You are on page 1of 14

Sinapsat dhe neurotransmiterët

Hyrja

Organizmi i njeriut ka aftësinë e mbajtjes së homeostazës.Këtë e mundëson sistemi nervor


qendror dhe periferik,të cilët koordinojnë lëvizjen e muskujve,funksionet metabolike,kardio-
respiratore dhe ekskretuese.
Që të arrihet ky koordinim qelizat nervore duhet të komunikojnë në mes vete dhe me qelizat e
tjera.Ky proces ndodh falë sinapsave të cilat paraqesin vendtakim mes neuronit me neuron tjetër
apo neuronit me qeliza tjera qëllimore;si dhe neurotransmiterëve te cilët paraqesin molekula
kimike për bartjen e informacionit.
Sinapsat
Sinapsat paraqesin pikë takimi midis dy
neuroneve ose një neuroni dhe një qelize
tjetër qëllimore,si një qelize muskulore apo
gjëndrrore. Në sinapsë me ndihmën e
neurotransmiterëve ndodh përçimi i
impulsit nga neuroni pre-sinaptik (dërgues)
në neuronin post-sinaptik (pranues).

Sinapsat zakonisht gjenden në mes të pjesëve të skajshme të aksonit të neuronit dërgues dhe
trupit apo dendrideve të neuronit pranues.Një akson i vetëm mund të ketë disa degë,duke i
mundësuar neuronit të bëjë sinapsa me më shumë qeliza. Ngjashëm,një neuron i vetëm mund të
pranojë informata nga neuronë të ndryshëm dergues.

Llojet e sinapsave
Varësisht nga ajo se si përçohen impulset nëpër sinapsa,sinapsat i ndajmë në:
 Sinapsa kimike
 Sinapsa elektrike

Sinapsat kimike

Përçimi kimik përfshin lirimin e mesazherëve të


njohur si neurotransmiter. Neurotransmiterët bartin
informata nga neuroni pre-sinaptik në neuronin
post-sinaptik.
Brenda pjesës terminale të një neuroni dërgues ka
shume vezikula (fshikëza) sinaptike.Ato kanë
formë sferike dhe janë të mbushura me mulekula
neurotransmiterëve
neurotransmituese.Mes membranës pre-sinaptike të
neuronit dërgues dhe asaj post-sinaptike të qelizës
pranuese ndodhet një zbrazëtirë që njihet si
plasaritje sinaptike.
Neuroni në gjendje të qetësisë (në munges të impulsit)
ka gradient negativ të koncentrimit,që do të thotë se
jashta neuronit ka më shumë jone pozitive se sa
brenda,prandaj themi se membrana e neuronit është e
polarizuar.Kjo gjendje e gradientit negativ të kon-centrimit njihet si potencial membranor i
qetësisë. Gjatë potencialit membranor të qetësisë
kemi:
 Më shumë jone Na+ jashtë se sa brenda neuroni
 Më shumë jone K+ brenda se sa jashtë neuronit

Koncentrimi i këtyre joneve nuk është statik.Jonet


lëvizin brenda dhe jashtë neuronit nëpër kanalet
membranore gjatë tërë kohës duke tentuar ta
barazojnë koncentrimin e vet.Mirëpo,qeliza sidoqoftë e
mbanë gradientin negativ të koncentrimit (-40 deri - 90
milivolt).Si?

Qeliza e mbanë këtë gradient pasi në membranë ka


disa pompa proteinore të njohura si pompa natrium-
kalium të cilat pompojnë kalium brenda qelizes dhe
natrium jashtë.Për çdo dy jone kaliumit të pompuara
brenda,kjo pompë nxjerr jashtë tre jone të natriumit
dhe nga ky koncentrim jo i barabart i joneve si dhe nga
ekzistimi i disa proteinave negative në neuron,qeliza
nervore është e polarizuar.

Potenciali i aksionit

Kur një impuls nervorë (potencial i aksionit) arrinë


në pjesën terminale të aksonit të neuronit pre-
sinaptik,i aktivizon kanalet e kalciumit në
membranën e qelizës.Hapja e këtyre kanaleve
kushtëzohet nga voltazhi (një ndryshim potenciali
i shprehur në volt) që shkakton impulsi. Ca+2,i cili
është prezent në një koncentrim shumë më të madh jashtë sesa brenda neuronit,depërton
në neuron. Kalciumi i futur në neuron i mundëson vezikulave sinaptike të fuzionohen me
membranën e skajit te aksonit,duke liruar neurotransmiter në plasaritjen sinaptike.
Këto neurotransmiter lidhen për receptorët proteinor të qelizës post-sinaptike. Aktivizimi i
receptorëve con deri te hapja ose mbyllja e kanaleve të joneve në membranën e qelizës pranuese.
Nëse kemi hapje të kanaleve atëher trupi i qelizës depolarizohet për shkak të depërtimit të
joneve pozitive.Jonet pozitive (jonet e Na+) duke depërtuar në qelizë e zvogëlojnë polaritetin dhe
kur trupi bëhet aq pozitiv sa t'i hapë kanalet e natriumit në akson,ndodh dërgimi i potencialit te
aksionit.Kanalet e Natriumit hapen njëri pas tjetrit në aksonin e qelizës duke e depolarizuar
atë,pra duke e përçuar impulsin.

Ripolarizimi e sjell qelizën përsëri në potencialin e qetësisë.Kjo ndodh kur të mbarojë sinjali që
ka ardhur nga qeliza pre-sinaptike.Që të mbarojë ky sinjal,plasaritja sinaptike patjetër duhet të jetë
e pastruar nga neurotransmiterët.Ka disa mënyra se si ndoh ky proces.Neurotransmiteri mund të
zbërthehet nga enzimet,mund të thithet prap nga neuroni pre-sinaptik,ose mund te shpërndahet
dhe kështu të largohet nga plasaritja sinaptike.Pasi të largohet neurotransmiteri kanalet e
natriumit mbyllen,duke ndaluar hyrjen e mëtejshme të joneve pozitive në neuron.Në të njejtën
kohë,hapen kanalet e kaliumit.Pasi që ka më shumë kalium brenda se sa jashtë qelizës,kur të
hapen kanalet kaliumi kalon jashtë.Kjo do të thotë se qeliza humb jone pozitive dhe kthehet në
gjendjen e qetësisë.

Pas ripolarizimit vjen faza e hiperpolarizimit,e cila e bënë qelizën me negative se potenciali i vet
membranor i qetësisë.Pasi potenciali i aksionit të ketë kaluar,kanalet e kaliumit qëndrojnë hapur
pak më gjatë dhe kjo u mundëson joneve të kaliumit(jone pozitive) të dalin jashtë neuronit.Kjo do
të thotë se qeliza përkohësisht hiperpolarizohet,ose bëhet më negative se sa në gjendjen e
qetësisë.Pasi kanalet e kaliumit të mbyllen pompa natrium-kalium aktivizohet për ta rivendosur
gjendjen e qetësisë.

Depolarizimi
Sinapsat elektrike

Sinapsat elektrike,për dallim nga sinapsat


kimike,formojnë lidhje fizike direkte ne mes të
neuronit pre-sinaptik dhe post-sinaptik.Kjo lidhje ka
formën e kanaleve të quajtura hapsira lidhëse,të
cilat u mundësojnë joneve të lëvizin direkt nga një
qelizë në tjetrën.Këto sinapsa janë më të
shpejta,por më të rralla se ato kimike.

Neurotransmiterët
Shumica e sinapsave në organizmin tonë janë kimike,që do të thotë se informacioni bartet
nga molekulat kimike,të njohura si
neurotransmiter.
Neurotransmiterët janë bartës kimik të
mesazheve. Ato tajohen nga neuronet në
sinapsa, ashtu që të mund të “flasin” me qelizat
fqinje.Ketë mesazh qeliza fqinje e “dëgjon” me
anë te receptorëve proteinik.
Siç tham edhe më lart,neurotransmiterët janë të
akumuluar në vezikulat sinaptike,lirohen nga
pjesa terminale e aksonit gjatë potencialit të
aksionit dhe lidhen për receptorët e membranës
post-sinaptike të qelizës.
Neurotransmiterët mund të ndahen në dy grupe kryesore:
 molekula të vogla të neurotransmiterëve
 neuropeptide
Molekulat e vogla të neurotransmiterëve janë lloje të ndryshme të molekulave të
vogla organike.Këtu bëjnë pjesë:
o Neurotransmiterët amino-acid si glutamati,GABA (γ-aminobutyric acid) dhe
glicina.Siç mund ta kuptojmë nga emri,këto neurotransmiter janë të ndërtuar nga
amino-acidet.
o Aminet biogjene si dopamina,norepinefrina,epinefrina,serotonina dhe histamine.Këto
neurotransmiter kanë prejardhjen nga amino-acidet,të cilat për dallim nga amino-acidet
nuk e kanë grupin karboksil.Pra,ato formohen me dekarboksilimin e amino-acideve.

Dopamina Serotonina

o Neurotransmiterët purinergjik,si ATP dhe adenozina,të cilët jane nukleutide dhe


nukleozide.Keto neurotransmiter e kanë marrë emrin nga bazat purine,të cilat janë të
ndërtuara nga dy unaza të azotit.

Adenozina

o Acetilkolina nuk bën pjesë në asnjë kategori strukturale,por është neurotransmiteri


kryesorë në sinapsat neuromuskulare(ku neuroni lidhet me qelizën muskulore),si dhe
në shumë sinapsa tjera.

Acetilkolina
Neuropeptidet janë neurotransmiter të ndërtuar nga tre ose më shumë amino-acidet dhe
janë më të mëdha se molekulat e vogla të neurotransmiterëve.Ka neuropeptide të
ndryshme.Aty bëjnë pjesë endorfinet dhe enkefalinet,të cilat e inhibojnë
dhembjen;Substanca P,që bartë sinjalet e dhembjes;dhe Neuropeptidet Y,që stimulojnë të
nxisin të ngrënit dhe mund t’I ndalojnë konvulzionet

Enkefalina

Neurotransmiterët e deritanishëm mund të konsiderohen si neurotransmiter


"tradicional".Kohëve të fundit janë identifikuar neurotransmiter,të cilat nuk i ndjekin rregullat
e zakonshme.Ato janë quajtur si neurotransmiter "jo tradicional".

Këto neurotransmiter nuk gjenden në vezikulat sinaptike dhe mund të bartin mesazhe nga
neuroni post-sinaptik në atë pre-sinaptik.Gjithashtu,në vend që të reagojnë me receptorët e
membranës së qelizës qëllimore,këto neurotransmiter mund të veprojnë direkt me
molekulat brenda qelizës.Shembull për këto neurotransmiter janë: oksidi nitrik,monoksidi i
karbonit.

Efekti I neurotransmiterëve
Disa neurotransmiter kanë efekt nxitës,të cilët e bëjnë neuronin qëllimor të aftë për ta
përçuar impulsin.Të tjerët neurotransmiter kanë efekt inhibues duke i’a bërë të pamundur
neuronit qëllomor për ta përçuar impulsin.P.sh:
 Glutamati është neurotransmiteri kryesor nxitës në sistemin nervor qendror.
 GABA është neurotransmiteri kryesor inhibues në sistemin nervor qendror.
 Glicina është neurotransmiteri kryesor inhibues në palcën kurrizore.
Sidoqoftë,nuk ekziston një kufi I prerë midis këtyre effekteve në bazë të të cilëve I
klasifikuam neurotransmiterët si nxitës dhe inhibues.Një neurotransmiter,ndonjëherë mund
të ketë edhe efekt nxitës edhe inhibues varësisht nga rasti.Si mund të ndodh kjo?
Ekziston vetëm një lloj I receptorëve për secilin neurotransmiter,mirëpo,një neurotransmiter
mund të lidhet me më shumë lloje të receptorëve.Varësisht se cfarë receptorë ka qeliza
post-sinaptike,ashtu do të manifestohet efekti I neurotransmiterit.
Shembull:Acetilkolina
Neurotransmite acetilkolin është nxitës në sinapsat neuromuskulore në muskujt
skeletor,duke I mundësuar muskulit të kontraktohet.Ky neurotransmiter,është inhibues për
zemrën,ku I zvogëlon të rrahurat e zemrës.Këto efekte të kundërta janë të mundur falë dy
llojeve të ndryshmë të receptorëve të acetilkolinës në dy vendet e ndryshme.

 Receptorët e acetilkolinës në muskujt skeletor quhen receptorë nikotinik të


acetilkolinës.Ato mundësojnë depolarizimin e qelizës kur të lidhen me acetilkolinen.
 Receptorët e acetilkolinës në muskulin e zemrës quhen receptorë muskarinik të
acetilkolinës.Ato nxisin procese që e inhibojnë përçimin e potencialit të aksionit.

Këto receptorë emërohen sipas llojeve të molekulekulave (përveç acetilkolinës),që mund të


lidhen dhë t’i aktivizojnë receptorët.Nikotina e emiton rolin e acetilkolinës kur lidhet me këto
receptorë,si dhe një toksinë e një kepurdhe që quhet muskarinë,emiton rolin e acetil kolinës
kur lidhet për receptorët tjerë.
Roli I neurotransmitërëve në organizëm

Dopamina

Dopamina mund të luaj role të ndryshme në tru,varësisht nga lokacioni.Në korteksin


frontal,dopamina ka rolin e oficerit të trafikut duke kontrolluar kalimin e informacioneve në
pjesët e tjera të trurit.Gjithashtu luan rol në vëmendje,zgjidhjen e problemeve dhe
kujtesë.Dopamina luan rol edhe në gjërat që na japin neve kënaqësi.P.sh nëse hamë një
pjesë çokollatë,dopamina do të lirohet në disa zona të trurit,duke na mundësuar ta ndjejmë
kënaqësine,duke na motivuar të hamë edhe më shumë çokollatë.

Serotonina
Serotonina njihet si një neurotransmiter inhibues,që do të thotë se nuk I jep neuronit të
ardhshëm sinjal për ta përçuar.Serotonin merr pjesë në disponim, në ciklin e
gjumit,kontrollimin e dhembjes dhe tretje.Në fakt,sasia më e madhe e serotoninës gjendet
në traktin gastrointestinal dhe vetëm 10% në tru.

Acetilkolina
Acetilkolina luan një rol të madh në lëvizjën e organizmit,pra kontraktimin e muskujve.Ky
neurotransmiter gjithashtu luan rol të rëndësishem në formimin e memorisë,arsyetimin
verbal dhe logjik si dhe në koncentrim.Acetilkolina gjithashtu ndihmon në të ashtuquajturën
sinaptogjenez,ose krijimin e sinapsave të reja dhe të shëndetshmë nëpër tru.

GABA
Gaba gjithashtu është I njohur si neurotransmiter inhibues që ndihmon në balancimin e
neuroneve të cilat mund të jenë duke mbi-përçuar impulse.Kjo është vecanërisht e
rëndësishme kur vjen në shprehjë anksioziteti ose frika,sepse lirimi I GABA-s ndihmon që
organizmi të qetësohet.Në fakt,kofeina ndikon në pengimin e lirimit të këtij
neurotransmiteri,kështu truri më shumë stimulohet.
Ky neurotransmiter luan një rol të rëndësishëm edhe në shikim dhe kontroll motorik.Disa
barëra veprojnë duke e rritur nivelin e GABA-s në tru.Kjo ndihmon në rast të epilepsisë dhe
në trajtimin e dridhjeve te pacientët me sëmundjen e Huntingtonit.

Norepinefrina (noradrenalina)
Noradrenalina është një neurotransmiter që ndikon në aktivizimin e sistemit nervorë
simpatik,sidomos në gjendje stresuese (mekanizmi “fight or flight”).Ky neurotransmiter
luan rol të rëndësishëm edhe në vëmendje,emocione,gjum,mësim etj.
Çrregullimet si pasojë e neurotransmiterëve

Depresioni

Ka shumë shkaktarë të depresionit,e njëri prej tyre është edhe sasia e serotoninës në
tru.Studimet kanë treguar se zvogëlimi I prodhimit të serotoninës mund të çojë deri në
depresion.Si neurotransmiter tjerë që mund të ndikojnë në paraqitjen e këtij cregullimi
llogariten edhe norepinephrina dhe dopamine.Shumica e barërat anti-depresiv ndikojnë
ashtu që nuk lejojnë që këto neurotransmiterë të reabsorbohen në qelizën pre-sinaptike
dhe kështu rritet sasia e tyre dhe ngacmueshmëria e neuronit post-sinaptik.

Sëmundja e Parkinsonit

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurodegjenerativ që paraqitet për shkak të


shkatërrimit të neuroneve që bëjnë prodhimin e dopaminës.Pasi që dopamina është
përgjegjëse për përçimin e impulseve për lëvizje,vdekja e këtyre neuroneve shkakton
simptome si: dridhje,rigiditet(ngurtësi) në lëvizje dhe balancë jo e mirë e trupit.

Skizofrenia

Skizofronia është një çrregullim psiqik që ndikon në mënyrën se si një njeri mendon,ndihet
dhe vepron.Disa studime tregojnë se disa prishje të sasisë së dopaminës mund të luajnë
një rol."Hipoteza e dopaminës" thot se shumë dopaminë në tru mund të shkaktojë
skizofreninë.
Përfundimi

Për shkak të funksionit të ndërlikuar të trurit dhe nevojës për ta kuptuar se si ai


funksionon,aktiviteti i sinapsave dhe neurotransmiterëve është një fushë ku bëhen shumë
kërkime dhe studime intenzive.
Mjetet dhe teknologjitë e reja në fizikë,biokimi,biologji molekulare dhe qelizore e bënë të
mundur studimin e këtij aktiviteti për herë të parë.Janë duke u bërë ende shumë hulumtime
në këtë fushë,të cilat vazhdojnë t'i zbulojnë misteret në lidhje me shëndetin mendor dhe
sëmundjet.
Literatura e shfrytëzuar

 Khan Academy-web faqe


 Blog CogniFit
 Crash Coure-program në Youtube
Përmbajtja
Hyrja..................................................................................................................................................2
Sinapsat .............................................................................................................................................3
Llojet e sinapsave............................................................................................................................3
Sinapsat kimike ...........................................................................................................................3
Sinapsat elektrike ........................................................................................................................6
Neurotransmiterët..............................................................................................................................6
Efekti I neurotransmiterëve .............................................................................................................8
Roli I neurotransmitërëve në organizëm......................................................................................... 10
Çrregullimet si pasojë e neurotransmiterëve .................................................................................. 11
Përfundimi ....................................................................................................................................... 12

You might also like