You are on page 1of 9

DETYRE KURSI

Tema- Parotiti (Shytat)

Universiteti “Aleksander Moisiu”

Dega- Infermieri e Pergjithshme

Lenda-Semudje Infektive

Kursi- 02

Punoi :Zhaklina Kociu


Pranoi : Dr Nadire Kertusha
Cfare eshte parotiti?
 Parotiti eshte nje semundje ngjitese,akute,qe perhapet me
rruge aerogene ,me sperkla ose kontakte direkte me
peshtymen e te semurit ,kryesisht ne stinet e ftohta,por
infeksioni mund te perhapet ne cdo stine te vitit ,me karakter
epidemik dhe sporadik. Tek te rriturit semundja mund te
infektoje gjendrat seksuale. Pas kalimit te semundjes mbetet
imunitet I perhershem . Inkubacioni I semundjes eshte 12-25
dite. Njeriu mund ta eleminoje virusin 6-7 dite perpara se te
filloje semundja klinike ,si dhe 9 dite pas semundjes.

 Etiologjia-Virusi mund te gjendet ne gjakun e te semureve


,ne peshtyme ,ne liquorin truno-shpinor dhe ne indet e
ndryshme.
 Epidemiologjia-Burim infeksioni eshte vetem njeriu.
Semundja mund te perhapet ne cdo moshe ,kur nejriu ka
kontakte me nje te semure nga parotiti,sidomos neper shkolla
dhe kolektivat e tjera, si ne ushtri,etj. Rreth 1/3 e njerezve e
kalojne semundjen ne menyre te padukshme ose pa natyre
klinike tipike. Parotiti me apo pa shenja klinike tipike
,pasohet nga imuniteti I perjetshem.Perseritja e semundjes
eshte perjashtim I rralle. Qysh kur ka filluar te perdoret per
here te pare,ne vitin 1967,semundja ka pesuar pesim
dramatik. Ne vendin tone jane perjashtuar disa epidemi ne
kolektivat shkollore te femijeve .
 Patogjeneza- Virusi futet nepermjet rrugese aerogene dhe
shumezohet ne qelizat epiteliale ose ne indin limfoid
regjional. Pasi shumezohet virusi kalon ne qarkullimin e
gjakut ,duke dhene virusemi ,prandaj vendoset ne gjendrat e
ndryshme si ne gjendrat e peshtymes,ne pankreas,ne gjendrat
seksuale,ne meningje. Ka raste kur virusi qarkullon ne gjak,pa
u vendosur ne asnje gjender dhe semundja kalon si nje
grip,vetem me temperature. Ne gjendrat seksuale
mashkullore,mund te shkaktohet atrofia e tyre. Ndryshimet ne
sistemin nervor jane te njejta me ato qe ndodhin ne te gjithe
tipet e encefaliteve post-infektive. Prekja e sistemit nervor
dhe orkiti mund te ndodhin edhe pa u zmadhuar fare gjendrat
e fytyres.

- Cilat janë shenjat klinike të sëmundjes? 
 
- Nuk mjafton të themi se parotiti prek gjëndrat e pështymës
(glandula parotis). Në fakt, duhet të theksojmë se parotiti është
një sëmundje virale e përgjithshme, e cila, sipas lokalizimit,
paraqitet me forma klinike të ndryshme. Thamë se infeksioni
prek kryesisht gjëndrat e pështymës, por mundet, sidomos tek të
rriturit, që si shenjë e parë klinike të jetë orkiti (inflamacioni i
testikujve), pankreatiti (infeksioni i pankreasit) ose i sistemit
nervor (meningoencefaliti). 
Forma më e zakonshme që ndeshet është ajo me inflamacion të
gjëndrës parotis (parotiti). Kjo formë fillon me shenja të
përgjithshme, si: dobësi, ulje të oreksit, dhimbje koke, dhimbje
fyti, ethe dhe temperature 38-39 gradë C. Pas 24 orëve i sëmuri
ndien vështirësi në përtypje, dhimbje veshi nga një ose të dy
anët, ndonjëherë mund të ketë edhe të vjella. Më vonë fillojnë e
shfaqen shenjat tipike të sëmundjes me dhimbje në këndin e
nofullës së poshtme, dhimbje kjo që përhapet në qafë e në vesh.
Pikërisht këtu kemi ënjtjen e gjëndrës parotis (gjendja e
pështymës), që mund të mbetet e njëanshme, por mund të bëhet
e dyanshme pas dy-pesë ditësh. Kjo ënjtje i jep formën
karakteristike fytyrës, atë të dardhës. Enjtja mund të marrë
përmasa të mëdha, duke përfshirë qafën dhe gjoksin. Lëkura e
zonës së ënjtur është e shndritshme dhe pa ndryshime të ngjyrës.
Karakteristike është enjtja më e madhe gjatë dhe menjëherë pas
ushqyerjes si rezultat i ngacmimit reflektor të sekrecionit.
Gjithashtu vërehet dhe një acarim i faringut dhe i bajameve
(anginat). Gjendja e përgjithshme është relativisht e mirë.
Temperatura vazhdon e lartë për katër-pesë ditë. Enjtja e
gjëndrave ulet brenda dy javësh. 
 Pas prekjes së gjëndrave të pështymës, prekja e testikujve
(orkiti) mbetet lokalizimi më i shpeshtë i virusit. Haset në 20-
30% të meshkujve që preken nga ky virus, por është shumë i
rrallë në moshën para pubertetit. Orkiti zakonisht është i
njëanshëm, por mund të jetë edhe i dyanshëm. Shfaqet
zakonisht një javë pas parotitit, por mund të shkojë deri në tri
javë. Gjithashtu mund ta paraprijë me një javë para parotitin
ose të jetë i shoqëruar me të. Shenja e parë është rritja e
temperaturës në shifra të larta, pastaj dhimbje dhe ënjtja e
testikujve. Dhimbja përhapet në rrëzë të kofshës, në kofshë
dhe shtohet shumë gjatë lëvizjeve. Në prekje testi është i fortë
dhe i dhimbshëm. Madhësia e tij shkon tri deri në katër herë
mbi normën dhe lëkura është e skuqur. Prekja e testit tjetër, që
mund të ndodhë dy-tri ditë pas të parit, shoqërohet me rritje të
temperaturës. Enjtja e testeve ulet pas 10-12 ditësh, por në
rastet e rënda mund të shkojë edhe tri deri katër javë. Në
meshkujt e rritur një deri në tre muaj pas orkitit kemi
çrregullime të spermatogenezës (procesi i prodhimit të
spermatozoideve, që janë qelizat mashkullore që kryejnë
fekondimin e qelizave femërore). Orkiti nga virusi i parotitit
është shkaktar i 1.5% të sterilitetit mashkullor. Prandaj është
mjaft e rëndësishme vizita te mjeku specialist gjatë sëmundjes
së shytave dhe jo të qëndrojmë në shtëpi duke praktikuar
mjekime popullore. 
Prekja e pankreasit (pankreatiti). Takohet kryesisht tek të rriturit,
zakonisht në javën e dytë. Fillon me një valë të re temperature,
që shoqërohet me dhimbje barku, të përziera, të vjella ose
diarre. 
 
Prekja e sistemit nervor (meningitet dhe encefalitet). Këto
përbëjnë 10-20% të rasteve, me temperaturë, dhimbje koke, të
vjella, ngrirje qafe. Gjithashtu ka edhe lokalizime të tjera, por që
janë mjaft të rralla. 
 
Cili është mjekimi për këtë sëmundje? 
 
- Për shytat nuk është se ka ndonjë mjekim specifik, ai është më
tepër simptomatik. Rëndësi kanë barnat për uljen e temperaturës
(paracetamol, ponstan). Gjatë kohës së temperaturës këshillohet
regjim shtrati si dhe dietë e lëngët, meqë përtypja vështirësohet.
Për sa i përket orkitit, në kundërshtim me opinionin popullor,
veprimtaria fizike nuk luan rol në zhvillimin e tij apo të
ndërlikimeve të tjera. Por në këtë rast mjekimi është specifik dhe
i takon mjekut specialist. 
 
Parandalimi 
 
Sëmundja kalohet lë imunitet të përhershëm, pra kalohet vetëm
një herë në jetë. Në protokollin e vaksinave që bëhen në moshën
e fëmijërisë sot është edhe vaksina e parotitit, e cila tolerohet
mire, lë imunitet të qëndrueshëm, të afërt me atë të vetë
sëmundjes. Si dhe për gjithë vaksinat e tjera, kanë
kundërindikacion ata persona që kanë reaksion nga veza, të
sëmurët që marrin kortizonikë, ata që trajtohen me rrezatim dhe
kimioterapi si edhe gratë shtatzëna.
Në disa raste parotiti mund të prekë trurin dhe membranat e
tij, prandaj duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun në rast
se fëmija shfaq:
– Ngirje të qafës.
– Konvulsione ( kriza epileptike ).
– Gjendje të tepruar gjumi.
– Dhimbje të madhe koke.
– Ndryshime të statusit mendor.
Ju duhet t’i kushtoni vëmëndje dhimbjeve të barkut që mund të
sinjalizojë përfshirjen e pankreasit në të dy gjinitë ose të vezoreve
në rastin e vajzave. Tek djemtë duhet t’i kushtoni vëmendje
temperaturës së lartë si edhe enjtjes së testikujve.

You might also like