You are on page 1of 3

AGROCON ALBANIA

L32406024O

16/03/2020

Drejtuar: Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier


Drejtoria e kontrollit Tatimor
Lenda: Observacion mbi projekt-kontrollin tatimor

Të nderuar,
Nga ana juaj është kryer kontrolli tatimor në zbatim të njoftimit Nr. 20003/1 datë 17/01/2020 sipas kërkesës
për rimbursim nr. 22097 datë 10/12/2019 të bërë nga shoqëria dhe dërguar në DRT Fier me nr. 22097/2
datë 26/12/2019.
Në përfundim të kontrollit Shoqërisëiështë dërguar projekt-raport kontrolli nëpërmjet të cilit në bazë të ligjit
nr. 9920 datë 19/05/2008 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, neni 83 pika 4, Shoqëria ka
të drejtë të kundërshtojë rezultatet e kontrollit tatimor. Përsa më sipër po ju bëjmë me dije kundërshtimet
tona si më poshtë:
Ne faqen 25 të raportit të kontrollit, është bërë analiza e lëvizjes së materialeve. Sipas kontrollit pretendohet
se për artikujt “fare domate, fare qepe, fidanë cyberia, fidanë domate” duke qenë se nuk ka prodhim apo
shitje të produkteve si dhe duke qenë se nuk është bërë njoftim për dalje nga përdorimi të këtyre artikujve,
kontrolli i konsideron këto mungesa si shitje pa faturë duke bërë rivlerësim të të ardhurave.
Gjithashtu në faqen 23 të projekt kontrollit, është cilësuar se shitjet janë kryer me faturë të rregullt tatimore
të regjistruara në librat e shitjes dhe se faturat përmbajnë të gjithë elementët e një fature tatimore. Përsa më
sipër kontrolli pretendon se janë kontrolluar faturat fizike tatimore.
Përsa i takon artikullit farë qepe, edhe kontrollit i është bërë me dije se për këtë artikull nuk është arritur te
ketë prodhim. Duke qene se artikulli është futur në prodhim (mbjelle) dhe nuk ka pasur prodhim( nuk ka
mbire fara), atëherë nuk jemi në kushtet e zbatimit tënenit 58 të udhëzimit nr. 6 datë 30/01/2015“ Për
tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i cili citon se kjo procedurë kryhet në rastet kur
për arsye të ndryshme një pjesë e mallrave janë të papërdorshme apo të skaduar. Pra, duke qenë se nuk ka
pasur prodhim, nuk ka dhe mallra për tu nxjerrë nga përdorimi.

• Përsa me sipër, në gjykimin tonë, rivlerësimi i shitjeve të përjashtuara është tërësisht i pa bazuar
dhe i pa argumentuar ne dokumentacion dhe ligj.

Ju sqarojmë proceset e kryera nga shoqëria Agrocon ne aktivitetin lidhur me farat dhe prodhimin.
Shoqëria ble farat dhe fidanët dhe i përdor për te prodhuar domatet , trangul qepe etj. produktin
përfundimtar e shet me TVSH në vend ose e eksporton jashtë vendit. Në aktin e kontrollit nga
inspektori farat dhe fidanët janë trajtuar si inventar i munguar dhe i është shtuar dhe kosto e punës
dhe e prodhimit dhe me pas janë shitur përsëri si fara dhe fidanë te prodhuar. Kur ne fakt shoqëria
nuk ka për objekt prodhimin e fidanëve dhe farave. Shoqëria Agrocon farat dhe fidanët i ka futur
ne prodhim sipas flete daljeve te dokumentuar për prodhimin dhe për këtë prodhim ka pasur ato
kosto te cilat i ka evidentuar ne librat e saj kontabël si puntori,plehrime,punime toke etj.
Ne moment te kontrollit tatimor, inventari i konsideruar si i shitur pa fature eshte ne proces
prodhimi, pra prodhimi nuk eshte vjele ende.
Shoqëria Agrocon nuk ka kryer ne asnje rast shitje pa fature te farave dhe fidaneve por ka shitur
produktin e marre me fature te rregullt te konstatuar dhe nga vete inspektori i DRT Fier. Gjitahshtu
theksojme se shoqeria nuk ka pasur diferenca inventari per produktet e rivleresuar fidane , fara etj.

Në faqen 16 të raport kontrollit, është bërë trajtimi i zbritjes sëTVSH-së për blerjen e gazoilit. Nga ana e
kontrollit është marrë për bazë norma 3% e zbritshmërisë për këto furnizime. Kjo normë kreditimi sipas
nenit 55 të udhëzimit nr. 6 për TVSH-në, përdoret për subjektet me veprimtari në fushën e tregëtisë. Sikurse
dhe ju e dini, Shoqëria kryen prodhim te produkteve bujqësore dhe për përmbushjen e këtij qëllimi gjatë
procesit të prodhimit përdoren mjete të rënda si traktorë, zetorë etj.

• Përsa më sipër kërkojmë që të bëni një riklasifikim të normës së kreditimit të gazoilit duke qenë se
Shoqëria ka për objekt prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore.
Në faqen 16 të raport kontrollit, është bërë trajtimi i zbritjes sëTVSH-se për blerjen e shërbimeve të
konsulencës. Më poshtëështë trajtimi tatimor që ka bërë Inspektori i kontrollit:
- Nga kontrolli rezultoi se tatimpaguesi ka blerje të shumta shërbimesh. Shërbime konsulencëështë në
vlerën pa TVSH 2,997,384 Lekë. Nga analiza e bërë rezulton se tatimpaguesi ka nivel të ulët të të
ardhurave nga shitja dhe aktiviteti është prodhim i ulët si dhe blerje nga fermerë. Tatimpaguesi i
kontrolluar për aktivitetin e deklaruar i ka të gjithë punonjësit e punësuar në listëpagesë për këtë arsye
blerja shërbime konsulencë në vlerën pa TVSH 2,997,384 Lekë konsiderohet jo në shërbim të
aktivitetit. Për këtë në bazë të Nenit 69 të Ligjit 92/2014 Për TVSH-në tatimpaguesit i lindin detyrime
si më poshtë: Detyrim për TVSH-në 599,476 Lekë.
Inspektori tatimor pa marrë në shqyrtim llojin e shërbimit të blerë dhe në kundërshtim të plotë me ligjin
duke arsyetuar në menyrë absurde ne lidhje me punonjësit të regjistruar ne listëpagesë dhe gjithashtu në
mënyrë të pakuptimtë lidh nivelin e prodhimit me nivelin e blerjeve te shërbimeve. Të dy këto argumente
nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis blerjeve të shërbimeve të
konsulencës dhe punonjësve të shoqërisë dhe nivelit të prodhimit. Prodhimi bujqësor varet nga shumë
parametra, disa në kontrollin e shoqërisë dhe disa jo.
Shoqëria AGROCON ka një kontratë shërbimi konsulencë me Shoqërinë CONVERSE MANAGEMENT
CONSULTING, një shoqëri e specializuar në fushën e bujqësisë e cila i ofron shërbime konsulencë dhe
administrimi Shoqërisë AGROCON. Këto shërbime janë tërësisht në fushën e aktivitetit që kryen Shoqëria
AGROCON dhe për rrjedhojë TVSH-ja e këtyre blerjeve është e zbritshme. Argumentimi nga ana e
inspektorit që këto shërbime nuk i përkasin aktivitetit janë të pabazuara. AGROCON i ka lindur e drejta e
zbritjes së TVSH-së në kuadër te nenit 69 të ligjit Nr. 92/2014 si më poshtë.
Neni 69 Zbritja e TVSH-së:
1. Personi i tatueshëm gëzon të drejtën që të zbresë nga TVSH-ja e llogaritur për transaksionet e
tatueshme shumat e mëposhtme të TVSH-së, në masën që furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të
marra përdoren nga personi i tatueshëm në funksion të këtyre transaksioneve të tatueshme:
a. TVSH-në e paguar apo për t’u paguar në Republikën e Shqipërisë për furnizimet e mallrave
dhe shërbimeve që i janë furnizuar ose do t’i furnizohen këtij nga ana e një tjetër personi
të tatueshëm;
b. TVSH-në për t’u paguar për veprimet e përngjashme me shitjet e mallrave dhe me kryerjen
e shërbimeve, në përputhje me shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 2, të nenit 9, dhe të shkronjës
“c”, të pikës 2, të nenit 12, të këtij ligji.
c. TVSH-në e paguar për mallrat e importuara në Shqipëri.
2. Për pasurinë e paluajtshme, e cila bën pjesë në pasurinë e biznesit të personit të tatueshëm dhe që
përdoret njëkohësisht si për qëllime të veprimtarisë së tij ekonomike, edhe për qëllime të tjera të
ndryshme nga ato të veprimtarisë ekonomike, TVSH-ja mbi furnizimet e marra, të lidhura direkt
me këtë pasuri është e zbritshme në proporcion me përdorimin e kësaj pasurie për qëllime të
veprimtarisë ekonomike të personit të tatueshëm. 3.TVSH-ja e furnizimeve të marra të mallrave të
tjera, të ndryshme nga ato në pikën 2, të këtij neni, dhe që janë pjesë e pasurisë së biznesit, është e
zbritshme në proporcion me përdorimin e kësaj pasurie për qëllime të veprimtarisë ekonomike të
personit të tatueshëm.
Duke shpresuar se gjykimi ynë do te merret parasysh nga ana juaj, kërkojmë rishikimin e projekt - raport
kontrollit

_______________________________

You might also like