You are on page 1of 8

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË


LUSHNJË
_______________________________________________________________________________
Nr.Regj.Them. 260 [31162-01246-89-2023] Nr. Vendimi
Datë regjistrimi 14.09.2023 Datë 07.02.2024

VENDIM
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë me trup gjykues të përbërë, nga:

Gjyqtare: INA BARJAMAJ


Asistuar prej sekretares Urani Koteci, sot në datë 07.02.2024, mori në shqyrtim në seancë
përgatitore, çështjen administrative me Nr.Regj.Them. 350 [31139-00177-85-2023] datë
regjistrimi 14.09.2023, që i përket palëve ndërgjyqëse:

PADITËS: Fatmir Xhafer Prodani, datëlindja 19.06.1962, lindur në


Letem, Njësia Administrative Lunik, Bashkia Librazhd dhe
banues në Lagjia"8 Shkurti" Pjeshka 3, Fier.

I PADITUR: Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Fier,


përfaqësuar sipas autorizimit të drejtorit me nr.811.prot të
datës 06.02.2024 nga znj.Elona Toska dhe znj.Vjola
Boçova.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, përfaqësuar
sipas autorizimit të drejtorit të përgjithshëm me
nr.8263.prot të datës 09.10.2024 nga znj.Elona Toska dhe
znj.Vjola Boçova.

Me thirrjen e: Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë. (ka deleguar


të drejtën e përfaqësimit dhe mbrojtjes organit publik).

OBJEKTI: Anullimi i Vendimit nr.3077 datë 19.11.2012 të DRSSH


Fier në lidhje me masën e pensionit të invaliditetit të
caktuar për paditësin Fatmir Prodani duke njohur si
vjetërsi në punë edhe periudhat 1975 deri 1978 dhe 1985
deri 1986 si dhe duke i njohur të gjitha vitet e punës
përpara datës 19.07.1991 me ditë të plota pune.
Vërtetimi i qenies në marrëdhënie pune të paditësit Fatmir
Prodani në ish-Kooperativën Bujqësore Lunik, për
periudhën 1975-1978 dhe të periudhës 01.01.1985-
31.12.1986 duke realizuar numrin e plotë të ditëve të punës
për çdo vit.
Njohjen e pavërtetësisë së pjeseshme të dokumentit
"Vërtetim për vjetërsi në punë për efekt pensioni" nr.80
1
Prot.04.03.2020 lëshuar nga DRSSH Elbasan për sa i
përket mospasqyrimit të plotë të ditëve të punës të
realizuara prej paditesit prej vitit 1975 kur ka filluar punë
në kooperativë deri më datën 19.07.1991.
Vërtetimi i faktit të realizimit të ditëve të plota të punës
(280 ditë) nga ana e paditësit Fatmir Prodani për çdo vit
për periudhën 1975 deri 19.07.1991.
BAZA LIGJORE: N. 31,32/"a" te K.P. Civile N.86 të Ligjit nr.7703 date
11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore ne Republikën e
Shqipërisë" të ndryshuar; Ligji nr.49/2012 "Për
organizimin dhe funksionimin e Gykatave Administrative"
Kodi i Procedurave Administrative.

Gjykata, në seancë përgatitore të datës 07.02.2024, në zbatim të Ligjit nr.49/2012 “Për


Gjykatat Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, pasi
verifikoi aktet dhe provat shkresore që ndodhen në dosje, shqyrtoi paraprakisht nëse padia
përmbush kushtet formale për t’iu nështruar gjykimit në themel në përputhje me dispozitat
proçeduriale;

VËREN SE:

Se, pala paditëse Fatmir Prodani i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Lushnjë, me kërkesën me objekt : « Anullimi i Vendimit nr.3077 datë 19.11.2012 të DRSSH Fier
në lidhje me masën e pensionit të invaliditetit të caktuar për paditësin Fatmir Prodani duke njohur
si vjetërsi në punë edhe periudhat 1975 deri 1978 dhe 1985 deri 1986 si dhe duke i njohur të
gjitha vitet e punës përpara datës 19.07.1991 me ditë të plota pune. Vërtetimi i qenies në
marrëdhënie pune të paditësit Fatmir Prodani në ish-Kooperativën Bujqësore Lunik, për
periudhën 1975-1978 dhe të periudhës 01.01.1985-31.12.1986 duke realizuar numrin e plotë të
ditëve të punës për çdo vit. Njohjen e pavërtetësisë së pjeseshme të dokumentit "Vërtetim për
vjetërsi në punë për efekt pensioni" nr.80 Prot.04.03.2020 lëshuar nga DRSSH Elbasan për sa i
përket mospasqyrimit të plotë të ditëve të punës të realizuara prej paditesit prej vitit 1975 kur ka
filluar punë në kooperativë deri më datën 19.07.1991. Vërtetimi i faktit të realizimit të ditëve të
plota të punës (280 ditë) nga ana e paditësit Fatmir Prodani për çdo vit për periudhën 1975 deri
19.07.1991.»
Kërkesa është regjistruar pranë kësaj Gjykatë më datë 14.09.2023 dhe është hedhur në short në
datën 14.09.2023, nëpërmjet të cilit është caktuar të gjykohet prej këtij trupi gjykues, i cili është
formuar në zbatim të nenit 12 paragrafi i parë i ligjit me nr.49/2012, i ndryshuar.
Në zbatim të nenin 79/a të K.Pr.Civile dhe ligjit me Nr.10 018, datë 13.11.2008 “Për
Avokaturën e Shtetit” i ndryshuar1, Gjykata urdhëroi njoftimin e akteve Avokaturës së Shtetit, për
shkak të objektit të mosmarrëveshjes administrative, që lidhet me të drejta dhe detyrimeve të
buruara prej marrëdhënies së punësimit, të punonjësve të policisë së shtetit. Avokatura e Shtetit me
shkresën me nr.extra.Prot të datës 27.10.2023 ka deleguar të drejtën e përfaqësimit dhe mbrojtjes
organit publik të interesuar, palë e paditur në proces.

1Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e
asistencës juridike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit dhe jepet ekskluzivisht nga
avokatët e shtetit për personat juridikёdhe sipas funksioneve të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji. Avokatura e Shteti
përfaqëson dhe mbron interesat pasurorë të shtetit shqiptar pranë gjykatave kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja,
pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit në çështjet gjyqësore, në të cilat një organ i administratës shtetërore ose
Republika e Shqipërisë është palë. Në çështje të veçanta, sipas kritereve lëndore dhe sasiore, të përcaktuara në
rregulloren e miratuar nga Këshilli i Ministrave, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit mund t'ia delegojë të drejtën e
përfaqësimit dhe të mbrojtjes organit të interesuar të administratës
2
Nëpërmjet praktikës së dërguar ng apala e paditur me shkresën me nr.4987/1.prot të datës
21.12.2023 është vënë në dispozicion edhe vendimi me nr.62-2019-1149 (234), datë 27.02.2019 i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Rezulton se, pranë Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Fier është është gjykuar çështja me Nr.21266-
03061-62-2018 (2307/80), Dt. Regjistrimi 24.12.2018, me palë ndëgjyqëse ; paditës: Fatmir
Prodani, i paditur: 1.Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Fier, me objekti: “
1) Njohjen e pavërtetësisë së pjesshme të dokumentit vjetërsi në punë në ish-kooperativën
Bujqësore Leten, regjistër nr.3 3 / (5') , dt. 26.07.2005, për periudhën 01.01.1978 deri më
31.12.1980, 01.01.1985 deri më 31.12.1986, përsa i përket realizimit të minimumit të ditëve të
punës për shtetasin Fatmir Prodani. 2) Vërtetimin e qenies në marrëdhënie pune në ish-
Kooperativen Bujqersore Leten, për periudhën 01.01.1978 deri më 31.12.1980, 01.01.1985 deri
më 31.12.1986, duke realizuar minimumin e ditëve të punës të planifikuara për burrat në ish-
kooperativat bujqesore. 3) Njohjen e pavërtetësisë së pjesshme të dokumentit të listepagesave për
ish-Ndërmarrjen e Ujërave, Pyjore, Ndërtime Librazhd, të pasqyruara në regjistrin themeltar
nr.10, faqe 10. 4) Vërtetimin e qenies në marrëdhënie pune në ish- Ndërmarrjen e Ujërave, Pyjore,
Ndertim Librazhd, sipas pasqyrimit në regjistrin themeltar nr.10, faqe 10”.
Gjykata e Rrethi Gjyqësor Fier me vendimin me nr.62-2019-1149 (234), datë 27.02.2019 ka
vendosur: “1. Pranimin e padisë. 2. Njohjen e vërtetësisë së regjistrit themeltar të punonjësve
nr.10, faqe 110, të ish-Ndërmarrjes së Ndërtimit Librazhd, përsa i përket pasqyrimit të periudhës
së punësimit të paditësit Fatmir Prodani në këtë ndërmarrje, nga dt.02.09.1988 deri më dt.
10.07.1990. 3. Vërtetimin e qenies së marrëdhënies së punës se paditesit Fatmir Prodani në ish-
Ndermarrjen e Ndertimit Librazhd, për periudhën nga dt. 02.09.1988 deri më dt.10.07.1990. 4.
Shpenzimet gjyqësore t'i ngarkohen paditësit. 5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në gjykatën e
Apelit Vlorë, brenda 15 diteve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.” Ky vendim
ka marrë formë të prerë në datën 19.03.2019 pa u ankuar.
Në këto kushte gjykata çmon të marrë në shqyrtim nëse ndodhet përpara ndalimit ligjor të
“gjësë së gjykuar”.

Vlerësimi i Gjykatës Administrative mbi kushtet formale të kërkesë-padisë.

Gjykata Administrative vëren se, LGJA-ja përcakton rregulla të detyrueshme për: b)


juridiksionin dhe kompetencën e gjykatave administrative; c) parimet dhe procedurën e gjykimit,
palët në proces dhe personat e tjerë në gjykimin administrativ; ç) vendimet gjyqësore
administrative dhe ekzekutimin e tyre. Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit
të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në vendimin nr. 00-2020-64, datë 18.05.2020 është
shprehur se (...)gjatë gjykimit në shkallë të parë, gjyqtari i një çështje konkrete përpara se të fillojë
dhe marrë në shqyrtim një çështje gjyqësore, paraprakisht ka për detyrë të verifikojë kushte
formale të padisë, mosplotësimi i të cilave nuk lejon gjykatën të vijoj me shqyrtimin në themel të
çështjes dhe dhënien e një vendimi përfundimtar. Gjykata verifikon (i) nëse ka kompetencë
lëndore, tokësore (kur ka kërkesë), funksionale, apo nëse çështja i përket ose jo juridiksionit
gjyqësor (nenet 7, 9,10, 11 të LGJA); (ii) nëse është shteruar rruga e ankimit administrative (neni
16 i LGJA); (iii) nëse janë plotësuar kushtet e parashikuar në nenin 21 i LGJA,si dhe kërkesat e
neneve 154 e 156 të Kodit të Procedurës Civile; (iv) verifikimin e legjitimitetit aktiv dhe pasiv
(neni 15 i LGJA-së dhe neni 176 i K.Pr.Civile), afatin e paraqitjes së padisë (neni 18 i LGJA-së)
etj. Ky Kolegji, thekson se këto verifikime paraprake, të cilat nuk janë shteruese dhe taksative,
janë të domosdoshme dhe thelbësore, pasi së pari i shërben ekonomisë gjyqësore, së dyti eviton
dhe shmang investimin e gjykatës në një çështje qartësisht pa të ardhme dhe pa një zgjidhje
përfundimtare në dobi të palëve.

3
Një prej kushteve formale të padisë është dhe kushti për legjitimit procedural, përpara ngritjes
së padisë, i cili është kusht formal, të cilin Gjykata ka detyrë të marrë në vlerësim edhe kryesisht
gjatë gjykimit, sipas nenit 15 dhe 19 të ligjit nr.49/2012, i ndryshuar. Përveç kushteve të
përcaktuara në nenet e këtij kreu, padia/kërkesa duhet të plotësojë edhe kushtet specifike, të
vendosura në ligj, për raste të veçanta.
Gjykata vlerëson të ndalet në shqyrtimin nëse ndodhemi përpara një ndalimi që rrjedh nga një
vendim i formës së prerë që ndalon këtë gjykata për t’u shprehur lidhur me themelin e kësaj padie.
Në rastin konkret, gjykata vlerëson se, sipas objektit të padisë ndodhemi përpara një padie, që
ka si shkak ligjor. njohjes si vjetërsi në punë të periudhës 1978 dhe 1985 deri 1986 si dhe duke i
njohur te gjitha vitet e punes përpara datës 19.07.1991 me ditë të plota pune, e cila përbën një gjë
të gjykuar më parë,me vendimin me nr.62-2019-1149 (234), datë 27.02.2019 të Gjykatës së Rrethi
Gjyqësor Fier. Shkak ky i cili eventualisht do ta ndalonte gjykatën të bëjë një vlerësim të themelit
të padisë, sepse do të vlerësohej si « gjë e gjykuar ».
Në kuptim të nenit 451/a të K. Pr. Civile parashikohet shprehimisht se: “Vendimi që ka marrë
formë të prerë është i detyrueshëm për palët, për trashëgimtarët e tyre, për personat që heqin të
drejta nga palët, për gjykatën që ka dhënë vendimin dhe për të gjitha gjykatat dhe institucionet e
tjera.Vendimi që ka marrë formë të prerë ka fuqi vetëm për çka është vendosur midis po atyre
palëve, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak. Një konflikt qëështë zgjidhur me vendim të
formës së prerë nuk mund të gjykohet përsëri, përveç kur ligji parashikon ndryshe”.
Referuar përmbajtjes së dispozitës së sipërcituar rezulton se gjëja e gjykuar në procesin civil
shfaqet në 2 (dy) aspekte, në atë formale dhe në atë substanciale (materiale).
a)Në kuptimin formal ajo shfaqet si një gjendje juridike e ezaurimit të mjeteve procedurale të
ankimit, si dhe e ekzistencës së prekluzivitetit lidhur me mundësinë për t’u ankuar ndaj vendimit
gjyqësor të formës së prerë.
b)Në kuptimin substancial (material) ajo kuptohet si një gjendje juridike jo thjesht pamundësie
nga palët ndërgjyqëse të vendimit gjyqësor të formës së prerë, për të rihapur shqyrtimin e çështjes,
por edhe si një e drejtë e secilës prej tyre për të kundërshtuar mundësinë e rishikimit të zgjidhjes së
dhënë për konfliktin në një gjykim të ri.
Doktrina e quan shpeshherë edhe ‘autoritetin’ apo ‘efektet’ e gjësë së gjykuar. Më konkretisht,
gjëja e gjykuar tregon përmbajtjen apo rezultatin e vendimit. Nga pikëpamja e së drejtës materiale,
gjëja e gjykuar nënkupton faktin se, vendimi qëështë i paankimueshëm, ka vërtetuar faktet dhe ka
zbatuar ligjin, duke i njohur një të drejtë palës gjyqfituese. Kjo përmbajtje e vendimit, pra, kjo e
drejtë, nuk mund të përbëjë objekt kundërshtimi midis palës paditëse dhe palës së paditur në
procese të tjera. Në kuptimin material ‘gjëja e gjykuar’ do të thotë pandryshueshmërinë e
vërtetimit të fakteve dhe ligjit të zbatuar, siç janë konstatuar, qoftë edhe jashtë procesit, përfunduar
një herë e mirë me vendimin që ka marrë formë të prerë.
Gjykata vlerëson se objekti i kërkimit është marrëdhënia juridike që synohet të mbrohet nga
pala e interesuar, e cila përfshin faktet dhe të drejtën ku ajo mbështetet në rastin konkret. Kjo
marrëdhënie do të përbëjë edhe objektin e shqyrtimit dhe të vërtetimit gjyqësor, dhe më tej edhe
objektin e vetë autoritetit të gjësë së gjykuar. Pra, me anë tëpadisë realizohet identifikimi i objektit
të saj dhe përcaktimi i marrëdhënies juridike që rregullohet nga norma konkrete e zbatueshme.
Në interpretim dhe zbatim të nenit 451/a të K. Pr. Civile, vendimi gjyqësor i formës së prerë
që e ka zgjidhur çështjen në themel, përbën një zgjidhje të natyrës përfundimtare dhe të
qëndrueshme të mosmarrëveshjes si në kuptimin konstituiv, ashtu dhe atë prekluziv.
Në kuptimin konstituiv, ai jep zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes, pozitave të palëve
të kundërta në atë gjykim, ndërsa në kuptimin prekluziv ndalohet mundësia e kërkimit në gjykatë
të ndryshimeve në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së përcaktuar me vendimin gjyqësor të formës së
prerë. E thënë ndryshe autoriteti dhe efektet e gjësë së gjykuar janë përfundimi i procesit civil dhe
pamundësia e të njëjtave palë ndërgjyqëse për t’i kërkuar gjykatës që të shqyrtojë dhe të vendosë
përsëri mbi të njëjtin objekt gjykimi (res iudicata est).

4
Në kuptimin objektiv, gjëja e gjykuar qëndron në lidhje me të njëjtin objekt të padisë dhe të
njëjtin shkak ligjor (causa petendi) të saj, ndërsa në kuptimin subjektiv gjëja e gjykuar qëndron në
lidhje me faktin qëajo qëështë vënë në bisedim (kërkimet, pretendimet, prapësimet), sipas parimit
të kontradiktorialitetit dhe që është vendosur në gjykim me anë të urdhërimeve të vendimit, është e
detyrueshme vetëm ndërmjet palëve ndërgjyqëse në gjykim, trashëgimtarët e tyre dhe personat që
tërheqin të drejta nga palët, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se arsyeja, mjeti juridik
nëpërmjet të cilit ligji mbështet dhe përcakton pakundërshtueshmërinë e asaj që vërtetohet dhe
disponohet me vendimin e formës së prerë, ështe efekti prekluziv, ndalues për ringritjen dhe
përsëritjen e parashtrimit në gjykatë të kërkimeve dhe prapësimeve të bëra apo që mund e duhet të
ishin bërë rreth mosmarrëveshjes gjatë gjykimit, dhe për të cilat gjykata përfundimisht ka
vendosur në zbatim të vullnetit të ligjit.
Fuqia e “gjësë së gjykuar” mbulon jo vetëm pjesën urdhëruese të vendimit të formës së prerë,
por edhe rrethanat e çështjes të pranuara në gjykim, përfundimet dhe arsyet në të cilat është
mbështetur ai vendim në pjesën arsyetuese dhe që kanë lidhje me atë që urdhëron gjykata në
dispozitivin e vendimit të saj.
Sipas doktrinës dhe praktikës gjyqësore janë të nevojshëm këto elementë për identifikimin e
objektit të padisë: 1) subjektet aktive të kërkimit, kërkuesit, 2) subjektet pasive të marrëdhënie,
ndaj të cilëve drejtohet kërkimi, të paditurit, 3) shkaku i kërkimit (causa petendi): qoftë ky në i)
kuptimin e fakteve relevante ku mbështetet kërkimi, sipas rastit konstitutive, ndryshuese, shuajtëse,
penguese, përkatësisht mbi të cilët bazohet kërkesëpadia; qoftë në praninë e ii) shkakut ligjor,
normës juridike ku bazohet kërkesëpadia dhe cilësimi ligjor i saj, 4) kërkimi (petitum), pra objekti
se çfarë kërkohet me anë të kërkesëpadisë.
Gjykata vlerëson se në rastin konkret, rëndësi të veçantë ka elementi i shkakut të padisë dhe ai
i kërkimit. Shkaku i padisë përbëhet nga dy elementë: a) e drejta subjektive, e cila gjen burimin e
saj tek e drejta objektive dhe b) gjendja e faktit përkundër kësaj të drejte (causa petendi).
Elementet e mësipërme janë tepër të rëndësishme për identifikimin e padisë, pasi konsistojnë
në pasoja procedurale apo substanciale, të cilat mundësojnë përcaktimin e saktë dhe korrekt të
objektit të gjykimit dhe të vetë gjësë së gjykuar. Këto elementë përbëjnë njëherazi edhe kufijtë
objektivë e subjektivë të gjësë së gjykuar.
Nëse në një gjykim të ardhshëm shtrohen për diskutim e shqyrtim çështje të provës apo të së
drejtës që kanë lidhje thelbësore me çështjet për të cilat është dhënë një vendim gjyqësor i formës
së prerë, pra me çështje që ka çmuar, pranuar dhe urdhëruar gjykata në atë vendim, edhe kur aty ka
palë ndërgjyqëse, objekt e shkak ligjor të ndryshëm nga ai i vendimit gjyqësor që ka marrë formë
të prerë, apo edhe nëse në dukje mund të parashtrohen s’i kërkime për herë të parë, atëherë
ndalohet vënia në bisedim dhe shqyrtimi gjyqësor i këtyre çështjeve, për arsye se në procesin civil,
“gjëja e gjykuar” mbulon jo vetëm kërkimet, por edhe prapësimet e parashtruara, apo që mund
dhe duhet të ishin parashtruar për të kundërshtuar faktet konstituive të së drejtës së pretenduar
në gjykim nga ana e paditësit apo e kundërpaditësit.
Autoriteti dhe fuqia e “gjësë së gjykuar” mbulon jo vetëm kërkimet e prapësimet e bëra gjatë
gjykimit (gjëja e gjykuar e shprehur), por edhe ato që mund dhe duhet të bëheshin me anë të
ngritjes së padisë, kundërpadisë apo prapësimeve, të cilat ndonëse të patrajtuara në
vendimin e formës së prerë prezumohen se bëjnë pjesë në mënyrë të pashmangshme në
logjikën juridike të arsyetimit, të përfundimeve dhe urdhërimeve të vendimit gjyqësor të
formës së prerë (të njohur si gjëja e gjykuar e heshtur, e nënkuptuar).
Në rastin konkret, gjykata vlerëson se ndodhemi përpara gjësë së gjykuar, për faktin se
kërkimi në rastin konkret ka të bëjë me njëjtin fakt, atë të detyrimin e palës së paditur për njohur si
vjetërsi në pune edhe periudhat 1978 dhe 1985 deri 1986 si dhe duke i njohur të gjitha vitet e punës
përpara datës 19.07.1991 me ditë të plota pune. Po ashtu, Gjykata vlerëson se, padia objekt
gjykimi ka të njëjtat palë, të njëjtin objekt kërkimi dhe të njëjtin shkak ligjor për të cilën ka
disponuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në vendimin nr.62-2019-1149 (234), datë 27.02.2019,
për periudhën 1978-1990. Ajo çka pala kërkuese kërkon nëpërmjet këtij gjykimi është njohja si

5
vjetërsi në punë edhe periudhat 1975 deri 1978 dhe 1985 deri 1986 si dhe duke i njohur të gjitha
vitet e punës përpara datës 19.07.1991 me ditë të plota pune. Pra, objekti i kërkimit në rastin e
padisë së paraqitur është i njëjtë dhe përputhet me objekt e gjykimit që tashmë përbën gjë të
gjykuar, sipas të cilit është pranuar padia sipas vendimit nr.62-2019-1149 (234), datë 27.02.2019 te
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, duke njohur vitet e punës për datat 02.09.1988 deri më
10.07.1990, vendim i cili ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar. Gjykata çmon se,
shkaku ligjor i padisë së dytë është i njëjtë me atë të padisë që është zgjidhur me vendim gjyqësor
të formës së prerë, pavarësisht se në padinë e dytë pala paditëse pretendon se, ka shtuar palën e
paditur.
Gjykata vlerëson se autoriteti i “gjësë së gjykuar” mbulon jo vetëm kërkimet e prapësimet e
bëra gjatë gjykimit (gjëja e gjykuar e shprehur), por edhe ato që mund dhe duhet të bëheshin me
anë të ngritjes së padisë, kundërpadisë apo prapësimeve, të cilat ndonëse të patrajtuara në
vendimin e formës së prerë prezumohen se bëjnë pjesë në mënyrë të pashmangshme në logjikën
juridike të arsyetimit, të përfundimeve dhe urdhërimeve të vendimit gjyqësor të formës së prerë.
Nëse pala paditëse nuk ishte dakord me vendimin e Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier duhet ta kishte
ankimuar këtë vendim dhe në ankim të paraqiste shkaqet ligjore për të cilat ky vendim duhet të
ndryshonte, apo të kërkonte nëse do të plotësonte kriteret ligjore riçeljen e hetimit gjyqësor në
Gjykatën e Apelit.
Gjykata sjell në vëmendje nenin 451/a/2 të KPC, i cili parashikon se, “...Një konflikt që është
zgjidhur me vendim të formës së prerë nuk mund të gjykohet përsëri, përveç kur ligji parashikon
ndryshe…”. Gjykata vlerëson se, gjëja e gjykuar është një institut i së drejtës procedurale, i cili në
aspektin substancial synon ndalimine gjykimit më shumë se një herë të së njëjtës çështjeje (ne bis
in idem). Në themel të tij qëndron marrëdhënia midis dy mosmarrëveshjeve gjyqësore me identitet
të njëjtë juridik, sipas objektit, shkakut dhe palëve ndërgjyqëse.
Nga një interpretim literal i kësaj dispozite Gjykata vlerëson se, gjendet para një pengese
procedurale për shqyrtimin meritor të çështjes për periudhën 1978-1990, pasi nga analiza e
mësipërme verifikohet situata e gjësë së gjykuar, prandaj rigjykimi i çështjes është i ndaluar. Si
rrjedhojë, padia e ngritur rishtazi nga paditësi Fatmir Prodani kualifikohet si një padi që nuk mund
të ngrihet, pasi e drejta e padisë në kuptimin procedural dhe material është shuar për efekt gjykimi.
Për sa më sipër, Gjykata çmon se, jemi para një kërkese, e cila nuk mund të ngrihej duke sjellë si
pasojë mosplotësimin e kushteve formale të kërkesës.
Gjykata vlerëson se, nuk mund të shprehet sërish për një kërkesë e cila është shqyrtuar dhe
është dhënë një vendim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, vendim ndaj të cilit pala paditëse ka
ushtruar ankim.
Kësisoj Gjykata në bazë të nenit 39 të ligjit Nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar vlerëson se duhet të vendoset
mospranimi i kërkesës për periudhën 1978-1990.
Pika 1 e nenit 39 të ligjit 49/2012, përcakton se gjykata administrative, jep vendime
jopërfundimtare vetëm në rastin e mospranimit të padisë dhe të pushimit të gjykimit, pra
mospranimi i padisë konsiderohet vendim jopërfundimtar.
Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 49/20122, i cili lejon referimin në ligjin procedural civil për
efekte të llogaritjes së afateve të ankimit (përveç se kur ky ligj parashikon ndryshe), rezulton se
vendimet jopërfundimtare janë vendimet e pushimit të çështjes, me të cilët gjykata ose gjyqtari në
rastet e parashikuara në këtë Kod i japin fund procesit gjyqësor civil pa e zgjidhur çështjen në
themel, si edhe çdo vendim tjetër që pa e zgjidhur çështjen në themel i jep fund procedimit
gjyqësor të filluar. (neni 127 i Kodit të Procedurës Civile). Neni 301 i Kodit të Procedurës Civile,
parashikon ankim të veçantë për vendimin e pushimit të gjykimit si vendim jopërfundimtar. Sipas

2 Ligji 49/2012, neni 44: ‘Mjetet dhe afatet e ankimit të vendimeve të gjykatave administrative janë të njëjta me ato të parashikuara në
Kodin e Procedurës Civile, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë ligj’
6
nenit 443 të Kodit të Procedurës Civile, paragrafi i fundit: “Afati i ankimeve të veçanta është 5
ditë”.

Meqenëse, Gjykata arriti në përfundimin si më lart, nuk mund të marrë në vlerësim


pretendimet në themel të palëve ndërgjyqse dhe vlerëson të vendosë mospranimin e kërkesë-
padinë, për periudhën 1978-10.07.1990.

PËR KËTO ARSYE:

Në mbështetje të nenit neni 1 pg 2, 39 e ligjit Nr.49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe


gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe 127, 158/a germa “e”, 299/c, të Kodit të
Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

1. Pushimin e gjykimi për periudhën 1978-10.07.1990.


2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
3. Ndaj këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit, sipas
afateve ligjore. Afati ligjor është 5 ditë dhe fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit, në
formë të arsyetuar.
U shpall në Lushnjë, sot më datë 07.02.2024.

SEKRETARE GJYQËSORE GJYQTARE

URANI KOTECI INA BARJAMAJ

7
8

You might also like