You are on page 1of 74

             UNIVERSITETI I PRISHTINËS

             FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE
         Prishtinë

                                  
                                                
Dr. sc. Nexhat Qehaja

T E K N O L O GJ I A   E  M A T E R I A L E V E
(Ligjerata­ pjesa e dytë)

                                          Prishtinë, 2009
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

1.1 Hyrje

Shkenca e materialeve i ka rrënjët në kohët e hershme njerëzimit. Përparimet në shkencën e 
materialeve, njerëzimi i ka shënuar sipas emrit të materialeve  kryesore të  përdorura, si p.sh. epoka 
e gurit, bronzit, hekurit, bakrit, aluminit dhe atomit. Çdo përparim teknik i shkencës është e pa 
para mendueshëm pa përparime në prodhimin e materialeve të nevojshme për realizimin e arritjeve 
teknike. Bile, edhe artit është e kushtëzuar nga materialet të cilat artisti i shfrytëzon.
Shkenca e materialeve i studion  materialet natyrore, ato të cilat njeriu i gjen në natyrë si 
dhe ato  materiale që janë produkt i punës së njeriut, në mënyrë që të përmbushë nevojat e caktuara 
të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e 
njohurive, aftësive dhe përvojave të fituara, materialet   primare i përpunon në produkte sekondare, 
mallra të cilat i përdor për nevojat e tij ose të tjerëve, apo për qëllime të tregut.
Për progresin teknik bashkëkohor, është i nevojshëm zhvillimi i  teknikës prodhuese  dhe 
teknologjisë, ky zhvillim është kushtëzuar nga zhvillimi i shkencës së teknikës së prodhimit  dhe të 
teknologjisë. Ngjashëm janë edhe rrugët e zhvillimit të mallrave që gjenden në treg e që mund të 
jenë  tekniko­prodhuese dhe komercialo­ekonomike.
Në zhvillimin tekniko­teknologjik përfshihen këto aktivitete:
­ ideja e individit apo ekipit (novacioni, patenta, përvoja, njohuria), 
­ identifikimi i nevojave të njerëzimit, ose tregut (hartimi i studimeve e të ngjashme), 
­ dokumentacioni (koncepti, projekti ideor, projekti tekniko­teknologjike ose projekti 
prodhues), 
­ prodhim (përgatitjen, kontrollin e prodhimit, kontrolli i cilësisë, paketimit, kontrolli i 
cilësisë së produkteve të përfunduara), 
­ qarkullimi­manipulimi me material  (magazinimit­deponimit, paketimit për transport, 
transportit, cilësia e transportit, ekspeditimi etj.), 
­ tregtia (me shumicë apo pakicë), 
­ përdorimi (reagimit të konsumatorit ndaj cilësisë, sasisë, stabilitetit, servisimit etj.), 
­ analiza e informatave mbi produktin , të marra nga ana e konsumatorit (analiza e 
vërejtjeve ndaj produktit dhe  nxjerrja e konkluzioneve në lidhje me nevojën për ndryshime 
teknike në prodhimin, qarkullim, në shitje dhe reklamim).
            Shihet se qarkullimi i  materialit lidh prodhimin me tregtinë gjegjësisht 
konsumatorët, konsiderohet se qarkullimi i materialit është vazhdimësi e prodhimit, si pjesë 
integrale e tij, deri në momentin që produktit nuk është pranuar, definitivisht nga ana e 
onsumatorëve. 
Sipas   një     koncepti   tani   veç   të   braktisur,   qarkullimi   i   materialeve   i   materialeve   është 
shqyrtuar si shkencë komercialo­ekonomike, zakonisht nën emrin e ndërdisiplinore "njohuria e 
mallrave" ose "teknologjia e mallrave." Të parin libër mësimi për tregtarët i cili i përshkroi disa 
lloje të mallrave e shkroi arabi Ali al Dimishi në shek. XI. Në shekullin e XVI, mbi njohuritë e 
mallrave   ligjërohet   në   Universitetin   e   Padovës   (Itali).   Pas   Luftës   së   dytë   botërore,   njohja   e 
materialeve   në   komunikacion   transformohet,   kështu   që,   përveç   njohurive   tekniko­prodhuese, 
mbulon edhe fushën në lidhje me testimin e cilësisë së materialeve në komunikacion, i kushtohet 
më   shumë   vëmendje   paketimit,   sistematizimit,   ruajtjes,   si   dhe   vlerës   përdoruese   të   materialit. 
Ndryshimet në cilësinë e mallit gjatë qarkullimit mund të jenë të rëndësishme,kështu që kohëve të 
fundit,   përveç   analizave   sasiore   (kuantitative),   gjatë   ekspeditimit   i   kushtohet   vëmendje   edhe 
analizave cilësore (kualitative) të materialit të transportuar.
Materialet   në   komunikacion   si   disiplinë   shkencore   mund   të   studiohen   si:
­ materialet për teknikën e qarkullimit, 
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 2
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

­ qarkullimi i materialeve dhe 
­ mjetet për manipulim me material.

1.2. Materialet për tekniken e qarkullimit

            Materialet për teknikën e qarkullimit, janë: çeliku, alumini, bakri, titan, magneziumi, dhe e 
legurat e tyre, druri, ngjitësit, tekstili, masat plastike, goma, izolatorët, përçuesit, gjysme përçuesit, 
materialet kompozite, si dhe shumë materiale të tjera, të cilat aplikohen në mjetet e qarkullimit 
modern.   Përmirësimet  e   mëtejshme  të  vetive  të  këtyre  materialeve  ende  vazhdojnë.   Çdo   ditë 
zbulohen   materiale,   më   cilësore,   me   veti   më   të   mira   në   eksploatim   dhe   konstruktim   të     për 
teknikën qarkulluese. Kështu, për shembull, ngjitja e elementeve  strukturore të avionëve zvogëlon 
masën   e   fluturakes,   dhe   është   vërtetuar   se   bashkimi   me   ngjitje   ka   përparësi   në   krahasim   me 
gozhdimin, saldimin dhe mënyrat e tjera të bashkimit. Me ngjitje zvogëlohet masa e fluturakes 
rreth 15%, ndërsa çmimi më shumë se 20%.
Më herët si materiale për ndërtimin e avionëve përdoreshin tekstili dhe druri. Vetëm pas 
viteve 1927 në konstruktimin e aeroplanëve filloi të aplikohet alumini, ndërsa pas viteve 1960 fillon 
aplikimi masiv i masave plastike.
Në vitet e fundit punohet shumë në materialet kompozite, të prodhuara nga masat plastike 
dhe fijet e karbonit. Ato e zvogëlojnë përdorimin e metaleve në konstruksionet e avionëve dhe 
sateliteve si që shihet në figurën. 1.
Figura   1.   Ndryshimet   në   pjesëmarrjen   e   materialeve   në   prodhimtarinë   e   mjeteve   në 
komunikacion
Sipas  vetive të qëndrueshmerisë (afat­shërbimi)  materialet konvenciale nuk i plotësojnë 
kërkesat e zhvillimittëmëtutjeshëm tekniko­teknologjik.
Në zhvillimin e materialevetëreja, ardhmërinë e tyre e presin:
­ teknologjia informatike dhe elektronika,
­ bioteknologjia dhe inxhinieria gjenetike si dhe
­ ekologjia, lëndet e para, energjetika, materialet për konsum të gjërë të cilat janë pasuri 
tokësore të kufizuara.
Zhvillimi i tanishëm i hovshëm i materialevetëreja me veti të cilat i kërkon konsumatori, 
vërtetohet, që materialet e reja më së shumti do të zhvillohen në lëmin e qeramikës, metaleve, 
plastikes dhe materialeve kompozite (tabela 1).
Në   prodhimtarinë   e   materialeve   të   reja   edhe   mëtutje   SHBA­të   mbajnë   vëndin   e   parë, 
pasojnë Japonia dhe vendet evropiane, posaçërisht në prodhimtarinë e materialeve të veçanta  shih 
tabelën 2.

Tabela 2. Primati relativ në prodhimtarinë e materialeve të reja

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 3
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Materialet e reja SHBA Japonia Evropa

Materialet inxhinierike  +
dhe polimere
Polimeret   me  + +
performansa të larta
Qeramika   e   pastër  +
(fuksionale)
Qeramika   e   pastër  +
(konstruktive)
Legurat amorfe +
Siliciumet   me   pastërti  +
të lartë
arsenidi­i galiumit +

Materialet e reja të qeramikës mund të jenë konstruktive dhe funksionale siç shihet  në 
tabelën 3.

Tabela 3. Superqeramika dhe aplikimi i saj
                               
      Materialet e reja prej qeramike                   Përdorimi

Arsenidi­i   galiumit,   siliciumi   amorf,   karbidi­i  Si materiale funsionale në elektronikë


cirkoniumit,   silicidi­i   molibdenit,   titanat­
cirkonati i Pb, boridi­i lantanit
Granat­galiumi­i gadoliumit, feriti Materialet magnetike
Fijet optike prej kuarci, Sulfidi­ i kadmiumit Materialet optike
Nitridi­i   siliciumit,   karbidi­i   siliciumit,  Materialet super­rezistente ndaj temperaturës
bonitridi­ i borit, sialoni
nitridi­i   borit,   karbidi­   i   titanit,   karbidi­   i  Materialet super­të forta
silicium, karbidi­i borit, boridi­ i cirkoniumit
Karbidi­i titanit Materialet konstruktive
Silicidi­i   borit,   perlat   artificiale,   ashti   dhe  Lëmitë   e   tjera   (   enrgjetika   dhe   medicina 
dhëmbët artificial nukleare)

Teknologjia e prodhimit të super qeramikës gjegjësisht qeramikës se pastër zhvillohet në 
këto faza:
­ prodhimi i oksidit pluhur të qeramikës sipas kërkesave,
­ presimi dhe sinterimi i  pluhurit dhe
­ formësimi final i prodhimittëqeramikës.
Për shkak të qëndrueshmërisë së madhe, shtalbësisë, fortësisë, rezistencës ndaj korrozionit 
(ndryshkjes),   konsumit   (brejtjes)   dhe   temperaturave   të   larta,   materialet   e   reja   prej   qeramike 
shfrytëzohen për prodhimin e pjesëve të motorit prej qeramike, përçuesve të dritës, instrumenteve 
etj.
Materialet   e   reja   të   metaleve   premtojnë   shume   përparësi   në   krahasim   me   metalet 
konvencionale dhe lidhjet (legurat) e tyre. Kështu p.sh legura e fituar prej nikelit dhe titanit e mban 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 4
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

në mend formën e saj, dhe aplikimi i saj pritet ne prodhimin e termometrave, motorëve termik, në 
stomatologji etj.
Legurat e titan­manganit, lantanit­nikelit, magneziumit­nikelit në rrjetë kristalore mund të 
sigurojnë sasi të konsiderueshme të hidrogjenit, gjë që mundësojnë transport të sigurt, ruajtje dhe 
përdorim të hidrogjenit.

1.3. Qarkullimi i materialit


Qarkullimi i materialit është pjese e shkencës së materialeve, e cila përfshinë sjelljet e 
materialit, vetitë e tij, kualitetin dhe ndërrimet e kualitetit gjate transportit, paketimit për transport, 
deponimit, ambalazhimit, prishja dhe shkaqet e prishjes se materialeve në transport. Problemet 
ekologjike gjate transportittëmaterialit, që janë edhe teme e studimit në ketë libër. Pasi qe 90% e 
materialeve që gjinden në transport si mall u nënshtrohen prishjes gjegjësisht ndryshimit të cilësisë 
nën   ndikimin   e   kushteve   të   deponimit   dhe   transportit,   me   zgjedhjen   e   kushteve   optimale   të 
transportittëmaterialeve prej prodhimit deritëkonsumatori dëmet do të mundtëzvogëloheshin deri 
në 70%.
Prodhimtaria masive e materialeve për treg ka   shkaktuar rritjen e dëmit të qarkullimit të 
mallit ndërsa kushtet e transportittëmallit deri me sot nuk janë hulumtuar sa duhet (gjithmonë i 
mbetet dikujt diçka), çka dukshëm ndikon në këmbimin ndërkombëtare të të mirave materiale. 
Mosnjohja e natyrës se materialeve që futen në qarkullimin mund të sjelle deritëprishja dhe rënia e 
kualitetit e disa raste deritëhumbja e vlerës përdoruese, gjë që i shkakton dëm prodhuesit dhe 
organizatave transportuese. Në mënyre që ti iket ndërrimit të kualitetit gjatë transportit janë hartuar 
standardet  ndërkombëtare dhe  nacionale  dhe  kushtet  teknike me  të  cilat  rregullohen  kushtet   e 
transportit të materialeve.
Ambalazhimi dhe paketimi i materialeve për transport e kanë rëndësinë   vendimtare për 
ruajtjen   e   kualitetit.   Funksionet   e   paketimit   dhe   ambalazhimit   në   transport   dhe   tregti   janë   të 
shumëfishta.   Prej   paketimit   kërkohet   që   ti   sigurojë   konsumatorit   kualitetin   fillestare,   që   të 
mundësoje qëndrim sa më të gjatë, si dhe mbylljetëpaketës (paketimi) pa dëmtim të materialit duke 
garantuar edhe sasinë e prodhimit.
Mënyra e paketimit varet edhe nga natyra, e metodës dhe mënyrës së transportit gjegjësisht 
porositjes,   si   dhe   kërkesës   së   tregut.   Zgjedhja   e   materialit   ambalazhues   gjithashtu   është   e 
kushtëzuar në natyrën e mallit, pasi qe ambalazhi dhe paketimi konsiderohen si pjesë përbërëse të 
procesit teknologjik, atëherë nuk mund qarte të vendoset kufiri në mes transportit të materialit dhe 
teknologjisë  se prodhimit. Në kuptim tekniko­teknologjik transporti i materialeve mundtëjetë  i 
brendshëm dhe i jashtëm.
Transporti i brendshëm, është i definuar me qarkullimin e materialit në procesin prodhues, 
prej lëndës së parë deritëprodhimi i gatshëm, ndërsa i jashtmi prej depos së prodhuesit deritëdepoja 
e harxhuesit ose konsumatorit.
Shembulli   i   transportittëbrendshëmtëmaterialit   është   treguar   në   figurrën   3,   ndërsa   në 
figurën 4., është dhënë diagram i lëvizjes se materialit prej reparti në repart duke e nënvizuar 
gjatësinë e rrugës dhe sasinë e materialit.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 5
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

                                   
Figura 4­ Diagrami i qarkullimit të materialit në industrinë     
                 e ndërtimit të makinave

1.4  Mjetet për manipulim me material

Mjetet për manipulim me material mundësojnë qarkullimin më të shpejtë dhe më të mirë, 
produktivitet më të madh në qarkullimin e materialeve. Ndahen në mjetet për bartjen e materialit 
(pajisjet) për manipulim me dorë, pajisje me lëvizje me motorë dhe transport si dhe mjetet për 
transportin rrugorë, hekurudhorë, detarë, ajërorë dhe kozmik. Pasi që natyra e materialeve është 
specifike   edhe   gjatë   manipulimit,   transportit   kërkohen   kushte   specifike   për   arsyetëruajtjes   se 
kualitetittëmaterialit dhe konsumittëtij.

2.0  Rëndësia e njohjes së natyrës të materialeve  dhe      
       komunikacionit

2.1 Hyrje

Vlera e materialit bazohet në vlerat e lëndëve të para të përdorura dhe punës së harxhuar 
për prodhimin e tyre, që llogaritet si punë shoqërore e pranuar. Vlera shfrytëzuese e materialit 
është e përcaktuar ekskluzivisht me vetitë dhe natyrën e materialit.
Materiali   i   cili   e   humb   vlerën   shfrytëzuese   mbetet   pa   vlerë.   Për   ruajtjen   e   vlerës 
shfrytëzuese të materialit gjatë transportit, rendësi të madhe ka njohja e natyrës se tij. Kjo do të 
thotë që përveç njohurive teknologjike, të nevojshme për prodhim, është e domosdoshme dhe e 
rëndësishme   edhe   e   njohja   e   përbërjes   dhe   vetive   të   materialit.   Dihet   që   vetitë   e   materialit 
kushtëzohen nga përbërja kimike e tij. Prejtëgjitha vetive, sa i përket transportit rendësi më të 
madhe ka ndjeshmëria.
Në princip, ndjeshmëria e ndonjë materiali si mall në transport duhet t’u përshtatet shkallës 
se ndikimeve të jashtme dhe qëndrueshmërisë se tij gjatë transportit dhe kohës së përdorimit. Kjo 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 6
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

d.m.th që materiali duhettëjete i qëndrueshëm, i rezistueshëm prej ndikimeve të jashtme. Zvogëlimi 
i   intensitetittëndikimeve   të   jashtme   në   material   gjatë   transportit   arrihet   me   paketim   dhe 
ambalazhim, si dhe me përshtatjen e kushteve tjeratëtransportit, përdorimit dhe manipulimit.
Materialet në transport mund të jenë të ndjeshëm në forcat mekanike, lagështi dhe ujë, 
oksigjen, korrozion (ndryshk), pa­pastërti, e cila ndjeshmëri paraqitet përmes ndërrimit të erës dhe 
shijes   si   dhe   ndërrimittëpamjes.   Njohja   e   ndjeshmërisë   së   materialit   është   bërë   veçanërisht   e 
rëndësishme me aplikimin  e ‘’Tranzitiikës’’ (fr. “transitique”) në prodhim dhe në transport.
“Tranzitika” mundëson që makina të punoj pesë herë më shumë, me më pak punëtorë, me 
sasi dhe cilësi më të lartë. Në ditët e sotme “Tranzitika” (bartja e materialit) është bërë  një tërësi e 
industrisë prodhuese si grup i operacioneve të automatizuara.
Operacionet e automatizuara për bartjen e materialit e përfshijnë zhvendosjen e lëndëve të 
para   në   depo,   zhvendosjen   e   pjesëve   të   gatshme   në   depo   si   dhe   përcjelljen 
automatiketëndryshimevetëvetivetëmaterialit në prodhim dhe në transport.
Me “Tranzitikën” zvogëlohen rezervat e tepërta në depot e lëndëve të para dhe prodhimeve 
të   gatshme,   eliminohen   ‘’fytet   e   ngushta’’   në   prodhim   dhe   transport,   zvogëlohet   numri   i 
prodhimeve me gabime, ndërsa kontrolli i cilësisë rritet deri në maksimum.
Në përgjithësi : mjetet e prodhimit + “Tranzitika” + informatika  asgjë nuk i lihet rastit të 
“harresës njerëzore”.
“Tranzitika” bashkëkohore në transport të materialeve merrë parasysh ndjeshmërinë e tyre 
gjatë bartjes prej prodhuesit deritëharxhuesi duke marrë parasysh të gjitha fazat e manipulimit.

2.2 Rëndësia e njohjes së natyrës se materialeve dhe transportit

Zhvillimi   tekniko­teknologjik   në   20   vitet   e   fundit   ka   kushtëzuar 


ndryshimetëdomosdoshmetëprocesit   teknologjik   në   prodhim   dhe   transport.   Qëllimi   i   këtyre 
ndryshimeve në teknologjinë e transportit­integral të proceseve brenda dhe ndërmjet formave të 
proceseve   që   i   përfshijnë   të   gjitha   proceset   prodhuese,   prodhuese­harxhuese   dhe   proceset 
“Tranzitike”. Natyra e materialeve të cilat vihen në transport dukshëm ndikon në teknologjinë 
transportuese. Zgjedhja e teknologjisë transportuese është e kushtëzuar nga forma e materialit dhe 
stabilitetittëtij gjate transportit.
Të   tri   gjendjet   agregate   të   materialit   si   forma   fillestare   në   transport   nuk   janë   të 
mjaftueshme për definimin e materialeve që kanë të bëjnë me “Tranzitikën, për këtë arsye, sipas 
stabilitetit hapësinor të formës dallojmë:
­ materialet pa formë,
­ materialet pluhur,
­ materialet në formë pastash dhe
­ materialet me formë të qëndrueshme.

Materialet pa formë janë: gazrat nën presionin atmosferik, gazrat e komprimuar, lëngjet dhe 
disa sisteme dyfazore. Në grupin e sistemeve dyfazore p.sh bëjnë pjese : tretjet e gazrave nen 
presion normal dhe mbi presion, emulsionet si dhe suspensionet. Një veti e ndryshme e gazrave 
është   se   nën   presion   normal   dhe   nën   presion   të   rritur   e   plotësojnë   tërë   hapësirën   e   cila   me 
komprimim mund të zvogëlohet. Me shtypjen dhe ftohjen nën  temperaturën kritike  (temperatura 
mbi të cilën një gaz me shtypje nuk mund të kthehet në gjendje të lëngët) gazrat kthehen në 
gjendje   agregate   të   lëngët.   Për   presionin   (shtypjen,   vëllimin   dhe   temperaturetëgazrat   ekziston 
lidhshmëria e përshkruar me relacionet e reduktuara të Berthele­it: 
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 7
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

pVm = RT ose pV = nRT

ku janë, 
p – presioni (ose forca në njësinë e sipërfaqes),
Vm – vëllimi molar (vëllimi për njësi të sasisë së materiesë), 
R – konstantja e gazrave ( 8,314 JK­1 mol­1, n – numri i moleve të gazrave, 
T – temperatura termodinamike.

Me  ekuacionin e gjendjes së gazrave (J. D Vander Vals) në vitin 1873 lehtë   mund   të 


llogaritet presioni i gazrave në enët transportuese gjatë deponimit ose transportit të tyre. Lëngjet, 
gazrat dhe tretjet e gazrave marrin formën e enës në të cilën ndodhen ato. Mirëpo, lëngjet me 
komprimim (shtypje) nuk e ndërrojnë vëllimin ndërsa sipërfaqja e lëngut në enë gjithmonë e ruan 
pozitën horizontale.
Materialet në formë pluhuri janë granulat, kokrrizat etj. Gjithashtu e marrin formën e enës 
në të cilën ndodhen. Për ndryshim nga lëngjet nuk e marrin pozitën horizontale nën veprimin e 
forcës së gravitetit mirëpo kundrejt horizontales e marrim një kënd të ashtuquajtur këndi i derdhjes 
si në figurën 7.
Rezultat  i kësaj do të jetë kotangjenti i këndit alfa i cili mbyllet me horizontalen dhe tehun 
(gjeneratrisa e konit) të materialit i cili formohet kur materiali në mënyre standard zbrazet në 
pllakën horizontale me sipërfaqe të caktuar. Sa më i madh të jetë kotangjenti i këndit zbrazja mund 
të jetë më e mirë dhe e kundërta. Rezultatet e fituara përpunohen në mënyre statistikore dhe janë të 
besueshme. Matjet bëhen në temperaturë 20 oC dhe 65 % të lagështisë relative sipas barazimit:
           
50 mm
ctg α =
h mm
                                 
Vetia e zbrazjes, si karakteristike reologjike ka rëndësi të madhe nga aspekti prodhimit, 
transportit, deponimit dhe aplikimit. Është normale që në zbrazjen e këtyre materialeve të ndikoj 
edhe përbërja granulo­metrike dhe vetitë tjera kimiko­fizike.
Në ‘’Tranzitikën’’ e materialeve granulore ndikon edhe masa zbrazëse. Ky është 
raporti i masës dhe vëllimit. Ky raport varet nga madhësia dhe forma e grimcave, at’hezioni 
në mes grimcave, shpërndarjes dimensionale të grimcave dhe dendësisë së fazës së ngurtë, 
me   vibrimin   dhe   dridhjen   gjatë   transportit   të   materialeve   granulore   hapësira   në   mes 
grimcave zvogëlohet, masa ngjeshëse rritet ndërsa vëllimi bëhet gjithnjë e me i vogël.
Materialet në formë paste janë; yndyrat, kremrat e ndryshme, shkumat etj. Këto materiale 
nën ndikimin e forcës më të madhe se forca   e gravitacionit mund të rrjedhin. Kanë formë të 
qëndrueshme   më   të   madhe   se   lëngjet   dhe   materialet   granulore.   Këto   materiale   janë   kryesisht 
sisteme   dispersive   të   përbëra   nga   faza   dispersive   e   ngurtë,   më   së   shpeshti   pluhuri   dhe   fazes 
dispersive të pandërprerë rrjedhëse si mjet disperzioni. Shkumat janë sisteme dispersive të cilat i 
kanë të kyçur edhe fazën dispersive të gaztë.
Në ‘’Tranzitikën’’ e lëngjeve dhe materialeve në formë pastash  rendësi të madhe ka vetia 
rrjedhëse e cila shprehet si viskozitet. Viskoziteti si veti e materiale nuk varet nga presioni derisa 
vetia e rrjedhjes së materialit në formë paste varet nga presioni. Fërkimi i brendshëm në mes 
grimcave i shprehur si viskozitet, mundtëshprehet si:
­ viskoziteti dinamik (absolut) njësia (Pa s)
­ viskoziteti kinematik njësia (m2/s)

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 8
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

­ viskoziteti relativ i shprehur në shkallë të Engler­it (°E ),  në sekonda të Redëood­it 
(Rs_ dhe sekonda të Saybolt­it (Ss).

Rrjedhja e lëngjeve ideale është e përshkruar me barazimin:

t = ηD

ku janë: t – sforcimi në rrëshqitje, 
  η – koeficienti i proporcianalitetit dhe 
  D – shpejtësia e rrëshqitjes.
Sforcimi në rrëshqitje definohet si:

forca rrëshqit ëse N


τ= ; = Pa
sip ërfaqe rrëshqit ëse m2

Shpejtësia rrëshqitëse D mund të shpjegohet me modelin e dy ‘’pllakave’’ gjatë së cilës 
pllaka e sipërme zhvendoset në kahjen e sforcimit t derisa pllaka e poshtme është e përforcuar në 
dysheme si në figurën 8.

Shpejtësia rrëshqitëse D definohet sipas barazimit:

dv V
D=   ose    max ( s −1 )
y s

ku janë :
V – shpejtësia e pllakës së sipërme (cm/s),
y – distanca në mes pllakave (cm).

Koeficienti   i   proporcionalitetit   gjegjësisht   viskoziteti   dinamik   është   dhënë   me 


shprehjen:
v N
h = ; 2 = Pa s
D m s
Newtoni­ ka supozuar që koeficienti i proporcionalitetit në mes të sforcimit dhe shpejtësisë 
ishte dashtë me qenë konstant për të gjitha llojet e lëngjeve mirëpo në praktikë kjo vlen  vetëm për 
ujin dhe vajërat minerale ‘’lëngje ideale’’ gjegjësisht ‘’lëngjet e Njutonit’’ (që shihet në figurën nr. 
9). Më shumë se 90% e lëngjeve nuk sillen sipas ligjit të Newton­it.
Në viskozitetin dinamik ndikojnë 5 parametra: lloji i lëngut, temperatura, shtypja (presioni), 
shpejtësia dhe koha e rrëshqitjes.
Në   praktikë,   gjatë   përcaktimittëviskozitetit   dinamik,   nevojitet   që   4   parametra   të   jenë 
konstante gjatë zhvillimittëpërcaktimit laboratorik të viskozitetit.
Mbushja dhe zbrazja e lëngjeve në   “Tranzitikë” ka rëndësi të madhe. Përveç natyrës së 
lëngut gjatë manipulimit me te, duhet të merret parasysh edhe sezoni   vjetor (temperatura), lloji 
dhe   kualiteti   i   pompës   me   të   cilën   punohet   gjate   mbushjes   dhe   zbrazjes     se   substancave   të 
lëngshme si dhe faktorë të tjerë të përmendur më herët.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 9
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Në   praktiken   transportuese.   gjithnjë   e   më   tepër   shfrytëzohet   viskoziteti   kinematik   dhe 


relativ, të cilët në mes veti mund të përllogariten. Viskoziteti bie me rritjen e temperaturës, ndërsa 
rritet me rritjen e presionit dhe dendësisë.
Viskoziteti dinamik përcaktohet me viskozimetrin sipas Ostwald – it, viskoziteti kinematik 
me   viskozimetrin   me   kapilar   qelqi   sipas   Vogel   –   Ossg­ut,   ndërsa   viskoziteti   relativ   me 
viskozimetër sipas Engler­it, Redwood–it dhe Saybolt­it. Në kohën më të re në përdorim është edhe 
viskozimetri rrotullues i paraqitur në figurën 10.
Viskoziteti kinematik matet me viskozimetrin sipas Ostwald­it të tregur në figurën 11,  duke 
matur kohën e rrjedhjes (në sekonda) sasinë e caktuar të materiesë (substancës) në temperaturë të 
caktuar. p.sh shkala e Engler­it për viskozitet fitohet ashtu që koha e rrjedhjes se 200 ml substancë 
në 20 o C, pjestohet me  kohën e rrjedhjes se 200 ml ujë pranë temperaturës së njejt 20 0 C.
Edhe një veti e rëndësishme e materialeve  në formë paste  për “Tranzitikën” është pika e 
rrjedhjes   (pikjes),   plasticiteti,   penetrimi   (depërtimi,   zhbirimi)   dhe     separimi   (ndarja)   gjatë 
dispersionit (trejtes koloidale) dhe emulsionit.
Pika e rrjedhjes tregon qëndrueshmërinë (rezistencën) e materialeve në formë pastash në 
temperatura të rritura.
Plasticiteti është karakteristikë e materialeve me viskozitet të ulët dhe shprehet nëpërmjet 
matjes së forcës së prerjes në plastometrin e treguar në figurën 12.
Penetrimi   është   veti   e   materialeve   në   formë   pastash   e   cila   tregon   konsistencën 
(njëtrajtshmërinë)­qëndrueshmërinë. Matet me penetrometrin standard të treguar në figurën13.
Pasta   jomogjenizuese   vendoset   në   një   temperaturë   konstante   25  oC.   Me   rënie   të   lirë 
lëshohet konusi në pastë dhe ndarjen e instrumentit matet thellësia e depërtimit.
Materiale me formë stabile karaterizohen nga një stabilitet të lartë  ndaj ndërrimit të formës 
dhe   volumit.   Këto   materiale   mund   të   jenë   tridimensionale,   dydimensionale   dhe   lineare.   Është 
vështirë të vihet kufiri në mes të materialeve granulore me kokrra të mëdha dhe materialeve me 
formë të qëndrueshme (stabile).

2.4. Rëndësia e njohjes së vetive fiziko­kimike 
               të materialeve në komunikacion

Është e njohur që me shtypjen e gazrave vjen deritëkondensimi  i tyre. Gazrat mund të 
kondensojnë nën veprimin e presionit të lartë dhe   temperaturës mjaft të ulët. Në këto kushte 
molekulat afrohen në mes veti, e në mes tyre fillojnë të veprojnë forcat tërheqëse   të njohur si 
forcat e Van der Walas­it. Kështu psh., uji kondenson në temperaturën 100  oC gjatë shtypjes prej 1 
bari. Procesi i kundërt me kondensimin është avullimi. Temperatura mbi të cilën një gaz nuk mund 
të shndërrohet në gjendje të lëngët pa marrë parasysh madhësinë e presionit që vepron mbi te, 
quhet  temperaturë kritike, Tk.  Presioni kritik,  Pk  është ai presion që ushtrohet mbi ndonjë gaz, 
gjatë një temperaturës kritike për ta shndërruar atë në gjendje të lëngët.
Kur një lëng avullon, gazrat mbi sipërfaqen e substancës krijojnë presion, i cili duhet të jetë 
më i madh se presioni jashtë enës. Nëse ndodh e kundërta, atëherë vjen deritëkondensimi. Kur një 
lëng avullohet (vlon) ose kur avullon (sublimon) ndonjë substancë e ngurtë, atëherë gazrat mbi 
substancë bëjnë   presion mbi te, i cili mund të matet si presion i avullit. Ky presion matet sipas 
metodës   së   Reid­it   në   të   ashtuquajturin   aparat   të   Reid­it,   i   cili   varet   nga   përbërja   kimike   e 
substancës,   presionit   të   jashtëm   si   dhe   nga   temperatura.   Ky   është   parametër   me   rëndësi   në 
“Tranzitikë”, pasi që me njohjen e kësaj madhësie mund të parashihen humbjet “kalo”,  gjegjësisht 
saktësisht të flasim për evaporimin p.sh. të lëndëve djegëse të lëngëta gjatë distribuimit të tyre.
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 10
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Gjithashtu,   është   e   njohur   se   molekulat   e   gazrave   nuk   kanë   shpërndarje   të   rregullt, 


ndërsatëlëngjet mund të flasim për një rregullshmëri të “shkallës së ulët”. Me uljen e temperaturës 
së lëngjeve, vie deritërritja e  forcave tërheqëse të molekulave mes veti, për këtë arsye thuhet  se 
materiet e ngurta kanë strukturë të rregullt. Nëse kjo strukturë e rregullt përsëritet në tërë masën e 
substancës   së ngurtë, atëherë bëhet fjalë për kristalin gjegj. ndërtimin kristalor të substancave 
( kristal=akull i tejdukshëm). Shumë  substanca në kristalet e tyre përbëjnë të ashtuquajturin ujë 
kristalor, i cili nën kushte të caktuara lirohet prej kristalit (materialit), në këtë rast bëhet  fjalë për 
ajërosjen     (efloreshencën).   Ato   materie   të   ngurta   të   cilat   e   thithin   ujin   janëtënjohura   si 
higroskopike (delikvescente).
Higroskopia rritet me rritjen e presionit të ajërit në ajërin e rrethinës. Materialet 
higroskopike shfrytëzohen për tharjen si desikatorë, posaçërisht për ruajtjen e materialeve 
nga lagështia në ‘’Tranzitikë’’.
Vetia e tretjes së substancave  në ujë edhe tretës të tjerë është si pasoje e ndërtimit kimik 
të   materialeve.  Tretja   (solucioni)  është   sistem   homogjen,   e   cila   përbëhet   prej   molekulave 
njëtrajtësisht të përziera të dy ose më shumë substancave, gjatë së cilës  njëra ose disa prej tyre 
janë tretës e të tjerat të tretura. Zakonisht, uji është tretësi që përdoret më së shpeshti, por 
shfrytëzohen edhe shumë tretës të tjerë  organike ose inorganik. Sasia e materiesë së tretur në 
sasi të caktuar të tretësit njihet si tretshmëri.

Tretshmëria varet prej temperaturës, me rritjen e temperaturës edhe ajo rritet. Gjate tretjes 
së materiesë harxhohet energji – nxehtësia e tretjes. Tretjet gjithëherë kanë temperaturë të ngrirjes 
më të ulët, temperaturë të vlimit më të lartë dhe dendshmëri edhe më të lartë se tretësi, që është e 
rëndësishme të dihet  gjatë përcaktimit të kushteve të transportit të tretjes. Në praktikë i hasim këto 
tipe të  tretjes :
­ tretja e gazit në gaz (p.sh. propan­butan),
­ tretja e gazit në lëngje (p.sh. dyoksidi i karbonit në ujë),
­ tretja e gazit në materien e  ngurtë (p.sh. hidrogjeni në legura),
­ tretja e lëngut në lëng (p.sh. etanoli në ujë),
­ tretja e substancës së ngurtë në lëng (p.sh. sheqeri në ujë),
­ tretja e substancës së ngurtë në masën e ngurtë (p.sh. legurat, lidhjet e ngurta),

 Koncentrimi i substancës  së tretur në tretës shprehet në disa mënyra:
­ përqindja peshore (p.sh. numri i gramëve të masës tretëse në 100 gram tretje),
­ përqindja vëllimore ( p.sh. numri i mililitrave të masës së tretur në 100 ml  tretje),
­ koncentrimi molar (numri i moleve të masës së tretur në litra të tretjes),
­ koncentrimi normal (numri i gram ekuivalenteve të masës së tretur në litra të tretjes).

3. Ndarja e materialeve në komunikacion

3.1 Hyrje

Qarkullimi   i   materialeve   duke   marrë   parasysh   natyrën   dhe   vetitë   e   tyre   është   mjaft 
kompleks,   ndërsa   ndarja   varet   prej   shumë   faktorëve.   Sot   vlerësohet   se   ka   shumë   materiale   të 
ndryshme me veti specifikime të cilat kërkojnë trajtim special gjatë përpunimit dhe transportit 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 11
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

vështrimi mbi ndarjen e materialeve është i ndryshëm nga aspekti i prodhuesit, konsumuesit, në 
‘’Tranzitikë’’ ose ekonomikë. Në përgjithësi, në praktikë dominojnë këto lloj ndarje :
­ ndarja e materialeve sipas manipulimit,
­ ndarja sipas shkalles se përpunimit,
­ ndarja e materialit sipas vetive,
­ ndarja e materialit sipas vlerës dhe
− ndarja e materialit sipas cilësisë.

3.2 Ndarja e materialit sipas manipulimit (përdorimit)

Nevoja për ‘’Tranzitikën’’ e materialeve ekziston në të  gjitha fushat  njerëzore, gjatë  të 


cilave materialit nuk i ndërron vlera dhe forma.
Sipas aspektit të manipulimit mund të bëhet fjale për:
­ dokumentet,
­ materialet granulore,
­ lëngjet,
­ gazrat,
­ materialet mekanike (me copa),
­ paketimi,
­ deponimi dhe
­ transporti i jashtëm.
Manipulimi dhe dokumente, letra me vlerë dhe me para, atje ku kërkohen shpejtësia dhe 
saktësia nevojitet të përdoret teknikë e posaçme siç është posta pneumatike, ashensorët, shiritat 
lëvizës, pajisjet elektronike etj.
Manipulimi   me   materialet   granulore   në   kohet   e   fundit   ka   evoluar   teknikisht   dhe 
teknoligjikisht, evolucioni, ndërrimi i natyrës kështu që kur është e nevojshme sasi e madhe e 
materialeve granulore, shfrytëzohen pajisje pneumatike.
Materialet  granulore  të  paketuara   në  ambalazh  adekuat  hyjnë  në  grupin  e  materialeve 
mekanike (copa), gazrat, lëngjet dhe materialet granulore të ngurta nga aspekti i ‘Ttranzitikës’’ 
hyjnë në të njëjtin grup .
Materialet   mekanike   manipulohen   copë   për   copë,   gjatë   kësaj     duhet   të   kihet   parasysh 
ndjeshmëria e materialit, i cili mund të jetë i paketuar ose pa paketuar, nëse ndjeshmëria në kushtet 
e ‘’Tranzitikës’’ është e pa rëndësishme. Pajisjet për manipulim të këtyre materialeve në 30 vitet e 
fundit kanë pasur një zhvillim të hovshëm në suazat e transportit të integruar. Sa më shumë copa, 
gjegjësisht sa më e madhe të jetë masa e materialit që zhvendoset për një kohë të caktuar me një 
kalim, atëherë do të arrihet një efikasitet më i madh dhe çmim më i lirë i qarkullimit si është 
treguar në figurën 15.
Paketimi  është   një   operacion   teknologjik     cili   paraqitet  si   pjesë   përbërëse   e   prodhimit. 
Qëllimi   i   paketimit   është   mbrojtja   e   prodhimit   gjatë   deponimit,   ngarkimit,   transportit   dhe 
shkarkimit, deritëkonsumatori   fundit. Në zgjedhjen e materialit për paketim (ambalazh) ndikon 
natyra e mallit e cila paketohet dhe mjetet transportuese që do të shfrytëzohen në “Tranzitikë”.
Deponimi në ‘’Tranzitikë’’ përfshinë operacionet e shkarkimit, pranimit, harmonizimin me 
mirëmbajtjen   e   materialit   sipas   kushteve   të   kërkuara   deritëpërcjellja   e   materialittëprodhuesi 
osetëkonsumatori i jashtëm.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 12
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

3.3. Ndarja e materialeve në bazë  të shkalles së përpunimit

Sipas shkallës së përpunimit materialet në industri ndahen:
­ lëndët e para,
­ gjysmë prodhimet dhe
­ prodhimet finale.
Lëndët   e   para  janë   materiale   të   cilat   në   teknologji   gjegjësisht   prodhimtari   paraqesin 
materiale fillestare. Në përgjithësi lëndët e para janë materiale në të cilat nuk është kryer ndonjë 
punë në suazat e industrisë përpunuese.
Prandaj ato janë prodhime të fituara nga eksploatimi i pasurive natyrore siç janë :
­ prodhimet  nga eksploatimi  i pyjeve  (shfrytëzimi i pyjeve),
­ prodhimet bujqësore,
­ prodhimet e xehetarisë,
­ prodhimet e peshkatarisë,
­ kripa e detit,
­ uji i ujësjellësit etj.
D.m.th  me lëndën e parë nuk nënkuptohet materiali në të cilin nuk është bërë   asnjë lloj 
pune. Pasi që xehet dhe mineralet në tokë, ajëri, uji dhe bimët në të cilat njeriu nuk ka investuar 
asnjë lloj pune nuk mund të konsiderohen si lëndë të para. Ato janë potenciale burimore të lëndëve 
të para. Prej kësaj mund të konstatojmë se çdo lëndë e parë është lëndë pune por çdo lëndë pune 
nuk është lëndë e parë.
Gjysmë prodhimet  ose mes fazat paraqesin gjendjen e materialit e cila ndodhet në mes 
proceseve të veçanta teknologjike. Të gjitha format e lëndëve punuese të cilat rrjedhin në procesin 
e   prodhimit   prej   lëndës   së   parë   deritëprodhimi   i   gatshëm   mund   të   konsiderohet   si   gjysmë 
prodhime. Është e rëndësishme të ceket se gjysmë prodhimet paraqesin materialin reprodukues 
(reproduktiv). Karakteri ekonomik – komercial i gjysmë prodhimit e përcakton se një material i 
përpunuar   a   do  të   konsiderohet   si  lëndë   e  parë,   gjysmë   prodhim   ose   i   gatshëm.  Prodhimet   e 
gatshme janë ato materiale në të cilat nuk ka nevojë të bëhet përpunimi i mëtutjeshëm.
Prodhimet finale ndahen në:
­ mjetet e punës dhe
­ mjetet për konsum personal.
Në sasinë dhe cilësinë e prodhimeve të gatshme ndikim më vendimtarë kanë veglat dhe 
pajisjet me të cilat ato prodhohen. Mjetet e punës në prodhim dhe ‘’Tranzitikë’’ kanë pësuar një 
zhvillim të vërtetë pas luftës së dytë botërore. Ky zhvillim ka shkaktuar edhe revolucionin e tretë 
teknologjik i cili është në zhvillimin e sipër. Zhvillimi i hovshëm teknologjik i mjeteve të punës ka 
kushtëzuar një kërcim të përnjëhershëm në prodhimin  e mjeteve të konsumit personal.
Ky zhvillim ka lansuar në prodhim dhe aplikimin (përdorimin) e materialeve të cilat nuk 
kanë ekzistuar në natyrë.
 Në bazë të kësaj (shkallës së aplikimit teknologjik) materialet  mund t ndahen në:
­ prodhime natyrore,
­ prodhime artificiale ose artistike dhe
­ prodhime sintetike.
Në  prodhimet natyrore  të fituara nga burimet natyrore të cilat nuk i nënshtrohen asnjë 
përpunimi   teknologjike,   bëjnë   pjesë   prodhimet   e   xehetarisë,   bujqësisë,   pylltarisë,   gjuetisë, 
peshkatarisë.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 13
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Prodhimet artificiale ose artistike janë prodhime të industrisë përpunuese dhe veprimtarive 
tjera, të cilat fitohen nga prodhimet natyrore gjegjësisht lëndët e para pa ndryshime të dukshme 
kimike   në   përbërjen   e   tyre   Përbëja   kimike   e   tyre   është   e   përafërt   me   përbërjen   kimike   të 
materialeve natyrale prej të cilave rrjedhin ato. Materialet artificiale fitohen kryesisht me veprimin 
e   procese   kimiko­fizike   dhe   fiziko­mekanike   në   materialet   natyrore   dhe   materie   të   tjera 
riprodhuese.
Prodhimet sintetike  gjegjësisht materialet sintetike formohen me sinteza kimike gjatë së 
cilës përbërja kimike, struktura dhe vetitë e materialit të fituar dukshëm ndryshojnë dhe dallojnë 
prej përbërjes kimike, strukturës dhe vetive të lëndëve të para prej të cilave fitohen ato. Materialet 
sintetike munden me qenë zëvendësime për ato prodhime që i gjejmë në natyrë (lëkura artificiale­
sintetike, fijet sintetike dhe pëlhurat, goma sintetike etj.) ose ato janë materiale përtëcilat në natyrë 
nuk   mund   të  gjinden  shembuj për krahasim (masat plastike silikone,  yndyrat sintetike, vajërat 
sintetike etj). Në praktikë është vështirë të vërehet kufiri në mes të materialeve artificiale dhe 
sintetike. E njëjta gjë vlen edhe për materialet natyrale dhe artificiale. p.sh. birra praktikisht është 
natyrale ndërsa është fituar artificialisht nga prodhime natyrore.

3.4. Ndarja e materialeve sipas vlerës

‘Tranzitika’’   e   materialeve   dhe   sipas   kësaj   materialet   sipas   vlerës   komerciale   mund   të 
ndahen në:
­  materiale me vlerë të ulët,
­  materiale me vlerë të mesme,
­  materiale me vlerë të lartë.
Materialet me vlerë të ulët  ekonomikisht nuk mundtëbarten me një transport të shtrenjtë 
dhe të gjatë, ku paketimi dhe ambalazhi më së shpeshti shmangen. Më së shpeshti transportohen 
me transport rrugorë dhe hekurudhore në distanca sa më të shkurta.
Në mënyrë që të kursehet në paketim dhe ambalazhim të materialeve, nga aspekti ekonomik 
është   më   e   arsyeshme   të   transportohen   të   hapura   ‘’rinfuz’’   nëse   është   i   mundur   (transporti   i 
çimentos, miellit, drithërave etj.).
Materialet me vlerë të mesme  mund të bartin çmimin e paketimit dhe ambalazhimit me 
vlera të mesme, transport me vlerë të mesme etj. Këtu bëjnë pjesë shumë materiale, prodhimet e 
industrisë përpunuese si mall për konsum të gjërë materialet reprodukuese, prodhimet ushqimore, 
prodhimet e industrisë, tekstilit.
Materialet me vlerë të lartë  bartin edhe paketimin, ambalazhimin dhe transportin më të 
shtrenjtë   .   Këtu   bëjnë   pjesë:   paratë,   materialet   e   çmueshme,   barnat,   kozmetika,   prodhimet 
biologjike, dërgesat postare me vlerë.

3.5. Ndarja e materialit sipas cilësisë

Nga   aspekti   i   cilësisë,   në   vende   të   ndryshimeve   të   botës   materialet   shënohen   dhe 


kategorizohen në mënyra të ndryshme, të cilat  kryesisht mund të jenë:
­ materialet me cilësi jashtëzakonisht të mirë,
­ materiale me cilësi të mirë,
­ materiale me cilësi të mesme dhe

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 14
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

­ materiale me cilësi të ulët.
Materialet   me   cilësi   jashtëzakonisht   të   mirë  vijnë   në   tregjet   e   zgjedhura   me   shenja   të 
cilësisë më të lartë si: Extra, de Luxe, Superior, Purisima, Export, Proanalisi etj.
Materialet me cilësi të mirë lajmërohen në tregje me shenja si: klasa e 1, Klasa A, Klasa B 
kualiteti I dhe Ia, Super, Prima, Original etj.
Materialet   me cilësi   të   mesme  lajmërohen   në  tregje   me   shenja   si:   Klasa   e   2,  Klasa   B, 
Media, Seconda, kualiteti i mesëm etj.
Materialet   me   cilësi   të   ulët  janë   më   të   dobëta   por   më   të   përdorura,   të   cilat   në   tregje 
lajmërohen me shenja si: Klasa e 3, Klasa C, Tercia, ose Uzans, Consum, Merkantil.
Në bazë të konventës së cilësisë dhe rregullimittëkonsumatorit në disa materiale mund të 
flitet për:
­ cilësinë tekniko­teknologjike (Qt),
­ cilësinë estetiko­funksionale (Qe),
­ cilësinë ekonomiko­komerciale (Qk),
Cilësitë   tekniko­teknologjike,   estetiko­funksionale,   ekonomiko­komerciale   si   cilësi   e 
tërësishme (Q) vlerësohen në mënyra të ndryshmetëmaterialet e ndryshme

3.6. Ndarja e materialeve në bazë të vetive

Në bazë të gjendjes agregate materialet ndahen në:
­ gazra,
­ lëngje,
­ të ngurta.
Në çfarë gjendje agregate mund të ndodhet ndonjë material varet prej vetive kimike dhe 
fizike të tij.
 Në bazë të ndjeshmërisë materialet mund të jenë:
­ të ndjeshëm në lagështi, oksigjen, korrozion, aromë, forca mekanike etj.,
­ ekologjikisht të dëmshëm, siç janë: eksplozivet, materialet e vet ndezëse dhe 
materialet   që   lehtë   ndizen,   materialet   agresive,   të   helmueshme radioaktive    dhe 
materialet me aroma të pakëndshme, 
­   materialet   stabile   dhe   inerte   të   cilat   manipulohen   në   mënyrë   standarde   në 
‘’Tranzitikë’’.
Në bazë të vetive mekanike materialet mund të jenë:
­ elastike, gjegjësisht plastike,
­ të thyeshme (brishta),
­ të shtalbëta dhe
­ materiale të forta
Në bazë të vetive aplikuese (përdoruese) materialet mund të jenë:
­ harxhuese, të cilat mund të jenë prodhuese­harxhuese dhe materialet për   
  konsum të gjërë,
­investuese, të cilat mund të jenë: mjetet e punës (mjetet themelore) dhe materialet 
harxhuese lëndët e para dhe gjysmë fabrikatet.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 15
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

4.0. Klasifikimi i materialeve në komunikacion

4.1 Bazat e sistemimit të materialeve

Sistemimi   i   materialeve   në   epokën   e   revolucionit   të   tretë   teknologjik   paraqet   lëmi   të 


rëndësishme të komunikacionit dhe teknologjisë. Materialet radhiten në grupe me shenja, të cilat 
kohëve të fundit paraqiten me numra. Sistematizimi ka rendësi të madhe në të gjitha veprimtaritë 
njerëzore. Në prodhimtarinë materiale, materialet mund të radhiten sipas degëve industriale ose 
sipas   lëmise   prodhuese,   e   në   ketë   pikëpamje   flasim   për  koleksionin  e   materialeve 
(cologere=tubimi,   grupimi,   bashkimi).   Shpeshherë   me   koleksion   nënkuptohet   përmbledhja   e 
materialeve të llojit të njëjtë.
Pjesa e koleksionit të materialit e një dege prodhuese që gjendet në tegti quhet sortiment 
(lex. sortiman) (sorti=zgjedhje). Dallohet sortimenti prodhues dhe i tregtisë.
 Materialet, të cilave të gjitha vetitë me rendësi u përputhen, i takojnë një lloji. Në një lloj të 
caktuar të materialeve me sistemim mund të ndahen nënllojet, ndërsa në nënlloje sortat, në sorta 
radhët, në radhë kategoritë (klasat), në kategori  grupet, në grupe ekzistojnë  klasat  dhe  tipet e 
materialeve..
Sortet përfshijnë më shumë gjini të materialeve gjegjësisht klasa tregtare të materialeve.
Gjinia përfshinë më shumë lloje materialesh me veti të njëjta shfrytëzuese.
Rradha – përfshinë më shume lloje gjegjësisht gjinitëmaterialeve,
Kategoria  – përfshinë më shumë radhë të materialeve në të cilat ekziston dallueshmëri e 
caktuar mes tyre.
Grupi – përfshinë më shumë kategori nga aspekti i aplikimit të tyre.

Në   tabelën   5.   Janë   dhënë   emrat   e   kategorive   (kryesisht   latinisht)   në   sistemimin   e 


materialeve

TABELA 5. Emërtimet e kategorive në sistemimin e materialeve

Shqip Latinisht Shembull


Ndarja Divisio Mall i konsumit të gjërë
Grupi Subdivisio Gjërat shtëpiake
(nëndarja)
Kategoria Classis Malli kozmetik
(klasa)
Rradha Ordo Mjetet për higjene
Gjinia Gens Sapunat
Lloji Species Sapunat medicinal
Nënlloji Subspecies Sapun i zgjedhur, delikat
Sorti Sorta Sapun me aromë
Klasa e cilësisë Classis Sapun luksoz
qualitis

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 16
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Për   një   material   sot   ekzistojnë   më   shumë   emra   ose   një   emërtim,   përfshinë   më   shumë 
materiale. Shumë shpesh hasen edhe emërtime të gabueshme të ndonjë materiali, e cila bëhet me 
qëllim për arsyetëefekteve komerciale dhe reklama të mira.
Materialet radhiten sipas përdorimit  (materialet ndërtimore, veshja, mbathja, kozmetika 
etj), mandej sipas natyrës (metalet, plastikat, ngjitësit, ngjyrat, qeramika etj.). Është me rëndësi që 
termat e përdorura të sistemimit në ‘’Tranzitikë’’ të jenë të logjikshëm, të thjeshtë dhe të qartë.
Në   kohë   të   fundit   gjithnjë   e   më   tepër   përdoret   klasifikimi   numerik   me   përdorimin   e 
numrave arab.
Në tabelën nr.6 ­ është paraqitur klasifikimi numerik dekad i lirë dhe numerik decimal .

TABELA 6.

Klasifikimi Klasifikimi numerik decimal


numerik Shkalla e Shkalla e Shkalla e trete
dekad i lirë pare dyte
1 1. 1.1. 1.11.1
11 2. 2.1. 1.11.2
12 3. 2.2. 1.11.3
13 4.    
14      
2      
21      
22      
221 9. 2.9. 1.11.9.
2211 10. 2.10. 1.11.10.
23 11. 2.11. 1.11.11.

Në klasifikimin  numerik dekad të lirë,  për shkak të kontrollimit, shfrytëzohen deri dhjetë 
grupe më të larta dhe më të ulëta që i kufizon mundësitë e tij.
Në klasifikimin  numerik decimal nuk ka kufizime siç shihet në figurën 16. Shfrytëzimi i 
klasifikimit numerik decimal në ‘’Tranzitikën’’ bashkëkohorë mundëson aplikimin e kompjuterëve 
edhe në prodhim edhe në artikulimin e materialeve.
Për një kohë të gjatë në ‘’Tranzitikëitikë’’ është në përdorim klasifikimi ndërkombëtar i 
cili mund të jetë:
­ klasifikimi universal decimal (KUD),
­ nomenklatura e Bruxel­it për klasifikim të tarifave,
­ klasifikimi ndërkombëtar standard tregtar (CTCI),
− nomenklatura standarde e statistikës së tregtisë së jashtme (NSST).

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 17
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

4.2. Klasifikimi universal decimal (KUD)

Qysh prej kohëve të lashta njeriu ka tentuar që ti klasifikoj gjërat për rreth vetes, në mënyrë 
që disi ti grupoj (radhisë), që ti identifikoj ose që tua caktojë ndonjë veti, tua përshkruaj ndonjë 
përbërje, tua përcaktojë gabaritet (dimensionet), tua përcaktojë cilësinë etj.
Klasifikime të materialeve ka pa numër shumë, por më të njohura janë dy sisteme:
­ sistemi hierarkik dhe
­ sistemi analitiko­sintetik.
Sistemin   hierarkik  të   klasifikimit   e   përbëjnë   klasat   e   materialeve   të   cilat   sikurse   lisi   i 
degëzojnë nënklasat e kështu me radhë deritëdetajet më të imta sipas nevojës.
Sistemi   analitiko­sintetik  i   klasifikimit   e   përjashton   sistemin   hierarkik   dhe   materialit   i 
ofrohen pika të ndryshme të vështrimit.
Sistemet e klasifikimit mund të jenë:
­ të përgjithshëm dhe
­ të veçantë.
Sistemi i përgjithshëm i klasifikimit përfshinë të gjitha veprimtaritë e mendjes njerëzore. 
Është i ndarë në dhjetë lëmi, të cilat më tutje ndahen në degë. Këtë sistem e ka pranuar Federata 
Ndërkombëtare e Dokumenteve (FID) dhe është shndërruar në klasifikim unik decimal (KUD).
Sistemi i veçantë i klasifikimit (KUD) i dedikohet vetëm një mjeti ose disa mjeteve të 
ngjashme. Ekziston një numër  madh i sistemeve të veçanta (KUD).
I pari, që e ka përdorur klasifikimin decimal është libraristi Melvin Deway nga SHBA në 
klasifikimin e librave dhe revistave në vitin 1873.
Sipas KUD­it të gjitha veprimtaritë njerëzore ndahen në dhjetë lëmi:
Lëmi 1. Industria dhe xehetaria;
Lëmi 2. Bujqësia dhe peshkataria;
Lëmi 3. Pylltaria;
Lëmi 4. Ndërtimtaria;
Lëmi 5. Komunikacioni dhe lidhjet;
Lëmi 6. Tregtia dhe hoteleria;
Lëmi 7. Qarkullimi;
Lëmi 8. Veprimtaritë komunale dhe banesore;
Lëmi 9. Veprimtaritë kulturore dhe sociale;
Lëmi 10. Veprimtaritë e organeve dhe shërbimeve shoqërore.

Sipas KUD­it komunikacioni bie në degën 656 e cila është e ndarë në kaptina:
Kaptinat kryesore:
656.1 Komunikacioni rrugorë;
656.2 Komunikacioni hekurudhorë;
656.3   Komunikacioni   në   binaret   special   hekurudhorë,   hekurudhat   industriale, 
hekurudha e uzinave;
656.4 Komunikacioni në hekurudhat lokale;
656.5 Pajisjet tjera komunikuese në tokë;
656.6 Komunikacioni në ujë;
656.7 Komunikacioni ajërore;
656.8 Posta, shërbimi postare;

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 18
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

656.9   Lloje   e   tjera   të   komunikacionit.   Nëse   dihet   kaptina   kryesore   e   degës   së 
komunikacionit, në tabelat e KUD­it, të cilat vazhdimisht plotësohen, çdo materiali mund ti 
gjendet numri.
Shembulli:
656.56 Bartja e lëngjeve dhe gazrave me gypa;
656.073.436 Materialet e rrezikshme;
656.073.436.6 Malli i rrezikshëm në frigoriferët etj.

4.3. Klasifikimi standard ndërkombëtarë i tregtisë (CTCT)

Shoqata e kombeve në vitin 1938 në raportin e komitetit statistikorë të ekspertëve të vet ka 
shpallur “listën statistikore minimale të mallrave për tegeti të jashtme’’, e cila ka qenë e bazuar në 
‘’Projektin e nomenklaturës doganore të shoqatës së kombeve’’ të vitit 1937.
Klasifikimi standard ndërkombëtare për tregti (CTCI) e ka sjellë  sekretariati i kombeve të 
bashkuara në vitin 1950, e përmirësuar më 1960. Teksti përfundimtarë i CTCI­së është aprovuar në 
vitin   1968.   Të   gjitha   prodhimet   janë   ndarë   në   10   sektorë   (kaptina),   ndërsa   sektorët   në   degë. 
Gjithsejtë janë 56 degë. Degët ndahen në grupe, ndërsa këto në nëngrupe dhe pozicione. Principi i 
përshkrimit të numrave duket kështu:
­ vendi i parë (numri i parë) ­ sektori (kaptina)
­ dy vendet e para ­ dega
­ tri vendet e para ­ grupa
­ katër vendet e para ­ nëngrupi
­ të gjithë pesë vendet ­ pozicioni
Në 656 nëngrupet e reviduara të klasifikimit tregtarë janë përfshire të gjitha llojet e mallit, 
të cilat lajmërohen në tregtinë ndërkombëtare.
Prej tyre 257 nëngrupe me tutje janë ndarë në 944 pozicione, ose për të ofruar hollësirat të 
interesit ekonomik, ose për të mundësuar përputhjen në nomenklaturën doganore të Bruxel­it.
Në ketë mënyrë në klasifikimin e reviduar tregtarë ka 1312 pozicione.
Nëngrupet janë të tubuara në 177 grupe, të cilat ofrojnë shënime të cilat më së shpeshti 
kërkohen në tregtinë e jashtme ndërkombëtare.
Grupet janë të bashkuara në 56 degë dhe më tutje në dhjetë sektorë, të cilat paraqesin 
elementet tregtare sipas kategorive ekonomike të caktuara.
Sektori
0 – industria ushqimore
1 – pyjet dhe duhani
2 – lëndët e para
3 – lëndët djegëse minerale, vajërat e të ngjashme
4 – yndyrat dhe vajërat me prejardhje bimore dhe shtazore
5 – prodhimet kimike
6 – prodhimet e industrisë punuese (prodhimet sintetike)
7 – pajisjet dhe mjetet transportuese
8 – prodhimet e tjera të gatshme
9 – transaksionet e ndryshme dhe mallrat që nuk janë përmendur askund

shembull:
Lëmi 1­ industria dhe xehetaria
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 19
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Dega
111 prodhimi, transporti dhe distribuimi i energjisë elektrike;
121 industria e materialit ndërtimorë;
131 hulumtimet gjeologjike të xehetarisë.

4.4. Nomenklatura ndërkombëtare e Bruxel­it

Në shumicën e vendeve evropiane dhe jashtë evropiane nomenklatura e  tarifave doganore 
bazohet në nomenklaturën doganore të këshillit për bashkëpunim doganorë (“nomenklatura për 
klasifikimin e mallit dhe tarifave doganore’’, Bruxelles 1955).
Ajo është nomenklatura e cila bazohet në marrëveshjen ndërkombëtare dhe në të prodhimet 
radhiten sipas natyrës së materialeve prej të cilave janë punuar, pasi që kjo ka qenë traditë në 
nomenklaturën doganore.
Kjo   nomenklaturë   shumë   u   lehtëson   punë   organizatave   prodhuese   gjatë   plotësimit   të 
shënimeve   në   fletëparaqitjet   për   punët   e   kontraktuara,   eksport   dhe   importit,   si   dhe   shmangë 
vështirësitë që deri tani janë paraqitur në praktikë. Kjo, para së gjithash, sepsetëçdo pozicion janë 
dhënë komente të thukta, të cilat mundësojnë klasifikim të rregullt.
Sot, në më se tridhjetë vende të zhvilluara rreth 90% e rrjedhave të mallit përfshihet me 
klasifikimin unik të mallit për konsum të gjërë. Përcjellja e shpejtë e qarkullimit të mallit dhe 
realizimin e vëllimit të shitjes ekonomia botërore dhe evropiane pas viteve të shtatëdhjeta e kryejnë 
me sistemin unik ndërkombëtarë numerik gjegjësisht me sistemin EAN.
Në  SHBA dhe Kanada shfrytëzohet tjetër sistem (UPC­Universal Product Code),  i  cili 
është kompatibil me EAN­sistemin. Qarkullimi i mallit në BEE prej vitit 1987, nuk është i mundur 
pa numrin e EAN.

4.5.2  Sistemi EAN në qarkullimin e mallit

Prej kohës kur në mënyrë intensive ka filluar aplikimi i mënyrës automatike të përcjelljes së 
shënimeve në qarkullimin e mallit, shtëpitë e mëdha tregtare, në pretendim që me depërtua në 
tregun   ndërkombëtarë,   kanë   filluar   të   punojnë   me   sistemin   unik   ndërkombëtarë   të   shënimit 
numerik të të gjitha llojeve të materialeve.
Arsye kryesore e futjes se EAN­sistemittëçdo vendi është nevoja e rritjes se eksportit, rritja 
e produktivitetittëpunës dhe qarkullimit të mallit dhe shërbimeve në qarkullimin ndërkombëtarë 
dhe të vendit. Vendet të cilat importojnë kushtëzojnë dhe kërkojnë që prodhimet që i blejnë të jenë 
të shënuara në mënyre parimore me simboletëEAN­it, pasi që prodhimet e pashënuara iu paraqesin 
pengesa në afarizëm.
Përparësia   e   aplikimit   të   mënyrës   unike   të   shënimit   dhe   identifikimit   të   mallit   me 
EAN/UPC­   simbolet,   është   në   atë   se   në   mënyrë   unike   jashtëzakonisht   shpejt     malli   arrin 
deritëkonsumatori.
Me ketë mënyrë të punës gabimet sillen në zero, pasi që kompjuteri dirigjon me rezervat, e 
me   kohë   sinjalizon   ndërrimet   e   ndodhura.   Pajisjet   elektronike   të   cilat   shfrytëzohen 
mundtëdirigjojnë deri 10.000 copë të prodhimeve të ndryshme në depo, ndërsa vlera e pajisjeve në 
kohë të shkurtër mund të shpaguhet, më së shumti për dy vjet, vetëm nga kursimet e deponimit. 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 20
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

  
Figura 20. Puna në depon e kompjuterizuar

     Figura 21. Leximi i EAN kodit në një vend shitjeje

       Figura 22. Leximi i EAN kodit në një depo

Shënimi i mallit sipas EAN­sistemit bëhet me ndihmën e simboleve shiritore­kodeve dhe 
numrave, sipas rregullave dhe principeve të caktuara. EAN­sistemi i ka pranuar për simbole shiritat 
(shufrat) ose BAR kodin, i cili paraqet grupin e shiritave me ngjyrë (të zezë, të gjelbër, kaltër, dhe 
kuqe) dhe hapësirat mes tyre me ngjyrë të bardhë, si në figurën 23.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 21
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

               Figura 23. Kombinimet e mundshme të shufrave të EAN­kodit në               
                                bazën me ngjyra të ndryshme 

Bazën e EAN­sistemit e përbëjnë numrat dhe kodi standard, i cili në raste të caktuara mund 
të shkurtohet.
EAN­numri përbehet prej 13 shenjave numerike­numrave të cilët janë të ndarë në 4 grupe:

FFF    PPPP     AAAAA    C =  860    0002    00239     6

Tri vendet e para (FFF) paraqesin  organizatën anëtare  të EAN të shtetit përkatës, katër 


vendet e ardhshme (PPPP) janë paraparë për prodhuesin, që bashkërisht paraqesin anën e majtë të 
BAR­kodit. Në anën e djathtë të simbolit pesë vendet (AAAAA) shënojnë prodhimin ndërsa e fundit 
(C), e trembëdhjeta paraqet numrin kontrollues.
Simboli standard EAN në figurën 24 e përmban: prejardhjen e shtetit, emrin e prodhuesit, 
numrin   e   prodhimit   dhe   numrin   kontrollues,   që   është   karta   bazë   e   ndonjë   prodhimi   e   cila 
identifikohet me tregun e përgjithshëm botërorë.

Figura 24. Kodi standard EAN

Numri EAN në mënyre unike transformohet në shirita kodues të sistemit EAN, i cili mund 
të lexohet nga pajisjet skenuese elektronike. 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 22
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Sot në shfrytëzim janë katër variante të simboleve me shirita, EAN­13, EAN­8, UPC­10 
dhe    UPC­5 si në figurën 25. Në figurën 27 është treguar leximi i simboleve EAN me anë të 
skenerit në pozita të ndryshme.

                        Figura 25. Llojet e simboleve për shenimin e mallit

       Figura 26. Procesi i fitimit të versionit të shkurtër të kodit EAN­8

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 23
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

           Figura 27. Leximi i EAN­kodit në pozicione të ndryshme

Simbolet e EAN vendosen në mallin e paketuar në mënyra të ndryshme: me shtypjen e 
simboleve në ambalazhe, me ngjitjen e tiketave me simbole, varjen e tiketave etj., që të mund të 
kryhettëprodhuesi ose në tregti në shtypësin e kodeve të treguar në figurën 28.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 24
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

              Figura 28. Shtypësi i kodit në tiketë i tipit CODEPRINTER 423 

Simbolet   me   shirita   janë   treguesit   më   të   saktë   të   shënimeve   mbi   mallin   në   prodhim, 


deponim, dërgim, transport dhe shitje. Ai siguron, marrje të informative të shpejta, precize, dhe të 
lehta mbi qarkullimin e mallrave.
Me aplikimin EAN simboleve me shirita në çdo moment mundtëfitohen informatat mbi 
gjendjen e rezervave në depon e prodhuesit, në transport ose edhe në shitore. Me një kalim të 
thjeshtë me një tufë rreze drite përmbi simbolet në mall, lexuesi i aparatit i përcjell shënimet në 
kompjuter   për   përpunim,   e   ai   me   kërkesën   tonë   automatikisht   na   jep   pasqyrën   e   gjendjes   së 
rezervave.
Simbolet   EAN   mundësojnë   mbikëqyrje   të   saktë   mbi   dokumentet,   veglat,   materialet   e 
klasifikuara dhe informojnë mbi atë se sa dhe kush i shfrytëzon ato dokumente, vegla, materiale 
ose p.sh. libra gjegjësisht revista.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 25
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

5.0 KUALITETI

5.1. Hyrje

Fjala kualitet rrjedh nga fjala latine qualitas (veti, karakter) dhe qualis ( lloj, gjini, cilësi). 
Kualiteti   i   ndonjë   materiali   përmbledh   në   vete,   të   gjitha   vetitë,   të   cilat   ndikojnë   në   vlerën 
shfrytëzuese të tij. Nocioni i kualitetit ndonjëherë mund të lidhet edhe me vetëm një veti, e cila 
përfaqëson   karakteristiken   më   me   rëndësi   në   shfrytëzimin   e   materialit   të   vlerësuar.   Prandaj, 
kualitativ   (cilësorë)   do   të   jetë   ai   material,   i   cili   në   nivel   të   caktuar   i   përmbush   kërkesat   e  
konsumatorit gjegjësisht kualitativ do të konsiderohet ai material, i cili është i  përshtatshëm për  
përdorim. Për këtë arsye, mund të jepet definicioni, që kualiteti është masë e vlerës shfrytëzuese të 
materialeve. Prandaj, kualiteti i materialeve paraqet një shprehje të gjërë të aspekteve prodhuese, 
ekonomike dhe konsumuese.
Në praktikë, kualiteti i ndonjë prodhimi mund të rangohet në dy kategori:
­ kualiteti punues i fabrikës dhe
­ kualiteti i konceptimit të prodhimit (ku bëjnë pjesë të gjitha komponentët e kualitetit të 
cilat nuk janë përfshirë në kualitetin prodhues të fabrikës). 
Në “ Tranzitikë ”, detyrë themelore është ruajtja e kualitetit të prodhimit prej prodhuesit 
deritëkonsumatori gjegjësisht prej lëndës së parë deritëkonsumuesi i prodhimit të gatshëm.

5.2. Kualiteti punues

Përparimi në prodhueshmërinë e materialeve kualitative  është i kushtëzuar me evoluimin e 
instrumenteve dhe metodave të kontrollimit të kualitetit. Për  këtë arsye, në prodhimtarinë primare 
kujdes i veçantë i  kushtohet kualitetit të lëndëve të para, kontrollimi të kualitetit punues në fabrikë 
dhe kualitetit të prodhimeve finale. 
Duke pasur parasysh kualitetin e prodhimeve të gatshme, kualiteti punues i fabrikës mund 
të kuptohet si:
­ kualiteti i konceptit të prodhimit dhe
­ kualiteti i  prodhimit ose përpunimit.

5.2.1 Kualiteti i konceptit të prodhimit

Kualitet i konceptit të prodhimit është i kushtëzuar me aftësinë e shërbimeve zhvillimore në 
organizatat  prodhuese. Që të vihet deritëkonceptimi i ndonjë   prodhimi, shërbimet zhvillimore 
duhet   të   përcjellin   dhe   mirë   të   njohin   të   gjitha   vetitë   shkencore,   tekniko­teknologjike   dhe 
funksionalo­eksploatuese të prodhimit të planifikuar. 
Kështu, p.sh., në përgatitjen e prodhimit të ndonjë bari (ilaçi) të ri, shërbimi zhvillimor, 
mirë i pajisur materialisht dhe me kuadro, nuk do të mundej të arrij të gjitha njohuritë e nevojshme 
për një kohë shumë të shkurtër. Për këtë është e nevojshme një kohë afërsisht prej pesë vitesh pune 
të mundimshme të ekipeve të  ekspertëve të profileve të ndryshme profesionale dhe shkencore.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 26
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Kualiteti i konceptit të prodhimit përfshinë projekte me dokumentacion të plotë, zgjidhje 
teknologjike, receptura, projekte ekologjike, projekte të eksploatimit të prodhimit, funksionimit, 
estetikës, karakteristikave ekonomike dhe komerciale të prodhimit final. Në konceptin e prodhimit 
duhet  të  përcaktohet edhe  teknologjia  e  paketimit  dhe si  dhe  “Tranzitika”  prej  lëndës   së  parë 
deritëprodhimi final. Prandaj, konceptimi i prodhimit mund të ketë tri aspekte:
­ tekniko­teknologjik,
­ funksionalo­eksploatues dhe
­ dizajni.
Koncepti   tekniko­teknologjik   i   kualitetit   të   prodhimit   pasqyrohet   në   besueshmërinë   e 
prodhimit në eksploatim dhe  “Tranzitikë ”,  kohën e eksploatimit dhe manipulim të lehtë. Tregues 
me rëndësi i këtij koncepti është edhe mirëmbajtja e lehtë gjatë eksploatimit, të jetë funksional dhe 
i dizajnuar shembullorë.
Koncepti   funksionalo­eksploatues   i   prodhimit   prej   materialeve   të   ndryshme   mund   të 
kuptohet   në   mënyra   të   ndryshme.   Koncepti   funksionalo­eksploatues   është   i   ndryshëm   për 
prodhime të ndryshme finale p.sh., të industrisë kondicionuese, metalpërpunuese dhe të tekstilit. 
Kështu, p.sh., kualiteti funksionalo­eksploatues i automobilit mund të  shqyrtohet nga aspekti:
­ i prishjes të pjesëve të veçanta,
­ koha e punës pa ndërprerje dhe prishje,
­ mundësia dhe përshtatshmëria e evitimit të prishjeve,
­ koha e servisimit,
­ ruajtja e kualitetit para dhe pas servisimit,
­ harxhimi i lëndëve djegëse, pjesët rezervë si dhe
­   performansat   (parametrat)   teknike   të   motorit   dhe   automobilit   në   përgjithësi   në 
eksploatim.
Aspekti i konceptit të dizajnit paraqet detyra komplekse të formësimit estetik (artistik) dhe 
funksional të prodhimit. Këtu janë përfshirë edhe zgjedhja e materialit, ambalazhit, litografisë, 
zgjedhja e emrit të prodhimit, markës dhe shumë elementeve tjerë, të cilët ndihmojnë në kualitetin 
e tërësishëm të konceptit të prodhimit. Ashtu sikur njeriu, që me veshjen e vet i paraqitet rrethit të 
tij, po ashtu edhe dizajni i prodhimit ose i ambalazhimit përfaqëson “ personalitetin e prodhimit “. 
Prodhimi   kualitativ,   i   cili   paraqitet   para   konsumatorit   me   një   dizajn   të   dobët     nuk   mund   të 
konsiderohet   përgjithësisht   si   prodhim   kualitativ.   Si   faktorë   të   dizajnit   mund   të   konsiderohen: 
estetika, motivimi, funksioni, ergonomia (raporti: njeri­prodhim), mekanizmi, prodhimi, struktura, 
ekonomia dhe prezantimi.
Kompatibiliteti i faktorëve të dizajnit në prodhimtari, shitje dhe shfrytëzim (tabela 10).

Tabela 10. Ndikimi në faktorët e dizajnit
_________________________________________________________________
                              prodhimtari               shfrytëzim           shitje
Estetika                                                                                    +                        +
Motivimi                                                                                  +                        +
Funksioni                                                                                 +                        +
Ergonomia                                                                               +                        +
Mekanizimi                                          +                                 +
Struktura                                               +                                +
Prodhimtaria                                         +                                +
Ekonomia                                             +                                +
Prezantimi                                                                                                           +

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 27
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Pasi që secila prodhimtari konceptualisht planifikohet për shitje, faktorët e dizajnit, të cilët 
e kushtëzojnë at prodhimtari janë: estetika, motivimi për blerjen e re, funksioni (blerja për shkak të 
shfrytëzimit), prodhimtaria për shkak të shitjes, ekonomia për të realizuar profit dhe prezantimi për 
të shitur.

5.2.2. Kualiteti i prodhimtarisë ose punimit

Kualiteti i punimit ose prodhimtarisë është kualitet tekniko­teknologjik, i cili është rezultat 
i njohurive teknologjike, dijes dhe aftësive në cilin do proces të prodhimtarisë. Kualiteti i punimit i 
ndonjë prodhimi varet nga njohuritë teknologjike, pajisjet e shfrytëzuara në teknologjinë e punimit 
dhe   kontrollit,   si   dhe   nga   kualiteti   (cilësia)   i   lëndës   së   parë   dhe   repromaterialit   (materialit 
reproduktiv) të zgjedhur.
Dituria   në   prodhimtarinë   e   prodhimeve   të   kualitetit   të   lartë   zë   një   vend   shumë   të 
rëndësishëm dhe pa aplikimin e saj nuk është e mundur të flitet për kualitetin tekniko­teknologjik. 
Dalja e prodhimit në treg paraqet rezultatin përfundimtarë të një pune të gjatë dhe të mundimshme 
të ndonjë hulumtuesi (zbuluesi). Nga aspekti i tregtisë ‘’Prodhimet e reja’’ mund të jenë:
­ prodhime për nevoja të cilat ende nuk ekzistojnë. Ato janë materiale plotësisht të reja dhe 
prodhime për nevoja të reja të cilat do të paraqesin edhe vlerë të re shfrytëzuese;
­   prodhimet  të  cilat  sipas  përbërjes,  vetive ose sipas   prodhimtarisë  janë  të  reja,  ndërsa 
shfrytëzimi   i  tyre  është  më  i  besueshëm,  më  efikase  ose  të  kualitetit  të  njëjtë  si prodhimet   e 
mëparshme por më të lira;
­ prodhimet dukshëm të përmirësuara të cilat veç gjinden në treg.
Për të fituar ‘’Prodhimin e ri’’, zbuluesit ose hulumtuesit punojnë në laboratorët zbërthyes 
dhe     kontrollues   të   kualitetit   si   dhe   në   përcaktimin   e   parametrave   bazë   teknologjik.   Pas 
hulumtimeve   laboratorike   të   cilat   japin   rezultate   pozitive,   kalohet   në   ekzaminimet   e   detajuara 
teknologjike, punimin e prototipit ose pajisjes gjysmë industriale (Pilot Plani) nëse është fjala për 
procese   teknologjike   të   prodhimtarisë.   Atëherë,   kur   rezultatet   e   hulumtimeve   paraprake   janë 
pozitive   dhe   japin   rezultate   të   kënaqshme,   si   dhe   nëse   ekzistojnë   parakushte   ekonomiko­
komerciale,   mund   ti   qasemi   punimit   të   projektit   për   ndërtimin   e   pajisjeve   të   prodhimtarisë 
industriale.
Kontrollimi teknik i kualitetit në prodhimtari realizohet në tri faza për të siguruar kualitetin 
e prodhimit (produktit) final:
Kontrollimi i kualitetit të lëndëve të para paraqet një tregues të rëndësishëm dhe garantues 
për   kualitetin   e   prodhimit   përfundimtarë.   Në   shumë   raste   këtë   kontrollim   blerësi   ia   beson 
furnizuesit nëse nuk disponon personelin dhe pajisjen adekuate profesionale. Njësoj veprohet edhe 
gjatë kontrollimit të materialit reprodukues i cili arrin nga kooperuesit ( bashkpunuesit ). Shumë 
shpesh, kontrollimi i lëndëve të para nuk guxon t’i lihet vetëm furnizuesit, por është e nevojshme 
që të para kontrollohen edhe në laboratorët vetanak ose në laboratorët e instituteve të autorizuara. 
Kontrollimi i gjysmë prodhimeve gjegjësisht mes­prodhimeve në procesin teknologjik bëhet 
për të mbikëqyrur prodhimtarinë teknologjike me qëllim të ruajtjes së kualitetit të materialit. Aty, 
gjithashtu përcaktohen të gjithë parametrat tekniko­teknologjik në material, të cilët munden ose 
duhet të ndryshohen gjatë procesit teknologjik.
Kontrollimi   teknik   i   kualitetit   të   prodhimeve   të   gatshme,   ka   për   qëllim   largimin   e 
prodhimeve me gabime të cilat nuk guxojnë të shkojnë në treg, duhet të përcaktohen të gjitha vetitë 
e rëndësishme për konsumatorin.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 28
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Përveç   kualitetit   të   lëndës   së   parë,   gjysmë   prodhimit,   materialit   reprodukues   dhe 


prodhimeve të gatshme në kualitetin e punimit ndikojnë edhe shumë tregues të tjerë, siç janë:
­ vërtetimi i vlefshmërisë së analizave të laboratorëve të tjerë,
­ perfeksionimi i procesit të kontrollit të kualitetit,
­ futja e metodave të reja të analizës së kualitetit,
­ trajnimi i punëtorëve të kontrollimit të kualitetit,
­ njohja e traditave dhe veseve të punëtorëve në prodhimtari dhe kontroll,
­ njohja me reagimet e tregut në kualitet etj.
Në figurën 32 shihet qartë se kontrollimi teknik i kualitetit të prodhimeve të gatshme të një 
prodhuesi dominon mbi kontrollimin e kualitetit të të gjitha lëndëve të para, materialit reprodukues 
si dhe mbi kontrollimin e procesit teknologjik.

Fig 32. Skema standarde e kontrollimit teknik të kualitetit në prodhimtari.

5.2.3 Ruajtja e kualitetit në ‘’Tranzitikë’’

Në komunikacion, gjatë manipulimit, paketimit, transportit dhe manipulimeve të tjera, në 
material   mund   të   shkaktohen   dëmtime   të   ndryshme.   Në   varësi   nga   ndjeshmëria   e   materialit 
dëmtimet mund të jenë:
­ mekanike,
­ fizike,
­ kimike.
Dëmtimet mekanike të materialeve të ndryshme kushtëzohen me madhësinë e forcës dhe 
natyrën   e   materialit   në   të   cilën   forca   vepron.   Varësisht   nga   lloji   i   forcës   dhe   intensiteti   i   saj 
dëmtimet   (deformimet)   mund   të   jenë   të   përhershme   dhe   kalimtare,   ndërsa   sipas   natyrës   së 
materialit dëmet janë të ndryshme për materialet elastike, të shtalbëta ose të brishta. Materialet 
mekanikisht   të   ndjeshme   në   ‘’Tranzitikë’’   duhet,   posaçërisht,   të   përgatiten   për   komunikacion­

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 29
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

paketim me jastëkë dhe metoda të tjera të cilat e mbrojnë prodhimin prej çfarëdo lloj të dëmtimeve 
mekanike.
Dëmtimet fizike  të materialit mund të shkaktohen me veprimin e ndotjeve nga ambienti, 
ndërrimi i temperaturës, ndërrimi i lagështisë etj. 
Ndotjet e materialit në ‘’Tranzitikë’’ janë dëmtime të shpeshta dhe të padëshirueshme. 
Materialet  mund të ndoten  në mënyra të  ndryshme,  p.sh. ndotja nga ajëri dhe uji,  ndotja   nga 
kontakti   me   duar   ose   mjetet   për   manipulim   etj.   Këto   dëmtime   primare   mund   të   shkaktojnë 
dëmtime të mëtejme sekondare të materialit, siç janë p.sh. korrozioni, ndotja biologjike ose disa 
ndryshime të tjera kimiko­fizike të materialit. 
Ndotjet   e   materialit   mund   të   jenë   të   dukshme   me   një   shikim   të   rëndomtë.   Mirëpo, 
shpeshherë numri më i madh i ndotjeve të materialit në ‘’Tranzitikë’’ nuk janë të dukshme me 
shikim të rëndomtë ( organoleptik ).
Ndërrimi i temperaturës gjatë ‘’Tranzitikës’’tëdisa materiale mund të shkaktoj ndryshim të 
kualitetit.   Me   rritjen   e   temperaturës   rritet   vëllimi   i   materialit   për   ç’arsye   në   disa   raste   vjen 
deritëdëmet e mëdha. Shpeshherë, për shkak të zgjerimit termik të vëllimit të mallit hermetikisht të 
mbyllur në enë prej qelqi ose në kanaçe, ato pëlcasin, gjegjësisht vjen deritëdeformimi i kapakut 
ose i fundit, gjë që flitet për ‘’fryrje’’ termike të kanaçeve. Deritëfryrja e kanaçeve vjen më së 
shpeshti nëse në to para mbylljes mbetet ajër ose ndonjë gaz tjetër i cili ka koeficient termik të lartë 
të   zgjerimit.   Ndryshimet   e   temperaturëstëdisa   mallra   shkaktojnë   ndryshime   të   konsistencës, 
viskozitetit gjë që në disa raste ka pasoja të përhershme në kualitet e me këtë edhe në vlerën 
shfrytëzuese të materialit.
Nxehja e materialeve të ngrira shkakton shpesh ndryshime sekondare, siç janë degradimet e 
ndryshmetëmishi, ndotja mikrobiologjike e prodhimeve ushqimore etj.
Te prodhimet me përbërje të ndërlikuar, si ç’janë ngjitësit, pijet joalkoolike dhe tretjet e 
ndryshme, me ndërrimin e temperaturës mund të vjen deritëndarja e fazave me ç’rast ato prodhime 
bëhen të papërdorshme. Në rastet kur si tretës është uji, me ftohjen e prodhimeve të ndërlikuara ai 
ndahet dhe ngrihet, gjë që shpeshherë sjell deritëpëlcitja e ambalazhit.
Ndryshimi i lagështisë  gjatë ‘’Tranzitikës’’ së materialeve shkakton ndryshime në masë. 
Gjatë ajërit të thatë p.sh. me rritjen e temperaturës, lagështia avullohet dhe prodhimet e humbin 
masën. Në këtë rast flitet për ‘’Kallo’’ (humbje).tëdisa materiale ‘’Kallo’’ mund të parashikohet 
gjatë   ‘’Tranzitikës’’   dhe   në   një   përqindje   të   caktuar   u   lejohet   organizatave   transportuese. 
Prodhimet me prejardhje bimore dhe shtazore përmbajnë sasi të madhe të ujit. Ato prodhime gjatë 
deponimit   dhe   transportit   humbin   një   sasi   të   caktuar   të   ujit,   gjë   që   varet   prej   kushteve   të 
transportimit dhe deponimit. Për këtë arsye sipas konventës ndërkombëtare (marrëveshjes) mbi 
transportin   e   mallrave   me   hekurudhë   (CIM,   neni   23;   Convention   internacional   concernant   le 
transport des marchandises par chemins de fer). Transportuesëve  u pranohet, pavarësisht gjatësisë 
së   rrugës,   humbja   transportuese   (Kallo)   e   caktuar,   ndërsa   gjatë   deponimit   humbja   deponuese 
( Kallo ). Sipas atyre rregulloreve, gjatë transportimit të mishit, pemëve të thata dhe të njoma, 
perimeve, yndyrave, peshkut, lëkurës së papërpunuar, sapunit dhe prodhimeve të ndryshme të cilat 
përbëjnë ujë, transportuesve u pranohet humbja ( Kallo ) prej 2%. Humbja prej 1% u pranohet të 
gjithë transportuesëve dhe depove për mallra të cilat mund të humbin masën në kushte të caktuara 
të deponimit dhe transportit. 
Në   vendin   tonë   nuk   ekzistojnë   rregulla   të   cilat   përcaktojnë   humbjet   në   masë   të   cilat 
shkaktohen gjatë transportit dhe deponimit.
Ndryshimi   i   lagështisë,   përveç   kësaj   që   u   shkrua   më   lart,   mund   të   shkaktojë   edhe 
ndryshime kimike dhe fiziko­kimike të kualitetit si ndryshime sekondare.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 30
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Ndryshimi  i   lagështisë   (ujit)   në  përbërjen   e  prodhimeve  mund  ti   ndryshojë   edhe   vetitë 
transportuese   të   prodhimit,   ku   si   pasojë   vjen   deritëndryshimi   i   madhësisë   së   kokrrizave 
(derdhshmërisë), shndërrimi i kokrrizave në toptha, zvogëlimi i brishtësisë etj.
Ndjeshmërinë kimike  të materialeve e rrisin: prezenca e lagështisë, rritja e temperaturës, 
vibrimet dhe shumë faktorë të tjerë. Ndryshimet kimike në kualitetin e materialeve më së shpeshti 
mund të vërehen me syrin e rëndomtë ose me nuhatjen e erës.tëartikujt e konsumit të gjërë p.sh. 
era dhe shija janë komponente të rëndësishme të kualitetit të cilat identifikohen më së lehti. Era e 
ndonjë   materiali   e   ka   prejardhjen   e   komponentit   të   cilat   ajo   i   emiton   pranë   temperaturave   të 
caktuara në sasi të konsiderueshme. Bashkëdyzimet, siç janë eteri, esteri, aldehidi, ketoni, alkooli, 
terpeni dhe lidhjet aromatike, paraqesin materiale me erë. Ndryshimi i erës së ndonjë materiali më 
së  shpeshti  ndodh për  shkak  të  ndërtimit  kimik  jostabil  të  prodhimit.  Në kavanoza,  p.sh.,   era 
zhvillohet për shkak të fërgimit gjegjësisht përpunimit termik. Kafeja e bluar më shpejt e humb 
aromën se sa kafeja e pa bluar, kështu që afati i shfrytëzimi të kafes së bluar është më i shkurtër. 
Për këtë afat shfrytëzimin më të gjatë mund ta ketë kafeja e pa përpunuar, ndërsa kafeja e fërguar 
duhet të vakumohet ose të paketohet nën veprimin e gazrave inerte.

5.2.4 Kualiteti i materialeve dhe konsumi

Karakteristika e kualitetit e cila iu nënshtrohet analizave subjektive e objektive është edhe 
konsumi i materialeve të prodhuara. Për hirë të konsumit më të madh të prodhimeve të ndryshme 
prodhuesit   garantojnë   kualitetin   me   ‘’Certifikatë‘’,   vërtetimin   mbi   kualitetin.   Përveç   këtyre 
dokumenteve   të   cilat   i   lëshon   prodhuesi   ose   institucioni   i   autorizuar,   konsumatori   edhe   vet   e 
vërteton   kualitetin   dhe   mendimi   i   tij   paraqet   masën   e   drejtë   të   kualitetit.   Në   konsumin   e 
materialeve,   përveç   faktorëve   objektiv   të   kualitetit,   ndikojnë   edhe   prirjet   (predispozitat)   e 
konsumatorit, shija e tij etj.
Prirjet e konsumatorit ndaj disa prodhimeve janë shumë komplekse dhe i kanë rrënjët në 
shprehitë e tyre. Këtu dallohen shprehitë ndaj:
­ nevojave ekzistuese, kur konsumatori është i motivuar për blerje, ndërsa prodhuesi i ofron 
prodhimin me të cilin vjen edhe informata mbi prodhimin dhe instruksionet për shfrytëzimin e tij 
dhe
­ nevojave jo ekzistuese, kur konsumatori i ardhshëm   në perspektivë, nuk di asgjë mbi 
materialin. Në këtë rast është e nevojshme të zhvillohet motivimi i konsumatorit për të blerë; gjë 
që arrihet nëpërmjet shoqatave profesionale, revistave shkencore dhe profesionale, e nëse prodhimi 
i dedikohet një rrethi më të gjërë të konsumatorëve, kjo arrihet përmes reklamimit në shtypin 
ditorë, radio e televizion etj.

5.3  Metodat e përcaktimit të kualitetit të materialit

5.3.1 Hyrje

Sipas karakterit dhe mënyrës së ekzaminimit të komponentëve të kualitetit të materialit 
gjegjësisht të ndonjë prodhimi mund të flitet për:

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 31
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

­ për metodat objektive laboratorike ose racionale të përcaktimit të kualitetit dhe
­ subjektive, irracionale, motive, gjegjësisht metodat organoleptike.
Me  metodat objektive laboratorike kualiteti përcaktohet me matje precize me pajisje  të 
standardizuara dhe të paraqitura me numra në njësitë – IS ose vlerësimi jepet me përshkrim.
Metodat objektive janë të unifikuara në marrëveshjet ndërkombëtare. Gjatë këtij përcaktimi 
të kualitetit nuk mund të vijnë në shprehje faktorët subjektiv.
Metodat organoleptike të përcaktimit të kualitetit të materialit janë subjektive, emotive dhe 
irracionale. Rezultatet e këtyre metodave varen nga ekzaminuesi, shqisat e tij të cilat ndryshojnë 
dukshëm nga shqisat e të tjerëve.
Komponentët   e   kualitetit   në   prodhimet   e   ndryshme   kanë   rëndësi   të   ndryshme.   Kështu 
p.sh.tëartikujt   e   konsumit   të   gjërë   janë   shumë   të   rëndësishme  karakteristikat   organoleptike, 
ndërsatëpajisjet dhe makinat këto veti nuk është e nevojshme fare të përcaktohen.
Metodologjia e përcaktimit të komponentëve të kualitetit në realitet është metodologji e 
përcaktimit të vetive, e ato mund të jenë:
­ organoleptike,
­ mekanike,
­ fizike,
­ kimike,
­ teknologjike,
­ eksploatuese (shfrytëzuese),
­ biologjike,
­ fiziologjike dhe higjieno­sanitare,
­ veti të tjera.

5.3.2 Vetitë organoleptike të materialeve

Në komponentët organoleptike të kualitetit bëjnë pjesë ato veti të materialit të cilat vërehen 
me shqisat e njeriut. Këto veti subjektive kryesisht përcaktohen me shijim, shikim ose vëzhgim. 
Pjesërisht mund të shfrytëzohen edhe aparatet dhe instrumentet matës ose p.sh. me pajisje mund të 
vëzhgohen reaksionet kimike. Vetitë organoleptike të përcaktuara me analizën e senzorëve të disa 
prodhime është më e rëndësishme se sa analiza objektive dhe konsumatori asaj i jep një rëndësi më 
të madhe.
Për   prodhimet   e   industrisë   ushqimore,   prodhimet   bujqësore,   prodhimet   e   industrisë   së 
tekstilit   dhe   konfeksionit,   në   industrinë   e   këpucëve,   lëkurës   dhe   gëzofëve   (peliçeve),   analizat 
senzorike   paraqesin   bazën   e   përcaktimit   defenitiv   dhe   kualitetin   përfundimtarë.   Edhe   në 
‘’Tranzitikë’’   analiza   senzorike   paraqet   faktorë   të   rëndësishëm   të   përcaktimit   të   kualitetit, 
veçanërisht kur ka të bëj me pranimin, dorëzimin  e prodhimit.
Analizat senzorike janë specifike për lëmi të veçanta, të cilat përfshijnë prirjet dhe shijet e 
konsumatorëve,   që   nuk   është   njësoj   me   analizat   objektive,tëtë   cilat   fitohen   rezultate   ekzakte 
nëpërmjet instrumenteve të standardizuara të kualitetit superior.
Vlerësimi   i   vetive   organoleptike   të   prodhimit   të   degëve   të   ndryshme   të   prodhimtarisë 
kërkon metoda specifike të analizës senzorike. Kështu p.sh. dallohen metodat e analizës senzorike 
të artikujve të konsumit të gjërë, barërave, lëkurës etj.
Analizat senzorike të artikujve të konsumit të gjërë mund të ndahen në tri kategori:
­ pamja  e prodhimit; forma, dimensionet, ngjyra, kthjelltësia, konsistenca  
 (njëtrajtshmëria), pandryshueshmëria), granulometria, thërmueshmëria, dizajni   
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 32
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

  etj.,
­ vetitë kinestetike; ngacmimet mekanike të pjesëve të gojës, siç është, fortësia,  
 konsistenca specifike, nxehtësia, ftohtësia etj.,
­ shija, era, aroma; janë tregues tipik të kualitetit të artikujve të konsumit të gjërë, e kur 
të aktivizohet edhe ndjeshmëria sekondare e shkaktuar nga veprimi reciprok i artikujve dhe 
njeriut, fitohet gjykimi përfundimtarë mbi kualitetin e prodhimit ushqimorë.
Analiza senzorike e kualitetit të ndonjë prodhimi për të krijuar përshtypjen organoleptike 
rrjedh prej disa ndjesive:
­ shijes,
­ erës,
­ ngacmimeve mekanike të organeve që rrjedhin  nga prekja,
­ temperatura,
­përshtypjeve vizuale (forma, ngjyra, pamja, konsistenca, dizajni) dhe
­ prirja dhe shija e konsumatorit.

5.3.2.1 Shija e produkteve

Intensiteti i shijes varet nga natyra e artikujve ushqimorë dhe koncentrimi i stimulansit të 
pranishëm.   Sasi   shumë   të   vogla   të   ndonjë   substance   mund   të   shkaktojnë   efekte   të   mëdha   në 
ndjeshmërinë e shijes p.sh., sasi shumë të vogla të kapsaicinit në speca shkakton efekt shumë të 
fortë të ”të djegësirës”, deri sa sasi shumë të vogla  të kofeinës në kafe, nikotinës në duhan, teinës 
në çaj, krijojnë atmosferë të veçantë organoleptike të shijes.
  Koncentrime   pak   më   të   mëdha   të   kripës   shkaktojnë   ndjenjën   e   njelmësisë,   saharoza 
(sheqeri)   shkakton   ëmbëlsinë,   të   cilat   mund   të   maten   me   indeksin   e   njelmësisë,   ëmbëlsisë, 
hidhësisë ose thartësisë p.sh. indeksi i ëmbëlsisë i ndonjë substance të ëmbël shprehet si ekuivalent 
i standardit. Ëmbëlsia relative e saharozës është 100, ndërsa në raport me të – e fruktozës është 
173, glukozës 74, llaktozës (sheqeri i qumështit) 16, saharina 50 000 etj., në të njëjtën mënyrë 
vlerësohet edhe njelmësia, hidhësia ose thatësia.
Nëse   dëshirojmë   që   në   mënyrë   organoleptike   të   përcaktojmë   njelmësinë   e   omletit,   ai 
krahasohet me serinë e tretjeve të kripës së kuzhinës në ujë të destiluar. Nëse njelmësia e omletit 
është e ngjashme, gjegjësisht e përafërt me 3.5% të tretjes së   kripës, atëherë themi se indeksi i 
njelmësisë është 3,5.
Vlerësimin e pranueshmërisë së artikujve ushqimorë e definojnë më shumë testues duke e 
krahasuar shijen me standardin, këto rezultate vendosen në shkallën e Hedonit me hap prej 9 deri 
1:
9 ­ shije veçanërisht e pranueshme (p.sh. i njelmët),
8 ­ shije shumë e pranueshme ( p.sh.  i njelmët me ithtësi të papërfillshme),
7 ­ shije mesatarisht e pranueshme (p.sh. e njelmët me hidhësi mesatare),
6 ­ shije pak e pranueshme (p.sh. e njelmët me hidhësi më të fortë),
5 ­ shije neutrale (p.sh. njelmësia dhe ithtësia të barabarta),
4 ­ shije pak e papranueshme (p.sh. e ithtë me njelmësi më të fortë),
3 ­ shije mesatarisht e papranueshme (e ithtë me njelmësi mesatare),
2 ­ shije shumë e papranueshme ( p.sh. e ithtë me pak njelmësi),
1 ­ shije veçanërisht e papranueshme (p.sh. e  ithtë pa njelmësi).

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 33
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Në vlerësimin organoleptik të pranueshmërisë së artikujve ushqimorë vlera kufitare është 
6,5. Standardi i njelmësisë prej 0.05 M i tretjes së kripës së kuzhinës (NaCl) në ujë të destiluar 
vlerësohet   me   8  poena,  ndërsa  standardi   i  ithtësisë  i   koncentrimit  të   njëjtë  MgS04    vlerësohet 
mesatarisht 8,5 poena.
Intensiteti i njelmësisë prej 0.05 M (mola) i disa tretjeve të kripërave ( NaCl, KCl, NH 4 Cl, 
CaCl2,   KNO3,   MgSO4)   në   ujë   të   destiluar   është   treguar   në   figurën   33,   ndërsa   ndikimi   i 
koncentrimit molar KCl në omlet sipas ëmbëlsisë, ithtësisë, njelmësisë dhe thartësisë është treguar 
në figurën 34.

Figura 33. Intensiteti i vlerësimit të njelmësisë (1) dhe hidhësisë (2) prej 0.05   
                  M të  disa tretjeve të kripërave

Figura 34. Ndikimi i koncentrimit molar KCl në omlet sipas ëmbëlsisë (1),    
                  hidhësisë (2), njelmësisë (3) dhe thatësisë (4) e vlerësuar si e 
                  pranueshme

5.3.2.2 Era e produktit

Era e produktit dukshëm ndikontëkonsumatori, kështu që për disa materiale paraqet vetinë 
prijëse.   artikujt   ushqimorë,   produktet   kozmetike,   barërat,   lëkura,   gëzofi,   mjetet   për   larje   etj. 
Kualiteti i tyre kualifikohet sipas erës. Shqisat e erës ndodhen në pjesën e mesme dhe të sipërme të 
zgavrës   së   hundës,   ku   ndodhen   me   miliona   receptorë   të   erës.   Receptorët   e   erës   mund   të 
identifikojnë pothuajse edhe sasitë e pamatshme të substancave me erë. Ndjeshmëria e shqisave të 
nuhatjes varet nga gjendja shëndetësorë e vlerësuesit, koncetrimi i erës, temperatura e produktit, 
pastërtia dhe temperatura në të cilën punojnë vlerësuesit etj. Ndjeshmëria e receptorëve të nuhatjes 
veçanërisht është e shprehur në mukozën e hundës, kështu ndodh që pas ndezjeve të gjata e kronike 
njeriu plotësisht të humbë ndjeshmërinë e erës.
Intensiteti i erës së ndonjë produkti varet nga shkalla e koncentrimit të avujve të substancës 
me erë në te. Erërat e forta mund ti “mbulojnë” më të dobëtat, kështu që mundësohet “maskimi” i 
erërave të pakëndshme. Erërat e pakëndshme të artikujve ushqimorë janë  tregues të mirë senzorik 
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 34
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

që lajmërojnë se me kualitetin nuk është diçka në rregull. “Prishja e erës” mund të jetë pasojë e 
manipulimit   të   keq   me   produktin   ose   produkti   veç   është   dëmtuar   në   procesin   teknologjik, 
gjegjësisht është prodhuar nga lënda e parë e dobët. 
Gjatë kontrollimit të kualitetit të erës të produktit vlerësohet:
­ pastërtia në raport me standardin ( normale, natyrore, e pazakonshme),
­intensiteti i erës dhe
­fisnikëria, pajtueshmëria gjegjësisht harmonizimi.

5.3.2.3 Aroma e produkteve

Ndjeshmëria   e   përgjithëshme   organoleptike   e   cila   lajmërohet   gjatë   përtypjes   dhe 


gllabërimit, në të cilën përfshihen ndjeshmëria e erës, shijes dhe vetive kinestetike, paraqet aromën  
e produktit, si që shihet në figurën 35.

figura 35. Skema e lindjes së aromës

Intensiteti i aromatizimit  të produkteve të ndryshme vlerësohet me:
• 0­pa aromë, aromë e pakëndshme,
• 1­ e dobët,
• 2­mesatarisht e shprehur ose e butë dhe
• 3­e fortë ( shumë e shprehur, intensive).
Intensiteti i aromatizimit ndryshon në funksion të kohës, si është treguar në figurën 36.

Figura 36. Intensiteti i “ithtësisë” së birrës (1) dhe i “freskisë” së 
                 bonboneve pepermint (2) 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 35
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

  Aroma   e   njëjtë   asnjëherë   nuk   vlerësohet   njësoj   nga   kategoritë   e   ndryshme   të 
konsumatorëve. Ajo është e kushtëzuar nga standardi i jetesës, kushtet klimatike dhe kushte e tjera 
të jetesës, të cilat ndryshojnë prej gjenerate në gjeneratë.

5.3.2.4  Përshtypjet vizuale mbi produktin

Ngjyra,   forma,   konsistenca   dhe   përshtypjet   e   tjera     të   cilat   mund   vërehen   me   syrin   e 
rëndomtë paraqesin faktorë të rëndësishëm të kualitetit organoleptik. përshtypjet vizuale rrjedhin 
kryesisht nga vetitë fizike të materialit. nuk mund të merren si  kritere të vetme  për përcaktimin e 
kualitetit, por kur të kemi parasysh shijen dhe prirjet (tendencat) e konsumatorëve, ato nganjëherë 
kanë edhe rolin vendimtarë në përcaktimin e konsumatorëve për të blerë këtë produkt.
Ngjyra   e   prodhimeve  bujqësore  tregon   pjekjen,   ngjyra   e  ushqimit   flet  për   cilësinë   dhe 
inkurajon   njeriun   në   marrjen   e   ushqimit.   Hulumtimet   kanë   treguar   se,   ngjyra   ka   një   veprim 
specifik të rëndësishëm psikologjik.
Ngjyrën e zezë e kanë trupat të cilët i absorbojnë (thithin) të gjitha  ngjyrat e spektrit  të 
dritës së diellit, dhe shkakton ndjenjën e një  mërzie(trishtim) dhe errësire të rëndë. nuk preferohet 
për mjetet transportuese për shkak të dukshmërisë së dobët.
• Ngjyra  e hirtë fitohet me përzierjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë dhe krijon një 
përshtypje vizuale neutrale. Ngjyra e hirtë si simbol i pavendosmërisë, gjithashtu nuk preferohet 
për mjete transportuese për shkak të dukshmërisë së dobët.
• Ngjyrën e bardhe e kanë ato materiale që reflektojnë të gjithë spektrin e  rrezeve të 
diellit.  Ajo i sugjeron konsumatorit pastërtinë, efektin e plotë të mundësive për jetë, por edhe 
ndjesinë e pafundësisë dhe zbrazëtisë. Spikatshmëria (dallueshmëria) e mjeteve të transportit varet 
nga prapavija e tyre.
• Ngjyra   e   gjelbër   e   sendeve   e   ka   origjinën   nga   reflektimi   i   pjesës   së   gjelbër   të 
spektrit diellor. Vepron në mënyrë relaksuese, zbutëse dhe pushuese. Ajo nuk është e dallueshme 
dhe nuk mund të preferohet si ngjyrë e mjeteve transportuese.
• Ngjyra   e   kuqe   e   sendeve   rrjedh   nga   reflektimi   i   ngjyrës   së   kuqe   të   spektrit 
diellor.tënjeriu zgjon ndjenjën e gjallërisë, fuqisë, sharmit (bukurisë), dhe nganjëherë vrazhdësinë 
ose bamirësinë. Për shkak spikatshmërisë së mirë  rekomandohet për mjetet e transportit.
• Ngjyrën rozë   e kanë ato objekte që lëshojnë (emitojnë) pjesën rozë të spektrit 
diellor. Krijon përshtypjen e butësisë, romantizmit dhe druajtjes. Ngjyra rozë shpreh feminitet dhe 
dashuri, për këtë arsye shumë përdoret në paketimin e prodhimeve kozmetike.
• Ngjyra   e   kaltër   përfaqëson   feminitet   dhe   në   disa   raste   ftohtësi,   pjekuri,     jetë 
shpirtërore të pasur etj. Me ngjyrë bojëqielli shpesh ngjyrosen  mjetet e transportit edhe pse janë 
pak të dukshme, këto ngjyra nuk janë të rekomanduara. 
• Ngjyrë të verdhë i paraqitet me emitimin pjesës së verdhë të spektrit diellor dhe 
krijon   përshtypjen   e   jetës.   Kjo   është   ngjyra   e   rinisë   dhe   jashtëzakonisht   e   dukshme.   Makinat 
(pavarësisht nga lloji) me ngjyrë të verdhë janë veçanërisht të dukshme dhe ato kanë numër më të 
vogël të aksidenteve në trafik.
Në figurën 37 tregohet spektri diellor i rrezatimit elektromagnetik dhe  spektrit të 
dukshëm.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 36
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Figura 37. Spektri diellor i rrezatimit elektromagnetik dhe spektri i dukshëm

Me kombinimin e   tri ngjyrave bazë (të verdhë, blu, e kuqe), mund të fitohen niansa të 
pafundme,   të   cilat   mundësojnë   krijimin   e   kënaqësive   estetike   dhe   psikologjike.   Në   saje   të 
shprehive konsumuese dhe blerëse konsumatorët, gjithnjë e më pak janë të orientuar drejt vetive 
reale të produktit, por më shumë nga nazet dhe imazhit personal të cilin e ka krijuar për  produktin.
Në shumë degë të teknikës është e rëndësishme që  ngjyrat e caktuara  të përcaktohen për 
shkak të saktësisë  së reprodukimit.
Ngjyrosësit  janë substanca të cilat e absorbojnë (thithin) dritën e pjesës së   dukshme të 
spektrit diellor.
Drita e cila vjen nga Dielli në Tokë, shpërndahet (shkapërderdhet) në formë të grimcave të 
fotoneve. Këto grimca të shpërndara në gjithë Tokën i godasin atomet e materieve. Me që fotonet 
nuk mund të udhëtojnë gjatë brenda atomit, ato i godasin elektronet të cilat qarkullojnë përreth 
bërthamës.   Tani     elektronet   i   absorbojnë   fotonet   që   i   godasin   dhe   në   këtë   mënyrë   e   marrin 
energjinë e fotoneve, e cila u mundëson të kalojnë në luspën (orbitën) tjetër e cila ka nivel energjie 
më të lartë. Këto elektrone përsëri tentojnë të kthehen në luspën paraprake dhe pasi të kthehen ato 
i  emitojnë  fotonet me energji të caktuar, këto fotone të emituara e përcaktojnë ngjyrën e  asaj 
materie (substance) figura  38.

                                      

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 37
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Këto substanca të ngjyrosura  kanë aftësi që të lidhem me materiale të tjera të cilave u japin 
edhe atyre ngjyrën.
Ngjyrën të cilën vëzhguesi e përjeton (vëren) është komplementare me ngjyrën e dritës së 
absorbuar; për shembull, në qoftë se materiali thith dritën me   gjatësi valore 480 nm ajo do të 
duket blu mirëpo, nëse e njëjta do të ndriçohet me dritë të bardhë do të duket si ngjyrë portokalli 
në të verdhë. 
Materialet, molekulat e të cilave absorbojnë fotonet me gjatësi valore jashtë fushës së dritës 
së dukshme, në fushën ultravjollce më poshtë se  380 nm ose në fushën infra të kuqe më lart se760 
nm,   syrit   të   njeriut   këto   materiale   do   ti   duken   si   të   pangjyra.  
 

5.3.2.5. Metodat  e analizave organoleptike
Metodat e analizave organoleptike të materialeve mund të jenë:
­ testet e dallueshmërisë (diferencimit), 
­ poentimi dhe 
­ sistemet e klasifikimit. 
Testi i dallueshmërisë, si metodë organoleptike, shpesh përdoret në përcaktimin e kualitetit. 
Mostra paraprakisht e zgjedhur ose standardi krahasohet me materialin e shqyrtuar(testuar). Testi i 
diferencimit veçanërisht është i përshtatshëm sidomos për vlerësimin e aromës, shijes dhe erës. 
Mund   të   përdoren   në   prodhimtari   për   zgjedhjen   e   varianteve   më   të   mira   të   produkteve,   gjatë 
vendosjes së standardeve etj. Gjatë testeve të dallueshmërisë përdoret një numër më i madh të 
sistemeve, ndër të cilët  më të njohurit janë:
­  Testi çift  përdoret për të përzgjedhur një mostër më të mirë në bazë të   kritereve 
organoleptike të paracaktuara. Këtu nuk ka  mostra standarde, 

II.Kualiteti   (lloji   II­të,   B,   Secundo)   dhe  


III.  Kualiteti ( lloji i III­të, Tertia)

Organizimi i analizave organoleptike dhe zgjedhja e testuesve (provuesve) ka një rëndësi të 
madhe   praktike   për   të   bërë   vlerësimet   objektive   të   një   materiali   që   do   të   shfaqet   në 
qarkullim. Ky  vlerësim përfundimtar i kualitetit varet nga profesionalizmi i  anëtarëve të 
komisionit,  shijes së tyre si dhe preferencave subjektive.
Gjatë zgjedhjes  dhe vlerësimit të produktit komisioni  zakonisht  përbëhet nga pesë 
deri në dhjetë anëtarë. Ky mund të jetë një komision i ekspertëve, të personelit teknik, 
konsumatorëve   ose   komisioneve   të   përziera.   Kur   komisioni   është   në   numër   të   vogël 
preferohet   përsëritja   e   testimit.
Gjatë zgjedhjes së vlerësuesit, është e nevojshme  që nëpërmjet të testimit të  përcaktohet 
ndjeshmëria e shqisave të tyre të shijes, erës, shikimit, dëgjimit etj., ku ata zakonisht bien 
(dështojnë)   më   shumë   se   60%.   Me   testime   është   përcaktuar     se   në   përcaktimin 
organoleptik të kualitetit  mund të marrin pjesë deri në 40% të totalit të popullsisë, nga të 
cilët   vetëm   12%   e  tyre   i   ka  të   zhviluara   mirë     shqisat   organoleptike.   Gjatë   testimit   të 
artikujve     ushqimorë   prova   mund   të   përsëritet     vetëm   pas   pesë   minutash,   ku   është   e 
detyrueshme   shpëlarja   e   gojës   me   ujë   të   vakët.  
Pranimi (shkarkimi) i materialit në “Tranzitikëitikë” kërkon në mënyrë të detyrueshme një 
kontrollë   organoleptike,   e   cila   mund   të   jetë:  
­   kontrollë   organoleptike   e   përgjithshme   e   çdo   njësie   të   paketimit   gjegjësisht   të   tërë 
ngarkimit ose shkarkimit dhe
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 38
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

­ kontrolla organoleptike e numrit të zgjedhur të mostrave me metodën e rastit, kur 
dërgesa përmban numër të madh të paketimeve.
­Kontrolla   me   komisione  e   numrit   të   zgjedhur   të   mostrave   para   pranimit   të 
materialit  ka  karakter  të  përcaktimit  paraprak  orientues  të  kualitetit.  Me këtë  vlerësim 
përcaktohen   të   gjitha   gabimet   e   dukshme   në   material,   siç   janë   dëmtimet   mekanike   në 
paketim,   thyerjet,   mungesa   e   pjesëve   eventuale,   prania   e   papastërtive,   ngjyrat   jo   të 
njëtrajtshme, forma jo e rregullt, ndryshimet e dukshme të erës etj. Përcaktimi paraprak i 
kualitetit ka rol vendimtar gjatë pranimit të materialit në depon e lëndëve të para gjegjësisht 
në   depon   e   blerësit,   i   cili   vetem   në   bazë   të   kësaj   kontrolle   mund   të   bëj   pranimin   e 
materialit.
Komisioni kontrollues i cilësisë së materialit ka rëndësi të madhe ekonomike, dhe 
mund  të  konsiderohet si vendimtarë, kur  është  fjala  për marrjen  e lëndëve të  para  për 
prodhim.  

5.3.4.  Vetitë fizike të materialeve

Konstruksionet   bashkëkohore   të   mjeteve   transportuese   ndërtohen   me   materiale   të   cilat 


duhet të plotësojnë një mori kërkesash. Kështu, psh.,materiali për krahët e aeroplanit duhet 
të jetë i lehtë dhe i forte, ndërsa ai për lopatat e turbinës duhet të jetë i qëndrueshëm në 
temperaturat e larta.
Në   vetitë   fizike   të   materialeve   bëjnë   pjesë   ngjyra,   dendësia,   kohezioni,   pika   e 
shkrirjes,   nxehtësia   specifike,   pika   e   vlimit,   përçueshmëria   termike     dhe   koeficienti   i 
zgjerimit termik.

5.3.4.1. Dendësia  e materialeve

Masa vëllimore (dendësia) është masa e njësisë vëllimore (vëllimit). Shprehet në [kg/dm3] 
ose[ kg/m3], dhe shënohet me( ρ).
Me matjen e  dendësisë  përcaktohet përshtatshmëria e aplikimit të materialeve. Nga 
metalet më i lehti është litiumi (0,53 kg/dm3) dhe  më i rëndi osmiumi (22.5 kg/dm3).
Sa më e vogël të jetë dendësia e ndonjë materiali, nën të njëjtat kushte, me energjinë 
e njëjtë ngasëse, mjeti transportues mund të bartë ngarkesë  të  dobishme më të madhe.
Dendësia   e   disa   metaleve   është   treguar   në   Figurën   50.  
  

 
Figura 50. Dendësia  disa metaleve, [kg/dm3]
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 39
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Dendësia   e   substancave   të   forta   përcaktohet   duke   e   matur   masën   e   tyre   me   anë   të 
peshoreve   të   precizitetit   të   caktuar   si     dhe   vëllimit   me   anë   të   metodave   të   ndryshme 
indirekte.   Për   matje   të   shpejta   të   densitetit   të   substancave   të   forta,   vëllimi   i   të   cilave 
vështirë përcaktohet shfrytëzohet një peshore e posaçme e Mohr­Westphal­it, e treguar në 
figurën 51. Matet masa dhe vëllimi i lëngut të zhvendosur.

                Figura 51. Peshorja e Mohr­Westphal­it

Dendësia   e   lëngjeve   caktohet   në   disa   mënyra,   ndër   të   cilat     më   të   përshtatshme   janë 


metodat me ndihmën e aerometrit, piknometrit, e peshores së Mohr­Westphal­it etj.  Në 
dendësinë e lëngjeve ndjeshëm  ndikon temperatura gjatë së cilës ajo përcaktohet. Dendësia 
zakonisht matet në temperaturën 15 °C ose  20 °C. Dendësia e ujit në 4 °C është e barabartë 
me   1   kg,   e   me   rritjen   e   temperaturës   ajo   zvogëlohet.   Matja   e   dendësisë   pranë   një 
temperature  standarde  të   përcaktuar  në  praktikë   nuk  është  e  mundur,  por  ajo  llogaritet 
nëpërmjet shprehjes:

                        d 4 20 = d 4t  +γ(t­20) 
   
ku është:

t ­  temperatura në të cilën është bërë matja
γ – temperatura korrigjuese e dendësisë për  1 °C

Aerometrat janë punuar në bazë të ligjit të Archimed­it. Matja  kryhet duke e zhytur aerometrin 
në lëngun testues, i cili ndodhet në menzurë siç tregohet në figurën 52. 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 40
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Figura 52. Matja e dendësisë me aerometër

Piknometri është një enë me vëllim të përcaktuar saktësisht, siç tregohet në figurën 53. Me 
matjen e masës të vëllimit  saktësisht  të njohur vihet deritëtë dhënat me ndihmën e të cilave 
llogaritet dendësia sipas shprehjes:

g − go
                                          ρ = 
V
ku është:
g­masa e piknometrit të mbushur,
go­masa e piknometrit të zbrazët,
V­volumi (vëllimi) i shënuar në piknometër.

                          
                                          Figura 53. Piknometri

Me rritjen e dendësisë tek lëngjet rritet viskoziteti, temperatura dhe pika e ndezjes. Lëngjet e 
tilla më vështirë transportohen nëpërmjet   tubacioneve, ndërsa   pompat janë dukshëm më të 
ngarkuara.   Gjatë   manipulimit   me   lëngjet   dendësia   paraqet     njërën     nga     vetitë   më   të 
rëndësishme. Dendësia e disa karburanteve të lëngëta është treguar në tabelën 14.
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 41
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Densiteti ( d 4 20 ) i disa lëndëve të djegshme të lëngëta 

Tabela­14  

Benzina   i   aeroplanëve       0,606   ­   0,710  


Benzina   mesatar                   0,72   ­   0,74  
Benzina   i   rëndë                   0,750   ­   0780  
Karburanti   diesel               0,850   ­   0890  
Nafta   solvente                     0,862   ­   0872  
Nafta                                       0,770   ­   0,790  
Kerozini                0,800 ­ 0,850

5.3.4.2. Temperatura e shkrirjes së materialeve

Temperatura e shkrirjes është  temperatura në të cilën disa materiale të ngurta nga 
gjendja e ngurtë kalojnë  në të lëngët. Temperaturën më të lartë të shkrirjes prej të gjitha 
elementeve në sistemin periodik  e ka volframi (3673 oK). Sa më e madhe të jetë  energjia e 
lidhjes  kimike midis atomeve gjegjësisht molekulave, kjo zakonisht do të thotë se materiali 
do të ketë temperaturë  më të lartë të shkrirjes. Temperaturat e shkrirjes së disa materialeve 
janë treguar në figurën 54.
Temperatura e shkrirjes së shumicës së substancave në praktikë njihet si   temperatura e 
pikjes.   Kështu   për   shembull,   yndyrat   të   cilat   shkrihen   midis   10  dhe   100   °C   njihen   si   yndyra 
mesatarisht të shkrishme. Temperatura gjegjësisht pika e shkrirjes caktohet sipas Ubbelandeu­t, në 
aparatin   i   cili   përbëhet   prej   termometrit   dhe   epruvetës   të   treguar   në   figurën   55.  

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 42
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Figura 55. Aparati për përcaktimin e temperaturës së shkrirjes sipas  
       Ubbelandeu­t

5.3.4.3. Koeficienti i zgjerimit termik të materialeve

Koeficienti i zgjerimit termik të materialeve karakterizohet me ndryshimin e vëllimit për 
shkak të ngrohjes për 1°C. Rritja e vëllimit të materialit  për shkak të ngrohjes njihet edhe si 
dilatacion.tëshumë materiale, të cilat përdoren në temperatura të ndryshme, dilatacioni  ka një 
rol thelbësor, zgjerimi  i një materiali gjatë ngrohjes mund të llogaritet në bazë të shprehjes:

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 43
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

lt=lo[1+α(t2–t1)]

ku janë:

lt­gjatësia   e   mostrës   që   matet   gjatë   t2[K],  


lo–gjatësia   fillestare   mostrës   gjatë   t1[K],  
t2–t1­   diferenca   e   temperaturës   së   ngrohjes   së   kampionit(mostrës),
α   ­   koeficienti   i   zgjerimit   linearë   për   shkak   të   ngrohjes   për   1  0K.
Koeficient   i   zgjerimit   termik   për   disa   metale   është   treguar   në   figurën   56   në   106  K­1

Figura 56. Koeficienti i zgjerimit termik  disa metaleve në 106 K­1
 
Koeficient  i  zgjerimit termiktëmetalet është relativisht i parëndësishëm, ndërsatëmasat plastike 
prej   dy   deri   në   dhjetë   herë   më   i   lartë.  
Termoelementet   përdoren     për   të   punimin   pirometrave.   Si   materiale   për     prodhimin   e 
termoelemente vijnë shprehje bakri, hekuri, konstantani, kopelii (Cu me 44% Ni), kromeli (Ni me 
10% Cr), kromnikeli, platina, volframi, etj, në kombinime të ndryshme siç tregohet në tabelën 15 .

Tabela­15  Fushat e matura të termoelementeve
Kombinimi  Shenja deri 0C Kombin deri 0C
(në industri) imi   (në 
laborator)
Cu­konstantan Cu­konst. 350 W­Ta 2 000
Fe­konstantan Fe­konst 700 W­Mo 2 500
Nikelkr.­konst. NiCr­konst. 800 Ta­Mo 2 500
Nikelkrom­ NiCr­Ni 1 200 W­ 2 900
nikel Wmo
Platinarodium­ PtRh­Pt 1 600
platina

Për   punimin   e   termoelementeve   më   së   miri   përgjigjen   legurat   e   hekur   nikelit. 


Koeficienti i zgjerimit termik  më i vogli është gjatë 36% nikel. Kjo legurë është e njohur si 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 44
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

invar. Invari përdoret në njërën anë (faqe) të bimetalit, e tjetra mund të jetë tunxh (mesing), 
konstantan,   nikel   etj.  
Invar ka një koeficient termik të ulët deri në 100 °C dhe  ndjeshmëria e bimetalit të punuar prej 
tij   është   e   njëtrajtshme   deri   në   100   °C.   Ndërsa,tëplatini   ndjeshmëria   është   rreth   400   °C.  
Për përçuesit që vendosen në qelq (xhamat e veturave)   duhet të përdoren materiale të cilat 
kanë të njëjtin koeficient të zgjerimit termik sikur qelqi i përdorur. Legurat (lidhjet) e hekur 
nikelit   zakonisht   i   plotësojnë   kërkesat   e   koeficientit   termik   të   qelqit.   Kabllot(përçuesit)   që 
përdoren   tek qelqi i fortë, zakonisht punihen  prej  wolframi  dhe molibdeni ose legurave  të 
volframit(me 13% Ni, 5% Co), e cila  në kuadrin e tregtisë shitet me emrin Wonico.

5.3.4.4. Përçueshmëria termike e materialeve

Përçueshmëria termike e materialeve  është aftësia për të përçuar  nxehtësinë. Koeficienti i 
përçueshmërisë termike është nxehtësia që kalon në mes të dy kubëzave nga 1 cm3  për 
sekondë, në qoftë se dallimi i temperaturave në mes tyre është prej 1 K.
Njësia   është   [W/mK].  Materialet   me   elektrone  të   “lira”   në   luspën   udhëheqëse   janë 
përçues më të mirë se sa materialet e formuara me lidhje kovalente. Kështu, për shembull, në 
temperaturën e dhomës përçueshmëria termike [në W/mK] është  për argjendin ­ 420, aluminin 
­ 210, duraluminin ­ 126, hekurin – 84, çelikun   8­16, qelqin 0,4­1,2 për lesh xhamin dhe 
asbestin­ 0,12 dhe për ajërin­0,25.
Për shkak përçueshmërisë së ulët termike titani dhe legurat e tij, qelqi, azbesti et., këto 
materiale   përdoren   me   shumicë   në   teknikën   raketore   dhe   të   gjithësisë.
Materialet me përçueshmëri të ulët termike përdoren shumë edhe në ndërtimtari, transport si 
dhe kudo gjetkë si materiale për izolime termike. Për këtë qëllim,   më së shpeshti përdoren 
silikatet   e   ekspanduara   (zgjeruara),   silikoni,   polystyreni   dhe   materiale   të   tjera.  
Nëse materiali izolues për gjatë kohë i nënshtrohet veprimit të temperaturave të rritura, atëherë 
do   të     ndodhin   ndryshime   të   tilla   që   do   të   rezultojnë   në   dëmtim   të   përhershëm   të   vetive 
themelore   të   tij.   Për   shkak   të   efektit   të   temperaturës,   në   fakt,   vjen   deritëndryshimet   e 
brendshme   në   përbërjen   kimike   dhe   strukturë.   Duke   parë   se   si   material   ngarkohet   gjatë 
veprimit të temperaturave të rritura gjatë eksploatimit, paraqitet nevoja që të përcaktohet se 
pranë cilës temperature maksimale, materiale edhe më tutje do të jetë funksional.

Kështu,   qëndrueshmëria   termike   paraqet   aftësinë   e   materialeve   që   një   temperaturë   të 


rritur(lartë)   të   e   përballoj   për   një   kohë   të   gjatë   pa   keqësim   të     dukshëm   të   vetive   të   tij 
themelore. Këtë keqësim të vetive e quajmë si  plakje (vjetrim) termike. Kjo manifestohet në 
mënyra të ndryshme, varësisht prej llojit të materialit.
Diku do të ndodhin dëmtime mekanike më të mëdha , ndërsa diku izolimin e dëmtuar 
do   ta   depërtoj   tensioni   elektrik.   Për     plakje   relativisht   të   shpejtë   nuk   është   fajtore   vetëm 
temperatura   e   lartë   por   edhe   ndikimet   e   tjera.   Më   së   shumti   pjesëmarrje   kanë   ndikimet 
atmosferike. Përmbajtja e lagështisë dhe komponimet e ndryshme kimike posaçërisht mund të 
dëmtojnë materialet izoluese dhe të sjellin deritëkeqësimi i vetive të mira termorezistente.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 45
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

              Klasifikimit termik i izolatorëve

Klasa:   Y..........temperature   e   lejuar         90   °C  


Materiali: .................pambuk,  mëndafshi natyrale dhe artificiale,
                     letër, fije (fibër), gomë natyrore, poliesteri dhe polivinilkloridi (PVC).

Klasa: A'''''.........temperatura   e   lejuar   105   °C  


Materiali: .................pambuk, natyrale dhe artificiale mëndafshi,
                       letër, fibër, fletë celuloze, teli i llakosur me vaj dhe vaj  modifikuar, 
                       gomë sintetike.

Klasa: E............temperatura   e   lejuar   120   °C  


Material:..................teli i llakosur me llak (zmalt) të
                       polivinilacetatit, poliamidit,poliuretanit,epoxidit dhe zmalte të ngjashme
      petë­bazuar në triacetin dhe acetobutiratin,celulozës dhe poliamidit,    
      masat e presuara me bazë  fenoli, melamina me mbushës    
      organik,maerialet shtresore  të presuara me letër dhe
                      pambuk në bazë të rrëshirave fenole dhe melamine.
Klasa: B..........temperatura   e   lejuar   130   °C  
Materiali: ..............produktet mikanite (liskun­material si sanë,kashtë etj.), azbestit dhe   
                               qelqit, masa e presuara mbi bazën e fenolit dhe melaminës me
                                          mbushës   organik.
    e   lejuar   155   °C  
Materiale:..................produktet e liskunit, azbestit dhe qelqit me
                      bartës, mikanitet.

Klasa: H...........temperature   e   lejuar   180   °C  


Materiali: ................produkte liskuni(micanite), azbest dhe qelq
                     me bartës inorganik, mikanitet, silikonet e pastra në formë të lëngjeve,
  rrëshirave dhe elastomereve dhe politetrafluoretilinit.

Klasa:   C...........temperatura   e   lejueshme   me   madhe   se     180   °C  


Materiali:................liskuni, porcelani, qelqi, kuarci si dhemateriale të ngjashme zjarrduruese
                   (mikanitet,inor, mikaleks etj.)

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 46
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

5.3.5    Vetitë elektrike të materialeve

Sjellja e materialeve gjatë rrjedhës rrymës elektrike karakterizohet nga rezistenca elektrike, 
përçueshmëria elektrike ( vlera reciproke e rezistencës elektrike) dhe super përçueshmërisë. 
Këtu   bëjnë   pjesë   edhe   vetitë     magnetike   të   materialeve.  
Duke pasur parasysh vetinë e përçueshmërisë elektrike, materialet elektroteknike ndahen në:
­përçuese,  
­gjysmëpërçuese,  
­magnetike   dhe  
­materiale izoluese.

Materialet me përçueshmëri elektrike  (përçueshmëri specifike) më të madhe se 107 Sm  janë 
përçuesit. Gjysme përçuesit kanë përçueshmëri prej 107 deri 10­5 Sm, ndërsa ato nën këtë vlerë 
janë izolatorët. Kjo ndarje shihet në figurën­57.

             Figura 57. Ndarja e materialeve sipas përçueshmërisë

 
Materialet përçuese janë përçues të mire të rrymës elektrike dhe nxehtësisë. Vendin e pare të 
përçuesve e zënë metalet përçueshmëria e të cilave e kalon vlerën 107 Sm.    Këto përfshihen 
bakri, alumini, argjendi, dhe disa prej legurave të tyre . Në metalet përçuese numërohen edhe 
shumë të tjera që me të madhe përdoren në punimin e instrumenteve.

Rezistenca elektrike (R) e kundërshton qarkullimin e rrymës elektrike. Rezistenca specifike (ρ) 
është rezistenca e materialit me prerje tërthore l mm2  në gjatësi prej 1 m. Rezistenca elektrike e 
materialeve   varet   nga   struktura   kimike   dhe     vetitë   fiziko­teknologjike.   Njësia   për   matjen   e 
rezistencë  omi  (l   Ω   =   1   V/A),   ndërsa   për   rezistencën   specifike   është   (Ω   m ­1).     Me   rritjen   e 
temperaturës së materialit rritet edhe rezistenca elektrike. Me uljen   e temperaturës në afërsi të 
zeros absolute   (0 K) materiali praktikisht nuk ka rezistencë elektrike, kështu që në këtë rast flitet 
për    superpërçuesit.  
Përçueshmëria elektrike (G) është vlera reciproke e rezistencës (R). Njësia për përçueshmërinë 
është Siemens­i (S):

1
              G =   [S]
R

Duke pasur parasysh vetinë e përçueshmërisë elektrike, materialet elektroteknike ndahen në:

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 47
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

­përçuese,     me   përçueshmëri   specifike   më   të   madhe   se   107  Sm,  


­gjysmë   përçuese,   me   përçueshmëri   specifike   prej   107  deri   10­5  Sm,    
­izolatorët, me përçueshmëri specifike më të vogël se 10­5 Sm.

Gjegjësisht,   mekanizmi   i   përçueshmërisë   elektriketëmetalet   shpjegohet   me   lëkundjen   e 


elektroneve të  cilat për shkak të tensionit detyrues e depërtojnë rrjetën kristalore hapësinor të 
kristalit metalik duke u pajisur me jonet pozitive metalike figura 58

Figura 58. Skema e mekanizmit të përçueshmërisëtëmetalet

Me sjelljen e elektroneve (energjisë), elektronet e trasës valente (orbitës valente) kalojnë në 
nivel më të lartë energjetik, kur bëhen të lira dhe kështu e mundësojnë përçueshmërinë. Ky 
nivel   i   ri   energjetik   për   elektronet   të   cilat   bëhen   të   lira   njihet   me   emrin     e     orbita   e 
përçueshmërisë (figura 59).

Figura 59. Trasat e elektroneve

Metalet e pastra kanë rrjetë kristalore të rregullt dhe të njëtrajtshme dhe për këtë arsye e kanë 
përçueshmërinë specifike të madhe. Një papastërti e vogël psh.,tëbakri shkakton ulje të madhe 
të përçueshmërisë. Prandaj, përçueshmëria elektrike e bakrit është  masë e pastërtisë, të këtij 
metali (figura 60). 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 48
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Figura 60. Ndikimi  i papastërtive në përçueshmërinë e bakrit

Si përçues në  teknikën  transportuese përdoren argjendi, alumini dhe legurat e tyre,  ndërsa si 
gjysmëpërçues  karboni,   oksidet   e   bakrit,   uraniumit,   titanit   dhe   zinkut,     si   dhe   sulfitet   e 
argjendit.   Si  izolatorë  përdoren     shumë     materiale   organik   e   inorganike.  
Gjysmëpërçuesit  janë   materiale   elektrike,   të   cilat   kanë   rezistencë   të   madhe   elektrike 
( rezistencë elektrike specifike) e cila sillet prej 10 deri 106  Ω/m. Këtu bëjnë pjesë   karboni, 
seleni, sulfatet e argjendit dhe taliumit, oksidet e bakrit, zinkut dhe uraniumit, silicit, karbitit, 
germaniumit,   dhe   materialeve   të   tjera   në   kombinime   të   ndryshme.  
Materialet feromagnetike kanë vetinë e mbajtjes së fluksit magnetik. Përfaqësuesit kryesorë të 
këtyre materialeve janë hekuri, kobalti, nikeli, legurat e tyre dhe shumë okside të metaleve.  
Izolatorët  ose  dielektrikët    janë materiale rezistenca elektrike e të cilave sillet mbi 106  Ω/m. 
ndërsa   dielektrikët   e   mirë   e   kanë   rezistencën   elektrike     më   të   madhe   se   10 10  Ω/m.   Këso 
materialesh ka shumë.

5.3.6    Vetitë magnetike  të materialeve

Vetitë magnetike   tregojnë se si sillen materialet në fushën elektrike dhe magnetike. 
Vetia   e   disa   materialeve   që   në   fushën   magnetike   gjegjësisht   elektrike   edhe   vet   të   bëhen 
magnetike njihet si paramagnetizëm.
Materialet   tek të cilat nuk ndikon fusha elektrike gjegjësisht magnetike ose ndikon 
shumë  pak njihen  si  diamagnetik.  Magnetet natyrore  janë  magnetiti  dhe  magneti  meteorit. 
Hekuri në vete absorbon  një fluks magnetik disa qindra mijë herë më shumë se sa dendësia e 
këtij fluksi në vakum. Edhe pse, përveç hekurit, dhe në mënyrë të njëjtë sillen edhe kobalti, 
nikeli, gadoliniumi, dhe një numër i konsiderueshëm  i legurave të tyre , këto materiale sipas 
hekurit marrin emrin feromagnetik (figura 61).

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 49
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Figura 61. Ndikimi i fuqisë së fushës magnetike (H) në fluksin magnetik (B)

Në shumë vende në elektro pajisje përdoren  materiale  prej të cilave kërkohet që sa më 
mirë ti lëshojnë (mos rezistojnë) forcat magnetike gjegjësisht të krijojn
fushë magnetike sa më të forte. 
Në rastin e parë është bëhet fjalë për  materialet që lehtë mund të përshtaten ndryshimeve të 
fuqisë së rrymës si shkaktarë i fluksit magnetik. Këtu përfshihen pllakat e transformatorit, 
shuarësit (qetësuesit) e elektromagneteve, llamarinat e dinamove për pajisjet rrotulluese etj.
Në   rastin   e   dytë   bëhet   fjalë   për     materialet   me   veti   magnetike   të   vazhdueshme 
(përhershme),   të   cilat   përdoren   në   prodhimin   e   autoparlanteve   (folësve),   instrumenteve 
spirale,   në   fushën   e   magnetit   të   vazhdueshëm,   zileve   (këmbanave)   elektrike,   poleve   të 
makinave   elektrike   me   vetë   ngacmim   (zgjim)   etj.  
Për   përftimin   e   magnetit   të   përhershëm   përdoret   hekuri,   nikeli,   kobalti   dhe   mangani.  
Materialet magnetike përmbajnë një numër të madh të  magneteve të vogla, dmth atome. 
Momenti magnetik i atomeve rrjedh nga  momenti magnetik i bërthamës,si dhe momenteve 
magnetike të elektroneve, i cili është rezultat i rotacionit (sjelljes) të elektroneve rreth aksit 
të  vet  dhe përreth bërthamë  së atomit.  Çdo ndryshim  strukturorë    në  rrjetën  kristalore 
metalike shkakton një ndryshim reciprok  të forcave midis atomeve, dhe njëkohësisht duke 
ndryshuar edhe vetitë magnetike. Paraqitja skematike, e strukturës së materialeve në lidhje 
me vetitë magnetike është treguar në figurën 62. 

 
Figura 62. Paraqitja skematike, e strukturës së materialeve në lidhje me vetitë magnetike

                     

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 50
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

5.3.7  Vetitë kimike materialeve

Materialeve që përdoren në teknikë, vetitë kimike u përcaktohen nëpërmjet:

­Përbërjes   kimike,  
­Rezistencës   kimike   ndaj   korrozionit,  
­Rezistencës   ndaj   zjarrit,  
­Rezistencës   termike   dhe  
­ Vetive kristalografike.

5.3.7   Vetitë kimike materialeve

Materialeve që përdoren në teknikë, vetitë kimike u përcaktohen nëpërmjet:

­përbërjes   kimike,  
­rezistencës   kimike   ndaj   korrozionit,  
­rezistencës   ndaj   zjarrit,  
­rezistencës   termike   dhe  
­ vetive kristalografike.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 51
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Elektronet

Elektronet janë thërmia që rrotullohen rreth bërthamës së atomit ngjashëm me Tokën që rrotullohet 
rreth boshtit të vet e njëkohësisht rrotullohet rreth Diellit. Ky rrotullim, sikur atë që bëjnë planetët, 
realizohet në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsosur sipas trajektoreve që i  emërojmë orbite. Të 
bëjmë krahasimin në mes madhësisë së elektronit dhe madhësisë së Tokës: nëse e zmadhojmë 
atomin deri në madhësinë e Tokës, atëherë elektroni do të kishte madhësinë e mollës.

 Të gjitha vetitë për të cilat u shkrua më lart bazohen në përbërjen kimike materialeve. 
Nga  fizika  dhe  kimia  e  dimë  se  materia  për rreth  nesh përbëhet  prej  atomeve,  gjegjësisht 
molekulave. Atomet janë grimcat më të imta të materiesë, të cilat përbëhen prej protoneve dhe 
neutroneve

Thermia (grimca) më e vogël e materiesë e cila i ruan vetitë karakteristike të elementit 
kimik është atomi, cili përbëhet prej tri lloj të thermiave subatomike:
­protoneve,
­neutroneve dhe
­elektroneve.
Protonet   dhe   neutronet   së   bashku   e   formojnë   bërthamën   (nukleus­in),   ndërsa 
mbështjellësin e formojnë elektronet.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 52
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Numri i protoneve në ndonjë atom paraqet numrin rendor të elementit, i cili është i 
barabartë   me   numrin   e   elektroneve   në   mbështjella.   Prej   këtij   numri   varen   vetitë   e   atomit. 
Protoni është thermi me ngarkesë elektrike pozitive, elektroni me ngarkesë negative, ndërsa 
neutroni është thermi neutrale, masa relative e të cilit është 1.
Llojet   e   ndryshme   të   atomeve   formohen   me   kombinime   të   ndryshme   të   numrit   të 
protoneve, neutroneve dhe elektroneve.
Deri tani janë zbuluar 109 elemente kimike. E tërë gjithësia, çdo gjë e gjallë dhe jo e 
gjallë në Tokën tonë është formuar me radhitjen e këtyre 109 elementeve në kombinime të 
ndryshme.
Dihet se të gjitha elementet ndërtohen prej atomeve, të cilët janë të ngjashëm  me njëri 
tjetrin dhe të cilët përbëhen prej protoneve, neutroneve dhe elektroneve. Prandaj, nëse të gjitha 
atomet  që  përbëjnë  elementet      ndërtohen  prej thërmiave  të  njëjta,  atëherë  çka  i  bënë  ato 
elemente që të dallohen njëri nga tjetri dhe çka është shkaktari   i formimit të një numri të 
pafundmë të substancave të ndryshme ?
Numri i protoneve në bërthamën e e atomeve thelbësisht i dallon elementet njëri nga 
tjetri.
Ekziston 1 proton në atomin e hidrogjenit, elementi më i lehtë, 2 protone në atomin  e 
heliumit, elementi i dytë më i lehtë,79 protone në atomin e arit, 8 protone në atomin e oksigjenit 
dhe 26 protone në atomin e hekurit.
Ajo që bënë dallimin në mes arit dhe hekurit, si dhe hekurit dhe oksigjenit është thjesht 
numri i ndryshëm i protoneve.
Ajëri që e thithim, trupi i ynë, bimët dhe shtazët, planetët në gjithësi, gjallesat dhe jo 
gjallesat, e ëmbël dhe   e ithët, e ngurtë dhe e lëngët, çdo gjë...çdo gjë është e ndërtuar prej 
protoneve, neutroneve dhe elektroneve.
Vetitë   kimike   të   materialeve   varen   prej   strukturës   së   luspës   (orbitës)   së   jashtme 
( luspës valente) të atomit.
Molekulat   janë   thërmiat   më   të   imta   të   materiesë   të   cilat   i   ruajnë   vetitë   e   tyre,   e 
formohen me lidhjen kimike të më shumë elementeve të njëjtë. Lidhja kimike  e atomeve në 
molekulë mund të jetë me:
­lidhje jonike
­lidhje metalike dhe
­lidhje kovalente.

Me lidhje  jonike  formohen molekulat me elementet elekropozitive nga ana e majtë e 


sistemit periodik  dhe elementeve elektronegative nga ana e djathtë e sistemit periodik. Atomet 
elektropozitive kanë numër të vogël të elektroneve në luspën e jashtme, të cilat ia e dorëzojnë 
atomeve me numër të madh të elektroneve në luspën e jashme. Të parët bëhen elektropozitiv 
katione,   ndërsa   të   dytët   elektronegativ  anione.  Pozitiviteti   i   katione   është   i   barabartë   me 
numrin e elektroneve të liruara. Komponimet e  fituara me  lidhjen jonike janë elektrolitet, pasi 
gjatë   shkrirjes   në   ujë   lirojnë   ione.   Këto   komponime   përdoren   në   avioindustri   gjatë 
galvanizimit, në prodhimtarinë e burimeve kimike të rrymës elektrike etj.
Lidhjet kovalente janë më të përhapurat tek komponimet e karbonit dhe ndërtohen prej 
çiftit të përbashkët të elektroneve, gjegjësisht secili atom e jep nga një elektron në lidhjen e 
përbashkët. Komponimet e ndërtuara me këtë mënyrë të lidhjes  së atomeve janë shumë të 
përhapura. Këtu bëjnë pjesë masat plastike, pëlhurat, lëndët djegëse, ngjitësit, si dhe shumë 
materiale të tjera që përdoren në
ndërtimin e fluturakeve bashkëkohore.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 53
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Gjatë lidhjeve metalike elektronet janë të shpërndarë njësoj në tërë kristalin metalik.
             Përbërja kimike e materialeve përcaktohet me analiza kimike që mund të    jenë 
volumetrike, gravimetrike dhe elektrogravimetrike. Për përcaktimin e përbërjes kimike përdoren 
edhe analiza fiziko­kimike (vetitë optike, absorbimin e rrezatimit të nxehtësisë dhe ultratingulli), 
analiza   spektrometrike   (spektrometria   infra   e   kuqe,   ultravjollce   si   dhe   rezonanca   magnetike 
bërthamore) dhe termoanaliza. Nga të gjitha ekzaminimet e lartpërmendura aplikim më të gjërë 
kanë metodat për zbulimin e dëmtimeve   mirkoskopike me anë të ultratingullit, X­ray metodat 
(rentgenografike),  metodat luminiscentne dhe magnetike. Këto metoda, pa shkatrim të kampionit, 
kanë një avantazh të madh për hulumtimin e vetive në krhasim me metodat kimike dhe metodat e 
tjera tek të cilat nevojitet qe kampioni të shkatrrohet gjatë ekaminimit.
Testimi i përbërjes kimike të metaleve dhe legurave të tyre në kushtet e   bashkëkohore me 
spektroskopi atomike absorbuese. Kjo metodë e mat  numrin i atomeve që mbeten në gjendje të pa 
ngacmuar,   deri sa ngacmimi kryhet nën kushte standarde me hark elektrik, flakë, shkëndi ose 
burime   të   tjera   të   energjisë.   Nga   matja   e   thithjes   së   rrezatimit   në   avullin   atomik   të   dal   nga 
kampioni(mostra) me gjatësi valore karakteristike për elementin e caktuar mund të percaktohet 
përqendrimi i elementit në mostër.

      
               5.3.7.1 Përbërja kimike e materialeve

Përbërjet kimike  të materialeve që hasen në komunikacion janë treguesit kryesore 
mbi mënyrën e ruajtjes kualitative deritëkonsumatori. Përbërja kimike kushtëzon materialet 
ambalazhuese,   mënyrën   e   paketimit,   ruajtjes,   procedurat   gjatë   transportimit   dhe 
manipulimit(trajtimit).  
Ka metoda të ndryshme për përcaktimin e përbërjes kimike të një materiali. Se cila metodë 
do të përdoret varet nga shumë faktorë,  por më së shumti nga natyra të e materialeve. Për 
"Tranzikën" e   materialeve janë   të rëndësishme   informatat që fitohen   me njërën nga 
metodat e me poshtme:
 
­analiza   elementare   e   materialeve,  
­analiza   teknike   e   materialeve,  
­analizat   spektroskopike   të   strukturës   së   materialeve.  

Me analiza elementare përcaktohet përbërja kimike elementare e një materiali me 
përdorin  të metodave të ndryshme të kimisë analitike. Kështu,për shembull, karbonit dhe 
hidrogjenit   në   materialet   organike   përcaktohen   në   aparatin   nga   Liebig­u,   azoti   sipas 
Kjeldal­it, e oksigjeni zakonisht llogaritet nga ndryshimi. Përmbajtja e metaleve në një 
material   zakonisht   analizohet   me   metoda   volumetrike,   gravimetrike   ose 
elektrogravimetrike.

Në   kohët   e   fundit   përmbajtja   sasiore   (kuantitative)   e   metaleve   dhe   molekulave   në   një 


material përcaktohet metodën e përthithjes (absorbimit) atomike. Është e ditur se atomet 
dhe   molekulat reagojnë ndryshe ndaj rrezatimit nga zona të ndryshme të spektrit. Nga 
matjet e emitimit apo absorbimit të energjisë   së rrezatimit nga atomet dhe molekulat, si 
dhe   me   analizën   e   rezultateve   të   fituara,   vihet   deritëpasqyra   e   vërtetë   e   strukturës   së 
materialit të analizuar.
Analizë sasiore elementare e disa karburante tabela 16.
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 54
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Siç shihet në tabelën 16, përmbajtja e lagështisë dhe hirit   në disa karburante parqet 
rezultatetërëndësisë   teknike,   kështu     që   këtu   flitet   për  analiza   teknike.  
Është e ditur se aktivizimi (ngacmimi­zgjimi) i elektroneve në atome përcillet me dukurinë e 
emitimit të vijave në spektrin  ultra­violet, në spektrin e dukshëm dhe të afërt me spektrin infra 
të kuq elektromagnetik. Është e ditur se molekulat në të njëjtën kohë i kryejnë tri lloje të 
lëvizjes. Zhvendosja drejtëizore e molekulave në hapësirë quhet translacion. Molekula pastaj 
lëviz për rreth një aksi të supozuar, kështu që bëhet fjalë p rrotacion dhe, së fundi, molekula 
dhe atomi i afrohen dhe largohen   pranë njëri­tjetrit e këtu   flitet   për  vibrim (lëkundje). Në 
praktikë,   për   testimin   e   materialeve   më   së   shpeshti   shfrytëzohet   zona   infra   e   kuqe   dhe 
ultravjollce . Zona ultravjollcë e përthithjes (absorbimit) të materialit është më pak interesante 
për shkak se ajo tregon për ekzistimin e grupeve funksionale në një material.
Spektrografija   infra   e   kuqe  ka   gjetur   aplikim   të   gjërë   në   të   gjithë   laboratorët   ku 
ekzaminohet   përbërja  kimike     e  substancave.  Aplikimi  i   kësaj  metode  gjatë   përcaktimit   të 
përbërjes kimike të materialeve është  shumë e rëndësishme, pasi mund të shfrytëzohet analiza 
kimike sasiore dhe cilësore të përzierjeve më komplekse.
Me spektroskopinë infra të kuqe matet absorbimi i dritës në zonën [2.5 – 40] mikrona 
( 4000­200 cm­1). Pranë disa gjatësive valore të gamës (intervalit) së caktuar do të absorbohet 
një lidhje kimike, ndërsatëtë tjerat një lidhje tjeter kimike. Në bazë të kësaj merren të dhëna të 
mjaftueshme për identifikimin e komponimeve dhe lidhjeve.
Spektri infra i kuq paraqet intensitetin e absorbimit të dritës në zonën infra të kuqe i cili 
është karakteristik për çdo substance të veçantë. Nuk ka substanca të cilat nuk   dallohen për 
nga përbërja kimike dhe të kenë të njëjtë spektrin infra të kuq. Për këtë arsye mund të thuhet që 
spektri infra i kuq është letërnjoftim i çdo substance.

Kromatografia

Kontrollin e kualitetit të përbërjes kimike në "Tranzitikë" nuk e bënë transportuesi, nëse kjo 
nuk   është   e   përcaktuar   shprehimisht   me   kontratë.   Megjithatë,   me   procedura   të   këqija   të 
manipulimit me material mund të shkaktohen ndryshime të mëdha në përbërjen kimike dhe 
vetitë   e   tyre.  

Lagështia në materiale mund të jetëe:
 
­vrazhdë   (ashpër),  
­higroskopike   ose   të   lidhura   dhe  
­kristalore   ose   strukturore.  

Pasi që ajëri atmosferik përmban një sasi të caktuar të avullit të ujit , kjo do të thotë se 
varësisht prej vetive dhe  kushteve klimatike,  materialet do të përthithin ose lirojnë një sasi të 
caktuar uji.
Kjo do të ndikojë në vetitë transportuese të materialeve të shkriftë si dhe do të ndryshohen 
edhe vetitë e tjera të tij.
   
Lagështia e vrazhdë është ajo  përmbajtje e ujit që është thithur në formën e pikëzave të vogla në 
sipërfaqe dhe zgavrat e  materialit të terur në kushtet e dhomës gjegjësisht në temperaturën 20°C 
dhe në presion normal atmosferik. Lagështia vrazhdë përcaktohet me tharje të materialit  të shtrirë 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 55
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

në një shtresë të hollë në një temperaturë midis 15 dhe 25°C në një zonë të mbyllur gjatë 48 orëve. 
Lagështia higroskopike ose e lidhur në materiale, më së shpeshti është ajo  lagështi e cila edhe pas 
tharjes afat­gjatë  të produktit në kushtet e temperaturës së dhomës nuk lirohet nga materiali. Këtu 
uji   është   kondensuar   në   kapilare   dhe     zgavrat   mikroskopike   të   materialit.  
Lagështia   totale    e   produktit   është   shuma   e   lagështisë   higroskopike   dhe   të   vrazhdë.   Total   i 
lagështisë përcaktohet me tharjen e produktit i cili paraprakisht imtësohet, matet Gv dhe thahet në 
tertore ( figura 71) dy orë në temperaturën 100 ­ 105 °C. Mostra e terur ftohet në eksikator (Figura 
71) dhe matet përsëri Gs, kështu që tani lagështia llogaritet sipas shprehjes:
Gv − Gs
                                        W= 100 
Gv
Totali   i   lagështisë   së   lëngjeve   dhe   gazeve     si   dhe   e   materialeve   të   ndjeshëm   ndaj 
temperaturave   të   larta     përcaktohet   me   metoda   të   tjera,   të   tilla   si   për   shembull:  

 
Figura   71.   Tertorja     dhe   eksikatori   për   përcaktimin   e   lagështisë   totale  

Tek materialet, të cilat përmbajnë substanca lehtë të ndezshme si dhe ato që janë të 
ndjeshme në nxehtësi, siç janë derivatet e naftës, lagështia përcaktohet me sukses me metodën 
e distilimit në aparatin e Thile­ut (figura 72). Si lëng për distilim përdoret tolueni, ksileni ose 
etilbenzeni, derisa uji i izoluar ndahet në vazhdim të aparatit ku lexohet sasia e tij.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 56
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Figura 72. Aparati i Thile­ut për përcaktimin ë lagështisë së përgjithshme

Metoda e Karl­Fischer­it për përcaktimin e lagështisë totale është e përshtatshme për 
substancat   e   ndjeshme   në   temperatura   të   rritura,   të   cilat   me   at   rast   edhe   zbërthehen 
(shkatërrohen).
Në   kohë të fundit, me   spektrometrin infra të kuq shpejt dhe thjesht përcaktohet lagështia 
totale. Kjo metodë është shumë e përshtatshme për testimin e produkteve të pa ambalazhuara 
gjatë shkarkimit të tyre, pasi për analizë nuk duhet pritur.

Lagështia është element i rëndësishëm e kualitetit të produkteve të cilat shiten sipas 
masës, pasi që paraqitet si parakusht     komercial. Për këtë arsye   gjatë pranimit të shumë 
materialeve   veçanërisht   atyre     higroskopike     me   kontratë   përcaktohet   sasia   maksimale   e 
përmbajtjes së lagështisë. Kështu psh. sasia maksimale e përmbajtjes së lagështisë tek drithërat 
është 13%. 
Gjatë paketimit me ambalazh të letrës, në vetitë mekanike të letrës dhe celofanit dihet se 
dukshëm   ndikon   e   ashtuquajtura   lagështia   kondicionuese.   Lagështia   kondicionuese   është   ajo 
lagështi e materialit të deponuar në temperaturë 15­25 0C, gjatë presionit normal dhe lagështisë së 
ajërit prej 60 deri 75%.

Figura 73. Refraktometri për përcaktimin  e materiesë së thatë.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 57
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Tek tretjet të cilat përmbajnë materie të thatë me avullim përcaktohet sasia e substancës 
e cila nuk avullohet, gjegjësisht mbetja e thatë. Mbetja e thatë është tregues i rëndësishëm i 
kualitetit të artikujve ushqimorë, pijeve alkoolike dhe joalkoolike etj. Përcaktohet  me avullim 
të   ngadalshëm   të   sasisë   së   caktuar   së   substancës   në   100   [ 0C],   ndërsa   për   pemë,   lëngje   të 
pemëve   dhe     produkte   të   industrisë   kondicionuse   majerja   e   thatë   përcaktohet   më   anë   të 
refraktometrit (figura 73).
Hiri përcaktohet për materialet me origjinë organike. Kampioni (mostra) digjet deri sa 
të shndërrohet në prush, gjatë kësaj substancat organike digjen dhe lirohen prej kampionit në 
formë të gazrave, ndërsa substancat joorganike kalojnë në okside të metaleve.
Pjekja e kampionit realizohet në  furrën e izoluar laboratorike temperaturën 800 °C deri 
1000   °C,   në   një     enë   prej   qeramike   ose   platine   e   cila   matet   para   dhe   pas   pjekjesë.tëhiri 
gjithashtu përcaktohet edhe:

­sasia   e   hirit   të   tretshëm   në   ujë   (oksidet   metalike   të   tretshëm   në   ujë),  


­sasia   e   hirit   tretshëm   në   10%­të   acidit   klorik   (mbeten   të   patretshëm   oksidet   e   Si),  
­përmbajtja   sasiore   dhe   cilësore   e   anioneve   dhe   kationeve   si   dhe  
­alkalinet   e   hirit.  

Përmbajtja e sasisë hirit në një material tregon sasinë e substancave inorganike.tëmaterialet 
në komunikacion, për shembull, tek lëndët djegëse, substancat inorganike janë të dëmshme 
për vetitë shfrytëzuese, prandaj sasia e tyre duhet të deklarohet.)

Figura 74. Stufë për pjekje (0 ­ 1200 °C)

Thartësia te produktet në shumë raste shpreh cilësinë e tij. Por, qëndrimi në depo për shumë 
artikuj ushqimore, kozmetike dhe produktet farmaceutike mund të ndryshoj përqendrimin e 
ioneve  të   hidrogjenit   e   me   këtë   edhe   rritjen   ose   uljen   e   thartësisë.   Logaritmi   negative   i 
koncentrimit të ioneve të hidrogjenit shënohet me pH.
Është përcaktuar se për çdo 550 milion molekula të ujit ionizon vetëm një molekulë, në 
bazë të shprehjes:

                                H2O  ⇔  H+ + OH­

Mund të llogaritet se  në 10 milion litra ujë është vetëm 1 gram e ioneve të hidrogjenit. Pasi një 
litër ujë  përmban 1/10 000 000 pjesë të gramit të ioneve të hidrogjenit, për shkak të thjeshtëzimit 
mund të jetë e shkruar si `10­7, dhe thuhet se pH është e barabartë me 7. Një tretje neutrale, si psh. 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 58
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

ujë i pastër, ka numër të njëjtë të ioneve të hidrogjenit dhe hidroksidit. Pasi përqendrimi i ioneve të 
hidrogjenit në ujë është 10­7, gjithashtu edhe përqendrimi i  ioneve hidrokside do të jetë 10­7. Për 
shkak se pH është definuar si logaritëm negativ i përqendrimit të  ioneve të hidrogjenit gjegjësisht: 
pH = ­ logH+, mund të vendoset korrelacioni me përqendrimin e ioneve OH­  sipas tabelës.

                     Thartira          Bazike (Alkaline)
pH 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 11 12 13 14
pOH 14 13 12 11 10 9 8 7 6 5 4 3 2 1 0

Metodat për përcaktimin e përqendrimit të  ioneve të hidrogjenit të një substance gjegjësisht të 
disa tretjeve mund të jenë kolorimetrike ose elektrometrike. Nga metodat kolorimetrike më të 
përhapurat janë   përdorimii  indikatorëve  dhe   i letrës pH  (Figura 75), ndërsa shumë e saktë 
është metoda elektrometrike nëpërmjet të ashtuquajturit  pH­metër. 

Figura 75. pH letër (a), pH­metri (b) dhe pH­elektrodë e qelqit (c)

Në "Tranzitikën"  e lëngjeve është e nevojshme që vlerën e parametrit pH me e mbajtur në nivelet e 
specifikuara të prodhuesit. Çdo ndryshim i vlerës­pH gjatë transportit mund të konsiderohet se në 
dërgesë ka ndodhur ndonjë prishje  ose ka ardhur deritë zbërthimi me ujë ose me ndonjë tretës të 
lirë përshtatshëm.
Shkrijshmëria  e   substancave   është   një   veti   fiziko­kimike   e   shumë   materiale.   Tretjet 
(solucionet) janë sisteme homogjene, të cilat përbëhen prej molekulave njëtrajtësisht të përziera 
të dy ose më shumë substancave, gjatë së cilës  njëra ose disa prej tyre janë tretës e të tjerat të 
tretura. Zakonisht, uji është tretësi që përdoret më së shpeshti, por shfrytëzohen edhe shumë 
tretës të tjerë  organike ose inorganik.

Përqendrimi i tretjeve  shprehet në përqindje si tretje  molare  apo si  normale.  Tretja  


molare është ajo e cila  në 1 litër të tretësit përmban 1 gram molekule­substancë, ndërsa tretja  
normale   ajo e cila në 1 L  tretës  përmban 1 gram të substancave ekuivalente.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 59
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

5.3.7.2  Rezistenca  kimike materialeve ndaj korrozionit

Rezistenca   kimike   ndaj  korrozionit   (brejtjes)   dhe   kushteve   atmosferike   është   një 
karakteristikë e rëndësishme e të gjitha materialeve. Tek metalet qëndrueshmëria varet prej prej 
strukturës së tyre atomike,  për këtë mbi at bazë  ato ndahen në fisnike, gjysmë fisnike dhe jo 
fisnike ose  metale korroduese. Rezistenca e metaleve ndaj korrozionit përcaktohet elementin 
galvanik, psh. Me matjen e tensionit në mes bakrit dhe zinkut, siç është treguar në figurën 76. 
Sa më fisnik të jetë metali, aq më i rezistueshëm kimikisht do të jetë ndaj atmosferës dhe 
korrozionit.

      Figura   76.   Matja   e   tension   në   mes   të   bakrit   dhe   të   zinkut  


  

Gjatë qarkullimit të materialeve shpeshherë është e pranishme dukuria e korrodimit 
meskristalor të legurave metalike, gjatë së cilës vie deritëparaqitja e nyjeve galvanike siç është 
treguar në Figurën 77 (për zhvillimin e korrozionit të çelikut). 

Figura 77. Korozioni ndërkristalor i çelikut 

Kur   statistikat   në   Britani   të   Madhe,   në   fillim   shekullit   XX,   sollën   deritëpërfundimi,   se 
korozioni brenda një viti heq prej përdorimit gjysmën e prodhimtarisë të industrisë metalike, 
Ogista De la Riva ia filloi eksplorimit(hulumtimit) të shkaqeve të korrodimit dhe mbrojtje nga 
ai . Mbrojtja materialeve nga korrozioni në   komunikacion, përveç rëndësisë ekonomike, ka 
rëndësi   të   madhe     edhe   për   sigurinë   e   komunikacionit   dhe   kohën   e   eksploatimit.   Në   një 
përpjekje për të rritur efektin e  peshës të mjeteve në komunikacion, e cila shprehet me raportin 
e ngurtësisë së konstruksionit ndaj peshës së tij,janë zbuluar materiale të cilat punohen prej 
llamarinave shumë të holla.
Në raste të tilla, edhe procesi më i zakonshëm i korrozionit sipërfaqësorë mund të rrisë 
sforcimet në materiale dhe të rrezikojë sigurinë e trafikut. Aplikimi i një numri të madh të 
materialeve të ndryshme­metaleve në konstruksione e shpejton procesine korrodimit.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 60
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Për   këtë   arsye   kontrolli   dhe   lufta   e   përditshme   kundër   korrozionit     mbetet   një   nga 
detyrat   më   të   rëndësishme   të   teknologjive   moderne   të   materialeve.
Për të reduktuar dëmet e shkaktuara nga korrozioni i   materialeve në komunikacion, është e 
nevojshme të njihen më detajisht shkaktarët e korrozionit dhe shkatërrimit të materialeve. Sipas 
Kirchaner­it ndër të tjera, ekzistojnë këto shkaqe kryesore të korrozion:

­shkaktarët atmosferik të korrozionit janë lagështia, bora, mjegulla, atmosfera detare, gazrat 
kimike     në   qytete   dhe   zonat   industriale,     si   dhe   përbërësit   e   tjerë   në   ajër,  
­gazrat dhe grimcat e liruara nga motorët me djegie të brendshme që përmbajnë substanca 
kimikisht   aktive   (halogjenët   e   plumbit,   acidit   karbonik,acid   i   sulfurit,   bromit   etj.)  
­   Trajtimi   termik   joadekuat   i   legurave   të   aluminit   për   shkak   së     cilës   shkatërrohen   vetitë 
antikorrozive,  
­   Mbrojtja   e   pamjaftueshme   dhe   jo   e   rregullt   me   mjete   lyerëse,  
­pastrimi   i   pamjaftueshme   dhe   jo   i   rregullt   i   pjesëve   metalike,  
­përdorimi   i   ujit   për   pastrim   me   sasi   të   pa   lejueshme   të   klorit,  
­Bashkimi (lidhja) i gabuar i metaleve të ndryshme për çka vie deritëparaqitja e elementeve 
galvanike.
­   vendosja   jo   e   rregullt   (e   drejt)   e   lavamanëve   dhe   kanalizimit   në   ambientet   e 
qarkullimit të materialit.
­mbetjet e  ushqimit, lëngjet e frutave dhe lëngje të tjera që vijnë nga ekuipazhet dhe 
udhëtarët.
Prandaj,   korrozioni   i   materialeve   në   komunikacion   mund   të   shkaktohet   nën 
ndikimet fizike, kimike, elektrokimike, biologjike dhe ndikimet komplekse.
Shkaktarët fizik  të korrozionit janë temperatura,drita si dhe veprimet mekanike në 
material.
Shkaktarët kimik  të korrozionit janë oksigjeni i ajërit, lagështia, thartirat,alkalinet, 
kripërat dhe shumë reagensë kimik që mund të vijnë me materialin qarkullues.
Shkaktarët   elektrokimik   të   korrozionit    dhe  shkatërrimit   të  materialit  qarkullues 
janë mikro organizmat, kërpudhat ,myku, algët, insektet, brejtësit,   etj. Ky shkatërrim i 
materialeve posaçërisht është i shprehur tek artikujt ushqimorë druri, lëkura, goma dhe 
tekstili.
Shkaktarët kompleks të korrozionit janë të kushtëzuar nga ndryshimet e klimës , 
tokës, ujit, kushteve të punës dhe faktorëve të tjerë.
Shfaqjet e korrozionit mund të jenë të formave të ndryshme. Korrozioni varet nga lloji i 
materialit i cili i nënshtrohet shkatërrimit , shkaktarit të korrozionit si dhe prej shumë faktorëve 
t tjerë më pak ose më shumë të rëndësishëm.
Sipas mekanizmit të procesit të korrodimit, korrozioni ndahet :
­kimike (korrozioni  në jo elektrolite) dhe
­elektrokimike (korrozioni në  elektrolite).

Korrozioni kimik ndodh për shkak të afinitetit (afrueshmërisë) kimike midis materialeve dhe të 
mjedisit. Me këtë procesi formohen   komponimet kimike si, për shembull, kripërat, oksidet, 
sulfatet   etj.  
Me veprimin i oksigjenit nga ajëri rezultojnë oksidet, ndërsa me veprimin e thartirave kripërat. 
Aluminit dhe legurat e tij janë veçanërisht të ndjeshme në alkaline (baza).
Korrozionit kimik i takon edhe i ashtuquajturi korrozioni i gazrave i shkaktuar gazrat e 
nxehura në temperaturat e larta. Ky është, për shembull, korrodimi i   valvolave ë motorëve, 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 61
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

korrozioni i karoserive të automobilave i shkaktuar nga kushtet atmosferike dhe gazeve të liruar 
nga motori i makinës.

Korrozioni   elektrokimik  është   më   i   përhapuri,   dhe   ndodh   duke     krijuar   mikroelemente 


galvanike në prani të tretjeve të ujit­ elektroliteve. Komponimet kimike  të tretjeve të ujit qe e 
përçojnë rrymën elektrike quhen elektrolite. Dukuria që disa substanca të kalojnë në tretje kur 
ata të vijnë në kontakt me ndonjë materie të lëngët njihet si presion i tretjes. Kur metali apo 
ndonjë legurë e tij zhyten në një tretje të ujit të një kripe të saj, atëherë lajmërohet ndryshimi i 
potencialeve. Një metal mund të tretet në ujë deri sa presioni i tretjes së tij të mos nivelizohet 
me presionin e trejtes së kripës. Çdo metal e ka aftësinë që në tretje e kripës të emitoj ione. 
Është e mjaftueshme që në
tretje të lajmërohet
një numër i vogël i ioneve i cili do të shkaktoj një ndryshim potenciali në mes të metalit 
dhe   tretjes.   Ndryshimi   i   potencialit   për   disa   metale   në   raport   me   elektrodën   normale   të 
hidrogjenit, është dhënë në tabelën 14.

Nëse   është   i   njohur   ndryshimi   i   potencialit   EOH    njëra   portë   me   elektrodën   normale   të 
hidrogjenit, potenciali EH mund të llogaritet sipas shpreh
0.058
  EH=EOH+ log c   [V]  
n

ku është:

n ­ numri i valencës metalike,
c­përqendrimi [g].

Presioni   relativ   i   tretjes   llogaritet   sipas   ekuacionit:  


 
EH
               lnP= + 3.17  
0.0253

Thelbi   i   veprimit   të   tretjeve   elektrolite   korrozive   në   metale   dhe   legurat   e   tyre 


shpjegohet me atë se metalet sipas serisë së pakësimit të tensionit  tentojnë ti kalojnë atomet e 
tyre në tretje. Gjatë kësaj çdo atom i metalit gjatë kalimit në elektrolit e lë një ose më shumë 
elektrone të tij në metal ndërsa vet shndërrohet në ion­kation me ngarkesë pozitive.
Në   Figurën   78  tregohet   korrozioni   elektrokimik   i   hekurit   e   shkaktuar   nga   një   pike 
tretjes e kripës së kuzhinës si elektrolit.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 62
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Figura 78. Korrozioni elektrokemik i hekurit i shkaktuar nga tretja e kripës së kuzhinës në ujë

Për të   ndodhur korrozioni elektrokimik, është e domosdoshme prania e ujit me qëllim që të 
krijohet     elementi   galvanik.   Magnezi,   zinku,   mangani,   kromi   dhe   hekuri   i   nënshtrohen 
korrozionit në ujë të distiluar pa praninë e oksigjenit. Këtu procesi i korrozionit zhvillohet në 
bazë   të   shprehjes:    
  
                                   Mgo   ­> Mg++ + 2e ­> H2+2 (OH)­

                                   2H2O+2e ­> H2+2(OH)­
                  _________________________________________
                                 Mgo+2H2O ­> Mg(OH)2+H2

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 63
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

9.0  Materialet e rrezikshme ne komunikacion

9.1 Hyrje

Materiale të rrezikshme ose restriktive në komunikacion janë ato ngarkesa, të cilat për 
shkak  vetive të tyre paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe shtazëve, rrezik për 
rrethinën dhe rrezik për të mirat materiale. Rreziku nga materialet restriktive ne komunikacion 
mundtëjete me veprim direkt ose indirekt në rrethinën dhe personelin i cili manipulon me to.
Sipas ligjit mbi transportin e materievetërrezikshme ekzistojnë 14 grupe për transportin 
e materialeve restriktive:
­materiet eksplozive,
­lendet e mbushura me materie eksplozive,
­mjetet për ndezje,
­gazrat nën presion, gazrat e lëngshëm dhe gazrat e lëngshëm nën presion,
­materiet ndezëse të lëngëta,
­materiet ndezëse të ngurta,
­materiet vetë ndezëse,
­materiet të cilat në kontakt me ujin zhvillojnë gazra të ndezshëm,
­materiet të cilat shkaktojnë ndezje me oksidim,
­helmet,
­perioksidet organike,
­materiet e pakëndshme dhe ngjitëse,
­materiet radioaktive,
­materiet korrozive (brejtëse).
Në tregtinë dhe qarkullimin e përgjithshëm botërore pjesën më të madhe e përbejnë 
lendet djegëse, nafta dhe derivatet e saj, gazrat, kemikaljet, helmet dhe barërat. Për materialet e 
rrezikshme vlejnë rregulla të posaçme të paketimit, deponimit, të ngarkimit dhe shkarkimit, si 
dhe të masave mbrojtëse.

9.2 Ndikimi i drejtpërdrejtë   i materialeve të rrezikshme në njeriun dhe 
rrethinën

Si   materiale   të   rrezikshme   të   cilat   veprojnë   drejtpërdrejtë   konsiderohen   ato   materie 


tëcilat kimikisht lidhen me organizmin e gjalle ose me ndonjë veprim tjetër fiziko­biokimik 
shkaktojnë ndryshime të rëndësishme funksionale në materialin ne të cilin veprojnë. Kështu 
p.sh. helmet, të futura në organizëm me frymëmarrje, në mënyre orale ose me resorbim përmes 
lëkurës shkaktojnë helmimet prandaj flitet për materiet toksike.
Perioksidet organike janë të dëmshme për shumë materiale me të cilat vijnë në kontakt. 
Kimikisht janë shumë reaktive e shkaktojnë korrozionin e legurave, oksidimin e materialeve 
organike etj.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 64
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

9.2.1 Materialet helmuese (toksike)

Materiet helmuese veprojnë në organizëm në atë moment kur të vihet në kontakt të 
drejtpërdrejtë me frymëmarrjen, në mënyre orale ( me ushqimin ) dhe resorbohen (thithen) 
përmes lëkurës. Me frymëmarrje thithen materiet të cilat janë në gjendje të gaztë ose të avullt 
ose janë të shpërndara në ajër në formë të kripërave ajërore. Në atë rast helmimet primare do të 
ngjajnë   në   organe   për   frymëmarrje   të   njerëzëve   dhe   shtazëve.   Në   mënyrë   orale   përmes 
ushqimit dhe pijeve, në organizëm mund të futen materiet helmuese të cilat do të ndikojnë në 
organet   e   brendshme   të   organizmit   të   gjallë.   Materialet   helmuese   mund   të   veprojnë   në 
organizëm lokalisht ose në tërë sistemin. Në raport me kohën e veprimit të materieve helmuese 
në organizëm mund të flitet për veprimin akut ( kohë shkurtër ) dhe kronik ( kohe gjatë ).
Shkalla e helmueshmërisë së materieve është e ndryshme dhe përcaktimi i saj paraqet 
shënim me rëndësi për të gjithë ata të cilët punojnë dhe manipulojnë me materiet e rrezikshme. 
Nga aspekti  vetisë së helmueshmërisë materialet mund të ndahen në:
­  jo   helmuese,   të   cilat   në   çfarëdo   rrethanash   nuk   shkaktojnë   kurrfarë   nxitje   në 
organizmin e gjallë, e u përshkruhet shenja e helmueshmerisë “0’’ dhe
­helmuese, të cilat ndahen në 5 kategori: të dobëta “1”, mesatare “2”,  të forta “3”, 
ekstreme “4”, supertoksike “5”.
Për materialet helmuese të  kategorisë së parë  rekomandohet përdorimi i gaz maskës, 
për   kategorinë  e   dytë  është   e   obligueshme   gaz   maska,   për   kategorinë  e   tretë  është   e 
obligueshme   gardëroba   mbrojtëse   dhe   mbrojtja   e   sistemit   të   frymëmarrjes   ndërsa   për 
kategorinë e katërt dhe të pestë qëndrimi dhe punimi në ato hapësira lejohet vetëm me rroba 
speciale mbrojtëse dhe  me sistem thithës të pavarur. Kategoritë e helmueshmerisë janë dhënë 
në tabelën 58.

Tabela 58. Kategoritë e materialeve helmuese

Shenja   e  Katogoritë   e  LD50  ­   për  LD50 ­ e sigurt 


helshmueshmërisë helshmueshmërisë gjalesat   me   këmbë,  vdekjeprurëse   për 
orale [mg/kkg] njeriun prej­70 kg

0 jo­helmuese 26 000,propilenglikoli    >15 [g/kg]


1 helmuese­të dobët    7400 , thartirasorbik        5,15 [g/kg]
2 helmuese­mesatare      5800, izopropanoli        0,373 [g/kg]
3 helmuese­të forta         320, hidrokinomi       50­500 [mg/kg]
4 helmuese­ekstreme         100, arsenati i Pb          5,50  [mg/kg]
5 super­helmuese                  50, nikotina         >5 [mg/kg]

Njësi matëse e toksicitetit konsiderohet “doza” minimale vdekjeprurëse (LD­letaldoza) 
e ndonjë materie e cila shkakton vdekjen e kafshës eksperimentuese. Në praktikë zakonisht 
përdoret   doza   letale   mesatare   (  LD50)   e   cila   paraqet   at   sasi   të   materiesëë   e   cila   shkakton 
ngordhjen e 50% të kafshëve ( gjallesave ) të eksperimentuara.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 65
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

 Gjatë prodhimit dhe transportit të materieve helmuese, është e pashmangshme ndotja e 
ambientit, prandaj janë përcaktuar vlerat maksimale të lejuara të koncentrimit (MDC) të ndonjë 
materie helmuese në ajërin e hapësirës punuese, në atmosferën e vendbanimeve, në ujë, gjëra 
ushqimore si dhe në mjetetet e përdorimit të përgjithshëm etj.
Shkalla   e   helmueshmerisë,   K,   është   proporcionale   me   prodhimin   e   koncentrimit   të 
materiesëë helmuese,C, dhe kohës së ekspozimit,T, që është i njohur si ligji i Haber­it:

                                   K=C T

Gjithashtu, MDC mund të llogaritet edhe sipas barazimit empirik, nëse është e njohur 
doza letale dhe masa molekulare e gazit ose avullit helmues:

                           Log MDC= 1.53 log LD ­5.7 + log M [mg/m3]

Rezultate përafërsisht të mira për MDC, të cilat u afrohen rezultateve eksperimentale, 
fitohen me shfrytëzimin e formulës empirike:

 MDC = 0.01 LD50

Vlerat maksimale të lejuara të MDC­së jepen nëpër tabela.
Në praktikë shpeshherë përcaktohen shkalla dhe kategoria e rrezikimit potencial nga 
materialet restriktive në ujë dhe ajër. Shkalla e rrezikshmërisë A, llogaritet sipas barazimit:

a ) Në ambientin e hapësirës punuese dhe vendbanimeve
                            
Cz
                                         A = log  
MDC

b ) Në ujin e ujësjellësit
                
S
                    A = log 
MDC
ku janë:
Cz – koncentrimi i ngopshmerisë se ajërit [mg/l]
S – tretshmëria [g/100g ujë]
MDC – koncentrimi maksimal i lejuar [mg/m3].

Kategoritë e rrezikshmërisë janë dhënë në tabelën 62.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 66
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Tabela 62
Kategoritë   e                                   Shkalla e rrezishmërirsë
rrezikshmërisë E   hapsirës  E   atmosferës  E ujit
punuese së banimit
I.Jashtëzakonis > 2,5 > 4 > 2
ht të   
   Rrezikshme
II.Shumë   të  2­2,5 2,9­4 1­2
rrezishme
III.Mesatarisht  1­1,9 1,6­2,8 1­2
të   
     Rrezikshme
IV.   Pak   të  < 1,0 < 1,6 < 0,1
rrzikshme

              9.3 Veprimi indirekt i materialeve të rrezikshme në njeriun dhe 
                      rrethinën

Shumë   materie   të   cilat   gjenden   në   qarkullim,   nën   kushte   të   caktuara,   reagojnë   me 
oksigjenin nga ajëri ( lëndët djegëse si lëngje të ndezshme, gazrat dhe materiet   e ngurta, 
oksidantet, mjetet për ndezje, materiet korroduese ) ose kimikisht shumë shpejt shkatërrohen 
( eksplozivet, lëndët e mbushura me eksploziv ) gjegjësisht reagojnë me materie me të cilat 
vijnë në kontakt të drejtpërdrejt p.sh. me ujin ose me ndonjë materie tjetër. Këto reaksione 
kimike mund të japin prodhime të cilat mund të paraqesin rrezik për njeriun dhe ambientin.

9.3.1 Materialet e ndezshme dhe mbrojtja nga zjarri

Sipas ligjit mbi transportimin, e materialeve të rrezikshme kemi disa grupe: gazrat e 
ndezshëm, lëngjet e ndezshme, materiet e forta, materiet vetëndezëse, eksplozivet dhe lëndët e 
mbushura me materie eksplozive. Zjarret gjatë deponimit, transportimit, ngarkimit, shkarkimit, 
me materie të rrezikshme shkaktojnë humbje të mëdha.
Varësisht nga lloji i materiesë ndezëse, zjarret klasifikohen në 5 klasa:
­klasa A­ lëndët ndezëse të forta, kur  lajmërohet prushi siç janë druri, letra, kashta,  
     thëngjilli dhe tekstili etj,
­ klasa   B ­ lëndët ndezëse, kur nuk lajmërohet prushi siç janë benzina, dieseli, 
yndyrat, laçet, rrëshira , peshkve (katrani) etj,
­ klasa C ­ materiet e gazta të cilat digjen dhe shkaktojnë zjarre të klasës C ku bëjnë 
pjesë hidrokarburet e gazta, hidrogjeni, klori etj,
­ klasa D ­ metalet ndezëse të cilat digjen dhe shkaktojnë zjarre të klasës D, ku 
bëjnë pjesë  alumini, magnezi dhe legurat e tyre, titani etj,
­ klasa E­ të gjitha materialet prej A – D, të cilat ndodhen pranë pajisjeve nën 
tension të rrymave të ulëta dhe të larta siç janë, elektromotorët, transformatorët etj.
Marrë në përgjithësi,  procesi i djegiesë  të materieve djegëse është një reaksion kimik i 
oksidimit   ku  energjia kimike në pjesën  më të madhe  kalon  në nxehtësi,  ndërsa lënda  djegëse 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 67
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

shndërrohet në gazra dhe mbetje të ngurta. Ky proces i pakontrolluar është në fakt zjarri i   cili 
shkakton  në mënyrë indirekte pasoja për ambientin gjatë procesit të djegiesë, në fazën e parë 
vietëreaksionet   kimike   të   shkatërrimit   ose   të   termolizës   ku   lirohen   grimcat   e   atomeve   të   lira. 
Mjafton një sasi e grimcave aktive që procesi i djegiesë të vazhdoj. Që procesi i djegiesë të filloj 
është  e  nevojshme  që  materia  djegëse  të  gjendet  nën kushte  të  caktuara.  Kushti  kryesore  dhe 
themelorë  është që materia të gjendet në gjendje të gaztë.
Kjo do të thotë që materiet djegëse të ngurta dhe të lëngëta nuk mund të digjen derisa të 
mos transformohen në avull p.sh. druri nuk digjet derisa nga ai të mos dalin gazrat e ndezshme dhe 
avujt,   që   ndodhen   në   mes   të   temperaturës   220­2500  C,   e   kjo   konsiderohet   si   temperaturë   e 
avullimit.
Temperatura e avullimit arrihet me nxehjen e sipërfaqes së trupit të ngurtë gjegjësisht 
lëngët deri tëpika e ndezjes. Pika e ndezjes, temperatura e vetëndezjes dhe pika e djegiesë janë 
tri vlera të cilat tregojnë vetitë më të rëndësishme të vlerësimit të rrezikut nga zjarri.
Vlerësimi  i  rrezikut  nga zjarri  për materialet  e  rrezikshme  ka  rëndësi  të  madhe   në 
‘’Tranzitikë’’.   Prandaj   është   e   nevojshme   njohja   detaje   e   vetive   kimiko­fizike   të   gjitha 
materialeve.
Për   vlerësimin   e   rrezikut   të   zjarrit   nga   gazrat   është   e   nevojshme   të   njihen   këto 
karakteristika:
­ ndezshmëria në ajër,
­ shtypja maksimale gjatë eksplodimit,
­ shpejtësia e rritjes se presionit gjate eksplodimit,
­ temperatura e vetëndezjes,
­ kategorinë e përzierjes eksploduese,
­ temperaturën minimale të ndezjes,
­ shpejtësinë e djegiesë,
­ mjetet për shuarjen e zjarrit dhe
­ diametrin kritik të shuarjes.

Te lëndët djegëse të lëngëta për vlerësimin e rrezikut nga zjarri është e nevojshme të 
dihen, përveç karakteristikave të gazrave edhe shumë veti specifike të cilat kanë të bëjnë me 
procesin e djegies së lëngjeve.
Te lëndët e ngurta ndonjëherë është e nevojshme të dihen ndjeshmëria e materialeve në 
goditje, fërkim, indeksin e përhapjes së flakës, koeficientin e lajmërimit të tymit etj.

Në ‘’Tranzitikë’’ është e domosdoshme njohja edhe e materialeve të padjegshme pasi 
që ato në kushte të caktuara mund të jenë shumë të rrezikshme.

Këtu bëjnë pjesë:

­ oksiduesit, p.sh., klori, acidi nitrik, oksigjeni i komprimuar dhe i lëngshëm, peroksidi 
i hidrogjenit etj.
­   materiet   të   cilat   me   reaksion   kimik   japin   prodhime   të   ndezshme   p.sh   karbiti   i 
kalciumit, acidi sulfurik etj.
­ materiet të cilat në raport me ujin ose ndonjë materie tjetër reagojnë dhe japin sasi të 
mëdha të nxehtësisë ose eksplodojnë, siç janë; acidi klorsulfurik, oksidi i kalciumit (gëlqerja) 
etj.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 68
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

­   materiet   të   cilat   ndodhen   në   enët   nën   presion,   me   nxehje   zgjerohen   p.sh   azoti   i 
komprimuar, dyoksidi i squfurit, karbonati i amoniakut etj.
­ materiet kimikisht jo stabile, të cilat pa pjesëmarrjen e oksigjenit, me nxehje, fërkim 
ose goditje shkatërrohen duke eksploduar siç janë acidi i plumbit etj.

Në ‘’Tranzitikën’’ e materialeve të rrezikshme është e rëndësishme ndër të tjera edhe 
njohja   e   shpejtësisë   se   djegiesë.   Në   hapësirat   e   hapura,   gjatë   djegiesë   normale   në   ajër   të 
materialeve të djegshme, shpejtësia e përhapjes së flakës sillet prej 10­30 cm/s.
Kjo shpërndarje e flakës quhet djegie laminare. Në shtresa të veçanta temperatura e 
flakës arrin prej 1500­3000 oC.
Sasia   e   materiesëë   djegëse   e   cila   digjet   në   njësi   të   kohës   për   njësi   të   sipërfaqes 
kuantitativisht paraqet shpejtësinë e djegiesë, e cila në mënyre eksperimentale caktohet në bure 
të diametrit 1.3­2 m, kur materiet djegëse janë të lëngëta. Në këto kushte benzina digjet me 
shpejtësi (60­72) x 106 m/s, dieseli (58­65) x 106 m/s.
Për lëndët e ngurta p.sh druri – shpejtësia e djegies vëllimore është (7­8) x 106 kg/m2s.
Eksplozivet   në   ‘’Tranzitikë’’   sipas   ndarjes   komerciale   mund   të   jenë:  materie 
eksplozive, trupa eksploziv dhe trupa për ndezje (inicim).
Materiet   eksploduese   më   së   shpeshti   janë   nitroglicerina   dhe   përzierjet   e   saj, 
nitroceluloza dhe derivatet e saj, trinitrotoluoli dhe shumë materiale tjera eksploduese. 

Nga aspekti i përdorimit materiet eksploduese ndahen në:
­ barut ose eksplozive armësh,
­ eksplozive thyerëse
­ detonatorë ose eksplozive incizuese.
Baruti ose mbushjet eksplozive, koha e reaksionit kimik të djegiesë të të cilave është 
relativisht e ngadalshme thirren edhe eksplozive deflagrante.
Shpejtësia e djegiesë se barotit është më e vogël se 1000 m/s. Gjatë betonimit baroti i zi 
është   më   i   ngadalshëm,   ndërsa   dukshëm   me   i   shpejtë   është   baroti   i   nitrocelulozës, 
nitroglicerinit dhe baroti i përzier.
Baroti i zi është përzierje e pluhurit karbonik, nitratit të natriumit si burim oksigjeni 
dhe squfurit. Shpejtësia e detonimit të barotit i zi është 400 m/s, temperatura e eksplodimit 
2380 0C gjatë të cilës arrihet një presion prej 2810 bar.

Baroti nitroglukozës lajmërohet edhe me emrin baroti pa tym. Prodhohet nitroglukozes, 
duke u shkrirë në aceton, formimin e luspave dhe tretjes gjatë së cilës largohet acetoni. Ky barot 
përdoret për hedhjen e predhave nga armët e zjarrit. Pasi që shpejtësia e djegies është me e vogel se 
1000 m/s, nuk vie deritëpëlcitja e gëzhojës, por gazrat e formuara kanë kohë të e shtyjnë predhën 
nga tyta.
Eksplozivet  janë   lidhje   të   përzierjeve   të   ndryshme   të   cilat   përbejnë   grupe   atomike 
jostabile.
Koha e reaksionit kimiktëeksplozivet është shumë e shpejtë, p.sh.,tënitroglicerina 7450 
m/s, trinitrotoluoli 6700 m/s, nitroceluloza e zhelatinuar (eksplozivet plastike) 6350 m/s.
Tek eksplozivet për një moment krijohen sasi të mëdha të gazrave dhe grimcave të 
padjegura të cilat shkaktojnë presion p.sh .,tënitroglicerina 12240 bar, eksplozivi plastik 9616 
bar, trinitrotoluoli (TNT) 8080 bar, etj. Eksplozivet e ndjeshëm në lagështi dhe temperatura të 
rritura gjatë të cilave ‘’djersiten’’, që vie deritëlirimi i nitroglicerinës e cila në ‘’Tranzitikë’’ 
ashtu i liruar paraqet rrezik të madh.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 69
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Eksplozivet  inicuese  ose  detonatorët  janë   shumë   më   të   shpejtë   në   detonim,   çka 


paraqesin   rrezik   të   veçant   në   ‘’Tranzitikë’’.   Materialet   më   të   shpeshta   për   punimin   e 
detonatorëve janë acidi i plumbit (PbN6) acidi i jodit (JN3) fulminati i zhivës Hg(NC)2 etj.
Në ‘’Tranzitikën’’ e materialeve, veçanërisht kur ka të bëjë me materialet e rrezikshme, 
me ligj përcaktohen standardet teknike mbi masat e domosdoshme të mbrojtjes nga helmimi, 
zjarri dhe eksplodimi.
Mbrojtja nga zjarri është pjesë përbërëse e çdo vendi të punës posaçërisht atje ku ka të 
bëjë me materialet e rrezikshme.
Fikja e zjarreve është ndalja e procesit kimik të djegiesë së materialeve djegëse me 
oksigjenin nga ajëri ose oksigjeni gjegjësisht oksidantin të cilin materia e ka në përbërjen e vet. 
Siç   dihet   për   djegie   është   e   nevojshme   materia   djegëse,   oksidatori   (ajëri,   oksigjeni   si   dhe 
oksidanta tjerë), dhe sjellja e materiesë djegëse deritëtemperatura e ndezjes (nxehtësia). Për 
fikjen e zjarrit (flakës) është e nevojshme të eliminohet njëri nga tri kushtet e djegiesë. Prandaj 
zjarri mund të shuhet:
­ me zvogëlimin e materiesë djegëse nga zjarri,
­ me zvogëlimin e oksidatorit, oksigjeni, ajërit,
­ me uljen e temperaturës se materiesë djegëse nën temperaturën e ndezjes,
Zvogëlimi i materiesë djegëse nga zjarri nënkupton largimin e tyre nga vendi i zjarrit.
Zvogëlimi i ajërit në zjarr në të vërtetë paraqet fikjen me rërë, me oksid karboni, me 
shkumë, tetraklorkarbon dhe materie tjera.
Fikja e zjarrit me uljen e temperaturës është në realitet ulja e temperaturës së djegies 
nën temperaturën e ndezjes me ndihmën e ujit, shkumës dhe materieve të ngjashme.
Aparatet për shuarjen e zjarrit në praktikë ndahen:
­ aparati për fikje me ujë,
­ aparati për fikje me shkumë kimike,
­ aparati për fikje me CO2 dhe
­ aparati për fikje me pluhur.

Aparatet për fikje me ujë janë të dedikuara për fikjen e zjarreve të klasës A (druri, letra, 
tekstilit etj.)
Aparati   mbushet   me   9.51   ujë,   700gr.   Natriumbikarbonat   (NaHCO3)   dhe   një 
ampuletëacidit sulfurik (H2SO4).
Aparatet për fikje të zjarrit me shkuma kimike janë të parapara për fikjen e zjarreve të 
kategorisë B (benzinës, vajit, benzenit, eterit, laçeve etj).
Me këto aparate nuk fiken zjarret në instalimet elektrike (klasa E), zjarret e materieve të 
gazta (klasa C) dhe zjarret e metalevetëlehta (klasa D).

9.4. Paketimi, deponimi dhe shënjimi i materialeve të rrezikshme

Materialet   e   rrezikshme,   prej   vendit   të   prodhimit   deritëvendi  i   përdorimit,   duhet   të 


përgatiten   me   kujdes   për   transport   për   shkak   të   sigurisë   të   jetës   së   njerëzve   dhetëmirave 
materiale. Kjo përgatitje sigurohet me paketimin adekuat.
Paketimi i materialeve të rrezikshme në rend të parë varet nga gjendja dhe nga grupi 
gjegjësisht kategoria të cilës materiali i takon.
Sipas vetive fiziko­kimike materialet e rrezikshme ndahen ne:
­eksplozivet,
­materialet e ndezshme,
Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 70
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

­oksidantet,
­materialet e ndjeshme në lagështi me rrezik të ndezjes dhe eksplodimit,
­materialet e ndjeshme në thartira dhe avujt e tyre me rrezik të ndezjes dhe eksplodimit,
­materialet helmuese,
­materialet korroduese.

Materialet e çfarëdo kategorie duhet patjetër të paketohen në mënyrë të veçantë dhe 
është e dëshirueshme që edhe të deponohen në mënyre të veçantë.
Gazrat e rrezikshme të cilat shpesh hasen në ‘’Tranzitikë’’ janë gazrat e komprimuar në 
bombola (boca) të çelikta, në fuqi (bure) të çelikta dhe rezervuar të çeliktë.
Rezervuarët e çelikut mund të jenë të montuar edhe në mjete të transportit, në vagon etj.

Bombolat e rrezikshme të cilat janë të mbushura me gazra të rrezikshme gjithherë janë 
të ngjyrosur me ngjyrë të përhirtë, ndërsa maja e bombolës ngjyroset për çdo lloj gazi me 
ngjyrë   të   veçantë.   Kështu   p.sh   oksigjeni   shënohet   me   ngjyrë   të   kaltër,   hidrogjeni   me 
ngjyretëkuqe, klori me të gjelbër, acetileni me të bardhë, amoniaku me ngjyre të përhirtë të 
mbyllur, gazrat e ndezshëm   përveç acetilenit me ngjyrë të kuqe ndërsa të pandezshmit me 
ngjyrë të përhirtë të mbyllur.
  Cisternat me gaz të komprimuar duhet të shënohen me shirit të gjërësisë 30cm me 
ngjyrë të portokallit. Bombolat me gaz të komprimuar me më pak se 100 L ruhen në depot e 
hapura me kulme të lehta dhe të pa përforcuar, që përcaktohet përmes ligjit mbi transportin dhe 
vendosjen e lëngjeve dhe gazrave të rrezikshme.
Lëngjet e rrezikshme paketohen në bombola, bidona (kanta), rezervuar, fuçi, cisterna, të 
punuara prej materialeve të cilat duhet të jenë inerte dhe stabile ndaj lëngut qe deponohet në te.
Materialet për ambalazhim janë masat plastike, metalet dhe qelqi. Zgjedhja e materialit 
ambalazhues varet nga vetitë e materialet të rrezikshëm. Materialet e rrezikshme të ndjeshme 
me oksigjenin e ajërit ruhen të mbyllura në atmosferën e gazrave inerte siç është azoti ose p.sh 
oksidi i karbonit. Lëngjet e rrezikshme të paketuara në qelq duhet të paketohen shtesë me anë 
të jastëkëve,   në mënyrë që nëse vie deritëthyerja e ambalazhit, jastëkët të mund të thithin 
lëngun e derdhur.
Për helmet shfrytëzohen ambalazhe e ndryshme por vetëm origjinale nga prodhuesi, e 
cila   duhet   të   siguroj     mbrojtje   100%   nga   derdhja   dhe   avullimi   i   materieve   prej   vendit   të 
prodhimit deritëvendi i përdorimit.
Në   pjesën   e   jashtme   të   ambalazhit,   në   deklaratën   e   prodhuesit,   duhet   të   shënohet 
mbishkrimi ‘’Helëm’’, me shenjën e njohur të kafkës së njeriut të vdekur.
Për materien toksike vihet vetëm mbishkrimi ‘’Helëm’’. Kur kemi të bëjmë me helmet 
më pak të rrezikshëm të grupit IV, në ambalazhe duhet të shënohet mbishkrimi ‘’Kujdes’’.
Përveç   kësaj,   materiet   toksike   duhet   të   shënohen   me   tiketa   ngjitëse   të   ngjyrave   të 
ndryshme përmes të cilave mund të dihet se cilit grup i takon materia helmuese, si në tabelën 
nr.63. 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 71
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Tabela 63. Ngjyrat e obligueshme për shenimin e substancave helmuese

Grupi i materialeve helmuese                                Ngjyra e tiketës

                baza            Shenja

           Grupi I               e zezë            e bardhë


           Grupi II               e bardhë            e kuqe
           Grui III               e verdhë            e zezë
           Grupi IV               e bardhë             e kalër

Gjatë paketimit të materialeve të ndjeshme në thartira dhe avuj të tyre duhet të kihet 
parasysh edhe rezistenca e materialit ambalazhues në ato thartira. Rezistencë më të madhe ndaj 
thartirave ka qelqi (përveç ndaj acidit klorhidrik), mandej plastika e cila përdoret gjithnjë e më 
tepër.
Deponimi   i   materialeve   të   rrezikshme   në   të   shumtën   e   rasteve   është   rregulluar   me 
standard   ndërkombëtare   dhe   nacionale.   Saktësisht   janë   përcaktuar   metodat   e   marrjes, 
manipulimit, renditjes dhe ruajtjes, si dhe dorëzimit të materialeve të rrezikshme.
Sipas llojit të materialeve të rrezikshme depot mund të ndahen në:
­ depot speciale për materiale të rrezikshme,
­ depot për lëngje të rrezikshme,
­depot për kemikalje,
­depot për gazra.

Sipas   standardeve   ndërkombëtare   dhe   kombëtare   nuk   lejohet   grumbullimi   i   madh   i 


materialeve të rrezikshme në një vend dhe në një depo. Sipas atyre rregullave janë përcaktuar 
sasitë maksimale të materialeve të rrezikshme që mund të ruhen në një depo.

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 72
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

10.0. Materialet që prishen lehtë në komunikacion

10.1 Bazat e qarkullimittëmaterialeve qe prishen lehtë

Siç dihet, nëse gjatë kohës së ‘’Tranzitikës’’ vie deritëndryshimet në materiale, thuhet 
në të shumtën e rasteve, që është zvogëluar shkalla e cilësisë (kualitetit).
Me ketë zvogëlohet edhe vlera përdoruese e materialit.
Gjithashtu,     dihet   që   gjatë   deponimit   dhe   transportit   prishjen   mund   ta   shkaktojnë 
mikroorganizmat   dhe   prodhimet   e   tyre,   enzimet,   reaksionet   interkimike   të   komponenteve 
përbërëse të prodhimit dhe ambalazhit, insektet, brejtësit, ndotja e prodhimit me materiet që 
vijnë në kontakt gjatë transportit dhe deponimit, ndryshimet në prodhim të shkaktuara nga 
tharja, ngrirja, veprimi i forcave etj.
Gjatë procesit teknologjik të natyrës transportuese, materialet që prishen më së shumti 
janë artikujt që nuk janë të konservuara për afat të gjatë, mandej prodhimet kimiko­organike, 
disa   prodhime   të   industrisë   së   tekstilit   dhe   lëkurës,   mandej   prodhimet   e   pambrojtura   të 
industrisë metalike. Kushtet e transportit janë të limituara dhe definuar sipas vetivetëmaterialit 
dhe mjeteve të ‘’Tranzitikës’’.
Sipas gjendjes termike prodhimet që prishen lehtë mund të jenë:
­  prodhimet e freskëta në momentin e fazës përfundimtare pas paketimit (prodhimet e 
freskëta ushqimore janë të gjitha prodhimet që pas prodhimit gjenden në temperaturë më të 
lartë se temperaturë e ngrirjes së tyre),
­   prodhimet   e   ftohura   konsiderohen   që   prishen   lehtë   kur   janë   të   ftohura   afër 
temperaturës së ngrirjes,
­ prodhimet e ngrira janë ato të cilat mbahen në temperaturë prej ­8 0C deri në ­18 0C,
­   prodhimet   me   ngrirje   të   thellë   janë   prodhimet   që   prishen   lehtë   nëse   ruhen   dhe 
transportohen në temperature më të vogël se ­18 oC.

Për materialet që prishen lehtë, regjimi i temperaturës së deponimit vlenë edhe për 
mjetet transportuese të cilat e përbejnë të ashtuquajturin zinxhirin e pandërprerë të ftohjes pa 
marrë parasysh  se a është fjala për transport rrugorë, hekurudhorë, ajëror apo detar.
Prodhimi artificial i ftohjes është realizuar tek në vitin 1755, pas vështrimit të kimistit 
Wiliam Cullenea (1710­1790) që me avullimin e eterit zvogëlohet temperatura.
Karl Linde (1842­1934) në vitin 1895 patentoi kompresorin me amoniak si mjet ftohës i 
cili edhe sot ende përdoret në formë të modifikuar, për ftohjen e artikujve që prishen lehtë gjate 
deponimit dhe transportit.
Në SHBA veç 50 vjet përdoret ftohja me CO2, që njihet me emrin ‘’akulli i thatë’’ për 
ftohjen e prodhimeve që prishen lehtë. Në disa vjetët e fundit është bërë një zhvillim i hovshëm i 
ftohjes me CO2.
Sot  në   botë,  ekziston  një   përvojë   e  madhe   në  shfrytëzimin  e  kontejnerëve,  anijeve, 
kamionave me ftohje vetanake nëpërmjet diesel motorëve, energji elektrike, me akull të ujit dhe 
veçanërisht me ‘’akull të thatë’’.
Temperaturat në  0C, gjatë ‘’transportit të ftohtë’’të disa prodhimeve të ngrira dhe me 
ngrirje të thellë janë dhënë në tabelen 67. 

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 73
Dr.sc. Nexhat Qehaja......................................Teknologjia e materialeve - II

Tabela 67. Temperaturar  në 0C gjatë “transporit të ftohët”

Lloji   i   sendeve  GJERAT USHQIMORE TE NGRIRA


ushqimore
TL TR TP
Mishi 4 ­10 ­8
Organet e brëndshme 4 ­12 ­10
Shpezët dhe egërsirat 4 ­12 ­12
Gjalpi dhe undyrërat ­ ­10 ­
GJERAT USHQIMORA ME NGRIRJE TE THELLE

Mishi   dhe   organet   e  4 ­18


brëndshme
Shpezët 4 ­18 ­15
Peshqit e të ngjajshëm 4 ­18 ­15
Vezët 4 ­18 ­15
Pemët dhe perimet 4 ­18 ­15
Lëngjet e pemëve dhe  3 ­20 ­15
koncentratet e tyre
Peshqit e yndyrshëm 3 ­20 ­17
Gjellërat e gatshme 3 ­18 ­17
Akulloret 2 ­20 ­18

Në ‘’transportin e ftohtë’’ të prodhimeve të ngrira deri në momentin e ngarkimit është 
paraparë   temperatura   në   komorat   ftohëse   stacionuese   ­18  oC   ose   edhe   më   e   vogël.   Gjatë 
ngarkimit     dhe   shkarkimit,   temperatura   e   ambientit   në   mjetin   transportues     nuk   guxon   të 
ndryshoj  më shumë se vlera e temperaturës së lejuar TL nga temperatura e rekomanduar TR, 
në mënyrë që temperatura gjithëmonë të jetë në kufijt e temperaturës së pranueshme TP.
Kohëgjatja   e   ‘’transportit   të   ftohtë’’  të   materialeve   që   prishen   lehtë   sipas 
rekomandimeve të Interfrig­ut (Institutit ndërkombëtare të ftohjes, Paris – IIF) llogaritet koha 
prej përfundimit të ngarkimit të mjetit transportues deri te fillimi i shkarkimit. Sipas Interfrig­
ut ekzistojnë tabelat me temperaturat e rekomanduara për një numër të madh prodhimes

Dispencë për student ..............................e pa recensuar...................................Page 74

You might also like