You are on page 1of 3

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

LIGJ

Nr. 92/2016

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9.2011,
“PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi


deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të


ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 22, pika 3 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 48, “Ndalimi i importeve dhe kalimeve transit të mbetjeve”, bëhet ndryshimi
dhe shtesa e mëposhtme:
a) Pika 1 riformulohet si më poshtë:
“1. Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme në Republikën e
Shqipërisë.”.
b) Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme, për qëllim ruajtjeje, asgjësimi ose
incenerimi në Republikën e Shqipërisë.”.

Neni 3

Pas nenit 48 shtohet neni 48/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 48/1

Importi i mbetjeve jo të rrezikshme


1. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të
listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë
ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera
nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën
3, të nenit 48, të këtij ligji.
2. Procesi i kontrollit dhe zhdoganimit përfundimtar të mbetjeve, sipas pikës 1, të këtij
neni, kryhet në jo më shumë se tre pika doganore që kanë kapacitetet teknike dhe njerëzore
për monitorimin e tyre. Këto pika caktohen nga ministri përgjegjës për financat dhe ministri
përgjegjës për mjedisin.
3. Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të
caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.
Ato paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga ministri përgjegjës për
mjedisin, që lejon kryerjen e këtij monitorimi.
Drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit pa
kufizim.
4. Importimi mbetjeve, sipas pikës 1, të këtij neni, është i mundur vetëm me autorizim të
ministrit.
5. Kërkesa për autorizimin e importit paraqitet në ministri.
6. Autorizimi i importit të mbetjeve jo të rrezikshme, sipas pikës 1, të këtij neni, lëshohet
vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi.
7. Autorizimi për importin e mbetjeve jo të rrezikshme, sipas pikës 1, të këtij neni, është i
vlefshëm për një periudhë kohe deri në dy vjet dhe i jepet vetëm atyre subjekteve, të cilat janë
licencuar për ushtrimin e veprimtarisë së riciklimit dhe që posedojnë infrastrukturë riciklimi.
Autorizimi i nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregulloret e miratuara
në zbatim të këtij ligji, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret.
8. Në autorizimin e importimit të mbetjeve, sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohen:
a) lloji i mbetjeve për importin e të cilave lëshohet;
b) standardet që lidhen me ambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet
shoqëruese gjatë transportit të tyre;
c) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.
9. Kërkuesi i autorizimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme duhet të provojë se janë
shfrytëzuar të gjitha mbetjet, sipas llojit dhe kodit.
10. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton listën e mbetjeve, sipas pikës
1, të këtij neni, që lejohen të importohen dhe rregullat për zbatimin e këtij neni, si dhe
rregullat e transparencës në lidhje me këtë import.
11. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat dhe procedurat për
importimin mbetjeve për përdorim, përpunim, riciklim dhe si zëvendësues, për zbatimin e
këtij neni.

Neni 4

Në nenin 62 bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:


a) Pika 48 riformulohet si më poshtë:
“48. Çdo person që importon mbetje të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, sipas
nenit 48, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 3 500 000 (tre milion e pesëqind mijë) lekë
deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”.
b) Pas pikës 50 shtohet pika 50/1 me këtë përmbajtje:
“50/1. Çdo person, që importon mbetje jo të rrezikshme, në territorin e Republikës së
Shqipërisë, pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin dhe jo në përputhje me nenin
48/1, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)

2
deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.”.

Neni 5

Aktet nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të
nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikave 10 dhe 11, të nenit 3, të tij.
2. Ngarkohet ministri përgjegjës për financat dhe ministri përgjegjës për mjedisin që,
brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të pikës 2,
të nenit 3, të tij.

Neni 6

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYETARI

Edmond SPAHO

Miratuar në datën 22.9.2016

You might also like