You are on page 1of 20

11.

BURIMET E FUQISË

11.1 HYRJE

Burimet e fuqisë, të cilat shfrytëzohen në zbatime industriale,


zakonisht duhet t’i përmbushin të gjitha ose shumicën e karakteristikave
të poshtshënuara:
1 Izolim të mirë në mes të burimit dhe të ngarkesës,
2 Dendësi të lartë të fuqisë për zvoglimin e madhësisë dhe të
peshës,
3 Kahje të kontrolluar të rrjedhës së fuqisë,
4 Efikasitet të lartë të shndërrimit të energjisë,
5 Formë valore hyrëse dhe dalëse me shtrembërime sa më të
ulëta harmonike për zvoglimin e komponenteve të filtrave,
6 Faktor të kontrolluar të fuqisë, nëse burimi është i
tensionit alternativ.

Shndërruesit njëstadësh (drejtuesit, drejtuesit e kontrolluar,


invertorët, shndërruesit alternativ dhe shndërruesit njëkahor) të diskutuar
në Kapitujt 3, 5, 8, 9 dhe 10 nuk do t’i plotësojnë shumicën e këtyre
specifikave, prandaj paraqitet nevoja e shndërrimit shumëstadësh të
energjisë. Ekzistojnë topologji të ndryshme të mundshme me të cilat
plotësohen kërkesat e parashtruara ndaj burimit specifik, të cilat varen
336 ELKTRONIKA ENERGJETIKE
nga kompleksiteti i lejuar dhe kërkesat e projektit. Në këtë kapitull janë
diskutuar vetëm topologjitë themelore. Varësisht nga tipi i tensionit dalës,
burimet e fuqisë mund të kategorizohen në dy lloje:
1. Burimet e fuqisë njëkahore
2 Burimet e fuqisë alternative

11.2 BURIMET E FUQISË NJËKAHORE

Drejtuesit e kontrolluar në Kapitullin 5, me një transformator


hyrës, mund të sigurojnë izolim në mes të hyrjes dhe daljes, por
përmbajtja e komponenteve harmonike e tensionit dalës është mjaftë e
lartë. Burimet njëkahore impulsive në Kapitullin 9 nuk mund ta sigurojnë
izolimin e nevojshëm dhe fuqia dalëse e tyre është e ulët. Prandaj është
praktikë e rëndomtë që në këto raste të shfrytëzohet shdërrimi i dyfisht:
dc-ac dhe ac-dc. Nëse hyrja është alternative, atëherë bëhet shdërrimi i
trefisht : ac-dc, dc-ac dhe ac-dc. Izolimi sigurohet me një stad të
ndërmjemë të transformatorit. Shndërrimi ac-dc mund të realizohet me
ndonjë invertor (autonom ose rezonant). Në bazë të llojit të shndërrimit
dhe kahjes së kontrollit të fuqisë, burimet njëkahore mund të rindahen në
tri tipe:

1. Burimet impulsive të fuqisë


2. Burimet rezonante të fuqisë
3. Burimet dykahore të fuqisë

11.2.1 Burimet impulsive të fuqisë njëkahore

Te burimet impulsive njëkahore ekzistojnë katër konfiguracione


themelore të stadit të invertorit, dalja e të cilit konvertohet në tension
njëkahor me një drejtues me diodë. Pasi që invertori mund të punoj në
11. BURIMET E FUQISË 337
Stadi Stadi
dc-ac ac-dc
+ Np:NS I0
IS
+
D1
R1 V2 V0
C1 V1
VS -

D2 Q1
- (a)

D2 D1 I0
+
IS Nr
+ NS V2 V0
V1 Np -
VS
Q1 (b)
-

dc-ac ac-dc D1 I0
+
Np
V1 NS V2 V0
-
+ IS Np NS V
V1 2

VS
Q2 Q1 D2

- (c)

dc-ac ac-dc
+ D3 I0
Q1 +
D1 NS V2 V0
VS/2+ -
- C1
VS V1 Np NS

VS/2+ Q2 D4
- C1 D2
- (d)
338 ELKTRONIKA ENERGJETIKE

dc-ac
IS
+ Q1 Q3 ac-dc D 5 I0
+
D1 D3 V0
NS V2
Vp Np
-
VS
NS
V2
Q4 Q2
D4 D2
D6
-
(e)

Fig.11.1 Konfiguracionet e burimeve impulsive njëkahore: (a) shndërruesi me


riveprim; (b) shndërruesi me riveprim me mbështjellat resetuese; (c)
shndërruesi push-pull; (d) shndërruesi me gjysëmurë; (e) shndërruesi
me urë të plotë

frekuenca shumë të larta, valëzimet në tensionin njëkahor dalës mund të


filtrohen lehtë me filtra të vegjël.
Në fig.11.1a është paraqitur konfiguracioni i shndërruesit me
riveprim. Kur tranzistori Q1 është i kyçur, tensioni i burimit paraqitet në
skaje të primarit të transformatorit, ndërsa në sekondar indukohet tensioni
gjegjës. Kur Q1 është i shkyçur, nga sekondari në primar të
transformatorit indukohet një tension me polaritet të kundërt. Tensioni
minimal i qarkut të hapur të tranzistorit është VoC = 2VS. Nëse rryma
mesatare hyrëse IS ka valëzime të papërfillshme dhe cikli i punës është k
= 50%, vlera maksimale e rrymës së tranzistorit është Ip = IS/k = 2IS.
Rryma hyrëse është pulsuese dhe diskontinuale. Pa diodën D2, nëpër
transformator do të rrjedh një rrymë njëkahore. Kur tranzistori Q1 është i
shkyçur, dioda D2 dhe kondenzatori C1 e resetojnë bërthamën e
transformatorit. Kur të shkyçet dioda D2, kondenzatori C1 zbrazet përmes
rezistencës R1 dhe në çdo cikël energjia humbet si energji termike. Qarku
është shumë i thjeshtë dhe zbatimet e tij janë të kufizuara në fuqi nën 500
W. Ky shndërrues kërkon qark kontrollues me ripveprim të tensionit.
Bërthama e transformatorit mund të resetohet gjithashtu me
mbështjella të posaçme resetuese siç është paraqitur në fig.11.1b, ku
energjia e grumbulluar në bërthamën e transformatorit i kthehet burimit
dhe kësisoji rritet efikasiteti sepse nuk ka humbje të fuqisë.
Tensioni i qarkut të hapur të transformatorit në fig.11.1b është
11. BURIMET E FUQISË 339

 Np 
V0C  VS 1   11.1
 Nr 

ku Np dhe Nr paraqesin numrin e dredhave të primarit dhe të mbështjellës


resetuese. Herësi i dredhave resetuese është i lidhur me ciklin e punës me
shprehjen
N 1 k
ar  r  11.2
Np k

Për k = 0.8, herësi i dredhave resetuese është ar = 4 dhe tensioni i qarkut


të hapur është V0C = 5VS. Tensioni i qarkut të hapur të tranzistorit është
shumë më i lartë se tensioni i burimit.
Në fig.11.1.c është paraqitur konfiguracioni push-pull i
shdërruesit. Kur tranzistori Q1 është i kyçur, në primar paraqitet tensioni
VS. Kur të shkyçet Q1, tensioni VS paraqitet në njëren gjysmë të primarit.
Kur tranzistori Q2 është i kyçur, tensioni VS paraqitet në gjysmën tjetër të
primarit të transformatorit. Tensioni i mbështjellës primare lëkundet prej
–VS deri në VS. Rryma mesatare nëpër transformator, në rastin ideal, do të
duhej të ishte zero. Tensioni mesatar në dalje është

NS
V0  V2  V1  aV1  aVS 11.3
Np

Tranzistorët Q1 dhe Q2 punojnë me 50% të ciklit të punës.


Tensioni i qarkut të hapur është V0C = 2VS, rryma mesatare e tranzistorit,
IA = IS/2, dhe rryma maksimale e tranzistorit, Ip = IS. Pasi që tensioni i
qarkut të hapur të tranzistorit është dyfishi i tensionit të furnizimit, ky
konfiguracion është i përshtatshëm për zbatime me tension të ulët.
Në fig.11.1.d është paraqitur konfiguracioni i shdërruesit me
gjysëmurë. Kur tranzistori Q1 është i kyçur, në primar paraqitet tensioni
VS/2. Kur të kyçet Q2, në primar të transformatorit paraqitet tensioni i
kundërt VS/2. Tensioni i mbështjellës primare lëkundet prej –VS/2 deri në
VS/2. Tensioni i qarkut të hapur është V0C = VS, rryma mesatare e
tranzistorit, IA = IS, dhe rryma maksimale e tranzistorit, Ip = 2IS. Në
zbatime me tension të lartë më i përshtatshëm është konfiguracioni me
gjysëmurë se sa ai push-pull. Ndërsa te zbatimet me tension të ulët, më i
përshtatshëm është konfiguracioni push-pull për shkak të rrymave më të
vogla të tranzistorit. Tensioni mesatar në dalje është
340 ELKTRONIKA ENERGJETIKE

NS
V0  V2  V1  aV1  0.5aVS 11.4
Np

Në fig.11.1.e është paraqitur konfiguracioni i shdërruesit të plotë


me urë. Kur tranzistorët Q1 dhe Q2 janë të kyçur, në primar paraqitet
tensioni VS. Kur të kyçen Q3 dhe Q4, në primar të transformatorit
paraqitet tensioni i kundërt -VS. Tensioni mesatar dalës është

NS
V0  V2  V1  aV1  aVS 11.5
Np

Tensioni i qarkut të hapur është V0C = VS, rryma mesatare e


tranzistorit, IA = IS/2, dhe rryma maksimale e tranzistorit, Ip = IS. Ky
konfiguracion, krahasuar me konfiguracionet tjera, punon me strese
minimale të tensionit dhe të rrymës së tranzistorëve dhe është shumë i
popullarizuar në zbatime me fuqi më të larta se 750W.

Shembulli 11.1__________________________________________________________

Tensioni mesatar (ose njëkahor) dalës i shdërruesit push-pull në fig.11.c është V0 = 24 V


me ngarkesë rezistive R = 0.8 . Rëniet e tensionit në tranzistorë dhe dioda në gjendje
të kyçur janë Vt = 1.2 V dhe VD = o.7 V. Herësi i transformatorit është a = NS/Np = 0.25.
Të caktohet (a) rryma mesatare hyrëse IS, (b) efikasiteti , (c) rryma mesatare e
tranzistorit IA, (d) rryma maksimale e tranzistorit IP, (e) rryma efektive e tranzistorit IR
dhe (f) tensioni i qarkut të hapur të tranzistorit V0C. Rryma e burimit dhe e ngarkesës
kanë valëzime të papërfillshme dhe humbjet në transformator të mospërfillen.

Zgjidhje_______________________________________________________________

(a) Fuqia dalëse është

P0  V0 I 0

Rryma dalëse është

I 0  V0 / R  24 / 0.8  30 A

P0  V0 I 0  24  30  720 W
11. BURIMET E FUQISË 341
Tensioni i sekondarit është

V2  V0  Vd  24  0.7  24.7 V

Tensioni i primarit është

V1  V2 / a  24.7 / 0.25  98.8 V

Tensioni hyrës është

VS  V1  Vt  98.8  1.2  100 V

Fuqia hyrëse është

Pi  VS I S  1.2I A  1.2I A  Vd I 0  P0

Nëse zëvëndsojmë I A  I S / 2 fitohet

I S (100  1.2)  0.5  30  720

735
IS   7.44 A
98.8

(b) Fuqia hyrëse është

Pi  VS I S  100  7.44  744 W

Efikasiteti është

P0 720
   96.7%
Pi 744

(c) Rryma mesatare e tranzistorit është

I A  I S / 2  7.44 / 2  3.72 A I p  I S  7.44

(d) Rryma maksimale e tranzistorit është


342 ELKTRONIKA ENERGJETIKE

I p  I S  7.44 A

(e) Rryma efektive e tranzistorit është

I R  k I p  0.5  7.44  5.26 A

(f) Tensioni i qarkut të hapur të tranzistorit është

V0C  2VS  2 100  200 A

IS
+
Q1 D1
C1
C L
VS
V1
Np Q2
C2 D2
NS NS
- V2 V2
D4 D3 I
0
(a) +
V0
-
IS
+
Q1 D1 Q3 D3
C L
VS
V1
Np Q2
D4
Q4 D2
NS NS
- V2 V2
D6 D5 I0
(b) +
V0
-

Fig.11.2 Konfiguracionet e burimeve rezonante të fuqisë njëkahore: (a)


me gjysëmurë; (b) me urë të plotë
11. BURIMET E FUQISË 343

11.2.2 Burimet rezonante të fuqisë njëkahore

Invertori rezonant impulsiv mund të përdoret në rastet kur nuk


kërkohet variacion i gjërë i tensionit njëkahor dalës. Frekuenca e
invertorit, e cila mund të jetë e njëjtë me frekuencën rezonante, është
shumë e lartë dhe dalja e invertorit është pothuajse sinusoidale.
Për shkak të oscilimeve rezonante, bërthama e transformatorit
gjithmonë resetohet dhe në këtë rast nuk paraqiten probleme me humbje
të fuqisë njëkahore në bërthamën e transformatorit. Në fig.11.2.janë
paraqitur konfiguracionet e këtij shndërruesi me invertor me gjysëmurë
dhe me urë të plotë. Për shkak të frekuencës së lartë të invertorit,
madhësia e transformatorit dhe e filtrit dalës dukshëm zvoglohen.

Shembulli 11.2__________________________________________________________

Tensioni mesatar në dalje të qarkut me gjysëmurë në fig.11.2a është V0 = 24 V me


ngarkesë rezistive prej R = 0.8 . Invertori punon në frekuencën rezonante. Parametrat e
qarkut janë C1 = C2 = C =1 F, L = 20 H dhe R = 0. Tensioni njëkahor hyrës është VS
= 100 V. Rëniet e tensionit në tranzistorë dhe dioda në gjendje të kyçur janë të
papërfillshme. Herësi i transformatorit është a = NS/Np = 0.25. Të caktohet : (a) rryma
mesatare hyrëse IS, (b) rryma mesatare e tranzistorit IA, (c) rryma maksimale e
tranzistorit IP, (d) rryma efektive e tranzistorit IR dhe (e) tensioni i qarkut të hapur të
tranzistorit V0C. Humbjet në transformator dhe ndikimi i ngarkesës në frekuencën
rezonante të mospërfillen.

Zgjidhje_______________________________________________________________

Ce  C1  C2  2C

Frekuenca rezonante

r  106 / 2  20  158,113.8 rad/s

ose fr = 25,164.6 Hz

dhe I 0  V0 / R  24 / 0.8  30 A.
344 ELKTRONIKA ENERGJETIKE
(a) Fuqia dalëse është

P0  V0 I 0  24  30  720 W

Nga ek.(3.9), tensioni i sekondarit është

V2  V0 /( 2 2 )  1.1107V0  26.66 V

Fuqia hyrëse është

Pi  VS I S  P0

Rryma mesatare hyrëse është

720
IS   7.2 A
100

(b) Rryma mesatare e tranzistorit është

I A  I S  7.2 A

(c) Për puls sinisoidal të rrymës nëpër tranzistor, I A  I p /  dhe rryma


maksimale e tranzistorit është

I p  I S   7.2  22.62 A

(d) Për puls sinisoidal të rrymës me përcjellje 180 o rryma efektive e tranzistorit
është

I R  I p / 2  11.31 A

(e) Tensioni i qarkut të hapur të tranzistorit është

V0C  VS  100 V
11. BURIMET E FUQISË 345

11.2.3 Burimet dykahore të fuqisë

Në disa zbatime, është e dëshirueshme mundësia e rrjedhës


dykahore të fuqisë, p.sh. si te mbushja dhe zbrazja e baterive. Në fig.11.3
është paraqitur një burim dykahor i fuqisë. Kahja e rrjedhës së fuqisë do
të varet nga vlerat e V0, VS dhe herësit të transformimit a = NS/Np. Për
rrjedhje të fuqisë nga burimi në ngarkesë, invertori punon në modin
invertues nëse tensioni dalës është

V0 < aVS 11.6

Fig.11.3 Burimi dykahor i fuqisë

Për rrjedhje të fuqisë nga dalja në hyrje, invertori punon si


drejtues nëse tensioni dalës e plotëson kushtin

V0 > aVS 11.7

Te shndërruesit dykahor, rryma induktive mund të rrjedhë në të dy kahjet


prandaj, rrjedha e rrymës është kontinuale.
346 ELKTRONIKA ENERGJETIKE

11.3 BURIMET TË FUQISË ALTERNATIVE

Burimet të fuqisë alternative zakonisht përdoren si burime


përkrahëse për ngarkesa kritike dhe në zbatime ku nuk ka burime
normale alternative (nga rrjeta). Burimet përkrahëse të fuqisë janë të
njohura gjithashtu edhe si burime të pandërprera të fuqisë ose UPS (nga
angl. Uninterrruptible Power Supply).

.. Normalisht
Rrjedha e fuqise "i kycur"
,

Normalisht
i "shkycur"
,
ac Drejuesi Invertori
Burimi ac-dc dc-ac
kryesor .. ..
Normalisht Nderpreresit
i "shkycur"
, statik Ngarkesa
Bateria kritike

(a)

Normalisht
.. i "shkycur"
,
Rrjedha e fuqise

Normalisht
"i kycur"
,
ac Drejuesi Invertori
Burimi ac-dc dc-ac
kryesor .. ..
Normalisht Nderpreresit
i "kycur"
, statik Ngarkesa
Bateria kritike

(b)
Fig.11.4 Konfiguracionet e UPS
11. BURIMET E FUQISË 347

Në fig.11.4 janë paraqitur dy konfiguracione të cilat më së


shpeshti përdoren te UPS. Ngarkesa në konfiguracionin e fig.11.4a, në
gjendje normale, furnizohet nga burimi kryesor alternativ, ndërsa
drejtuesi mban mbushjen e përherëshme të baterisë. Nëse burimi kryesor
ndërprehet, ngarkesa kyçet në dalje të invertorit, i cili tani e zëvëndson
burimin kryesor. Për kalim nga një burim në tjetrin, ky konfiguracion
kërkon ndërprerje momentale të qarkut. Me ndërprerës statik, ky kalim
bëhet për 4 deri 5 ms, ndërsa me ndërprerës mekanik mund të zgjasë 30
deri 50 ms. Invertori është në veprim vetëm gjatë kohës kur burimi
kryesor është në ndërprerje.
Invertori në fig.11.4b vepron kontinualisht dhe dalja e tij është e
lidhur gjatë tërë kohës në ngarkesë. Prandaj këtu nuk paraqitet nevoja për
ndërprerje të qarkut në rast të rënies së burimit kryesor. Drejuesi e
furnizon invertorin dhe e mban mbushjen e përhershme të baterisë
përkrahëse. Invertori mund të shfrytëzohet për përshtatjen e burimit dhe
të ngarkesës, për mbrojtje të ngarkesës nga gjendjet kalimtare në burimin
kryesor dhe për ta mbajtur frekuencën e ngarkesës në vlerën e dëshiruar.
Në rast të rënies së invertorit, ngarkesa kyçet drejtëpërsëdrejti në burimin
kryesor.

IS Stadi ac-dc
+
Q1 D1 D3 Q3
iL
V2
Ngarkesa
Np NS
V1 VL kritike
VS

Q4 D4 D2 Q2
-

.. ..
Nderpreresi
statik
T1

Burimi Np N S V2
kryesor T2

Fig.11.5 Konfiguracioni alternativ i UPS


348 ELKTRONIKA ENERGJETIKE
Bateria përkrahëse që shfrytëzohet te këto burime zakonisht është
nikël-kadmium, por mund të pëdoren edhe bateritë e plumbit me acid.
Bateria nikël-kadmium është më e preferueshme sepse elektroliti i saj
është jokoroziv dhe nuk emeton gazra eksplozive, ka jetë më të gjatë dhe
mundësi më të mëdha të durimit të tejnxemjes ose zbrazjes. Por çmimi i
tij është së paku tri herë më i lartë se i baterisë së plumbit. Në fig.11.5
është paraqitur një konfiguracin alternativ i një sistemi UPS, i cili
përbëhet nga bateria, invertori dhe ndërprerësi statik. Në rast të rënies së
sistemit të furnizimit normal, bateria e furnizon invertorin. Kur është i
kyçur burimi kryesor, invertori punon si drejtues dhe e mbush baterinë.
Në këtë konfiguracion invertori duhet të punoj në frekuencën themelore
dalëse, prandaj mundësia e punës së invertorit në frekuenca të larta nuk
mund të shfrytëzohet për zvoglimin e madhësisë së transformatorit. Si
burimet e fuqisë njëkahore, ashtu edhe burimet alternative mund të
karakterizohen në tri tipe:

1. Burimet impulsive të fuqisë alternative

2. Burimet rezonante të fuqisë alternative

3. Burimet dykahore të fuqisë alternative

11.3.1 Burimet impulsive të fuqisë alternative

Madhësia e transformatorit është një ndër faktorët determinant që


ndikojnë në çmimin e pajisjes dhe peshën e saj, prandaj gjatë projektimit
gjithmonë bëhen përpjekje që kjo të optimalizohet. Madhësia e
transformatorit në qarkun nga fig.11.5 mund të zvoglohet nëse këtij
konfiguracioni i shtohet ndërlidhja për frekuenca të larta siç është
parqitur në fig.11.6. Në këtë rast qarku i burimit është më kompleks dhe
pëbëhet nga dy invertorë. Invertori në anën hyrëse punon me modulim
pulsiv-gjërsor në frekuenca shumë të larta, për ta zvogluar madhësinë e
transformatorit dhe të elementeve të filtrit hyrës të invertorit të dytë
dalës. Invertori dalës punon në frekuencën dalëse ose punuese. Edhepse
ky qark përmban më tepër elemente, çmimi dhe pesha e tyre janë më të
ulëta se kostoja e një transformatori më të madh.
11. BURIMET E FUQISË 349
.. .. ..
Lidhja me frekuence te larte
dc-dc ac-ac
+ IS D9 Le
N1 D1 D3 N3 N5 D5 D7 N7
NS
Np iL
V1 Ngarkesa
VS NS
Ce
vL
D 10 N8
N4 D4 D2 N2 D8 D6
ac-dc N6
-
dc-ac dc-ac

Fig.11.6 Burimet impulsive të fuqisë alternative

11.3.2 Burimet rezonante të fuqisë alternative

Invertori hyrës në fig.11.6 mund të zëvëndsohet me një invertor


rezonant siç është treguar në fig.11.7. Invertori dalës punon me modulim
pulsiv-gjërsor në frekuencën dalëse. Edhe në këtë konfiguracion është e
pranishme ndërlidhja e stadit të frekuencave të larta dhe e atij që punon
në frekuencën dalëse.

Lidhja me frekuencë të lartë


IS dc-dc
+
D9 Le
D3
N1 N3 N5 D5 D7 N7
D1 L NS
Np iL
C Ngarkesa
VS NS
Ce
ac-dc
D4 vL
D 10
N4 N2 N8 D8 D6 N6
D2
-
dc-ac dc-ac

Fig.11.7 Burimi rezonant i fuqisë alternative


350 ELKTRONIKA ENERGJETIKE

11.3.3 Burimet dykahore të fuqisë alternative

Drejtuesi me dioda dhe invertori dalës mund të kombinohen me


një ciklokonvertor me ndërprerës dykahor siç është treguar në fig.11.8.
Ciklokonvertori e shndërron tensionin alterativ të frekuencës së lartë në
frekuencë të ulët të tensionit dalës. Rrjedha e fuqisë mund të rregullohet
në të dy kahjet.

IS dc-ac ac-ac
+
N1 N3

Q1 Q3 iL
D3

Ngarkesa
VS D1
Np NS
vL
Q4 Q2
D4
D2
- N4 N2

Ciklokonvertori

Fig.11.8 Burimet dykahore të fuqisë alternative

11.3.4 Burimet e tërthorta të fuqisë alternative

Nëse burimi hyrës është burim i fuqisë alternative, atëherë në


hyrje paraqitet nevoja edhe për një stadë drejtues hyrës, siç është
paraqitur në fig.11.9. Në katët rast kemi katër shndërrime të
njëpasnjëshme: ac-dc-ac-dc-ac. Çifti drejtues-invertor mund të
zëvëndsohet me konvertor me ndërprerës dykahor, siç është paraqitur në
fig.11.10. Funksionet e këtij konvertori mund të sintetizohen ashtu që të
kombinohen funksionet e drejtuesit dhe të invertorit. Ky konvertor, i cili
e bënë shndërrimin ac-ac drejtëpërsëdrejti, quhet ciklokonvertor me
11. BURIMET E FUQISË 351

komutim të dhunshëm. Shndërrimet ac-dc-ac-dc-ac në fig.11.9 mund të


realizohen me dy konvertorë me komutim të dhunshëm, siç është treguar
në fig.11.10.

ac-dc dc-ac ac-dc dc-ac


L1 D9
D3 Le
+ N1 N5 D5 D7
N3 NS N7
D1
V1 Np iL
ac VS NS Ngarkesa
C1 Ce
D2 vL
D10 D8 D6
- N4 N2 N8 N6
D4

Fig.11.9 Shndërrimi i tërthortë shumëstadësh

ac-ac ac-ac
N1 N5
iL
N3 N7
Ngarkesa
ac Np NS
vL
N4 N8

N2 N6

Fig.11.10 Ciklokonvertori me ndërprerës dykahor

Shembulli 11.3__________________________________________________________

Rezistenca e ngarkesës në burimin e fuqisë alternative në fig.11.6 është R = 2.5 .


Tensioni njëkahor dalës është VS = 100 V. Invertori hyrës punon në frekuencën prej 20
kHz me një puls për gjysmëcikël. Rëniet e tensioneve në tranzistorë dhe dioda në
gjendje të kyçur janë të papërfillshme. Hersi i transformatorit është a = NS/Np = 0.5.
Invertori dalës punon me modulim pulsiv-gjërsor me katër pulse për gjysmëcikël,
352 ELKTRONIKA ENERGJETIKE
gjërsia e të cilave siguron që vlera efektive e tensionit të ngarkesës të jetë 70% të
tensionit dalës të drejtuesit. Të caktohet vlera efektive e rrymës së ngarkesës. Tensioni i
valëzimit në dalje të drejtuesit është i papërfillshëm. Humbjet në transformator dhe
ndikimi i ngarkesës në frekuencën rezonante të mos përfillen.

Zgjidhje_______________________________________________________________

Tensioni efektiv dalës i invertorit hyrës është

V1  VS  100 V

Tensioni efektiv i sekondarit të transformatorit është

V2  aV1  0.5  100  50 V

Tensioni njëkahor i drejtuesit është

V0  V2  50 V

Tensioni efektiv i ngarkesës është

VL  0.7V0  35 V

Rryma efektive e ngarkesës është

I L  VL / R  35 / 2.5  14 A

PASQYRË PYETJESH

11.1 Cilat janë specifikat normale të burimeve të fuqisë?

11.2 Cilat janë llojet e përgjithëshme të burimeve të fuqisë?

11.3 Emëroni tri tipe të burimeve të fuqisë njëkahore?

11.4 Emëroni tri tipe të burimeve të fuqisë alternative?

11.5 Cilat janë përparësit dhe të metat e shndërrimit njëstadësh?


11. BURIMET E FUQISË 353
11.6 Cilat janë përparësit dhe të metat e burimeve impulsive?

11.7 Cilat janë përparësit dhe të metat e burimeve rezonante të


fuqisë?

11.8 Cilat janë përparësit dhe të metat e burimeve dykahore të


fuqisë?

11.9 Cilat janë përparësit dhe të metat e shndërruesve me


riveprim?

11.10 Cilat janë përparësit dhe të metat e shndërruesve push-


pull?

11.11 Cilat janë përparësit dhe të metat e shndërruesve me


gjysëmurë?

11.12 Cilat janë konfiguracionet e ndryshme të burimeve


rezonante të fuqisë njëkahore?

11.13 Cilat janë përparësit dhe të metat e shndërruesve me


ndërlidhje për frekuenca të larta?

11.14 Cili është konfiguracioni i përgjithshëm i UPS?

PROBLEME

11.1 Tensioni mesatar dalës i shdërruesit push-pull në fig.11.c ëshët


V0 = 24 V me ngarkesë rezistive R = 0.4 . Rëniet e tensionit
në tranzistorë dhe dioda në gjendje të kyçur janë Vt = 1.2 V dhe
VD = 0.7 V. Herësi i transformatorit është a = NS/Np = 0.5. Të
caktohet: (a) rryma mesatare hyrëse IS, (b) efikasiteti , (c)
rryma mesatare e tranzistorit IA, (d) rryma maksimale e
tranzistorit IP, (e) rryma efektive e tranzistorit IR dhe (f) tensioni
i qarkut të hapur të tranzistorit V0C. Rryma e burimit dhe e
ngarkesës kanë valëzime të papërfillshme dhe humbjet në
transformator të mospërfillen.

11.2 Të përsëritet Prob.11.1 për qarkun në fig.11.2b, për k = 0.5.

11.3 Të përsëritet Prob.11.1 për qarkun në fig.11.2d.


354 ELKTRONIKA ENERGJETIKE
11.4 Të përsëritet Prob.11.1 për qarkun në fig.11.2e.

11.5 Tensioni mesatar në dalje të qarkut me gjysëmurë në fig.11.2a


është V0 = 24 V me ngarkesë rezistive prej R = 0.8 . Invertori
punon në frekuencë rezonante. Parametrat e qarkut janë C1 = C2
= C =2 F, L = 5 H dhe R = 0. Tensioni njëkahor hyrës është
VS = 50 V. Rëniet e tensionit në tranzistorë dhe dioda në gjendje
të kyçur janë të papërfillshme. Herësi i transformatorit është a
= NS/Np = 0.5. Të caktohet: (a) rryma mesatare hyrëse IS, (b)
rryma mesatare e tranzistorit IA, (c) rryma maksimale e
tranzistorit IP, (d) rryma efektive e tranzistorit IR dhe (e)
tensioni i qarkut të hapur të tranzistorit V0C. Humbjet në
transformator dhe ndikimi i ngarkesës në frekuencën rezonante
të mospërfillen.

11.6 Të përsëritet Prob.11.5 për qarkun me urë të plotë në fig.11.2b.

11.7 Rezistenca e ngarkesës në burimin e fuqisë alternative në


fig.11.5 është R = 1.5 . Tensioni njëkahor dalës është VS = 24
V. Invertori hyrës punon në frekuencën prej 20 kHz me tetë
pulse për gjysmëcikël. Gjërësia e pulseve siguron që tensioni
efektiv në ngarkesë të jetë 50% të tensionit hyrës. Rëniet e
tensioneve në tranzistorë dhe dioda në gjendje të kyçur janë të
papërfillshme. Hersi i transformatorit është a = NS/Np =4. Të
caktohet rryma efektive e ngarkesës. Tensioni i valëzimit në
dalje të drejtuesit është i papërfillshëm. Humbjet në
transformator dhe ndikimi i ngarkesës në frekuencën rezonante
të mos përfillen.

11.8 Rezistenca e ngarkesës në burimin e fuqisë alternative në


fig.11.6 është R = 1.5 . Tensioni njëkahor dalës është VS = 24
V. Invertori hyrës punon në frekuencën prej 20 kHz me katër
pulse për gjysmëcikël, gjërsia e të cilave siguron që tensioni V1
të jetë 50% të tensionit hyrës. Rëniet e tensioneve në tranzistorë
dhe dioda në gjendje të kyçur janë të papërfillshme. Hersi i
transformatorit është a = NS/Np = 0.5. Invertori dalës punon me
modulim pulsiv-gjërsor me katër pulse për gjysmë-cikël, gjërsia
e të cilave siguron që tensioni efektiv i ngarkesës të jetë 70% të
tensionit dalës të drejtuesit. Të caktohet vlera efektive e rrymës
së ngarkesës. Tensioni i valëzimit në dalje të drejtuesit është i
papërfillshëm. Humbjet në transformator dhe ndikimi i
ngarkesës në frekuencën rezonante të mos përfillen.

You might also like