You are on page 1of 2

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo


Qeveria-Vada-Government

Ministria e Ekonomisë
Ministarstvo Ekonomije /Ministry of Economy

Ministrja e Ekonomisë, bazuar në nenin 10 dhe nenit 11 Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin
dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, (Gazeta Zyrtare,
Nr.7/01 Mars 2019), neni 37, paragrafi 37.1 i Ligjit Nr.03/L-087 Për Ndërmarrjet Publike
(GZ, Nr.31/15 Qershor 2008) nenin 8, nën paragrafi 1.4 të Rregullores (QRK) Nr.02/2021 për
Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe
Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Anr.569/18, datë 06.08.2021, nxjerr:

VENDIM

1. Refuzohet kërkesa e z. Ramadan Sejdiu për kthimin në vendin e punës Udhëheqës i Njësisë
për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike.

2. Mbetet në fuqi masa ndaj z. Sejdiu për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për sjellje të
keqe me çka ka dëmtuar rëndë imazhin e institucionit.

3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Arsyetim

Z. Ramadan Sejdiu në cilësinë e Udhëheqësit të Njësisë për Politika dhe Monitorim të


Ndërmarrjeve Publike, ka marrë pjesë në programin e trajnimit “Zhvillimi i kapaciteteve në
sektorin e trajtimit të ujërave të zeza”, e cila ishte organizuar nga agjencia japoneze JICA, nga
13.08.2015 deri më 04.09.2015.

Gjatë kësaj kohe z. Sejdiu është përballur me akuzën për “ngacmim seksual” dhe me datë
02.09.2015 është arrestuar nga autoritetet japoneze.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik me datë 23.09.2015, i është drejtuar Zyrës së JICA në


Prishtinë, me kërkesë për të marrë informacion zyrtar lidhur me rastin.

Me datë 29.09.2015, Ministria e Zhvillimit Ekonomik pranon përgjigjen nga JICA me


informatat në vijim:

02 Shtator 2015, z. Ramadan Sejdiu është arrestuar nën dyshimin për incident sulmi;
04 Shtator 2015, z. Sejdiu i është caktuar masa e paraburdimit prej 10 ditësh;
13 Shtator 2015, masa e paraburgimit i vazhdohet për 10 ditë;
19 Shtator 2015, z. Sejdiu ka arritur marrëveshje me viktimën, e cila më pas ka tërhequr
akuzat.

Më datë 21.09.2015. z. Sejdiu është larguar nga Japonia.

Të gjitha këto informata janë konfirmur zyrtarisht edhe nga Ambasada e Republikës së
Kosovës në Tokio/Japoni, avokati mbrojtës i z. Ramadan Sejdiu dhe Zyra e Prokurorit Publik
të Distriktit Fukoka – Dega Kokura/Japoni.

Rasti i z. Sejdiu është pasqyruar në mediat lokale të Fukuokes/Japoni dhe në mediat e


Kosovës duke dëmtuar rëndë imazhin e institucionit që përfaqësonte.

Në një situatë të tillë, Ministria e ka pasur të pamundur të shqiptojë masë më të butë ndaj
zyrtarit të saj, për shkak të dëmit të rëndë që i ka shkaktuar imazhit të institucionit, si në
rrafshin e brendshëm, ashtu dhe në raport me shtetin ku është shkaktuar incidenti.

Këshillë Juridike:
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur mund të iniciojë konflikt administrativ në Gjykatën
kompetente në Prishtinë.

Artane Rizvanolli
Prishtinë, 03.09.2021
________________________

Ministre e Ekonomisë

Vendimi i dërgohet:
- Z. Ramadan Sejdiu;
- Arkivit.

You might also like