You are on page 1of 2

Pergjigje

1. Me cfar qëllimi u krijua OKB?


 Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), është themeluar pas
Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis
shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.

2. Cilët janë qëllimet kryesore të Këshillit Evropian?


 Karakteristika unike e BE-së është se, krahas sovranitetit dhe
pavarësisë të të gjitha këtyre vendeve, ato kanë bashkuar një pjesë të
‘sovranitetit’ të tyre, në mënyrë që të fitojnë fuqinë dhe përfitimet e
madhësisë. Bashkimi i sovranitetit, në praksë do të thotë se shtetet
anëtare delegojnë një pjesë të kompetencave të tyre vendim-
marrëse në institucionet e tyre të përbashkëta që ata kanë krijuar, në
mënyrë që vendimet për çështje specifike me interes të përbashkët,
mund të bëhen në mënyrë demokratike në nivel evropian. Kështu,
BE-ja qëndron diku mes sistemit të plotë federal si ai i Shteteve të
Bashkuara dhe sistemit të lirshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar si
ai i Kombeve të Bashkuara.

3. Kur u formua Bashkësia ekonomike evropiane dhe cilat janë organet e saj?
 Bashkësia Ekonomike Evropiane, ishte një organizatë rajonale që
synonte të krijonte integrimin ekonomik midis vendeve të saj
anëtare. Ajo u krijua nga Traktati i Romës i vitit 1957.
Qëllimi fillestar i Komunitetit ishte të krijonte një integrim ekonomik,
duke përfshirë një treg të përbashkët dhe bashkim doganor, midis
gjashtë anëtarëve të tij themelues: Belgjika, Franca, Italia,
Luksemburgu, Holanda dhe Gjermania Perëndimore. Ai përfshiu një
grup të përbashkët institucionesh së bashku me Komunitetin
Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) dhe Komunitetin Evropian të
Energjisë Atomike (EURATOM) si një nga Komunitetet Evropiane në
bazë të Traktatit të Bashkimit të vitit 1965 (Traktati i Brukselit

4. Trego arsyen e mbajtjes se Konferencës për siguri dhe bashkëpunim


evropian?
 Zanafilla e OSBEsë daton në fillimin e viteve 1970, me Aktin Final të
Helsinkit (1975) dhe krijimin e Konferencës për Siguri dhe
Bashkëpunim në Evropë (KSBE), e cila shërbeu gjatë Luftës së Ftohtë
si një forum i rëndësishëm shumëpalësh për dialog dhe negocim
ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

You might also like