You are on page 1of 27

SHTETI

NGA PËRFAQËSUESIT E CLUB “VIRTUS” VLORË ALBANIA

NË ÇËSHTJEN

Znj. Claire Perret, Z. Andrew Right dhe Znj. Cate Hutting v. FREELANDIA

1
TABELA E PËRMBAJTJES

A.Tabela e përmbajtjes……………………………………………………….…………………...2

B.Rrethanat e çështjes......................................................................................................................3

3.Pretendimet e shtetit lidhur me nenin 3 të KEDNJ………………………..……………………9

4.Pretendimet e shtetit lidhur me nenin 5 të KEDNJ…………………..…………..……………12

5.Pretendimet e shtetit lidhur me nenin 8 të KEDNJ………………………….….….………….16

6.Pretendimet e shtetit lidhur me nenin 13 të KEDNJ…………………...……….….………….21

7. Pretendimet e shtetit lidhur me nenin 14 të KEDNJ……………..….……………………….24

8. Pretendimet e shtetit për shkelje të protokollit 1 neni 1 të KEDNJ…………………………..25

9. Pretendimet e shtetit për shkelje të protokollit 1 neni 2 të KEDNJ…………………………..26

10. Pretendimet e shtetit për shkelje të protokollit 4 neni 2 të KEDNJ…………….……………27

11.Bibliografia………………………………………………………………………..………….29

2
1. RRETHANAT E ÇËSHTJES

● Aplikantët janë znj. Claire Perret, z. Andrew Right dhe znj. Cate Hutting, shtetas të
Shtetit A. Ata pretendojnë se Shteti i FREELANDIA-s (këtej e tutje - FREELANDIA) u
ka shkelur të drejtat duke u ndërprerë bursat, gjë që ka sjellë disavantazhe të
konsiderueshme për ta.

● FREELANDIA është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe ka nënshkruar dhe ratifikuar
Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe të gjitha protokollet e saj
përkatëse. Aktualisht, është pjesë e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të
Bashkuara dhe është shtet palë në shumicën e traktateve kryesore të Kombeve të
Bashkuara, duke përfshirë Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike
(ICCPR) dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe
Kulturore (ICESCR). FREELANDIA njihet botërisht për universitetet më prestigjioze që
tërheqin studentë nga e gjithë bota.

● FONDACIONI I TALENTEVE GLOBALE (këtej e tutje – FONDACIONI) është një


fondacion i financuar 100% nga FREELANDIA, qëllimi kryesor i të cilit është të krijojë
lidhje kulturore dhe arsimore midis vendeve si dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar nga e
gjithë bota për të realizuar potencialin e tyre. Për ta bërë këtë, FONDACIONI nisi të jepte
bursa, në vitin 2000, për nënshtetasit e të gjitha shteteve të njohura ndërkombëtarisht
jashtë BE-së, për të ndjekur studimet për master në universitetet publike të
FREELANDIA-s. FONDACIONI zakonisht vepron në ambientet e ambasadave të
FREELANDIA-s në shtetet përkatëse. Aplikimet për bursa mund të dorëzohen te
ambasadat dhe stafi i ambasadës mund të ofrojë ndihmë për procesin e aplikimit.

● Shteti A është një vend në zhvillim me një sipërfaqe 100,000 kilometra katrore. Shteti A
ndan të njëjtin kufi me FREELANDIA-n në jug dhe lindje. Ka një popullsi prej më
shumë se 28 milionë banorësh. Gjatë dhjetë viteve të shkuara, shteti A ka zhvilluar lidhje
të forta ekonomike me Bashkimin Evropian (sidomos me FREELANDIA-n) dhe
bashkëpunim në fushën akademike dhe të hulumtimit shkencor. Sipas statistikave të
shtetit A, çdo vit, rreth 150,000 studentë dhe 2,000 pedagogë shkojnë për të studime dhe
hulumtime shkencore jashtë shtetit, kryesisht në vendet e BE-së. Shteti A kufizohet dhe
3
me shtetin B në veri dhe perëndim. Edhe shteti B është vend në zhvillim me sipërfaqe
30,000 kilometra katrore dhe popullsi prej rreth 8 milionë banorësh.

● Më 1982, shteti A dhe FREELANDIA patën një mosmarrëveshje rreth një territori që i
përkiste FREELANDIA-s që nga viti 1953, që i kishte përkitur shtetit A para atij viti.
Statuti i territorit ishte përcaktuar nga marrëveshja e paqes së nënshkruar më nëntor të
1953-shit. Mosmarrëveshja u zgjidh në nivel diplomatik dhe rezultatet e negociatave u
përcaktuan në mënyrë zyrtare. Marrëdhëniet midis vendeve qenë paqësore për 70 vjet.
Veç kësaj, disa breza udhëheqësish të të dyja vendeve ishin zotuar që të zhvillonin
bashkëpunim të ngushtë në shumë nivele. Kjo solli, mes të tjerash, nënshkrimin e një
Traktati për Asistencë Ligjore dhe Marrëdhënie Ligjore për çështjet Civile, Familjare dhe
Kriminale më 1992, dhe një Marrëveshje për Bashkëpunim në Arsim më 2000. Që nga
ajo kohë, të dy kombet kanë zhvilluar bashkëpunim në fushën e ligjeve penale që ka bërë
të mundur që të kryejnë ekstradime më shpejt dhe më lehtë, si dhe bashkëpunim midis
prokurorive të dy vendeve për të shqyrtuar krimet e brendshme dhe ndërkufitare ku janë
përfshirë nënshtetasit e tyre. Në të njëjtën kohë, Marrëveshja për Bashkëpunim në Arsim
lejoi që studentë nga të dyja vendet të mund të bënin vizita të shkurtra për qëllime
studimi.

● Më 23 gusht, 2022, FONDACIONI shpërbleu 20 nënshtetas të shtetit A me bursa të plotë


për studime të nivelit master në universitetet më prestigjioze të FREELANDIA-S. Të
gjithë përfituesve të bursave të studimit iu kërkohej të konfirmonin pranimin e ofertës
duke nënshkruar dokumentet e bursës dhe duke paguar 500 Euro për shpenzime
administrative. Të gjithë studentët i pranuan kërkesat e FONDACIONIT.

● Më 15 shtator, 2022, pas negociatave të dështuara që përfshinin anëtarët e BE-së, shteti A

u fut me forcë në territorin e shtetit B duke dërguar trupa të armatosura në disa rajone të
shtetit B e duke i pushtuar ato territore. Shteti A evokoi Artikullin 5 të Kartës së OKB-së
dhe vetë-mbrojtje parandaluese. Gjatë muajve që pasuan mbarë bota u trondit nga
mizoritë e luftës. Disa organizata të pavarura si në BE ashtu edhe në shtetin B publikuan
raporte që pretendonin shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar të së drejtave të njeriut nga
shteti A. Megjithëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së bllokoi një rezolutë që dënonte
veprimet e shtetit A, për shkak të vetos nga një prej anëtarëve të përhershëm, Asambleja
4
e Përgjithshme e OKB-së votoi pothuajse unanimisht për të dënuar veprimet e shtetit A,
ndërsa vetëm pesë shtete i mbështetën ato veprime.Shtetet anëtare të BE-së u përpoqën të
nisnin bisedime paqeje por të dyja palët e konfliktit të armatosur e refuzuan pjesëmarrjen.
Pas këtyre zhvillimeve, BE-ja vendosi të ndërmerrte disa paketa sanksionesh. Sanksionet
përfshinin masa kufizuese targetuese (të drejtuara kundër zyrtarëve të lartë shtetërorë),
sanksione ekonomike dhe masa për viza. Sanksionet synonin t’i ngarkonin përgjegjësi të
rënda shtetit A për aktet e tij dhe ta pengonin vijimin e suksesshëm të luftës. Përpjekjeve
sanksionuese iu bashkuan dhe shtete dhe kompani të tjera. Rrjetet globale të pagesave i
ndaluan qytetarët e shtetit A të përdornin kartat bankare. Veç kësaj, bankave të shtetit A
iu ndalua marrja dhe bërja e pagesave ndërkombëtare duke përdorur sistemin SWIFT.

● Përfaqësuesit e FONDACIONIT i ftuan 20 shtetasit e Shtetit A në Ambasadën e


FREELANDIA-s në kryeqytetin e shtetit A, më 20 shtator 2022. Ata u udhëzuan të ishin
në Ambasadë në orën 9:00 të mëngjesit. Kur kishin arritur të gjithë, personeli i
ambasadës u tha që personi që supozohej se do të fliste me ta do të vinte më vonë, ndaj
duhej të prisnin. Ndërkohë, aparatet e tyre celulare u mblodhën pasi përdorimi i tyre ishte
i ndaluar në territorin e ambasadës. Ata u shoqëruan në një dhomë të vogël pa dritare ku
pritën disa orë. Kur disa prej tyre u përpoqën të iknin dhe ta shtynin takimin, personeli i
ambasadës dhe oficerët e sigurimit u thanë që nuk mund të iknin pa biseduar me kolegët
e tyre që ishin duke ardhur. Iu kërkua të ktheheshin në dhomë dhe të prisnin. Disa prej
tyre protestuan dhe ngulën këmbë se duhej të iknin, por pa dobi. Më së fundi, më 18.00, u
lejuan të dilnin nga dhoma dhe të bisedonin me përfaqësuesit e FONDACIONIT.

● Gjatë bisedës, përfaqësuesit e FONDACIONIT i informuan se bursat e studimit ishin


revokuar menjëherë për shkak të ndërhyrjes së armatosur dhe pushtimit të territoreve të
shtetit B. Po atë ditë, FONDACIONI lëshoi një deklaratë për publikun lidhur me
anullimin e bursave të studimit për nënshtetasit e shtetit A. Gjithashtu, shprehu shqetësim
të madh për situatën dhe ofroi mbështetje për qytetarët e shtetit B, duke thënë se po
diskutonin që fondet që kishin qene alokuar për qytetarët e shtetit A, t’u shpërndaheshin
qytetarëve të shtetit B, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje.

● Nënshtetasit e shtetit A që u ishin mohuar bursat e studimit, të prirë nga Znj. Claire
Perret, z. Andrew Right dhe znj. Cate Hutting i shkruan një letër të përbashkët Bordit të
FONDACIONIT, duke kërkuar që të mos fajësoheshin për vendimet e gabuara të

5
qeverisë së tyre. Znj. Claire Perret, z. Andrew Right dhe znj. Cate Hutting shkruan dhe e-
mail-e individuale duke deklaruar se ata nuk i mbështetnin veprimet e qeverisë së tyre.
Në fakt, disa persona të dëmtuar, përfshirë dhe Cate Hutting, morën pjesë në protesta
kundër luftës dhe u ndaluan nga policia. Qysh atëherë, anulimi i bursave të studimit u
shkaktoi një disavantazh të spikatur disa nënshtetasve të shtetit A, dhe ata donin që
FONDACIONI të informohej për këtë. Ndaj, disa prej tyre shkruan letra të gjata duke
shpjeguar situatën dhe duke bashkëngjitur dokumente mbështetëse.

● Znj. Claire Perret, 23 vjeç, shpjegoi se ajo e kishte lënë punën e saj në spitalin publik pasi
ishte njoftuar se kishte përfituar bursën e studimit, që të ndiqte studimet master për
neuroshkencë. Ajo nuk kish mjete të tjera jetese përveç bursës së studimit. Do të ishte
shumë e vështirë për të që të mund të kthehej sërish në punën e saj të mëparshme, pasi
menaxherëve nuk u kish pëlqyer që ajo u largua për të studiuar në një shtet të huaj.
Krahas kësaj, zonja Perret theksoi se në letrën e çmimit që mori nga Bordi, thuhej se znj.
Perret është studente me potencial të lartë e cila jo vetëm që do t’i shërbejë njerëzve dhe
shoqërisë, por do të jetë në gjendje edhe të ndryshojë qasjet ndaj neuroshkencës dhe
operacioneve në tru duke përdorur teknika për hartëzim eksplorues më të guximshëm të
trurit. Së fundmi, Znj. Perret vuri në dukje se studimi në FREELANDIA është jetësor për
të, pasi atje ndodhet i vetmi universitet që ofron një program masteri të veçantë për
hartëzimin eksplorues të trurit.

● Z. Andrew Right, 30 vjeç, shpjegoi se ai mori një leje të paguar nga puna e tij si profesor
i së drejtës ndërkombëtare në mënyrë që të ndiqte një master të dytë për hulumtimin për
të drejtat e njeriut. Posti i tij akademik me kohë të plotë i siguroi përjashtimin nga
shërbimi ushtarak, duke e lënë jashtë mobilizimit në ushtrinë e rregullt të shtetit A.
Ndërsa tani, ai mund të mobilizohej dhe të dërgohej në luftë. Përveç shprehjes së tij të
pozicionit kundër luftës, Z. Right nënshkroi disa peticione kundër luftës.

● Znj. Cate Hutting, 45 vjeç, shpjegoi se ajo është interprete profesioniste e gjuhës së
shenjave. Ajo pësoi një atak kalimtar ishemie pasi mori lajmin për anulimin e bursës, gjë
që i shkaktoi paralizë të krahut të djathtë. Aktualisht, ajo nuk është në gjendje të
interpretojë gjuhën e shenjave.

● FONDACIONI u përgjigj se vendimi është përfundimtar dhe është marrë nga qeveria e
FREELANDIA-s. Ata thanë dhe se nëse ndryshonte situata, të gjithë përfituesit e
6
përzgjedhur të bursave do të mbaheshin në listë për bursat e 2024-s. Megjithatë, do të
diskutohej më tej.

● Znj. Claire Perret, z. Andrew Right dhe znj. Cate Hutting krijuan një kanal bisedash
online për të koordinuar veprimet e tyre. Fillimisht, u përpoqën të ndërgjegjësonin
publikun për situatën. Historia e tyre u publikua nga disa shtype të huaja, përfshirë dhe
media të FREELANDIA-s. Një nga artikujt e publikuar nga një kanal shumë i ndjekur
medie të FREELANDIA-s, përfshiu dhe një citim nga Ministri i Arsimit të
FREELANDIA-s, që deklaronte:

“Dëshiroj të theksoj se vendimi i Fondacionit nuk bazohet në kombësi, por në shtetësi ose
përkatësi me shtetin A. Nuk ka të bëjë me ata që kanë leje qëndrimi nga një shtet tjetër. Ka dy
arsye kryesore pse kemi vendosur të tërheqim bursat e studimit. Së pari, është një sanksion me të
cilin tregojmë se jemi kundër politikave të këtyre vendeve. Së dyti, duhet të kemi parasysh se
situata e sigurisë së Evropës ka ndryshuar në mënyrë drastike. Universiteti nuk mund të
kontrollojë sjelljet dhe pikëpamjet e studentëve dhe as t’i marrë parasysh për vendimet që merr.
Në të njëjtën kohë, nuk ka të dhëna të sakta dhe të besueshme për sjelljet e popullsisë së shtetit
A, por është e qartë që shume persona në shtetin A e mbështetin luftën. Veç kësaj, ka pasur raste
kur kemi pasur arsye të dyshojmë se studentë të huaj kanë kryer aktivitete të dyshimta. Për
pasojë, ndodhemi në një pozicion me përgjegjësi në këtë situatë dhe nuk mund të jemi të sigurt se
qeveritë e këtyre kombeve nuk do ta përdorin këtë si mundësi për të dërguar qytetarë që synojnë
të vijnë në FREELANDIA jo për arsyen e deklaruar të edukimit akademik por për synime të
tjera.

● Pas këtij publikimi, më 5 tetor 2022, një llogari anonime në Twitter postoi një link me
dokumente zyrtare të bëra publike në mënyrë të paligjshme ku thuhej se që nga viti 2010
FREELANDIA identifikoi 15 persona të huaj që kryenin aktivitete spiunazhi në tokën e
FREELANDIA-s, me pretekstin e të qenit studentë ose praktikantë. Koka e dokumentit
kishte stemën e Zyrës së Punëve të Jashtme të FREELANDIA-s. Objektivi kryesor i
spiunazhit ishte mbledhja e të dhënave për politikat e brendshme dhe të jashtme të
FREELANDIA-s për të mbështetur interesat politike dhe ekonomike rajonale të Shtetit
A. Më 15 tetor 2022, një gazetë e njohur në FREELANDIA botoi një artikull investigativ
për një praktikant nga shteti A, i cili po bënte një stazh 6-mujor në një nga agjencitë e
BE-së. Sipas artikullit, praktikanti u deportua, por FREELANDIA nuk e bëri publike që
të ruante lidhje të mira me shtetin A. Investigimi nuk gjeti asnjë provë për të mbështetur
7
ose hedhur poshtë saktësinë e informacionit të llogarisë në Twitter. Artikulli pohonte se
dokumentet e nxjerra duhej të verifikoheshin. Pas këtij publikimi, llogaria në Twitter u
fshi më 16 tetor, 2022.

● Me gjithë përpjekjet, asgjë nuk ndryshoi. Një grup studentësh botoi një peticion të
nënshkruar nga grupi i personave të prekur dhe të tjerë, përfshirë dhe pedagogë
universitetesh në FREELANDIA, disa prej të cilëvw nuk ishin dakord me situatën e
krijuar. Këto veprime nuk sollën rezultate. Më 1 nëntor, 2022, Znj. Perret i shkroi një e-
mail drejtuesit të FONDACIONIT duke e pyetur për mundësinë e apelimit të vendimit.
Znj. Perret përmendi dhe se nëse FONDACIONI vendoste të mos i vijonte bursat e
studimit, duhej t’u kthente tarifën administrative.

● Përgjigja e Kreut të FONDACIONIT për Znj. Perret u vonua për një kohë. Më në fund,
më 17 nëntor, 2022, Kreu i FONDACIONIT bëri me dije se nuk ekzistonte procedurë për
apelim. Ai përmendi edhe se FREELANDIA ishte e lirë të vendoste se si t’i shpërndante
fondet shtetërore që vijnë nga të ardhurat e taksapaguesve. Kreu i FONDACIONIT
sugjeroi që studentët t’i drejtoheshin gjykatës së FREELANDIA-s dhe, nëse besonin se
kishin një çështje gjyqësore, të provonin t’i trajtonin atje. Si përfundim, Kreu i
FONDACIONIT deklaroi se nuk kishin kapacitete për të rishikuar çdo rast të veçantë,
sepse burimet e tyre ishin vënë në punë për të ndihmuar studentët e shtetit B. Ai shtoi dhe
se e konsideronte alarmuese që studentët shqetësoheshin më tepër për studimet e tyre sesa
për të protestuar kundër vendimit të qeverisë së tyre pavarësisht se ndodheshin përballë
luftës dhe mizorive. Në fund, Kreu i FONDACIONIT e informoi Znj. Perret se tarifat
administrative nuk mund të ktheheshin për shkak të sanksioneve të vendosura kundër të
gjitha bankave të shtetit A.

● Një grup personash të prekur shkuan në prokurorinë e Shtetit A, më 18 nëntor 2022, për
të denoncuar mashtrimin dhe kufizimin e lirisë së tyre nga agjentët e shtetit
FREELANDIA. megjithatë, Prokuroria refuzoi ta merrte denoncimin në konsideratë ose
të ngrinte padi, për shkak të imunitetit diplomatik dhe konsullor.

● Pas pushtimit dhe bombardimeve që shkaktuan vdekje civilësh, më 12 nëntor 2022,


shumica e shteteve vendosën të mbyllnin kufijtë e tyre për qytetarët e shtetit A, me
përjashtim të rasteve kur u duhej të vizitonin të afërmit, për arsye mjekësore, ose për
studime, punë ose hulumtime shkencore. Ky vendim i preku masivisht vizat Shengen
8
duke ndaluar hyrjen në FREELANDIA të personave pa arsye të ligjshme. Veç kësaj, më
28 dhjetor 2022, një gazetë e besueshme botoi një artikull të bazuar te të dhënat e
Agjencisë së Migracionit sipas të cilit, që nga data 10 tetor 2022, qenë miratuar vetëm
2% e të gjitha aplikimeve për viza të shtetasve të shtetit A. Në pamundësi të hynin në
FREELANDIA, znj. Claire Perret, z. Andrew Right dhe znj. Cate Hutting u përpoqën të
gjenin përfaqësim ligjor në FREELANDIA që t’i përfaqësonin në gjykatën kombëtare.
Megjithatë, kjo ishte e pamundur sepse bankat e tyre nuk lejoheshin të bënin pagesa
ndërkombëtare, kësisoj nuk mund t’i paguanin avokatët.

● Media e shtetit A i diskutoi gjerësisht zhvillimet lidhur me bursat e studimit të


FREELANDIA-s dhe problemet me migrimin. Kjo u përdor si një shembull i qartë se si
shtetet fqinje bien në kundërshti me vlerat që predikojnë: lirinë, të drejtat e njeriut dhe
demokracinë. Në postimin e tij në Facebook, Ministri i Arsimit i shtetit A u shpreh i
kënaqur për vendimin e FREELANDIA-s. Ai tha se:

„Miqtë tanë në FREELANDIA, në fakt, na bënë një nder të madh duke i përzënë studentët tanë
nga universitetet e tyre dhe duke ndërprerë gjithë mbështetjen financiare. Kam qenë përherë
kundër Marrëveshjes ekzistuese për Bashkëpunim në Arsim. Pas studimeve jashtë shtetit,
studentët që ktheheshin nga FREELANDIA, vinin të helmatisur nga vlera armiqësore. Jam i
bindur se 99% e atyre që protestojnë kundër luftës, kanë përfituar nga Marrëveshja për
Bashkëpunim në Arsim dhe kanë vizituar shtete të BE-së. Jam i gëzuar që tashmë, të gjithë
studentët me potenciale të mëdha në fushën shkencore, kërkimore dhe të humaniteteve do të
qëndrojnë në atdhe dhe do të përparojnë akademinë tonë. Besoj vërtet se përpjekjet e disa pre
tyre mund të nga ndihmojnë dhe ta fitojmë luftën”.

9
2. PRETENDIMET E SHTETIT PËR SHKELJE TË NENIT 3 TË KEDNJ

Neni 3 i KEDNJ parashikon: “Askush nuk mund ti nenshtrohet tortures, trajtimit ç'njerëzor e
poshtërues”.

Referuar pretendimit të aplikantëve për shkelke të nenit 3 të KEDNJ nga ana e shtetit të
Frelandias, është një pretendim i pabazuar në ligj dhe në prova, sepse neni 3 i KEDNJ i detyron
shtetet të parandalojnë dhe të ofrojnë zgjidhje për trajtimin degradues ose keqtrajtimin.
Pretendimi i aplikantëve se koha e gjatë që ata pritën në një dhomë pa dritare (09:00-18:00) dhe
ndalimi per tu larguar ështe një pretendim plotësisht i pabazuar në prova dhe në ligj.

Neni 3 i KEDNJ i detyron autoritetet shteterore të reagojnë në mënyrë efektive dhe të pavaruar
jo vetëm në rast të pretendimeve për torturë ose keqtrajtim 1, por gjithashtu edhe kur vihen në
dijeni se akte te tilla mund te kenë ndodhur në prani të lëndimeve te dukshme. Freelandia është
një shtet i cili ka ratifikuar KEDNJ dhe i njeh mirë detyrimet që sanksionojnë nenet e saj dhe
sidomos neni 3.

Neni 3 përben nje nga vlerat më themelore të shoqërisë demokratike. Ai ndalon në terma absolut
torturën ose dënimet apo trajtimet cnjerëzore degraduese pavarësisht nga rrethanat spo sjelljet e
viktimes . Në mënyrë që trajtimi të jetë poshtërues, vuajtja apo poshtërimi duhet të arrijnë një
intesitet që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjeve apo poshtërimit të lidhura me një
formë të caktuar të trajtimit të ligjshëm.

Trajtimi është konsideruar të jetë poshtërues, brenda kuptimit të nenit 3 , kur ai ka për qëllim të
poshtërojë apo të përulë një person duke treguar një mungesë të respektit dhe fyerje për dinjitetin
e tijë dhe konsiderohret se shkakton tek viktima ndjenja frike, ankthi apo inferioriteti që çojnë në
thyerjen e rezistencës së tij morale dhe fizike. Në rastin konkret aplikantëve iu është dhënë
sqarim nga ana e përfaqësuesve të ambasadës për vonesën e përfaqësuesve të fondacionit që do
të flisnin me ta.

1 Aksoy kundër Turqisë, nr. 21987/93, 18 dhjetor 1996, para. 62


10
Referuar vendimit të GJEDNJ, Ramirez Sanchez v Francë 2 dhe vendimit të GJEDNJ, Ocalan v
Turqi3 gjykata u shpreh se: “duke pasur parasysh kushtet në të cilat u mbajt kërkuesi gjatë
periudhës në shqyrtim, nuk kanë arritur nivelin minimal të ashpërsisë së nevojshme për të pasur
trajtim cnjerëzor ose poshtërues sipas kuptimit të nenit 3 të KEDNJ”.

Në çështjen greke përpara Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitin 1969 4 për herë të
parë u shpreh se "trajtimi ç'njerëzor dhe poshtërues është një trajtim që shkakton qëllimisht
vuajtje të rënda mendore ose fizike në mënyrë të pajustifikuar. Komisioni e konsideroj gjithashtu
dhe trajtimin poshtërues si një komponent të torturës, një trajtim i cili “e poshtëron rëndë
personin përpara të tjerëve ose e shtyn atë të veprojë kundër vullnetit ose ndërgjegjes së tij”.

Kur vlerësohet fakti që nëse një trajtim është ç'njerëzor dhe poshtërues brenda kuptimit të nenit
3, duhet të merret në konsideratë nëse objektivi i trajtimit të tillë është që të poshtëroj dhe të ul
personin në fjalë. Në çështjen Albert dhe Le Compte kundër Belgjikës 5 gjykata u shpreh se
"Është thelbësore të kuptohet nëse trajtimi në fjalë nënkupton apo jo përbuzje ose mungesë
respekti për personalitetin e personit që i nënshtrohet dhe nëse ai është projektuar për ta
poshtëruar ose trajtuar në mënyrë ç'njerëzore atë në vend të arritjes së qëllimeve të tjera, ose
përveç kësaj."

Kur shqyrtohet fakti nëse një ndëshkim ose trajtim është " poshtërues " brenda kuptimit të Nenit
3 , duhet të merret në konsideratë nëse objektivi i një trajtimi të tillë është që të poshtërojë e
përulë personin në fjalë dhe , përsa i përket pasojave të këtij trajtimi , nëse ndikon në mënyrë të
pashmangshme personalitetin e tij ose të saj në mënyrë të papajtueshme me Nenin 3. 6. Ne
respektojmë personalitetin, dinjitetin dhe vlerat njerëzore. Ne theksojmë se kushtet në të cilat
janë mbajtur studentët nuk kanë arritur një nivel të ashpërsisë ose kanë shkaktuar vuajtje fizike
dhe morale të një lloji që do të përbënte shkelje të nenit 3. Nga ana tjetër studentët janë njoftuar
për arsyet e mbajtjes dhe iu është dhënë informacion se ata do të takohen me përfaqësuesit e
fondacionit. Duke pasur parasysh gjithashtu ambientet e ambasadës, nevojën për të mbrojtur
rendin dhe sigurinë, trajtimi i bërë kundrejt studentëve nuk konsiderohet si degradues e

2 Ramirez Sanches v Francë, nr. 59450/00, 4 korrik 2006, para. 130

3 Ocalan v Turqi, nr. 46221/99, 12 Maj 2005, para 196

4 Danimarka kundër Greqisë, nr. 3321/67, fq 16

5 Albert v Le Compte kundër Belgjikës, nr. 7299/75, 24 tetor 1983

6Ranninen kundër Finlandës , gjykimi I 16 dhjetorit 1997 , KEDNJ 1997 - VII , faqja 2821-22,55
11
poshterues, por si i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Ne i njohim shumë mirë detyrimet që lindin
nga KEDNJ dhe si një shtet demokratik respektojmë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në çështjen Kröcher dhe Möller kundër Zvicrës 7 gjykata argumentoj se imponimi i izolimit të
vetmuar ose mbyllja e vetmuar nuk bien në kundërshtim me nenin 3, pasi ishte në proporcion me
qëllimin legjitim, mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Duhet theksuar se kushtet në të cilat mbahej
aplikanti në rastin Ocalan v Turkey dhe Kröcher dhe Möller kundër Zvicrës ishin njësoj si në
rastin konkret pasi mungonte ndriçimi në dhomë dhe ata ishin të izoluar. Pavarësisht kësaj,
GJEDNJ nuk u pajtua me pretendimin se kishte shkelje të nenit 3 të KEDNJ.

3. PRETENDIMET E SHTETIT PËR SHKELJE TË NENIT 5 TË KEDNJ

Neni 5 i KEDNJ - E drejta për liri dhe siguri

Pretendimi i aplikanteve për shkelje të nenit 5 të KEDNJ, për shkak të ndalimit të tyre per tu
largaur nga amjentet e ambasadës për një kohë relativisht të gjatë është një pretendim i pabazuar
në prova dhe në ligj. Referuar faktit se studentët janë shtetas të një shteti sulmues, ne duhet të
ruajmë sigurinë kombëtare, rendin dhe paqen publike. Në një kohë relativisht të afërt me
akordimin e bursave studentëve të shtetit A, shteti A u fut me forcë në territorin e shtetit B duke
dërguar trupa të armatosura në disa rajone të shtetit B duke i pushtuar ato territore. Shteti A
evokoi Artikullin 5 të Kartës së OKB dhe vetë-mbrojtje parandaluese. Gjithë bota mbarë u
trondit nga mizoritë e luftës. Ndalimi i studentëve për tu larguar nga e ambjentet e ambasadës u
realizua me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë kombëtare të shtetit të Frelandias. Për shkak të
gjendjes aktuale, nuk mund të krijoheshin grumbullime, prandaj ata u vendosën në një dhomë të
veçuar.

Referuar vendimit Murray kundër Mbretërisë së Bashkuar 8, Gjykata është shprehur se: “dyshimi
i arsyeshëm varet nga rrethanat e një cështje të vecantë”.

Ky vendim i Gjykatës trajton një prej aspekteve themelore të vlerësimit të drejtë të karakterit të
kësaj barazpeshe – të konceptit të arsyeve të besueshme për tu dyshuar që personi i cili ndalohet
ka kryer apo mund të kryej një vepër penale. Duke ripohuar qëndrimin e mbajtur në cështjen

7 Kröcher dhe Möller v Zvicër, nr. 10737/84, 24 maj 1988, para. 43, fq 22

8 Murray v Mbretëri e Bashkuar 28.10.1994, kërkesa nr.14310/88, para. A, article 5&1


12
Fox, Campbell dhe Hartley kundër Mbretërisë së Bashkuar 9 në të cilën për herë të parë ishte
analizuar ky koncept. Gjykata saktëson disa element përbërës të tij. Ajo shprehet se në analizë të
fundit ndershmëria dhe bonafides e një dyshimi përbëjnë një element të domozdoshëm të
karakterit të arsyeshëm të një dyshimi. Gjykata vuri gjithashtu në dukje se edhe kohëzgjatja e
ndalimit të një personi përbën një element të rëndësishëm në vlerësimin e justifikueshmërisë së
dyshimit të arsyeshëm.

GJEDNJ e ka vënë theksin te konteksti brenda të cilit aplikohen masa të tilla kufizuese dhe
konkretisht : " Në fakt , konteksti në të cilin është marrë masa , përbën një faktor të rëndësishëm,
duke qenë se në shoqërinë moderne hasen shpesh situata në të cilat , mund të ndodhë që
popullatës t'i kërkohet të tolerojë , në interes të kolektivit , kufizime të lirisë së lëvizjes , ose të
lëvizjes personale."10

Parimet e përgjithshme të nënkuptuara nga Konventa, të cilave i referohet praktika gjyqësore e


nenit 5 § 1 janë parimi i shtetit të së drejtës dhe, lidhur me këtë të fundit, ai i sigurisë juridike,
parimi i proporcionalitetit dhe parimi i mbrojtjes kundër arbitraritetit. është, për më tepër, vetë
qëllimi i nenit 5.11

Kur bëhet fjalë për heqjen e lirisë, është veçanërisht e rëndësishme që të përmbushet parimi i
përgjithshëm i sigurisë juridike. Prandaj është thelbësore që kushtet për heqjen e lirisë sipas
ligjit të brendshëm të përcaktohen qartë dhe që vetë ligji të jetë i parashikueshëm në zbatimin e
tij, në mënyrë që të plotësojë standardin e "ligjshmërisë" të përcaktuar nga Konventa, standard i
cili kërkon që ligji të jetë mjaft i saktë në përcaktimin e tij.

Për të përcaktuar nëse dikujt i është “privuar liria” sipas kuptimit të nenit 5, pikënisja duhet të
jetë gjendja e tij konkrete dhe duhet të merren parasysh një sërë kriteresh si lloji, kohëzgjatja,
efektet dhe mënyra e zbatimit të masës në fjalë. Në rastin tonë mbajtja e studentëve u bë për
arsye e gjendjes së luftës dhe nevojës për të mbrojtur rendin dhe sigurinë. Duke qenë se ata vine
nga një shtet sulmues, neve duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje. Nga ana
tjetër studentët u njoftuan për faktin se përfaqësuesit e fondacionit do të paraqiteshin për t'u
takuar me ata.

9 Fox, Campbell dhe Hartley v Mbretërisë së Bashkuar, 30.08.1990, para. 2

10 Nada kundër Zvicrës , para 226 ; Austin dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, para. 59
11 Simons kundër Belgjikës, nr. 71407/10, 2010, para. 14
13
Pranohet se, për shkak të peshës së tyre të veçantë dhe reagimit publik ndaj tyre, disa vepra
mund të shkaktojnë një shqetësim social që mund të justifikojë paraburgimin, të paktën për një
kohë. Prandaj, në rrethana të jashtëzakonshme, ky faktor mund të merret parasysh për qëllimet e
Konventës, në çdo rast për aq sa ligji vendas njeh nocionin e prishjes së rendit publik të
shkaktuar nga një shkelje.

Në çështjet Letellier kundër Francës, I.A kundër Francës, Prencipe kundër Monakos, Tiron
kundër Rumanisë12 gjykata u shpreh se "ndalimi do të vazhdojë të jetë legjitim vetëm nëse rendi
publik mbetet realisht i kërcënuar"

Kërkesa për të marrë parasysh "llojin" dhe "mënyrën e zbatimit" të masës në fjalë i mundëson
Gjykatës të marrë parasysh kontekstin dhe rrethanat specifike që lidhen me llojet e kufizimeve të
ndryshme nga paradigma e izolimit në qeli. Në të vërtetë, konteksti në të cilin merret masa është
një faktor i rëndësishëm, pasi ka situata që zakonisht ndodhin në shoqërinë moderne ku publikut
mund t'i kërkohet të durojë kufizimet në lirinë e lëvizjes ose lirinë në interes të së mirës së
përbashkët.13

Qëllimi i masave të marra nga autoritetet për privimin e lirisë së individëve nuk është vendimtar
për vlerësimin nëse në fakt ka pasur privim lirie. Kur faktet tregojnë një privim të lirisë sipas
kuptimit të nenit 5, kohëzgjatja relativisht e shkurtër e paraburgimit nuk ndikon në këtë
përfundim.14

4. PRETENDIMET E SHTETIT PËR SHKELJE TË NENIT 8 TË KEDNJ

NENI 8 -E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare

Neni 8 I KEDNJ parashikon: “1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe
familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. 2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në
ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e

12 Letellier kundër Francës, nr. 12369/86, 1991, para. 51


13 De Tommaso kundrt Italisë, 2017; Nada kundër Zvicrës, 2012; Austin dhe të tjerët kundër Mbretërisë së
Bashkuar
14 Rantsev kundër Qipros dhe Rusisë, 2010
Iskandarov kundër Rusisë, 2010
Zelčs kundër Letonisë,
14
nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit
publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve”.

Fillimisht duhet sqaruar se çdo kufizim i këtij lloji duhet të jetë: “në përputhje me ligjin“, “duhet
të ndjekë një ose më shumë qëllime legjitime të renditura në paragrafin 2 dhe përveç kësaj duhet
të justifikohet si “i nevojshëm në një shoqëri demokratike“.15

Mbledhja e aparateve celularë të aplikantëve nga ana e personelit të ambasadës është në


përputhje me ligjin dhe në shkallën e parashikuar nga ligji. Shprehja në përputhje me ligjin sipas
jurisprudencës së konsoliduar të GJEDNJ-së nënkupton jo vetëm kërkimin e respektimit të
legjislacionit vendas por dhe përputhjen e këtij legjislacioni me shtetin e së drejtës 16 dhe në rastin
konkret mbledhja e aparateve celularë është bërë në përputhje me rregulloren e ambasadës dhe
ligjin vendas, sepse:

Së pari, personeli i ambasadës ka vepruar duke u bazuar në rregulloren e ambasadës, pasi


përdorimi i tyre ishte i ndaluar në territorin e ambasadës dhe personeli nuk mund të veprojë në
kundërshtim me këtë rregullore.

Së dyti, siç përmendet edhe tek rrethanat e çështjes, mbledhja e aparateve celularë nuk iu është
bërë vetëm aplikantëve , por të gjithë studentëve që ndodheshin në ambientet e ambasadës. Kjo
do të thotë se përderisa ky rregull është në përputhje me ligjin vendas dhe arsyet janë legjitime,
atëherë nuk ka shkelje të nenit 8 të KEDNJ-së.

Sipas nenit 3 të Statutit të Këshillit të Evropës: "Çdo shtet anëtar i Këshillit të Evropës duhet të
pranojë parimet e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokracinë; këto tre vlera
thelbësore janë të ndërlidhura ngushtë”. Duke qenë se shteti i Freelandia-s ë është pjesë e
KEDNJ-së dhe rrjedhimisht edhe anëtar i Këshillit të Evropës i cili ka marrë përsipër
respektimin e detyrimeve të parashikuara në këto akte, e bën legjislacionin e tij një legjislacion
në përputhje me konceptin e shtetit të së drejtës. Referuar mbledhjes së aparateve celularë nuk
vërehet asnjë mospërputhje ligjore në veprimet e tyre me nenin 8 të KEDNJ-së.

15 Messina kundër Italisë vendimi nr.2, para. 62, 63: Gjykata vlerëson se këto kufizime përbëjnë ndërhyrje në
ushtrimin e të drejtës së kërkuesit për respektimin e jetës së tij familjare, të garantuar nga neni 8 § 1 i Konventës.
Një ndërhyrje e tillë nuk është në kundërshtim me Konventën nëse është "në përputhje me ligjin", ndjek një ose më
shumë nga qëllimet legjitime të parashikuara në paragrafin 2 të nenit 8 dhe mund të konsiderohet si një masë që
është "e nevojshme në një shoqërinë demokratike”).; Klamecki kundër Polonisë vendimi nr.2, para. 144.

16 Halford kundër Mbretërisë së Bashkuar,nr 20605/92 , 22 qeshor 1997, par. 49: Neni 8 para. 2 (neni 8-2)
parashikon më tej se çdo ndërhyrje nga një autoritet publik në të drejtën e një individi për respektimin e jetës private
dhe korrespondencës duhet të jetë "në përputhje me ligjin“
15
Për sa i përket parashikueshmërisë, shprehja “në përputhje me ligjin” nënkupton, ndër të tjera, se
ligji i brendshëm duhet të jetë mjaftueshëm i parashikueshëm në kushtet e tij për t'u dhënë
individëve një tregues adekuat për rrethanat dhe kushtet në të cilat, autoritetet kanë të drejtë të
përdorin masa që prekin të drejtat e tyre sipas Konventës17 në proporcion me qëllimin legjitim.

Ndërhyrja në nenin 8 duhet ti përgjigjet tre pyetjeve: "A është ndërhyrja në pajtim me ligjin ? A
ndjek ndërhyrja një synim legjitim? A është ndërhyrja e nevojshme në një shoqëri demokratike?"

Më qëllim që të jetë "në pajtim me ligjin" ndërhyrja për të cilin është bërë ankimi duhet të ketë
një bazë ligjore dhe ligji duhet të jetë i saktë dhe të mbajë një bazë kundër arbitraritetit. Parimi i
proporcionalitetit njeh faktin se të drejtat e njeriut nuk janë absolute dhe se ushtrimi i të drejtave
të njeriut gjithmonë duhet të kontrollohet nga një interes më i gjerë i publikut. Parimi i
proporcionalitetit është tashmë i përhapur gjerësisht në të gjithë aplikimet e Gjykatës në kuadër
të Konventës. Gjykata shpesh ka kujtuar se : “I gjithëqënësishëm në të gjithë Konventën është
kërkimi për krijimin e një ekuilibri të drejtë midis kërkesave të interesit të përgjithshëm të
komunitetit , dhe kushteve të mbrojtjes së të drejtave themelore të individit."

Parimi i proporcionalitetit përfshin balancimin e të drejtave të individit dhe interesave të Shtetit.


Vendimi nëse ndërhyrja është në proporcion me qëllimin që ajo ndjek është shpesh një proces
kompleks i cili përfshin marrjen në konsideratë të një sërë faktorësh . Ato përfshijnë interesin që
duhet mbrojtur nga ndërhyrja , rëndësinë e ndërhyrjes dhe nevojës shoqërore imperative që
Shteti ka si synim të përmbushë. Nevoja shoqërore imperative do të kërkojë marrjen në
konsideratë mjaft seriozisht të masave të përdorura për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Neni 8 (2) rendit qëllimet legjitime të cilat mund të justifikojnë një shkelje të të drejtave të
mbrojtura nga neni 8 (1) dhe një ndër to është interesi i sigurisë publike dhe mbrojtja e të
drejtave dhe lirive të të tjerëve.

GJEDNJ në çështjen Hatton dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se: “Gjykata
vëren se sipas paragrafit të dytë të nenit 8, kufizimet lejohen, ndër të tjera, në interes të
mirëqenies ekonomike të vendit dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve”. 18 Në këtë
arsyetim të gjykatës gjejmë se në kuadër të kufizimeve të parashikuara nga neni 8 (2) do të
lejohen ndër të tjera dhe kufizimi në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik,
shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve, që do të thotë se

17 Fernandez Martinez kundër Spanjës, nr. 56030/07, 12 qeshor, par.117

18 Hatton dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 36022/97, 8 korrik 2003, par. 121
16
kufizimi i nenit 8 në interes të mbrojtjes së rendit publik do të ndjek një qëllim legjitim sipas
nenit 8 (2). Ndërhyrja konsiderohet “e nevojshme në një shoqëri demokratike”. Gjykata për të
përcaktuar nëse një shkelje e veçantë e nenit 8 është e nevojshme në një shoqëri demokratike
fillimisht balancon interesat e shtetit anëtar kundrejt të drejtës së aplikantit. GJEDNJ në një
çështje të hershme dhe kryesore të nenit 8, sqaroi se fjala “e nevojshme” nuk e ka fleksibilitetin e
shprehjeve të tilla si “e dobishme”, “e arsyeshme” ose “e dëshirueshme”, por nënkupton
ekzistenca e një “nevoje urgjente sociale” për ndërhyrjen në fjalë. GJEDNJ më tej shtoi se është
kompetencë e autoriteteve kombëtare të bëjnë vlerësimin fillestar të nevojës urgjente sociale në
një shoqëri demokratike, në çdo rast, në përputhje me rrethanat. Kjo nënkupton se marzhi i
vlerësimit i’u lihet autoriteteve shtetërore dhe konkretisht gjykatës të vendos rast pas rasti nëse
janë apo jo, kushtet e një nevoje urgjente sociale.

Në çështjen Leander kundër Suedisë19 GjEDNj-ja vendosi se survejimi i fshehtë i personave që


aplikojnë për punësim në poste me rëndësi për sigurinë kombëtare, në vetvete, nuk binte ndesh
me normat e domosdoshmërisë në një shoqëri demokratike. Garancitë specifike të parashikuara
nga legjislacioni kombëtar për mbrojtjen e interesave të subjektit të të dhënave – për shembull,
kontrolle të kryera nga parlamenti dhe nga Ministri i Drejtësisë – e detyruan GjEDNj-në të dilte
në përfundimin se sistemi suedez i kontrollit të personelit respektonte kërkesat e nenit 8 (2) të
KEDNj-së. Duke pasur parasysh fushën e gjerë të vlerësimit që kishte në dispozicion, shteti i
paditur kishte të drejtë të çmonte se në rastin e ankuesit, interesat e sigurisë kombëtare,
prevalonin mbi ato individuale. Gjykata doli në përfundimin se nuk kishte pasur shkelje të nenit
8 të KEDNj-së.

Gjykata në çështjen Z. kundër Finlandës ka sqaruar se nocioni i “domosdoshmërisë” për qëllimet


e nenit 8 do të thotë se ndërhyrja duhet të korrespondojë me një nevojë urgjente sociale dhe në
veçanti, duhet të mbetet proporcionale me qëllimin legjitim të ndjekur. 20 Nga praktika gjyqësore
del se për të përcaktuar proporcionalitetin e një mase të përgjithshme, gjykata duhet të vlerësoj
kryesisht zgjedhjet legjislative që qëndrojnë në themel të tij, pra në themel të kësaj mase, si dhe
cilësinë e parlamentit dhe të gjyqësorit, 21 gjë që presupozohet se shteti i Frelandias duke qenë
palë e KEDNJ-së e gëzon një nivel të caktuar demokracie përsa i përket zgjedhjeve legjislative të
cilat qëndrojnë në themel të kësaj mase, cilësisë së parlamentit dhe gjyqësorit.

19 Leander v Suedi, nr. 9248/81, 26 mars 1987, para. 59

20 Z. kundër Finlandës, nr.22009/ 93, 25 shkurt 1997, par. 94.

21 Animal Defenders International kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr.48876/08 , 22 prill 2013, par. 108.
17
Në cështjen Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar 22, gjykata u shpreh se: “Duke pasur
parasysh kontaktet e tyre të drejtpërdrejta e të vazhdueshme me forcat jetësore të vendeve të
tyre, autoritetet shtetërore janë në parim në një pozitë më të mirë se gjyqtari ndërkombëtar për
të dhënë një opinion mb ”nevojën” e një “kufizimi” apo “gjobe ". I përket autoriteteve
kombëtare për të bërë vlerësimin fillestar të situatës së një nevoje shoqërore imperative të
nënkuptuar nga nocioni i “nevojës” në këtë kontekst.” Për sa u tha më sipër dhe nga arsyetimi i
gjykatës vërehet se shtetet dhe konkretisht autoritetet shtetërore janë në parim në një pozitë më të
favorshme se gjyqtari ndërkombëtar për të dhënë një opinion mbi nevojën e një kufizimi apo për
të bërë vlerësimin e një situate të caktuar shoqërore e cila paraqet nevojë për kufizim të drejtash
siç mund të jetë edhe kufizimi i nenit 8. Kështu shteti i Freelandias dhe konkretisht autoritetet
shtetërore kanë vlerësuar drejtë bazuar edhe në rrethanat konkrete shoqërore nevojën për një
kufizim të nenit 8, kufizim i cili në fakt nuk përbën shkelje të kësaj dispozite. Në çështjen,
Irlanda e Veriut kundër Mbretërisë së Bashkuar 23 gjykata u shpreh se “Ndërhyrja gjithashtu
duhej të ishte në përpjesëtim me një nevojë urgjente sociale, vlerësimi i së cilës ishte brenda
kufirit të vlerësimit të shtetit.” Në çështjen, Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë 24 gjykata
vendosi se mund të kishte ndërhyrje në të drejtën jetës private dhe korrespondencës duke u
shprehur se “ndërhyrja ishte e përshkruar me ligj dhe kishte një qëllim legjitim - ruajtjen e
sigurisë kombëtare dhe parandalimin e çrregullimit apo krimit.”

5. PRETENDIMET E SHTETIT PËR SHKELJE TË NENIT 13 TË KEDNJ

Neni 13 i KEDNJ-së parashikon se: “Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e
përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar,
pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre
zyrtare”.

Neni 13, së bashku me kërkesën për shterimin e mjeteve të brendshme juridike sipas Nenit 35/1,
sigurojnë bazën për doktrinën e subsidiaritetit e cila i jep përgjegjësi parësore Shteteve
Kontraktuese për të siguruar mbrojtje efektive të të drejtave të Konventës. Neni 35/1 i Konventës

22 Handyside v Mbretëri e Bashkuar, nr 5493/72, 7 dhjetor 1976, para. 48

23 Irlanda e Veriut v Mbretërisë së Bashkuar

24 Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë


18
parashikon si vijon: “GJEDNJ mund ta trajtojë çështjen vetëm kur të jenë shteruar të gjitha
mjetet e brendshme ligjore sipas rregullave përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombetare
dhe brenda nje periudhe prej gjashtë muajsh në katër muaj me ndryshimet e parashikuara ne
Protokollin 1 - i pa ndryshuar) nga data në të cilën merret vendimi i formës së prerë”25

Palët kontraktuese të Konventës duhet t'iu sigurojnë të gjithëve brenda juridiksionit të tyre të
drejtat dhe liritë themelore si dhe t'iu jepet zgjidhje çështjeve para një organi kombëtar.

Përsa iu përket pretendimeve të aplikantëve ne argumentojm se pretendimet e tyre ja e të


pabazuara në fakte dhe ligj, sepse diplomatët që përfaqësojnë vendin e tyre jashtë gëzojnë
imunitet diplomatik. Kjo i mbron ata nga ndjekja penale në shtetin pritës për të gjithë periudhën
në të cilën ata mbajnë postin e tyre diplomatik. Në rast të sjelljes së keqe, vetëm shteti dërgues
ka autoritetin për të ndërmarrë veprime, për shembull duke e tërhequr diplomatin ose duke hequr
imunitetin e tij/saj diplomatik.

Mosfillimi i procedimit i referohet situatës kur vërtetohen fakte që ndalojnë fillimin e procedimit
penal që në hapat e tij të parë. Ligji procedurial ka parashikuar mundësinë e personave që kanë
interes për vazhdimin e procedimit që t’i ankimojnë këto vendime duke ia lënë Gjykatës
vlerësimin nëse prokurori i ka ezauruar të gjitha veprimet e mundshme procedurale apo duhet të
vazhdojë hetimin.

Vendimi i prokurorit për mosfillimin e procedimit penal sjell pasojën juridike të mosvazhdimit
më tej të procedimit penal. Por ky vendim nuk është i formës së prerë, dhe në çdo rast është i
ankimueshëm, çka nuk përbën një bazë të arsyeshme për të pretenduar se shteti nuk i ka dhënë
mundësi efektive kërkuesve për qasje në procedurat gjyqësore. Do të ishte e pakuptimtë dhe në
kundërshtim me frymën e ligjit që ai t’u mohojë atyre të drejtën e ankimit ndaj një vendimi të
organit procedues për mosfillimin e procedimit që i jep zgjidhje vet procesit.

Për të plotësuar pragun për zbatimin e Nenit 13, kërkuesit duhet të vërtetojë se ka një pretendim
"të bazuar" se janë viktimë e shkeljes së një ose më shumë të drejtave të Konventës. 26 Në
praktikën e saj gjyqësore, Gjykata pranoi se dikush mund të pretendojë se është viktimë e
drejtpërdrejtë (nëse ai ose ajo është prekur direkt nga shkelja e pretenduar). Duhet të vendoset
gjithashtu një lidhje midis kërkuesve dhe dëmit që ata pësuan për shkak të shkeljes së

25 Salerno, Francesco. “Le modifiche strutturali apportate dal Protocollo n. 14 alla procedura della Corte europea
dei
diritti dell’uomo”. Rivista di diritto internazionale privato processuale (2006): 395.
26 Harris, David J. et al. Law of the European Convention on Human Rights. Oxford: Oxford University Press,
2009.
19
pretenduar27. Rrjedhimisht argumentat e lartëpërmendura, janë tregues i qartë se pretendimi i
aplikantëve për shkeljen e nenit 13 KEDNJ-së është totalisht i pabazuar.

Në nenin 31 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike parashikohet imuniteti nga


juridiksioni penal. Me fjalë të tjera, përpara se të fillohet një hetim penal për çdo person të
mbrojtur nga imuniteti, imuniteti i tillë duhet të hiqet.

Në çështjen Halford kundër Mbretërisë së Bashkuar28 gjykata nuk kishte gjetur shkelje të nenit 8
në lidhje me thirrjet telefonike të bëra nga kërkuesja në telefonin e saj të shtëpisë. Dhe provat e
paraqitura nga kërkuesja në lidhje me një gjasë të arsyeshme që të ishte zbatuar një masë
mbikëqyrjeje ndaj saj në shkelje të nenit 8 nuk ishin të mjaftueshme për të gjetur një pretendim
"të argumentueshëm" brenda kuptimit të nenit dhe si rrjedhojë nuk kishte shkelje të nenit 13. Kjo
nënkupton faktin që jo çdo pretendim i paraqitur bie nën nenin 13 të KEDNJ dhe konsiderohet
shkelje.

Në çështjen Ivan Atanasov kundër Bullgarisë 29, gjykata, duke marrë parasysh rrethanat specifike
dhe provat në dispozicion, konstatoi se, pasi shkeljet e nenit 8 dhe të nenit 1 të Protokollit Nr. 1
nuk u përcaktuan, neni 13 nuk ishte i zbatueshëm në mungesë të një ankese të diskutueshme.

Në çështjen Athanassoglou dhe të tjerët kundër Zvicrës 30 në kontekstin e një ankese për
mungesën në ligjin e brendshëm të një mjeti juridik për të kundërshtuar një vendim, lidhja midis
atij vendimi dhe të drejtave të Konventës, lidhje e njohur në ligjin e brendshëm dhe e thirrur nga
kërkuesit, ishte shumë e dobët dhe e largët për të tërhequr zbatimin e nenit 6 § 1 të Konventës.
Për shkak të kësaj largësie, gjykata u shpreh se nuk ekzistonte shkelje e nenit 2, nenit 8 dhe neni
13 i KEDNJ ishte i pazbatueshëm.

6. PRETENDIMET E SHTETIT PËR SHKELJE TË NENIT 14 TË KEDNJ

Neni 14 - Ndalimi i diskriminimit

27 Boyle, Alan. Human Rights or Environmental Rights? A Reassessment. In Human Rights and the
Environment,edited by Dinah. L. Shelton, 132 ff. (Cheltenham-Northampton: Edward Elgar Research Collection,
2011).
28 Halford kundër Mbretërisë së Bashkuar, 1997
29 Ivan Atanasov kundër Bullgarisë, nr.12853703, 2010, para. 102
30 Athanassoglou dhe të tjerët kundër Zvicrës, nr. 27644/95, 2000, para. 60
20
Neni 14 i KEDNJ parashikon: "Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë
duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja,
mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një
minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër."

Ndalimi i diskriminimit është një ndër parimet më të rëndësishme sepse nëpërmjet zbatimit të tij
sigurohet trajtimi i barabartë i qenieve njerëzore pavarësisht çdo lloj statusi. Ligji duhet të ndaloj
çdo lloj diskriminimi dhe të ofroj mbrojtje të barabartë dhe të efektshme.

Përkufizimi më i përdorur gjendet në çështjen e vitit 2007 të D.H. dhe të tjerët kundër
Republikës Çeke31:" Diskriminim nënkupton trajtimin e ndryshëm, pa një justifikim objektiv dhe
të arsyeshëm, të personave në situata përkatësisht të ngjashme.”
Trajtimi i bërë kundrejt studentëve në lidhje me ndërprerjen e procesit të dhënies së bursave nuk
është diskriminues dhe i pajustifikuar, pasi duke marrë shkas nga gjendja aktuale e luftës, ky
veprim është ii bazuar në nevojën e domosdoshme për të mbrojtur rendin dhe sigurinë
kombëtare.

Është e pazakontë që diskriminimi të ketë një mbrojte të justifikuar por ka disa qëllime që u
pranuan shprehimisht si legjitime: mbrojtjen dhe organizimin e sistemit ekonomik dhe social të
vendit; ruajtja e kushteve minimale të jetës në shoqëri/nevoja për të jetuar së bashku si aspekt i të
drejtave dhe lirive të të tjerëve;, nevoja për të ruajtur sigurinë juridike / pritjet legjitime.
GJEDNJ-ja e justifikon këtë qasje duke iu referuar njohurive të drejtpërdrejta të shteteve anëtare
të shoqërisë së tyre dhe nevojave të saj, sepse autoritetet kombëtare janë në parim më të
pozicionuara se gjyqtari ndërkombëtar për të vlerësuar atë që është në interesin publik në baza
sociale ose ekonomike.
Ne argumentojm se tërheqja e bursave ishte një masë e marrë në proporcion të plotë me gjendjen
aktuale, bazuar në faktin se situata e sigurisë së Europës ka ndryshuar në mënyrë drastike.
Bazuar në rastet ku studentët kanë hyrë në territorin e një shteti tjetër për të kryer aktivitete të
dyshimta që nuk i përgjigjen qëllimit akademik, të shtyrë apo jo nga qeveritë e tyre, ne morëm
këto masa për të ruajtur sigurinë dhe paqen brenda vendit tonë.
Kufiri i vlerësimit i referohet hapësirës për manovrim që GJEDNJ është e përgatitur t'u japë
autoriteteve kombëtare në përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas Konventës. Kur bëhet fjalë për
nenin 14, GJEDNJ-ja mbajti parasysh në raste të ndryshme parimin e përgjithshëm se: Shtetet

31 D.H dhe të tjerë kundër Republikës Çeke nr. 57325/00, 13 Nëntor 2007
21
Kontraktuese gëzojnë një "marzh vlerësimi të caktuar" në vlerësimin nëse dhe në çfarë mase
dallimet (diferencimet) në situata të ngjashme justifikojnë një trajtim të ndryshëm.

7. PRETENDIMET E SHTETIT PËR SHKELJE TË NENIT 1 PROTOKOLLIT 1 TË


KEDNJ-SË

Neni 1 i protokollit 1 të KEDNJ-së parashikon se: "Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e
gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për
arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme
të së drejtës ndërkombëtare."

Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cënojnë të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i
çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e
përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.

Aplikantët pretendojnë se mos kthyerja mbrapsht e shumës 500 euro të paguar nga ata për
shpenzime administrative shkel nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ. Ne e konsiderojmë këtë
pretendim si të pabazuar në fakte dhe prova për arsye sepse një veprim i tillë nuk është mundur
të realizohet për shkaqe objektive që nuk varen nga shteti jonë.

Freelandia është e lirë që të shpërndajë fondet shtetërore që vijnë nga të ardhurat e taksapaguesve
dhe duke qenë se situata në shtetin B ishte e vështirë, shteti ynë u solidarizua për të mbështetur
studentët.

Aplikantët janë informuar nga kreu i fondacionit se tarifat administrative nuk mund të kthehen
për shkak të sanksioneve të vendosura në të gjitha bankat e shtetit A. Pas futjes me forcë në
territorin e shtetit B, BE-ja ndërmori një sërë sanksionesh kundrejt shtetit A, përfshirë këtu faktin
se bankave të shtetit A iu është ndaluar marrja dhe bërja e pagesave ndërkombëtare duke
përdorur sistemin SËIFT. Gjithashtu dhe shërbimi postat dhe ai më Ëester Union ka ngrirë dhe
nuk funksionon.

Aplikantët duhet ta kuptojnë këtë situatë sepse ata gjithashtu u ndeshën me këtë pamundësi kur
kërkuan që të bënin pagesë ndërkombëtare për të pajtuar një avokat.

Në Rregulloren e Këshillit të BE-së nr. 269/2014 e datës 17 mars 2014, në lidhje me masat
kufizuese në lidhje me veprimet që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin
dhe pavarësinë e Ukrainës, në nenin 2(1) të saj parashikohet se:

22
"1. Të gjitha fondet dhe burimet ekonomike që i përkasin, zotërohen, mbahen ose të kontrolluara
nga çdo person fizik ose juridik, subjekt ose organ, ose fizik ose persona juridikë, subjekte ose
organe të lidhura me ta, siç janë të listuara në Shtojca I do të ngrihen.

2. Asnjë fond apo burim ekonomik nuk do të vihet në dispozicion, drejtpërdrejtë ose në mënyrë
indirekte, për ose në dobi të personave, subjekteve fizike ose juridike ose organet, ose personat
fizikë ose juridikë, subjektet ose organet e lidhura me të ato, të renditura në Aneksin I."

BE-ja ka vendosur sanksione masive dhe të paprecedentë kundër Rusisë në përgjigje të luftës së
agresionit kundër Ukrainës. Bankat dhe institucionet financiare përfshihen në listën e subjekteve
ndaj të cilëve janë vendosur këto sanksione. Ngrirja e aseteve nënkupton se të gjitha llogaritë që
u përkasin personave dhe subjekteve të listuara në bankat e BE-së janë ngrirë . Gjithashtu,
ndalohet vënia në dispozicion e tyre në mënyrë direkte ose indirekte të çdo fondi ose pasurie.

8. PRETENDIMET E SHTETIT PËR SHKELJE TË PROTOKOLLIT 1 NENI 2 TË


KEDNJ

Neni 2 i protokollit të parë të Konventës përcakton të drejtën për arsim duke shprehur se: "Askujt
nuk mund t’i mohohet e drejta për arsimim. Shteti, në ushtrimin e funksioneve që merr përsipër
në fushën e edukimit dhe të arsimit, respekton të drejtën e prindërve për të siguruar këtë edukim
dhe arsim në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike."

E drejta për arsim është ndër të drejtat më të rëndësishme për zhvillimin e një vendi dhe merr një
rëndësi ende më të madhe për vendet në zhvillim pasi arsimimi i popullsisë siguron zhvillim
social, ekonomik dhe shkencor për këto vende. E drejta për arsim duke përfshirë aspekte të
ndryshme të lirisë së arsimit dhe lirisë akademike, përbën një pjesë thelbësore të të Drejtave të
Njeriut.

Aplikantët pretendojnë se shteti ka shkelur të drejtën e tyre për arsim, pretendim ky i pabazuar në
prova dhe ligj, pasi në rastin gjyqësor belg gjykata u shpreh se "E drejta për arsim e garantuar
nga fjalia e parë e nenit 2 të Protokollit nga vetë natyra e saj kërkon rregullim nga shteti,
rregullim që mund të ndryshojë në kohë dhe vend sipas nevojave dhe burimeve të komunitetit
dhe të individëve. Është e vetëkuptueshme se një rregullim i tillë nuk duhet të dëmtojë kurrë
thelbin e së drejtës për arsimim dhe as të bjerë ndesh me të drejtat e tjera të parashikuara në
Konventë."

23
E drejta për arsimim nuk është absolute, pasi ajo mund të shkaktojë kufizime të pranuara në
mënyrë implicite, duke pasur parasysh se kjo e drejtë nga vetë natyra e saj kërkon rregullim nga
shteti. Për rrjedhojë, autoritetet vendase gëzojnë në çështje të tilla një kufi të caktuar vlerësimi,
megjithëse vendimi përfundimtar për respektimin e kërkesave të Konventës i takon Gjykatës.

Vetë Konventa nënkupton një ekuilibër të drejtë midis mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të
Komunitetit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Kufizimet në të drejtën për arsim
ekzistojnë edhe pse nuk mund të gjendet asnjë kufizim i shprehur në nenin 2 të Protokollit 1.

Në çështjen Leyla Sahin kundër Turqisë32 gjykata u shpreh se "Kufizimet në të drejtën për arsim
duhet të ndjekin një qëllim legjitim, megjithëse nuk ka një listë shteruese të “qëllimeve
legjitime”. Gjithashtu në këtë çështje gjykata u shpresa se "gjykata ka gjetur tashmë se kufizimi
ishte i parashikueshëm për të interesuarit dhe ndiqte qëllimet legjitime të mbrojtjes së të drejtave
dhe lirive të të tjerëve dhe ruajtjes së rendit publik."

9. PRETENDIMET E SHTETIT PËR SHKELJE TË PROTOKOLLIT 4 NENI 2 I


KEDNJ

Protokolli 4 Neni 2 - Liria e lëvizjes

Neni 2 lidhur me lirinë e lëvizjes përcakton se: "Kushdo që ndodhet në mënyrë të ligjshme në
territorin e një Shteti ka të drejtë, brenda këtij territori, të lëvizë lirisht në të dhe të zgjedhë
lirisht vendbanimin e tij. Çdo person është i lirë të largohet nga çdo vend, duke përfshirë të tijin.

Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato të
parashikuara në ligj dhe të domosdoshme në një shoqëri demokratike për sigurimin kombëtar
ose sigurinë publike, ruajtjen e rendit publik, parandalimin e veprave penale, mbrojtjen e
shëndetit apo të moralit, ose mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Të drejtat e
parashtruara në paragrafin 1, në disa fusha të caktuara, mund t’u nënshtrohen disa kufizimeve
të vendosura në përputhje me ligjin dhe të justifikuara nga interesi publik në një shoqëri
demokratike."

Në çështjen Morck Jenser kundër Danimarkës33 gjykata ishte e mendimit se: "kufizimi i lirisë së
lëvizjes së kërkuesit kishte qenë proporcional dhe i kishte shërbyer qëllimit, për të siguruar që

32 Leyla Şahin kundër Turqisë, nr. 44774/98, 2005, para. 158

33 Mørck Jensen kundër Danimarkës, nr. 60785/19, 2022, para. 65


24
personat që ishin shtetas danez ose rezident të përkohshëm brenda shtetit danez nuk i ishin
bashkuar asnjë pale në konfliktin e armatosur. Ndërhyrja në të drejtën e kërkuesit për lirinë e
lëvizjes kishte vendosur një ekuilibër të drejtë midis interesit publik dhe të drejtave të individit."

E drejta e lëvizjes nuk është absolute pasi ajo mund që të kufizohet qoftë me anë të derogimit
sipas nenit 4 të KNDCP, ose për të mbrojtur sigurinë kombëtare, rendin publik, shëndetin publik
ose moralin ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve, siç lejohet nga neni 12(3). Vendet mund të
marrin masa që shmangin disa të drejta përfshirë të drejtën për lirinë e lëvizjes në kohë
emergjence publike që kërcënon jetën e kombit dhe ekzistenca e të cilit është shpallur zyrtarisht.

Në rastin në fjalë, aplikantët kishin konfirmuar pranimin e ofertës, nënshkruar dokumentacionet,


kishin paguar 500 euro për shpenzime administrative, por nuk kishin marrë vizën për të
udhëtuar. Nisur nga fakti që studimet e tyre përkojnë për një periudhë kohe studimi të gjatë, ata
nuk kishin të drejtë për të lëvizur nga shteti i tyre drejtë Freelandia.

10. BIBLIOGRAFIA

PAKTIKË GJYQËSORE

a. Tarabuca v Moldavi, 06.12.2011

25
b. Aksoy v Turqi, 08.12.1996
c. Ramirez Sanches v Francw, 27.01.2005
d. Ocalan v Turqi, 12.04.2003.
e. Danimarka kundër Greqisë, nr. 3321/67
f. Norvegjia kundër Greqisë, nr. 3322/67
g. Suedia kundër Greqisë, nr. 3344/67
h. Holanda kundër Greqisë, nr. 3321/67
i. Albert v Le Compte kundër Belgjikës
j. Kröcher dhe Möller v Zvicër
k. Murray v Mbretëri e Bashkuar 28.10.1994, kërkesa nr.14310/88
l. Fox, Campbell dhe Hartley v Mbretërisw së Bashkuar, 30.08.1990
m. Treholt v Norvegji
n. El-Masri kundër ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, 2012
o. Simons kundër Belgjikës, 2012. Letellier kundër Francës, 1991
p. I.A kundër Francës, 1998
q. Prencipe kundër Monakos, 2009
r. Tiron kundër Rumanisë, 2009
s. Milanković dhe Bošnjak kundër Kroacisë, 2016
t. De Tommaso kundrt Italisë, 2017
u. Nada kundër Zvicrës, 2012
v. Austin dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar
w. Rantsev kundër Qipros dhe Rusisë, 2010
x. Iskandarov kundër Rusisë, 2010
y. Zelčs kundër Letonisë,
z. Messina kundër Italisë
aa. Klamecki kundër Polonisë
bb. Halford kundër Mbretërisë së Bashkuar
cc. Fernandez Martinez kundër Spanjës, nr. 56030/07
dd. Hatton dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 36022/97
ee. Leander v Suedi
ff. Z. kundër Finlandës, nr.22009/ 93, 25 shkurt 1997, par. 94.
gg. Animal Defenders International kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr.48876/08
hh. Handyside v Mbretëri e Bashkuar
ii. Kruslin dhe Huving v Francë
26
jj. Irlanda e Veriut v Mbretërisë së Bashkuar
kk. Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë
ll. Halford kundër Mbretërisë së Bashkuar, 1997
mm. Ivan Atanasov kundër Bullgarisë, 2010
nn. Athanassoglou dhe të tjerët kundër Zvicrës, 2000
oo. D.H dhe të tjerë kundër Republikës Çeke nr. 57325/00
pp. Mazurek kundër Francës, nr 34406/07
qq. Leyla Şahin kundër Turqisë, nr. 44774/98, 2005
rr. Mørck Jensen kundër Danimarkës, nr. 60785/19, 2022

LITERATURË

a. Salerno, Francesco. “Le modifiche strutturali apportate dal Protocollo n. 14 alla


procedura della Corte europea dei diritti dell’uomo”. Rivista di diritto internazionale
privato processuale (2006)
b. Harris, David J. et al. Law of the European Convention on Human Rights. Oxford:
Oxford University Press, 2009.
c. Boyle, Alan. Human Rights or Environmental Rights? A Reassessment. In Human Rights
and the Environment,edited by Dinah. L. Shelton, 132 ff. (Cheltenham-Northampton:
Edward Elgar Research Collection, 2011).

27

You might also like