You are on page 1of 2

Leonhard Paul Euler, (15 prill, 1707 Basel, Zvicër – 7

shtator, 1783 Saint Petersburg, Rusi), ishte matematikan dhe


fizikan zviceran i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në
Rusi dhe Gjermani.Euler bëri zbulime të rëndësishme në fusha të
ndryshme si Njehsimi diferencial dhe teoria e grafeve. Ai
gjithashtu për herë të parë paraqiti pjesën më të madhe të
terminologjisë dhe nocioneve moderne matematike, pjesërisht
për analizën matematike, sikur është nocioni i funksionit
matematik.[1]Gjithashtu është i njohur për punën e tij
në mekanikë, optikë dhe astronomi.Euler konsiderohet të jetë
matematikani më i madh i shekullit të XVIII dhe një ndër më të
mëdhenjtë i të gjitha kohërave. Gjithashtu është më frytdhënësi,
përmbledhja e punimeve të e tij përfshinë 60–80 vëllime faqe
çerekësh.[2] Deklarata e dhënë nga Pierre-Simon Laplace shpreh
influencën që pati Euler në matematikë, ai thotë: "Lexojeni
Eulerin, lexojeni Eulerin, ai është mësuesi i të gjithë
neve."[3]Figura e tij u paraqit në gjashtë seri të bankënotës prej
10 Franga zvicerane si dhe në një numër të madh të pullave
postare zvicerane, gjermane e ruse. Asteroidi 2002 Euler u
emërua për nder të tij.
Teoria e numrave
Interesi i Eulerit në teorinë e numrave mund të gjurmohet në ndikimin e
Goldbachut, miku i tij në Akademinë e Shën Petersburgut dhe në veprat
e Pierre de Fermat. Euleri zhvilloi disa nga idetë e Fermat, dhe disa nga
supozimet e tij i rrëzoi poshtë.
Euleri provoi se shuma e numrave reciprok të thjeshtë është e pafundme.
Me këtë, ai zbuloi lidhjen ndërmjet funksionit zeta të Riemannit dhe
numrave të thjeshtë.
Euleri provoi identitetin e Njutonit dhe teoremën e vogël Fermat. Ai
gjithashtu shpiku funksionin totient φ(n) i cili shpreh numrin e numrave të
plotë pozitiv jo më të mëdhenj se numri i plotë n që janë relativisht të
thjeshtë me n. Duke përdorur vetitë e këtij funksioni, ai e përgjithësoi
Teoremën e vogël Fermat e njohur tani si teorema e Eulerit. Ai ka
kontribuar dukshëm në teorinë e numrave të përsosur, e cila i ka inspiruar
matematikanët qysh nga koha e Euklidit.
Teoria e 4 ngjyrave.
Appel & Haken

You might also like