You are on page 1of 4

E DREJTA E JETËS DHE EUTANAZIA – Emiliano Aliu

E DREJTA E JETËS DHE EUTANAZIA


Mosmarrëveshja në rritje lidhur me definicionin e Eutanazisë1, për ashtu siç (nuk) përdoret
krijon shumë konfuzion. Në fakt, për eutanazinë mund të flasim në shumë mënyra dhe neve na
duket se, palët të cilat diskutojnë në lidhje me këtë çështje, jo gjithmonë tregojnë se arrijnë të
kuptojnë "çfarë i kërkon kujt" dhe "pse". Kisha, në lidhje me jetën, flet për vlerë ndaj të cilës nuk
mund të hiqet dorë; ndërsa duke iu referuar vdekjes, ligji pozitiv shpesh flet për krim, dhe
organizatat dhe lëvizjet pro-eutanaziane flasin për të drejtë të pamohueshme.

Gjithkush ka të drejtën e jetës. Ky ligj, i shpallur në Deklaratën Universale të të Drejtave të


Njeriut dhe i garantuar nga konventat e shumta ndërkombëtare, mbron qasjen për jetën dhe
ndalon këdo që e privon në mënyrë arbitrare. Ky interpretim, sidoqoftë, duket pak i ngushtë. Në
fakt, brenda këtyre dy ekstremeve të jetës, rezulton një boshllëk lidhur me mbrojtjen, sepse,
kështu siç kuptohet, kjo e drejtë nuk përfshin respektimin e të gjitha të drejtave të tjera njerëzore.
Termi i hapur i së drejtës për jetën bën që mbrojtja e të drejtave të njeriut, të jetë një fushë
gjithnjë e në ndryshim.
Ky koncept, i cili mund të quhet "civil", i kësaj të drejte, i nxjerrë nga neni 3 i Deklaratës
Universale të të Drejtave të Njeriut, fillimisht iu përgjigj një nevojë për të mbrojtur sigurinë
fizike të personit, por ajo ka evoluar, siç tregohet në nenin 6 të Konventës Ndërkombëtare mbi të
Drejtat Civile dhe Politike, në një të drejtë "të pandarë nga njeriu".
Është kështu që, në instrumentet e ndryshme ndërkombëtare2, mbrojtja e të drejtave të
njeriut paraqitet si një "e drejtë për të jetuar", më tepër se një "e drejtë për jetën", në kuptimin e
ngushtë. Kështu që, përveç mbrojtjes dhe sigurimit të mbijetesës së çdo individi, duhet të
inkurajojnë ato kushte të veçanta për përmisimin e jetës. Një nevojë kjo, e cila përqafon gjithnjë
e më shumë tematikat e abortit, dënimit me vdekje, dhe të drejtën për eutanazi, e cila në vitin
1948, viti i Deklaratës, mezi gjenin vend në dispozitën e nenit 3, por që sot klasifikon "të drejtën
për jetën" si një e drejtë-sintezë, e lidhur me evoluimin e të drejtave të njeriut.3

1
Kuptimi etimologjik i termit eutanazi rrjedh nga greqishtja: eu-e mirë, thanatos-vdekje, pra “vdekje e mirë”.
Terminologjia që është evoluar, sot i referohet aktit të mbarimit të një jete të tjetërkujt, sipas kërkesës së këtij të
fundit në mënyrë që të uli vuajtjet.
2
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut; Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe
Lirive Themelore; Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike, Konventa e Gjenevës e 1949; etj…
3
Mendim i shprehur nga General Comment I Komitetit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara. Për më
tepër shih:
http://www.unhchr.ch/tbs/doc.nsf/%28Symbol%29/9c882008fd898da7c12563ed004a3b08?Opendocument

1
E DREJTA E JETËS DHE EUTANAZIA – Emiliano Aliu

Por, duhet theksuar se në qoftë se "e drejta për jetën" është një koncept i kohëve të fundit
në të drejtën ndërkombëtare, nuk është kështu për të drejtën kushtetuese, ku rezulton të jetë një
nocion i fituar prej kohësh.
Në përmbajtjen e nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe
çështjet e përgjithshme që ndeshen në studimin e problematikave që kanë të bëjnë me "mbrojtjen
e të drejtën për jetën në kuadrin e KEDNJ, janë tre:
I. l’étendue du droit à la vie;
II. l’étendue des obligations de l’Etats à son égard;
III. le limitations et derogations au droit à la vie. 4
Nëse duam të mendojmë për fillimin e së drejtës për mbrojtjen e jetës, na bie ndër mend
çështja e abortit, që në këtë ese do të analizojmë disa paralelizma interesante me eutanazinë.
Në lidhje me çështjen e abortit, më dallim nga Konventa Amerikane mbi të Drejtat e
Njeriut, KEDNJ nuk njeh në mënyrë të qartë mbrojtjen e jetës që nga ngjizja, ajo nuk jep një
përkufizim të termit «vie»5. Kështu që duhet t'i referohemi jurisprudencës për të njohur
zgjerimin e kësaj të drejte për jetën, dhe legjislacionin mbi abortin, të inkorporuar nga Shtetet
Anëtare, të cilat janë bërë objekt i shumë ankimeve. Komisioni nuk prononcohet, në këtë rast,
mbi çështjen e përgjithshme, nëse neni 2 mishëron të drejtën për jetën e fetusit, kështu që nëse
foshnja është e mbrojtur apo jo nga neni 2, por vetëm nëse kjo e drejtë është e mbrojtur që në
fillim të fazës fillestare të shtatzënisë. Është e kuptueshme që nga këto vendime që e drejta e
fetusit në jetë nuk është absolute. Në rastet kur jurisprudenca përballet me shqyrtimin, ajo
mendon se aborti i praktikuar në javët e para të shtatzënisë është i mbuluar nga një kufizim i së
drejtës për jetën të fetusit, i cili rrjedh nga nevoja parësore për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e
grave. Prandaj, Komisioni nuk e ndalon abortin terapeutik në muajt e parë të shtatzënisë, nëse
lindja do të vinte seriozisht në rrezik jetën e nënës.
Na rezulton një pyetje aspak e lehtë: Neni 2 duhet të interpretohet sikurse ai nuk i mbulon
të gjitha fetuset6, ose duhet kuptuar se kjo dispozitë i njeh atij të drejtën për jetën me kufizimeve
të nënkuptuara7?
Në dispozitat e nenit 2, shfaqen më tepër si hipoteza, ku e drejta për jetën nuk aplikohet,
përveçse pas lindjes.

4
Masat e së drejtës për jetën; detyrimet e shteteve në lidhje me të; kufizimet dhe derogimet e së drejtës për jetën.
5
Nga frëngjishtja, që do të thotë: “Jetë”.
6
Duke u konsideruar si një e drejtë e plotë, por jo e vlefshme për të gjithë.
7
Duke u konsideruar si një e drejtë e kufizuar, por e vlefshme për të gjithë.

2
E DREJTA E JETËS DHE EUTANAZIA – Emiliano Aliu

Termi «toute personne», edhe pse nuk është përcaktuar nga KEDNJ, duket sikur tregon që
personi ka lindur tashmë, por elementi që tregon termin e personave që kanë lindur tashmë, është
që, brenda kontekstit të përgjithshëm në të cilin vendoset kjo e drejtë, ka kufizime në lidhje me
disa raste të caktuara, të tilla si "dënimi me vdekje" dhe "vdekja që rezulton nga përdorimi i një
force absolutisht të nevojshme". E gjithë kjo për të thënë që, me një hipotezë padyshim të
guximshme, ne mund të vendosim eutanazinë, atje ku është theksuar që, në nenin 2 të KEDNJ
ekziston një e drejtë me disa kufizime, edhe pse kufizime të tilla janë të përmendura
shprehimisht dhe në mënyrë rigoroze.
Diskutimi mbetet i hapur, deri në atë masë që termi «vie», është, siç e kemi parë, i
ndjeshëm ndaj interpretime të ndryshme dhe ndaj faktit që KEDNJ nuk jep asnjë.
Koncepti i "së drejtës për të vdekur", që në mënyrë të pashmangshme lidhet me çështjen e
eutanazisë, përderisa përfshin atë të "vdekjes me dinjitet", "vetëvrasjes me prokurë ", "eutanazisë
vullnetare" do të çonte në thelb, njohjen për çdo individ të "së drejtës për t'i dhënë fund jetës
edhe duke përdorur ndihmën e të tretëve". Në një kuptim më të gjerë, një koncept që përfshin
shumë rryma mendimi: vetëvrasja si shenjë e lirisë individuale dhe akt i mohimit racional për të
gjithë (barazia), pa dhimbje (humanizmi), falas dhe të asistuar (asistencializmi), në fushën e
njohjes juridike të së drejtës për të vdekur si liberal (liberalizmi).
Neni 2 ndalon shkaktimin e vdekjes, kujtdo, qëllimisht, megjithatë, kjo dispozitë e toleron
në disa kushte të caktuara të përmendura në nenin 2, paragrafi i dytë.
Nga procesi i evolucionit, e cila çoi në zhvillimin e Protokollit shtesë nr. 6 të KEDNJ,
lidhur me heqjen e dënimit me vdekje, e cila u ratifikua në vitin 1992 nga shtatëmbëdhjetë
shtete, del në pah një shtojcë e vazhdueshme e shoqërive tona evropiane të së drejtës për jetë,
dhe të zgjerimit të mbrojtjes së saj, e cila rezulton si një jo evolucion i praktikës gjyqësore, por
në një proces legjislativ.
Neni 7 i KEDNJ e përjashton eutanazinë aktive. Me rekomandimin e Shteteve Anëtare
ftohen të krijohen komisione kombëtare përgjegjëse për shqyrtimin e ankesave kundër mjekëve
dhe të raportojnë përfundimet e tyre tek Këshilli i Evropës. Rekomandimi ngre çështjen e heqjes
së ndërhyrjes për zgjatjen e jetës, në tre raste:
• sëmundje në gjendje preagonike;
• si rezultat i terapive analgjezive "pushtuese";
• deklaratën me shkrim të pacientit (në analogji si Living Will) për refuzimin e mjeteve që
të zgjasin jetën.

Si përfundim, në pjesën e parë të nenit 2, mbrohet jeta si një e drejtë e paprekshme, e


pamohueshme dhe e domosdoshme, si një vlerë absolute që i përket çdo individi që e gëzon. Në

3
E DREJTA E JETËS DHE EUTANAZIA – Emiliano Aliu

pjesën e dytë të nenit 2, vlerësohen ato detyrime të solidaritetit social ndaj të cilit gjithë jemi të
detyruar.
Eutanazia në sistemin tonë konsiderohet si e paligjshme; por nuk mund të mohojë se kur
shtyhet nga "arsyet e mëshirës” së vërtetë, të meritojë një trajtim më pak të rënd se ai që i është
dhënë vrasjes.
Njohja e këtij fakti është në diskrecionin e gjyqtarit, dhe për këtë arsye sjellje të tilla bien
në raste tipike në mënyrë që ata të mund të konsiderohen si hipoteza të vogla të vrasjes
vullnetare, të udhëhequr nga motive mëshire.

Bibliografia

- Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut


- Leksione të të Drejtave të Njeriut

Website

- http://www.juragentium.unifi.it/it/surveys/thil/desena.htm
- http://www.unhchr.ch
- http://wikipedia.org
- http://www.ohchr.org

You might also like