You are on page 1of 42

1

Tema-2:
Aspekte të teorisë së matjeve.

Dr. Adisa Daberdini


2

 Ceshtjet mesimore:
1- Sistemi ndërkombëtar i njësive
matëse bazë të sistemit (SI).
2-Njësitë matëse elektrike bazë dhe
të varura.
3-Standardet e ndryshme të matjeve.
4-Gabimet e matjes, llojet dhe
shkaqet
Dr. Adisa Daberdini
HYRJE NE MATJET ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE
3
Matjet e në veçanti dhe ato elektrike e
elektronike përdoren në të gjitha fushat e
shkencës dhe inxhinierisë. Ato janë përhapur në
shkencë dhe teknologji aq shumë sa që do të
ishte qesharake të flitet për edukim shkencor
ose teknik pa njohuri për matjet.

Në veçanti për inxhinierët elektrikë aftësia e


njohjes së matjeve dhe e instrumenteve
elektrike analoge dhe digjitale ka rëndësi te
vecante.
HYRJE NE MATJET ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE
4

Matjet realizohen me instrumente dhe ato


kryesore janë:

Amper-metrat,
Volt-metrat,
Vat-metrat,
Om-metrat,
Osciloskopët,
Aanalizatorët e spektrit
Sinjal-gjeneratorët.
HYRJE NE MATJET ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE
5
Në këtë kurs semestral do të analizohet matja
e madhësive kryesore elektrike dhe e disa
madhësive joelektrike që shndërrohen në
madhësi elektrike, me theks të posaçëm në
gabimet apo pasigurinë matëse me të cilën
realizohen ato.

Specialistët e matjeve elektrike janë të


kërkuar shumë në entet shëndetësore, spitale,
në laboratorët kërkimore, ne qendra industriale
dhe në qindra degë të tjera të industrisë ku
përdorimi i matjeve elektrike është detyrë
ditore.
METROLOGJIA
6
Lëmi i njohurive që ka të bëjë me matjet quhet
metrologji. Problemet me të cilat merret
metrologjia janë:

-njësitë e matjes dhe etalonët e tyre (realizimi


dhe reproduktimi i tyre, konservimi-ruajtja dhe
bartja-transmetimi i njësive),
-matjet (metodat, realizimi, vlerësimi i
saktësisë,etj.),
-instrumentet për matje (veçoritë e
instrumenteve, nga aspekti i destinimit të
tyre).
METROLOGJIA
7

Metrologjia sipas madhësisë të cilën e


analizon, ndahet në: metrologjinë e
gjatësisë, metrologjinë e kohës, etj., kurse
sipas lëmit të përdorimit në:

metrologji industriale,
metrologji teknike,
metrologji astronomike,
metrologji medicinale, etj.
METROLOGJIA 8
Metrologjia e aplikuar është pjesë e metrologjisë e cila
trajton matjet në aplikime të caktuara. Përkundër
metrologjisë së përgjithshme, metrologjia e aplikuar i
merr në konsideratë matjet e një madhësie të caktuar ose
matjet e madhësive që krijojnë një pjesë të një lëmi siç
është theksuar më sipër.

Metrologjia teknike është pjesë e metrologjisë që trajton


matjet në teknikë. Edhe pse në metrologjinë teknike
përfshihen edhe lëmi të tjera, kjo shprehje shpesh në
kuptim të gabuar përdoret vetëm për metrologjinë e
gjatësive dhe këndeve.
METROLOGJIA 9
Metrologjia e kualitetit preokupohet me
çështjet e lidhura me kontrollin e kualitetit.
Metrologjia e kualitetit interesohet për kontrollin
e matjeve dhe të rezultateve të matjeve të
lidhura me hulumtimin e kualitetit: të lëndëve të
para, materialeve, pajisjeve, instalimeve
industriale si dhe instrumenteve që përdoren për
matjen, kontrollin dhe përcaktimin e kërkesave që
kanë të bëjnë me sigurimin-garantimin e kualitetit
në prodhimtari.
METROLOGJIA 10
Metrologjia teorike, është pjesë e metrologjisë që
trajton problemet teorike të matjeve. Për shembull në
metrologjinë teorike bëjnë pjesë përveç tjerash, teoria e
madhësive dhe njësive matëse, teoria e gabimeve të
matjes, teoria informative e matjeve.

Teknika e matjeve është pjesë e metrologjisë që


trajton teknikën e ekzekutimit të matjeve.

Metrologjia ligjore-legale është pjesë e metrologjisë që


ka të bëjë me njësitë matëse, metodat për matje dhe me
instrumentet për matje, në aspektin e kërkesave dhe
rregullativës ligjore, që kanë për qëllim që të sigurojnë
garanci publike në pikëpamje të sigurisë dhe të
precizitetit të nevojshëm për matjet.
MATJA DHE NJËSITË E MATJES 11

MATJA DHE NJËSITË E MATJES

Njohuri dhe përkufizime themelore,


Madhësitë dhe njësitë themelore SI,
njësitë e derivuara,
Skemat e qarqeve elektrike,
Madhësitë dhe njësitë elektrike
kryesore,
Pyetje dhe detyra.
NJOHURI DHE PËRKUFIZIME THEMELORE
12
Me matje nënkuptohet mundësia e njohjes
sasiore të karakteristikave të objekteve fizike.
Siç dihet ekzistojnë objekte të ndryshme fizike
të cilat kanë karakteristika të ndryshme dhe
numri i tyre është i pakufishëm.

Madhësitë fizike dallohen si nga ana cilësore


ashtu edhe nga ana sasiore. Ana cilësore
përcakton llojin e madhësisë (p.sh. rezistenca
elektrike), ndërsa ana sasiore madhësinë e saj
(p.sh. rezistencën e rezistorit konkret).
NJOHURI DHE PËRKUFIZIME THEMELORE
13
Me termin matje nënkuptohet gjetja e vlerës së
madhësisë fizike në rrugë eksperimentale me anë të
pajisjeve të caktuara teknike. Sipas kësaj mund të
nxirren këto tipare kryesore të kuptimit të matjes:

mund të maten veçoritë e objekteve ekzistuese reale,


d.m.th. madhësitë fizike,

matjet bëhen gjatë eksperimenteve, d.m.th. kur


konstatimet dhe llogaritjet teorike duhet të vërtetohen
në rrugë eksperimentale,

për realizimin e eksperimenteve nevojiten pajisje të


veçanta teknike, instrumentet matëse, që duhet të
vihen në bashkëveprim me objektin material,
NJOHURI DHE PËRKUFIZIME THEMELORE
14
Rezultati i matjes është vlera e madhësisë
fizike. Rezultati i matjes praktikisht gjithmonë
dallohet nga vlera e vërtetë e madhësisë
fizike, d.m.th. nga vlera e cila do të ishte
absolutisht e saktë.
Vlera e vërtetë e madhësisë fizike është e
pamundur të caktohet.
Dallimi i rezultateve nga vlera e vërtetë
shpjegohet me pa përsosmërinë e mjeteve
matëse dhe metodave matëse, me ndikimin e
kushteve të realizimit të matjeve dhe ndikimin
e njeriut me mundësitë e tij të kufizuara, etj.
NJOHURI DHE PËRKUFIZIME THEMELORE
15

Kur vlera e vërtetë është e panjohur,


praktikisht gabimi i matjes çmohet nga
veçoritë e mjeteve matëse, kushtet e
realizimit të eksperimentit dhe nga analiza
e rezultateve të fituara.
Meqë rezultati i fituar dallohet nga vlera e
vërtetë:

Rezultati i matjes është i vlershëm vetëm


në rastin kur është çmuar edhe gabimi i
vlerës së fituar i madhësisë së matur.
NJOHURI DHE PËRKUFIZIME THEMELORE
16

Zakonisht nuk caktohet gabimi konkret i


rezultatit por pasiguria matëse - kufijtë e
zonës në të cilën gjenden gabimet.

Shpesh përdoret kuptimi saktësia e matjes


me të cilën nënkuptohet kualiteti i matjes
d.m.th. afërsia e rezultatit të matjes me
vlerën e vërtetë të madhësisë së matur.

Saktësia e lartë e matjes i korrespondon


gabimit të vogël të matjes.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
17
2. SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)

2.1. Njësitë themelore (bazë) të SI


Në thelb të SI është lista e shkurtër e njësive bazë të definuara në
formë absolute pa iu referuar asnjë njësie tjetër (shih Tab. 1).
Njësitë bazë janë konsistente me një pjesë të sistemit metrik të
quajtur sistemi MKS. Në tërësi ekzistojnë shtatë njësi bazë të SI.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
18
2.1. Njësitë themelore (bazë) të SI

Definicionet zyrtare të shtatë njësive bazë të dhëna i lejojnë


shkencëtarët ti riprodhojnë etalonët p. sh kohës ose të metrit në çdo
vend të botës, e madje edhe në planetët e tjera, pa iu referuar
objektit fizik i cili ruhet në vende dhe kushte të caktuara, siç është
rasti i prototipit të kilogramit i cili ruhet në Paris. Etalonët e
kilogramit të shteteve tjera (USA, UK, etj.) krahasohen me këtë
prototip.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
19
2.1. Njësitë themelore (bazë) të SI
metër [m] - Metri është njësi themelore e gjatësisë. Ai është
distanca të cilën e kalon drita në vakum për 1/299 792 458 -ten pjesë
të sekondës.

kilogram [kg] - Kilogrami është njësia themelore e masës. Ai është


masa e prototipit ndërkombëtar në formë të cilindrit nga platin-
iridiumi që ruhet në Sevres në Francë. Tani kjo është njësia themelore
e vetme e cila është e definuar si objekt material, e po ashtu e vetmja
e cila e ka prefiksin (kilo).

sekondë [s] - Sekonda është njësia themelore e kohës. Ajo është


gjatësia kohore e nevojshme për shfaqjen e 9 192 631 770 periodave
të lëkundjeve të atomit të Ceziumit -133.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
20
Amper [A] - Amperi është njësia themelore e rrymës elektrike. Ai
është rryma e cila e krijon forcën e caktuar midis dy telave paralel të
cilët janë të larguar 1 metër në vakum. Është emërtuar sipas fizikanit
frëng Andre Amper (1775-1836).

Kelvin [K] - Kelvini është njësia themelore e temperaturës. Ai është


1/273.16 ta pjesë e temperaturës termodinamike e pikës së trefishtë
të ujit. Është emërtuar sipas matematikanit dhe fizikanit Skocez
William Thomson 1st Lord Kelvin (1824-1907).

mol [mol] - Moli është njësi themelore e materies (substancës). Ai


është sasia e materies e cila përmban aq njësi elementare sa janë në
0.012 kg të Karbonit-12.

kandela [cd] - Kandela është njësi themelore e intensitetit të


ndriçimit. Ajo është intensiteti i burimit të dritës me frekuencë të
caktuar, i cili e jep sasi të caktuar të fuqisë në drejtimin e
dhënë.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
21
2.2. Njësitë e prejardhura të SI
Konferenca e përgjithshme për pesha dhe masa,
përveç shtatë njësive bazë, i ka aprovuar edhe 22
emërtime për njësitë SI, si kombinime të njësive
bazë. Përbrenda SI, këto njësi janë njësitë e
emërtuara të prejardhura.

Në Tab. 2 janë dhënë definicionet e këtyre 22


njësive.

Kolona e tretë tregon prejardhjen e njësisë nga


njësitë bazë, ndërsa në kolonën e katërt është
dhënë ekuivalenca formale e njësisë në varësi të
njësive bazë.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
22
Njësitë e prejardhura të SI
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
23
Njësitë e prejardhura të SI
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
24

Sistemi Nderkombetar SI

Njesite Baze Fizike Njesite e Rjedhura Fizike

Forca (N),
Metri (m) ,
Puna (J),
Kilogrami (kg),
Fuqia (W) ,
Seconda (s)
Energjia (J)
Etj
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
25

Njësitë e prejardhura të SI

Kur dihet formula e përmasave të një


madhësie, mund të gjendet se si ndryshon
njësia e matjes së saj kur ndryshojnë
njësitë themelore të sistemit të njësive.

Për shembull: 1 cm = 0.01 m; 1 m2 = 1m ×


1m; 1W = 1 V × 1 A; 1 m/s = m/s; 1 kp = 1 kg
x 9.80665 m/s2 = 9.806 65 N;
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
26
Përveç gjithsej 29 njësive bazë dhe të prejardhura, SI
lejon përdorimin edhe të disa njësive shtesë, që janë:
- njësitë tradicionale matematikore për matjen e këndeve
(shkallë, hark-minutë, dhe hark-sekondë);
- njësitë tradicionale për matjen e kohës (minutë, orë,
ditë, dhe vit);
- dy njësi metrike që zakonisht përdoren në jetën e
përditshme: litër për volumin dhe ton (ton metrik) për
masat e mëdha;
- njësitë logaritmike bel dhe neper (dhe prefikset, siç
është p.sh decibel); dhe
-tre njësi jo metrike vlerat e të cilave paraqesin konstante
fizike të rëndësishme: njësia astronomike (u), njësia e
masës atomike ose dalton, dhe elektronvolt.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
27
• Sipas SI janë të definuar po ashtu prefikset e
madhësive, d.m.th shumëfishet dhe nënfishat e tyre
si në Tab. 4.
• Me SI nuk lejohet të përdoret asnjë njësi përveç
atyre të treguara më sipër dhe të shumëfisheve apo
nënfishave të tyre.
• Në veçanti nuk lejon përdorimin e asnjë njësie
tradicionale angleze (për shembull kalë-fuqi HP
Horse-Power), apo përdorimin e asnjërës prej njësive
algjebrike të prejardhura nga ish sistemi CGS, siç
janë: erg, gaus, poise, stokes, ose gal.
• Po ashtu me SI nuk lejohen të përdoren njësitë
shkencore dhe inxhinierike tradicionale, siç janë: tor,
kiri, kalori, ose rem.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
28
Njësitë jashtë sistemit SI të pranuara për përdorim bashkë me njësitë SI.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
29
Shëmbuj të njësive jashtë sistemit SI të pranuara për përdorim në fusha
me të dhëna specifike.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
30
2.3. Paraqitja e vlerave me eksponent të dhjetëshit
Brezi i vlerave të madhësive mund të ndryshoj shumë. Kështu për
shembull tensionet mund të ndryshojnë nga të milionat pjesë të voltit
në sistemet elektronike e gjerë qindra-mija volt në sistemet
energjetike. Për të përdorë këtë brez të gjerë përdoret paraqitja
eksponenciale e vlerave me bazë 10 dhe me eksponentin përkatës si në
Tab. 3.
.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
31
Për shembull vlera 247 000 mund të jepet kështu:

Ose numri 0.003 69 jepet:


SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
32
Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave me
eksponent të dhjetëshit
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
33
Mbledhja dhe zbritja i numrave me eksponent të
dhjetëshit .
- Për mbledhjen ose zbritjen fillimisht të gjithë numrat
kthehen në të njëjtin eksponent të dhjetëshit dhe nuk ka
rëndësi eksponenti i zgjedhur përderisa ai është i njëjti
për të gjithë.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
34
Fuqizimi i numrave me eksponent të dhjetëshit .-
Fuqizimi është formë e shumëzimit (ose pjesëtim nëse
eksponenti është negativ). Për shembull:
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
35
2.4. Prefikset
Shënimi shkencor dhe inxhinierik.- Nëse numrat
me eksponent të dhjetëshit, jepen me një shifër
në anën e majtë të pikës decimale, thuhet se janë
dhënë në mënyrë shkencore.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
36
Shënimi shkencor dhe inxhinierik
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
37
Duhet ta rikujtojmë se prefikset paraqesin fuqizimin me bazën
dhjetë, kështu që për llogaritje aplikohen rregullat që i paraqitëm më
parë.
Për shembull kur mbledhim ose zbresim i kthejmë në bazë të njëjtë si
në shembullin në vijim.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
38
2.4. Prefikset
Shënimi shkencor dhe inxhinierik.- Nëse numrat me eksponent të
dhjetëshit, jepen me një shifër në anën e majtë të pikës decimale,
thuhet se janë dhënë në mënyrë shkencore.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
39
Prefikset
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
40
2.5. Shifrat e konsiderueshme dhe saktësia numerike
Numri i shifrave i cili e përmban informacionin aktual
quhen “shifra të konsiderueshme”.

Kështu nëse themi se një pjesë teli është 3.57 m i gjatë,


atëherë nënkuptohet se gjatësia e tij është më afër vlerës
3,57 m se sa me 3.56 m ose 3.58 m, dhe në këtë rast kemi
tre shifra të konsiderueshme.

Numri i shifrave të konsiderueshme e përfshinë shifrën e


fundit të vlerësuar. Nëse themi se gjatësia është 3.570 m
atëherë nënkuptohet ajo është më afër vlerës 3,570 m se
sa me 3.569 m ose me 3.571 m dhe në këtë rast i kemi
katër shifra të konsiderueshme.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
41
Kur i përcaktojmë shifrat e konsiderueshme, zerot që përdoren për të
lokalizuar pikën decimale nuk merren në konsiderim.
Kështu 0.004 57 i ka tre shifra të konsiderueshme, që mund të shihet,
nëse e shprehim kështu 4.57 x 10-3.
Numri i shifrave të cilin duhet ta paraqesim varet nga numri i shifrave
të numrave që përdoren në llogaritje.

Të theksojmë edhe një herë se gjatë shumëzimit apo pjesëtimit numri


i shifrave të konsiderueshme të rezultatit është baras me numrin e
shifrave të numrit me më pak shifra.

E njëjta gjë vlen edhe për mbledhjen dhe zbritjen, si për shembull
mbledhja e tensioneve prej 24.7 V dhe 123 mV do të na jep 24.8 V e
jo 24.823 V.
SISTEMI NDËRKOMBËTAR I NJËSIVE (SI)
42
Shembulli 6: Le ti kemi dy numra A = 3.76 dhe B = 3.7 të cilët duhet
shumëzuar. Sa është përgjigja e saktë?
Zgjidhje: Produkti i tyre është: 13.912
dhe kjo është përgjigje korrekte nëse numrat 3.76 dhe 3.7 janë
ekzaktë.

You might also like