10.3.1. Përkufizimi i projektit

Emri i projektit: Sistemi FV mbi laboratorin e Fakultetit Teknik – Prishtinë


Pronari: Fakulteti Teknik
Adresa: Kodra e Diellit, p.n.
Qyteti: Prishtinë
Shteti: KOSOVË

10.3.2. Të dhënat për parametrat e lokalitetit: Gjeografik dhe të motit:

Shteti: KOSOVË
Lokaliteti: Prishtinë
Koordinatat gjeografike: Gjerësia gjeografike: 42o40’ N , Gjatësia gjeografike: 21o10’ E,
Lartësia mbidetare: 652m
Të dhënat e motit: Prishtina_sun.met :Prishtina, Synthetic Hourly data (Të dhëna të
sintetizuara nga programi Meteonorm ‘97)
Këtu jepen të dhëna për:
rrezatimin global dhe atë difuzor (kWh/m2.muaj ose kWh/m2.ditë ),
temperaturat mesatare mujore (oC), dhe
shpejtësia mesatare mujore e erës (m/s).

98
Fig. 10.2 Diagrami i shtegut diellor për Prishtinën (42o40’ N , 21o10’ E)

Diagrami i shtegut diellor (trajektores) (Fig.10.2) është një vegël shumë e dobishme në fazën
e parë të dizajnimit të sistemeve fotovoltaike, për përcaktimin e hijeve eventuale.

Fig.10.3 Parametrat e lokalitetit gjeografik

Rrezatimi global (rrezatues dhe difuzor) vjetor për Prishtinën është 1193 [kWh/m2.vit].

99
Vlera e efektit Albedo për vende urbane është 0.14 - 0.22, ne do ta marrim mesataren 0.2. [36]

10.3.3. Krijimi i variantit të parë për këtë projekt

Orientimi. E zgjedhim opsionin:


Rrafsh i pjerrtë i fiksuar , Pjerrtësimi = 30°, Azimuthi = 0° (nga Jugu).

Vlera e pjerrtësimit tregohet automatikisht së është vlera optimale në opsionin “Shfaq


optimizimin”. Optimizimi për sisteme të lidhura për rrjet bëhet për një vit të tërë, e jo për stinë
(sezonë) si te sistemet autonome dhe ato për nxjerrjen e ujit.

Faktori i transpozicionit = 1.07

(Faktori i transpozicionit e tregon raportin ndërmjet rrezatimit të paneleve dhe rrezatimit


global)

Fig. 10.4 Dritarja për vendosjen e të dhënave për pjerrtësinë e panelit

100
10.3.4. Sistemi

Në grupin “Paradimensionim, përkufizojmë: Sipërfaqja maksimale në dispozicion = 5000


m2 .

Zgjidhja e modulit FV. Prej bazës së të dhënave ku janë të regjistruar mbi 7200 lloje të
moduleve FV, zgjedhim modelin e panelit diellor dhe ky është: CS6P – 230M, me fuqi dalëse
maksimale Wp = 230 W nga prodhuesi kanadez Canadian Solar Inc. Me karakteristikat e
paraqitura.

Fig.10.5 Dritarja për përkufizimin e llojit të modulit FV

Zgjedhja e invertorit. Gjithashtu edhe invertorët përzgjidhen nga baza e të dhënave të


softuerit ko janë të regjistruara mbi 2000 lloje të invertorëve.
Për projektin tonë do ta zgjedhim invertorin: SG 100K3 me fuqi nominale Pn = 100 kW dhe
tension dalës prej 450-880 V, nga prodhuesi Hefei.
Karakteristikat i japim në vijim.

101
Fig. 10.6 Dritarja për përkufizimin e llojit të invertorit

Zgjedhja e këtyre komponenteve është bërë në bazë të rekomandimeve të disa kompanive


instaluese të sistemeve FV në SHBA.
Sipas komenteve të softuerit në “Dizajno fushën”, do ta zgjedhim numrin e invertorëve duke u
bazuar në sipërfaqen që do të duhet të përfshihet nga panelet FV, e nga ajo edhe fuqia e tyre
maksimale. Numri i invertorëve që do të instalohen do të jetë 6.

Fig.10.7 Kushtet e dimensionimit të invertorit

Me opsionin “Paraqite dimensionimin” (Fig.10.7), tregohen kushtet që duhet të plotësohen.


Këtu shohim se tensioni maksimal i fushës FV (këtu 720V) është limit i patjetërsueshëm për
102
këtë sistem, që është më i ultë se tensioni maksimal absolut i invertorit VmaxAbs (880 V) apo
Vmppmin (710V).
Dhe në fund paraqitet përkufizimi i sistemit FV të lidhur në rrjet (Fig. 10.8). Shohim se janë
të përzgjedhur tipi i moduleve FV, tipi i invertorit si dhe është treguar mënyra e dizajnimit të
fushës FV. Nën rubrikën e dizajnimit është dhënë se numri i moduleve/paneleve të lidhura në
varg është 19, që do të thotë se tensioni i dalës nga fusha FV në gjendje punuese (60oC) do të
jetë:19 × Vmpp(60oC) = 19 × 25.3 V = 480.7 V. [37]

Fig. 10.8 Përkufizimi i sistemit FV të lidhur në rrjet

Gjithashtu jepet se numri i vargjeve totale është 138 të cilat në temperaturë punuese (60oC) e
japin vlerën e rrymës në dalje të fushës FV që është:

103
138 × Impp (60oC) = 138 × 8.19 A = 1130 A

Për modulet janë dhënë edhe disa karakteristika në kushte të gjendjes punuese:

1. Karakteristika U-I

Fig 10.9. Karakteristika U-I për rrezatimin h = 1245 W/m2 dhe temperaturë punuese 59 oC.

2. Fuqia e daljes P = f(U)

Fig 10.10. Karakteristika e fuqisë për rrezatimin h = 1245 W/m2 dhe temp. punuese 60 oC.

104
10.3.5. Ekzekutimi i simulimit

E shtypim butonin “Simulim” i cili është i aktivizuar pasi nuk ka asnjë buton me ngjyrë të
kuqe.
Do të paraqiten këta butonë për rezultate të detajuara:

a) Raporti,
b) Tabelat,
c) Grafët e parapërkufizuar,
ç) Evaluimi ekonomik.

a) Raporti

Raporti përbëhet prej tri faqeve në të cilat kemi:

- Në faqen e parë: të gjitha parametrat e këtij simulimi.

- Në faqen e dytë: një përkujtues për parametrat, rezultati kryesor, grafikët e vlerave të
normalizuara, dhe tabela e vlerave mujore.

- Në faqen e tretë: diagrami i humbjeve të sistemit FV, duke e paraqitur bilancin energjetik
dhe të gjitha humbjet.

Raporti është një indikator (tregues) i mirë për kualitetin e sistemit tonë dhe menjëherë do t’i
shfaqë gabimet e mëdha në dimensionim nëse ekzistojnë.

105
1. Parametrat e simulimit

PVSYST V5.5 17/07/11 Faqja 1/3

Sistemi FV i lidhur në rrjet: Parametrat e simulimit


Projekti: Sistemi FV mbi laboratorin e Fakultetit Teknik – Prishtinë
Lokaliteti gjeografik: Prishtina Shteti: KOSOVË
Shtrirja: Gjerësi gjeogr. 42.7oN Gjatësi gjeogr. 21.2oE
Koha e përkufizuar si: Kohë legale: Zona kohore: UT+2 Lartësia mbidetare: 652 m
Të dhënat meteorologjike: Prishtina, Të dhëna sintetike për çdo orë

Varianti simulues: Varianti i re simulues


Data e simulimit: 17/07/11 20h44

Parametrat e simulimit
Orientimi i rrafshit të kolektorit (panelit) Pjerrtësia: 30o Azimuthi: 0o
Horizonti Horizont i lirë
Hije e objekteve në afërsi Nuk ekziston

Karakteristikat e fushës FV
Modulet FV Si-njëkristalor Modeli C S6P – 230M
Prodhues Canadian Solar Inc.
Numri i moduleve FV Në seri 19 module Në paralele 138 vargje
Numri total i moduleve Nr. i moduleve 2622 Fuqia nom. e njësisë 230 Wp
Fuqia e përgj. e fushës FV Nominale (STC) 603 kWp Në kushte pune (50oC) 535 kWp
Karakterist. punuese e fushës FV (50oC) Umpp 507 V Impp 1054A
Sipërfaqja totale Sipërfaqja e moduleve 4218 m2 Sipërfaqja e celulave 3758 m2

Invertorët Modeli SG 100K3


Prodhues Hefel
Karakteristika Tensioni punues 450-880 V Fuqia nom. e njësisë 100 kW AC
Grupi i invertorëveNumri i invertorëve 6 njësi Fuqia totale 600 kW AC

Faktorët e humbjes së fushës FV


Faktori i humbjeve termike Uc (const) 20.0 W/m2KUv (era) 0.0 W/m2K/m/s
Temp. Nom. Punuese e Kolekt. (G=800W/m2, Temp=20oC, Shpejt. e erës=1m/s) TNPK 56 oC
Humbjet omike në përçues Rezist. e përgj.e fushës FV 8.2 mΩ Pjesa e humbur 1.5% në STC
Humbjet në kualitetin e moduleve Pjesa e humbur 1.1%
Humbje në mospërputhje të moduleve Pjesa e humbur 2.0% në MPP
Efekti rënës, Parametrizimi ASHRAE IAM = 1-bo (1/cosl-1 ) Parametri bo 0.05

Kërkesat e përdoruesit: Ngarkesë pa kufi (Rrjet)

106
2. Rezultatet kryesore
PVSYST V5.5 17/07/11 Faqja 1/3

Sistemi FV i lidhur në rrjet : Rezultatet kryesore

Projekti: Sistemi FV mbi laboratorinë e Fakultetit Teknik – Prishtinë


Varianti simuluese:Variantia i ri simulues
Parametrat kryesore të sistemit Tipi i sistemit I lidhur në rrjet
Orientimi i fushës FV Pjerrtësia 30o Azimuthi 0o
Modulet FV Modeli C S6P – 230M Pnom 230 W
Fusha FV Nr. i moduleve 2622 Pnom totale 603 kWp
Invertori Modeli SG 100K3 Pnom 100 kW AC
Grupi i invertorëve Numri i njësive 6.0 Pnom totale 600 kW AC
Kërkesat e përdoruesit: Ngarkesë pa kufi (Rrjet)

Prodhimi i normalizuar (për kWp të instaluar) Raporti i performancës (PR)

Varianti i ri për simulim - Bilanci dhe rezultati kryesor

Legjenda:
GlobHor – Rrezatimi Global Horizontal T Amb – Temperatura e mjedisit
GlobInc – Rënia Globale mbi Rrafshin e Kolektorit GlobEff – Korrekc. Efektiv Glob. për IAM dhe Hijesim
Earray – Energjia Efektive në Dalje të Fushës E_Grid – Energjia që Injektohet në Rrjet
EffArrR – Efiç. e Energjisë Dalëse nga Fusha/Përaf. EffSysR – Efiçienca e Energjisë Dalëse nga Sistemi

107
3. Diagrami i humbjeve
PVSYST V5.5 17/07/11 Faqja 1/3
Sistemi FV i lidhur në rrjet: Rezultatet kryesore
Projekti: Sistemi FV mbi laboratorin e Fakultetit Teknik – Prishtinë
Varianti simulues:Varianti i ri simulues
Parametrat kryesorë të sistemit Tipi i sistemit I lidhur në rrjetë
Orientimi i fushës FV Pjerrtësia 30o Azimuthi 0o
Modulet FV Modeli C S6P – 230M Pnom 230 W
Fusha FV Nr. i moduleve 2622 Pnom totale 603 kWp
Invertori Modeli SG 100K3 Pnom 100 kW AC
Grupi i invertorëve Numri i njësive 6.0 Pnom totale 600 kW AC
Kërkesat e përdoruesit: Ngarkesë pa kufi (Rrjet)
Diagrami i humbjes gjatë tërë vitit

Rrezatimi global horizontal


Rrezatimi global rënës mbi rrafshin e kolektorëve

Faktori IAM mbi rrezatimin global


Rrezatimi efektiv mbi panele
Shndërrimi fotovoltaik
Energjia nominale e fushës (në efiçiencë të STC)

Humbjet FV për shkak të shkallës së rrezatimit


Humbjet FV për shkak të shkallës së temperaturës
Humbjet për shkak kualitetit të moduleve
Humbjet për shkak mospërputhjes së moduleve
Humbjet për shkak të rezistencës omike
Energjia virtuale e fushës në MPP

Humbjet në invertor gjatë punës (efiçienca)

Humbjet në invertor gjatë fuqisë nom. të invertorit


Humbjet në invertor për shkak pragut të fuqisë
Humbjet në invertor për shkak të mbitensionit
Humbjet në invertor për shkak të pragut të tensionit
Energjia në dispozicion në dalje të invertorit
Energjia e injektuar në rrjet

STC – Standard Test Condition (Kushtet e Testimit Standard)


IAM - Incidence Angle Modifier (Modifikuesi i Këndit Rënës )
Raportet origjinale janë dhënë në Shtesën 1.

108
Fig. 10.11 Bllok-diagrami skematik i sistemit FV

Figura e mësipërme e paraqet sistemin FV të përbërë nga 2622 module (panele) kanadeze
CS6P-230 nga silici mjëkristalor. Modulet FV janë renditur në 138 vargjeparalele. Vargu
është lidhje serike e moduleve të cilat e përcaktojnë tensionin hyrës të invertorit. Në çdo varg
ka nga 19 module (panele) dhe për çdo invertor janë të lidhura 23 vargje. Invertorët janë të
tipit Hefei100K3SG dhe gjithsej janë gjashtë. Sistemi i moduleve mbështetet mbi një
konstrukcion të metaltë që është i anuar nën një kënd prej 30° nga boshti vertikal në drejtim të
jugut. Një këndi tillë i animit u zgjodh për ta maksimizuar prodhimit vjetor të energjisë.

b) Tabelat
Në tabela në formë numerike janë dhënë informatat për:
Rezultatet e balancuara dhe kryesore,
Energjia rënëse dhe e motit,
Energjia efektive rënëse (Transpozicioni, IAM),
Faktorët optikë (Transpozicioni, IAM, Hijesimi),
Humbjet e detajuara të sistemit,
Humbjet e detajuara të invertorit,
Përdorimi i energjisë dhe nevojat e Përdoruesit
Koeficientët e performancave të normalizuara (Tabelat janë dhënë në Shtesën 2.)
109
c) Grafët e parapërkufizuara.

Janë rezultatet e simulimit në formë të grafikëve. Këtu bëjnë pjesë:

Fig. 10.12 Diagrami i Humbjeve në Sistem,

110
Fig. 10.13 Energjia Rënëse Referente në Rrafshin e Panelit

Fig. 10.14 Prodhimi i Normalizuar (për kWp të instaluar)

111
Fig.10.15 Prodhimi i Normalizuar dhe Faktori i Humbjes

Fig. 10.16 Raporti i Performancës (PR)

112
Fig. 10.17 Diagrami ditor Hyrës/Dalës

Fig. 10.18 Sistemi Ditor për Energji Dalëse

113
Fig. 10.19 Distribuimi i Rrezatimit Rënës

Fig. 10.20 Distribuimi i Fuqisë së Fushës (Matricës) FV

114
Fig. 10.21 Distribuimi i Fuqisë dalëse të Sistemit

Fig. 10.22 Distribuimi i Tensionit të Fushës FV

115
ç) Evaluimi ekonomik.

Me të dhënat nga bursa e moduleve FV dhe çmimet me pakicë të invertorëve mund të bëhet
një parallogari e shpenzimeve të mundshme:

panelet 2622 (mod) × 1.2 (Euro/Wp.mod) × 230 (Wp) = 723672 Euro


invertorët 6 × 5200 (Euro) = 31 200 Euro
kabllot 2622 (mod) × 3 (euro/mod) = 7866 Euro
konstruksioni 2622 (mod) × 5 (euro/mod) = 13110 Euro
puna e dorës 2622 (mod) × 5 (euro/mod) = 13110 Euro
Gjithsej: 788958 Euro

Nëse çmimi i një kWh energji elektrike është 0.10 Euro/kWh, atëherë në vit do të fitohen:
610500 (kWh/vit) × 0.10 (Euro/kWh) × 1 (vit) = 61050 (Euro/vit)

Koha e kthyerjes së investimit do të jetë:

788958 788958
= = 12.9 vite
610500 × 0.10 61050

(Nuk janë marrë parasysh masat stimuluese që do të rezultonte ulje të viteve kthyese të
investimit)
Koha e jetës së moduleve është 25 vjet, kurse e invertorëve 5 vjet.

Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë masa stimuluese ku Qeveria në bashkëpunim me


Elektroekonominë e Maqedonisë të mbështetura nga Fondet europiane për energji të
ripërtrishme, prodhimin e një kWh energji elektrike me anë të sistemit FV e blejnë me çmim
prej 0.30 euro/kWh. [38]
Kjo do të thotë që afati i kthimit të investimit për sistemin e përmendur më lartë do të ishte:

788958 788958
= = 4.3 vite
610500 × 0.30 183150

116
11. DISKUTIM

Në sipërfaqe prej 5000 m2 janë renditur 2622 module që përbëjnë sipërfaqe prej A =4218 m2.
Sipërfaqja tjetër është lënë për distancë të nevojshme dhe pajisjet plotësuese (invertorë etj.).
Efiçienca nominale e shndërrimit në module të tipit të Si-njëkristalor, modeli
C S6P – 230M nga prodhuesi Canadian Solar Inc është: ηnom = 14.33 %.

Në hyrje i parashtruam pyetjet konkrete për sistemin FV dhe pas llogaritjeve i kemi këto
rezultate:
1. Sa është energjia e rrezatimit global të diellit
2. Sa është fuqia maksimale elektrike të cilën sistemi FV e gjeneron
3. Sa është energjia elektrike që sistemi e prodhon për një vit
4. Sa është prodhimi specifik i energjisë elektrike
5. Sa janë humbjet gjatë shndërrimit në modulet FV (termike, degradimi, mospërputhja, ...)
6. Sa janë vlerat e Faktorëve të Humbjes dhe të Prodhimit të Normalizuar
7. Sa është vlera e Raportit të Performancës (PR)
8. Sa janë humbjet në sistem (invertor, përçues, ...)
9. Sa është vlera e energjisë që prodhohet për njësi të sipërfaqes gjatë tërë vitit
10. Sa është vlera e Energjisë për Fuqinë e Vlerësuar
11. Cili është efekti pozitiv në mjedisin jetësor

1. Energjia e rrezatimit global horizontal të diellit për një vit (rrezatimi) në territorin e
Europës Juglindore, (konkretisht për Prishtinën) sipas rezultateve nga programi PVsyst, është
h = 1193 kWh/m2vit. Kurse në rrafshin e paneleve rrezatimi është për 7.9 % më i madh pasi
panelet janë të pjerrtësuara. Kësaj vlere i hiqen 3.3 % për shkak efektit të modulimit këndor
(IAM) dhe vlera e fituar është: h = 1245 kWh/m2vit.
Yr- Energjia rënëse referente në rrafshin e panelit (në ditë) Yr = 3.526 kWh/m2/kWp/ditë.
Vlera më e lartë e rrezatimit total mbi rrafshin e panelit është në korrik me 167.5 kW/m2,
kurse vlera më e ultë është në dhjetor me 41.4 kW/m2. Rrezatimi vjetor është 1245 kW/m2,
dhe temperatura mesatare është 10.26 oC. Sistemi FV gjeneron 76.2 MWh energji elektrike
në korrik dhe 20 MWh në dhjetor.

117
2. Fuqia maksimale elektrike që sistemi FV e gjeneron në dalje të invertorit është:
Pnom = 603 kWp.
3. Energjia elektrike në dalje të invertorit për një vit është: E = 610512 kWh.

4. Prodhimi specifik i energjisë elektrike (për kWp në vit) është: 1012 kWh/kWp/vit.

5. Humbjet e fuqisë gjatë shndërrimit në modulet FV janë:


- Humbjet FV për shkak të shkallës së rrezatimit 4.7 %
- Humbjet FV për shkak të shkallës së temperaturës = - 4.9 %
- Humbjet për shkak kualitetit të moduleve 7976 kWh në vit (1.2 %)
- Humbjet për shkak mospërputhjes së moduleve 14334 kWh në vit (2.1 %)
- Humbjet për shkak të rezistencës omike 5174 kWh në vit (0.8 %)

6. Faktorët e Humbjes dhe Prodhimi i Normalizuar janë:


Lc - Humbjet në Panel (humbjet në fushën FV) 982006 kWh në vit (13.1 %)
Ls– Humbjet në Sistem (invertor, ...) 40904 kWh në vit (6.7 %)
Yf – Energjia e prodhuar e dobishme (në dalje të invertorit) 610512 kWh në vit.
Faktorët e Humbjes dhe Prodhimi i Normalizuar (për kWp të instaluar) janë:
Lc – Humbjet në kolektor-panel (në dalje të fushës FV) për fuqi maks. = 0.55 kWh/kWp/ditë
Ls– Humbjet në sistem (invertor, ...) për fuqi maksimale = 0.20 kWh/kWp/ditë
Yf – Energjia e prodhuar e dobishme (në dalje të invert) për fuqi maks = 2.77 kWh/kWp/ditë

7. Raporti i performancës (PR) është raporti ndërmjet prodhimit aktual (në dalje të invertorit)
dhe prodhimit të planifikuar-virtual (në dalje të fushës FV):

Prodhimi AktualAC E 610 512 610512


PR =Prodhimi i Planifikuar−virtual = hAη = 1245 × 4218 × 0.1433 = = 0.787 (78.7%)
DC nom 752527

Ky raport e tregon kualitetin e një sistemi FV dhe vlera prej 78.7 % është indikator (tregues) i
sistemit FV të kualitetit të mirë. Zakonisht vlera e raportit të performancës është prej 60-80 %.
[39] Kjo tregon se rreth 21.3 % të energjisë së rënë diellore, në periudhën e analizuar, nuk
shndërrohet në energji të shfrytëzueshme për shkak të faktorëve siç janë: humbjet në përçim,
humbjet në kontakte, humbjet termike, faktori i efiçiencës së moduleve dhe faktori i
efiçiencës së invertorëve, defektet në komponente e të tjera.

118
8. Humbjet në sistem janë humbjet në invertorë dhe përçues. Ato janë: Ls = - 6.7 %.
Efiçienca e sistemit (invertorëve) është 1- 0.067 = 0.933 , ose ηsys = 93.3 %.
Në përgjithësi humbjet në fushën FV (temp,modul,kualit,mospërp,rezist) janë: Lc = - 13.1 %.
Efiçienca e fushës FV është: Lc = 1- 0.131 = 0.869, ose ηrel = 86.9 %.
Është më se e rëndësishme që të kemi përshtatje ndërmjet tensionit të invertorit dhe tensionit
fushës (matricës) FV, gjatë të gjitha kushteve të punës. Disa invertorë kanë efiçiencë më të
lartë në tension të caktuar, kështu që fusha FV duhet të përshtatet në këtë tension të efiçiencës
maksimale. Përdorimi i disa invertorëve kushton më tepër se përdorimi i një invertori të vetëm
me fuqi më të madhe.

9. Energjia që prodhohet për njësi të sipërfaqes gjatë tërë vitit është:


E
(A) = hηpre ηrel ηsys ηnom = PRhηnom = 0.787 × 1245 × 0.1433 = 140.4kWh/m2 (në vit).

10. Energjia për Fuqinë e Vlerësuar është:


E h E h h 1245
( )= ηpre ηsys ηrel = ( ) = PR = 0.787 × = 0.9798 (97.98 %).
Pp H0 A H0 ηnom H0 1000

11. Efekti pozitiv në mjedisin jetësor


Gjatë gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet fosile si rrjedhojë kemi prodhimin e
gazrave që shkaktojnë ‘efektin serë’, e ato janë: oksidi i azotit (NOx), dioksidi i squfurit
(SO2), dioksidi i karbonit (CO2). [40]
Gjithashtu prodhohet edhe sasi e madhe e hirit që duhet të deponohet.

Tabela 11.1. Efekti pozitiv i sistemit FV në ruajtjen e ambientit


Statistika për produktet rrjedhëse nga centralet elektrike me burime fosile (thëngjill)
dhe sasia që do të liroheshin nga centrali me kapacitet të prodhimit të energjisë elektrike
(E = 610.5 MWh në vit)
Për kWh Në vit (E=610.5 MWh)
SO2 i prodhuar 1.24 g 757 kg
NOx i prodhuar 2.59 g 1581 kg
CO2 i prodhuar 970 g 692.2 t
Hiri i prodhuar 68 g 41.5 t

119
14. PËRFUNDIM

Gjenerimi i energjisë elektrike nga celulat diellore i ka përparësitë si dhe mangësitë ndaj
formave të tjera të gjenerimit të energjisë elektrike:

14.1. PËRPARËSITË E FOTOVOLTAIKËVE

1. Varësi të reduktuar nga lëndët djegëse fosile


Prodhimi nga energjia diellore nuk kërkon lëndë djegëse fosile kështu që është më pak i varur
nga ky lloj i burimit natyror i cili është i kufizuar dhe i shtrenjtë.

2. Gjenerim si nga drita natyrale ashtu edhe nga ajo artificiale


Edhe burimet artificiale si edhe dielli emitojnë fotone gjatë ndriçimit kështu që ato në celula
gjenerojnë elektricitet por kuptohet me intensitet më të ultë.

3. Përputhje mes kohës së prodhimit maksimal dhe kohës së kërkesës maksimale


Energjia solare (diellore) me efikasitet e zëvendëson furnizimin me energji elektrike nga rrjeti
elektrik gjatë kohës me kërkesë maksimale siç që janë ditët e verës.

4. Modulimi dhe Shkallëzimi


Pasi madhësia dhe kapaciteti gjenerues i sistemit solar është funksion i moduleve solare të
instaluara, aplikimi i teknologjisë solare është tejet shkallëzues me mundësi rritjeje të
vazhduar. Mund të konstruktohen prej furnizuesit të orës së dorës deri në centrale elektrike
prej qindra MW.

5. Lokalitete fleksibile
Pajisjet për prodhim të fuqisë solare mund të instalohen në vendin e blerësit kështu që
reduktohen investime në infrastrukturën prodhuese dhe transportuese.

6. Iniciativa qeveritare
Një numër i madh i qeverive kanë ngritur programe iniciuese për zhvillimin e burimeve
energjetike të ripërtrishme, si solare ashtu edhe të tjera:

120
a) duke sjellë ligje të cilët u mundësojnë konsumatorëve të lidhur në rrjet që energjinë
elektrike të prodhuar nga panelet solare ta kthejnë përsëri në rrjet duke marrë për këtë
kompensim shtesë, i cili për disa vjet do t’u mundësonte konsumatorëve ta kthejnë investimin.
b) subvencione direkte ndaj konsumatorëve për uljen e çmimit të pajisjes fotovoltaike dhe
shpenzimeve instaluese.
c) standarde të qeverive që caktojnë nivelin minimal të përdorimit të burimeve për energji të
ripërtrishme.

7. Mobilitet
Përkundrejt çmimit, përparësi e sistemeve fotovoltaike është se ato mund të përdoren në
vende jashtë rrjetit publik. Në çdo vend ku gjeneratori dizel është zgjedhje teknologjike,
shpesh sistemi fotovoltaik është treguar si opcion më i mirë.

8. Pavarësi
Sistemet fotovoltaike të vetëqëndrueshme mund të prodhojnë energji elektrike në mënyrë të
pavarur nga rrjeti kombëtar elektroenergjetik. Në të shumtën e rasteve më ekonomike është
instalimi i sistemit të pavarur fotovoltaik se zgjatja e linjave të rrjetit. Janë jashtëzakonisht të
përshtatshëm për lokalitete të largëta ku duhet të ruhet pastërtia e ambientit, siç janë parqet
nacionale, shtëpitë alpiniste, kasollet bujqësore etj.

9. Besueshmëri të lartë
Celulat fotovoltaike në fillim ishin të dizajnuara për përdorim në gjithësi, ku kostoja e
riparimit është tepër e lartë dhe e vështirë, e në disa raste riaprimi i pamundur. Sistemet
fotovoltaike ende furnizojnë gati çdo satelit që rrotullohet rreth tokës pasi ato funksionojnë
me besueshmëri në një periudhë të gjatë të kohës dhe pothuajse pa mirëmbajtje.

10. Kosto të ultë të konstruktimit të rrjetës


Sistemet FV janë zakonisht të vendosura afër vendeve ku shfrytëzohet energjia elektrike. Kjo
do të thotë se përçuesit për furnizim janë shumë më të shkurtër se ato të rrjetit publik. Kjo ulë
koston e sistemit, shkurton kohën e konstruktimit dhe redukton dokumentacionin përkatës.

11. Kosto të ultë të operimit (funksionimit)


Celulat fotovoltaike prodhojnë elektricitet nga energjia e diellit për të cilën nuk paguhet. Pa
pjesë lëvizëse, celulat gati se nuk kanë nevojë për mirëmbajtje. Kjo mirëmbajtje e shkallës së

121
ultë është ideale për furnizimin e stacioneve komunikuese në majat e maleve, lundruesve të
navigacionit apo shtëpive larg nga rrjeti publik.

12. Pa ndotje të ambientit


Shndërrimi i energjisë diellore në elektricitet me anë të fotovoltaikëve ka ndikim minimal në
ambient në krahasim me format e tjera të prodhimit të energjisë elektrike pasi nuk kemi djegie
të ndonjë lënde dhe nuk ka pjesë lëvizëse. Sistemet fotovoltaike janë të pastra dhe pa zhurmë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur alternativa e vetme për furnizim me energji elektrike
janë gjeneratorët dizel.

13. Jetë relativisht të gjatë


Disa kompani për punën e celulave japin garanca mbi 30-vjeçare, e disa të tjera 25-vjeçare.
Është konfirmuar se celulat diellore të vendosura në satelitët e parë ende janë funksionale,
edhe pse kanë kaluar mbi 40 vjet nga lansimi (lëshimi në gjithësi) i tyre.

14. Operim (funksionim) edhe në ditë me vranësi


Gjatë ditëve me re sasia e prodhimit të elektricitetit është vetëm 20-30 % më e vogël se në
ditët e kthjellëta, që i bën celulat diellore të përdorshme edhe në vende ku nuk kemi shumë
ditë me rrezatim direkt diellor gjatë vitit.

14.2. MANGËSITË E FOTOVOLTAIKËVE

1. Nuk mund të operojnë (funksionojnë) pa dritë


Energjia diellore është më e dobët në ditë të vrenjtura dhe nuk është prezente gjatë natës,
prandaj janë të nevojshme pajisje për ruajtje të energjisë. Mirëpo, me përdorimin e filmit
shtresëhollë me bazë të germaniumit dhe të silicit amorf paraqitet mundësia e gjenerimit të
elektricitetit me anë të absorbimit të rrezatimit infrakuq gjatë natës. Për fat të mirë, shpenzimi
i energjisë elektrike bëhet kryesisht gjatë ditës, kështu që në të shumtën e rasteve nuk kemi
nevojë për pajisje plotësuese për akumulim.

2. Kosto të lartë fillestare


Në varësi të kostos së instalimit dhe çmimit të energjisë elektrike, afati i kthimit të investimit
mund të jetë prej 14-20 vjet, kurse modulet janë nën garancion prej 20-25 vjet. Kur njëherë të

122
instalohet sistemi FV, ai më nuk kërkon investime derisa të vijë koha për ndërrim të invertorit
(rreth 12 vjete). Me rritjen e vazhdueshme të energjisë elektrike dhe nën presionin që kanë
qeveritë për redukimin e karbonit, do të subvencionohen investimet fillestare, kështu që edhe
koha për kthimin e investimit do të shkurtohet.

3. Kërkesa për sipërfaqe të mëdha


Një ndër dobësitë e këtij sistemi është kërkesa për sipërfaqe të mëdha tokësore për instalimin
e centraleve FV. Hapësira të tilla duhet të jenë të pashfrytëzueshme, siç janë shkretëtirat ose
deponitë. Shembull: Centrali i planifikuar në Kaliforni me fuqi 550 MW do të shtrihet në
sipërfaqe prej 24.6 km2. Mirëpo, instalimi i tyre mbi çatitë e shtëpive nuk paraqet vështirësi
për sipërfaqe montuese.

4. Gjenerim i rrymës së vazhduar (DC)


Në dalje të paneleve diellore rryma është e vazhduar prandaj nevojiten pajisje apo invertorë
për funksionim me sukses, të cilët e rrisin koston e sistemit për 4-12 %.

5. Nevoja për akumulues te sistemet autonome


Sistemet FV autonome dha ato hibride janë të pajisura edhe me pajisje për akumulimin e
energjisë elektrike të cilat janë me kosto mjaft të lartë dhe mirëmbajtja e tyre kërkon mjete të
konsiderueshme.

6. Kufizueshmëri të prodhimit
Pa marrë parasysh efiçiencën e pjesëve përbërëse të sistemit FV, prodhimi është i kufizuar
nga dendësia e fuqisë së rrezatimit në lokalitetin përkatës. Rrezatimi mesatar ditor (në
sipërfaqe të rrafshët të pjerrtësuar) për SHBA është 3-7 kWh/m2, kurse për Europën është
diçka më i ultë.

14.3. CILAT LLOJE TË MODULEVE (PANELEVE) FV DO TË KISHIM


VENDOSUR TË INSTALOJMË

1. Në varësi nga hapësira:

123
a) Nëse hapësira (lokaliteti) është e bollshme dhe e lirë, do t’i instalojmë modulet e tipit
të filmit të hollë, pasi kanë kosto më të lirë (euro/Wp), mirëpo kanë efiçiencë më të
ultë.
b) Nëse jemi në vend urban me sipërfaqe të kufizuara (çati, fasadë), do t’i instalojmë
panelet me celula të silicit monokristalor apo shumëkristalor, pasi kanë efiçiencë më të
madhe të prodhimit.

2. Në varësi nga raporti i rrezatimit direkt ndaj dritës difuze


a) Nëse mbizotëron rrezatimi direkt (mbi 90 %), atëherë janë të përshtatshme sistemet
FV me dritë të koncentruar
b) nëse mbizotëron drita difuze, atëherë, në varësi nga sipërfaqja, janë të përshtatshme
sistemet FV kristalore ose ato të filmit shtresëhollë.

14.4. PARASHIKIMET

Në 20 vjetët e ardhshëm, mund të parashikojmë vetëm një përmirësim të vogël në efiçiencën e


gjeneratës së parë (G-1) të FV të teknologjisë së silicit. Sidoqoftë, mund të presim reduktim të
kostos së fabrikimit, instalimit dhe operimit (funksionimit) deri në 30%. Do të jemi
dëshmitarë të një ndryshimi prej teknologjisë dominuese të G-1 në një epokë të tregut të ndarë
me teknologjinë e Gjeneratës së dytë (G-2), të bazuar kryesisht në filmin shtresëhollë (me
reduktim të kostos 30%). [41]

Derisa këto dy degë do ta dominojnë kryesisht sektorin komercial të sistemeve FV, brenda 20
vjetëve të ardhshëm do të kemi rritje të përdorimit të teknologjisë së Gjeneratës së tretë (G-3)
dhe të teknologjive të tjera të reja, të cilat do të sjellin një përmirësim të performancave ose
reduktim të kostos së celulave diellore. Në këto teknologji gjasa të mëdha ka përdorimi i
konceptit të shumështresorëve, si dhe e fushave të tjera në zhvillim, si metamaterialet optike,
plazmonikët, teknologjia kuantike, nanoteknologjia dhe gjysmëpërçuesit polimerikë.

Parashikohet që brenda 15 vjetëve të ardhshëm fotovoltaikët të shndërrohen në burim


plotësisht të pranueshëm duke i konkurruar në treg llojeve të tjera të burimeve fosile. Kjo gjë
do të varet kryesisht nga niveli i investimeve në hulumtim, stimulimit të tregut, shkallës së
bashkëpunimit nacional dhe internacional si dhe ngritjes së kostos së burimeve energjetikë jo
të ripërtrishme.

124
Sistemet energjetike FV të lidhura në rrjetin elektroenergjetik publike dhe të montuara mbi
banesat rezidenciale dhe ato komerciale, edhe pse të vogla, gjithnjë bëhen burime me rëndësi
të veçantë të gjenerimit të energjisë elektrike. Pasi shumica e burimeve elektrike në shtetet e
zhvilluara janë të lidhura në rrjet të centralizuar, është e qartë që edhe përdorimi i gjerë i
fotovoltaikëve do të bëhet duke u lidhur me këtë rrjet si burime elektrike të shpërndara. Ky
është një koncept i ri në sistemin e prodhimit të energjisë elektrike, kalim prej prodhimit të
centralizuar në atë të shpërndarë dhe kjo kërkon shqyrtime të standardeve dhe praktikave
ekzistuese që do t’u mundësonin teknologjive të caktuara të zhvillohen dhe të arrijnë në treg.
Me uljen e kostos së sistemeve të këtilla, do të kemi gjithnjë e më shumë sisteme të këtilla të
lidhura në rrjet. Për botën e tanishme të zhvilluar, ardhmëria është burime të ripërtrishme të
lidhura në rrjet.
Gjatë këtij projekti, rezultati i përgjithshëm i simulimit të sistemit FV të lidhur në rrjet është
sjellë në kushtet më të mira të mundshme, me anë të përdorimit të paketit softuerik PVsyst.
Në përgjithësi, projekti ne jep ta kuptojmë parimin e funksionimit, faktorët që ndikojnë
pozitivisht dhe negativisht, humbjet e shkaktuara para shndërrimit, humbjet gjatë shndërrimit
në celula, si dhe humbjet pas shndërrimit. E gjithë kjo na ndihmon për të bërë optimizmin e
sistemeve FV sipas kushteve të Europës Juglindore.

125
BIBLIOGRAFIA

[1] Nebi Caka, (1996), “Optoelektronika”, UP, Prishtinë,


[2] Mermoud, A. (2006), "Technico-economical Optimization of Photovoltaic Pumping
Systems Pedagogic and Simulation Tool Implementation in the PVsyst Software",
[3] Nall D.H., (2004), “Climate-adaptive buildings in the United States & Europe” The
Construction Specifier,
[4] Goetzberger, (2005), “Photovoltaic Solar Energy Generation”, Springer.
[5] Lawrence L. Kazmerski, (2005), “Solar photovoltaics R&D at the tipping point”,
Elsevier B.V,
[6] S.S. Hegedus, A. Luque, (2003), “Handbook of Photovoltaic Science and
Engineering" John Wiley & Sons,
[7] http://www.greenrhinoenergy.com/
[8] Arthur Weeber, “Crystalline Si Photovoltaic”, Energy research Centre of Netherlands
[9] Tatsuo Saga, (2010), “Advances in crystalline silicon solar cell technology for
industrial mass production”, NPG Asia Materials, 96–102
[10] M. Boreland, D. M. Bagnall, (2006), “Current and future photovoltaics”, Centre for
Renewable Energy Systems,
[11] Miro Zeman, (2010), “Advanced Thin-Film Silicon Solar Cells”,
[12] A. N. Tiwari, G. Khrypunov, F. Kurdzesau, (2004), “CdTe Solar Cell in a Novel
Configuration”. John Wiley & Sons, Ltd.,
[13] Robert W. Birkmire and Peter E. Meyers. “Processing Issues for Thin-Film CdTe
Cells and Modules”. Publisher: IEEE, Vol.1, Pages: 76–82
[14] Michael Grätzel, (2001), "Photoelectrochemical Cells", Nature,
[15] Michael Grätzel, (2005), "Solar Energy Conversion By Dye-Sensitized Photovoltaic
Cells", Inorganic Chemistry,
[16] Tom J. Savenije, (2008), ”Opto-Electronic Materials - Organic solar cells”, DCT,
[17] Hin-Lap Yip, Steven K. Hau and Alex K.-Y. Jen, (2009), “Interface engineering of
stable, efficient polymer solar cells”. SPIE Newsroom,
[18] J.M. Olson, D.J. Friedman, S. Kurtz, (2003), “High-Efficiency III-V Multijunction
Solar Cells”. Handbook of Photovoltaic Science and Engineering,
[19] R. McConnell, R. Matson, (2004), “Next-Generation Photovoltaic Technologies in the
United States”. NREL,
[20] A.R. Jha, (2010), “Solar cell technology and applications”, Auerbach Publications,
[21] Martin Green, (2005), “Third Generation Photovoltaics Advanced Solar Energy
Conversion”, Springer,
[22] An influential annual report from the European Photovoltaic Industry Association
(EPIA) sees cumulative PV installations quadrupling by 2015,
[23] The International Energy Agency – IEA, (2010), ”Technology Roadmap. Solar
photovoltaic energy”,
[24] I. Darul’a, M. Stefan, (2007), "Large scale integration of renewable electricity
production into the grids". Journal of Electrical Engineering. VOL. 58, NO. 1, 58–60,
[25] Chuck Whitaker, Jeff Newmiller, Michael Ropp, Benn Norris, (2008) “Distributed
Photovoltaic Systems Design and Technology Requirements”. Sandia National
Laboratories.
[26] Richard A. Cullen, (2000), “What is Maximum Power Point Tracking (MPPT) and
How Does it Work”, Blue Sky Energy, Inc.,

126
[27] R. Faranda, M. Gualdoni, S. Leva, M. Monaco, A. Timidei, (2011), “Analysis of a PV
System with Single-axis Tracking Energy Production and Performances”,
International Conference on Clean Electrical Power (ICCEP), p. 130 - 136
[28] P. Derewonko and J.M. Pearce, (2009), “Optimizing Design of Household Scale
Hybrid Solar Photovoltaic + Combined Heat and Power Systems for Ontario”,
Photovoltaic Specialists Conference (PVSC), 34th IEEE, pp.1274-1279,
[29] Patrina Eiffert and Gregory J. Kiss, (2000), ”Building-Integrated Photovoltaic Designs
for Commercial and Institutional Structures”, A Source Book for Architect,
[30] Gong, X. and Kulkarni, M., (2005), Design optimization of a large scale rooftop pv
system, Solar Energy, 78, 362-374
[31] M.J. de Wild-Scholten, (2006), A cost and environmental impact comparison of grid-
connected rooftop and ground-based pv systems, 21th European Photovoltaic Solar
Energy Conference, Dresden, Germany,
[32] Colin Bankier and Steve Gale. (2006) “Energy Payback of Roof Mounted Photovoltaic
Cells”. Energy Bulletin.
[33] Faramarz Sarhaddi, Said Farahat, Hossein Ajam, and Amin Behzadmehr, (2009)
“Energetic Optimization of a Solar Photovoltaic Array”, Journal of Thermodynamics,
Article ID 313561,
[34] Ursula Eicker, (2003), “Solar Technologies for Buildings”, Wiley,
[35] http://www.pvsyst.com/
[36] Ricardo Borges, Kurt Mueller, and Nelson Braga. (2010) “The Role of Simulation in
Photovoltaics: From Solar Cells To Arrays”. Synopsys, Inc.
[37] Kurt Mueller & Ricardo Borges, (2010), “Simulation In Photovoltaics: From Solar
Cells To Full-Scale Arrays”, Zackin Publications Inc.
[38] Hammons, T. J. Sabnich, V. (2005), “Europe Status of Integrating Renewable
Electricity Production into the Grids”, Panel session paper 291-0, St. Petersburg.
[39] Kymakis, E.; Kalykakis, S.; Papazoglou, T. M., (2009) “Performance analysis of a
grid connected photovoltaic park on the island of Crete”, Energy Conversion and
Management, Vol. 50, pp. 433-438
[40] E. Alsema (1999). “Energy Requirements and CO2 Mitigation Potential of PV
Systems.” Photovoltaics and the environment. Keystone, CO, Workshop Proceedings.
[41] http://greenfieldsolar.com/our_technology.php

127
13. SHTOJCAT

13.1. SHTOJCA 1

Tabela 13.1. Parametrat e simulimit

128
Tabela 13.2. Rezultatet kryesore

129
Tabela 13.3. Diagrami i humbjeve

130
13.2. SHTOJCA 2.

Tabela 13.4. Rezultatet e balancuara dhe kryesore

Tabela 13.5. Energjia rënëse dhe e motit

131
Tabela 13.6. Energjia efektive rënëse (Transpozicioni, IAM)

Tabela 13.7. Faktorët optikë (Transpozicioni, IAM, Hijesimi),

132
Tabela 13.8. Humbjet e detajuara të sistemit,

Tabela 13.9. Humbjet e detajuara të invertorit,

133
Tabela 13.10. Përdorimi i energjisë dhe nevojat e përdoruesit

Tabela 13.11. Koeficientët e performancave të normalizuara.

134
Florin Agai ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në
Shkup, Universiteti "Shën Kiril dhe Metodij ", më 1998. Aktualisht
punon si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike në Gostivar,
Maqedoni. Ai përfundoi tezën e tij për të marrë titullin Mr.Sc. nga
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i
Prishtinës, Prishtinë, Kosovë.

135

You might also like