You are on page 1of 1

Gjuha e makinës

Gjuha e makinës është gjuha e kompjuterit. Përbëhet prej numrit të caktuar të


instruksioneve makinerike, të cilat paraqiten përmes vlerave 0 dhe 1.

Shembull i programit në gjuhën makinerike:


B8D616
8ED8
A00000
02060100

Gjuha simbolike (asembler)


Gjuha simbolike (asembler) përbëhet prej fjalëve të shkurtra të thjeshta (simbole) me të
cilat paraqiten instruksionet makinerike. P.sh. MOV (move), ADD (add) etj.
Shembull i programit në gjuhën simbolike (asembler):
16D7:0000 MOV AX,16D6
16D7:0003 MOV DS,AX

Programet sistemore speciale quhen kompajler (përkthyes).

Gjuhët simbolike janë gjuhë të orientuara makinerike, varësisht nga procesori secili kompjuter
ose grup e kompjuterëve ka gjuhën e vet simbolike.

Gjuhë programore të nivelit të lartë


Gjuhët e larta programore zhvillohen ka fundi i viteve të 50 – ta të shekullit 20 – të, me
qëllim që programimi të afrohet kah numri më i madh i shfrytëzuesve.

Përparësitë e gjuhëve të larta programore:


- programimi ndjeshëm lehtësohet;
- mundëson shënim të shpejt dhe efikas të algoritmeve në programet kompjuterike;
- nuk ka nevojë të dihen karakteristikat teknike të kompjuterit;
- nuk varen nga kompjuteri ku ekzekutohet programi;
- mësohen shpejtë dhe lehtë;
- mundëson shkëmbim të programeve në mes shfrytëzuesve.

Gjuhët e larta programore kanë alfabetin e tyre që përbëhet prej shifrave, shkronjave dhe
shenjave speciale (shenjat e pikësimit dhe shenjat për operacionet aritmetike {+, -, *,/} dhe
logjike {>, <, =, =>,<=}).

Me kombinimin e shkronjave nga gjuha angleze formohen konstruksionet elementare të gjuhët –


fjalët, të cilat e përbëjnë fjalorin e gjuhës.

P.sh. INPUT, DO, READ, OPEN, IF, FOR, REPEAT, STOP, PRINT etj.

You might also like