You are on page 1of 3

Vëllezër të nderuar!

Në këtë ligjeratë do të flasim për gjendjen e rinisë sonë si edhe etapën e dytë të jetës së
njeriut. Është më e rëndësishmja por edhe më e rrezikshmja. Është etapë e
gjallërisë dhe prodhimit periodë e vendosmërisë dhe aktivitetit.Ajo është perioda
e fuqisë e cila buron në mes dy dobësive: dobësisë së fëmijërisë dhe dobësisë
َ ‫ج َع‬
‫ل‬ َ ‫م‬ ‫ف ثُ ه‬ ٍ ‫ض ْع‬ َ ‫خلَ َق ُكم ِمن‬َ ‫َّللا اله ِذي‬ُ ‫ ه‬së pleqërisë.All-llahu lidhur me këtë na thotë:
ُ ‫ه َو ْال َع ِل‬
‫يم‬ ُ ‫َشا ُء ۖ َو‬ ُ ‫َخ ُل‬
َ ‫ق مَا ي‬ ْ ‫َش ْيبَ ًة ۚ ي‬ َ ‫ل ِمن ب َْع ِد ُق هو ٍة‬
َ ‫ض ْع ًفا و‬ َ ‫ج َع‬ ‫ف ُق هو ًة ُث ه‬
َ ‫م‬ ٍ ‫ض ْع‬
َ ‫ِمن ب َْع ِد‬
‫ْال َق ِدي ُر‬
All-llahu është që u krijon të dobët dhe pastaj, pas kësaj dobësie u jep fuqi , e
pas fuqisë dobësi e thinja. Ai krijon ç`të dojë.Ai di çdo gjë dhe mundet
gjithçka.Er-Rum 54)
Nga kjo mund të vërëhet rëndësia e kësaj etape dhe orientimit të drejtë të njeriut
në të, prandaj kujdesi për të është detyrë e jona në mënyrë që ajo të mos
shkatërrohet.Pasuria e një populli nuk qëndron në pasurinë nëntokësore.Pasuria
e vërtetë është njeriu.Njeriu është pasuria më e madhe, ndërsa rinia është
segmenti më I rëndësishëm i kësaj pasurie njerëzore.
Pejgamberi s.a.w.s thotë: Ditën e Gjykimit robi nuk do ta hedh asnjë hap, gjersa
të mos pyetet për katër gjëra: për jetën – në çka e ka shpenzuar, për pasurinë –
si e ka fituar dhe atë pasuri – në çka e ka shpenzuar dhe për diturinë – si ka
vepruar me të.
All-llahu xh.sh., do ta pyesë njeriun për këtë etapë posaçërisht. Do ta pyesë për
jetën, në çka e ka kaluar dhe për rininë si e ka shfrytëzuar,sepse të rinjtë janë më
të prekurit nga sprovat e dynjasë, andaj secili nga ne duhet të përgaditë përgjigje
për këtë pytje.Ka të rinjë që rininë e vet e kanë kaluar në bindje ndaj Allahut
xh.sh, sepse Allahu ua ka mundësuar të jetojnë në ambient të mirë, dhe nuk e
kanë njohur rrugën e devijimit, as kanë kryer mëkate të mëdha, dhe nuk i kanë
anashkaluar farzet, në këtë mënyrë janë rritur në bindje ndaj Allahut, xh.sh dhe
janë bërë një nga shtatë personat të cilët Allahu xh.sh do ti vendosë nën hijen e
Tij, kur nuk do të ketë hije tjeter pos Tij. Por kjo nuk do të thotë se atij që në
kohën e rinisë së vet është zhytur në mëkate, dhe kështu ka devijuar, dyert i janë
mbyllur, sepse dyert e pendimit janë gjithnjë të hapura, ndërsa nga njerëzit më të
dashur të Allahut, xh.sh është i riu që pendohet. Nuk është çudi që i riu gabon,
por është çudi përse nuk shkëputet nga gjynahi dhe nuk ndalon të jetë i
pabindur.Pejgamberi a.s e porositi në mënyrë te veçantë Abdullah ibn abbasin
duke i thënë: Kujdesu për fenë e Allahut Allahu do të kujdeset për ty !
Njihe Allahun në rehati dhe Allahu do të të njohë ty në vështirësi!
Kur të kërkosh kërko vetëm nga Allahu dhe kur të kesh nevojë pë ndihmë kërko
vetëm nga Allahu!
Dije, se nëse tërë njerëzimi mblidhet të të bëjnë ty dobi, nuk mund të bëjnë
përveç aq sa ka caktuar Allahu dhe nëse mblidhen të të bëjnë ty dëm, nuk mund
të bëjnë përveç aq sa ka caktuar Allahu! Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.
Rinia e dikurshme duhet të jetë shembull sepse ka çliruar qytete dhe ka nënshtruar
popuj duke përhapur në mesin e tyre diturinë, besimin, drejtësinë dhe mirësinë.E
kanë mësuar Kur`anin dhe Sunetin dhe na kanë transmetuar neve. Është përhapur
nëpër tokën e Allahut me Mus`haf në njërën dorë dhe shpatë në dorën tjetër duke
mos dëshiruar asgjë tjeter pos kënaqësisë së Allahut dhe përhapjes së islamit,
ngritjes së fjalës së tij. Shembulli me i mirë ka qenë shembulli i Usame ibn Zejdi
r.a., i cili në moshën 18 vjeç i ka prirë ushtrisë myslimane, në të cilën gjendeshin
disa shokë të Pejgamberit a.s. që ishin të moshuar? A mund
ta bëjë rinia jonë atë që ka bërë Muhammed El-Fatihu, i cili çliroi Konstantinopojën
(Stambollin e sotëm) dhe e rrëzoi shtetin romak-bizantin në vitin 1453, dhe ishte
në moshën 23 vjeç. Ata ishin çë e paguanin këtë çmim me gjakun dhe jeten tyre.
Prioritete të rinisë së dikurshme ishin që të zgjoheshin dhe të jetonin, të ndërtonin
dhe të flijoheshin për hir të Islamit, Kanë qenë shembull në qëllimet e larta për të
cilën kanë jetuar.Brenga e tyre nuk ka qenë pasionet, pasuria, ose diçka tjeter. Tek
ata nuk ka pasur vend gjërat e kota.Kjo rini ka jetuar për shkak të porosisë së lartë
të islamit. Rininë tonë a mundemi ta mësojmë që të jetojë me këta shembuj dhe
porosi ? Fatkeqësisht jo. Imitimi i verbët i perëndimit paraqet njërën prej
sëmundjeve më të rrezikshme me të cilat ballafaqohet shoqëria Islame
bashkëkohore e në veçanti rinia, dhe nga kjo sëmundje rrezikohet identiteti Islam
që ta vë para rrezikut serioz të fshirjes së tij. Imitimi i tjetrit hap pas hapi, në fund
çon në shkrirjen e identitetit të njeriut.Vërtet, hytbet për problemet e rinisë janë të
gjata.Këto janë vetëm disa këshilla për rininë e cila dëshiron te realizojnë qëllimet
e larta të fesë.Prandaj vëllezër kini frikë nga Allahu xh.sh kur është fjala për këtë
pasuri të çmueshme e cila është me vlerë të madhe dhe e cila paraqet të ardhmen
e ummetit.I lutem Allahut xh.sh t`na orientojë në fenë e drejtë islame të na
ndihmojë me të mira, që ta bejë rininë tonë më të mirën, t`i bejë besimtarë të
sinqertë,puntorë,luftëtarë në Rrugën e Allahut siç i ka bërë paraardhesit tonë.

You might also like