You are on page 1of 19

Kolegji UBT

Fakulteti: Inxhinieri e Energjisë Efiçente

PUNIM SEMINARIK

Tema: Roli i konvertuesve elektronik në sistemet fotovoltaike dhe gjeneratorët me


erë

Profesori i lëndës: Studentët:


1.Armend Ymeri 1. Sadulla Abazi
2. Agron Bislimi 2. Festina Demaj
3.Arbër Vukli

1
Roli i konvertuesve elektronik në sistemet fotovoltaike dhe gjeneratorët me erë
Sadulla Abazi, Festina Demaj, Arbër Vukli
UBT, e-mail: sa58795@ubt-uni.net

Abstrakt

Në këtë punim është paraqitur një përmbledhje e shkurtër e skemave të zakonshme të prodhimit
të energjisë elektrike për turbinat e erës (TE) dhe fotovoltaikët (FV). Vëmendja përqendrohet
kryesisht në ndërfaqet e konvertuesve elektronik dhe parimet e punës për konvertuesit fotovoltaik
dhe atë të erës. Përshkruhen parimet e efektit fotovoltaik dhe paraqiten dhe diskutohen
konfigurimet më të zakonshme të konfigurimit me anë të sistemit SCADA
Fjalë kyçe: Turbinat e erës, fotovoltaikët, ,konvertuesit elektronik, sistemi SCADA.

1. Hyrje
Një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ngritjes së mirëqenies së
shoqërisë padyshim se është siguria e furnizimit me energji. Furnizimi me energji elektrike në
Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%),
përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta energjetike mbështetet ekskluzivisht në
linjit, e kjo falë rezervave enorme që disponon vendi ynë. Megjithatë rezultatet e këtij sektori
lënë për të dëshiruar, gjë e cila ndërlidhet me ekonominë e varfër të vendit. Sigurimi i furnizimit
të qëndrueshëm, cilësor, të sigurtë dhe të pandërprerë me energji elektrike është një prej kushteve
kryesore për zhvillimin e një vendi. Ky problem është bërë një problem akut në Kosovë dhe
kërkon një zgjidhje urgjente, ndonëse është mjaft e kushtueshme për vetë natyrën e investimeve
të nevojshme. Megjithëse shikuar nga pikëpamja e bilancit vjetor të prodhimit dhe konsumit të
energjisë elektrike Kosova nuk qëndron më keq se vendet e rajonit, por përballet me probleme të
mëdha sa i përket sigurimit të kapaciteteve të nevojshme për mbulimin e ‘pikut’ sidomos në
sezonën dimërore dhe plotësimin e nevojave për kapacitete rregulluese të sistemit
elektroenergjetik. Për tejkalimin e kësaj situate jo të favorshme për vendin tonë, duhet përballur
me disa nga sfidat që lidhen me:
1. Kapacitetet gjeneruese të vjetëruara dhe të pamjaftueshme për përballimin e kërkesave të
konsumit të energjisë elektrike dhe atyre të balancimit të sistemit elektroenergjetik.
2. Shfrytëzim jo i kënaqshëm i burimeve të ripërtritshme të energjisë për prodhimin e
energjisëelektrike
3. Ndotjen e lartë mjedisore që është pasojë e aktiviteteve gjeneruese të energjisë nga
burimet djegëse fosile dhe nga termocentralet e vjetëruara si dhe
4.Humbjet e larta teknike dhe joteknike në rrjetin e shpërndarjes.
Bashkimi Evropian vendosi një seri të caqeve për klimën dhe energjinë që duhet të
përmbushen deri në vitin 2020, të njohura si objektivat 20-20-20, të cilat përfshijnë:
• Reduktimin e emisionit të gazrave serrë prej së paku 20% nën nivelin e vitit 1990;
• Prodhim të energjisë elektrike në vlerë deri në 20% nga burimet e ripërtritshme;
• Reduktimin prej 20% në përdorimin e energjisë primare duke përmirësuar efiçiencën e

2
energjisë.

2. Energjitë e ripërtëritshme
Energjitë e ripërtëritshme janë energjitë që fitohen nga resurse të ndryshme nga ato që përdoren
sot. Kjo lloj energjie synon të jetë sa më e pastër dhe sa më pak e dëmshme për mjedisin jetësor.
Kjo lloj energje nxirret nga resurse të përsëritshme, si era, rrezet e diellit, uji etj. Në energjitë e
ripërtëritshme bëjnë pjesë: Hidroenergjia, Energjia e erës, Energjia solare, Energjia gjeotermale.

Fig.1 Energjia e rinovueshme


2.1 Sistemet Fotovoltaike dhe efekti Fotovoltaik
Dielli është burimi më i madh i energjisë në Tokë për shkak të proceseve të shkrirjes bërthamore
që zhvillohet brenda tij. Pjesa më e madhe e energjisë në Tokë, është rezultat i aktivitetit të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Diellit. Për shembull, energjia diellore është faktori kryesor për
ndryshimin e temperaturave në sipërfaqen e Tokës, duke krijuar kështu erërat. Energjia diellore e
drejtpërdrejtë ka filluar të përdoret gjerësisht në prodhimin e energjisë me anë të paneleve
diellore, paneleve fotovoltaike, parqet me panele diellore, etj. Energjia e diellit është burim i
rinovueshëm dhe i pakufishëm, nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e burimeve të energjisë në
tokë, kjo energji paraqet sasinë e energjisë që mbartet me rrezet e diellit. Energjia e diellit
përdoret për shndërrim në energji të nxehtësisë, në sistemet për ujë të ngrohtë dhe në centralet
solare, ndërsa për shndërrim në energji elektrike përdoren sistemet fotovoltaike. Intensiteti
mesatar i rrezatimit të diellit në atmosferë, ështe mesatarisht 1.37 (kw/m2), e cila njihet si
konstanta e diellit. Gjatë kushteve normale në sipërfaqen e tokës mund të arrihet intesitet i
rrezatimit prej 1.0(kw/m2), dhe vlera e vërtetë varet nga lokacioni, stina e vitit, koha e ditës,
kushtet atmosferike.

3
Sistemet fotovoltaike shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike. Sistemet fotovoltaike
mund të jenë sisteme të thjeshta që përdoren për makina të vogla llogaritese, apo dhe paisje të
tjera të përditshme gjithashtu për sisteme të zhvilluara që mund të furnizojnë me energji elektrike
sisteme të zhvilluara si pompa uji, sisteme komunikimi, ndriçim shtëpish dhe shumë aplikime të
tjera. Shndërrimi i drejtpërdrejtë i energjisë diellore në energji elektrike, përmes qelizave
fotovoltaike, përdor efektin fizik të ndërveprimit të rrezeve të diellit me elektronet e valencës, në
materialet gjysmëpërçuese. Ky efekt ka marrë emrin Efekti Fotovoltaik.

Fig.2 Efekti Fotovoltaik

2.2 PËRSHKRIMI I PËRFITIMIT TË ELEKTRICITETIT TË NJË FOTOCELULE


GJYSMËPËRCJELLËSE

Një qelizë diellore është e përbërë nga dy shtresa gjysëmpërcjellëse, njëra e tipit p dhe tjetra e
tipit n. Bashkimi i tyre krijon një kalim p-n. Shtresa gjysëmpërcjellëse e tipit p dhe n formohet
me anën e efektit të dopingut, sipas të cilit në kristalin e paster të Si futen atome 3 valente për të
formuar një shtresë të tipit p, ose atome 5 valente për të formuar një shtresë të tipit n. Ndryshe
këto atome që prishin pastërtinë e kristalit të Si, quhen papastërti. Shtresat gjysëmpëecjellëse
shoqërohen me kontakte metalike, të cilat lejojnë kalimin e rrymës në qark.

Fig.3 Përfitimi i elektricitetit

4
2.3 KOMPONENTET E SISTEMIT FOTOVOLTAIK

Një Impiant Fotovoltaik Off-Grid është një Impiant i pavarur i cili nuk është i lidhur me rrjetin
energjitik. Ai përbehet nga Panelet Fotovoltaike, Inverteri, Rregullatori dhe Bateria. Rregullatori
shërben për të lidhur Panelet me Baterinë. Nëse Impianti prodhon më tepër energji se sa nevojitet
nga shtëpia (zakonisht gjatë kohës së drekës), atëherë energjia e tepërt ruhet në Bateri. Më vonë,
kur shtëpia ka nevojë për më tepër energji nga sa paneli është duke prodhuar (zakonisht gjatë
darkës dhe mëngjesit), kjo mungesë rryme merret nga Bateria.
Komponentet e këtij sistemi janë:
1. Panelet Fotovoltaike
2. Rregullatori i mbushjes
3. Bateria
4. Qarku mbrojtës nga shkarkimi i thellë
5. Inverteri
6. Kabllot

Fig.4 Komponentet e sistemit fotovoltaik

2.4 PANELET FOTOVOLTAIKE


Panelet fotovoltaike paraqesin grup te fotocelulave fotovoltaike te lidhura ne aspektin elektrik
dhe jane te paketuara dhe te vendosura mbi nje strukure te ngurte, e cila zakonisht luan rolin e
mbajtesit te fotocelulave por gjate fabrikimit izolohen qe te ruhen nga ndikimet atmosferike. Çdo
Panel apo Modul Diellore mund te perdoret si nje komponent i nje sistemi me te madh
fotovoltaik, per te gjeneruar energji elektrike per te furnizuar konsumatoret komercial dhe
banesore. Ekzistojnë dy lloje: Monokristalore dhe Polikristalore;
Çdo modul para se te dale ne perdorim te gjere i nenshtrohet testimit standard te kontrollit
(Standard Test Controle -STC) ne aspektin e fuqise se vet prodhuese te rrymes se vazhdueshme
(DC- direct current).

5
Fig.5 Panelet fotovoltaike

2.5 RREGULLATORËT E MBUSHJES- KONVERTUESIT DC-DC


Rregullatori (kontrolluesi) eshte pjese lidhese midis panelit diellore dhe baterise, duke marre
nderveprimin e tyre dhe duke bere pershtatjen e optimizuar te punes se sistemit. Ajo eshte pjese
plotesisht automatike dhe arrin rezultate te larta te punes per kohe te shkurter.
Ky bllok ka disa detyra shumë të rëndësishme, si: mbrojtjen nga mbingarkesat, mbrojtjen nga
shkarkimi i thellë, parandalimin e shkarkimit të padëshëruar, monitorimin e gjendjes së
ngarkimit, përshtatjen e teknologjisë së baterisë (elektrolit/xhel), konvertimin e tensionit, kapjen
e pikës me fuqi maksimale, MPP.

Fig.6 Rregullatori i mbushjes MPPT

6
2.6 BATERITË
Baterite ne sisteme diellore pedoren per te ruajtur energjine nga dielli.
Pasi qe modulet solare prodhojne rryme vetem gjate dites, energjia duhet te akumulohet ne
akumulator (bateri rimbushese) ne menyre qe te kemi energji elektrike ne menyre te
vazhdueshme edhe naten. Gjithashtu duhet te kemi parasysh edhe ditet me mot me shi dhe
periudha me mot te keq kur mungesen e energjise se mjaftueshme nga panelet solare ta
kompensojme permes baterive. Ekzistojne disa lloje të baterive por janë tri lloje te baterive më te
perdorura ne sisteme diellore: baterite e mbushura thelle me acid, me xhel, dhe AGM
(Absorbed Glass Matt – fije qelqi dhe tekstili te perziera ne forme rrjete).

Fig.7 Bateritë e litiumit (LiFePO4)


2.7 INVERTERI- SHNDËRRUESI STATIK VAZHDUAR-VAZHDUAR DC-DC

Invertorët janë pajisje qe transformojnë tensionin e vazhduar (DC) nga bateria në tension AC
(për furnizimin e paisjeve)
Invertorët dallohen në varshmëri se a përdoren te sistemet fotovoltaike ishuj (off-grid) si dhe
invertorët që lidhen në rrjetin elektrik (on-grid).
Invertorët dallohen për nga forma e tensionit dalës:
1. Sinusoidal
2. Kuadratik
3. Modifikuar sinusoidal
4. Dhëmbësharrë

Fig.8 Inverteri

7
Ne do bazohemi në këtë analizë pra:
1. Roli i konvertuesve elektronik në sistemet FV
Shndërruesit e energjisë njëkahore në energji alternative quhen invertorë. Funksioni i invertorit
është shndërrimi i një tensioni hyrës njëkahor në një tension simetrik alternativ dalës, me
amplitudë dhe frekuencë të dëshiruar. Tensioni dalës mund të jetë konstant ose I ndryshueshëm
dhe me frekuencë konstante ose të ndryshueshme. Tensioni i ndryshueshëm në dalje mund të
fitohet me ndryshimin e tensionit njëkahor hyrës dhe me mbajtjen e përforcimit të invertorit të
pandryshuar. Në anën tjetër, nëse tensioni hyrës është i pandryshueshëm dhe nuk është i
kontrollueshëm, tensioni i ndryshueshëm në dalje mund të fitohet me ndryshimin e përforcimit të
invertorit. Përforcimi i invertorit mund të definohet si herësi i tensionit alternativ dalës ndaj
tensionit njëkahor hyrës.
Format valore të tensionit dalës për invertorin ideal duhet të jenë sinusoidale. Por, format valore
të invertorit praktik nuk janë të tilla dhe përmbajnë komponente harmonike të konsiderueshme.
Për zbatime me fuqi të vogël dhe të mesme, mund të jenë të pranueshme edhe tensionet me
formë valore të drejtëkëndshit, ndërsa për zbatime me fuqi të madhe, patjetër kërkohen tensionet
dalëse me formë valore sinusoidale me shtrembërime të vogla. Me komponentet bashkohore
gjysmëpërçuese, përmbajtja harmonike e tensionit dalës mund të minimizohet ose të redukohet
dukshëm me teknika të posaçme të veprimit ndërprerës. Në zbatime industriale invertorët
shfrytëzohen me të madhe te ngasjet motirike alternative me shpejtësi të ndryshueshme, burimet
e përhershme të fuqisë, burimet e pandërprera të fuqisë të njohura si UPS, etj. Tensioni hyrës
mund të merret nga bateria, qelula me lëndë djegëse (agregati), qelula solare ose ndonjë burim
tjetër njëkahor. Tensionet dalëse tipike njëfazore janë: (1) 120 V në 60 Hz; (2) 220 V në 50 Hz
dhe (3) 115 V në 400 Hz. Për sisteme trefazore me fuqi të mëdha, tensionet dalëse tipike janë:
(1) 220/380 V në 50 Hz; (2) 120/208 V në 60 Hz dhe (3) 115/200 V në 400 Hz.
Invertorët në përgjithësi mund të klasifikohen në dy grupe:
(1) invertorët njëfazor dhe
(2) invertorët trefazorë.
Secili tip mund të shfrytëzoj komponente të kontrolluara kyçëse dhe shkyçëse (p.sh. BJT,
MOSFET, IGBT, SIT, etj.) ose tiristorë me komutimi të dhunshëm, varësisht nga zbatimi.
Invertorët e dy grupeve të lartpërmendura mund të jenë invertorë të tensionit nëse tensioni hyrës
mbetet konstant; invertorë të rrymës nëse rryma hyrëse mbetet konstante; dhe inverorë rezonant
ku për shkyçjen e ndërprerësve shfrytëzohen vetitë natyrore të qarqeve rezonante.
Principi i punës së invertorit mund të spjegohet me anë të fig.8.1a. Kur është i kyçur vetëm
tranzistori Q1 gjatë kohës To/2, tensioni momental në skaje të ngarkesës vo është VS/2. Nëse
është i kyçur vetëm tranzistori Q2, gjatë kohës To/2, në skaje të ngarkesës paraqitet - VS/2.
Qarku logjik duhet të jetë i projektuar asisoji që tranzistorët Q1 dhe Q2 në asnjë moment të mos
jenë të kyçur njëkohësisht. Në fig.8.1b janë paraqitur format valore të tensionit dalës dhe
rrymave të tiristorëve për ngarkesë rezistive. Për punë normale, ky invertor kërkon burim
njëkahor me tri borne dalëse, dhe kur tranzistori është i shkyçur, tensioni reverz në skaje të tij
është VS në vend se të jetë VS/2. Ky invertor është i njohur si invertori njëfazor me gjysëmurë.
Vlera efektive e tensionit dalës mund të gjendet nga

8
Tensioni momental dalës mund të shprehet me seri Fourier si:

ku  = fo është frekuenca e tensionit dalës në rad/s. Për n = 1, ek.(8.2)


jep vlerën efektive të komponentës themelore si :

Për ngarkesë induktive, rryma e ngarkesës (dhe e tranzistorit) nuk mund të ndryshoj
momentalisht (të bie në zero) me tensionin dalës. Nëse Q1 shkyçet në momentin t = To/2, rryma
e ngarkesës do të vazhdoj të rrjedhë përmes të D2, ngarkesës dhe gjysmës së poshtme të burimit
njëkahor. Ngjashëm, kur të shkyçet Q2 në t = To, rryma e ngarkesës rrjedhë përmes D1,
ngarkesës dhe gjysmës së epërme të burimit njëkahor.
Gjatë kohës kur përçon dioda D1 ose D2, energjia i rikthehet burimit njëkahor prandaj këto dioda
janë të njohura si dioda të rikthimit. Në fig.8.c është paraqitur rryma e ngarkesës për ngarkesë të
pastër induktive. Nga figura mund të shihet se për ngarkesë të pastër induktive, tranzistori përçon
vetëm për To/4 (ose 900). Varësisht nga faktori i fuqisë së ngarkesës, perioda e përcjelljes së
tranzistorit do të ndryshoj nga 90o deri në 1800. Te këto, qarqe tranzistorët e fuqisë mund të
zëvëndsohen me tiristorë me komutim të dhunshëm. Nëse tq është koha e shkyçjes së tiristorit,
atëherë, në mes të shkyçjes së tiristorit paraprak dhe kyçjes së tiristorit të ardhshëm, duhet të

9
sigurohet vonesë kohore së paku sa tq, përndryshe, në mes të tiristorëve do të paraqitet lidhje e
shkurtë. Prandaj, koha maksimale e përcjelljes së tiristorit duhet të jetë (To/2 - tq). Në praktikë,
edhe tranzistorët gjithashtu kërkojnë një kohë të caktuar të kyçjes dhe shkyçjes. Për veprim të
suksesshëm të invertorëve, këto kohë duhet të merren parasysh gjatë projektimit të qarkut logjik.
Për ngarkesë RL, rryma momentale e ngarkesës io mund të gjendet nga:

ku ɸn=tan -1(nωL/ R) . Nëse Io1 është vlera efektive e komponentës themelore të rrymës së
ngarkesës, fuqia themelore në dalje (për n = 1) është:

Dalja e invertorëve praktik përmban komponente harmonike dhe kualiteti i një invertori
zakonisht vlerësohet në bazë të parametrave të performansave të cekura në vijim.
Faktori harmonik i harmonikut të n-të, FHn. Faktori harmonik (i harmonikut të n-të), i cili
paraqet kontributin individual të harmonikut, është i definuar si:

ku V1 paraqet vlerën efektive të komponentes themelore dhe Vn vlerën efektive të komponentës


së n-të harmonike. Distorzioni (shtrembërimi) total harmonik DTH. Distorzioni (ose
shtrembërimi) total harmonik, i cili është masë e vlerësimit të ngjajshmërisë së formës valore
dalëse dhe komponentës themelore (sinusoidale), ose tregues i deformimit të të formës valore
nga sinusoida e kërkuar, është i definuar si:

Faktori i distorzionit FD. Faktori i distorzionit paraqet përmbajtjen totale harmonike të


madhësisë dalëse (rrymës ose tensionit), por nuk tregon nivelin e secilës komponentë harmonike
veçe veç. Komponentet harmonike të rendeve më të larta mund të dobsohen në mënyrë efektive
nëse në dalje të invertorit vendoset një filtër, për projektimin e të cilit është shumë me rëndësi të
dihet edhe madhësia dhe frekuenca e secilës komponentë harmonike. Kështu pra, faktori I
distorzionit, FD, paraqet masën e efekisitetit të redukimit të komponenteve të padëshiruara
harmonike dhe është i definuar si:

Faktori i distorzionit i një komponente individuale është i definuar si:

10
Harmoniku i rendit më të ulët HRU. Harmoniku i rendit më të ulët është ajo komponentë
harmonike frekuenca e së cilës është më e afërta me komponenten themelore, dhe amplituda e së
cilës është më e madhe ose e barabartë me 3% të komponentës themelore.

3. Historiku i turbinave me erë

Origjina e mullinjve me erë vjen nga lindja e mesme. Përdorimi në shkallë të gjerë i energjisë
së erës në Europën Perëndimore filloi në Angli dhe Holandë gjatë mesjetës ku përdoreshin për
të pompuar ujë apo për të bluar.

Fig.9 Turbina në shekullin e pare


Tentativat e para për të përdorur një turbinë me erë me flet rotori te modifikuara ne menyre
aerodinamike për të prodhuar energji elektrike u bënë rreth gjysëm shekulli më parë. Që
atëherë projekte të mëdha që ja vlen të përmenden janë: dizajnimi dhe ndërtimi i turbinave nga
inxhinierët Gjermanë Klenheinz dhe Honnef, Amerikanëve Smith-Putnam (1250 kW, 53m
diametër rotori në 1941), turbina me erë e Gedser në Danimarkë (200 kW, 14m diametër rotori
në 1957) dhe turbina e modelit Hutter W34 (100kW, 34m diametër rotori në 1958). Prodhimi
i parë në masë i stacioneve të turbinave me erë u bë nga konstruktori gjerman Allgaier në
fillimet e 1950s. Që nga fillimi i 1950s dhe me tej alternativa të tjera prodhimi energjie me anë
të gazrave dhe me djegie fosile e bënë të parëndesishme teknologjinë e energjisë së erës deri
në vitin 1970 kur çmimet e fosileve u rriten dhe interesi u rishfaq sërish.
Kryesisht në Amerikë por edhe në Danimarkë, Hollandë dhe Gjermani, pavarësisht zhvillimit
të stacioneve të mëdha të turbinave me erë rëndesi ju kushtua mundësisë për të përdorur
energjinë e erës për furnizim me energji të rrjeteve elektrike në sasi të mëdha.
Gjatë viteve 1980 stacione turbinash me erë me një kapacitet prej 1500 MW u instaluan në
Kaliforni. Duke marrë parasysh turbinat me kapacitet 100, 150 dhe 250 kW u evolua në ato me
kapacitet 500 kW që përbëjnë kryesisht prodhimin në shkallë të gjerë të turbinave me erë.
Me rritjen e madhësisë së turbinave dhe kostos së tyre erdhi edhe dizajnimi dhe prodhimi i
turbinave të kapaciteteve 500 – 1500 kW që janë të konsiderueshme për të ardhurat e tyre mbi
investimin e bërë për to.

11
Fig.10 Turbina në vitin 1950
Dizajni e disa turbinave si ato pa një kuti shpejtësie, dizajn qe në formatin masë është i vogel,
ndërsa në tentativë nuk kanë treguar ndonjë sukses të madh, me nje fjalë kanë qenë të limituara.
Dizajne të tjera ekzistojnë paralel me këto që u përmendëm më sipër si, ato me rotor vertikal,
mullinjtë Darrieus dhe turbina me aks horizontal Enercon E40 që ishte e para e paisur me një
gjenerator me eksitim direct.

3.1 Energjia me erë

Era është rrjedhje e masave të ajrit që rezulton nga ndryshimet e temperatures, gjegjësisht
presionit. Rrjedha e ajrit rezulton me fërkim, pra humbje të energjisë kinetike që është në
kontakt me sipërfaqen e e ngurtë, duke rezultuar me ndryshimin e shpejtësisë së rrjedhjes në
hapësirë dhe kohë. Termi "erë" shpesh është referuar si komponentë horizontale e rrjedhës së
masës së ajrit për shkak të ndryshimit të temperaturës ose presionit të shpërndarë në hapsirë.
Era është një burim i ripërtëritshëm i pasur, lehtësisht i arritshëm dhe i pastër i energjisë
elektrike. Prodhimi i energjisë me erë është një proces kompleks. Pasi që dielli ngroh në mënyrë
të pa barabartë Tokën, polet marrin më pak energji diellore sesa ekuatori. Përveç kësaj,
kontinenti ngrohet shpejt dhe shpejt ftohet nga deti. Ngrohja e tillë e shtyen sistemin atmosferik
global të transferoj nxehtësinë nga sipërfaqja e Tokës në stratosferë. Pra, ajri i ftohtë mbush
boshllëqet e krijuara dhe në këtë mënyrë shkakton erë të përhershme.
Erërat lokale shkaktohen për shkak të shpërndarjes globale të presionit dhe sistemeve të
qarkulluese që varen kryesisht nga kushtet topografike dhe gjeografike si: drunjtë, ndërtesat,
liqenet, detërat, malet dhe luginat. Shumica e energjisë me erë krijohet në lartësi të larta ku
shpejtësia e erës kalon 160 km/h. Një pjesë e energjisë së erës del si ngrohje e përhapur përmes
atmosferës dhe sipërfaqes së Tokës.

Fig.11 Lëvizja globale e masave të ajrit

12
Parashikimet tregojnë se 72 TW e fuqisë së erës përdoret për qëllime komerciale.
Duhet të theksohet se as teoretikisht dhe as praktikisht nuk mund të shfrytëzohet e tërë fuqia e
erës.
Era ndryshon shumë dhe vlera mesatare e shpejtësisë në një vend të caktuar nuk mund të na
tregojë se sa energji mund të prodhojë turbina me erë. Megjithatë, kur parashikohet era në një
vend të caktuar, i përmbahemi të dhënave që na kanë dhënë matjet. Mjafton gjithashtu një
ndryshim i lehtë i lokacionit që të ketë ndryshime të mëdha të shpejtësisë së erës. Shpejtësinë
e erës e masim dhe e aproksimojmë me shpërndarjen e Rayleighit. Deri te rrjedhja globale e
masave të ajrit siç e thamë edhe më pare, vie për shkak se rripi ekuatorial ngrohet më shumë se
pjesët e tjera të Tokës. Përveç rrjedhjes globale, në krijimin e erës ndikojnë edhe ciklonet dhe
anticiklonet. Në nivelin lokal, rrjedhja e ajrit kushtëzohet nga kushtet locale si: rrjedhja e ajrit,
fërkimi, humbja e energjisë kinetike si dhe gradientimi i shpejtësisë së erës.

Fig.12 Shkalla e shpejtësisë së erës në shtresën kufitare në afërsi të tokës

Shpejtësia e rrjedhës së ajrit, ose shpejtësia e erës përgjatë sipërfaqes së tokës, është e barabartë
me zero dhe shpejt rritet me lartësinë. Në kufirin e sipërm të shtresës kufitare atmosferike (rreth
2 km mbi tokë për një ditë vere të kthjellët), ndryshimi i shpejtësisë me lartësin bëhet i barabartë
me zero. Shpejtësia e erës rritet shumë shpejt me lartësinë mbi tokë - raporti i shpejtësisë
zakonisht përafrohet si rrënja e pestë e lartësisë mbi tokë. Ndryshimi i profilit të shpejtësisë së
ajrit nga lartësia quhet një gradient vertikal i shpejtësisë së erës. Era përshkruhet me dy
komponenta të thjeshta: kahje dhe intenzitet. Të dhënat mbi kahjen dhe intenzitetin e erës merren
duke u bazuar në monitorimet meteorologjike dhe matjet të kryera në stacionet meteorologjike.

3.2 Turbinat e erës

Një turbinë me erë është një mjet që konverton energjinë kinetike nga era në energji mekanike
e cila konvertohet më tej në energji elektrike në një central të erës. Turbinat e erës ofrojnë disa
përparsi të rëndësishme mjedisore në krahasim me impiantet konvencionale, nuk përdorin
lëndë djegëse, nuk emetojnë ndotës të ajrit, gaze me efekt serë apo mbetje toksike dhe nuk
konsumojnë burime tjera jo të ripërtëritshme. Mundë të vendosen kudo në lokacione të
ndryshme si në det të hapur dhe në tokë. Në kohët e sotme turbinat e erës janë me kapacitete të
ndryshme duke filluar me turbinat me kapacitete të vogla për mbushjen e baterive e deri tek
turbinat me kapacitete te mëdha që furnizojnë sistemin e energjisë elektrike. Madhësia dhe
kapaciteti i turbinave ka pasur një rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Turbina më e madhe e
instalaur është ajo në Angli në vitin 2018 me një fuqi prej 8.8[MW].

13
Fig.13 Rritja e diametrit dhe kapacitetit ndër vite

3.3 Parimi i punës

Duke u nisur nga fakti se era nuk ka shpejtësi konstante dhe është vështir për tu parashikuar
dhe kontrolluar arrijmë në përfundim se prodhimi i energjisë elektrike me erë nuk është i
thjeshtë.
Era rrymon përmes lopatave të cilat bëjnë shndërrimin e energjisë së erës (energjisë kinetike)
në energji mekanike, ku kjo energji përcillet te ndërruesi i shpejtësive dhe hynë në gjenerator
ku krijohet energjia elektrike.

Fig.14 Skema e sistemit për shndërrimin e erës në energji elektrike


Në skemën për shndërrimin e energjisë së erës në energji elektrike janë paraqitur elementet
kryesore duke pasur parasysh tri format e energjisë. Sistemi i shndërrimit të erës në energji
elektrike përbëhet nga:
Lopatat (L)- Shndërron energjinë e erës (energjinë kinetike) në energji mekanike.
Ndërrusi i shpejtësisë (NSH) - rritë shpejtësinë dhe e transmeton atë në rotor të gjeneratorit.
Gjeneratori (GJ)- shndërron energjinë mekanike në energji elektrike.

14
Kontrolluesi (K)- regjistron drejtimin, shpejtësinë e erës, temperaturën e gjenratorit dhe jep
sinjale për të marr masa të kontrollit.
Sistemi Yaw i turbinave të erës- Është komponenti përgjegjës për orientimin e rotorit të
turbinës në drejtim të erës.
Rrymimi i erës mbi çfarëdo sipërfaqe krijon dy lloje të forcave aerodinamike, forca ngritëse,
në drejtim të rrymimit të erës dhe forca ballore, në drejtim pingul të rrjedhjes së erës. Sipas
forcave që krijohen shfrytëzohen dy lloje të turbinave ato që shfrytëzojnë forcën ngritëse dhe
turbinat që shfrytezojn forcën ballore.

3.4 Llojet e turbinave me erë

Turbinat me erë ndahen në tri kategori:


• Sipas vendosjes: Detare dhe Tokësore;

Fig.15 Turbinat detare dhe tokësore


• Sipas teknologjisë: Me bosht horizontal dhe bosht vertikal;

Fig.16 Turbinat me bosht horizontal dhe vertikal


• Sipas fuqisë së instaluar: Të vogla (1-10 kW); Të mesme (100-500 kW); Të mëdha (mbi
500kW)

3.5 Roli i konvertuesve elektronik në gjeneratorët me erë

Fig.17 Konvertuesi elektronik i gjeneratorit me erë

15
Për të ruajtur energjinë e gjeneruar nga turbina me erë duhet një konvertues për të rregulluar
tensionin e gjeneratorit në tensionin e baterisë. Tensioni alternativ gjenerohet në fazë, dhe
tensioni i baterisë është i vazhdueshëm, kështu që konverteri është i nevojshëm. Konvertuesi
mund të jetë i ndërtuar vetëm me një urë grec e cila bën shndërrimin e tensionit alternativ në të
vazhduar. Vlera e tensionit të korrigjuar është e ndryshueshme, në varësi të shpejtësisë së
turbinës së erës, mjafton vetëm një diodë për të ngarkuar bateritë, por ato imponojnë tensionin e
saj, kështu që imponojnë edhe një shpejtësi rrotulluese të turbinës, duke ulur ndjeshëm
performancën.
Për të marrë performancë më të mirë, shpejtësia e turbinës duhet të jetë proporcionale me erën,
pasi shpejtësia e majës së fletëve duhet të jetë gjashtë herë më e madhe se era për performancë
optimale. Për ta arritur këtë ne përdorim konvertuesin DC, duke marrë një erë me shpejtësi të
ndryshueshme turbinën.
Fuqia maksimale jepet nga turbina me erë 4KW, në mënyrë që rryma në daljen 80A të jetë
maksimale. Për valëzim aktual ka zgjedhur një vlerë maksimale të lejueshme 10%. Frekuenca e
ndërrimit është 10 KHz, ne kemi zgjedhur këtë vlerë për shkak të konvertuesit aktual, në mënyrë
ideale kaloni në 20 Khz, por humbja e frekuencës do të ishte shumë e madhe. Prodhuesit e
konvertuesve rrallë përdorin për këto frekuenca si vlera të larta aktuale.
Transformatori- Shndërron tensionin e ulët të energjisë elektrike e cili prodhohet nga
gjeneratori në energji elektrike me tension të mesëm, për të reduktuar humbjet në transmetim
me rastin e lidhjes me rrjetin e shpërndarjes me tension të mesëm.
Për të përshtatur tensionin e gjeneruar nga gjeneratori për të ngarkuar bateritë, duhet të ndërtohet
një konvertues elektronik i përbërë nga një urë grec me 4 dioda. Ky sistem shërben gjithashtu për
të marrë në çdo kohë performancën më të mirë të mundshme. Figura e mëposhtme tregon një
diagram të gjeneratorit, inverterit dhe baterive.

Fig.18 Skema e sistemit

16
3.6 Drejtuesit shumë fazor

Për punë me fuqi më mëdha përdoren drejtuesit tre e më tepër fazorë, të cilët mund të realizohen
si qarqe me dalje të mesme ose si ura drejtuese. Në figurën 9 është treguar skema e drejtuesit
gjysmëvalor trefazor me yll. Skema është e përbërë nga një transformator trefazor dhe tri dioda
drejtuese, Në mbështjellëset primare të transformatorit janë lidhur tri faza R, S dhe T të tensionit
trefazor. Të tri mbështjellëset sekondare të transformatorit janë lidhur në formë të yllit. Në seri
me secilën mbështjellëse sekondare është lidhur nga një diodë drejtuese. Ngarkesa nga njëra anë
është e lidhur me katodat e të tri diodave, kurse nga ana tjetër me yllin e transformatorit. Secila
fazë e transformatorit bashkë me diodën përkatëse paraqesin drejtues gjysmëvalor. Në një
moment vetëm njëra diodë është e polarizuar direkt edhe atë ajo tek e cila vlera momentale e
tensionit sekondar është më e madhe. Në të njëjtën kohë, dy diodat e tjera janë me polarizim
invers. Gjatë kohës së një periode të tensionit të hyrjes, secila diodë është e polarizuar direkt për
kohën prej një të tretës të periodës. Në këtë mënyrë fitohet rrymë e drejtuar kah ngarkesë e cila
asnjëherë nuk bie në zero. Format valore të drejtuesit shumëfazor janë dhënë në figurën 9:

Fig.19 Drejtuesi tre fazor

17
Pra në një sistem të balancuar trefazor, tensionet nga linja në neutral përcaktohen nga:

Tensioni mesatar i daljes mund të përcaktohet nga:

4. Mirëmbajtja dhe kontrolli përmes sistemit SCADA

SCADA në Centralin e Erës modern është të parashikojë performancën e centralit të erës dhe
të përmbushë detyrimet kontraktuale duke përfshirë kërkesat strikte të sigurisë.
Në përgjithësi efikasiteti i turbinës me erë është zvogëluar për shkak të defekteve. Por me
përdorimin e sistemeve SCADA, parametrat e turbinës së erës regjistrohen për të monitoruar
performancën e tyre. Kështu sistemi SCADA siguron prodhimin maksimal të energjisë,
efikasitetin e lartë dhe diagnostifikimin e defekteve dhe prognostikën. Parametrat e sistemit

18
SCADA që shfaqen tek operatorët janë: statusi (punë, gati, ndaluar), fuqia (kW), shpejtësia
(rotor, gjenerator, era), drejtimi I erës, këndi i pjerrësisë, presioni, etj.

Fig.20 Parametrat e sistemit SCADA

Referencat
[1] Bilaci vjetor i energjisë elektrike dhe termike për vitin 2019
[2] J. Kaufmann, “Free space optical communications: an overview of applications and
technologies,” in Proceedings of the Boston IEEE Communications Society Meeting, 2011.
[3] Strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës 2017-2026
[4] LISTA E KAPACITETEVE TË REJA TË TRANSMISIONIT DHE LINJAVE
INTERKONEKTIVE (2014-2023)
[5] KOSTT- Plani zhvillimor i transmetimit 2018-2027
[6] Wind Energy Conversion Systems Grid Connection

[7] Modelling and Control Design of Pitch-Controlled Variable Speed Wind Turbines
(Marcelo Gustavo Molina and Pedro Enrique Mercado CONICET, Instituto de Energía
Eléctrica, Universidad Nacional de San Juan Argentina)
[8] Grid-Connected Renewable Energy: Wind Power Technologies
[9] Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë 2011-2020

[10] Plani i Veprimit i Kosovës për Eficiencë të Energjisë (PVKEE) 2010-2018

[11] Programi i Zbatimit të Strategjisë së Energjisë 2018-2020

[12] Thomas Ackermann, Lennart Soder, “Wind energy technology and current status: a
review,” Renewable and Sustainable Energy Reviews, Elsevier, 2000

19

You might also like