You are on page 1of 3

OSHO - MBI TE ANDEJSHMEN

Në intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit të ardhshëm, jemi pa ndjenja. Trup nuk
ka, andaj çfarëdo që të eksperimentosh në këtë dimension është e ngjashme me
ëndrrën. Duket sikur ëndërron. Kur ëndërrojmë assesi nuk dyshojmë në realitet.
Kjo është mjaft interesante: dyshojmë më vonë, por kurrsesi gjatë ëndërrimit.
Ëndrra na duket e vërtet. Edhe dyshimi më i vogël e thyen ëndrrën më të thellë!
Për këtë ëndrra na duket më reale se vet realiteti.

Gjatë qëndrimit tim në Varanasi (Benares), më vizitoi një profesor nga


Universiteti hindu. Ai më pyeti: “A besoni në ferr?” I thashë: “Nuk ka nevojë të
besoj në ferr, sepse ferri ekziston. Besimi është i nevojshëm atëherë kur diçka
nuk e shohim se ekziston. Ferri është këtu, deri në atë masë prezent sa nuk ka
fare nevojë që të besohet në të”.
“Ku ndodhet ferr?” -pyeti profesori.
“Ju jetoni në të. Jeni lindur në të, frymoni në të, do të vdisni në të - nëse nuk
ndërmerrni diçka që të dilni nga ai”.
Njeriu e harron ferrin ngase është i lindur në të. Ai jeton në ferr, siç jeton peshku
në oqean. Peshku për këtë nuk është i vetëdijshëm përveç nëse rastësisht do të
nxirrej jashtë oqeanit. Vetëm atëherë kupton se tërë kohën ka jetuar në oqean.
Pa përjetuar diçka nga parajsa, ju kurrë nuk do të kuptoni se jetoni në të, ju jeni
krijuesit e tij; ju jetoni në botën të cilën vet e krijoni. Vendi i vetëm ku mund të
jetoni është vendi të cilin ju vet ia keni përshtatur vetes. Ajo që keni krijuar rreth
vetes duhet të ekzistojë së pari në qendër të qenies suaj, vetëm atëherë ajo
mund të zgjerohet në rrethinë.
Në intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit të ardhshëm, jemi pa ndjenja. Trup nuk
ka, andaj çfarëdo që të eksperimentosh në këtë dimension është e ngjashme me
ëndrrën. Duket sikur ëndërron. Kur ëndërrojmë assesi nuk dyshojmë në realitet.
Kjo është mjaft interesante: dyshojmë më vonë, por kurrsesi gjatë ëndërrimit.
Ëndrra na duket e vërtet. Edhe dyshimi më i vogël e thyen ëndrrën më të thellë!
Për këtë ëndrra na duket më reale se vet realiteti. Realiteti gjithmonë lë pas vete
një dromcë dyshimi. Shembull: në ëndërr e sheh njeriun duke u shndërruar në
qen. Në asnjë moment nuk dyshon: “Si është e mundur kjo?!” Ajo ka ndodhur
dhe duhet të jetë e mundur. Me të zgjuar do të mendosh: “Çfarë absurdi!”
Befasisht shoku yt i ngushtë, e drejton revolen në ty. Në mendjen tënde as për
një çast nuk hamendesh: “Pse ma bënë këtë shoku?”...
Në intervalin mes vdekjes dhe lindjes frymojnë dy lloje shpirtrash. Njëri lloj -
shpirti i mallkuar. Këtij shpirti është vështirë t’i gjendet barku, në të cilin do të
mund të lind. Këta shpirtra janë quajtur shpirtra të këqij. Lloji i dytë i përfshin
shpirtrat e mirë. Këta janë quajtur Deva (hyjnor). Edhe për këta shpirtra është
vështirë të gjendet ndonjë bark nëne.
Në mes këtyre dy ekstremeve ndodhen të gjithë shpirtrat që nuk ndryshojnë
shumë njëri nga tjetri, përveç në variacione karakteristikash, personalitetesh dhe
qëndrimesh mentale. Përgjithësisht i takojnë llojit të njëjtë, vetëm se përvojat u
ndryshojnë.
Më parë kam thënë se pasi të zgjoheni, do të arrini t’i kujtoni ëndrrat në
maksimum deri në një orë. Po në këtë mënyrë pas lindjes së sërishme, në gjashtë
muajt e parë, personit i kujtohet gati gjithçka. Me kalimin e kohës, kujtesa humb.
Personi me imagjinatë të zhvilluar apo sensibilitet të madh, ndoshta do të mbaj
mend më gjatë, por vetëm nëse ka ushtruar dha ka tejkaluar vetëdijen në jetën e
tij të kaluar. Atëherë do të jetë në gjendje të mbaj mend më gjatë.
Muajt e fundit të jetës duhet t’i kushtohen Sadhanu-së, ushtrimeve shpirtërore.
Mirëpo, kjo përgatitje nuk mund të të jepet në momentin e vdekjes. Kjo duhet
ushtruar! Vetëm personi që është përgatitur në gjashtë muajt që pasojnë
vdekjen, mund të jetë i ushtruar në gjashtë muajt e parë, pas lindjes. Në jetën
time kam takuar miliona njerëz, por asnjëri prej tyre nuk më ka pyetur se
ç’ndodh para lindjes - me mijëra më kanë pyetur: Çka pas vdekjes?
Gjithmonë kam menduar pse njerëzit lindjen a kanë pranuar pa bërë asnjë
pyetje? Pse edhe vdekja nuk është pranuar në mënyrë të njëjtë? M’u kujtua...
Mulla Nasradini lajmërohet në një shpallje për punësim në anije. Njëri prej
anëtarëve të komisionit i parashtron pyetjen: “Nëse deti është i trazuar, era
shtrëngatë, ç’do të bëje ti për ta shpëtuar anijen?”
“Kjo nuk është problem. Do ta hidhja spirancën për ta mbajtur drejtpeshimin e
anijes!” -përgjigjet Nasradini.
I njëjti vazhdon: “Supozojmë se vjen edhe një valë e madhe sa bjeshka?”
Nasradini ia kthen: “Asgjë - edhe një spirancë!”
“Paramendojeni një tajfun të fortë?!” - këmbëngulë komisioni.
“Asgjë, prapë edhe një spirancë!” -thotë Nasradini.
Në fund ata të komisionit nuk durohen: “E ku do t’i marrësh tërë ato spiranca?!”
Nasradini ua kthen: “Nga i njëjti vend ku i morët edhe ju të gjitha ato valë e
tajfune. Ju shkoni e merrni tuajat e më pas unë do t’ju sjell spiranca e spiranca”.

OSHO “Dimensionet e së andejshmes”

You might also like