You are on page 1of 13

D R A F T - RR E G U LL O R E

(KPE) Nr.___/2020

PËR ORARIN E PUNËS SË VEPRIMTARIVE EKONOMIKE NË


KOMUNËN E PEJËS

Shkurt, 2020

1
KOMUNA PEJË

REPUBLIKA E KOSOVËS
R E P U B L I C OF K O S O V O
REPUBLIKA KOSOVA

KOMUNA E PEJËS / MUNICIPALITY OF PEJA / OPŠTINA PEĆ

Kuvendi i Komunës
01.Nr. ______________/2020, datë __.__2020.

Në bazë të nenit 12, paragrafi 12.2, shkronja c), nenit 17 shkronja s) , neni 40 paragrafi 40.2
shkronja a) të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale (GZ e RK nr.28/2008 të dt.04
Qershor 2008), nenit 40 paragrafi 40.1 të Ligjit Nr.2004/18 për Tregtinë e Brendshme (GZ e
IPVQ nr.17 e dt.01 Tetor 2007), Ligji Nr.04/L-005 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
Nr.2004/18 për Tregtinë e Brendeshme (G.Z e RK nr.5 dt.21 korrik 2011) dhe nenit 9 paragrafi
9.1 shkronja c) të Statutit të Komunës së Pejës 01.Nr.09-8103/2008 i dt.29 Shtator 2008 dhe
Amendamenteve për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës së Pejes, 01.Nr.020-
1163/2010 i dt.15 Shkurt 2010, Kuvendi i Komunës së Pejës në mbledhjen e mbajtur më
xx.xx.2020, miratoi këtë:

D R A F T- RR E G U LL O R E (KPE)
Nr. XX/2020

PËR ORARIN E PUNËS SË VEPRIMTARIVE EKONOMIKE NË KOMUNËN E PEJËS

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllim

Kjo rregullore si qëllim ka përcaktimin e fillimi dhe mbarimi i orarit të punës në lëminë e tregtisë
dhe të aktiviteteve tjera për të gjitha shoqërit tregtare te cilat ushtrojnë veprimtarin e tyre
ekonomike në territorin e Komunës së Pejës.

Neni 2
Fushëveprimi

Më këtë rregullore përcaktohet orari i punës për të gjitha shoqërit tregtare të cilat ushtrojën
veprimtarin e tyre ekonomike në territorin e Komunës së Pejës, detyra dhe obligimet e pronarëve
dhe personave përgjegjës të shoqërive tregtare, mbikëqyrjen inspektuse dhe masat administrative
dhe ndëshkimore.

Neni 3
_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

Përkufizimet

Fjalët dhe shprehjet e përdorura në ketë Rregullore, kanë kuptimet si në vijim:

3.1 Lokal afarist – nënkupton objektin apo hapësirën punuese ku ushtrohet veprimtaria.
3.2 Person-nënkupton personin juridik dhe fizik
3.3 Person fizik – nënkupton personin fizik jo afaristë që nuk ka të regjistruar aktivitet biznesi dhe
personi fizik afarist që ka të regjistruar biznes në bazë të legjislacionit në fuqi dhe zhvillon
aktivitet të rregullt afarist:
3.4 Person juridik – nënkupton një shoqëri ose një organizatë tjetër biznesi që ka statusin e një
personi juridik sipas legjislacionit në fuqi për shoqërit tregtare dhe çdo legjislacion tjerë të
aplikushem në Kosovë:
3.5 Shoqërit tregtare – nënkupton termin e përgjithshëm që përfshinë çfarëdo lloji të shoqërisë
tregtare të themeluar në Kosovës sipas Ligjit për shoqerit tregtare apo ndonjë ligji tjetër, duke
përfshire biznest individual, otrakëritë e përgjithshme, ortakëritë e kufizuar, shoqëritë më
përgjegjesi të kufizuar dhe shoqërit aksionare
3.6 Inspektori – nënkupton personi zyrtar me autorizim dhe përgjegjësi të veçanta i cili zbaton
mbikëqyrjen inspektuese të afarizmit të subjektit ekonomik.
3.7 Periudha verore – nënkupton periudhën e vitit nga data 01 Prill deri 31 Tetor.
3.8 Periudha dimërore – nënkupton periudhën e vitit nga data: 01 Nëntor deri 31 Mars.
3.9 Vikend – nënkupton ditët e fundjavës, dita e shtunë dhe e diele.
3.10 Festat zyrtare – nënkupton ditët e festave, sipas Ligjit Nr. 03/L-64 për Festat Zyrtare të
Republikës së Kosovës.
3.11 DZHE – nënkuptonë Drejtorati për Zhvillim Ekonomik
3.12 DPI – nënkupton Drejtorati për Punë Inspektuese – Sektori i Inspekcionit të Tregut

Neni 4
Përmbajtja e orarit të punës nga veprimtarit ekonomike

4.1 Orari i punës nënkupton periudhën kohore – fillimin dhe mbarimin e punës.
4.2 Orari për fillimin dhe mbarimin e punës, si dhe pauza ditore e përcaktuar me këtë Rregullore,
duhet të vendoset në hyrje apo në vend të dukshëm të objektit në të cilin kryhet veprimtaria e
biznesit. Në orar të punës duhet cekur ditët kur nuk punohet.
4.3 Me këtë rregullore përcaktohet orari i punës për subjektet afariste gjatë festave zyrtare.
4.4 Me këtë rregullore përcaktohen masat ndëshkimore për subjektet afariste dhe shërbimet e tjera
në Komunën e Pejës.

II. ORARI I PUNËS


Orari i punës përcaktohet në bazë të llogaritjes verore dhe dimërore, në interval kohor:

 Periudha verore fillon me 01 prill dhe zgjat deri më 31 tetor të vitit,


 Periudha dimërore fillon me 01 nëntor dhe zgjat deri më 31 mars të vitit

Neni 5
_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

Orari i punës për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike


5.1 Orari i punës në dyqane zejtare fillon dhe mbaron

a) Periudha verore prej orës 07:00 – 21:00


b) Periudha dimërore prej orës 07:00 – 19:00

Veprimaritë e përcaktuara me paragrafin 5.1 (të Dielën dhe festat zyrtare) nuk do të
punojnë.

5.2 Orari i punës në fastfood, gjelltore, qebaptore, byrektore dhe fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore prej orës 06:00 – 00:00


b) Periudha dimërore prej orës 06:00 – 23:00

Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 5.2 punojnë 7 ditë në javë (festa zyrtare ?)

5.3 Orari i punës në furrat e bukës fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore dhe dimërore prej orës 03:00 – 23:00

Veprimtaria e përcaktuar me paragrafin 5.3 punon 7 ditë në javë.

5.4 Orari i punës në sallonet e ondulimit, floktoreve dhe veprimarive të tjera ku përfshin kujdesin
personal fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore prej orës 05:00 – 20:00


b) Periudha dimërore prej orës 06:00 – 19:00

Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 5.4 punojnë 7 ditë në javë. (festa zyrtare ?)


Ushtruesit e veprimtaris berber inkorporohen në kuadër të dyqaneve zejtare.

5.5 Orari i punës në internet kafe, gaming zone, sony play station fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore prej orës 08:00 – 00:00


b) Periudha dimërore prej orës 08:00 – 23:00

Veprimaritë e përcaktuara me paragrafin 5.5 (të Dielën dhe festat zyrtare) nuk do të
punojnë.

5.6 Orari i punës në barnatore fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore dhe dimërore prej orës 07:00 – 00:00

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

Veprimtaria e përcaktuar në paragrafin 5.6 punon 7 ditë në javë. Së paku një barnatore
duhet të jetë 24 orë kujdestari në harmoni me planin për kujdestari të cilin duhet ta
hartojnë: Drejtoria për Shendetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Drejtori për
Zhvillim Ekonomik dhe me Sektorin Farmaceutik Privat. Orari i kujdestarisë duhet të
vendoset në ueb-faqen e Komunës, shërbimin e emergjencës, Qendara Kryesore e
Mjekësisë Familjare dhe në qendrat e Mjekësisë Familjare që gjinden në Komunën e
Pejës.

5.7 Orari i punës në ordinancat dhe klinikat private përfshirë edhe ato stomatologjike, laboratoret,
rentgen dhe analiza të tjera fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore dhe dimërore prej orës 07:00 – 20:00

Veprimaritë e përcaktuara me paragrafin 5.7 (të Dielën dhe festat zyrtare) nuk do të
punojnë.

Përjashtim nga dispozitat e lartcekura kanë ordinancat private mjekësore të cilat punojnë
me orarë të shkurtuar 15:00 – 20:00, Qendrat diagnostikuese si dhe Laboratorët, në
raste emergjente mund të punojnë me orar të papërcaktuar nëse trajtimet shëndetësore
që ofrohen aty nuk mund të bëhen në institucionet publike,

5.8 Orari i punës në institucionet private edukativo-arsimore që përfshijnë institucionet


parashkollore, qendrat për mësim plotësues, kurset profesionale, shkollat digjitale dhe aktivitet
profesionale,shkencore dhe teknike:

a) Periudha verore prej orës 06:30 – 20:00


b) Periudha dimërore prej orës 06:30 – 20:00

Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 5.8 (të Dielën dhe festat zyrtare) nuk do të
punojnë.

5.9 Orari i punës në dyqanet e vogla tregtare nëpër lagje që tregtojnë mallëra ushqimore dhe
higjienike me pakicë përfshirë edhe kiosqet, fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore prej orës 07:00 – 23:00


b) Periudha dimërore prej orës 07:00 – 22:00

Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 5.9 punojnë 7 ditë në javë.

Veprimtaritë tregtare si dyqanet e vogla ushqimore mund të punojnë ditën e Dielë dhe gjatë
festave zyrtare vetëm pasiqë pajisen me leje të veçantë nga Drejtorati për Ekonomi dhe
Zhvillim dhe do të punojnë nga ora 07:00 deri orën 22:00 (dyqanet që janë rrjet i më tepër
se një (1) dyqani nuk do të punojnë të Dielave dhe festat zyrtare).

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

Neni 6
Veprimtarit ekonomike financiar

6.1. Orari i punës në Banka, Mikrobanka, Këmbimore, kompani të sigurimeve si dhe veprimtarit
që hyjnë në kuadër të veprimtaris bankare, Avokatet, Përmbaruesit, Noteret, Kontabilistet dhe
Auditorët privat:

a) Periudha verore prej orës 08:00 - 17:00


b) Periudha dimërore prej orës 08:00 - 17:00
c) Ditën e Shtunë orari i punës është 08:00 – 15:00
Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 6.1 (të Dielën dhe festat zyrtare) nuk do të
punojnë.
Neni 7
Veprimtarit ekonomike shërbyese

7.1 Orari i punës në dyqanet e vogla që tregtojnë me tekstil, kozmetikë, këpucë, fëmijëv,
elektrikë, elektronikë, mobi-shop, pjesë këmbimi, sanitari, lodra të 6fëmijëve si dhe dyqanet e tipit
miks fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore dhe dimërore prej orës 08:00 – 20:00

Veprimaritë e përcaktuara me paragrafin 7.1 (të Dielën dhe festat zyrtare) nuk do të punojnë.

7.2 Orari i punës në dyqanet që kryejn shërbimin e autolarjes dhe gomisteri fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore prej orës 07:00 – 20:00


b) Periudha dimërore prej orës 07:00 – 18:00

Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 7.2 punojnë 6 ditë në javë. Të Dielën punojnë


sipas orarit 07:00 – 12:00.

7.3 Orari i punës në autoparking fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore prej orës 07:00 – 02:00


b) Periudha dimërore prej orës 08:00 – 00:00

Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 7.3 punojnë 7 ditë në javë.

7.4 Orari i punës në pompat e derivateve, fillon dhe mbaron:

a) Periudha verore dhe dimërore në periudhë 24 orëshe.

Veprimtaria e përcaktuar me paragrafin 7.4 punon 7 ditë në javë.

7.5 Orari i punës në automekanik, reglazhe, auto-elektricist si dhe shërbime të tjera, fillon dhe
mbaron:
_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

a) Periudha verore prej orës 07:00 – 19:00


b) Periudha dimërore prej orës 08:00 – 18:00

Veprimaritë e përcaktuara me paragrafin 7.5 (të Dielën dhe festave zyrtare) nuk do të
punojnë.

Neni 8
Veprimtarit ekonomike të trëgtisë me pakicë dhe shumicë

8.1 Orari i punës në supermarkete, vetësherbime, qendra tregtare, konceptet e tipit te


kombinuar, rrjetet tregtare, dyqanet e specializuar për teknikë dhe tekstil, bizneset prodhuese
(fabrikat prodhuese):

a) Periudha verore dhe dimërore prej orës 07:00 – 23:00

Veprimaritë e përcaktuara me paragrafin 8.1 (të Dielën dhe festave zyrtare) nuk do të
punojnë.

8.2 Orari i punës në depo me shumicë të artikujve ushqimor, artikujt e ndërtimtarisë dhe cilët do
artikuj të tjerë:

a) Periudhës verore prej orës 07:00 – 20:00


b) Periudhës dimërore prej orës 07:00 – 20:00

Veprimaritë e përcaktuara me paragrafin 8.2 (të Dielën dhe festave zyrtare) nuk do të
punojnë.

Neni 9
Veprimtarit ekonomik të ndërtimtarisë

9.1 Orari i punës në ndërmarrjet ndërtimore (ndërtimi i ulët dhe i lartë), Gurëthyesit, Xehroret,
prodhuesit e betonit, do të jetë:

a) periudha verore, prej orës 07:00 - 18:00.


b) periudha dimërore, prej orës 08:00 - 17:00.

Ndërmarrjet ndërtimore, në raste të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së punëve, me


leje të posaçme të cilën e lëshon Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, mund të punojnë me
orar të zgjatur deri në orën 23:00. Veprimtaritë e përcaktuara me Nenin 8 të dielave dhe
festave zyrtare nuk punohet.

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

Neni 10
Veprimtari ekonomike te restorante dhe kafiterisë

10.1 Orari i punës në restorante dhe kafiteri:

a) Periudhës verore prej orës 06:00 – 00:00


b) Periudhës dimërore prej orës 06:00 – 23:00

Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 10.1 punojnë 7 ditë në javë dhe për zgjatjen
eventuale të orarit të punës duhet të pajisen me licencë speciale nga Drejtoria për Zhvillim
Ekonomik në përputhje me rregulloren Nr.06/2019 për licencimin e bizneseve për
shërbimet me pije alkoolike.
Në kuadër të predispozitës 10.1 inkorporohen edhe njësit e restoraneve dhe kafiterive që
kanë hyrje të veçanta si njësi të integruara të qendrave tregëtare.

Neni 11
Veprimtari ekonomike te hotelerisë

11.1 Orari i punës në hotele, motele, bujtina, hostele, kampr dhe shërbime tjera akomodimi:

a) Periudhës verore dhe dimërore në periudhë 24 orëshe.

Veprimtaritë e përcaktuara me paragrafin 11.1 punojnë 7 ditë në javë.

Neni 12
Kafe-bar dhe Disko klubet në territorin e Komunës së Pejës mund të punojnë sipas licencës së
rregullt dhe asaj speciale të lëshuar nga DZHE sipas rregullores Nr. 06/2019 dhe ekskluzivisht në
zonat periferike 3 dhe 4.

Neni 13
(Veprimtaritë Sportive - Rekreative)

1. Në periudhën verore punojnë prej orës 08:00 deri në orën 00:00.


2. Në periudhën dimërore punojnë prej orës 09:00 deri në orën 00:00.
3. Për objektet e mbuluara gjatë gjithë vitit vlen orari veror.
4. Pishinat e hapura punojnë gjatë sezonit veror me orarin 08:00 deri 20:00 (paragrafi 4 e nenit
13 zgjatet orari i punës nëse pajiset me leje speciale nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik)

Veprimtaritë ekonomike të përcaktuara me nenin 13 punojnë 7 ditë në javë.

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

Neni 14
Tregjet e hapura

12.1 Orari i punës në Tregun e Gjelbër: të Mërkurën dhe të Shtunën nga ora 06:00 deri në orën
16:00.

12.2 Orari i punës në Tregun e Bylmetit: të Mërkurën dhe të Shtunën nga ora 06:00 deri në orën
16:00.

12.3 Orari i punës në Tregun e Kafshëve: të Shtunën nga ora 06:00 deri në orën 16:00.

12.4 Orari i punës në Tregun e Automjeteve: të Shtunën nga ora 06:00 deri në orën 16:00

12.5 Orari i punës në Tregun e Rrobave të Përdorura: të Shtunën nga ora 06:00 deri në orën
16:00.

Neni 15
Rendi dhe qëtesia publike dhe mbrojtje nga zhurma

Të gjitha shoqërit tregtare janë të obliguara që gjatë ushtrimit veprimtarive të tyre ekonomike të
mos bien ndeshe më Ligjin Nr. 03/L-142 për Rendin dhe Qetësinë Publike dhe Ligjin Nr. 02/L-
102 për Mbrojtjen nga Zhurma si dhe aktev tejra nënligjore të kesajë lëmie.

Neni 16
Pëlqim për zgjatjen e orarit te punës

16.1. Për punë më të gjatë se orari i punës i paraparë më këtë rregullore, duhet të merrte pëlqimi
parapark nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.

16.2 Drejtoria për Zhvillim Ekonomik mund të leshoj pelqim për zgjatejn e oratrit të punës deri
në ora 03:00 pas mesnatës pasi te jenë plotësuar kriterte e parapara sipas dispozitave të
rregullativës ligjore.

16.3 Kërkesë për zgjatejn e orarit të punës duhet të parashtrohet në Drejtorinë për Zhvillim
Ekonomik se paku 48 ore më parë, në ditën zyrtare të punës.

16.4 Drejtoria për zhvillim Ekonomik është e obliguar që brenda 24 orëve të shqyrtoj kërkesën
dhe të marrë vendim për refuzimin apo aprovimin e kërkesë për zgjatjen e orarit të punës.

16.5 E drejta për trëheqjen/revokimin e vendimit për zgjatjen e orarit te punës në rast të prishjes
se rendit dhe të qetësisë publike apo ankesave të qyterarve e mban drejtoria për Zhvillim
Ekonomik.

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

Neni 17
Dokumente për aplikimin për zgjatjen e orarit dhe pagesa

17.1 Plotësimi i formularit zyrtar për zgjatjen e orarit i cili duhet te dorëzohet ne zyren pritese të
Komunës, kopjen e çertifikates se regjistrimit të shoqëris tregtare (biznesit), kopjen e
letërnjoftimit të pronarit të shoqërisë tregtare, pëlqimin e inspektorit për plotësim të kushteve
minimale higjenoe-teknike dhe sanitare, për aktivitetin e organizuar në siparëfaqen publike
pelqeimi nga Drejtoria e Urbanizmit dhe mbrojtjes se mjedist për shfrytëzimin e e përkoheshme
të sipërfaqës publike, vërtetimi i tatimit në pronë ën të cilen ushtron veprimtarin e saj shoqrëia
tregtare, dëshmi pagesa për zgjatejn e oratrit të punës.

17.2 Pagesa për zgjatejn e orarit të punës është e normuar me rregullore tjera komunale.

Neni 18
Procedura e ankesë kundër vendimit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik

18.1 Kundër Vendimit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, lejohet ankesa brenda afatit prej
pesëmbdhejtë (15) ditëve kalendarike, e cila i drejtohet Komisioni te Ankesave në Komunën e
Pejës.
18.2 Anëkesa e parashtrur nga pala e pakënaquar kundër vendimit te Drejtorisë për Zhvillim
Ekonomik nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
18.3 Vendimi i Komisioni është përfundimtar në proceduren administrative.
Pala e pakënaqur mund të inicioi kontest administrativ në Gjykatën kompetente.

Neni 19
Njoftim për shqyrtimin e kërkesë për zgjatjen e orarit te punës

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është e obliguar qe të shqyrtoj kërkesën dhe të nxjerrë
vendim për refuzim apo aprovim të kërkesë për zgjatjen e orarit te punës dhe të njoftoj
me një kopje origjinale: Palën,Drejtorin për Punë Insepktuese, Policinë e Kosovës, dhe një
kopjen në shkresat lëndorë.

Neni 20
Vendosja e simboleve kombëtare

Të gjithë pronarët e shoqërive tregtare të cilat ushtrojnë veprimtari ekonomike në territorin e


Komunës së Pejës janë te detyruara që në lokalet afariste të tyre për çdo 17 shkur dhe 28 nëntor
të vendosin flamujt konform dispozitave ligjore në fuqi.

Neni 21
Inspektimi

21.1 Inspektori kryen inspektimin sipas detyrës zyrtare dhe në bazë të ankesës së palës së tretë.

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

21.2 Inspektori është i detyruar që të informojë parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e


konstatuar, respektivisht masat e ndërmara brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditësh kalendarike.

21.3 Inspektori mund të konstatoj gjendjen faktike me procesverbal, përmes fotove dhe
incizimeve dixhitale, faturave/kuponëve fiskal si dhe informatave tjera të besueshme.

21.4 Inspektori në çdo kohë mund të ndaloj përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë dhe mbyll
lokalin afarist në të cilin ushtrohet veprimtaria ekonomike në kundërshtim me dispozitat e kësaj
rregullore.

21.5 Elementet formalo-juridike që duhet ti përmbaj akti administrativ që e lëshon inspektori,


janë të përcaktuarar në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Neni 22
Pagesat e gjobave

22.1 Në rastet kur konstatohet se janë shkeluar dispozitat e kësaj rregullore inspektori i tregut
duhet qe brenda afatit 8 (tetë) ditësh kalendarike nga dita e konstatimit të shqipton gjobë.

22.2 Gjobat të përcaktuara me këtë rregullore paguhen brenda pesëmbedhjete (15) ditëve nga
data e shqiptimit të tyre, por jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e shqiptimit të tyre.

22.3 Nese subjekt i gjobitur bënë pagimin e gjobës të shqiptuar me këtë Rregulllore brenda afatit
prej tridhjetë (30) ditësh, subjekti lirohet nga pagimi i pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së
gjobës.

22.4 Subjekti të cilit i është shqiptuar gjoba sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje ka të drejtë të
paraqes anëkesë në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes se vendimit. Ankesa ndaj vendimit i
drejtohet komisionit për ankesa të Komunës së Pejës.

22.5.Ankesa kundër vendimit të Inspektorit të Tregut nuk ed ndalon ekzekutimin e vendimit.

III. DISPOZITAT NDËSHKUESE

Neni 23
Gjobat

23.1 Të gjitha shoqërit tregtare që ushtrojen veprimtari ekonomike dhe qe veprojnë në


kundërshtim me dispozitat ligjore te neneve 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12 do të ndëshkohen me
gjobë:
23.2 Subjektet afariste të cilat nuk i përmbahen kësaj Rregulloreje do të dënohen me gjobë si në
vijim:
23.3 Personat juridik 500 (pesëqind) deri 2.000 (dymijë) euro.
23.4 Personat përgjegjës të subjektit juridik 200 (dyqind) deri 1.500.00 (njëmijëepesqind) euro.
23.5.Përsoni fizik gjobitet nga 50 – 300 € ?

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

23.6.Mosvendosja e orarit të kujdestarisë sipas nenit 4 paragrafi 4.1 dhe 4.2 dënohet me gjobë
administrative 100 euro deri 200 euro.
23.5 Mjetet e mbledhura nga këto gjoba derdhen në buxhetin e komunës se Pejës

IV. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 24
Mbikqyrja e zbatimit te rregullores

Për zbatimin e kësaj rregulloreje do të kujdeset Kryetari i Komunës,Drejtoria për Zhvillim


Ekonomik, Drejtoria për punë inspektuse-Sektori i Inspekcionit të Tregu,.

Neni 25
Harmonizimi i orarit te punes

Të gjitha subjektet biznesore janë të obliguara që të harmonizojnë orarin e punës konform


dispozitave të kësaj rregulloreje në afatin prej 30-ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj
rregulloreje.

Neni 26
Dispozitat shfuqizuse

Me hyrje në fuqi të kësaj rregulloreje shfuqizohet Rregullorja mbi Orarin e Punës për Lokalet
Afariste, Objektet Hoteliere dhe Shërbimeve të Tjera në Komunen e Pejës 01.Nr.9-15867 të
datës 31 tetor 2003.
Neni 27
Hyrja në fuqi

Kjo rregullore hyn në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e Protokollit të Ministrisë së
Administrimit të Pushtetit Lokal dhe 7 ditë pas publikimit në gjuhë zyrtare në web-faqen e
Komunës.

KRYESUESI I KUVENDIT
dr. Islam Husaj d.v
________________________

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës
KOMUNA PEJË

_____________________________________________________________________________________________________________________
KOMUNA PEJË - DREJTORATI PËR ZHVILLIM EKONOMIK
Rregullore (KPE) Nr. 01/2019 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Pejës

You might also like