You are on page 1of 220

KODI

Penal
i Republikës së Shqipërisë

Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare 2019

1
ISBN: 978-9928-01-100-8
Shtypur në Shtypshkronjën e Qendrës së Botimeve Zyrtare
Adresa:
Bulevardi “Gjergj Fishta”
pas ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”
Tel:04 2427005, 04 2427006
www.qbz.gov.al
PASQYRA E LËNDËS

Neni Faqe

PJESA E PËRGJITHSHME
KREU I
Ligji penal dhe zbatimi i tij 1-11 7
KREU II
Përgjegjësia penale 12-21 14
KREU III
Tentativa 22-24 17
KREU IV
Bashkëpunimi i personave për kryerjen e veprës penale 25-28 17
KREU V
Dënimet 29-46 20
KREU VI
Caktimi i dënimit 47-57 29
KREU VII
Alternativat e dënimit me burgim 58-65/a 35
KREU VIII
Shuarja e ndjekjes penale, të dënimeve dhe
mosekzekutimi i tyre 66-72 43
PJESA E POSAÇME
KREU I
Krime kundër njerëzimit 73-75 45
KREU II
Vepra penale kundër personit
Krime kundër jetës 76-133 47
SEKSIONI I
Krime kundër jetës të kryera me dashje 76-84/a 47
SEKSIONI II
Krime kundër jetës shkaktuar me pakujdesi 85 51

3
Neni Faqe

SEKSIONI III
Veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit 86-90 51
SEKSIONI IV
Vepra penale kundër shëndetit të kryera nga pakujdesia 91-92 54
SEKSIONI V
Vepra penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga
ndërprerja e shtatzënisë ose mosdhënia e ndihmës 93-99 54
SEKSIONI VI
Krime seksuale 100-108/a 56
SEKSIONI VII
Vepra penale kundër lirisë së personit 109-112 61
SEKSIONI VIII
Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit 113-123 66
SEKSIONI IX
Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 124-130/a 71
SEKSIONI X
Vepra penale kundër lirisë së besimit 131-133 76
KREU III
Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike 134-200 77
SEKSIONI I
Vjedhja e pasurisë 134-142 77
SEKSIONI II
Mashtrimet 143-149/b 80
SEKSIONI III
Shkatërrimi i pronës 150-162 87
SEKSIONI IV
Vepra penale të kryera në shoqëritë tregtare 163-170/b 90
SEKSIONI IV/1
Vepra penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarive
bankare dhe financiare 170/c-170/ç 94
SEKSIONI V
Krime në fushën e doganave 71-179/ç 94
SEKSIONI VI
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet 180-182/a 100

4
Neni Faqe

SEKSIONI VII
Falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë 183-185 102
SEKSIONI VIII
Falsifikimi i dokumenteve 186-192/b 103
SEKSIONI IX
Vepra penale në fushën e falimentimit 193-196 106
SEKSIONI X
Zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit 197-198 107
SEKSIONI XI
Vepra penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe
të ndërtimeve 199-200 109
KREU IV
Vepra penale kundër mjedisit 201-207/ç 110
KREU V
Krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues 208-225 117
SEKSIONI I
Krime kundër pavarësisë dhe integritetit 208-218 117
SEKSIONI II
Krime kundër rendit kushtetues 219-225 120
KREU VI
Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera 226-229 122
KREU VII
Vepra me qëllime terroriste 230-234/b 123
KREU VIII
Krime kundër autoritetit të shtetit 235-299 130
SEKSIONI I
Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore
të kryera nga shtetasit 235-247 130
SEKSIONI II
Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera
nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik 248-260 136
SEKSIONI III
Vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike 261-293/d 141
SEKSIONI IV
Vepra penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë 294-299 165

5
Neni Faqe

KREU IX
Vepra penale kundër drejtësisë 300-324/a 168
KREU X
Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin
demokratik të zgjedhjeve 325-332/a 181
KREU XI
Vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe
organizata kriminale 333-335 188

6
LIGJ
Nr. 7895, datë 27.1.1995

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË1


(i përditësuar)

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991


“Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I
PJESA E PËRGJITHSHME
KREU I
LIGJI PENAL DHE ZBATIMI I TIJ

Neni 1
Ligji penal dhe ndarja e veprave penale
Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera
që merren ndaj autorëve të tyre.
Veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale.
Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të
këtij Kodi.
___________
1
Ndryshuar me:
- ligjet nr. 8175, datë 23.12.1996; nr. 8204, datë 10.4.1997; nr. 8279, datë 15.1.1998; nr.
8733, datë 24.1.2001; nr. 9017, datë 6.3.2003; nr. 9030, datë 13.3.2003; nr. 9086, datë
19.6.2003; nr. 9188, datë 12.2.2004; nr. 9275, datë 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007;
nr. 9859, datë 21.1.2008; nr. 10 023, datë 27.11.2008; nr. 23/2012, datë 1.3.2012; nr.
144, datë 2.5.2013; nr. 98, datë 31.7.2014; nr. 176/2014, datë 18.12.2014; nr. 135/
2015, datë 5.12.2015; nr. 82/2016, datë 25.7.2016; nr. 36/2017, datë 30.3.2017; nr.
89/2017, datë 22.5.2017; nr.44/2019, datë 18.7.2019.
- vendimet e Gjykatës Kushtetuese: nr. 13, datë 29.5.1997; nr. 46, datë 28.8.1997; nr. 58,
datë 5.12.1997; nr. 65, datë 10.12.1999; nr. 11, datë 2.4.2008; nr. 19, datë 1.6.2011; nr.
47, datë 26.7.2012 dhe nr. 9, datë 26.2.2016.

7
Neni 1/a
Bazat e legjislacionit penal
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kodi Penal bazohet në Kushtetutën e Republikës së
Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së drejtës penale
ndërkombëtare, si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara
nga shteti shqiptar.
Legjislacioni penal përbëhet nga ky Kod dhe ligje të tjera që
parashikojnë vepra penale.

Neni 1/b
Detyrat e legjislacionit penal
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të
mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin
e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën,
mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat
kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe
parandalimin e tyre.
Neni 1/c
Parimet e Kodit Penal
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, shtuar fjalët me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së
drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë
dhe të dënimit, të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijëve, si
dhe të humanizmit.
Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.

Neni 2
Mosdënimi pa ligj
Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më
parë nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose
kundërvajtje penale.
8
Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të
paparashikuar në ligj.
Neni 3
Veprimi në kohë i ligjit penal
Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të
kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale.
Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese.
Në rast se personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të
fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon.
Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i
mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit
janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.

Neni 4
Mosnjohja e ligjit
Mosnjohja e ligjit që dënon veprën penale, nuk përbën shkak
për përjashtim nga përgjegjësia penale, veç rasteve kur mosnjohja
është objektivisht e paevitueshme.

Neni 5
Territori i Republikës së Shqipërisë
Territori i Republikës së Shqipërisë, në kuptim të ligjit penal,
quhet hapësira tokësore, gjerësia e ujërave territoriale dhe të
brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore
dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend
tjetër ku shtrihet sovraniteti i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive
diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e
Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit
ushtarak ose civil kudo që ndodhen.

9
Neni 6
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas
shqiptarë
(Shtuar fjali me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda
territorit të Republikës së Shqipërisë zbatohet ligji penal i Republikës
së Shqipërisë.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe
për shtetasin shqiptar që kryen krim në territorin e një shteti tjetër,
kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është
dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj. Kushti
për dënueshmërinë e njëkohshme në territorin e shtetit tjetër nuk
zbatohet në rastet e krimeve të korrupsionit në sektorin publik ose
privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Në kuptim të këtij neni shtetas shqiptarë do të konsiderohen
edhe ata persona që përveç shtetësisë shqiptare gëzojnë edhe
shtetësi tjetër.

Neni 7
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas
të huaj
(Ndryshuar shkronja “d” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar
shkronja “h” me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shtuar shkronja “i”
me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar shkronja “c” me ligjin
nr. 9686, datë 26.2.2007; shtuar shkronja “j” me ligjin nr. 10 023,
datë 27.11.2008; hequr shkronja “e” dhe ndryshuar shkronjat “h” dhe
“i” me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës
së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal të Republikës së
Shqipërisë.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe
për shtetasin e huaj që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shtetasit shqiptar një
nga krimet e mëposhtme:
a) krime kundër njerëzimit;
10
b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;
c) vepra me qëllime terroriste;
d) organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i
njerëzve, fëmijëve dhe grave, prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm
i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e psikotrope, i
substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi
i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike,
kulturore dhe arkeologjike;
f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me
vlerë shqiptare;
g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar,
për të cilat ligji parashikon dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj
dënimi më të rëndë;
h) pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale;
i) krimet e korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të
ushtrimit të ndikimit të paligjshëm;
j) vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit.

Neni 7/a
Juridiksioni universal
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shtuar shkronja “dh” me
ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe
për shtetasin e huaj, që ndodhet në territorin e Republikës së
Shqipërisë dhe nuk është ekstraduar, i cili jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë ka kryer njërën nga veprat e mëposhtme:
a) krime kundër njerëzimit;
b) krime lufte;
c) gjenocid;
ç) vepra me qëllime terroriste;
d) torturë;
dh) financim terrorizmi.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe
për shtetasin e huaj, që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

11
kryen ndonjërën nga veprat penale, për të cilat ligje të veçanta ose
marrëveshje ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë,
përcaktojnë zbatueshmërinë e legjislacionit penal shqiptar.

Neni 8
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga personi
pa shtetësi
(Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Për personin pa shtetësi që kryen vepër penale në territorin e
Republikës së Shqipërisë dhe krim jashtë këtij territori, vlejnë
rregullat e neneve 7 e 7/a të këtij Kodi.

Neni 9
Personat e mbrojtur ndërkombëtarisht
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për vepra penale të
kryera ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.
Person i mbrojtur ndërkombëtarisht, përveçse kur marrëveshjet
ndërkombëtare, të ratifikuara nga shteti shqiptar, parashikojnë
ndryshe, është:
a) kryetari i një shteti, përfshirë edhe anëtari i organit kolegjial
që kryen funksionet e kryetarit të shtetit, sipas kushtetutës së atij
shteti, kryetari i qeverisë ose ministri i punëve të jashtme, kur këta
ndodhen në një shtet tjetër, si dhe anëtarët e familjes që i shoqërojnë;
b) çdo përfaqësues a zyrtar i një shteti ose çdo zyrtar apo agjent
i një organizate ndërkombëtare me karakter ndërqeveritar, i cili, në
kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale kundër tij, zyrës,
banesës private ose mjeteve të tij të transportit, gëzon, në përputhje
me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtje të posaçme nga çdo sulm
mbi personin, lirinë dhe dinjitetin e tij, si dhe anëtarët e familjes së
tij.

12
Neni 9/a
Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet
(Ndryshuar numërtimi i nenit, me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Çështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër
penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që gëzojnë
imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë
diplomatike.

Neni 10
Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja
Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve
shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një vepre penale, kur nuk është
parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shumpalëshe, vlejnë
në Shqipëri brenda kufijve të ligjit shqiptar edhe përsa vijon:
a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën
penale;
b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese;
c) për zbatimin e masave të sigurimit;
d) për shlyerjen e dëmit ose efekteve të tjera civile.

Neni 11
Ekstradimi
Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar
shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika
e Shqipërisë është palë.
Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e
kërkesës për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëkohësisht si
nga ligji shqiptar dhe ai i huaj.
Ekstradimi nuk lejohet:
a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas
shqiptar, veç rasteve kur në marrëveshje është parashikuar ndryshe;
b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për
ekstradim ka një karakter politik ose ushtarak;
c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të

13
ekstradohet do të persekutohet, dënohet ose kërkohet për arsye të
bindjeve të tija politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike.
d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar
nga një gjykatë kompetente shqiptare për veprën penale për të cilën
kërkohet ekstradimi.
KREU II
PËRGJEGJËSIA PENALE
Neni 12
Mosha për përgjegjësi penale
Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një
krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç.
Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka
mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Neni 13
Lidhja shkakësore
Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose
mosveprimit të tij dhe pasojave apo mundësisë së ardhjes së tyre,
mungon lidhja shkakësore.

Neni 14
Faji
Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim
të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është
e kryer me faj.
Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me
pakujdesi.
Neni 15
Dashja
Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon
pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse
i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e
tyre.
14
Neni 16
Pakujdesia
Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk
i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe
me mendjelehtësi shpreson t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon,
megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i
parashikonte.

Neni 17
Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore
Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së
veprës vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik që ka prishur
tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në
gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të
kuptojë se kryen vepër penale.
Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga
një turbullim psikik ose neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij
mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo
mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet
parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të dënimit.

Neni 18
Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur
Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën
penale në gjendje të dehur.
Kur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë
uljen e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë mbahet parasysh për zbutjen
e dënimit ndaj tij.
Kur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën
penale, kjo rrethanë mbahet parasysh për rëndimin e dënimit.
Rregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet
nën efektin e narkotikëve apo stimulantëve të tjerë.

15
Neni 19
Mbrojtja e nevojshme
Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke
qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat
e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me
kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me
rrezikshmërinë e sulmit.
Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve
të mbrojtjes së nevojshme.

Neni 20
Nevoja ekstreme
Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja
për të përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, një
person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i
pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i
provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh së
dëmi i zmbrapsur.

Neni 21
Ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës
Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar
të drejta apo përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një
urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri
është haptazi i paligjshëm.
Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm,
për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin.

16
KREU III
TENTATIVA
Neni 22
Kuptimi i tentativës
Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse
personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta për ta kryer atë, vepra
ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti
i tij.

Neni 23
Përgjegjësia për tentativën
Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.
Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të
shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe
mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë
një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.

Neni 24
Heqja dorë nga kryerja e veprës penale
Personi që më vullnetin e tij dhe në mënyrë përfundimtare
heq dorë nga kryerja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka
për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.
Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementët e ndonjë
vepre tjetër penale, personi përgjigjet për veprën e kryer.

KREU IV
BASHKËPUNIMI I PERSONAVE PËR KRYERJEN
E VEPRËS PENALE
Neni 25
Kuptimi i bashkëpunimit
Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më
shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.

17
Neni 26
Bashkëpunëtorët
Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen:
organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe ndihmësit.
Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë
veprimtarinë për kryerjen e veprës penale.
Ekzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtpërdrejta
për realizimin e veprës penale.
Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për
kryerjen e veprës penale.
Ndihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie
mjetesh, largim të pengesave, dhënie të premtimit për fshehjen e
bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra
penale, ndihmojnë për kryerjen e saj.
Neni 27
Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve
Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe
ekzekutorët për veprën penale të kryer prej tyre.
Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të
mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur
në kryerjen e veprës penale.
Neni 28
Forma të veçanta të bashkëpunimit
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar paragrafi i
dytë i pikës 1, ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
1. Organizata kriminale është for ma më e lar të e
bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona
dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit,
qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e
një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale
dhe jomateriale.
2. Organizata terroriste është një formë e veçantë e
organizatës kriminale, e përbërë nga dy ose më shumë persona,

18
që kanë një bashkëpunim të qëndrueshëm në kohë, me synim
kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
3. Banda e armatosur është një formë e veçantë bashkëpunimi
që, duke zotëruar armë, municione luftarake dhe mjete të tjera të
nevojshme, synon kryerjen e veprave penale, të parashikuara në
krerët V, VI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.
4. Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë
bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona,
për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar
përfitime materiale dhe jomateriale.
Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale
nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për
anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe
strukturim të zhvilluar.
5. Krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale,
organizatë terroriste, bandë të armatosur ose grup të strukturuar
kriminal cilësohen si vepra penale dhe dënohen sipas parashikimeve
të pjesës së posaçme të këtij Kodi ose të dispozitave të tjera penale
të veçanta.
6. Anëtarët e organizatës kriminale, të organizatës terroriste,
bandës së armatosur ose grupit të strukturuar kriminal janë
përgjegjës për të gjitha veprat penale, të kryera prej tyre, në
përmbushjen e qëllimeve të veprimtarisë së tyre kriminale.
7. Pjesëtari i organizatës kriminale, organizatës terroriste,
bandës së armatosur ose i grupit të strukturuar kriminal, përfiton
përjashtimin nga dënimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që gjykohet
vendimtare për njohjen e veprimtarisë së tyre, të bashkëpunëtorëve
të tjerë, pasurive të zotëruara drejtpërdrejt ose jo prej tyre, si dhe
për veprimtaritë hetimore, që zhvillohen ndaj organizatave
kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura dhe
grupeve të strukturuara kriminale.

19
KREU V
DËNIMET

Neni 29
Dënimet kryesore
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar paragrafi i
fundit me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shfuqizuar paragrafi i fundit
me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47/2012, datë 26.7.2012)
Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:
1. Me burgim të përjetshëm
2. Me burgim
3. Me gjobë
Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto
dënime kryesore:
1. Me burgim
2. Me gjobë

Neni 30
Dënime plotësuese
(Ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; ndryshuar pika
1 me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar pika 10 me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale,
bashkë me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga
këto dënime plotësuese:
1. Ndalimi i së drejtës për të ushtruar funksione publike.
2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe
produkteve të veprës penale.
3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose
mjeshtërie.
6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë
personave juridikë.

20
7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
8. Nxjerrja jashtë territorit.
9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.
10. Humbja e përgjegjësisë prindërore.
Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore
çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim
deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer,
mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.

Neni 31
Dënimi me burgim të përjetshëm
(Ndryshuar paragrafi i I, II dhe titulli me ligjin nr. 8733,
datë 24.1.2001; shfuqizuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 9686,
datë 26.2.2007)
Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës
për kryerjen e një krimi të rëndë.
Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që
në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën
tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë.
Neni 32
Dënimi me burgim
(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Dënimi me burgim për krimet jepet për një kohë nga pesë ditë
deri në tridhjetë e pesë vjet.
Për kundërvajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë
nga pesë ditë deri në dy vjet.

Neni 33
Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe
me burgim
Dënimi me burgim të përjetshëm dhe dënimi me burgim vihen
në institucione të caktuara posaçërisht për këtë qëllim.

21
Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe
detyrat e të dënuarve caktohen me ligj.
Të miturit e kryejnë dënimin me burgim në vende të veçanta
nga të rriturit.
Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta
nga burrat.

Neni 34
Dënimi me gjobë
(Ndryshuar me ligjin nr. 8175, datë 23.12.1996, ndryshuar paragrafi i
III dhe IV, shtuar paragrafi i V, ndryshuar paragrafi i VII, me ligjin
nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar paragrafi IV me ligjin nr. 9275,
datë 16.9.2004; shfuqizuar paragrafi 8 me vendimin e Gjykatës
Kushtetuese nr. 19, datë 1.6.2011; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012,
datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i pestë me ligjin nr. 144/2013,
datë 2.5.2013)
Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të
një shume të hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj.
Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose
kundërvajtje penale.
Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në
10 milionë lekë.
Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga
50 mijë gjer në 3 milionë lekë.
Për personat që kryejnë krime për motive fitimi të pasurive
ose të sigurimit të çdo lloj përfitimi tjetër material, gjykata vendos
sipas nenit 36 të këtij Kodi, konfiskimin e mjeteve të kryerjes së
veprës penale dhe produkteve të veprës penale ose, në mungesë të
tyre, dënim me gjobë në masën nga 100 mijë deri në 5 milionë lekë.
Gjykata jep dënimin me gjobë, pasi ka hetuar rreth aftësisë
paguese të personit. Aftësia paguese përcaktohet nga gjendja
personale dhe pasurore e personit, si dhe nga rrethana të tjera që
lidhen me to. Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në
vendimin e gjykatës.

22
Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të
dënuarit, mund të lejojë që gjoba të paguhet me këste, duke caktuar
këstet dhe afatin e pagimit të tyre.
Kur i dënuari nuk e paguan gjobën dhe gjoba nuk mund të
vilet nëpërmjet ekzekutimit të detyrueshëm, gjykata vendos
zëvendësimin e gjobës me burgim, duke llogaritur pesë mijë lekë
për një ditë burgim.
Kur i dënuari nuk mund të paguajë gjobën në afat pa fajin e tij
dhe nëse kriteret, mbi të cilat është caktuar gjoba, kanë ndryshuar
pas dhënies së vendimit dhe nuk e justifikojnë haptazi pagimin e
gjobës, atëherë i dënuari mund të kërkojë:
a) shtyrje të afatit të pagesës së gjobës gjer në gjashtë muaj;
b) kryerjen e një pune me interes publik.
Nëse gjykata urdhëron kryerjen e një pune në interes publik
zbatohen rregullat e nenit 63 të këtij Kodi.
Nëse gjoba nuk paguhet edhe pas shtyrjes së afatit ose nëse i
dënuari nuk e kryen punën në interes publik, gjykata vendos
zëvendësimin e gjobës me burgim.
Kur gjoba është dhënë për kryerjen e një krimi, zëvendësimi i
saj me burgim nuk mund të kalojë tre vjet, ndërsa kur ajo është
dhënë për kryerjen e një kundërvajtjeje penale, zëvendësimi nuk
mund të kalojë një vit burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin
e dënimit me burgim që parashikon dispozita përkatëse. Nëse
dispozita penale nuk parashikon dënim me burgim, maksimumi i
dënimit me burgim konsiderohet gjashtë muaj.
Kur i dënuari si më sipër gjatë zbatimit të burgimit paguan
gjobën, gjykata revokon vendimin, duke bërë llogaritjet sipas kriterit
të paragrafit të 8 të këtij neni.
Neni 35
Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike
(Riformuluar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004)
Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një
kohë jo më pak se pesë vjet, jepet detyrimisht ndaj personit që ka
kryer një krim, që lidhet me detyrën, duke shpërdoruar funksionin

23
publik ose ka kryer një krim, për të cilin gjykata ka caktuar një
dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet.
Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike mund të
jepet për një kohë nga tre deri në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar
një dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në
tre vjet, kur është caktuar dënimi deri në tre vjet burgim.
Neni 36
Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale
dhe produkteve të veprës penale
(Ndryshuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003)
1. Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me
marrjen dhe kalimin në favor të shtetit:
a) të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për
kryerjen e veprës penale;
b) të produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj
pasurie, si dhe dokumentet ose instrumentet ligjore që vërtetojnë
tituj ose interesa të tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet
drejtpërdrejt ose tërthorazi nga kryerja e veprës penale;
c) të shpërblimeve, të dhëna ose të premtuara, për kryerjen e
veprës penale;
ç) të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të
produkteve të veprës penale;
d) të sendeve, prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i të
cilave përbëjnë vepër penale, edhe kur nuk është dhënë vendim
dënimi.
2. Nëse produktet e veprës penale janë transformuar ose
shndërruar pjesërisht ose plotësisht në pasuri të tjera, këto të fundit
i nënshtrohen konfiskimit.
3. Nëse produktet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të
fituara në rrugë të ligjshme, këto të fundit konfiskohen deri në
vlerën e produkteve të veprës penale.
4. Konfiskimit i nënshtrohen edhe të ardhurat ose përfitimet
e tjera nga produktet e veprës penale, nga pasuritë në të cilat janë
transformuar ose shndërruar produktet e veprës penale ose nga

24
pasuritë me të cilat janë përzier këto produkte, në të njëjtën masë
dhe mënyrë sikurse produktet e veprës penale.

Neni 37
Ndalimi për të drejtuar automjete
Ndalimi për të drejtuar automjete jepet nga gjykata, për një
kohë nga një gjer në pesë vjet, kundër personave që kanë kryer
vepër penale, kur çmohet se do të ketë efekt parandalues apo
pajtohet me natyrën e veprës së kryer.

Neni 38
Heqja e dekoratave dhe e titujve
Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit vendoset për personat
që kanë kryer një vepër penale që dënohet me burgim dhe çmohet
se mbajtja e tyre nuk pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer.
Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit është e përhershme
kur personi dënohet për një krim mbi dhjetë vjet dhe nga një gjer
në pesë vjet, kur dënohet gjer në dhjetë vjet burgim.

Neni 39
Heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni ose të një
veprimtarie
(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni ose të një
veprimtarie e ndalon të dënuarin të ushtrojë profesionin ose
veprimtarinë, për të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi,
autorizim apo licencë nga organi kompetent.
Heqja e së drejtës së ushtrimit të një veprimtarie ose të një
profesioni jepet për një kohë nga një muaj deri në pesë vjet dhe
është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i
shpërdoruar ato, ose kur vlerësohet se ushtrimi i mëtejshëm i
veprimtarisë apo profesionit bie ndesh me marrëdhënien juridike
që synon të mbrojë vepra penale konkrete.

25
Neni 40
Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese
(Shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004)
Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë
personave juridikë, i heq mundësinë të dënuarit të ushtrojë detyrat
e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo
detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit
juridik.
Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë
personave juridikë është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale
dhe jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari
ka shpërdoruar funksionet apo ka vepruar në kundërshtim me
rregullat që lidhen me detyrën.
Kur dënimi i dhënë nga gjykata është jo më pak se pesë vjet
burgim, kjo e drejtë mund të hiqet për një kohë nga pesë deri në
dhjetë vjet.

Neni 41
Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi
administrative
Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative
jepet nga gjykata për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur çmohet
se qëndrimi i të dënuarit në këto vende përbën rrezik për sigurimin
publik.

Neni 42
Nxjerrja jashtë territorit
Nxjerrja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë jepet nga
gjykata ndaj shtetasit të huaj dhe atij pa shtetësi që kryen një krim
dhe çmohet se qëndrimi i mëtejshëm i tij në territorin e Republikës
së Shqipërisë nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen.
Vendimi revokohet nga gjykata, me kërkesën e të dënuarit,
kur shtetasi i huaj apo pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare.

26
Neni 43
Publikimi i vendimit gjyqësor
Publikimi i vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon se
njohja e përmbajtjes së vendimit ka interes për persona juridikë e
fizikë.
Publikimi i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të
dënuarit që me shpenzimet e veta të publikojë në një apo disa gazeta
ose stacione radiotelevizive tërësisht apo pjesërisht vendimin
gjyqësor, sipas urdhërimit të bërë nga gjykata.
Data e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata.
Organet e shtypit dhe të radiotelevizionit janë të detyruar të
bëjnë publikimin e vendimit gjyqësor të dërguar nga gjykata.
Publikimi i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja
e sekretit shtetëror, cenohet jeta intime e personave ose preket
morali shoqëror.

Neni 43/a
Humbja e përgjegjësisë prindërore
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Humbja e përgjegjësisë prindërore jepet nga gjykata ndaj
personit që e ushtron përgjegjësinë prindërore, kur ai dënohet si
autor ose bashkëpunëtor në një vepër penale ndaj fëmijës ose si
bashkëpunëtor me fëmijën në kryerjen e një vepre penale.
Neni 44
Mënyra e vuajtjes së dënimeve plotësuese
Kur gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një
ose disa nga dënimet plotësuese të përmendura në nenin 30 të këtij
Kodi, zbatimi i tyre fillon së bashku me vuajtjen e dënimit kryesor.
Për numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi
i tyre fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim. Të drejtat e cenuara
nga dënimet plotësuese i dënuari nuk mund t’i ushtrojë gjatë kohës
së vuajtjes së dënimit me burgim.

27
Neni 45
Zbatimi i ligjit penal ndaj personave juridikë
(Shfuqizuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar me ligjin
nr. 9275, datë 16.9.2004)
Personat juridikë, me përjashtim të institucioneve shtetërore,
përgjigjen penalisht për vepra penale, të kryera në emër ose në dobi
të tyre nga organet dhe përfaqësuesit e tyre.
Njësitë e qeverisjes vendore përgjigjen penalisht vetëm për
veprime të kryera gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, të cilat
mund të ushtrohen nëpërmjet delegimit të shërbimeve publike.
Përgjegjësia penale e personave juridikë nuk përjashton atë të
personave fizikë, të cilët kanë kryer ose janë bashkëpunëtorë në
kryerjen e të njëjtave vepra penale.
Veprat penale dhe masat ndëshkuese përkatëse, që zbatohen
ndaj personave juridikë, si dhe procedura për vendosjen dhe
ekzekutimin e tyre rregullohen me ligj të veçantë.

Neni 46
Masat mjekësore dhe edukuese
(Ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të
papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese
mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që
për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.
Masat mjekësore janë:
1. Mjekimi i detyruar ambulator
2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor
Vendimi gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i
revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai
është dhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesisht, është e detyruar që
pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në
shqyrtim vendimin e saj.
Rregullat për revokimin e vendimit gjyqësor që përmbajnë
masa mjekësore parashikohen në Kodin e Procedurës Penale.
Rregullat për caktimin ose revokimin e masave mjekësore dhe
28
edukuese për të miturin parashikohen nga Kodi i Drejtësisë për
të Mitur.

KREU VI
CAKTIMI I DËNIMIT

Neni 47
Mënyra e caktimit të dënimit
Gjykata cakton dënimin duke respektuar dispozitat e pjesës
së përgjithshme të këtij Kodi dhe kufijtë e dënimeve të parashikuar
në ligj për veprën penale.
Në caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh
rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si
dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Neni 48
Rrethanat lehtësuese
(Shtuar dy paragrafë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:
a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive
morale e shoqërore;
b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të
shkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo
të ndonjë personi tjetër;
c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të
udhëzimeve të padrejta të eprorit;
ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;
d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra
penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar
pasojat e veprës penale;
dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes
së veprës penale;
e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën
penale dhe të dëmtuarit janë normalizuar.

29
Rrethana lehtësuese e parashikuar në shkronjën “a” të paragrafit
të parë të këtij neni, nuk lehtëson dënimin kur vepra penale është
kryer në rrethanat e parashikuara në shkronjën “j” të nenit 50 të
këtij Kodi.
Rrethana lehtësuese, e parashikuar në shkronjën “e” të
paragrafit të parë të këtij neni, nuk lehtëson dënimin e një personi
që ka kryer një vepër penale ndaj fëmijëve apo një vepër penale të
dhunës në familje.
Neni 49
Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48
të këtij Kodi, mund të marrë në konsideratë edhe rrethanat të tjera
për sa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit.

Neni 50
Rrethanat rënduese
(Ndryshuar shkronja “b”, shtuar shkronja “h” dhe “i” me ligjin
nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “dh” me ligjin nr. 9275,
datë 16.9.2004; shtuar shkronja “j” me ligjin nr. 9686, datë
26.2.2007; shtohet shkronja “ç/1” dhe “e/1” dhe ndryshohet shkronja
“g” dhe “j” me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shtuar shkronja
“f/1” me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Rëndojnë dënimin rrethanat që vijojnë:
a) kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta;
b) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të
fshehur përgjegjësinë penale të një tjetri apo për të shmangur dënimin
për një vepër penale tjetër ose për të realizuar, ose për të siguruar për
vete a për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër
material;
c) kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori;
ç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të
kryer më parë;
ç/1) kryerja e veprës penale pas vendosjes së personit nën
mbikëqyrje elektronike;

30
d) kryerja e veprimeve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës
penale;
dh) kryerja e veprës penale duke shpërdoruar funksionin publik
ose shërbimin fetar;
e) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose
personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen;
e/1) kryerja e veprës penale gjatë ose pas dhënies së urdhrave
gjyqësorë të mbrojtjes nga dhuna në familje;
f) kur vepra është drejtuar ndaj përfaqësuesve të shteteve të
tjera;
f/1) kur vepra është drejtuar ndaj personave të zgjedhur dhe
funksionarëve publikë, për shkak të detyrës;
g) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet
familjare, të bashkëjetesës, të miqësisë, të mikpritjes;
gj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim;
h) kryerja e veprës penale më shumë se një herë;
i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione
luftarake, lëndë plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive.
j) kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë
me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor,
orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen
shëndetësore, predispozicione gjenetike ose aftësinë e kufizuar.

Neni 51
Dënimi për të miturit
(Ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
Për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk
kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi nuk mund të jetë më shumë
se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer.
Rregullat për caktimin e dënimit për të miturin parashikohen në Kodin
e Drejtësisë Penale për të Mitur.

31
Neni 52
Përjashtimi i të miturit nga dënimi
Gjykata, nisur nga rrezikshmëria e pakët e veprës penale, nga
rrethanat konkrete të kryerjes së saj, nga sjellja e mëparshme e të
miturit, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.
Në këto raste gjykata mund të vendosë dërgimin e të miturit
në një institucion edukimi.
Neni 52/a
Përjashtimi ose ulja e dënimit për bashkëpunëtorët e
drejtësisë dhe viktimat
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Personi, që ka premtuar ose ka dhënë shpërblim ose përfitime
të tjera, sipas neneve 164/a, 244, 244/a, 245, 312, 319, 319/a,
319/b, 319/c dhe 328 të këtij Kodi mund të përfitojë përjashtim
nga vuajtja e dënimit ose ulje të tij, nëse bën kallëzim dhe jep
ndihmesë në procedimin penal të këtyre veprave. Në dhënien e
vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohën kur është bërë
kallëzimi, ardhjen ose jo të pasojave të veprës.
Personi i dëmtuar nga veprat penale, që lidhen me trafikimin
e personit, mund të përfitojë përjashtimin nga dënimi, për kryerjen
e veprave penale gjatë periudhës së trafikimit dhe në masën që ka
qenë i detyruar t’i kryejë ato veprime apo mosveprime të
kundërligjshme.
Personi që ka kryer njërën nga veprat penale që kanë lidhje
me trafikun e narkotikëve, armëve apo municioneve, trafikimin e
personave ose për vepra penale të kryera nga organizata kriminale,
që bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale në luftën
kundër tyre ose, sipas rastit, në zbulimin e personave të tjerë, që
kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më tepër se gjysma e
dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta,
kur konkurrojnë edhe rrethana lehtësuese në favor të tij, ky person
mund të përjashtohet nga dënimi.

32
Neni 53
Ulja e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji
(Shtuar fjalët me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Gjykata, në raste të veçanta, kur çmon që vepra dhe autori i
saj paraqesin rrezikshmëri të pakët dhe janë të pranishme disa nga
rrethanat lehtësuese, dhe nuk është e pranishme asnjë rrethanë
rënduese ka të drejtë të caktojë një dënim nën minimumin ose një
lloj dënimi më të butë se ai që parashikon dispozita përkatëse.

Neni 53/a
Zëvendësimi i dënimit me burgim me pagimin e një shume
të hollash në favor të shtetit
(Shtuar me ligjin nr. 98/2014, datë 31.7.2014)
Gjykata, në rastet kur parashikohet shprehimisht nga dispozita,
kur çmon që vepra penale dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të
ulët shoqërore dhe kur cakton një dënim gjer në dy vjet burgim,
mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e
një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë
burgim me pesë mijë lekë.
Ky zëvendësim mund të vendoset kur është kërkuar nga autori
i veprës penale.
Në rast se shuma e të hollave e vendosur nga gjykata nuk
paguhet brenda 10 ditëve nga momenti që vendimi merr formë të
prerë, me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendos revokimin e
vendimit për zëvendësimin e dënimit me burgim.

Neni 54
Pranimi i pagimit të gjobës
Për kundërvajtjet penale për të cilat, veç gjobës, parashikohet
njëkohësisht dënimi me burgim, gjykata, me kërkesën e autorit të
kundërvajtjes penale mund të pranojë që ai të paguajë aty për aty
një shumë të hollash në favor të buxhetit të shtetit, e barabartë me
gjysmën e maksimumit të gjobës të parashikuar për kundërvajtjet
penale në Pjesën e Përgjithshme të këtij Kodi.

33
Kërkesa mund të paraqitet në çdo fazë të gjykimit deri përpara
dhënies së vendimit përfundimtar të shkallës së parë.
Kur gjykata nuk pranon kërkesën, jep dënimin për veprën e
kryer.
Pranimi i kërkesës nuk lejohet për personat që më parë janë
dënuar edhe për kundërvajtje penale.

Neni 55
Caktimi i dënimeve për disa vepra penale
(Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013 dhe
shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 26.2.2016;
ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015
dhe shfuqizuar me ligjin nr. 82/2016, datë 25.7.2016)
Kur veprimet ose mosveprimet përmbajnë elementet e disa
veprave penale, si dhe kur personi ka kryer disa vepra penale për të
cilat nuk është dhënë akoma vendim, gjykata më parë cakton
dënimin për çdo vepër penale dhe në përfundim jep një dënim të
vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar.
Dënimi më i rëndë i shtuar nuk mund të kapërcejë shumën e
përgjithshme të dënimeve të caktuara veç e veç, as kufirin më të
lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë.
Kur gjykata çmon se kryerja e shumë veprave penale nuk tregon
rrezikshmëri të madhe të fajtorit, mund të japë si dënim
përfundimtar dënimin me të rëndë që ka caktuar për një nga veprat
penale.
Gjykata në vendimin përfundimtar jep një ose më shumë nga
dënimet plotësuese të dhëna më vete për çdo vepër të veçantë.

Neni 56
Bashkimi i dënimeve
Kur i dënuari, para vuajtjes së plotë të dënimit, dënohet për
një vepër penale të kryer para dhënies së vendimit, zbatohen rregullat
e nenit të mësipërm dhe pjesa e vuajtur e dënimit llogaritet në
dënimin e ri.

34
Kur i dënuari, pas dhënies së vendimit, por para vuajtjes së
plotë të dënimit, kryen një vepër penale të re, gjykata bën bashkimin
e dënimit të ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm, duke
ndjekur rregullat e parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi.

Neni 57
Llogaritja e paraburgimit
(Ndryshuar paragrafi i III me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim ose me
gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik
si më poshtë:
Një ditë paraburgim baras me një ditë e gjysmë burgim.
Një ditë paraburgim baras me 5 mijë lekë gjobë.
Një ditë paraburgim baras me tetëmbëdhjetë orë pune në interes
publik.
KREU VII
ALTERNATIVAT E DËNIMIT ME BURGIM

Neni 58
Gjysmëliria
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Për dënimin deri në një vit burgim, gjykata, për shkak të
detyrimeve të personit të dënuar për punën, arsimin, kualifikimin
ose aftësimin profesional, përgjegjësitë thelbësore familjare apo për
nevojën për trajtim ose rehabilitim mjekësor, mund të vendosë
ekzekutimin e vendimit me burgim me gjysmëliri.
Personi i dënuar, që vuan dënimin me gjysmëliri, është i
detyruar të kthehet në burg, pasi të ketë kryer detyrimet jashtë
burgut, brenda periudhës kohore të përcaktuar nga gjykata.
Kur personi i dënuar nuk përmbush detyrimet, sipas këtij neni,
zbatohet neni 62 i këtij Kodi.

35
Neni 59
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia
në provë
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin
nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
1. Për shkak të rrezikshmërisë së paktë të personit, moshës,
kushteve shëndetësore apo mendore, mënyrës së jetesës dhe të
nevojave, veçanërisht atyre që lidhen me familjen, shkollimin ose
punën, rrethanave të kryerjes së veprës penale, si dhe të sjelljes pas
kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burg deri në
pesë¸ vjet, mund të urdhëroj¸ që i dënuari të mbajë kontakte me
shërbimin e provës dhe të vihet në provë, duke pezulluar
ekzekutimin e dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos
kryejë vepër tjetër penale.
2. Gjykata urdhëron që i dënuari të përmbushë një apo më
shume detyrime, të parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi.
3. Për dënimet e dhëna deri në dy vjet burgim, të pezulluara
nga gjykata, afati i provës është sa dyfishi i kohës së dënimit me
burgim të dhënë nga gjykata.
4. Afati i provës, me përjashtim të rregullit të parashikuar
në paragrafin 3 të këtij neni, është 24 muaj deri në 5 vjet. Afati i
provës fillon nga e nesërmja shpalljes së vendimit të gjykatës që
ka dhënë vendim për pezullimin e dënimit me burgim. Afati i
provës mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të mënyrës së
ekzekutimit të provës dhe kushteve personale të të dënuarit, por
pa cenuar afatin minimal dhe maksimal të parashikuar në këtë
paragraf.
5. Nëse i dënuari nuk mban kontakte me shërbimin e provës
apo nuk përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60, siç është
urdhëruar nga gjykata, gjykata vendos zëvendësimin e dënimit të
parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes, brenda
periudhës së provës, ose revokimin e pezullimit të ekzekutimit të
vendimit.

36
Neni 59/a
Qëndrimi në shtëpi
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar paragrafi i dytë
me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Për dënimet me burgim deri në dy vjet ose kur kjo kohë është
pjesë e mbetur e dënimit, sipas një vendimi për një periudhë më të
gjatë burgimi, gjykata mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë
me qëndrimin në shtëpi të të dënuarit, në një shtëpi tjetër private
apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit publik, kur ekzistojnë
rrethanat e mëposhtme:
a) Për gratë shtatzëna ose nëna me fëmijë, nën moshën 10
vjeç, që jetojnë me të.
b) Për baballarët, që kanë përgjegjësi prindërore për fëmijën,
që jeton me të, nën moshën 10 vjeç, kur nëna e tij ka vdekur apo
është e pazonja për t’u kujdesur për të.
c) Për persona, në kushte të rënda shëndetësore, që kërkojnë
kujdes të vazhdueshëm nga shërbimi shëndetësor, jashtë burgut.
ç) Për personat mbi 60 vjeç, që janë të paaftë nga ana
shëndetësore.
d) Për të rinj, nën moshën 21 vjeç, me nevoja të dokumentuara
shëndetësore, studimore, të punës apo përgjegjësive familjare.
Gjykata, në rrethanat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”
të paragrafit të parë të këtij neni, nuk mund të vendosë vuajtjen e
dënimit të dhënë me qëndrim në shtëpi, të dënuarve që kanë kryer
një krim ndaj bashkëshortit, bashkëjetuesit apo fëmijës së tij.
Gjykata mund të lejojë personat e dënuar me qëndrim në shtëpi
të largohen nga vendbanimi, për plotësimin e nevojave të
domosdoshme familjare, për t’u angazhuar në veprimtari pune,
edukimi apo arsimimi ose për programe rehabilitimi, për të cilat
shërbimi i provës është dakord.
Në këtë rast gjykata përcakton masat që duhet të marrë
shërbimi i provës.
Gjykata revokon qëndrimin në shtëpi dhe e zëvendëson atë
me një ndëshkim tjetër, kur nuk ekzistojnë më kushtet e

37
parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni. Në qoftë se personi
i dënuar largohet pa autorizimin e gjykatës nga vendbanimi apo
shkel detyrimet e caktuara në vendimin e gjykatës, zbatohet neni
62 i këtij Kodi.

Neni 60
Detyrimet e të dënuarit të vënë në provë
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin
nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të
plotësojë një apo më tepër prej detyrimeve të mëposhtme:
1. Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një
arsim apo formim profesional.
2. Shfrytëzimi i pagës dhe i të ardhurave të tjera ose i pasurisë
për përmbushjen e detyrimeve financiare.
3. Të riparojë dëmin civil të shkaktuar.
4. Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara.
5. Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale
ka lidhje me këtë veprimtari.
6. Të mos frekuentojë vende të caktuara.
7. Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike.
8. Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara.
9. Të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të
dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale.
10. Të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.
11. Mjekimi ose rehabilitimi në një institucion shëndetësor
ose nënshtrimi në një program të trajtimit, mjekësor apo rehabilitues.
12. T’i nënshtrohet një trajtimi, apo programi mjekësor ose
rehabilitimi, me qëllim që të ndalojë përdorimin e alkoolit ose lëndëve
narkotike.
Në përcaktimin e detyrimeve për të dënuarin, gjykata merr
parasysh moshën e të dënuarit, gjendjen mendore, mënyrën e
jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht ato të lidhura me familjen,
edukimin ose punën, motivet e kryerjes së veprës penale,
qëndrimin pas kryerjes së veprës penale, si dhe rrethana të tjera,

38
që ndikojnë në vendosjen e detyrimeve, sipas këtij neni dhe
mbikëqyrjen e tyre. Detyrimet e parashikuara në pikat 11 dhe 12, të
paragrafit 1, të këtij neni, caktohen vetëm me pëlqimin e të dënuarit.
Periudha për përmbushjen e një detyrimi të parashikuar në
paragrafin 1, të këtij neni, përcaktohet nga gjykata brenda periudhës
të caktuar të provës.

Neni 60/a
Detyrimi për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit
ose drogës
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; ndryshuar me ligjin
nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
Gjykata, ndaj të dënuarit të vënë në provë, i cili është në kushtet
e varësisë kronike ndaj alkoolit apo lëndëve narkotike, vendos
detyrimin për t’iu nënshtruar trajtimeve mjekësore për heqjen dorë
nga përdorimi i alkoolit apo drogës.
Trajtimi mjekësor për heqjen dorë nga përdorimi i alkoolit apo
drogës bëhet në institucionin mjekësor të specializuar, sipas përcaktimit
që bën Ministria e Shëndetësisë, në bazë të kërkesës së shërbimit të
provës.
Shërbimi i provës mbikëqyr ekzekutimin e vendimit të gjykatës
dhe i raporton menjëherë prokurorit, kur personi i dënuar nuk
përmbush detyrimin e vendosur sipas parashikimeve të nenit 60 të
këtij Kodi.
Neni 61
Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.12.2008)
Gjatë kohës së provës i dënuari është i detyruar:
a) të paraqitet rregullisht dhe të informojë në vazhdimësi
shërbimin e provës për përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të
caktuara nga gjykata;
b) të marrë pëlqimin nga shërbimi i provës për ndryshimin e
vendbanimit, qendrës së punës apo për lëvizjet e shpeshta brenda
vendit.

39
Neni 62
Shkelja e kushteve dhe e detyrimeve gjatë kohës së provës
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, kryen një vepër tjetër
penale, gjykata mund të ndryshojë detyrimet që ka vendosur, ta
zëvendësojë dënimin e dhënë me një dënim tjetër, apo ta revokojë,
tërësisht ose pjesërisht, vendimin e pezullimit.
Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, shkel kushtet ose
detyrimet që i janë vendosur, shërbimi i provës i raporton menjëherë
prokurorit.
Për shkelje të lehta dhe për herë të parë të kushteve ose të
detyrimeve që i janë vendosur nga gjykata, prokurori ka të drejtë të
japë paralajmërim, i cili regjistrohet në dosjen personale të të
dënuarit.
Për shkelje të rënda ose të përsëritura, prokurori i kërkon
gjykatës ndryshimin e detyrimit të vendosur, shtimin e detyrimeve
të tjera, zëvendësimin e tyre me një sanksion tjetër, ose revokimin
e vendimit të pezullimit të dënimit dhe vuajtjen e pjesës së mbetur
të dënimit në burg.

Neni 63
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim
dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe
të rrethanave të kryerjes së veprës penale, kur ka caktuar një dënim
gjer në një vit burgim, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit
të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i
dënuari të përmbushë një punë në interes publik.
Puna me interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të
një pune, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit
publik apo shoqatës së caktuar në vendimin e gjykatës, për një
kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë.
Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon
pezullimin në seancë gjyqësore.

40
Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh.
Në vendimin e saj gjykata përcakton numrin e orëve të punës
dhe detyrimin që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Shërbimi i provës vendos llojin e punës që do të kryhet, përcakton
vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo,
duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur, punësimin e rregullt
të të dënuarit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me
interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
Pas përfundimit të punës, dënimi konsiderohet i paqenë.
Nëse i dënuari nuk kryen punën me interes publik, nuk mban
kontakte me shërbimin e provës apo shkel kushtet ose detyrimet e
tjera, të vendosura nga gjykata, prokurori informon menjëherë
gjykatën. Gjykata, në këtë rast, vendos sipas nenit 62 të këtij Kodi.

Neni 64
Lirimi me kusht
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar fjalët në paragrafin e tretë me
ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017,
datë 30.3.2017)
I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e
dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e
tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin
e tij, si dhe të ketë vuajtur:
- jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje
penale;
- jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me
masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
- jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me
masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji,
me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.
Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar
me amnisti ose falje.
Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime
të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave

41
penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo
paragrafi i tretë i nenit 100.
Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një
vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një
vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për
bashkimin e dënimeve.
Gjykata e urdhëron të dënuarin të mbajë kontakte me
Shërbimin e Provës gjatë periudhës së provës dhe të përmbushë
një ose disa nga detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi.
Kur i dënuari nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose kur
nuk i përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi,
të urdhëruara nga gjykata, kjo e fundit vendos zëvendësimin e
dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes
gjatë periudhës së provës ose revokimin e vendimin për lirimin
para kohe me kusht.

Neni 65
(Ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008;
ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
1. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të
përjetshëm.
2. Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të
përjetshëm mund të lirohet me kusht kur:
Ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim dhe, gjatë
vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i
është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.
3. Nga ky rregull, përjashtohen të dënuarit për veprat penale
të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i
tretë i nenit 100.
Neni 65/a
Periudha e sigurisë
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Gjykata, në dhënien e vendimit, mund të vendosë edhe
caktimin e një periudhe sigurie, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i
nenit 64 të këtij Kodi, në rastet kur ekziston një nga këto rrethana:

42
a) vepra penale, masa e dënimit të së cilës është mbi pesë vjet;
b) kryerja e veprës penale është bërë me egërsi dhe mizori;
c) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose
personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen;
ç) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet
familjare ose të bashkëjetesës;
d) kur kryerja e veprës penale është shtyrë nga motive që kanë
të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën, bindjet politike,
fetare ose sociale.
Periudha e sigurisë shtrihet për afatin kohor nga tre të katërtat
e dënimit të dhënë nga gjykata deri në kohëzgjatjen e plotë të dënimit
penal.
KREU VIII
SHUARJA E NDJEKJES PENALE, TË DËNIMEVE DHE
MOSEKZEKUTIMI I TYRE
Neni 66
Parashkrimi i ndjekjes penale
(Ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës
deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar:
a) dyzet vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me
burgim të përjetshëm;
b) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët
se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë;
c) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer
në dhjetë vjet burgim;
ç) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë
vjet burgim ose gjobë;
d) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim
gjer në dy vjet burgim;
dh) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim
me gjobë.
Veprat penale të kreut II, seksionit I, nenet 76 - 79/c, nuk i
nënshtrohen parashkrimit.
43
Neni 67
Mosparashkrimi i ndjekjes penale
Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e
luftës dhe ato kundër njerëzimit.

Neni 68
Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit
Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë
formë të prerë kanë kaluar:
a) njëzet vjet për vendimin që përmban dënim pesëmbëdhjetë
gjer në njëzetepesë vjet burgim;
b) dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet burgim;
c) pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer
në pesë vjet ose dënime të tjera më të lehta.

Neni 69
Rehabilitimi
Quhen të padënuar:
a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë
muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve
nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj
gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së
dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në
dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit
nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer
në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes
së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

44
Neni 70
Falja
Me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo
pjesërisht personin nga vuajtja e dënimit të dhënë me një vendim
gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të
butë.

Neni 71
Amnistia
Me aktin e amnistisë organi kompetent përjashton nga ndjekja
penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit ose bën
zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.
Amnistia shtrihet për ato vepra penale të kryera deri një ditë
para shpalljes së saj, veç rastit kur në aktin përkatës vendoset
ndryshe.

Neni 72
Zbatimi i dispozitave të pjesës së përgjithshme
Dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zbatohen
edhe për veprat penale të tjera të parashikuara si të tilla nga ligje të
veçanta.

PJESA E POSAÇME

KREU I
KRIME KUNDËR NJERËZIMIT

Neni 73
Gjenocidi
(Hequr fjalët “a me vdekje” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin
tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar
i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që
vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda

45
fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë
shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve,
si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup
tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim
të përjetshëm.

Neni 74
Krime kundër njerëzimit
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër,
internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër
njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në
mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive
politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 74/a
Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose
krimeve kundër njerëzimit
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut,
nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve, që mohojnë,
minimizojnë, në mënyrë të ndjeshme, miratojnë ose justifikojnë
akte, që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit, dënohet me
burgim tre deri në gjashtë vjet.

Neni 75
Krimet e luftës
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si
vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për
çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose
në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës,

46
vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike,
shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga
nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

KREU II
VEPRA PENALE KUNDËR PERSONIT

KRIME KUNDËR JETËS

SEKSIONI I
KRIME KUNDËR JETËS TË KRYERA ME DASHJE

Neni 76
Vrasja me dashje
Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer
në njëzet vjet.

Neni 77
Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një
krim tjetër, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

Neni 78
Vrasja me paramendim
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtesë në paragrafin e
dytë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar paragrafi i dytë me
ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë
gjer në njëzet e pesë vjet.
Vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet me burgim
jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

47
Neni 78/a
Vrasja për gjakmarrje
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më
pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 79
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “c”
me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë
rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të
njohura;
c) shfuqizuar;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera
ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta
viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,
dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të
përjetshëm.
Neni 79/a
Vrasja e funksionarëve publikë
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit,
ushtarakut apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose
për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të
njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me
burgim të përjetshëm.

48
Neni 79/b
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë
detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme
ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose
me burgim të përjetshëm.

Neni 79/c
Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-
bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose
krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo
më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 80
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 81
Vrasja e foshnjës
(Ndryshuar fjalët me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna, menjëherë pas
lindjes, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Neni 82
Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike
Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike
të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet
me burgim gjer në tetë vjet.

49
Neni 83
Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së
nevojshme
Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 83/a
Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9686, datë 26.2.2007; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë,
si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizuar me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që i bëhet një
personi për t’u mbyllur në shtëpi, dënohet me burgim deri në tre
vjet.
Neni 83/b
Nxitja për gjakmarrje
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim,
shfuqizuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje, kur nuk përbën
vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 84
Kanosja
Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet
një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në një vit.

50
Neni 84/a
Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet
sistemit kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet
një personi, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak
përkatësie etnike, kombësie, race apo feje, dënohet me gjobë ose
me burgim deri në tre vjet.

SEKSIONI II
KRIME KUNDËR JETËS SHKAKTUAR ME PAKUJDESI

Neni 85
Vrasja nga pakujdesia
Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.

SEKSIONI III
VEPRAT PENALE TË KRYERA ME DASHJE
KUNDËR SHËNDETIT

Neni 86
Tortura
(Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i
janë shkaktuar vuajtje të rënda, fizike apo mendore, nga një person,
që ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo miratimin e tij, të
hapur ose të heshtur, me qëllim:
a) për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime;
b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të
jetë kryer prej/ose një personi tjetër;
c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër;

51
ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme
diskriminimi;
d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues;
dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 87
Tortura me pasoja të rënda
Tortura, si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor, kur ka sjellë gjymtimin,
shëmtimin ose çdo dëmtim të përhershëm të shëndetit të personit
apo vdekjen, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 88
Plagosja e rëndë me dashje
(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin,
shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit,
ndërprerjen e shtatzënisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin
e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër
personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo
ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës
penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga
pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 88/a
Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike
të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të
dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

52
Neni 88/b
Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së
nevojshme
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Plagosja e rëndë, e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Neni 89
Plagosja e lehtë me dashje
Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të
përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 89/a
Shitblerja e paligjshme e organeve
(Shtuar me ligjin nr. 8204, datë 10.4.1997; ndryshuar me ligjin
nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me
heqjen dhe implantimin e paligjshëm të organeve, dënohet me
burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kjo vepër e kryer nga personi që shpërdoron pozitën e tij
ndaj një fëmije ose një personi tjetër të pambrojtur, dënohet me
burgim nga shtatë deri në dhjetë vjet.
Kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë ose në
bashkëpunim, dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë
vjet.
Kur nga vepra e mësipërme shkaktohet vdekja e viktimës
ose kjo vepër kryhet nga grup i strukturuar kriminal ose organizatë
kriminale dënohet nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet e pesë vjet
burgim.

53
Neni 90
Dëmtime të tjera me dashje
Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohen me gjobë.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë
deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE KUNDËR SHËNDETIT TË KRYERA
NGA PAKUJDESIA

Neni 91
Plagosja e rëndë nga pakujdesia
Plagosja e rëndë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 92
Plagosja e lehtë nga pakujdesia
Plagosja e lehtë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë.

SEKSIONI V
VEPRA PENALE QË RREZIKOJNË JETËN DHE
SHËNDETIN NGA NDËRPRERJA E SHTATZËNISË OSE
MOSDHËNIA E NDIHMËS

Neni 93
Ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqim të gruas
Ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqim të gruas, veç rastit kur
ndërprerja diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

54
Neni 94
Ndërprerja e shtatzënisë e kryer në vende dhe nga
persona të paautorizuar
Ndërprerja e shtatzënisë e kryer jo në ambiente spitalore
publike apo klinika private të lejuara posaçërisht, ose nga një person
që nuk është mjek ose, tej kohës së lejueshme për ndërprerje veç
rastit kur kjo diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
dy vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 95
Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzënisë
Dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzënisë
një gruaje me qëllim që kjo të kryejë vetë ose me ndihmën e ndonjë
tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në një vit.

Neni 96
Neglizhenca në trajtimin mjekësor
(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me
ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve nga ana e
profesionistit shëndetësor, kur ka rrezikuar jetën e personit, apo ka
dëmtuar rëndë shëndetin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim
deri në një vit.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet
me burgim deri në dy vjet.

55
Neni 97
Mosdhënia ndihmë
Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e
personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë,
kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit,
rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 98
Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes
Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes njerëzve që janë
duke u mbytur në det ose në ujëra të tjera, kur kjo ndihmë mund të
jepej pa rrezik serioz për anijen, ekuipazhin dhe udhëtarët, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.
Neni 99
Shkaktimi i vetëvrasjes
(Ndryshuar fjalët me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një
personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të
tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi
që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare
ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

SEKSIONI VI
KRIME SEKSUALE
Neni 100
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar fjalët
në paragrafin e dytë dhe të tretë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë
të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të
miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim
nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
56
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në
bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë
shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet
me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës
së mitur dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me
burgim të përjetshëm.

Neni 101
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të
mitur të moshës 14-18 vjeç
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me
dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në
tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet
me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet
në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së
dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me
burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës
së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

Neni 102
Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura
(Ndryshuar paragrafi i I, II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001;
ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura ose
midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej
tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim
ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja
të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

57
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të
dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 102/a
Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur
dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në
bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarit i
shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga
pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të
dëmtuarit dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 103
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të
pazotë për t’u mbrojtur
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke
përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar
ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim
nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në
bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur personit të dëmtuar
i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim
nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit
të dëmtuar dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

58
Neni 104
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me
përdorimin e armës
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke
kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të armës,
dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 105
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke
shpërdoruar detyrën
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke
shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 106
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona
në gjini ose nën kujdestari
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet
prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve,
motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë
ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit,
dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 107
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike
(Shtuar fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende
publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në një vit.

59
Neni 107/a
Dhuna seksuale
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Ushtrimi i dhunës seksuale, nëpërmjet kryerjes së veprimeve
me natyrë seksuale në trupin e një personi tjetër me objekte, përbën
vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave,
më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve të moshës
katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç dënohet me burgim nga
pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur
moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mituri që nuk ka arritur
pjekurinë seksuale, pavarësisht nëse kryhet me dhunë apo jo,
dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.
Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të
dëmtuarit dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.

Neni 108
Vepra të turpshme
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shtuar paragrafët me ligjin nr. 144/2013,
datë 2.5.2013)
Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur
moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre gjer në
shtatë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur
moshën katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie
familjare, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Përfshirja e qëllimshme si dëshmitar, në veprime me natyrë
seksuale, e një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë
vjeç apo i një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, përbën
vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Propozimi i bërë nga një i rritur, me çdo mjet ose formë, për të
takuar një të mitur që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç
apo një të mitur që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, me qëllim
60
kryerjen e ndonjërës nga veprat penale të parashikuara në këtë
seksion apo në seksionin VIII të kreut II të këtij Kodi, përbën
vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 108/a
Ngacmimi seksual
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e
një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis
kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën
vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave,
më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim
nga tre deri në shtatë vjet.

SEKSIONI VII
VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT

Neni 109
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar me ligjin
nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin
me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar
pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e
kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar
fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen
e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e
kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim
tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç
dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ose e të miturit nën
moshën 14 vjeç, i paraprirë ose i shoqëruar me tortura fizike ose
61
psikike, kur është kryer kundër disa personave ose më shumë se
një herë, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur
është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm.

Neni 109/a
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana
lehtësuese
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht
para mbarimit të shtatë ditëve nga rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e
arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është ushtruar
torturë ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga
tre gjer në pesë vjet.

Neni 109/b
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e
pasurisë
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose
mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri
ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me
burgim nga dy deri në tetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet duke përdorur a kërcënuar me
përdorimin e armës, torturës, akteve çnjerëzore e poshtëruese që
kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, dënohet me burgim nga shtatë
deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të
përjetshëm.

62
Neni 109/c
Zhdukja me forcë
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Zhdukja me forcë, nëpërmjet arrestimit, burgimit, rrëmbimit
ose çdo forme tjetër heqjeje lirie të personit, nga funksionarët
publikë apo nga persona që veprojnë me autorizimin, mbështetjen
ose miratimin e tyre, shoqëruar me mospranimin e faktit të heqjes
së lirisë apo me fshehjen e fatit të personit ose vendit në të cilin
ndodhet ai, duke i mohuar ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme,
sipas ligjit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga shtatë
deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Eprori që:
a) ka dijeni që vartës të vendosur nën autoritetin dhe kontrollin e
tij efektiv po kryejnë ose do të kryejnë zhdukje me forcë, ose nuk merr
parasysh të dhëna dhe informacione që e tregojnë qartë këtë fakt;
b) ushtron përgjegjësinë dhe kontrollin e tij efektiv mbi
veprimtaritë me të cilat është lidhur zhdukja me forcë; apo
c) nuk ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të arsyeshme
që janë në kompetencën e tij për të penguar ose ndëshkuar personin
që jep autorizimin, mbështetjen dhe miratimin e zhdukjes me forcë,
ose për t’ia dërguar çështjen organeve kompetente të ndjekjes
penale, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kur kjo vepër kryhet kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose
personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, apo
shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim,
kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim
nga dhjetë deri në njëzet vjet.
Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen e personit, dënohet
me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Marrja e paligjshme e fëmijëve që janë subjekt i një zhdukjeje
me forcë, ose e fëmijëve, babai, nëna ose përfaqësuesi ligjor i të
cilëve është bërë subjekt i një zhdukjeje me forcë, apo e fëmijëve
të lindur gjatë periudhës së zhdukjes me forcë, përbën vepër penale
dhe dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

63
Neni 110
Heqja e paligjshme e lirisë
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet
në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë,
dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 110/a
Trafikimi i personave të rritur
(Shtuar me ligjin 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 9188,
datë 12.2.2004; ndryshuar titulli, fjalët në paragrafin e parë dhe
paragrafi i tretë dhe shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144, datë
2.5.2013; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si
dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013,
datë 2.5.2013)
Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e
personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo
formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit
të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike
ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë
pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim
shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të
shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të
skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies
në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të
tjera të shfrytëzimit, si brenda dhe jashtë territorit të Republikës
së Shqipërisë, dënohen me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë
vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj një personi të rritur të gjinisë femërore
dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave
dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

64
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë,
shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike
ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, sjell pasoja të
rënda për shëndetin, ose rrezikon jetën e tij, dënohet me burgim jo
më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet
me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit
shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim shtohet me ¼ e
dënimit të dhënë.

Neni 110/b
Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat
e trafikuar
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e
trafikuar, apo i shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga
trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar, dënohet
me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj një fëmije dënohet me burgim nga
tre deri në shtatë vjet.

Neni 110/c
Veprimet që lehtësojnë trafikimin
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i
pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo
mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë
shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për
këtë fakt, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri
në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë, apo është kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë
letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, ose

65
ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër
deri në tetë vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim
jo më pak se pesë vjet.

Neni 111
Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera
Zotërimi dhe vënia nën kontroll e avionëve, anijeve dhe
mjeteve të tjera të transportit ku ndodhen njerëz, duke përdorur
dhunë ose me kërcënim me armë a mjete të tjera, dënohet me
burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 112
Dhunimi i banesës
Hyrja ose qëndrimi në banesën e tjetrit pa pëlqim të tij përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
tre muaj.
Kur vepra është kryer me dhunë ose me kërcënim për përdorim
të armës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

SEKSIONI VIII
VEPRA PENALE KUNDËR MORALIT DHE DINJITETIT

Neni 113
Prostitucioni
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.
Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

66
Neni 114
Shfrytëzimi i prostitucionit
(Ndryshohet titulli dhe shfuqizuar paragrafi II me ligjin nr. 8279,
datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e
prostitucionit dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet me të mitur, ndaj disa personave, me
persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie,
kujdestarie, apo duke përfituar nga raportet zyrtare, ose kryhet në
bashkëpunim apo më shumë se një herë, ose nga persona të
ngarkuara me funksione shtetërore dhe publike, dënohet me burgim
nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 114/a
Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese
(Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998, neni 2, pika 6 dhe
paragrafi i fundit ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001;
shfuqizuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Neni 114/b
Trafikimi i femrave
(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shfuqizuar me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Neni 115
Mbajtja e lokaleve për prostitucion
Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për
ushtrim të prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
dhjetë vjet.

67
Neni 116
Homoseksualizmi
(Shfuqizuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)

Neni 117
Pornografia
(Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 9859, datë 21.1.2008;
ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i
materialeve pornografike në mjediset ku ka fëmijë, me çdo mjet ose
formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me burgim deri
në dy vjet.
Prodhimi, importimi, ofrimi, vënia në dispozicion, shpërndarja,
transmetimi, përdorimi ose posedimi i pornografisë së fëmijëve, si
dhe krijimi i aksesit në mënyrë të vetëdijshme në të, me çdo mjet
ose formë, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Rekrutimi, përdorimi, shtrëngimi, ose bindja e një fëmije, për
të marrë pjesë në shfaqje pornografike, ose marrja pjesë në shfaqje
pornografike që përfshijnë fëmijët, dënohet me burgim nga pesë
deri në dhjetë vjet.

Neni 118
Dhunimi i varreve
Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe
vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim
tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 119
Fyerja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar
me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë.

68
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave
ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

Neni 119/a
Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike
nëpërmjet sistemit kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut,
nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve me përmbajtje
raciste ose ksenofobike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Neni 119/b
Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet
sistemit kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik,
që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë,
racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim deri në dy vjet.

Neni 120
Shpifja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001;
ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër,
duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e
personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga
pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave
ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

69
Neni 121
Ndërhyrje të padrejta në jetën private
(ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim
të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi
ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që
ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
deri në dy vjet.
Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet
ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të
marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni,
dënohet me burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet ndaj personave të mitur, dënohet me
burgim nga një deri në tre vjet.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit
shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të
dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet
me burgim nga një deri në tre vjet.

Neni 121/a
Përndjekja
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të
përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të
vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të
një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore,
apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet
me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi
apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi
rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.
Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një
personi të pazotë për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person

70
i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve,
dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë.

Neni 122
Përhapja e sekreteve vetjake
Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi
nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur
detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një
person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 123
Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës
Kryerja me dashje e veprimeve të tilla si asgjësimi,
mosdorëzimi, hapja dhe leximi i letrave apo çdo korrespondencë
tjetër, si dhe ndërprerja ose vënia nën kontroll, dëgjimi i bisedave
telefonike, telegrafike ose i çdo mjeti tjetër telekomunikimi, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer në dy
vjet.
SEKSIONI IX
VEPRA PENALE KUNDËR FËMIJËVE, MARTESËS
DHE FAMILJES

Neni 124
Braktisja e fëmijëve të mitur
(Ndryshuar fjalë në paragrafin I me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi
që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose
vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

71
Neni 124/a
Kërkimi ose marrja e shpërblimeve për procedurat
e birësimit
(Shtuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi, propozimi, dhënia ose pranimi i shpërblimeve dhe
përfitimeve të tjera, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që
lidhet me procesin e birësimit të një të mituri, dënohen me burgim
deri në shtatë vjet.

Neni 124/b
Keqtrajtimi i të miturit
(Shtuar me ligjin nr. 9859, datë 21.1.2008; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit,
motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që
është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj
gjer në dy vjet.
Detyrimi, shfrytëzimi, shtytja ose përdorimi i të miturit për të
punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer
veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe/ose fizik, apo
arsimimin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose
vdekja e të miturit, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet
vjet.

Neni 125
Mosdhënia e mjeteve për jetesë
Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të
prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një
vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

72
Neni 126
Mosnjoftimi i ndryshimit të vendbanimit
Mosnjoftimi brenda një muaji i ndryshimit të vendbanimit, të
interesuarve ose organit të ekzekutimit, nga personi që sipas
vendimit gjyqësor detyrohet me dhënien e mjeteve të nevojshme
për jetesë fëmijëve, prindërve ose bashkëshortit të vet, si dhe ai të
cilit i janë besuar fëmijët pas zgjidhjes së martesës, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
tre muaj.

Neni 127
Marrja e padrejtë e fëmijës
Marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që
ushtron autoritetin prindëror ose që i është besuar për rritje dhe
edukim, si dhe mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër në zbatim të
vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 128
Ndërrimi i fëmijëve
Ndërrimi i fëmijëve i bërë me pakujdesi nga personeli ku fëmijët
mbahen për rritje, mjekim ose në shtëpi lindjeje, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 128/a
Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës me një tjetër, i kryer
nga personeli mjekësor, dënohet me burgim nga tre gjer në tetë
vjet.

73
Neni 128/b
Trafikimi i të miturve
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9188, datë 12.2.2004; shtuar me ligjin nr. 9859,
datë 21.1.2008; ndryshuar fjalët në paragrafin e parë me ligjin nr. 144,
datë 2.5.2013; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë,
si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013,
datë 2.5.2013)
Rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja
e të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit ose formave
të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara,
skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në
përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të
shfrytëzimit, dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të të miturve
dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike
a psikike të të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose
sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak
se pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet
me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit
shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim shtohen me ¼ e
dënimit të dhënë.

Neni 129
Shtytja e të miturve në krim
Shtytja ose tërheqja e të miturve nën moshën katërmbëdhjetë
vjeç për të kryer krim, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

74
Neni 130
Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të
lidhur apo zgjidhur martesë
(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Shtrëngimi apo pengimi për të filluar ose vazhduar
bashkëjetesën, ose shtrëngimi për të lidhur apo zgjidhur martesën,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre muaj.
Kërkesa e qëllimshme ndaj një të rrituri ose fëmije për të
shkuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim
detyrimin e tij për të lidhur martesë, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Neni 130/a
Dhuna në familje
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar paragrafi i
fundit me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është
bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues,
gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me
pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij,
dënohet me burgim gjer në dy vjet.
Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit
që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-
bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës
penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me
burgim gjer në tre vjet.
Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort,
ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt
ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar
paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet
me burgim gjer në pesë vjet.
Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë
e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet.

75
SEKSIONI X
VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË BESIMIT

Neni 131
Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare
Ndalimi i veprimtarive të organizatave fetare, si dhe krijimi i
pengesave për ushtrimin e lirë të veprimtarive të tyre, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 132
Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit
Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i objekteve të kultit, kur
ka shkaktuar humbjen plotësisht ose pjesërisht të vlerave të tyre,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 133
Pengimi i ceremonive fetare
Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të
marrë pjesë në ceremonitë fetare, si dhe për të shprehur lirisht bindjet
fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

76
KREU III
VEPRA PENALE KUNDËR PASURISË DHE NË SFERËN
EKONOMIKE

SEKSIONI I
VJEDHJA E PASURISË

Neni 134
Vjedhja
(Shtuar paragraf me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me
ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012,
datë 1.3.2012)
Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim
nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 135
Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën
(Shtuar fjalë me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar
pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas
dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta
ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën,
dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 136
Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim
nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

77
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se në
herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë
gjer në njëzet vjet.

Neni 137
Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike
(Shtuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar
paragrafi II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin
nr. 98/2014, datë 31.7.2014)
Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi
i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar
në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, e
kryer me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe
dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se
një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose
të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në
pesë vjet.

Neni 137/a
Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike dënohet me
burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre deri
në shtatë vjet.

Neni 138
Vjedhja e veprave të artit e kulturës
Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.
Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare
dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

78
Neni 138/a
Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim
me ligjin i veprave të artit dhe të kulturës, me qëllim fitimi material
ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 139
Vjedhja me dhunë
Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet
me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 140
Vjedhja me armë
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9686, datë 26.2.2007)
Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen e armëve dhe
municioneve luftarake ose me përdorimin e tyre, dënohet me burgim
nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 141
Vjedhja me pasojë vdekjen
(Hequr fjalët “a me vdekje” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Vjedhja e pasurisë, kur është shoqëruar me dhunime që kanë
sjellë vdekjen e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë
gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm.

79
Neni 141/a
Trafikimi i mjeteve motorike
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim
me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material
ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 142
Sigurimi i mjeteve për vjedhje
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të vjedhur
pasurinë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

SEKSIONI II
MASHTRIMET

Neni 143
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me
ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes
së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës
ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën
veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë
vjet.
Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
Kur vepra, ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga
pesë deri në dhjetë vjet.

80
Neni 143/a
Skemat mashtruese dhe piramidale
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese
dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim fitimi material, dënohet
me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim
nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Neni 143/a/1
Manipulimi i tregut
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Paraqitja jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi
apo paraje, me qëllim çrregullimin e funksionimit të lirë dhe të
drejtë të tregut, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.
Neni 143/a/2
Përdorimi i paautorizuar dhe përhapja e informacionit
të privilegjuar
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Personi, i cili, në mënyrë të autorizuar ose të paautorizuar,
vihet në dijeni të informacionit të privilegjuar, për të cilin publiku
nuk ka dijeni e që mund ta përdorë me qëllim fitimi material për
vete, për një palë të tretë apo në dëm të kësaj të fundit, në njërën
nga mënyrat e mëposhtme:
a) për të blerë ose për të shitur tituj të tregtueshëm në territorin
e Republikës së Shqipërisë ose të tregtuar nga një emetues, me seli
në Republikën e Shqipërisë;
b) duke ditur natyrën e privilegjuar të informacionit, ia
komunikon, pa autorizim, një pale të tretë;
c) duke ditur natyrën e privilegjuar të informacionit, këshillon
një palë të tretë për të blerë ose për të shitur tituj të tregtueshëm në
territorin e Republikës së Shqipërisë apo të tregtuar nga një emetues,
me seli në Republikën e Shqipërisë, dënohet me burgim nga gjashtë
muaj gjer në tre vjet.

81
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë
ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 143/a/3
Manipulimi i çmimeve dhe përhapja e informacionit
të rremë
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Veprimi apo mosveprimi i personit që:
a) nënshkruan një kontratë fiktive për shitjen apo zëvendësimin
e titujve;
b) kryen porosi për blerje ose shitje të titujve, për të cilët është
kryer porosia me të njëjtin çmim, apo nëse ai i përdor këto tituj si
kundërporosi;
c) përhap informacion apo fakte të tjera të rreme për rritjen
ose rënien e çmimit të titujve apo krijimin e një tregtimi fiktiv aktiv
të tyre, me qëllim përfitimi personal për vete, një palë të tretë apo
në dëm të kësaj të fundit, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer
në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë
ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dy gjer në
pesë vjet.

Neni 143/a/4
Paraqitja e të dhënave të rreme dhe shpërndarja e
paautorizuar e tyre
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Personi që, si anëtar i drejtorisë apo i këshillit mbikëqyrës të
një emetuesi, lejon ose mundëson shpërndarjen e një prospekti, të
ndryshëm nga ai që përcaktohet nga ligji, apo lejon ose mundëson
paraqitjen e të dhënave të rreme ose paraqitjen e rreme të fakteve
me vlerë materiale në një prospekt, dënohet me burgim nga gjashtë
muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë
ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

82
Neni 143/a/5
Regjistrimi i titujve në bursë në mënyrë të paautorizuar
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Personi që, si anëtar i drejtorisë së bursës, lejon regjistrimin
në kuotimin një, kuotimin e shoqërive anonime publike apo në
kuotime të tjera të titujve, të cilët nuk i plotësojnë kushtet e ligjit
për titujt, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë
ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë
vjet.

Neni 143/a/6
Fshehja e pronësisë
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Personi, i cili me dashje nuk i jep të dhëna për pronësinë
Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, sipas ligjit për titujt, dënohet
me gjobë ose burgim gjer në një vit.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose
ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet.

Neni 143/a/7
Tregtimi i paligjshëm i titujve
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Personi që merret me ndërmjetësim të paautorizuar për blerjen
ose shitjen e titujve dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një
vit.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë
ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë
vjet.

83
Neni 143/b
Mashtrimi kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike
apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim
për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim
ekonomik të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e
pasurisë, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa
personave, më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda
materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 144
Mashtrimi në subvencione
Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar
padrejtësisht subvencione nga shteti, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në katër vjet.

Neni 144/a
Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën
e shtuar
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese,
me qëllim fitimin material për vete apo për të tjerët, nëpërmjet
mospagimit, apo përfitimit të kreditimit ose rimbursimit të tatimit
mbi vlerën e shtuar, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë
vjet.

Neni 145
Mashtrimi në sigurime
Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që
sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në

84
dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 146
Mashtrimi në kredi
Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar
padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë
objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi
të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 147
Mashtrimi për veprat e artit e të kulturës
(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Vjedhja e pasurisë me anë të mashtrimit, duke paraqitur një
vepër të artit dhe të kulturës si origjinale apo të një tjetër autori nga
ai që është në fakt, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër
vjet.

Neni 148
Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet
(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet
të një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket
një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në dy vjet.

Neni 149
Shkelja e të drejtave të autorit
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht, shpërndarja, komunikimi
në publik, shitja, ofrimi për shitje, përdorimi, furnizimi, eksportimi
ose importimi për qëllime fitimi i veprës së mbrojtur nga e drejta e

85
autorit, pa pëlqimin e autorit ose mbajtësit të së drejtës, kur janë
shkelur të drejtat vetjake ose pasurore të tij, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 149/a
Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja,
ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi
për këto qëllime:
a) produktit ose procesit të mbrojtur nga një patentë, pa
pëlqimin e pronarit të patentës;
b) produktit që mbrohet nga një dizenjo industriale, pa
pëlqimin e pronarit të dizenjos industriale;
c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare,
pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare;
ç) produktit që rrjedh nga një tregues gjeografik, pa pëlqimin
e pronarit të treguesit gjeografik;
të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen
me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në dy vjet.

Neni 149/b
Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të
gjysmëpërçuesit
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Prodhimi, përdorimi, mbajtja për qëllim tregtimi, shitja, ofrimi
për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto
qëllime i produktit që shkel të drejtat e topografisë së regjistruar të
qarkut, të gjysmëpërçuesit ose të qarkut të integruar, pa pëlqimin e

86
pronarit të topografisë, të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje
penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI III
SHKATËRRIMI I PRONËS

Neni 150
Shkatërrimi i pronës
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat
materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.

Neni 151
Shkatërrimi i pronës me zjarr
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale,
dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e
njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 152
Shkatërrimi i pronës me eksploziv
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me eksploziv
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale,
dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e
njerëzve, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

87
Neni 153
Shkatërrimi i pronës me përmbytje
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale,
dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e
njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 154
Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera,
që përbëjnë rrezik për mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale,
dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e
njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 155
Shkatërrimi i rrugëve
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrugëve automobilistike,
hekurudhore dhe veprave që lidhen me to, dënohet me gjobë apo
me burgim gjer në shtatë vjet.
Kur nga veprat penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale,
dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e
njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 156
Shkatërrimi i rrjetit elektrik
(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit elektrik, telegrafik,
telefonik, radioteleviziv apo të çdo rrjeti ndërlidhës, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

88
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim deri në tre
vjet.
Neni 157
Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i kanaleve ujitëse dhe
kulluese ose veprave që lidhen me to, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 158
Administrimi i ujit pa të drejtë, duke kthyer ose ndryshuar
vijën e ujit, duke hapur pendat, duke ndërtuar apo mbyllur kanale
kulluese apo vaditëse, vija ose vepra të tjera, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 159
Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e
ujësjellësit, për marrjen e ujit të pijshëm, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Shkatërrimi me dashje i rrjetit të ujësjellësit dënohet me burgim
deri në pesë vjet.

Neni 160
Shkatërrimi i veprave kulturore
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra
kulturore me rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim
nga dy gjer në tetë vjet.

89
Neni 161
Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia
Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë
pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
tre vjet.

Neni 162
Përplasja e mjeteve të transportit masiv
Shkaktimi nga pakujdesia i përplasjes se trenave, anijeve,
avionëve, kur ka shkaktuar rrëzimin, djegien, mbytjen, përmbysjen,
daljen nga shinat ose është shoqëruar me pasoja të rënda materiale,
dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE TË KRYERA NË SHOQËRITË
TREGTARE

Neni 163
Përpilimi i deklaratave të rreme
Përpilimi i deklaratave të rreme, në rastin e zmadhimit të
kapitalit të shoqërisë, lidhur me ndarjen e pjesëve të kapitalit
themeltar të ortakëve, me shlyerjen e tij apo me depozitimin e
fondeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 164
Shpërdorimi i kompetencave
Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit
mbikëqyrës apo administratorët e shoqërisë me qëllim përfitimi apo
për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

90
Neni 164/a
Korrupsioni aktiv në sektorin privat
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi,
i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë,
personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose punon
në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një
veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij, dënohet
me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.

Neni 164/b
Korrupsioni pasiv në sektorin privat
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj
përfitimi të parregullt a i një premtimi të tillë, për vete ose për
persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga
përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose
punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos
kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Neni 165
Falsifikimi i nënshkrimeve
Falsifikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve apo deklarimi i rremë
i derdhjeve të fondeve të shoqërisë, apo publikimi i nënshkrimeve
dhe derdhjeve për persona fiktivë, apo vlerësimi i kontributit në
natyrë me vlerë më të madhe se sa vlera faktike, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në pesë vjet.

91
Neni 166
Emetimi i parregullt i aksioneve
Emetimi i parregullt i aksioneve bërë përpara regjistrimit të
shoqërisë apo kur regjistrimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme,
apo kur formalitetet e shoqërisë ende nuk janë plotësuar, apo kur
ndryshimi i statutit me rastin e zmadhimit të kapitalit ende nuk
është bërë ose nuk është regjistruar apo është bërë në mënyrë të
kundërligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 167
Mbajtja e padrejtë e dy cilësive
Mbajtja njëkohësisht e cilësive të ortakut dhe ekspertit
kontabël përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 168
Dhënia e informacioneve të rreme
Dhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë
prej ekspertit kontabël pranë një shoqërie tregtare, apo moskallëzimi
në organet kompetente për kryerjen e një krimi, kur nuk ekzistojnë
rastet e përjashtimeve nga përgjegjësia penale të përcaktuar në nenin
300 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë
vjet.

Neni 169
Zbulimi i sekreteve të shoqërisë
Zbulimi i sekreteve të shoqërisë prej ekspertit kontabël të saj,
me përjashtim të rasteve kur e detyron ligji, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

92
Neni 170
Mosbërja e shënimeve të detyrueshme
Mosbërja e shënimeve të detyrueshme nga administratori apo
likuiduesi i shoqërisë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë.

Neni 170/a
Punësimi i paligjshëm
(Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin
nr. 8733, datë 24.1.2001)
Punësimi pa regjistrim në organet kompetente ose pa garantuar
sigurimin e të punësuarit sipas rregullave, kur është dhënë më parë
masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit.
Moskryerja me dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur me
punësimin dhe sigurimin social nga persona të ngarkuar me zbatimin
dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në
2 vjet.

Neni 170/b
Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004;
ndryshuar paragrafi i parë, me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Kryerja, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve
të konkurrencës me anë të kërcënimit ose dhunës dënohet me
burgim nga një deri në katër vjet.
Kur veprimet e konkurrencës drejtohen ndaj veprimtarive të
financuara plotësisht ose pjesërisht dhe në çfarëdo mënyre nga shteti
ose entet publike, dënimi me burgim shtohet me një të tretën.

93
SEKSIONI IV/1
VEPRA PENALE NË LIDHJE ME USHTRIMIN E
VEPRIMTARIVE BANKARE DHE FINANCIARE
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Neni 170/c
Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Ushtrimi i veprimtarisë bankare nga persona që nuk janë të
licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar në fuqi, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave
shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në shtatë vjet.

Neni 170/ç
Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme
nga veprimtaria bankare, nga persona që nuk janë të licencuar për
këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi,
dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave
shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.

SEKSIONI V
KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE

Neni 171
Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara
(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Importimi, eksportimi ose transitimi i paligjshëm i mallrave të
ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e

94
Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim
deri në dhjetë vjet.

Neni 172
Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me
pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore
ose të akcizës
(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, për të cilat
paguhet akcizë, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes
së pjesshme ose të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë,
deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin,
destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim
shmangien nga detyrimet doganore ose përfitimin pjesor a tërësor
të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore,
taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm që ka të
bëjë me importin ose eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri
në shtatë vjet.
Hedhja në konsum e mallrave të vendosura në qarkullim të
lirë pasi janë importuar me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga
detyrimet doganore ose të akcizës, për shkak të destinacionit
përfundimtar ose të përdorimit të tyre përfundimtar, me qëllim
shmangien e detyrimeve doganore, dënohet deri në pesë vjet burgim.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 173
Kontrabanda me mallra të licencuara
(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, për të cilat
kërkohet licencë nga organi kompetent, nëpërmjet kalimit jashtë
pikave doganore, fshehjes së pjesshme ose të plotë, mosdeklarimit
të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë,
çmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim

95
shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me burgim deri në
pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 174
Kontrabanda me mallra të tjera
(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, nëpërmjet
kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë ose të pjesshme,
mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën,
llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma,
që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore ose përfitimin
pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga
tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të
çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave,
dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Neni 175
Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë
doganore
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose
punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, qoftë edhe në
bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer
në dhjetë vjet.
Neni 176
Kontrabanda e vlerave kulturore
(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Importimi, eksportimi ose transitimi i vlerave kulturore
kombëtare në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to
dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.
96
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 177
Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm
(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, duke i paraqitur
ato si mallra me regjim të ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga
detyrimet doganore ose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi,
rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza
ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose
eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 178
Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave, për të cilat
dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet
personave që merren me këto veprimtari, dënohen me gjobë ose
me burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet me mallra, për të cilat paguhet akcizë
ose që janë të ndaluara ose të kufizuara, dënohet me burgim deri
në pesë vjet.
Kur vepra penale, e parashikuar në paragrafin e dytë të këtij
neni, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet
me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 179
Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë
(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Ruajtja, depozitimi, mbajtja ose përpunimi i mallrave, për

97
të cilat dihet se janë kontrabandë, dënohen me gjobë ose me
burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet me mallra, për të cilat paguhet
akcizë ose që janë të ndaluara ose të kufizuara, dënohet me burgim
deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.

Neni 179/a
Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë
(Shtuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003)
Mosdeklarimi, në hyrje ose dalje nga territori i Republikës
së Shqipërisë, i shumave në të holla, i çdo lloj forme të çekut
bankar, metaleve ose gurëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera
me vlerë, përtej vlerës së parashikuar nga ligji, përbëjnë
kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në
dy vjet.

Neni 179/b
Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së
autoriteteve doganore
(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Thyerja, heqja e vulës doganore, zëvendësimi, ndërrimi ose
falsifikimi i shenjave të tjera të sigurisë të vendosura nga autoritetet
doganore për qëllime mbikëqyrjeje ose kontrolli ose për pezullimin
e veprimtarisë tregtare në ambientet ekonomike ose të vendosura
mbi mjetin e transportit ose mbi mallra ose falsifikimi në çfarëdo
mënyre i numrit të identifikimit të mjetit të transportit, me qëllim
shmangien nga kontrolli doganor, dënohen me burgim deri në tre
vjet.
Po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra akcize ose të ndaluara
ose të kufizuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

98
Neni 179/c
Largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet
(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Largimi i mallrave nga zonat doganore pa lejen e organeve
doganore dhe pa paguar detyrimet që duhen paguar ose pa garantuar
pagesën e tyre, me përjashtim të rasteve të përjashtimit nga detyrimi
për dhënien e garancive, siç parashikohet nga legjislacioni doganor,
dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra akcize, dënohet me
burgim deri në shtatë vjet.

Neni 179/ç
Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit
(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Transportimi i mallrave pa manifest ose mungesa ose refuzimi
i paraqitjes së manifestit dhe dokumenteve përkatëse, ngarkimi,
shkarkimi ose transportimi i mallrave, udhëtarëve dhe bagazheve
të tyre pa lejen e autoriteteve doganore, qëndrimi në vende ku nuk
ka zyrë doganore ose ndalimi në afërsi të portit ose aeroportit pa
lejen e autoriteteve doganore, shkarkimi ose transbordimi i mallrave
në kundërshtim me legjislacionin doganor, mungesa në bordin e
mjetit të mallrave që duhet të gjendeshin aty, në bazë të manifestit
dhe dokumenteve të tjera doganore, e kryer kjo, sipas rastit, nga
kapiteni, piloti ose ekuipazhi, dënohet me burgim deri në shtatë
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

99
SEKSIONI VI
VEPRAT PENALE NË LIDHJE ME TAKSAT DHE
TATIMET

Neni 180
Fshehja e të ardhurave
(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013;
shfuqizuar fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr. 135/2015,
datë 5.12.2015)
Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore,
nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të
dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i
dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve
të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët,
përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo
kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në
tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga
pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë
lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga
pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë
lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.

Neni 180/a
(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore
nga personi, i cili ka detyrimin të lëshojë kuponin tatimor, dëftesën
ose faturën tatimore, kur është marrë më parë masa administrative,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të
paregjistruar në organet tatimore, të papajisur me kasë fiskale, sipas
dispozitave ligjore në fuqi, ose dhënia e urdhrave në kundërshtim
me ligjin, me qëllim moslëshimin e kuponit tatimor, dëftesës ose

100
faturës tatimore, kur është marrë më parë masa administrative,
dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 181
Mospagimi i taksave dhe tatimeve
Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar,
me gjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë
marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 181/a
Moskryerja e detyrave nga organet tatimore
(Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin
nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të
caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve
tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë, që janë ngarkuar me këto
detyra, kur bëhet për fajin e tyre, dënohet me burgim deri në shtatë
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, dënohet me burgim
nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 182
Ndryshimi në aparatet matëse
(Shfuqizuar fjalë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Ndryshimi apo ndërhyrja në aparatet dhe arkat matëse
regjistruese e të lëshimit të kuponave, apo përdorimi i aparateve
dhe arkave të ndryshuara, apo lejimi i përdorimit nga të tjerët i
aparateve dhe arkave të parregullta, me qëllim shmangien nga pagimi
i plotë i tatimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim
gjer në dy vjet.

101
Neni 182/a
Prishja e shenjave të bllokimit apo pezullimit të
veprimtarisë tregtare
(Shtuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shfuqizuar fjalë me
ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Prishja me dashje e shenjave dalluese të vendosura nga
administrata tatimore për bllokimin apo pezullimin e veprimtarisë
tregtare, apo ushtrimi i veprimtarisë tregtare pas njoftimit të
vendimit të administratës tatimore për bllokimin apo pezullimin e
saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në një
vit.

SEKSIONI VII
FALSIFIKIMI I MONEDHAVE DHE LETRAVE ME VLERË

Neni 183
Falsifikimi i monedhave
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara
dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer
në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 184
Falsifikimi i letrave me vlerë
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve,
kartëkrediteve, çekudhëtarëve ose letrave të tjera me vlerë të
falsifikuara, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer
në dhjetë vjet.

102
Neni 185
Prodhimi i mjeteve për falsifikim
(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të falsifikuar monedha,
çeqe, kambiale, kartëkredite, çekudhëtari apo të tjera letra me vlerë,
dënohet me gjobë ose me burgim nga një gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer
në dhjetë vjet.

SEKSIONI VIII
FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE
Neni 186
Falsifikimi i dokumenteve
(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara
dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë
muaj deri në katër vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë
dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet.

Neni 186/a
Falsifikimi kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Futja, ndryshimi, fshirja apo heqja e të dhënave
kompjuterike, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme, me
qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, pavarësisht
nëse të dhënat e krijuara janë drejtpërdrejt të lexueshme apo të
kuptueshme, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë
vjet.
103
Kur kjo vepër kryhet nga personi, që ka për detyrë ruajtjen
dhe administrimin e të dhënave kompjuterike, në bashkëpunim,
më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për interesin
publik, dënohet me burgim tre deri në dhjetë vjet.

Neni 187
Falsifikimi i dokumenteve shkollore
Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve shkollore të
falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë
dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 188
Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore
Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara
shëndetësore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë
dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 189
Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave
(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo
i vizave të falsifikuara dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në
katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë
muaj deri në pesë vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë
letërnjoftimin, pasaportën apo vizën, dënohet me burgim nga tre
deri në shtatë vjet.

104
Neni 190
Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve
(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; ndryshuar fjalë me ligjin
nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar me vendimin e Gjykatës
Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012, pjesa që parashikon dënimin me
gjobë si dënim kryesor)
Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i
formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në
këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me
burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë
muaj deri në pesë vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e
tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Neni 191
Falsifikimi i akteve të gjendjes civile
(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shfuqizuar me vendimin
e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012, pjesa që parashikon
dënimin me gjobë si dënim kryesor)
Falsifikimi apo përdorimi i akteve të gjendjes civile të
falsifikuara dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë
muaj deri në katër vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë
aktin, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 192
Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve
Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të
dokumenteve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dy vjet.

105
Neni 192/a
Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Asgjësimi me çdo mënyrë i dokumenteve të arkivit ose të
bibliotekës, si dhe zhdukja e vjedhja e dokumenteve që janë të një
rëndësie të veçantë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Vjedhja e dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, që janë
të një rëndësie të veçantë, ose eksportimi i tyre në kundërshtim me
kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë
vjet.
Neni 192/b
Hyrja e paautorizuar kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 10 023,
datë 27.11.2008)
Hyrja e paautorizuar apo në tejkalim të autorizimit për të hyrë
në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të
masave të sigurimit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre
vjet.
Kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake, të
sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të
shëndetësisë apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi
publike, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

SEKSIONI IX
VEPRA PENALE NË FUSHËN E FALIMENTIMIT

Neni 193
Falimentimi i provokuar
Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

106
Neni 194
Fshehja e gjendjes së falimentimit
Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana
e personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 195
Fshehja e pasurisë pas falimentimit
Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me
qëllim që t’u shmanget pasojave të tij, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në shtatë vjet.
Neni 196
Shkelja e detyrimeve
Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë
mbi të me rastin e falimentimit, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI X
ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJËRAVE TË FATIT

Neni 197
Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në
kundërshtim me ligjin
(Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në
kundërshtim me ligjin, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.
Po kjo vepër, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën
18 vjeç, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga personi i ngarkuar me funksione
shtetërore apo në shërbim publik, që ka lidhje me veprimtarinë e
lojërave të fatit, dënimi me burgim shtohet me një të katërtën e
dënimit të dhënë.

107
Neni 197/a
Paracaktimi i rezultateve në garat sportive
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008;
shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor,
krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e
rezultateve në garat sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në
kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me burgim nga 3 muaj në 2 vjet.
Po kjo vepër, e kryer për qëllime të fitimit pasuror, dënohet
me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

Neni 197/b
Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive prej
pjesëmarrësve, nëpërmjet përdorimit të substancave të ndaluara,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
deri në dy vjet.

Neni 198
Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara
Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen
e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat
ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në gjashtë muaj.

108
SEKSIONI XI
VEPRA PENALE QË CENOJNË REGJIMIN JURIDIK
TË TOKËS DHE TË NDËRTIMEVE
(Ndryshuar me ligjin nr. 176/2014, datë 18.12.2014)

Neni 199
Shpërdorimi i tokës
Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në gjashtë muaj.

Neni 199/a
Ndërtimi i paligjshëm
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin
nr. 176/2014, datë 18.12.2014)
Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në
kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, dënohet
me burgim deri në një vit.
Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në
tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për
qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Neni 199/b
Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm
(Shtuar me ligjin nr. 176/2014, datë 18.12.2014)
Cilido që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrjeje,
zbatim punimesh në një ndërtim të paligjshëm, dënohet me burgim
deri në 3 vjet.

Neni 200
Pushtimi i tokës
Pushtimi i tokës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

109
KREU IV
VEPRA PENALE KUNDËR MJEDISIT

Neni 201
Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës
(Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Ndotja e ajrit, ndotja e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore,
ndotja në sipërfaqe apo në thellësi e tokës, dëmtimi i rëndë i
kafshëve ose i bimëve, nëpërmjet shkarkimit, emetimit ose futjes
së rrezatimit jonizues ose të një sasie materialesh në ajër, tokë apo
ujë, tej kufirit të normave të lejuara me ligj, dënohen me burgim
deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur është kryer në zona të mbrojtura posaçërisht
me ligj, si zona me vlera mjedisore, kulturore, artistike, historike,
arkitektonike apo arkeologjike, ose kur ka shkaktuar ose ka mundësi
të shkaktojë dëmtim të rëndë të ekosistemit, biodiversitetit, të florës
ose faunës, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Kur vepra penale e parashikuar në paragrafin e parë të këtij
neni ka shkaktuar ose ka mundësi të shkaktojë plagosjen e lehtë të
një ose disa personave, dënohet me burgim nga një deri në shtatë
vjet.
Kur kjo vepër ka shkaktuar ose ka mundësi të shkaktojë
plagosjen e rëndë të një ose disa personave, dënohet me burgim
nga dy deri në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar ose ka mundësi të shkaktojë
vdekjen e një ose disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri
në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 201/a
Menaxhimi i mbetjeve
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Grumbullimi, transportimi, rikuperimi ose asgjësimi i
mbetjeve, përfshirë mbikëqyrjen e këtyre veprimeve, kujdesin e
venddepozitimeve, si dhe veprimet e ndërmarra në shkelje të

110
kërkesave të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e mbetjeve, kur
shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëme të rënda në cilësinë e
ajrit, cilësinë e tokës ose cilësinë e ujit, në kafshë ose në bimë,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë
dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga
dy deri në dhjetë vjet.
Ku nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë si pasojë vdekja
e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë
vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose
me burgim deri në dy vjet.

Neni 201/b
Transportimi i mbetjeve
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Transportimi i mbetjeve që hyjnë, dalin apo tranzitohen nga
territori i Shqipërisë, në sasi jo të papërfillshme, i kryer në një
transportim të vetëm ose në disa transportime në dukje të lidhura
me njëri-tjetrin, në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi për
menaxhimin e mbetjeve ose të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara
nga organet kompetente, dënohet me gjobë ose burgim deri në pesë
vjet.
Neni 201/c
Aktivitetet e rrezikshme
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Funksionimi i një impianti ku zhvillohet aktivitet i rrezikshëm
ose ku ruhen apo përdoren substanca apo preparate të rrezikshme,
në shkelje të kërkesave të legjislacionit përkatës ose të lejeve dhe
autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, të cilat shkaktojnë
ose ka mundësi të shkaktojnë dëme të rënda jashtë impiantit në
cilësinë e ajrit, cilësinë e tokës ose cilësinë e ujit, në kafshë apo në
bimë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

111
Po kjo vepër, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë
dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga
dy deri në dhjetë vjet.
Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e
personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në pesë vjet.
Neni 201/ç
Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive
të rrezikshme
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Prodhimi, përpunimi, trajtimi, përdorimi, ruajtja, magazinimi,
transportimi, importimi, eksportimi ose asgjësimi i materialeve
bërthamore ose substancave të tjera radioaktive të rrezikshme, në
shkelje të kërkesave të legjislacionit përkatës ose të lejeve dhe
autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, kur shkakton
ose ka mundësi të shkaktojë dëm të rëndë në cilësinë e ajrit, cilësinë
e tokës ose cilësinë e ujit, apo në kafshë ose në bimë, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
Po kjo vepër kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim
të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri
në dhjetë vjet.
Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë si pasojë vdekja
e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë vjet deri në
njëzet vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose
me burgim deri në katër vjet.

Neni 202
Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës
së egër
(Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Vrasja, shkatërrimi, zotërimi, marrja e ekzemplarëve të
specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër ose pjesëve apo

112
nënprodukteve të tyre, duke shkelur kërkesat e legjislacionit në
fuqi për mbrojtjen e faunës së egër dhe për zonat e mbrojtura apo
të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, me
përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë ka ndodhur mbi një sasi të
papërfillshme të këtyre ekzemplarëve dhe ka ndikim të papërfillshëm
mbi statusin e ruajtjes së specieve, dënohet me gjobë ose me burgim
deri në shtatë vjet.

Neni 202/a
Tregtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës
së egër
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Tregtimi i ekzemplarëve të specieve të mbrojtura të florës dhe
faunës së egër ose pjesëve apo nënprodukteve të tyre, duke shkelur
kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e faunës së egër dhe
për zonat e mbrojtura apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara
nga organet kompetente, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë
ka ndodhur mbi një sasi të papërfillshme të këtyre ekzemplarëve
dhe ka ndikim të papërfillshëm mbi statusin e ruajtjes së specieve,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 202/b
Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Veprimet që shkelin kërkesat e legjislacionit në fuqi për zonat
e mbrojtura apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet
kompetente dhe që shkaktojnë përkeqësim të rëndë të një habitati,
që ndodhet brenda një zone të mbrojtur mjedisore, dënohen me
gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Neni 203
Substancat ozonholluese
(Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Prodhimi, importimi, eksportimi, nxjerrja në treg ose përdorimi

113
i substancave ozonholluese, duke shkelur kërkesat e legjislacionit
përkatës apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet
kompetente, dënohet me burgim nga një deri në shtatë vjet.

Neni 204
Peshkimi i ndaluar
Peshkimi në kohë, me mjete, vende dhe mënyra të ndaluara
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre muaj.
Peshkimi i kryer me mjete të rrezikut të përbashkët si eksploziv,
lëndë helmuese etj,. përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 205
Prerja e paligjshme e pyjeve
Prerja apo dëmtimi i pyjeve pa leje apo në kohë dhe vende të
ndaluara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
një vit.

Neni 206
Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë
Prerja e drurëve dekorativë dhe dëmtimi i lulishteve dhe
parqeve nëpër qytete përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen
me gjobë.
Prerja e drurëve në pemëtore, ullishta e vreshta, pasi është
refuzuar më parë leja e prerjes nga organet kompetente, përbën
kundërvajtje penale e dënohet me burgim gjer në tre muaj.

114
Neni 206/a
Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar fjalët në
paragrafin e parë, dytë dhe të tretë me ligjin nr. 144/2013,
datë 2.5.2013)
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda
materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose
i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga
pesë deri në tetë vjet.
Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe
destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga pesë deri në
pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën,
shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të
zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet
me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Neni 206/b
Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve
dhe i mjedisit pyjor
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar fjalët në
paragrafin e parë dhe të dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja të rënda
materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose
i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga dy
deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën,
shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të
zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet
me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Neni 207
Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve
Shkelja e rregullave për karantinën e bimëve apo të kafshëve,

115
kur ka sjellë pasoja të rënda materiale ose që rrezikojnë jetën e
shëndetin e njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë.
Neni 207/a
Braktisja e kafshës të shoqërimit
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Kur nga braktisja e kafshës së shoqërimit ose nga mosvendosja
e maskës mbrojtëse kafshës së shoqërimit, në ambiente publike
ose në mjedise të hapura për publikun, kanë ardhur pasoja në dëm
të shëndetit të një personi, dënohet me gjobë ose burgim deri në
gjashtë muaj.
Kur nga vepra penale ka ardhur plagosja e rëndë e një personi,
dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Kur nga vepra penale ka ardhur vdekja e një personi, dënohet
me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 207/b
Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit dënohet me gjobë
ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Neni 207/c
Keqtrajtimi i kafshës
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Keqtrajtimi ose torturimi i një kafshe, duke i shkaktuar
dëmtime të përhershme shëndetësore, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre muaj.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e kafshës, dënohet me
burgim deri në gjashtë muaj.

116
Neni 207/ç
Ndeshjet ndërmjet kafshëve
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Promovimi, organizimi ose drejtimi i ndeshjeve ndërmjet
kafshëve që shkaktojnë vuajtjen ose torturimin e kafshëve, dënohet
me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Dhënia e kafshëve për ndeshje, rritja ose trajnimi i kafshëve
me qëllim përdorimin apo shitjen për ndeshje, dënohet me gjobë
ose me burgim deri në gjashtë muaj.
Vënia e basteve në ndeshje të zhvilluara midis kafshëve,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy muaj.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e kafshës, dënohet me
burgim deri në gjashtë muaj.

KREU V
KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE RENDIT
KUSHTETUES
SEKSIONI I
KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT

Neni 208
Dorëzimi i territorit
(Hequr fjalët “a me vdekje” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo
fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e
vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose
me burgim të përjetshëm.
Neni 209
Dorëzimi i forcave të armatosura
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i forcave të armatosura
apo materialeve mbrojtëse ose furnizimi me armë e municion i
një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë

117
dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 210
Marrëveshja për dorëzim territori
Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim
pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e
materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit,
dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 211
Provokimi i luftës
Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të
vënë Republikën e Shqipërisë përpara rrezikut të ndërhyrjes nga
fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 212
Marrëveshja për ndërhyrje të armatosur
Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për të shkaktuar
ndërhyrje të armatosur kundër territorit të Republikës së Shqipërisë,
dënohet me burgim nga dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 213
Dhënia e informatave sekrete
Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të
çdo lloji tjetër një fuqie të huaj për të cenuar pavarësinë e vendit,
dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 214
Sigurimi i informatave
Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të
çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar
pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

118
Neni 215
Dëmtimi i objekteve mbrojtëse
Shkatërrimi apo dëmtimi i mjeteve, pajisjeve, aparaturave,
armatimit, teknikës luftarake apo objekteve mbrojtëse ushtarake,
me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim
nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 216
Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake
Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të shkatërruar ose dëmtuar
pajisjet, aparaturat, armatimin, mjetet e teknikës luftarake apo
objektet mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse
të vendit, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 217
Marrja e shpërblimeve
Marrja apo marrëveshja për të marrë shpërblim apo përfitime
të tjera materiale, për të kryer në favor të shteteve apo fuqive të
huaja një nga krimet e parashikuara në këtë seksion, dënohet me
burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 218
Vënia në shërbim të shteteve të huaja
Vënia në shërbim të një shteti apo një fuqie të huaj të çdo
shtetasi shqiptar, me qëllim kryerjen e veprave kundër pavarësisë
dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim
nga tre gjer në dhjetë vjet.

119
SEKSIONI II
KRIME KUNDËR RENDIT KUSHTETUES

Neni 219
Atentati
(Hequr fjalët “a me vdekje” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kryerja e vrasjeve, rrëmbimeve, torturave apo akteve të tjera
të dhunës kundër përfaqësuesve më të lartë të shtetit, me qëllim
për të përmbysur rendin kushtetues, dënohet me burgim jo më pak
se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 220
Komploti
Marrja e vendimeve dhe krijimi i kushteve materiale nga një
grup njerëzish për të kryer atentat dënohet me burgim nga pesë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 221
Kryengritja
(Hequr fjalët “a me vdekje” në paragrafin II, me ligjin nr. 8733,
datë 24.1.2001)
Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje
pengesash apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca
me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave,
kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e
armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të
kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen
më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e
mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm.

120
Neni 222
Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo
organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja
pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer
veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues,
dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 223
Thirrjet publike për veprime të dhunshme
Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër
rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre
vjet.

Neni 224
Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese
Krijimi apo pjesëmarrja në parti, organizata apo shoqata që
synojnë përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Rikrijimi i një partie, organizate ose shoqate të shpërndarë si
antikushtetuese apo vazhdimi i veprimtarisë në mënyrë të fshehtë
ose të hapur, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Neni 225
Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese
Shpërndarja e shkrimeve apo përdorimi i simboleve që i
përkasin një partie, organizate apo shoqate antikushtetuese ose që
është e shpërndarë si e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.
Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve
nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen
e rendit kushtetues a cenimin e tërësisë tokësore të vendit, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

121
KREU VI
KRIME QË CENOJNË MARRËDHËNIET ME SHTETET
E TJERA

Neni 226
Veprat e dhunshme ndaj personave të mbrojtur
ndërkombëtarisht
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kryerja e veprave të dhunshme ndaj personave të mbrojtur
ndërkombëtarisht, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 227
Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja
(Shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Neni 228
Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave
të mbrojtur ndërkombëtarisht
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës,
banimit, mjeteve të transportit të personave të mbrojtur
ndërkombëtarisht, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë
sjellë ndërlikime në marrdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim
gjer në dhjetë vjet.

Neni 229
Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit
(Shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

122
KREU VII
VEPRA ME QËLLIME TERRORISTE
(Ndryshuar titulli me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)

Neni 230
Vepra me qëllime terroriste
(Hequr fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012,
datë 1.3.2012)
Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e
panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare
ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose
për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura
thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit
shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate
ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë
vjet ose me burgim të përjetshëm.
Veprat me qëllime terroriste përfshijnë:
a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen
ose plagosjen e rëndë;
b) rrëmbimin e avionëve, të anijeve, të mjeteve të tjera të
transportit apo të platformave fikse ose ushtrimin e paligjshëm të
kontrollit mbi to, me dhunë ose nëpërmjet kanosjes për përdorimin
e dhunës apo me anë të çdo forme tjetër kanosjeje;
c) kryerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e
një avioni në fluturim, në bordin e një anijeje ose në bordin e një
platforme fikse, kur këto akte mund të rrezikojnë sigurinë e avionit,
të mjetit të lundrimit ose të platformës fikse;
ç) shkatërrimin e një avioni në funksionim, të një anijeje apo
të një platforme fikse ose shkaktimin e dëmeve të tilla avionit,
anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse, që e bëjnë të pamundur
ose rrezikojnë a mund të rrezikojnë sigurinë e fluturimit, të lundrimit
ose të platformës fikse;
d) vendosjen, me çdo mjet, në një avion në shërbim, në një
anije ose në një platformë fikse, të një pajisjeje a substance që

123
mund të shkatërrojë avionin, anijen a platformën fikse ose që mund
t’i shkaktojë dëme avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës
fikse dhe që rrezikon a mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit,
lundrimit të anijes ose të platformës fikse;
dh) shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të
pajisjeve të lundrimit detar ose ndërhyrjen në funksionimin e tyre,
kur nga një akt i tillë mund të rrezikohet siguria e avionit apo e
anijes;
e) përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta,
duke rrezikuar sigurinë e një avioni në fluturim apo të anijes në
lundrim;
ë) vrasjen ose rrëmbimin e një personi të mbrojtur
ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, ose çdo sulm tjetër
ndaj tij ose lirisë së tij;
f) sulmin e dhunshëm ndaj zyrës, banesës private ose mjetit të
transportit të personit të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9
të këtij Kodi, kur prej këtij sulmi rrezikohet personi ose liria e tij;
g) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit dhe kanosjen për të
vrarë, për të plagosur ose për të vazhduar mbajtjen e tij peng;
gj) marrjen në dorëzim, posedimin, përdorimin, transferimin,
tjetërsimin, disponimin ose përhapjen e materialit bërthamor, me
dashje dhe pa qenë i autorizuar ligjërisht, kur i shkaktohet ose mund
t’i shkaktohet vdekja ose dëmtime të rënda çdo personi ose të
dëmtohet rëndë prona;
h) vjedhjen, përvetësimin ose përfitimin nëpërmjet mashtrimit
të materialeve bërthamore;
i) kërkimin e materialeve bërthamore, duke përdorur
shtrëngimin, dhunën ose çdo formë tjetër kanosjeje;
j) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e
lëndëve plasëse, të armëve të zjarrit, biologjike, kimike apo
bërthamore, si dhe kërkimin shkencor për prodhimin e armëve të
shkatërrimit në masë;
k) kryerjen e akteve të dhunës, duke përdorur çdo pajisje,
substancë ose armë, kundër një personi në një aeroport të aviacionit

124
civil ndërkombëtar, kur këto akte shkaktojnë ose mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda ose vdekjen e personave;
l) shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të mjediseve apo të
pajisjeve në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar ose në
një avion të vendosur në këtë aeroport që nuk është në fluturim
ose ndërprerjen e shërbimeve të aeroportit, duke përdorur çdo pajisje
ose armë, kur nga ky akt rrezikohet a mund të rrezikohet siguria e
aeroportit;
ll) përhapjen, vendosjen, shkarkimin ose shpërthimin e lëndëve
plasëse ose të pajisjeve të tjera vdekjeprurëse, në mjedise publike,
në zyrat e një shteti ose qeverie, sistemin e transportit publik ose
në infrastrukturën publike, si dhe shpërndarjen në mjedis të
substancave të rrezikshme, shkaktimin e zjarreve, të përmbytjeve,
shpërthimeve, me qëllim shkaktimin e vdekjes ose dëmtimeve të
rënda trupore ose me qëllim shkaktimin e shkatërrimeve masive të
vendeve, mjediseve ose sistemeve të lartpërmendura, kur ky
shkatërrim sjell a mund të sjellë humbje të mëdha ekonomike;
m) shkatërrimin e rëndë dhe në përmasa të mëdha të pronës
publike, të infrastrukturës publike, të sistemit të transportit, të
sistemit të informacionit e të pronës private, duke rrezikuar jetën e
personave;
n) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji
elektrike ose çdo burim tjetër të rëndësishëm;
apo çdo vepër tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose
plagosjen e rëndë të civilëve ose të çdo personi tjetër që nuk merr
pjesë aktive në veprimet luftarake në një situatë konflikti të
armatosur, e kryer për qëllimet e përcaktuara në paragrafin e parë
të këtij neni.
Veprimet që shkaktojnë ndërprerjen e një shërbimi të
rëndësishëm, një sistemi, një veprimtarie publike ose private, si
rezultat i protestës, i mosbindjes civile, ose i grevës, nuk do të
konsiderohen vepra me qëllime terroriste në kuptimin e këtij neni.

125
Neni 230/a
Financimi i terrorizmit
(Shtuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Dhënia ose grumbullimi i fondeve, me çdo mjet, në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me qëllimin që ato të përdoren ose
duke ditur se ato do të përdoren, plotësisht ose pjesërisht:
a) për të kryer vepra me qëllime terroriste;
b) nga një organizatë terroriste;
c) nga një terrorist i vetëm;
dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet burgim ose me
burgim të përjetshëm.
Dispozitat e këtij neni zbatohen:
a) për të gjitha fondet, ku përfshihen pasuri të çdo lloji, të
trupëzuara ose të patrupëzuara, të luajtshme ose të paluajtshme,
pavarësisht nga mënyra e fitimit të tyre, dhe dokumente ligjore ose
instrumente të çdo lloji, edhe në formë elektronike ose digjitale,
që tregojnë të drejta ose interesa mbi pasuri të tilla, përfshirë kreditë
bankare, çeqet e udhëtarëve, çeqet bankare, urdhërpagesat, aksionet,
letrat me vlerë, bonot, çeqet e garantuara bankare, letrat e kreditit,
si dhe çdo instrument tjetër financiar, të ngjashëm me to;
b) pavarësisht nëse personi që kryen një nga veprat e parashikuara
në paragrafin e parë të këtij neni, ndodhet në të njëjtin shtet a në një
shtet të ndryshëm nga ai, në të cilin ndodhet organizata terroriste a
terroristi i vetëm ose nga shteti në të cilin është kryer a do të kryhet
vepra me qëllime terroriste;
c) në rastin e parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni,
pavarësisht nëse fondet janë përdorur në fakt për të kryer veprën
ose veprat, për të cilat ishin dhënë ose grumbulluar, apo nëse mund
të vendoset një lidhje mes fondeve dhe një apo më shumë veprave
konkrete me qëllime terroriste.

126
Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren
nga rrethana fakti objektive.

Neni 230/b
Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë
terrorizmin
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Transferimi, konvertimi, fshehja, lëvizja ose tjetërsimi i fondeve
dhe i pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masat kundër financimit
të terrorizmit, për të shmangur zbulimin dhe vendndodhjen e tyre,
dënohen me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie
profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet
me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa kur kryerja
e kësaj vepre ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më
pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 230/c
Dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë
funksione publike ose në ushtrim të detyrës a profesionit
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim,
shfuqizuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vënia në dijeni e personave të shpallur ose e personave të
tjerë për të dhënat për verifikimin ose hetimin e fondeve dhe
pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masa kundër financimit
të terrorizmit, nga persona që ushtrojnë funksione publike ose që
janë në ushtrim të detyrës a profesionit, dënohet me burgim nga
pesë deri në dhjetë vjet.

127
Neni 230/ç
Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona
të shpallur
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Dhënia e fondeve dhe pasurive të tjera, kryerja e shërbimeve
financiare, si dhe e transaksioneve të tjera me persona të shpallur,
ndaj të cilëve zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit,
dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 230/d
Grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Neni 231
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime
terroriste ose të financimit të terrorizmit
(Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Rekrutimi i një ose më shumë personave për kryerjen e veprave
me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit, edhe kur këto
vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate
ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me
burgim jo më pak se dhjetë vjet.
Neni 232
Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
(Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Përgatitja, stërvitja dhe dhënia në çdo formë e udhëzimeve
edhe në mënyrë anonime ose në rrugë elektronike, për prodhimin
ose përdorimin e lëndëve eksplozive, armëve të zjarrit dhe
municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike,
bakteriologjike apo bërthamore ose të çdo natyre tjetër, të dëmshme
dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, si dhe të teknikave e

128
të metodave të tjera për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
dhe pjesëmarrja në veprimtari të tilla, edhe kur këto vepra drejtohen
kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare,
nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim jo më pak
se shtatë vjet.

Neni 232/a
Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e
veprave me qëllime terroriste
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda
në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më
shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e
terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim
nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 232/b
Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste,
që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni
apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri
në pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 233
Krijimi i turmave të armatosura
Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit
publik me anë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit,
lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e të
pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 234
Prodhimi i armëve luftarake
Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike,
biologjike, bërthamore, me bazë helmuese ose eksplozive, me qëllim

129
për të kryer vepra terrori, dënohen me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 234/a
Organizata terroriste
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004)
Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatës
terroriste dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Pjesëmarrja në organizata terroriste dënohet me burgim nga
shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 234/b
Banda e armatosur
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004)
Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i bandës së armatosur
dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Pjesëmarrja në bandën e armatosur dënohet me burgim nga
pesë deri në dhjetë vjet.

KREU VIII
KRIME KUNDËR AUTORITETIT TË SHTETIT

SEKSIONI I
VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË
SHTETËRORE TË KRYERA NGA SHTETASIT

Neni 235
Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore
ose një shërbim publik
(Ndryshuar paragrafi II, me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryen një detyrë
shtetërore apo një shërbim publik, me qëllim për ta penguar atë për
të kryer detyrën apo shërbimin sipas ligjit, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

130
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar
dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.
Neni 236
Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik
(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar
paragrafi i dytë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik,
me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar
dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 237
Goditjet për shkak të detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Goditjet ose vepra të tjera dhune ndaj punonjësit që kryen një
detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë
së tij shtetërore apo të shërbimit publik, dënohen me burgim nga
një deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit
publik, për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga një
deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të
veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose
të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit shëndetësor për shkak
të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme
ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në mjediset e institucionit ku personi
ushtron detyrën shtetërore, funksionin publik apo shërbimin publik,
dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet.

131
Neni 238
Kanosja për shkak të detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet
punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik,
për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, dënohet
me burgim deri në dy vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit
publik për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga një
deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të
veprimtarisë së tij, kur cilësitë e personit janë të njohura ose të
dukshme, dënohet me burgim nga dy deri në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit shëndetësor për shkak
të veprimtarisë së tij, kur cilësitë e personit janë të njohura ose të
dukshme, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në mjediset e institucionit ku personi
ushtron detyrën shtetërore, funksionin apo shërbimin publik,
dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Neni 239
Fyerja për shkak të detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001;
shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Neni 240
Shpifja për shkak të detyrës
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001;
shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Neni 241
Shpifja ndaj Presidentit të Republikës
(Shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

132
Neni 242
Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit
publik
Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë
së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 243
Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen
një detyrë shtetërore
Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen pjesëtarit të familjes
së një personi që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik,
për të penguar në kryerjen e detyrës apo të shërbimit ose për shkak
të kësaj veprimtarie, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë
vjet.
Neni 244
Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione
publike
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi,
i çfarëdo përfitimi të parregullt, personit që ushtron funksionin
publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer
një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me
burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Neni 244/a
Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i
çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë,

133
nëpunësit të huaj publik, nëpunësit të një organizate publike
ndërkombëtare, anëtarit të një asambleje të huaj publike apo anëtarit
të një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për
të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij,
dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.

Neni 245
Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të
zgjedhurve vendorë
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi,
i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë
ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për
të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin
e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 245/1
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që
ushtrojnë funksione publike
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi,
i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë,
personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë
ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve
nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj,
pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur
apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj
deri në tre vjet.
Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i
çfarëdo përfitimi të parregullt, për veten e tij ose për persona të
134
tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të
paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione
publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi
i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me
burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Neni 245/2
Përjashtimi nga vuajtja e dënimit
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Neni 246
Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore
Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me
kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në dy vjet.
Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin
apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 246/a
Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë
audituese pa qenë i regjistruar
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Përvetësimi i titullit profesional të ekspertit kontabël, ushtrimi
i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve, si
shoqëri audituese, pa qenë regjistruar më parë në regjistrin publik
të ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli, që synon
të krijojë një ngjashmëri ose një konfuzion me këta tituj profesionalë
apo emërtime, kur është dhënë më parë masë administrative,
përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim
gjer në dy vjet.

135
Neni 247
Mbajtja pa të drejtë e uniformës
Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një
shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një
detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të
paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në dy vjet.
Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë, dinjitetin
apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI II
VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË
SHTETËRORE TË KRYERA NGA PUNONJËSIT
SHTETËRORË OSE NË SHËRBIM PUBLIK

Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjet: nr. 8733, datë 24.1.2001; nr. 9275,
datë 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e
mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje
të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike,
kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose
jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit,
të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën
vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

136
Neni 248/a
Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të
ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të
ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore prej punonjësit, që ka
detyrë t’i japë ato, dënohet me burgim, nga gjashtë muaj gjer në
shtatë vjet.

Neni 249
Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij
Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit
publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo
rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 250
Kryerja e veprimeve arbitrare
Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana
e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik
gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 251
Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen
e paligjshme
Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent,
që të ndërpritet gjendja e paligjshmërisë si rezultat i një veprimi
arbitrar, që ka prekur lirinë e shtetasit, nga ana e personit të ngarkuar
me një funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni
të asaj gjendjeje për shkak të funksionit apo shërbimit, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

137
Neni 252
Mbajtja në burg pa vendim
Mbajtja në burg, pa vendim të organit kompetent ose tej afatit
të caktuar në vendim apo në ligj, prej personit të ngarkuar me
detyrën e administratorit të burgut, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 253
Shkelja e barazisë së shtetasve
(Shtuar fjalë, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kryerja për shkak të detyrës e në ushtrim të saj, nga ana e
punonjësit me funksion shtetëror apo në shërbim publik, të
dallimeve mbi bazë origjine, seksi, orientimi seksual ose identiteti
gjinor, gjendjes shëndetësore, bindjeve fetare, politike, të
veprimtarisë sindikale ose për shkak të përkatësisë në një etni,
komb, racë apo fe të caktuar, që konsiston në krijimin e
privilegjeve të padrejta ose në refuzimin e një të drejte ose përfitimi
që buron nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë
vjet.

Neni 254
Shkelja e paprekshmërisë së banesës
Hyrja në banesë, pa pëlqimin e personit që banon në të, prej
punonjësit të ngarkuar me një funksion shtetëror apo në shërbim
publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, veç rasteve kur lejohet nga
ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 255
Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së korrespondencës
Dhënia e urdhrave ose kryerja e veprimeve për asgjësimin,
leximin dhe përhapjen e korrespondencës postare ose që prish,
vështirëson, vë nën kontroll ose përgjon korrespondencën telefonike
apo të çdo mjeti tjetër të komunikimit, nga ana e punonjësit të
ngarkuar me funksion shtetëror ose në shërbim publik e në ushtrim

138
të tyre, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 256
Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti
Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve
të dhëna nga shteti ose institucione shtetërore, për t’u përdorur në
vepra dhe veprimtari me interes publik, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 257
Përfitimi i paligjshëm i interesave
Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, nga
persona me funksione shtetërore apo shërbim publik, i një interesi
të çfarëdoshëm në një ndërmarrje ose operacion, në të cilat në
momentin e kryerjes së veprimit ka pasur detyrën e mbikëqyrjes,
administrimit ose likuidimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer
në katër vjet.
Neni 257/a
Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose
deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave
të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër
që ka detyrimin ligjor për deklarim
(Shtuar me ligjin nr. 9030, datë 13.3.2003; ndryshuar paragrafi i dytë
me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012,
datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 98/2014, datë 31.7.2014)
Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë,
interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë
ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas
ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6
muaj.
Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të
personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi

139
tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre vjet.

Neni 258
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo
ankande publike
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo
në shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që
rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera
dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të
padrejta për të tretët, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione
publike
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj
përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për
persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga
përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike,
për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a
funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Neni 259/a
Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim,
shfuqizuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi
të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të
tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i

140
parregullt, nga nëpunësi i huaj publik, nëpunësi i një organizate
publike ndërkombëtare, anëtari i një asambleje të huaj publike apo
anëtari i një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer
ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin
e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

Neni 260
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të
zgjedhurve vendorë
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj
përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për
persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga
përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri
vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën
a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë
vjet.
SEKSIONI III
VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË
PUBLIKE

Neni 261
Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur,
grumbulluar apo manifestuar
Kryerja e veprimeve për të penguar shtetasit për të ushtruar
lirinë e shprehjes së mendimit, të grumbullimit apo manifestimit,
përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në gjashtë muaj.
Kur veprimet shoqërohen me përdorimin e dhunës fizike,
dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

141
Neni 262
Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e
manifestime të paligjshme
(Shtuar paragrafi III me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave
në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga
organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga
organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie
të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.
Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm
edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë
pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 263
Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të
paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur
Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme
me pjesëmarrje të personave të armatosur dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në tre vjet.
Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e
personave të armatosur përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 264
Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë
Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo të mos
marrë pjesë në grevë ose krijimi i pengesave dhe vështirësive për të
vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
tre muaj.

142
Neni 265
Nxitja e urrejtjes ose grindjeve
(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë,
fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja,
me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me
çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Neni 265/a
Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj
(Shtuar me ligjin nr. 98/2014, datë 31.7.2014)
Pjesëmarrja në formacione luftarake, organizata ushtarake ose
paraushtarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin
e një shteti të huaj ose pjesëmarrja në çdo lloj trajnimi të zhvilluar
nga këto struktura, pa qenë shtetas në shtetin e huaj, pa qenë
pjesëtar i forcave të armatosura të njërës prej palëve në konflikt
ose misioneve ushtarake zyrtare të forcave të armatosura të një
shteti që nuk është palë në konflikt ose misioneve ushtarake zyrtare
të një organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tre deri
në tetë vjet.
Kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit
kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj,
dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 265/b
Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një
shtet të huaj
(Shtuar me ligjin nr. 98/2014, datë 31.7.2014)
Nxitja, rekrutimi, organizimi, drejtimi, stërvitja, vënia në
dispozicion e pajisjeve, krijimi ose përdorimi i fondeve ose mjeteve
të tjera për financimin, mbështetjen materiale të personave, në çdo
lloj forme dhe mënyre, për të kryer veprën penale të parashikuar
nga neni 265/a dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë
vjet.

143
Neni 265/c
Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme
në një shtet të huaj
(Shtuar me ligjin nr. 98/2014, datë 31.7.2014)
Thirrja në mënyrë publike me çdo lloj forme, mjeti dhe mënyre
për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 265/a ose 265/
b, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 266
Thirrja për urrejtje nacionale
(Shtuar fjalë, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje
kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke
kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër
tyre, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Neni 267
Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik
Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me
shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje
pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.

Neni 268
Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Dëmtimi i qëllimshëm i flamurit ose i stemës së Republikës,
të ekspozuara në institucionet shtetërore, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë
zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre muaj.

144
Neni 269
Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike
Pengimi me dhunë i veprimtarisë së ligjshme të partive,
organizatave apo shoqatave politike përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 270
Rebelimi i të burgosurve
Përdorimi i dhunës, nga ana e të burgosurve ndaj punonjësit
që kryen një detyrë shtetërore apo në shërbim publik, që bëhet për
ta penguar në ushtrimin e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të
veprimtarisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur dhuna ushtrohet nga një grup personash ose shoqërohet
me trazira e çrregullime apo me kërcënime e frikësime, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 271
Disinformimi i ekipeve të urgjencës
Disinformimi me dashje i ekipeve të urgjencës për të prishur
gatishmërinë e tyre, e bërë me çdo mjet lajmërimi e thirrjeje, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
një vit.

Neni 272
Njoftimi i rremë në organet e rendit
Njoftimi i rremë i bërë në organet e rendit, për kryerjen e një
vepre penale, për t’i vënë ato në gjendje gatishmërie dhe alarmi,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në një vit.

Neni 273
Largimi nga vendi i aksidentit
Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të
çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale,

145
civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 274
Prishja e qetësisë publike
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit,
krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve
apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave
të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në
rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e
moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë
kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në
dy vjet.
Ushtrimi i veprimtarisë ekonomike që lëshon/gjeneron zhurmë
në kundërshtim me ligjin apo në tejkalim të normave të lejuara me
ligj, që cenon dukshëm qetësinë në zona të banuara ose në mjedise
publike, kur është marrë më parë masa administrative, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Neni 274/a
Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit,
arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive,
nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një
deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se
një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive,
dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

146
Neni 274/b
Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit
sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.
Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të
aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre
muaj.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e
njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike,
fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv,
dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Neni 275
Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike
Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të
prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen
me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 276
Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq
Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq ose Gjysëm
Hënës së Kuqe, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
dy vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë
i shëndetit të njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
dhjetë vjet.

Neni 277
Vetëgjyqësia
Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton
se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri pa iu drejtuar organit

147
kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 278
Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese
dhe i municionit
(Shtuar paragrafi I dhe II, me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998;
ndryshuar paragrafi I, II dhe III, si dhe shtuar paragrafi IV me ligjin nr.
8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013;
shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014; shtuar dy
paragrafë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.201; shfuqizuar paragrafët
i pestë dhe i gjashtë, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë
26.2.2016; ndryshuar me ligjin nr. 82/2016, datë 25.7.2016;
ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse
në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike
ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve
kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në shtatë
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë ose në sasi të
mëdha, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve
kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente
shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.
Mbajtja e armëve shpërthyese ose lëndëve plasëse në banesë,
pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim
nga një deri në katër vjet.
Prodhimi, shitja, blerja, ofrimi për shitje, tregtimi dhe
transportimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve
plasëse, i armëve shpërthyese, pa lejen e organeve kompetente
shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Po kjo vepër e parashikuar nga paragrafi i pestë i këtij neni,
kur kryhet në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një

148
herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga shtatë
deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Falsifikimi ose fshirja, zhvendosja ose ndryshimi i paligjshëm
i shenjave mbi armët dhe municionet luftarake dënohet me burgim
nga një deri në pesë vjet.

Neni 278/a
Trafikimi i armëve dhe i municionit
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar fjalët me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim
me ligjin, i armëve dhe municionit luftarak, ose i pjesëve përbërëse
të tyre me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet
me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në
njëzet vjet.

Neni 278/b
Prodhimi, mbajtja, tregtimi i armëve bërthamore
ose kimike
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Prodhimi, mbajtja, tregtimi i armëve bërthamore ose kimike
të dëmtimit në masë të popullsisë, dënohet me burgim nga
pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet.

Neni 279
Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve
të ftohta
(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; ndryshuar me ligjin
nr. 82/2016, datë 25.7.2016)
Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta si
shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të
destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për

149
vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me gjobë
ose me burgim deri në tre vjet.
Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër
të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për
publikun, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete
të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër
personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente,
dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 280
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë
dhe sportive
Prodhimi, mbajtja, shitja ose blerja e armëve të gjuetisë ose
sportive, si dhe e municioneve të tyre, pa leje të organeve
kompetente shtetërore, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen
me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 281
Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese
Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin,
përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lëndëve helmuese
me efekt të fortë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë
i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 282
Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse
(Ndryshuar me ligjin nr. 98/2014, datë 31.7.2014; ndryshuar fjalë me
ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015’; ndryshuar titulli dhe fjalë në
paragrafin I me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin,
përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse

150
ose djegëse, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë
i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale,
dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Neni 282/a
Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar titulli dhe fjalë në
paragrafin I me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim
me ligjin i lëndëve plasëse, djegëse ose helmuese, me qëllim fitimi
material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer
në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer
në njëzet vjet.

Neni 282/b
Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të
armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Përgatitja, stërvitja dhe dhënia e udhëzimeve, në çdo formë,
edhe në mënyrë anonime apo në rrugë elektronike, në kundërshtim
me ligjin, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive, të
armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe
lëndëve kimike, bakteriologjike, bërthamore apo të çdo natyre tjetër,
të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, nëse nuk
përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim nga dy deri në shtatë
vjet.

Neni 282/c
(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Importi, eksporti, transitimi, tregtimi, prodhimi, mbajtja,
transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e

151
substancave të tjera të çfarëdoshme, të teknologjive, të pajisjeve e
materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për
prodhimin ose trafikimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe
armëve kimike e biologjike, dënohet me burgim nga tre deri në
dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
njëherë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohet
me burgim nga dhjetë deri njëzet vjet.

Neni 283
Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
(Ndryshuar paragrafi I, shtuar paragrafi II, me ligjin nr. 8733,
datë 24.1.2001)
Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë,
shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe
mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të
substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve
narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes
së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 283/a
Trafikimi i narkotikëve
(Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin
nr. 8733, datë 24.1.2001)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim
me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave
të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
152
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen
me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 283/b
Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës
administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për
marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me
dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 284
Kultivimi i bimëve narkotike
(Ndryshuar paragrafi I dhe III, shtuar paragrafi II, me ligjin nr. 8733,
datë 24.1.2001)
Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për
prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa
leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në
shtatë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Organizmi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen
me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 284/a
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale
(Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998)
Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale
me qëllim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikun e
paligjshëm të narkotikëve dënohet me burgim nga 10 deri në 20
vjet.
Krijimi i kushteve apo lehtësirave për veprimtari të tilla nga
persona me funksione shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në
15 vjet.

153
Neni 284/b
Ndihma në zbulimin e krimeve
(Shtuar me ligjin nr. 8279 datë 15.1.1998; shfuqizuar me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Neni 284/c
Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Prodhimi, fabrikimi, nxjerrja, rafinimi, përgatitja pa licencë ose
në kapërcim të përmbajtjes së tij i lëndëve narkotike dhe psikotrope,
dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 284/ç
Prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm i
prekursorëve
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Prodhimi, importimi, eksportimi, tranzitimi, tregtimi dhe
mbajtja, në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore, i
prekursorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse, dënohet me
burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
njëherë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen
me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 284/d
Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të
falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin
(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Prodhimi, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja ose ofrimi për

154
shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi, importimi i barnave,
substancave aktive ose lëndëve ndihmëse për prodhimin e tyre, si
dhe produkteve e pajisjeve mjekësore, aksesorëve, pjesëve përbërëse
ose materialeve të tyre të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe
shëndetin, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie
profesionale, nëpërmjet internetit, në bashkëpunim ose më shumë
se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda në jetën ose
shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

Neni 285
Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave
kimike bazë ose e substancave të tjera të çfarëdollojshme, e
pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të
përdoren për prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave
narkotike a psikotrope, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë
vjet.

Neni 285/a
Përshtatja e lokalit për përdorim droge
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve
motorike dhe të çdo mjeti tjetër publik ose privat për grumbullimin
e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike
ose psikotrope, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 285/b
Hedhja ose braktisja e shiringave
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Hedhja ose braktisja e shiringave, në vende publike ose të
hapura për publikun, si dhe në mjedise private të përdorimit të

155
përbashkët të shiringave ose instrumenteve të rrezikshëm, të
përdorura për marrjen e substancave narkotike ose psikotrope,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në një vit.

Neni 286
Nxitja për përdorimin e drogës
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe
psikotrope ose dhënia në përdorim ose injektimi i tyre te të tjerët,
pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer
në dhjetë vjet.
Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në
institucione penale, shkollore, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër
shoqërore dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 286/a
Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe
pajisjeve të teknologjisë së lartë, në rastet e veprave penale të
parashikuara në nenet 283 gjer në 286/a të këtij Kodi ose për të
mundësur ose lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe
psikotrope ose për të transmetuar a përhapur njoftime publicitare
për stimulimin e përdorimit të tyre, dënohet me burgim gjer në pesë
vjet.

156
Neni 287
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale
(Ndryshuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shtuar shkronja “dh”,
me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1,
shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar
me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon
edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim,
me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale, nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen
ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo
pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit,
vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave
në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i
veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë,
duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri
është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të
copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për
parandalimin e pastrimit të parave;
d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave
a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale;
dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen
e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;
dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie
profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet
me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më
pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim.

157
Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur:
a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer
nga një person që nuk mund të merret si i pandehur ose që nuk
mund të dënohet;
b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen,
është parashkruar ose amnistuar;
c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me
personin që ka kryer veprën, nga e cila kanë rrjedhur produktet;
ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk
është filluar asnjëherë çështja penale apo nuk është dhënë një dënim
me vendim penal të formës së prerë;
d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer
nga një person, pavarësisht shtetësisë së tij, jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme, si
në shtetin e huaj, ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë.
Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren
nga rrethana fakti objektive.

Neni 287/a
Çelja e llogarive anonime
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9086, datë 19.6.2003; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë,
si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizuar me ligjin
nr. 144, datë 2.5.2013)
Çelja e depozitave ose e llogarive bankare, anonime ose me
emra fiktivë, dënohet me burgim deri në tre vjet.

158
Neni 287/b
Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra
penale ose veprimtaria kriminale
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër,
përvetëson për vete ose një palë të tretë, apo ndihmon në blerjen,
marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera,
duke ditur se një person tjetër ka përfituar këto para apo mallra,
si pasojë e kryerjes së një vepre penale ose veprimtarie kriminale,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Paragrafi i parë i këtij neni zbatohet pavarësisht ndalimit ligjor
për të marrë në përgjegjësi penale personin që ka kryer veprën
penale, nga e cila rrjedh përvetësimi i parave ose i mallrave të
tjera.

Neni 288
Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të
rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve
(Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Importimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim
në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e
artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë,
që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave
të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kur nga kjo vepër ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i
shëndetit të personit, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë
vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i
shëndetit të disa personave, dënohet me burgim nga dhjetë deri në
njëzet e pesë vjet.

159
Neni 288/a
Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave
industrialë dhe ushqimorë
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë
dhe ushqimorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer
në dhjetë vjet.

Neni 288/b
Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse në
kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë
(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Falsifikimi, tregtimi ose hedhja për konsum e nënprodukteve
të falsifikuara të naftës, që përdoren si lëndë djegëse, siç
parashikohet në legjislacionin në fuqi për përpunimin, transportimin
dhe tregtimin e naftës dhe nënprodukteve të saj, dënohet me burgim
deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë ose ka sjellë pasoja të rënda materiale për shëndetin ose ka
prishur ekosistemin, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 288/c
Mashtrimi me produktet ushqimore
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, falsifikimi, shitja
apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve,
materialeve ose lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e
artikujve ushqimorë, në të cilët janë shënuar të dhëna të cilat nuk i
korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, sasisë
apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme,
siç parashikohet në legjislacionin në fuqi, ose paraqitja e të dhënave

160
të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore, që rrezikojnë
shëndetin ose jetën e njerëzve, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë ose ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut, dënohet
me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 288/ç
Prishja e shenjave të sigurisë së organeve shtetërore në
fushën e sigurisë ushqimore
(Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Prishja me dashje e shenjave të sigurisë, të vendosura nga
organet shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për qëllime
mbikëqyrjeje, kontrolli ose pezullimi të veprimtarisë tregtare në
mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me
qëllim lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit,
dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 289
Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë
Shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit
ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me
punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në ligj, në aktet e
Këshillit të Ministrave apo në rregulloret përkatëse të sigurimit
teknik, të disiplinës teknike, të mbrojtjes në punë, të higjienës dhe
sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me respektimin e
rregullave dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i
rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak
se pesë vjet.

161
Neni 290
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar
plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim
deri në një vit.
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar
plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në
pesë vjet.
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar
vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë
vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e
rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet
vjet.

Neni 291
Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt
(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; ndryshuar me ligjin
nr. 98/2014, datë 31.7.2014)
Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në
gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë
përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre
vjet.
Gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim
me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.

Neni 292
Shkelja e disiplinës së punës në transport
Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor, ujor
ose ajror prej punonjësve të këtij transporti, që ka shkaktuar vdekjen
ose dëmtimin e rëndë të shëndetit të personit, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i

162
rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak
se pesë vjet.

Neni 293
Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit
(Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)
Vënia e pengesave ose ndalimi, me çdo mjet e mënyrë, i
qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor,
ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 293/a
Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve
jopublike, i të dhënave kompjuterike nga/ose brenda një sistemi
kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem
kompjuterik, që mbart të dhëna të tilla kompjuterike, dënohet me
burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga/ose brenda sistemeve kompjuterike
ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile
apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet
me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 293/b
Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; shtuar paragrafi i tretë
me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
Dëmtimi, shtrembërimi, ndryshimi, fshirja apo suprimimi i
paautorizuar i të dhënave kompjuterike dënohen me burgim nga
gjashtë muaj deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në të dhënat kompjuterike ushtarake, të
sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të
shëndetësisë apo në çdo të dhënë tjetër kompjuterike, me rëndësi
publike, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

163
Në rastet kur veprimet e parashikuara në paragrafin e parë
janë kryer nga një i mitur, ndaj tij do të zbatohen dispozitat e Kodit
të Drejtësisë për të Mitur.

Neni 293/c
Ndërhyrja në sistemet kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin
nr. 36/2017, datë 30.3.2017)
Krijimi i pengesave serioze dhe të paautorizuara për të cenuar
funksionimin e një sistemi kompjuterik, nëpërmjet futjes, dëmtimit,
shtrembërimit, ndryshimit, fshirjes apo suprimimit të të dhënave,
dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake, të
sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të
shëndetësisë apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi
publike, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Në rastet kur veprimet e parashikuara në paragrafin e parë
janë kryer nga një i mitur, ndaj tij do të zbatohen dispozitat e Kodit
të Drejtësisë për të Mitur.

Neni 293/ç
Keqpërdorimi i pajisjeve
(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008)
Prodhimi, mbajtja, shitja, dhënia në përdorim, shpërndarja apo
çdo veprim tjetër, për vënien në dispozicion të një pajisjeje, ku
përfshihen edhe një program kompjuterik, një fjalëkalim
kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të
cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik
ose në një pjesë të tij, me qëllim kryerjen e veprave penale, të
parashikuara në nenet 192/b, 293/a, 293/b e 293/c të këtij Kodi,
dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

164
Neni 293/d
Shitja e paautorizuar e kartave SIM
(Shtuar me ligjin nr. 98/2014, datë 31.7.2014)
Shkelja e rregullave të caktuara për shpërndarjen, shitjen dhe
pajisjen me produkte/karta SIM përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në gjashtë muaj.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE KUFIJVE
SHTETËRORË

Neni 294
Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar
Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave,
përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të
njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është
besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës,
dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në dhjetë vjet.

Neni 295
Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit
Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave,
përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të
njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur
të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre
vjet.
Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.

165
Neni 295/a
Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar
të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari
publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në
kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar
me cilësitë e veta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë
vjet.
Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave, të cilat përbëjnë sekret
tregtar industrial ose profesional, nga ana e personave publikë, që
kanë detyrë ruajtjen e tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri
në tre vjet.
Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet
sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, si dhe
mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit
të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave të përmbajtura në
aktet sekrete nga persona të tjerë, që kanë dijeni për të dhëna për
procedimin penal e që janë paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i
policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, dënohet me burgim deri
në tre vjet.
Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin,
procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e
dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë
mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga
dy deri në gjashtë vjet.
Zbulimi i sekretit që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e
rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën apo shëndetin e dëshmitarëve
ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të
punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre, dënohet
me burgim nga tre deri në tetë vjet.

166
Neni 295/b
Shfrytëzimi i paligjshëm i të dhënave tregtare
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Tregtimi i një malli apo ofrimi i një shërbimi nëpërmjet
përdorimit të informacionit ose të dhënave që përbëjnë sekret tregtar
ose informacion të privilegjuar nga persona që e kanë ose duhet ta
kenë këtë informacion apo të dhënë, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në katër vjet.

Neni 296
Humbja e dokumenteve sekrete
Humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit
të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i
janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.
Neni 297
Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror
(Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin
nr. 9188, datë 12.2.2004)
Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 298
Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9188, datë 12.2.2004; ndryshuar titulli dhe paragrafi i parë me
ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012,
datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë,
si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2014,
datë 2.5.2013)
Strehimi, shoqërimi, vënia në dispozicion ose përdorimi i
mjeteve të lundrimit, të fluturimit ose i mjeteve të tjera të transportit
apo çdo ndihmë tjetër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të
Republikës së Shqipërisë ose për hyrjen e paligjshme të një personi

167
në një shtet tjetër, pa qenë shtetas i tij ose që nuk ka leje qëndrimi
në atë shtet, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga
tre deri në shtatë vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë
deri në dhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet
me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të
përjetshëm.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit
shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim shtohet me ¼ e
dënimit të dhënë.

Neni 299
Shkelja e rregullave mbi fluturimet
Shkelja e rregullave mbi fluturimet ndërkombëtare si, hyrja
ose dalja nga territori i Republikës së Shqipërisë pa leje fluturimi,
mosrespektimi i vijave të fluturimit, i vendeve të zbritjes, i
korridoreve ajrore apo lartësisë të caktuar të fluturimit, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

KREU IX
VEPRA PENALE KUNDËR DREJTËSISË

Neni 300
Moskallëzimi i krimit
Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në
organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi
që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.
Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të
paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesi dhe të
adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret
të njohur për shkak të detyrës apo profesionit.

168
Neni 301
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së
veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose
duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo
një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin
e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 302
Përkrahja e autorit të krimit
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar
paragrafi II me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera
për jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë
tjetër me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të
parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79, 219, 220, 221, 230, 230/a,
230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të
këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet.
Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të
paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesit dhe të
adoptuarit.

Neni 303
Fshehja ose asgjësimi i kufomës
Fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e
vrasjes apo të veprave të tjera të dhunshme, e bërë me qëllim për të
ndihmuar autorin e krimit që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes dhe
arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

169
Neni 304
Detyrimi për të kallëzuar provën
Mosparaqitja menjëherë për të kallëzuar ose dëshmuar para
organeve të prokurorisë, gjykatës apo organeve të rendit, për provën
e njohur që e bën të pafajshëm një person tjetër që akuzohet ose
është dënuar për një vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.
Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim autori i veprës penale,
si dhe personat që vijnë në dijeni të provës për shkak të detyrës
apo profesionit dhe janë të detyruar të mos kallëzojnë e dëshmojnë
për të.

Neni 305
Kallëzimi i rremë
Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer
ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka
kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen
ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 305/a
Deklaratat e rreme përpara prokurorit
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Kushdo që, gjatë hetimeve apo procedimeve penale, i pyetur
nga një prokuror që të japë informacionin e duhur lidhur me hetimin,
jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai e di se janë, tërësisht ose
pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, dënohet me gjobë
ose me burgim deri në një vit.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti
është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar
ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte
përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për
çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën
për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve.

170
Neni 305/b
Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore
(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Kushdo që, gjatë hetimit, i pyetur nga një oficer i policisë
gjyqësore që të japë informacionin e duhur, jep të dhëna, me gojë
ose me shkrim, që ai i di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme
apo fsheh fakte ose prova, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti
është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar
ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte
përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për
çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën
për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Neni 306
Dëshmia e rreme
(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar
paragrafi III, me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar fjalë në
paragrafin III me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)
Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes
tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.
Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale të
parashikuara në nenet 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij
Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Neni 307
Refuzimi për të dëshmuar
(Ndryshuar paragrafi II, shtuar paragrafi i fundit, me ligjin nr. 9686,
datë 26.2.2007)
Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen

171
e një vepre penale apo të autorit të saj, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo
interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me burgim nga një
deri në katër vjet.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti
është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar
ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte
përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për
çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën
për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Neni 308
Përkthimi i rremë
Shtrembërimi me dashje i përmbajtjes së një dokumenti apo
shkrimi të dhënë për përkthim nga organet e ndjekjes penale apo
gjykata ose përkthimi i rremë përpara tyre, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur përkthimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes
tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.

Neni 309
Ekspertimi i rremë
Dhënia me dashje e rezultateve të rreme në raportet e
ekspertimit të bëra me shkrim apo me gojë përpara organeve të
ndjekjes penale ose gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.
Kur ekspertimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes
tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.

172
Neni 310
Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit
Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, pa
shkaqe të arsyeshme ose mospranimi prej tyre për të kryer detyrat e
caktuara nga organi i ndjekjes penale ose gjykata, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
gjashtë muaj.

Neni 311
Kanosja për të mos kallëzuar
(Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kanosja, që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale, me qëllim
që të mos kallëzojë, të ankohet apo të tërheqë kallëzimin ose
ankimin e bërë, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

Neni 312
Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin
me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi,
i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tretë,
dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit, për të siguruar deklarime
ose dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar
kryerjen e detyrimeve të tyre përpara organeve të ndjekjes penale
dhe gjykatës, dënohen me burgim deri në katër vjet.

173
Neni 312/a
Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim
të rremë
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin
nr. 9686, datë 26.2.2007)
Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të
siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose
për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të
ndjekjes penale dhe gjykatës dënohet me burgim nga një deri në
katër vjet.

Neni 313
Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale
Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një
personi që dihet se është i pafajshëm dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 313/a
Zhdukja ose humbja e fashikullit
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Zhdukja ose humbja me çdo mënyrë e fashikullit të hetimit
ose të gjykimit, si dhe heqja prej tyre e dokumenteve, shkresave
ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me to, kur ka
sjellë pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 313/b
Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në
kundërshtim me ligjin
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017,
datë 30.3.2017)
1. Dhënia ose publikimi me çfarëdo lloj forme, në kundërshtim
me ligjin e të dhënave me karakter të klasifikuar dhe konfidencial

174
që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e personave të
mbrojtur, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e dëshmitarëve
dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, me qëllim zbulimin e këtyre
personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
2. Kur nga kryerja e kësaj vepre penale kanë ardhur pasoja të
rënda për shëndetin e tyre dënohet me burgim nga 6 muaj deri në
tre vjet.
3. Kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë
përgjegjësinë për të ruajtur karakterin e klasifikuar dhe konfidencial
të të dhënave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet
dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për
shëndetin e tyre, me burgim nga dy deri në pesë vjet.
4. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen dënohet me burgim
nga tre deri në dhjetë vjet.
Neni 314
Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve
Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e
hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshmojë
ose të pohojë fajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga tre
gjer në dhjetë vjet.

Neni 315
Dhënia e një vendimi të padrejtë
(Shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 11, datë 2.4.2008)

Neni 316
Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit
Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që
i bëhen gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit,
avokatit, ekspertëve, çdo arbitri të caktuar për një çështje, për ta
penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me
gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

175
Neni 317
Kanosja e gjyqtarit
Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues,
prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për
shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.
Neni 318
Fyerja e gjyqtarit
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit,
avokatit ose anëtarit të arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së
tyre në një çështje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 319
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve
të tjerë të drejtësisë
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi,
i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë,
gjyqtarit, prokurorit ose çdo punonjësi tjetër të organeve të
drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën
a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit deri në katër vjet.

Neni 319/a
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave
ndërkombëtare
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i
çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë,

176
gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, për të kryer apo
për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij,
dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.
Neni 319/b
Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i
çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë,
arbitrit vendas ose të huaj, për të kryer apo për të mos kryer një
veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim
nga një vit gjer në katër vjet.
Neni 319/c
Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i
çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, i
anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos
kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen
me burgim nga një vit gjer në katër vjet.

Neni 319/ç
Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe
funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; numërtuar me ligjin
nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe
dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin
nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj
përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për

177
persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga
përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë
të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që
lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre
deri në dhjetë vjet.
Neni 319/d
Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave
ndërkombëtare
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi
të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të
tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga gjyqtari ose zyrtari i një gjykate ndërkombëtare, për
të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a
funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 319/dh
Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
(Shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor,
krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi
të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të
tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga arbitri vendas ose i huaj për të kryer apo për të mos
kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet
me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

178
Neni 319/e
Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi
të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete a për persona të
tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga një anëtar i jurive gjyqësore të huaja, për të kryer
apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin
e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

Neni 320
Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës
Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i
sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja
e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose
të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 320/a
Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të
gjykatës
(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)
Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal
ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e
vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në dy vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të
dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë
interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

179
Neni 321
Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës
(Shtuar paragrafi me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës
në lidhje me detyrimet e lindura nga dënimet plotësuese të dhëna
prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.
Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës,
në lidhje me detyrat e lindura nga urdhrat e mbrojtjes të dhëna prej
saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy
vjet.
Neni 322
Prishja e vulave dhe shenjave
Prishja me dashje e vulave dhe shenjave të tjera të vendosura
mbi sende të ndryshme nga organet e ndjekjes penale dhe gjyqësore,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në gjashtë muaj.
Neni 323
Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit
Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim
nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij
nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Kur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve,
substancave zjarrvënëse, eksplozive dhe helmuese dënohet me
burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 324
Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim
(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve të ndaluarit, të
arrestuarit ose të burgosurit, me qëllim për t’u larguar nga vendi i
qëndrimit të detyruar, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë
vjet.

180
Kur dhënia ndihmë bëhet nga i ngarkuari me ruajtjen,
mbikëqyrjen apo transportimin, ose që për shkak të funksionit ka
të drejtë të hyjë në institucione burgimi apo të ketë lidhje me të
ndaluar, arrestuar apo të burgosur, dënohet me burgim nga pesë
gjer në dhjetë vjet.

Neni 324/a
Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e
ekzekutimit të vendimeve me burgim
(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e
ekzekutimit të vendimeve me burgim, të cilat, sipas legjislacionit
në fuqi, janë të ndaluara, dënohet me burgim nga një deri në tre
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një
herë ose nga personi që ka për detyrë ruajtjen dhe sigurinë fizike
ose që për shkak të detyrës ose profesionit ka të drejtë të hyjë në
institucione burgimi, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë
vjet.

KREU X
VEPRA PENALE QË PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE
SISTEMIN DEMOKRATIK TË ZGJEDHJEVE
Neni 325
Pengimi i subjekteve zgjedhore
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin
nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër
i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar
veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore,
dënohet me burgim nga një vit deri ne pesë vjet.

181
Neni 326
Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve
të zgjedhjeve
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i
dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e
rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave,
që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme
ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të
paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të
administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në
mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të
zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim
nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 326/a
Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje, apo zëvendësimi në
kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulave, kodeve të sigurisë apo
çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me
burgim nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet.
Po këto vepra kur kryhen nga personat përgjegjës për
administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një
herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e
zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cenuar
rezultatin e votimit, dënohen me burgim nga tre gjer në tetë vjet.

182
Neni 327
Shkelja e fshehtësisë së votimit
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin
nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga
ana e zgjedhësit, nëpërmjet fotografimit të fletës së votimit, ose
filmimit të saj, ose dokumentimit me çdo mjet dhe formë të mënyrës
sesi ka votuar, shfaqjes së tyre tek persona të tjerë, përbën vepër
penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.
Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga
ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Nxitja me ose pa shpërblim, ose detyrimi i zgjedhësit për të
shkelur rregullat që garantojnë fshehtësinë e votimit, sipas paragrafit
të parë të këtij neni, përbën vepër penale dhe dënohet nga një vit
deri në katër vjet me burgim.

Neni 327/a
Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin
nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për
persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme
apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë dënohet me
burgim nga një gjer në tre vjet.
Lejimi me dashje i kryerjes së kësaj vepre nga komisionerët
zgjedhorë dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Lejimi me dashje nga komisionerët zgjedhorë i votimit, pa kryer
identifikimin e shtetasit sipas ligjit, përbën vepër penale dhe dënohet
me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

183
Neni 328
Korrupsioni aktiv në zgjedhje
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin
nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi
për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në
kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur
me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në
zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë
ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme
për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër
penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Neni 328/a
Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike
ose zgjedhore
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin
nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në
shërbimin civil ose në një funksion jopolitik në administratën
shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën
zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën
vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre
vjet.
Detyrimi ose organizimi për të marrë pjesë në veprimtari
zgjedhore të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar
nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose
detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën vepër penale dhe
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që
kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën
kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore,
për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor,
për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një
parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një
184
mënyrë caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga
një vit deri në tre vjet.
Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, i të
mirave publike, funksionit ose veprimtarisë shtetërore, ose i
burimeve financiare ose njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie
politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim me ligjin dhe
qëllimin e detyrës, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim
nga një vit deri në tre vjet.

Neni 328/b
Korrupsioni pasiv në zgjedhje
(Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i të hollave, të mirave
materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë në kundërshtim
me ligjin, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për
paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë
të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar
në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie
politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri
në pesë vjet.
Neni 329
Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin
nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të
caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën vepër penale
dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit,
vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari tjetër të ngarkuar me
zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të
veprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim
nga një vit deri në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

185
Neni 330
Pengimi i zgjedhësit
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin
nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit,
duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo dëmtuar
dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet
me burgim nga një vit deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë
se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë,
dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Neni 330/a
Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me ligjin
nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Braktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën nga
personat e ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe të
numërimit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë
muaj deri në tre vjet.
Kur veprimet e mësipërme kryhen duke marrë me vete ose
duke zhdukur materialet zgjedhore, ose kur kanë sjellë pasoja të
rënda për procesin e votimit apo kanë çuar në pavlefshmërinë e
zgjedhjeve, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

Neni 331
Shkelja e së drejtës së zgjedhjes
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që
parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me
burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që
e kanë të drejtën e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje në to i
personave që nuk e kanë këtë të drejtë, dënohet me burgim nga një
gjer në pesë vjet.

186
Po kjo vepër e kryer në bashkëpunim, kur ka sjellë pasoja të
rënda për interesat e zgjedhësve apo mbarëvajtjen e procesit
zgjedhor dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet.

Neni 331/a
Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve
të identifikimit
(Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Dhënia e dokumentit të identifikimit me qëllim përdorimin e
tij në mënyrë të paligjshme për zgjedhje, garantimin e
mospjesëmarrjes në votime, për të ndikuar në mënyrën e votimit,
ose për çdo qëllim tjetër të paligjshëm që lidhet me zgjedhjet, përbën
vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.
Marrja e dokumentit të identifikimit të shtetasve të tjerë, me
qëllim përdorimin e tij në mënyrë të paligjshme për zgjedhje,
moslejimin për të votuar, për të ndikuar në mënyrën e votimit, ose
për çdo qëllim tjetër të paligjshëm që lidhet me zgjedhjet, përbën
vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 332
Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
(Ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Shpërdorimi i autoriteti ushtarak nga oficeri ose kuadri ushtarak
për të influencuar në votim tek ushtarakët e tjerë që ka në varësi,
me dhënie urdhrash, këshilla apo me çfarëdo lloj propagande, përbën
vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre
vjet.

Neni 332/a
Shpërdorimi i autoritetit policor
(Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)
Shpërdorimi i autoritetit policor nga punonjësi i Policisë së
Shtetit ose i Policisë së Burgjeve për të influencuar në mbështetjen
e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, nëpërmjet

187
mosushtrimit të funksionit me paanësi sipas ligjit, pjesëmarrjes në
veprimtari politike të një partie politike ose kandidati në zgjedhje,
me kryerjen e çdo veprimi ose dhënien e urdhrave, këshillave apo
çdo lloji tjetër propagande që favorizon një parti politike ose
kandidat në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim
nga një vit deri në pesë vjet.

KREU XI
VEPRA PENALE TË KRYERA NGA BANDA E
ARMATOSUR DHE ORGANIZATA KRIMINALE

Neni 333
Organizata kriminale
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004)
Krijimi, organizimi ose drejtimi i organizatave kriminale
dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Pjesëmarrja në një organizatë kriminale dënohet me burgim
nga katër deri në tetë vjet.
Nëse organizata kriminale është e armatosur dhe pjesëtarët e
saj zotërojnë armë dhe lëndë shpërthyese për qëllime të përmbushjes
së veprimtarisë së saj kriminale, edhe nëse ato janë të fshehura ose
të mbajtura në vende të veçanta, dënimi me burgim shtohet me një
të tretën.
Kur veprimtaritë ekonomike, të ndërmarra ose të kontrolluara
nga pjesëtarë të organizatës kriminale, financohen tërësisht ose
pjesërisht me produkte të veprave penale, masa e dënimit, sipas
paragrafëve të sipërpërmendur në këtë nen, shtohet me një të tretën
deri në një të dytën e tij.
Neni 333/a
Grupi i strukturuar kriminal
(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004)
Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar
kriminal për kyerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre
deri në tetë vjet.

188
Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me
burgim nga dy deri në pesë vjet.

Neni 334
Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe
grupi i strukturuar kriminal
(Hequr fjalë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin
nr. 9275, datë 16.9.2004)
1. Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës
kriminale dhe të grupit të strukturuar kriminal dënohet sipas
dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën
penale të kryer edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një
të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim.
2. Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me
burgim apo me burgim të përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë
vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
3. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim
me burgim të përjetshëm, dënohet me burgim të përjetshëm.

Neni 334/1
(Shtuar me ligjin nr. 9017, datë 6.3.2003)
Pavarësisht nga neni 278, përjashtohen nga ndjekja penale për
armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake personat
që në përputhje me legjislacionin në fuqi, dorëzojnë vullnetarisht
armët deri më datën 31.5.2005.
Në çdo rast nuk përjashtohen nga ndjekja penale për
armëmbajtje pa leje personat që kanë kryer vepër penale, duke
përdorur si mjet për këtë qëllim armë dhe municione luftarake.
Nuk përjashtohen nga ndjekja penale edhe personat të cilët,
pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, deklarojnë se nuk kanë armë e
municione luftarake dhe nga kontrollet e ushtruara në mbështetje
të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale u gjenden
armë e municione të fshehura.

189
Neni 335
Ky kod hyn në fuqi më 1 qershor 1995. Aktet ligjore që
shfuqizohen, si dhe efektet dhe mënyra e hyrjes së tij në fuqi, do të
caktohet me ligj të veçantë.

Dispozita te vendosura me ligjin nr. 8175, datë 23.12.1996

Neni 43
“Për veprat penale të parashikuara nga ky ligj, organet që bëjnë
ndalimin e autorëve të veprave penale, brenda 48 orëve, duhet t’i
kërkojnë prokurorit nxjerrjen e urdhërit për arrestimin e personave
të ndaluar, i cili, menjëherë pas paraqitjes së kërkesës, vendos
arrestimin ose lirimin e tyre.
Gjykata e shkallës së parë, pas kalimit të pesë ditëve nga
nxjerrja e urdhërit të arrestimit, me kërkesën e prokurorit ose në
bazë të ankimit të personit të arrestuar, vlerëson urdhërin e
arrestimit.
Gjykata, në vlerësmin e urdhërit të arrestimit, zbaton, në
përputhje me këtë rregull, dispozitat e Kodit të Procedurës Penale
që përcaktojnë rregullat procedurale për gjykimin e vlerësimit të
arrestimit ose të ndalimit.
Në rast se kundër vendimit të gjykatës për lirimin e personit
të arrestuar bëhet apel ose rekurs i drejtpërdrejtë nga ana e
prokurorit, atëherë vendimi për lirimin e menjëhershëm të personit
të arrestuar pezullohet deri në marrjen e vendimit nga ana e gjykatës
që shqyrton apelin ose rekursin e drejtpërdrejtë”.

Neni 44
Deri në mbarim të dy muajve kalendarikë nga hyrja në fuqi e
këtij ligji, të gjithë personat që vullnetarisht dorëzojnë në organet
kompetente armët, municionet a lëndët eksplozive që mbajnë në
mënyrë të paligjshme, nuk ndiqen penalisht në bazë të dispozitave
të neneve 278, 278/ a, 279 dhe 280 të Kodit Penal.

190
Deri në mbarim të dy muajve kalendarikë nga hyrja në fuqi e
këtij ligji, të gjithë personat që vullnetarisht dorëzojnë ose
shkatërrojnë bimët narkotike, farërat e tyre dhe substancat
psikotrope, që mbajnë në mënyrë të paligjshme, si dhe pajisjet,
materialet apo substancat që shërbejnë për prodhimin a fabrikimin
e tyre nuk ndiqen penalisht në bazë të dispozitave të neneve 283,
283/a, 284, 284/a, 285 dhe 286 të Kodit Penal.

Dispozitë kalimtare
(e parashikuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)
Pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e
pashqyrtuara nga gjykatat, si dhe për kallëzimet, që ndodhen në
këto organe dhe në organet e rendit publik, për veprat penale, të
cilat shfuqizohen me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

191
TREGUESI ALFABETIK I KODIT PENAL

-A-

Amnisti
- kuptimi 71

Armë
- prodhim e mbajtje pa leje 278
- trafikim 278/a
- të ftohta 279
- armë gjahu e sportive 280
- stërvitja për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve dhe lëndëve të tjera
të rrezikshme 282/b

Atentat
- kuptimi 219

-B-

Bandë e armatosur
- kuptimi 28/3
- krijimi, pjesëmarrja 234/b

Bashkëjetesë
- shtrëngim 130

Bashkëpunëtor
- kuptimi 26

192
Bashkëpunimi
- forma të veçanta 28

Bashkim
- i dënimeve 56

Botim
- i veprës së tjetrit 149

Braktisje
- e fëmijëve të mitur 124
- e detyrës nga anëtarët e komisioneve
të zgjedhjeve 330/a

Burgim
- dënimi 32
- i të miturit 52
- i përjetshëm 31
- mënyra e vuajtjes 33
- copëzimi 58
- pezullimi 59

Bursë
- regjistrimi i titujve në mënyrë të paautorizuar 143/a/5

-C-

Caktim
- i dënimeve për disa veprave penale 55

-D-

Dashja
- kuptimi 15

193
Deklarata të rreme
- përpara prokurorit 305/a
- përpara oficerit të policisë gjyqësore 305/b

Detyrë
- shpërdorim 248

Detyrim
- për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit ose droges 60/a
- gjatë kohës së provës 61
- për të marrë pjesë në grevë 264
- për të kallëzuar provën 304

Dëmtime
- të tjera me dashje 90
- të objekteve mbrojtëse 215
- me dashje i materialit zgjedhor 326/a

Dënim
- kryesor 29
- plotësues 30
- me burgim të përjetshëm 31
- me burgim 32
- me gjobë 34
- me burgim për të mitur 51
- ulja nën kufij 53
- caktimi 55
- bashkimi 56
- në provë 59-61
- përjashtimi nga dënimi 254/2
- qëndrimi në shtëpi 59/a

Dëshmi
- e rreme 306
- refuzimi 307

194
Disinformim
- i ekipeve të urgjencës 271

Dokumente
- vjedhje 192/a

Dorëzim
- i territorit 208
- i forcave të armatosura 209

Drejtim
- i automjetit duke qenë i dehur 291

- DH -

Dhënie
- e mjeteve për ndërprerje të shtatzanisë 95
- e informacioneve të rreme 168
- e informatave sekrete 213
- e shpërblimeve punonjësve shtetëror 245
- ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit 298

Dhuna
- në familje 130/a
- dhuna seksuale 107/a

Dhunim
- i banesës 112
- i varreve 118

-E-

Ekspertim
- i rremë 309

195
Ekstradim
- kur lejohet 11

Emetim
- i parregullt i aksioneve 166

-F-

Faji
- kuptimi 14

Falimentim
- i provokuar 193
- fshehje e gjendjes 194
- fshehje e pasurisë 195
- shkelje detyrimesh 196

Falja
- kuptimi 70

Falsifikimi
- i nënshkrimeve 165
- i monedhave 183
- i letrave me vlerë 184
- prodhimi i mjeteve 185, 192
- i dokumenteve 187
- i dokumenteve shkollore 187
- i dokumenteve shëndetësore 188
- i letërnjoftimeve dhe vizave 189
- i vulave, stampave dhe formularëve 190
- i akteve të gjendjs civile 191
- i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve 326
- kompjuterik 186/a

196
Fëmijë
- braktisja e të miturve 124
- keqtrajtimi i të miturve 124/b
- mosdhënia e mjeteve për jetesë 125
- marrja e padrejtë 127
- ndërrimi 128
- fshehja 128/a
- trafikimi 128/b
- shtytje në krim 129

Fillimi
- i paligjshëm i ndjekjes penale 313

Fshehja
- e pronësisë 143/a/6
- e të ardhurave 180
- e gjendjes së falimentimit 194
- e pasurisë pas falimentimit 195
- e kufomës 303

Fuqi
- e vendimeve penale të huaja 10

Fyerje
- e gjyqtarit 318
- me motive racizmi ose ksenofobie
nëpërrmjet sistemit kompjuterik 119/b

-G-

Genocid
- kuptimi 73

Goditje
- për shkak të detyrës 237

197
- ndaj pjesëtarëve të familjes 243

Grupi i strukturuar kriminal


- krijimi pjesëmarrja 333/1

- GJ -

Gjakmarrje
- nxitja 83/b

Gjyqtar
- kundërshtim e goditje 316
- kanosja 317
- fyerja 318

-H-

Heqje
- dorë nga vepra penale 24
- e të drejtës për detyra publike 35
- e dekoratave dhe titujve 38
- e të drejtës së veprimtarisë 39
- e të drejtës së detyrave drejtuese 40
- e paligjëshme e lirisë 110

Humbje
- e dokumenteve sekrete 296
- e përgjegjësisë prindërore 43/a

-J-

Jeta private
- ndërhyrje e padrejtë 121
- përhapje sekretesh 122
Juridiksioni

198
- universal 7/a

- K-

Kalimi
- i paligjshëm i kufirit 297

Kallëzimi
- i rremë 305

Kanosja
- për hakmarrje ose gjakmarrje 83/a
- për vrasje 84
- për shkak të detyrës 238
- për të mos kallzuar 311
- për dëshmi të rreme 312/a
- e gjyqtarit 317
- e zgjedhësit 329
- e kandidatit 330
- për kryerjen e veprave me qëllime terroriste 232/b
- për të moskallëzuar 311
- me motive racizmi dhe ksenofobie
nëpërmjet sistemit kompjuterik 84/a

Kërkim
- për dhënie mite 259
- i shpërblimit 319

Kodi Penal
- parimet 1/c
- veprimi në kohë 3

Komplot
- kuptimi 220

199
Konfiskim
- i mjeteve të kryerjes së veprës penale 36

Kondrabandë
- me mallra të ndaluar 171
- me mallra për të cilat paguhet akcizë 172
- me mallra të licencuara 173
- me mallra të tjera 174
- nga punonjës të doganave 175
- e vlerave kulturore 176
- me mallra me regjim të ndërmjetëm 177
- tregtimi e transporti 178
- ruajtja e depozitimi 179

Korrespondencë
- pengim ose shkelje e fshehtësisë 123, 255

Korrupsioni
- aktiv privat 164/a
- pasiv privat 164/b
- aktiv i personave publikë 244
- aktiv i punonjësve të huaj publikë 244/a
- aktiv i funksionarëve të lartë 245
- pasiv i personave publikë 259
- pasiv i nëpunësve të huaj publikë 259/a
- pasiv i funksionarëve të lartë 260
- aktiv i dëshmitarit, ekspertit dhe përkthyesit 312
- aktiv i gjyqtarit, prokurorit etj 319
- aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave
ndërkombëtare 319/a
- aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj 319/b
- aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja 319/c
- pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave
ndërkombëtare 319/d
- pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj 319/dh

200
- pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja 319/e
- pasiv i gjyqtarit, prokurorit etj 319/ç

Korruptim
- për të dëshmuar 312

Krijim
- i partive antikushtetuese 224
- i turmave të armatosura 233
- i bandës së armatosur 333

Krime
- kundër njerëzimit 74
- të luftës 75
- moskallëzim 300
- përkrahje autorësh 302

Kryengritje
- kuptimi 221

Kryerje
- e veprës penale në gjendje të dehur 18
- e funksionit pas dhënies fund të tij 249
- e veprimeve arbitrare 250
- e krimeve nga banda 224

Kufi
- kalimi i paligjshëm 297
- dhënie ndihme 298

Kultivim
- i bimëve narkotike 284

Kundërshtim
- i punonjësit shtetëror 235

201
- i punonjësit të policisë 236
- i gjyqtarit 316

Kuptim
- i tentativës 22
- i bashkëpunimit 25

-L-

Largim
- nga vendi i aksidentit 273
- i të burgosurit 323

Legjislacioni penal
- bazat 1/a
- detyrat 1/b
- parimet 1/c
- zbatimi për shtetas të huaj 7, 7/a, 9, 9/a
- zbatimi për persona pa shtetësi 8

Lëndë të rrezikshme
- stërvitja për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera
të rrezikshme 282/b

Ligji penal 1-11


- zbatimi

Lirim
- para kohe me kusht 64, 65

- LL -

Llogaritje
- e paraburgimit 57

202
Llotari
- e palejuar 197
- përdorim lokalesh 198

-M-

Manifestimi
- pengimi 261
- i paligjshëm 262
- me të armatosur 263

Manipulim
- i tregut 143/a/1
- i çmimeve dhe përhapje e informacionit
të rremë 143/a/3

Marrëdhënie seksuale
- me dhunë me të mitur 100
- me dhunë me të mitur 14-18 vjeç 101
- me dhunë me të rritura 102
- homoseksuale me dhunë me të rritur 102/a
- me të pazotë për t’u mbrojtur 103
- me kërcënim me armë 104
- duke shpërdoruar detyrën 105
- me persona në gjini ose nën kujdestari 106
- në vende publike 107

Marrëveshje
- për dorëzim territori 210
- për ndërhyrje të armatosur 212

Marrje
- e padrejtë e fëmijës 127
- e shpërblimeve 217
- e mitës 260

203
Masë
- penale për personat juridik 45
- mjekësore dhe edukuese 46
- e vënies në provë 60

Mashtrim
- me gënjeshtër 143/1
- në bashkëpunim 143/2
- ndaj disa personave 143/2
- më se një herë 143/2
- në skema piramidale 143/a
- në subvencione 144
- në sigurime 145
- në kredi 146
- për veprat e artit 147
- botimi i veprës së tjetrit në emër të vet 148
- riprodhimi i padrejtë i veprës së tjetrit 149
- kompjuterik 143/b

Mbajtje
- e lokaleve për prostitucion 15
- e padrejtë e dy cilësive 167
- e padrejtë e uniformës 247
- në burg pa vendim 252
- e pajisjeve për prodhim narkotikësh 285

Mbrojtja e nevojshme
- kuptimi 19

Mënyrë
- e vuajtjes së dënimit 35
- e vuajtjes së dënimeve plotësuese 44
- e caktimit të dënimit 47

204
Mita
- kërkim për dhënie 259
- marrja 260

Mjekim
- i pakujdesshëm 96

Mosbindje
- ndaj urdhërit të policit 242

Mosdënim
- pa ligj 2

Mosdhënie
- e ndihmës 97
- e ndihmës oga kapiteni i anijes 98
- e mjeteve për jetesë 125

Moskallëzim
- i krimit 300

Mosmarrje
- e masave për gjendjen e paligjshme 251

Mosnjoftim
- i ndryshimit të vendimit 126

Mosnjohje e ligjit
- kuptimi 4

Mospagim
- i taksave 181

Mosparaqitje
- e dëshmitarit, ekspertit a përkthyesit 310

205
Mosparashkrimi i ndjekjes penale
- nuk i nënshtrohen 67

Moshë
- për përgjegjësi penale 12

-N-

Narkotikë
- prodhim e shitje 283
- trafikim 283/a
- lehtësi përdorimi 283/b
- kultivimi 284
- zbulimi 284/b
- fabrikimi 284/c
- përshtatje lokali për prodhim 285/a
- hedhje shiringash 285/b
- nxitja për përdorim 286
- përdorimi i teknologjisë 286/a

Nevojë ekstreme
- kuptimi 20

Ndalim
- për të drejtuar automjete 37
- për të qëndruar në njësi administrative 41

Ndarje
- e veprave penale 1

Ndërhyrje
- të padrejta në jetën private 121

Ndërprerje
- e shtatzanisë pa pëlqimin e gruas 93

206
- e shtatzanisë e kryer në vende të ndaluara 94
Ndërrim
- i fëmijëve 128

Ndihmë
- mosdhënia 97
- nga kapiteni i anijes 98

Ndotje
- e ajrit 201
- e ujërave 203

Ndryshim
- në aparatet matëse 182

Nxitje
- e urrejtjes ose grindjeve kombëtare 265
- për përdorim droge 286
- për gjakmarrje ose hakmarrje 83/b

Nxjerrje
- jashtë territorit të Republikës 42

- Nj -

Njoftim
- i rremë në organet e rendit 272

-O-

Organe
- heqje e shitje 89/a

Organizatë kriminale
- kuptimi 28/1

207
- krijimi, pjesëmarrja 333

Organizatë terroriste
- kuptimi 28/2
- krijimi, pjesëmarrja 234/a

Organizim
- i llotarive të palejuara 197
- e pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme 262
- i grumbullimeve të paligjshme nga persona
të armatosur 263

-P-

Pakujdesi
- kuptimi 16

Papërgjegjshmëri
- për shkak të gjendjes mendore 17

Paraburgim
- llogaritja 57

Paraqitje
- e të dhënave të rreme dhe shpërndarje
e paautorizuzar e tyre 143/a/4

Parashkrim
- i ndjekjes penale 66
- i ekzekutimit të dënimit 68

Peshkim
- i ndaluar 204

208
Pengim
- i fshehtësisë së korrespondencës 123
- i veprimtarive të organizatave fetare 131
- i ceremonive fetare 133
- me dhunë i veprimtarive të partive politike 269
- shkelja e fshehtësisë së korrespondencës 255
- në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur 261
- i qarkullimit të mjeteve të transportit 293
- për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës 320
- i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese 325

Pezullim
- i ekzekutimit të vendimit me burgim
dhe vënia në provë 59
- i detyrimit për kryerje të një pune 63

Përdorim
- me keqdashje i thirrjeve telefonike 275
- pa të drejtë i emblemës së Kruqit të Kuq 276
- i dhunës gjatë hetimeve 314

Përfitim
- i paligjshëm i interesave 257
- përdorimi i shërbimeve të ofruara nga personat
e trafikuar 110/b

Përgjegjësi
- për personat e huaj që gëzojnë imunitet 9/a
- mosha 12
- për tentativën 23
- e bashkëpunëtorëve 27

Përhapje
- e sekreteve vetjake 122
- e informatave të rreme që ngjallin panik 267

209
Përjashtim
- i të miturit nga dënimi 52

Përkrahje
- e autorit të krimit 302

Përkthim
- i rremë 308

Përpilim
- i deklaratave të rreme 163

Përvetësim
- i titullit apo detyrës shtetërore 246
- i parave ose mallrave të vjedhura 287/b

Plagosje
- e rëndë me dashje 88
- e rëndë në tronditje psiqike 88/a
- e rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme 88/b
- e lehtë me dashje 89
- e rëndë nga pakujdesia 91
- e lehtë nga pakujdesia 92

Pornografi
- prodhimi, shpërndarja dhe shitja 117

Poshtërim
- i Republikës dhe simboleve të saj 268

Pranim
- i pagimit të gjobës 54

Prerje
- e paligjshme e pyjeve 205

210
- e drurëve dekorativë dhe frutorë 206

Prishje
- e qetësisë publike 274
- e vulave dhe shenjave 322

Prodhim
- i mjeteve për falsifikim 185
- i mjeteve për falsifikim të dokumenteve 192
- i armëve luftarake 234
- dhe mbajtja e armëve luftarake 278
- dhe mbajtja e armëve të ftohta 279
- the mbajtja e armëve të gjuetisë 280
- dhe shitja e narkotikëve 283
- dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të
rrezikshme për shëndetin 288

Propozim
- për shpërblim 244

Prostitucion
- ushtrimi 113
- shfrytëzimi 114
- shfrytëzimi në rrethana rënduese 114/a
- mbajtja e lokaleve 115

Provokim
- i luftës 211

Publikim
- i vendimit gjyqësor 43

Punësim
- i paligjshëm 170/a

211
-R-

Rebelim
- i të burgosurve 270

Refuzim
- për të dëshmuar 307

Rehabilitim
- kuptimi 69

Rekrutimi
- i personave për kryerjen e veprave
me qëllime terroriste ose të financimit
të terrorizmit 231

Riprodhim
- pa të drejtë i veprës së tjetrit 149

Ruajtje
- apo depozitim i mallrave kontrabandë 179

- Rr -

Rrahje 90

Rrethanë
- lehtësuese 48
- rënduese 50

Rrëmbim
- i personit 109
- në rrethana lehtësuese 109/a
- i armëve, anijeve dhe mjeteve të tjera 111

212
-S-

Sigurim
- i kushteve dhe mjeteve për vrasje 81
- i kushteve dhe mjeteve për vjedhje 102
- i informatave 214
- i mjeteve për shkatërrim 216

Sigurime shoqërore
- dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve
ose e të ardhurave të tjera 248/a

Stërvitja
- për kryerjen e veprave me qëllime
terroriste 232
- për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve e lëndëve
të tjera të rrezikshme 282/b

- SH -

Shkaktim
- i vetvrasjes 99

Shkatërrim i pronës
- ose dëmtim i objekteve të kultit 132
- e të drejtave të pronësisë industriale 149/a
- e të drejtave të topografisë të qarkut
të gjysmëpërçuesit 149/b
- me dashje i lehtë 150
- me zjarr 151
- me eksploziv 152
- me përmbytje 153
- me mjete të tjera 154
- i rrugëve 155

213
- i rrjetit elektrik 156
- i rrjetit të ujitjes 157, 158
- i rrjetit të ujësjellësit 159
- i veprave kulluese 160
- i pronës nga pakujdesia 161
- i mjeteve të transportit masiv 162

Shkelje
- e detyrimeve 196
- e karantinës 207
- e barazisë së shtetasve 253
- e paprekshmërisë së banesës 254
- e barazisë së pjesëmarrësve në tendera 258
- e rregullave mbi lëndët helmuese 281
- e rregullave mbi lëndët plasëse e djegëse 282
- e rregullave të mbrojtjes në punë 289
- e rregullave të qarkullimit rrugor 290
- e disiplinës në transport 292
- e rregullave të fluturimit 299
- e fshehtësisë së votimit 327
- e së drejtës së zgjedhjes 331
- e kushteve dhe e detyrimeve
gjatë kohës së provës 62
- e të drejtave të pronësisë industriale 149/a
- e të drejtave të topografisë së qarkut
të gjysmëpërçuesit 149/b

Shpërblim
- propozimi 244
- dhënia 245

Shpërdorim
- i kompetencave 164
- i tokës 199
- i detyrës 248

214
- i kontributeve 256
- i autoritetit ushtarak 332

Shpërndarje
- e shkrimeve antikushtetuese 225
- shpërndarje kompjuterike e materialeve pro
gjenocid ose krimeve kundër njerëzimit 74/a
- e materialeve raciste ose ksenofobike
nëpërmjet sistemit kompjuterik 119/a

Shpifje
- kuptimi 120
- për shkak të detyrës 240
- ndaj Presidentit të Republikës 241

Shtatzania
- ndërpreje pa pëlqim 93
- ndërprerje pa autorizim 94
- dhënie mjetesh 95

Shtrëngim
- ose pengim për të bashkëjetuar 130

Shtytje
- e të miturve në krim 129

-T-

Territor
- i Republikës 5
- dorëzimi 208
- marrëveshja 210

Terrorizëm
- financimi 230/a

215
Tjetërsim
- i pasurisë 287

Toka
- shpërdorimi 199
- pushtimi 200

Torturë
- kuptimi 86
- me pasoja të rënda 87

Trafikim
- i njerëzve 110/a
- i femrave për prostitucion 114/b
- mbajtje lokalesh 115
- i veprave të artit dhe të kulturës 138/a
- i mjeteve motorike 141/a
- i armëve 278/a
- i lëndëve plasëse dhe helmuese 282/a
- i narkotikëve 283/a
Transportim
- i mbeturinave toksike 202

Tregim
- i sekretit shtetëror nga personi i autorizuar 294
- i sekretit shtetëror nga shtetasi 295

Tregtim
- i paligjshëm i titujve 143/a/7
- i mallrave që janë kontrabandë 178

- Th -

Thirrje
- për armatosje 222

216
- publike për veprime të dhunshme 223
- për urrejtje nacionale 266

- U-

Ulje
- e dënimit nën minimum 53

Ushtrim
- i një të drejte apo përmbushjeje të detyrës 21
- i profesionit të ekspertit kontabël dhe
i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar 246/a

-V-

Vepër
- e turpshme 108
- e dhunshme ndaj të huajve 226
- e dhunshme ndaj vendeve të punës 228
- me qëllime terroriste 230

Vepra me qëllime terroriste


- kuptimi 230
- rekrutimi i personave për kryerjen
e veprave me qëllime terroriste ose
për financimin e terrorizmit 231
- stërvitja për kryerjen 232
- nxitja, thirrja publike dhe propaganda
për kryerjen 232/a
- kanosja për kryerjen 232/b

Vepra penale
- ndarja 1
- pastrim i produkteve 287

217
Veprim
- në kohë i ligjit penal 3
- që pengon zbulimin e së vërtetës 301
- në kundërshtim me vendimin e gjykatës 320
- që lehtësojnë trafikimin 110/c

Veprimtari bankare
- ushtrimi pa licencë 170/c

Veprimtari financiare
- ushtrimi pa licencë 170/c

Veprimtari tregtare
- prishja e shenjave të bllokimit apo pezullimit 182/a

Vetëgjyqësi
- kuptimi 277

Vetëvrasje
- shkaktimi 99

Vënie
- në dispozicion e lokaleve 198
- në shërbim të shteteve të huaja 218

Vjedhje
- e thjeshtë 134/1
- në bashkëpunim 134/2
- më se një herë 134/2
- me pasoja të rënda 134/2
- duke shpërdoruar detyrën 135
- e bankave dhe arkave të kursimit 136
- e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike 137
- e rrjetit të komunikimeve elektronike 137/a
- e veprave të artit e kulturës 138

218
- me dhunë 139
- me armë 140
- me pasojë vdekjeje 141
- e dokumenteve 192/a

Votim
- më shumë se një herë ose pa u identifikuar 327/a

Vrasje
- me dashje 76
- me dashje në lidhje me një krim tjetër 77
- me paramendim 78
- për gjakmarrje 78/a
- në rrethana cilësuese 79
- e funksionarëve publikë 79/a
- e punonjësve të policisë së shtetit 79/b
- për shkak të marrëdhënieve familjare 79/c
- sigurim kushtesh 80
- e foshnjës 81
- në gjendje tronditjeje psiqike 82
- me kapërcim të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme 83
- nga pakujdesia 85

-Z-

Zbatim
- i ligjit penal për vepra të kryera nga
shtetas shqiptarë 6
- i ligjit penal për vepra të kryera nga të huaj 7
- i ligjit penal për vepra të kryera nga persona
pa shtetësi 8

Zbulim
- i sekreteve të shoqërisë 169
- i akteve ose të dhënave sekrete 295/a

219
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Qendra e Botimeve Zyrtare


Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë / QBZ. –
Tiranë : Qendra e Botimeve Zyrtare, 2019
... f. ; ... cm.
ISBN 978-9928-01-100-8

1.E drejta penale 2.Ligje 3.Shqipëri

343(496.5) (094.4)

Çmimi: 1896 lekë


1 00 8

You might also like