You are on page 1of 4

PYETJE-PERGJIGJE

1. Cilat kanë qenë arsyet për Luftën e Parë Botërore?

 Shkas për fi llimin e Luftës së Parë Botërore ka qenë atentati mbi


trashëguesin e fronit të Austro-Hungarisë Franc Ferdinandi, në Sarajevë
më 28 qershor të vitit 1914. Atentatin e ka kryer Gavrillo Principi, anëtar
i organizatës revolucionare të fshehtë Bosnja e Re. AustroHungaria, e ka
akuzuar Serbinë se e ka organizuar atentatin, dhe ka dërguar ultimatum
me kërkesa të papranueshme. AustroHungaria, me përkrahjen e
Gjermanisë i ka shpallur luftë Serbisë më 28 korrik të vitit 1914.

2. Pse ka kaluar Italia ne Antante?

 Pas fi llimit të luftës, të dy blloqet janë përpjekur që t’i përfi tojnë


shtetet neutrale në anën e vet. Antanta, ka arritur që ta përfi tojë Italinë
- e cila ka qenë anëtare e Aleancës Trepalëshe, duke ia premtuar vendet
nëpër bregdetin Adriatik. Kështu, në muajin maj të vitit 1915, Italia, i ka
shpallur luftë aleates së saj të mëparshme Austro-Hungarisë.

3. Cilat kanë qenë antagonizmat ndërmjet dy luftërave botërore?

 Me zgjidhjet e konferencës paqësore të Versajës, jo vetëm që nuk janë


zgjidhur kundërthëniet prej para luftës, por janë krijuar edhe të reja.
Kështu, janë thelluar antagonizmat ndërmjet të mundurve ose shteteve
revizioniste (Gjermania, Bullgaria, Hungaria, Austria dhe Turqia) dhe fi
timtarëve ose shteteve antirevizioniste (Anglia, Franca dhe aleatët e
tyre).
4. Në cilën mënyrë SHBA kanë dalë nga kriza e madhe ekonomike?

 Rrugët për dalje nga kriza kanë qenë të ndryshme. Me fi toren në


zgjedhjet presidenciale në SHBA, Frenklin Ruzvellt ka përpiluar program
të njohur me emrin Nju Dill (Kurs i Ri). Për ta zvogëluar papunësinë,
shteti ka organizuar punë publike - ndërtim të kanaleve, të rrugëve, të
hidrocentraleve etj. Janë miratuar ligje sociale, sindikatat kanë fi tuar të
drejta më të mëdha, ndërsa mëditjet e punëtorëve janë rritur.

5. Pse ka shpërthyer lufta civile në Rusi?

 Ithtarët e regjimit të vjetër dhe shtetet e mëdha kapitaliste nuk kanë


mundur të pajtohen me pushtetin e ri sovjetik. Prandaj, me përkrahje të
shteteve perëndimore është formuar e a.q. Garda e Bardhë në krye me
Denikin, Judeniç dhe Kollçak, e cila verën e vitit 1919 e ka fi lluar me
Luftën e përgjakshme civile.

6. Cilat kanë qenë pasojat e sundimit të Stalinit për BRSS dhe më gjerë?

 Si pasojë e kësaj politike, janë paraqitur deformime, kufi zime të


demokracisë, paraqitje e burokracisë dhe e kultit në person. Të gjithë
kundërshtarët politikë kanë qenë nën represion dhe të dërguar në
llogoret siberiane (gullazë). Revolucioni i Tetorit ka pasur ndikim të
madh në botë. Në Gjermani dhe në Hungari kanë shpërthyer
revolucione proletare të cilat janë shuar shpejt. Në vitin 1918 në Moskë
është formuar Internacionalja e tretë (komuniste) -Kominterna, me
qëllim që ta udhëheqë lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe ta
realizojë idenë për revolucionin proletar botëror. Në vitin 1939, Stalini
ka lidhur pakt për mos atakim me Hitlerin. Në këtë mënyrë, BRSS ka
dashur ta evitojë luftën me Gjermaninë, e cila ka qenë gjithnjë më e
sigurt.

7. Cilat kanë qenë arsyet për paraqitjen e fashizmit? Në cilat vende është
paraqitur fashizmi?

 Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë botërore, në disa vende


evropiane dhe në botë ka fi lluar periudhë e ashpërsimit të
marrëdhënieve ekonomike, politike dhe shoqërore. Në kushte të atilla,
borgjezia revolucionare duke u frikësuar nga ndryshimet revolucionare,
a që t’i ruajë interesat e veta ekonomike dhe politike, e ka braktisur
demokracinë dhe parlamentarizmin dhe e ka pranuar fashizmin, si llojin
më të vrazhdë të totalitarizmit. Fashizmi, në fi llim është paraqitur në
Itali e mandej edhe në vendet tjera si për shembull Austri, Spanjë,
Portugali, Rumuni, Hungari kurse veçanërisht ka ardhur në shprehje në
Gjermani dhe në Japoni.

8. Sqaroni karakteristikat themelore të nazizmit në Gjermani.

 Karakteristikat kryesore të nazizmit kanë qenë: nacionalizmi,


antisemitizmi, racizmi, antikomunizmi dhe ekspansionizmi. Menjëherë
pas ardhjes në pushtet të nazistëve në Gjermani, antisemitizmi është
bërë politikë shtetërore ofi ciale. Në vitin 1935, janë miratuar të a.q.
Ligjet e Nurembergut me të cilat hebrenjtë në Gjermani janë
diskriminuar dhe nuk kanë qenë të barabartë para ligjit. Hebrenjtë janë
shpallur për armiq të popullit gjerman ndërsa sinagogat e tyre, dyqanet
dhe varrezat janë shkatërruar. Karakteristikë tjetër e nazizmit ka qenë
racizmi. Sipas teorisë raciste, është provuar se raca gjermane është
superiore dhe se ajo duhet të sundojë me botën, dhe se gjoja racat
inferiore siç janë hebrenjtë, sllavët, romët, të likuidohen ose të
shndërrohen në robër
9. Si ka qenë pozita politike e Mbretërisë së SKS (Jugosllavisë)?

 Deri në vitin 1929, shteti ka qenë monarki parlamentare me rol të madh


të mbretit në pushtetin ligjvënës. Në zgjedhjet e para parlamentare në
vitin 1920, më së shumti vota kanë fi tuar Partia Demokratike Jugosllave,
Partia Radikale Popullore dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë.

10. Si ka qenë gjendja politike në Shqipëri ndërmjet dy luftërave botërore?

 Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, Shqipëria ka përjetuar


jostabilitet të madh politik. Në jetën politike ka ekzistuar rivaliteti
ndërmjet Partisë Progresive dhe Popullore. Këto rrethana i ka
shfrytëzuar koloneli Ahmet Zogu dhe në vitin 1921 e ka ndërmarrë
pushtetin.

11. Sqaroni shkaqet për Luftën e Dytë Botërore.

 Arsyet për Luftën e Dytë Botërore kanë qenë antagonizmat ndërmjet


shteteve të zhvilluara kapitaliste. Ato kanë qenë të shkaktuara nga
zhvillimi i tyre i pabarabartë. Paraqitja dhe përforcimi i fashizmit i ka
ashpërsuar edhe më shumë ato kundërthënie, ndërsa dëshira e shteteve
fashiste-militariste për ndarjen e sërishme të botës, ka sjellë deri në
konfliktin e paevitueshëm me përmasa botërore.

12. Cilat vende i ka pushtuar Gjermania gjatë vitit 1940?

 Pas pushtimit të Polonisë, Gjermania ka vazhduar me pushtimin e


vendeve tjera evropiane. Në prill të vitit 1940 e ka sulmuar dhe e ka
okupuar Danimarkën, dhe mandej e ka sulmuar Norvegjinë.

You might also like