You are on page 1of 27

Kapitulli I

Hyrje dhe kuptime fillestare

1.1. Objekti dhe zhvillimi i mekanikes se lengjeve


Mekanika e lengjeve eshte ajo pjese e hidraulikes e cila me anen e veprimit te forcave, studjon ligjet e ekuilibrit dhe te levizjes se lengjeve
ne pergjithesi.
Levizja e lengjeve percaktohet me anen e ligjeve themelore te mekanikes. Si ligje te mekanikes per levizjen perdoren Ligjet e Njutonit .
Perderisa keto ligje jane percaktuar per grimcen me nje mase te dhene, eshte e qarte se edhe ne mekaniken e lengjeve do te veprohet ne
menyre te ngjashme, dmth, nga rrjedhja e lengut do te vecojme grimcen dhe pastaj do te perdorim ligjet e Njutonit..
Ligje te tjera qe perdoren ne Mekaniken e Lengjeve eshte Ligji i ruajtjes se mases (ligji i vazhdushmerise) dhe Ligji i ruajtjes se energjise.
Keto ligje formojne bazen e mekanike se lengjeve ashtu si dhe ne mekaniken e trupit te ngurte. Midis tyre ka mjaft ngjashmeri, ndryshimi
themelor qendron vetem ne karakteristikat kryesore te lengut dhe te trupit te ngurte.
Forcat qe ushtrohen ne nje element te lengut lidhen me disa kombinime te gradienteve te shpejtesise, ndersa ato qe ushtrohen ne trupin
e ngurte lidhen me deformimet.
Per lengjet perdoret ligji i Njutonit Mbi ferkimin e brendshem sipas te cilit forca e ferkimit ne njesine e siperfaqes eshte ne perpjestim
te drejte me gradientin e shpejtesise. Per trupin e ngurte, si ligj perkates mund te pranohet ne pergjithesimi i ligjit te Hukut, sipas te cilit,
forca ne njesine e siperfaqes eshte ne perpjestim te drejte me deformimin.
Sot mekanika e lengjeve, nga pikpamja e metodes se studimit ze nje vend te ndermjetem midis hidraulikes dhe mekanikes teorike te
lengjeve.
Fillimisht konkluzionet mbi rrjedhen e ujit inxhinieret i nxirrnin nga mendimi inxhinierik dhe nga formulat empirike , per projektimin e
veprave ujore. Formulat empirike u bazuan ne te dhenat eksperimentale, te cilat deri ne nje fare shkalle u modifikuan ne perputhje
intuiten dhe te menduarit drejt. Gjykimi u arrit ne baze te proceseve eksperimentale te vazhdueshem duke anuar ne anen e perafrimeve.
Eksperiementimi si metode pune e organizuar u be qellim ne vetvete per hidrauliket.

Nga ana tjeter krahas zhvillimit te shpejte te hidraulikes empirike, gjate 180 vjeteve te fundit matematicienet dhe matematicen-fizikantet
synuan te gjenin zgjidhjet analitike te problemeve te rrjedhes se lengut pa e perfillur fare kontrollimin eksperimental.
Metodat analitike te tyre u zhvilluan duke pasur parasysh thjeshtimin e disa faktoreve, nepermjet te cilave u fituan rezultate qe pjeserisht
ose aspak nuk paraqitnin fenomenin ne realitet.
Mekanika e lengjeve e koheve te sotem bazohet ne te dy shkollat. Duke u bazuar ne kombinimin e drejte te analizes fizike dhe te provave
laboratorike, mekanika e lengjeve e perjashton lengun ideal si leng qe ekziston por qe eshte karakteristike per mekaniken teorike te
lengjeve.
Hidraulika empirike kerkoi per qellime llogaritjeje ekuacione pune te thjeshta. Ajo i kushtoi vemendje me te madhe vertetesise se tyre
nepermjet rezultateve te shumta eksperimentale, se sa vertetesise se ekuacioneve fizike. Mekanika e lengjeve nga ana tjeter na meson se
se ekuacionet fizike themelore jane te nje rendesie te shkalles se pare me vlere shume te madhe. Mekanika e lengjeve eviton veshtiresite
qe hasen gjate vertetimeve te ekuacioneve matematike duke i kufizuar supozimet ne vetem ne ato faktore qe sipas eksperimentit dhe anes
fizike te problemit nuk ndikojne ne menyre serioze.
Mjetet me operative te mekanikes se lengjeve jane:
- Provat laboratorike
- Analiza e njesive matese
- Procesi i te menduarit dialektik
Mekanika e lengjeve shfrytezon parimin e analizes se njesive matese per te bashkuar variablat ne nje shprehje themelore pa njesi mates, e
cila ndertohet ne menyre sistematike dhe kuptimplote. Vlerat e numrave konstant ne keto shprehje i jep kerkimi eksperimental qe eshte
edhe kontrolli themelor i vertesise se analizes.

1.2. Zhvillimi historik i saj


Hidraulika (mekanika e lengjeve) eshte shkence shume e vjeter. Njohurite lidhur me hidrauliken jane perdorur shume heret dhe veprat e
para hidraulike ishin te tipit si kanale ujites, kanale te furnizimit me uje te pishem si dhe pritat lumore.
Ne fillim ndertimet bazoheshin ne njohurite praktike dhe
me pas u zhvillua ana teorike.

Viadukti Antik Roman, Pont du gard ne France

Ligji me i hershem eshte ai i notimit te trupave, ligj i dhene


nga Arkimedi ne vitin 255 para Krishtit.
Ne fushen e Hidraulikes kane dhene kontribut shume shkencetar.
Keshtu ne fund shekullin XV
Leonardo Da Vinci shkroi punimin Per levizjen dhe matjen e ujit,
Galilei Arsyetime mbi trupat e ndodhur ne uje
Toriceli shkroi Rrjedhja e lengjeve ne vrima
Paskali shkroi Per perhapjen e presionit te jashtem te ushtruar ne lengje,
Njutoni dha hipozen Per ferkimin e brendshem te lengjeve etj.
Nje hop cilesor i Hidraulikes ndodhi ne shekullin XVIII kur dolen veprat e Bernulit dhe Eulerit mbi levizjen e lengjeve te cilat u bene baza
teorike e Hidraulikes si shkence.
Daniel Bernuli bazuar mbi probleme te matematikes dhe mekanikes teorike krijoi vepren e rendesishme Hidrodinamika ku prezantoi
teoremen mbi levizjen e lengjeve e cila pasqyron ligjin e ruajtjes se energjise ne lengje dhe quhet ligji i Bernulit.

Leonard Eiler ne vitin 1755 nxorri ekuacionet diferenciale te levizjes se lengjeve pa marre parasysh forcat e ferkimit.
Mbi keto punime u krijua shkenca e re e Hidromekanikes ose Mekanika e Lengjeve. Ajo studion levizjen e lengjeve me metoda
matematikore dhe jep zgjidhje te sakta te problemeve kryesisht ne fushen e levizjes se lengut jo-viskoz.

Ne shekullin XIX kjo shkence u vu para detyrave te reja te cilat nuk zgjidheshin me si mekanike e lengut joviskoz.
Keshtu qe lindi nevoja e studimit te lengut real duke marre parasysh edhe forcen e ferkimit gjate rrjedhjes.

Duke u bazuar ne ligjin e Njutonit mbi ferkimin e brendshem te lengjve, Navie dhe Stoks nxorren ekuacionet diferencial te lengut real.
Keto ekuacione per shkak te veshtiresise se zgjidhjes matematikore te tyre i japin pergjigje vetem rasteve te thjeshta , prandaj zgjidhja e
problemeve te levizjes se lengut vazhdoi te kerkohej me rrugen e Hidraulikes e cila shfrytezon gjeresisht te dhenat eksperimentale te
nxjerra ne natyre apo ne laborator.

Shume studiues bene kerkime ne rruge eksperimentale ose teorike si psh.


- Shezi studjoi levizjen e lengjeve neper tuba dhe kanale.
- Darsi studjoi levizjen me presion te lengjeve ne tuba.
- Bazen studjoi me hollesi rrjedhjen e lengjeve ne kaperderdhesa.
- Prandli studjoi shtresen kufitare te rrjedhes
Shume probleme te Hidroteknikes, Furnizimit me uje, Kanalizimeve, Permisimeve ujore, etj zgjidhen me anen e Hidraulikes. Ajo duke
shfrytezuar ligjet themelore te kinematikes dhe dinamikes, si dhe parimet e ngjashmerise mekanike krijon metoden e saj te vecante qe
eshte nderthurja e studimit eksperimental me aparatin e analizes matematike.

1.3. Madhesite fizike qe perdoren ne mekaniken e lengjeve dhe njesite e matjes


Madhesite qe perdoren ne mekaniken e lengjeve jane te grupit te mekanikes dhe me rralle perfshihet edhe temperatura.
Keshtu qe do te kemi madhesite perkatese: gjeometrike, kinematike dhe dinamike. Me poshte praqiten madhesite
fizike, simbolet e tyre dhe permasat e tyre te bazuara ne simbolet themelore L, M dhe T qe i perkasin madhesive gjatesi, mase
dhe kohe.
Ne kolonen e fundit paraqiten edhe njesite perkatese te matjes ne Sistemin Nderkombetar te Njesive (SI)

1.4. Lengu si perkufizim


Lengu eshte nje mjedis material, i plote dhe i vazhduar qe karakterizohet nga levizshmeria e madhe, nen veprimin e forcave
sado te vogla qofshin. Per kete arsye lengu merr lehtesisht formen e enes, apo mjedisit ku vendoset. Kjo vecori themelore e
lengjeve quhet rrjedhshmeri.
Ajo eshte gjithashtu edhe vecori e gazeve por gazet e marrin menjehere formen e enes ku vendosen duke zene plotesisht vellimin e saj.
Ne te kundert te kesaj, lengjet pasi e marrin formen e enes ku vendosen , ushtrojne presion ne fundin dhe muret e saj dhe kur nuk
mbushet plot ena lengu formon nje siperfaqe horizontale ne kontakt me ajrin ose gazin.

Nderkohe, lengjet e ruajne vellimin e tyre, veti kjo e njejte me trupat e ngurte. Perfundimisht lengu ka veti te perbashketa edhe me trupat
e gazte edhe te ngurte.
Mqns lengjet dhe gazet kane vecori rrjedhshmerine ligjet e hidraulikes mund te zbatohen edhe per gazet.

1.5. Vetite kryesore te lengjeve

Vetite kryesore te lengjeve jane:


- Densiteti dhe pesha specifike
- Ngjeshmeria
- Bymimi
- Viskoziteti ose Rezistenca e lengjeve ndaj forcave tangenciale
- Kapilariteti ose Forca e terheqjes siperfaqesore
- Rezistenca ne lengjeve ndaj forcave teheqese

1.5.1. Densiteti dhe Pesha specifike


Densiteti i lengut quhet masa ne njesine e vellimit:
ku:

r densiteti
m masa
V vellimi i lengut

Densiteti i lengut varet lloji i lengut dhe nga temperatura. Me rritjen e temperatures si rregull densiteti i lengut zvogelohet. Ne
temperaturen 0 celcius uji ka densitetin r = 999.457 kg/m3, ndersa ne temperaturen 4 celcius uji ka densitetin r = 1000 kg/m3
Mqns. Uji ne intervalin e temperatures nga 0 - 20 celcius e zvogelon densitetin jo me shume se 0.2% dhe mqns ne hidrauliken e
ndertimit kemi te bejme me temperatura brenda ketij intervali atehere densiteti i ujit pranohet r

= 1000 kg/m3.

Pesha specifike quhet forca e rendeses ne njesine e vellimit, kur ajo ndodhet ne veprimit e terheqjes gravitacionale.
ku:

g pesha specifike
G forca e rendeses
V vellimi i lengut

Duke ditur qe G=m*g dhe duke zbatuar shprehjet e me siperme gjejme qe

Ne Sistemin Nderkombetar te njesive pesha shprehet me N/m3 dhe per ujin kemi

Ne temperaturen normale, disa lengje kane densitetin dhe peshen specifike si me poshte:

1.5.2. Ngjeshmeria
Nese ne nje ene cilindrike (fig- 1.2) vendoset leng me vellim V1 dhe mbi ate me anen e nje pistoni me siperfaqe S do te ushtrohet forca F,
vihet re ngjeshje e lengut dhe vellimi i tij do te zvogelohet deri ne nje fare madhesie.
Le ta shenojme me V2 vellimin e ri dhe forcen shtese qe ushtrohet ne njesine e siperfaqes me p.
Raporti

karakterizon ngjeshjen ose shtypjen vellimore te lengut per njesine e presionit.

Ai quhet Koeficenti i ngjeshjes se lengut dhe per ujin ka vleren ne sistemin SI.

Sikurse duket, ndryshimi i vellimit per shkak te ngjeshjes eshte shume i vogel prandaj ngjeshmeria ne praktiken e hidraulikes se
ndertimit nuk merret parasysh duke e konsideruar keshtu ujin te pa ngjeshshem.
Megjithate ne nje numer te caktuar dukurish hidraulike si grushti hidraulik , ngjeshmeria e lengjeve eshte faktor i rendesishem dhe
duhet marre parasysh ne llogaritje.

Lengjet ashtu si edhe trupat e ngurte i nenshtrohen ligjit te Hukut. Per rastin e lengjeve ky ligj ka te beje me ndryshimin relativ dhe te
gjithanshem te vellimit.
Madhesia e kundert e Koef. te ngjeshmerise eshte Moduli i elasticitetit te lengut:

Per ujin kjo vlere e modulit te elasticitetit eshte

1.5.3. Bymimi
Lengjet si te gjithe trupat e tjere me ndryshimin e temperatures ndryshojne vellimin e tyre duke ndryshuar edhe densitetin e tyre.
Pra me rritjen e temperatures lengu bymehet dhe koef. qe karakterizon kete dukuri shprehet me raportin e ndryshimit te vellimit
kundrejt vellimit fillestar per njesine e ndryshimit te temperatures.
Ai quhet Koeficenti i Bymimit termik ose thjeshte Koeficenti i Bymimit.

Per ujin ne intervalin 0 - 10 celcius ky koeficent ka vleren rreth 0.00014 1/C .


Per ujin ne intervalin 10 - 20 celcius ky koeficent ka vleren rreth 0.00015 1/C .

Keshtu ne temperaturen 20 celcius uji bymehet ne nje mase te tille qe zvogelon densitetin jo me shume se 0.2% ndersa per
temperature 40 celcius ai shkon deri ne 0.8%.

Sic duket vlera e ketij koef. ne temperature te zakonshme eshte e vogel dhe rrjedhimisht ndikimi i ndryshimit te vellimit si dhe i
ndryshimit te densitetit ne praktike eshte i vogel.

Ne praktiken hidraulike, per thjeshtesi zgjidhje te problemeve dhe per shkak te ndikimit shume te vogel, lengu konsiderohet sikur nuk
ndryshon vellimin e tij me ndryshimin e temperatures.

1.5.3. Viskoziteti
Aftesia qe kane lengjet te kundershtojne levizjen quhet viskozitet.

Kjo veti kushtezohet nga ndertimi dhe levizja molekulare e lengut. Kjo veti qendron per faktin se per levizje relative te nje shtrese lengu
kundrejt shtreses fqinje me te, lind nje force ferkimi qe quhet edhe force viskoziteti.

Pra viskoziteti eshte shfaqja e forces se ferkimit te brendshem te lengjeve.

Viskoziteti mund te vihet re me lehtesi po te kryhet nje prove me nje aparat si ne figure, ku ndermjet dy eneve cilindrike bashkeqendrore
e te palidhura vendoset leng midis tyre. Duke rrotulluar cilindrin e jashtem me nje shpejtesi kendore , vihet re se cilindri i brendshem
perpiqet te rrotullohet ne te njejtin kah dhe per te mbajtur te pa levizshem ate duhet te zbatohet ne cilinder nje moment M, ne kah te
kundert.
Kjo provon se ne enen e brendshme vepron nje force e cila eshte force ferkimi ne brendesi te lengut d.m.th. Forca e viskozitetit.

Lidhur me viskozitetin, Njutoni ngriti i pari hipotezen se forca e ferkimit te brendshem ndermjet shtresave te lengut varet nga lloji i
lengut, siperfaqja e takimit ndermjet shtresave dhe nga gradienti i shpejtesise se rreshqitjes se tyre.
Kjo hipoteze, e cila eshte vertetuar dhe eksperimentalisht, perben ligjin themelor te ferkimit te brendshem te lengjeve.

Ne figuren 1.4 paraqitet prerja gjatesore e nje rrjedhje me ndryshim shpejtesie sipas lakores AC, per seksionin AB te rrjedhjes.
Dy shtresa fqinje I dhe II ne largesine dy ndermjet tyre , duke rreshqitur me shpejtesi u1 dhe u2, shkaktojne lindjen e nje force ferkimi
Ff ne siperfaqen S te takimit te tyre.
Ne forme analitike ligji themelor i ferkimit te brendshem paraqitet keshtu:

Ku:

koef. perpjestimi, varet nga lloji i lengut dhe quhet viskoziteti dinamik

du/dy gradienti i shpejtesise

Duke pjestuar me S kemi

ku

eshte tensioni tangencial i ferkimit ndermjet shtresave te lengut .

Le te nxjerrim njesine matese te viskozitetit sipas Sistemit Nderkombetar te Njesive.


Nga formula e mesiperme kemi

Ne hidraulike perdoret edhe koncepti i viskozitetit kinematik i cili eshte raporti

keshtu qe per viskozitetin kinematik ne SI kemi

Ne varesi te simboleve themelore (L,T dhe M) per viskozitetin dinamik dhe kinematik kemi perkatesisht .

Ne temperaturen 20 celcius vlerat e viskozitetit dinamik dhe kinematik ne SI per disa lengje jane si ne tabele.

Sic shihet edhe nga tabela viskoziteti varet shume nga lloji i lengut por gjithashtu edhe nga temperatura.
Per ujin viskoziteti kinematik ne cm2/s ne varesi te temperatures mund te percaktohet me formulen:

Lengjet me viskozitet te zakonshem qe i nenshtrohen ligjit te Njutonit mbi ferkimin e brendshem te shprehur me mardheniet (1-12) dhe
(1-13), quhen lengje Njutonjane. Por ne natyre dhe ne teknike ka dhe lengje te tjere apo perzierje lengjesh ose lengje me permbajtje
trupash qe nuk i pergjigjen ligjit te Njutonit mbi viskozitetin. Keto lengje quhen lengje jo Njutonjane. Tek keto lengje, tensioni
tangencial ne brendesi te lengut mund te shprehet keshtu
(1-20)
Ku 0 - eshte tensioni tangencial ne lengun ne qetesi, pas tejkalimit te te cilit lengu fillon te leviz.

1.5.4. Tensioni siperfaqesor dhe kapilariteti


Lengjet i nenshtrohen veprimit reciprok ndermjet molekulave ne brendesi te tij (kohezioni) dhe ne siperfaqen e ndarjes ndermjet dy
lengjeve, apo lengut dhe sip se ngurte (adezion).
Per shkak te ketij nderveprimi molekular, lengu tenton te ngjeshe vetveten duke formuar ; psh ne kontakt me ambjentin e gazte,
siperfaqe sa me te vogel qe e rrethon ate, qe do te ishte p.sh. Rasti i siperfaqes sferike te pikave te shiut.
Ne keto kushte, lengu do te ndodhej ne gjendje te tensionuar ne siperfaqen te kontaktit te te cilit ndeshim tensionin siperfaqesor ss, i
cili shprehet me force per njesi te gjatesise.

Keshtu p.sh. Ne siperfaqen ndermjet ujit dhe ajrit ky tension eshte ss = 0.073N/m.
Ne teknike, paraqet interes nderveprimi i siperfaqes se lire te nje lengu, kur ky leng mbeshtet ne nje siperfaqe te ngurte. Fig 1.5.

Ne varesi te llojit te lengut, tangentje e hequr ne piken me te larte te lengut, me sip e ngurte, formon nje kend b i cili mund te jete:
b< 90 ose b> 90

Per rastin e pare thuhet se kemi lagie te siperfaqes se ngurte ndersa per rastin e dyte kemi moslagie. Keshtu ne vazhdim te ketij
arsyetimi, nqs ne nje mase lengu do te futej nje tub i holle me diameter d, ne rastin e pare sip e lengut, duke marre formen e lakuar qe
quhet menisk ngrihet ne lartesine a (fig 1.6 a) ndersa ne rastin e dyte ajo ulet me lartesine a (fig 1.6 b)
Kjo eshte dukuria e kapilaritetit e cila vrojtohet me shume ne tuba te holle si dhe ne ambiente poroze.

Provohet se

(1-21)

Nga kjo mardhenie duket se ngritja kapilare a eshte ne perpjestim te zhdrejte me diametrin d. Kjo eshte arsyeja qe ne tubat me diameter
te vogel ngritja kapilare eshte e madhe. Po keshtu edhe ne ambientet poroze, kapilariteti eshte i ndjeshem.

Per rastin e ujit, mardhenia (1-21) jep perfundimin:

(1-22)

1.5.5. Rezistenca e lengjeve ndaj forcave terheqese


Trupat e ngurte sidomos metalet, u rezistojne pothuajse njelloj si forcave shtypese ashtu edhe forcave terheqese. Brenda kufirit te ligjit
te Hukut,tensionet sigma jane ne perpjestim te drejte me deformimet relative epsilon ne lidhje me koeficentin e perpjestimit E ( qe eshte
moduli i elasticitetit), si per rastin e e shtypjes sigma s ashtu edhe per rastin e terheqjes sigma t . Per rastin e celiceve, tensionet e
shkaterrimit te tyre jane pothuajse te njellojta dhe barraz me disa
mijera kg/cm2. Persa u perket lengjeve puna qendron ndryshe.
Le te kemi parasysh nje nje ene ne forme cilindri, te mbushur deri
ne lartesine H me nje leng cfaredo dhe te mbyllur hermetikisht me
nje piston pa lene asnje hapesire ndermjet tij dhe lengut.
Po te shenojme me F forcen qe ushtrohet mbi piston dhe me S
siperfaqen e pistonit atehere shtypja e ushtruar mbi leng do te jete:

p=F/S=S

Po te mendojme qe ena eshte me mure cilindrike te relativisht te trasha atehere H do te zvogelohet ne perpjetim te drejte me presionin
p sipas formules, pa patur asnje kufizim te saj, dmth teorikisht deri ne p=.
Po te jete se ne piston ushtrojme nje force nga poste lart atehere lengu do te ndodhet nen terheqje. Lartesia H e lengut do te zmadhohet
ne perpjestim te drejte me tensionin ne terheqje T derisa ky tension te jete:

T = F/S (1- hal)

ku: hal eshte tensioni i avujve te lengut ne kg/cm2. Pertej kesaj vlere ne siperfaqen e lengut do te krijohen avujt e tij dhe pistoni do te
zhvendost pa pushim pa qene nevoja e zmadhimit te metejshem te T .

Ne pasqyren e meposhtme 1.2 , jepet hal per ujin ne varesi te temperatures t.

nga pasqyra del qe:


T 1 kg/cm2 per temperaturen t = 0 C
T 0 kg/cm2 per temperaturen t = 100 C

Prej kesaj arrihet ne perfundimin e rendesishem qe ujin praktikisht nuk i reziston forcave terheqese.

1.6. Forcat qe veprojne ne lengje


Lengu eshte nje mjedis e plote i vazhduar i cili mund te ndodhet ne prehje ose ne levizje, si bashkesi e sistemit te pikave materiale qe
formojne ate. Per te studjuar nje problem te caktuar te lengut nga pikpamja mekanike me nje siperfaqe te mbyllur izolohet nje vellim i
caktuar lengu dhe merren parasysh forcat qe, ne rastin e dhene , veprojne mbi lengun, i cili ndodhet brenda kesaj siperfaqeje .
Keto forca ndahen ne dy grupe:
-Forcat siperfaqesore, te cilat zbatohen ne siperfaqen e vellimit te lengut te marre ne studim . Ato jane ne perpjestim te drejte me
madhesine e siperfaqes. Ketu hyjne forcat e presionit dhe forcat e ferkimit (sikurse eshte forca e presionit atmosferik ne siperfaqen e lire
te lengut dhe ai qe ushtrohet ne faqen anesor ose ne fundin e enes ) te cilat lindin gjate levizjes se lengut.
-Forcat vellimore ose forcat e mases, te cilat veprojne ne te gjitha pjesezat qe formojne vellimin e lengut brenda siperfaqes se mbyllur.
Vlera e tyre eshte ne perpjestim te drejte me masen e lengut . Kur kemi te bejme me leng homogjen, sikurse eshte uji , vlera e forcave te
mases eshte gjithashtu ne perpjestim te drejte me vellimin e lengut. Ne kete grup forcash hyjne forca e rendeses dhe forca e inercise.
Kur intesiteti i veprimit te forces vellimore (sikurse eshte fusha e veprimit te rendeses tokesore) eshte i njejte ne te gjitha pikat e
hapesires te zene prej lengut, vlera e forces vellimore F te zbatuar brenda siperfaqes se mbyllur ne vellim V te lengut do te jete:

ku:
m masa e lengut
V vellimi
a intesiteti i forces vellimore.
Per rastin e fushes se veprimit te rendeses tokesore a eshte i barabarte me nxitimin g te kesaj force a=g=9 .81 m/s

Ne skemen e meposhtme tregohen forcat kryesore qe veprojne ne lengjet.

Forcat
Vellimore

Siperfaqesore

1.7. Kuptimi mbi lengun real dhe ideal


Lengjet qe takohen ne natyre quhen lengje reale dhe karakterizohen nga ato veti fizike kryesore qe u trajtuan me lart.
Lengjet reale karakterizohen nga ngjeshmeri dhe bymim shume te vogel , ndersa viskoziteti e tyre ose forca e ferkimit te brendshem ,
eshte i konsiderueshem.

Ne hidraulike perdoret edhe kuptimi mbi lengun ideal , i cili eshte nje leng fiktiv dhe karakterizohet nga veti te tilla fizike si : mungese e
plote ngjeshmerie, bymimi dhe viskoziteti.

Persa i perket studimit te lengut ne prehje nuk eshte nevojshme te behet dallimi ndermjet lengut real dhe ideal ndersa gjate studimit te
lengut ne levizje ky dallim eshte dhe duhet te behet edhe eshte i nevojshem te merret parasysh, sidomos viskoziteti i lengut

1.8. Ligjet kryesore te hidraulikes


Ne studimin e ligjeve te lengjeve (ne qetesi dhe ne levizje) jane te vlefshme te te gjitha ligjet e fizikes mekanike si katert ligjet e Njutonit:
Ligji i pare i inercise (qe shpreh qe pika materiale ndodhet ne levizje drejtvizore dhe te njetrajtshme kur tek ajo vepron nje force.
Ligji i dyte,

(qe shpreh se forca eshte e barabarte me masen e pikes materiale shumezuar me me nxitimin ne drejtimin e

te cilit vepron kjo force). Ligji i trete i barazimit te veprimit dhe te kunderveprimit. Ligji i katert i pavarsise se veprimit te forcave.
Megjithate ligjet kryesore te Hidraulikes jane:
a.

Ligji i ruajtes se energjise.

I cili shpreh se gjate levizjes se nje lengu energjia e tij metet e pandryshuar, pra: E =konstante
b.

Ligji i ekuilibrit.

I cili shpreh se shuma e forcave qe veprojne ne cdo element te lengut ne qetesi apo ne levizje eshte zero , pra: F = 0
c.

Ligji i vazhdueshmerise

I cili shpreh qe sasia e lengut qe vjen nje njesine e kohes ne nje pike te caktuar te hapesires duhet te jete e barabarte me ate qe iken, per
te mos patur shkeputje te lengut, dmth, te kemi vazhdueshmeri te tij, pra: Q = 0
d.

Ligji i sasise se levizjes


ose

dmth, momenti i sasise se levizjes eshte i barabarte me momentin e impulsit te forcave.


Ligji i pare i ruajtjes se energjise ne lengje eshte dhene nga D. Bernuli ne librin Hidrodinamika ne vitin 1738, ndersa tre ligjet e tjera
jane dhene nga L. Euler ne traktatin Parimet kryesore te levizjes se lengut botuar ne vitin 1755

1.9. Metodat e kerkimit qe perdor Hidraulika


Per studimin e problemeve te hidraulikes perdoren 4 metodat e me poshtme:
1.

Metoda e madhesive shume te vogla.

Kjo eshte metoda me e pergjithshme e mendimit abstrakt. Duke marre ne studim nje elemnt shume te vogel dhe duke pranuar lengun si
nje ambient te vazhdua, problemi shtrohet si nje problem johomogjen i fenomenit, dmth qe paramentrat kryesore hidraulik prasioni p
dhe shpejtesia u ndryshojne ne hapesire dhe kohe. Kjo metode eshte me e veshtira mqns shtrohet si problem ne rrugen e fizikes
matematike. Megjithate edhe kur nuk arrihen rezultate praktike per shkak te mos zgjidhjes matematike te problemit, kjo mbetet metoda
me universale per njohjen e fenomeneve hidraulik ne pergjithesi.
2.

Metoda e madhesive mesatare

Ne rastet kur metoda e madhesive shume te vogla nuk jep rezultate praktike dhe te shpejta, perdoret metoda e madhesive mesatare.
Sipas kesaj metode merret nestudim nje sasi e caktuar lengu dhe problemi shtrohet si nje problem homogjeni fenomenit, dmth qe
parametrat kryesor hidraulik kane vlere mesatare per te gjithe masen e lengut te marre ne studim, per te gjithe siperfaqen e rrjedhes etj.
Kjo metode qe perdor te gjitha ligjet e hidraulikes (ashtu si edhe metoda e madhesive shume te vogla), si me e thjeshta, me e shpejta
dhe me praktikja perdoret gjeresisht ne hidraulike.
3.

Metoda e analizes se permasave

Atje ku metodat e mesiperme nuk arrihet ne rezultate praktike, perdoret metoda e analizes se permasave. Sipas kesaj metode per te
zbatuar ligjet e hidraulikes nuk merren ne studim as madhesi shume te vogla as shume te medha te lengut, por barazimet qe shprehin
fenomenin dhe behet analiza e permasave, dmth qe permasat e njeres ane te barazimit qe ka shprehur analitikisht nje ligj, te jene te
barabarta me permasat e parametrave te anes tjeter. Kete metode e perdori per here te pare Reinolds (1842-1912). Kjo shpesh ne
literature takohet me emrin Torema .

4.

Metoda e ngjashmerise ose metoda e modelimeve (matematike ose fizike).

Atje ku tre metodat e mesiperme nuk japin rezultate praktike, perdoret metoda e ngjashmerise ose metoda e modelimeve. Kjo metode
eshte me pergjithshmja dhe perdoret gjeresisht ne praktike pasi u jep zgjidhje te gjitha problemeve ne plan dhe ne hapesire, ne levizjen e
lengjeve ne shtreter te hapur dhe te mbyllur, ne levizjen e qendrueshme dhe te paqendrueshme, ne levizjen e lengjeve ne siperfaqen e
tokes dhe ne siperfaqen e saj.
Kjo metode eshte e pergjithshme dhe e vlefshme jo vetem per trupin e lenget por edhe per trupin e ngurte dhe ate te gazte. Ajo eshte
vlefshme jo vetem per te percaktuar ne brendesine e trupit, ligjshmerite e shperndarjes se shpejtesise, e presioneve, e tensioneve
tangjenciale, e deformimeve etj., per fenomemet e zakonshme mekanike qe ndodhen ne trupa te ngurte por edhe per percaktimin e
ligjshmerive te fenomeneve te ndryshme fizike ne ta ne fushen e termoteknikes, e elektricitetit, e akustikes etj.
Rendesia e kesaj metode shihet nga qellimet e saj qe me te rendesishmet jane te ballafaqoje qe ne laborator, dmth ne rrugen me
racionale, teorine me realitetin; te zbuloje te gjitha fenomenet qe mund te lindio ne nje veper; te zgjidhe te gjitha problemet, te shtruara
teorikisht, ne nje kohe relativisht te shkurter, ne forme konkrete dhe te pergjithshme dhe deri ne fazen e perdorimit praktik te tyre.
Drejtimet kryesore te kesaj metode jane : modelimet matematike dhe modelimet fizike.

a. Modelimet matematike, Metoda e modelimeve matematike apo e ngjashmerise matematike ka per qellim te zgjidhe problemet e
shtruara teorikisht ne formen e ekuacioneve diferenciale ose e ekuacioneve ne pergjithesi, per te gjitha rastet dhe variantet e
mundshme, ne kohe sa me te shkurter, duke dhene keshtu dhe zgjidhjen me racionale. Kjo metode bazohet ne unitetin e fenomeneve te
natyres. Unitetit i natyres del ne ngjashmerine e habitshme, te ekuacioneve diferenciale qe u perkasin fushave te ndryshme te
fenomeneve . Duke qene keshtu, qe fenomene te ndryshme fizike pershkruhen me kuacione te njejta matematike, dmth qe jane te
ngjashme vetem nga ana matematike, merren dhe studjohen nga ana fizike, me ane te disa rregullave te caktuar, ato fenomene qe jane
me te lehta per t'u studjuar praktikisht dhe perfundimet kthehen ne parametrat e fenomenit qe na intereson.

b. Modelimet fizike, Kjo metode studimi bazohet ne studimin e te njejtit fenomen, vecse ne nje shkalle te zvogeluar, ne kushte
laboratori. Ne hidraulike, fenomeni hidraulik ne natyre studjohet ne laborator perseri si fenomen hidraulik. Prandaj ne hidraulike
modelimet fizike quhen modelime hidraulike.
Sa here qe ke pune me ujin, para se gjithash; drejtohu eksperimente, pastaj fillo diskutimin, ka thene Leonardo da Vini. Pikerisht per
kete arsye modelimet hidrauiike (per hidrauliken ose modelimet fizike ne pergjithesi) jane me te pergjithshme se modelimet matematlke,
pasi keto ballafaqojne teorine e ndertuar me realitetin, zbulojne te gjitha fenomenet dhe u japin zgjidhje problemeve deri ne fund.
Megjithate nuk duhet te arrihet ne perfundimin se ne hidraulike duhet te perdoren vetem modelimet hidraulike, pasi modelimet
matematike kane disa veti qe nuk i kane modelimet fizike si shpejtesine e dhenies se rezultateve pasi te jete vene ne model zgjidhja,
manovrimin elastik te varianteve dhe te rasteve te ndryshme te zgjidhjes .
Megjithese modelimet matematike nuk zbulojne fenomenet, per kushtet dhe kerkesat e zgjidhjes se problemeve ne teresi, ne disa raste
ato jane me racionale; prandaj ne praktike eshte me racionale te perdoren si njeri dhe tjetri, sipas rastit konkret.

You might also like