You are on page 1of 3

KRONIKA E ZEZË NË KOHËN E PANDEMISË COVID 19

Mr. Hamdi Nuhiju

Hyrje

Pandemia globale Covid 19 ka mbisunduar të gjitha mediet botërore, por edhe politikën e
përditshme. Në kohën të cilën po jetojmë po dëgjojmë në vazhdimësi për vdekje të përditshme,
numër i madh i infektuarish, rekomandim nga autoritetet shëndetësore për mbrojtje dhe ruajtjen e
shëndetit. Raportimet e përditshme në numra të infektuarish dhe numra të vdekurish janë tragjedi
të cilat e tashmja po i përjeton me një dhimbje të thellë. Kronika e zezë si një spektër medial
është lënë nën hijen e shifrave trishtuese dhe akuzave të ndërsjella pozitë-opozitë në raportin e
tyre me krizën e pandemisë Covid 19. Përballja e autoriteteve shtetërore me krimin e organizuar,
zbehja e kronikës zezë nga të dhënat reale prej terreni në listën e prioriteteve në kohën që po
jetojmë është zhvendosur disa rende më poshtë.

COVID-19 është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus në familjen e koronaviruseve.
Ka shumë lloje te koronaviruseve, dhe zakonisht këta shkaktojnë sëmundje të lehta të sistemit
respirator. COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri, dhe për të parën herë është zbuluar në
Vuhan, Kinë. 1

Në këtë shkrim shkurtimisht do të shtjellojmë idetë që kanë të bëjnë me transformimin dhe


legjitimimin e përkujdesjes së autoriteteve shtetërore ndaj pandemisë Covid 19 si dhe lënien në
binaret e saja të kronikës së zezë duke vazhduar rrjedhën e përditshme si në kohën para
pandemisë.

Transformim

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë


fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se OBSH kishte "dështuar në detyrën e saj themelore" në
përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së


virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë tha Trump duhet të mbajë përgjegjës.

Trump ka akuzuar edhe më parë OBSH për njëanshmëri ndaj Kinës.2

1
https://www.endcoronavirus.org/albanian-faq
2
Akuzat për keqmenaxhim të krizës së koronavirusit, Trump merr vendimin ekstrem ndaj OBSH-së, 15.04.2020
(https://www.botasot.info/amerika-bota/1273405/akuzat-per-keqmenaxhim-te-krizes-se-koronavirusit-trump-
merr-vendimin-ekstrem-ndaj-obsh-se/)
Ish-nënpresidenti Biden, duke folur para votuesve në Filadelfia në televizionin ABC, fajësoi
presidentin republikan se e kishte mbajtur të fshehtë se sa vdekjeprurës ishte virusi që ka
infektuar gati 8 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara.

“Ai tha se nuk i tregoi askujt sepse kishte frikë se amerikanët do t’i kapte paniku,” tha Biden.
“Amerikanët nuk përfshihen nga paniku. Ai u kap nga paniku.”3

Debati për zgjedhjet presidenciale në SHBA është transformuar në temën e pandemisë Covid 19.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë edhe disa deklarata qesharake në drejtimin e
gjetjes së ilaçit ndaj kësaj sëmundjeje si dhe e ka sulmuar direkt autoritetin kryesor në botën
shkencore që merret me këtë temë.

Qytetarët amerikan dhe vartësit e politikës së jashtme amerikane janë futur në amullinë e
debateve të nxehta dhe akuzave të ndërsjella në lidhje me pasojat e pandemisë Covid 19, ndërsa
janë harruar të gjitha temat tjera. Autoritetet politike në SHBA por edhe në botë kanë
transformuar vëmendjen e opinionit nga Kronika e zezë dhe rozë në raportimet ditore të Covid
19.

Skeptikët kanë reaguar ashpër ndaj rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë por
edhe Administratës Amerikane duke nxitur protesta në qendrat kryesore botërore. Vala e dytë e
paralajmëruar e Covid 19 do të ketë pasoja të rënda për shëndetin dhe ekonominë e vendeve të
ndryshme. Përveç që do të ndikoje në thellimin e krizës ekonomike ashtu edhe të brishtë, do të
nxis edhe efektet e ekzistimit të Kronikës së zezë. Keqpërdorimi medial i Kronikës së zezë në
periudhën e pandemisë Covid 19 është ndalur. Tashmë vëmendja është përqendruar tek
pandemia.

Legjitimim

Në Kosovën fqinje dolën në pah disa skandale të zyrtarëve të qeverisë të cilët kanë marr pjesë në
tenderë të caktuara 5 milion euro, ndërsa nga thesari i shtetit u vodhën 2 milion euro.4

Po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut u përhap lajmi i furnizimit me 100 llaptop të rinj të
Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me një vlerë prej 917 euro 5 për llaptop, donacion ky nga
Zvicra. Debati hodhi në pah nevojën e nxënësve për pajisje elektronike ku sipas të dhënave të
ministrisë së arsimit dhe shkencës afër 40.000 nxënës nuk kanë mundësi që të ndjekin mësimet
online për shkak të mungesës së pajisjeve, dhe llaptopëve të marra donacion.
3
Trump dhe Biden u përplasen në distancë për koronavirusin, 16.10.2020 (https://portalb.mk/713386-trump-dhe-
biden-u-perplasen-ne-distance-per-koronavirusin/ )
4
Skandali 2 milionësh – shuma që kaloi në kompaninë e vëllait të këshilltarit të Pal Lekaj, 23.10.2020
(https://insajderi.org/skandali-2-milionesh-shuma-qe-mori-kompania-e-vellait-te-keshilltarit-pal-lekaj/ )
5
Kuvendi i RMV-së blen 100 llaptopë nga 917 euro, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit s’kanë pajisje për mësim,
21.10.2020 (https://portalb.mk/714171-kuvendi-i-rmv-se-blen-100-llaptope-nga-917-euro-ndersa-nxenesit-dhe-
mesimdhenesit-skane-pajisje-per-mesim/ )
Termi korrupsion u legjitimua. Kronika e zezë tashmë në këtë fazë të pandemisë Covid 19 u
harrua ose po përmendet shkarazi. U legjitimua edhe e drejta e administrimit me paranë publike
nga ana e zyrtarëve të shtetit në mënyrën e mos bërjes pyetje ku, si dhe pse. Ndërsa në kronikën
e zezë lexuam se Nusja e rreh vjehrrën në Tetovë.6

Opinioni publik ishte i heshtur ndaj këtij lajmi të tmerrshëm. Nuk pati asnjë reagim as nga ana e
organeve kompetente. Të gjithë në heshtje legjitimuan dhunën e shkaktuar nga nusja ndaj
vjehrrës me arsyetimin e pandemisë Covid 19. Kronika e zezë e gllabëroi edhe këtë fakt.

Përfundim

Kronika e zezë e ka mundësinë e transformimit dhe legjitimit, por ajo aspak nuk bën të
neglizhohet nga organet kompetente. Të dhënat që pasqyrohen në të, mënyra se si pasqyrohen
ato të dhëna si dhe pasojat që shkaktohen nga pasqyrimi i tyre, duhet që të shqetësojnë opinionin
publik. Edhe përskaj ekzistimit të pandemisë Covid 19 kur vëmendja e opinionit dhe organeve
kompetente është përqendruar aty, organet kompetente duhet që të janë syçelë për të mos krijuar
perceptime të gabuara neglizhence ndaj të zezës që ekziston në shoqërinë tonë.

Problemet e një familje dhe një shoqërie duke i fshehur nën tepih nuk i zgjidhim. Por krijojmë
një grumbull problemesh, lëmsh të cilat kur të dalin në sipërfaqe mund që të shkaktojnë tërmet.
Në Kronikën e zezë kemi lexuar edhe për trajtimin racist të policisë së Maqedonisë së Veriut
ndaj disa pjesëtarëve të komunitetit rom. Përveç solidarizimit në rrjete sociale të ndjekësve të
këtyre rrjeteve nuk ka pasur asnjë reagim adekuat drejt përballjes me këtë problem.

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi me të vërtet është shqetësuese e cila duhet që të na


brengos të gjithëve, ku të gjithë duhet të japim kontributin tonë në mënyra të ndryshme, por
Kronika e zezë nuk bën të neglizhohet.

6
Tetovë: Nusja e rreh vjehrrën pastaj nusja han dajak nga burri, 16.07.2020
(https://www.shqip.media/2020/07/16/tetove-nusja-e-rreh-vjehren-pastaj-nusja-han-dajak-nga-burri/ )

You might also like