You are on page 1of 12

Rishikimi Struktural për Komunën e Kamenicës

DRAFT – ANALIZA JURIDIKE E ÇËSHTJES

Qershor 2019

Shёnim mbi pёrjashtimin e pёrgjegjёsisё: TLP Alumni Association ka pregaditur


kёtё analizё sipas kёrkesёs sё Komunёs sё Kamenicёs. TLPAA ёshtё nё gadishmёri
pёr tё ndihmuar Komunёn e Kamenicёs nё draftimin shkresave pёrcjellёse dhe nё
dizajnimin e hapave dhe procedurave qё duhen ndjekur pёr rastin konkret.
Megjithatё, TLPAA e njeh faktin qё u pёrket autoriteteve publike qё tё konsiderojnё
kёto kёshilla por qё vetё tё marrin vendimet dhe me kёtё edhe pasojat pёr to.

1
MEMO SHPJEGUESE

Për: Komunen e Kamenices, Qendron Kastrati, Kryetarë


Nga: TLP Alumni Association, Alban Krasniqi, Jurist,
Datë: 10.06.2019
Lënda: Analiza ligjore e cёshtjes sё ri-strukturimit nga fushёn e arsimit nё Komunёn e
Kamenicёs

Cёshtja:
Komuna e Kamenicёs pёr njё kohё ёshtё pёrballё me njё zbritje drastike tё numrit tё
nxёnёsve nёpёr shkollat fillore dhe tё mesme. Kjo situatё i bёnё njё numёr tё
konsiderueshёm tё mёsimdhёnёsve tё pa nevojshёm karshi mungesёs sё nxёnёsve. Andaj
tre cёshtje duket qё ngirten nё rastin nё fjalё:
1. A mund tё ndёrpriten dhe si, nёse po, kontratat e bёra me kohё tё pa caktuar?
2. A ёshtё niveli qendror apo niveli lokal kompetent pёr sa i pёrket cёshtjeve tё
punёsimit, e rrjedhimisht edhe tё ndёrprerjes sё marrёdhёnies sё punёs tё
mёsimdhёnёsve nё nivelin fillor dhe tё mesёm?
3. A mundet, sipas legjislacionit nё fuqi, Komuna e Kamenicёs tё ndёrpresё
marrёdhёnien e punёs tё tё punёsuarёve nё sektorin e arsimit pёr shёrbimet e tё
cilёve mё nuk ёshtё e nevojshme? Nese po, cili organ i nivelit lokal?
4. Cfarё procedurash duhet tё ndiqen qё tёrё kjo tё procedohet pa shkelur ligjet nё
fuqi?

Faktet:
Një prej sfidave kryesore në Komunën e Kamenicës është numri i lartë dhe jo-proporcional
i shërbyesve civil dhe punonjësve komunal që shteron shumicën e buxhetit të komunës në
paga dhe mëditje dhe ulë buxhetin për investime kapitale dhe shërbime komunale. Sipas
Ligjit për Buxhetin të vitit 2018, shumica e buxhetit shpenzohet në Paga dhe Mëditje (89%).
Përqindja e shpenzimeve për Paga dhe Mëditje e Komunës së Kamenicës (89%) është
dukshëm më e lartë krahasuar me përqindjen në disa komuna që e rrethojnë Kamenicën,
për shembull Gjilan (62%), Novobërd (71%), apo Prishtinë (42%).

Sipas Ligjit për Buxhetin (2018), Komuna e Kamenicës ka të paraparë 1,172 punonjës, prej
të cilëve 792 (68%) janë të caktuar në fushën e Arsimit dhe Shkencës. Prej atyre që janë të
paraparë në fushën e arsimit dhe shkencës, 596 (72%) janë paraparë për arsimin fillor dhe
194 (24%) për arsimin e mesëm.

Kёto fakte tё sipёr cituara, marrё nga Ligji pёr Buxhetin (2018), janё konfirmuar edhe nga
zyrtarё tё Komunёs sё Kamenicёs andaj do tё merren si tё mirёqena dhe do tё supozohet

2
se ekzistojnё edhe aktualisht duke qenё se ndonjё ndryshim i vogёl nuk do tё kishte ndikim
pёrcaktues nё kёtё analizё.

Pёr mё tepёr, sipas dokumenteve tё ofruara nga Komuna, punonjёsit kanё tё nёnshkruar
kontratё pune nё kohё tё pa caktuar me Drejtorinё Komunale tё Arsimit tё Kamenicёs 1,
bazuar nё Ligjin e Punёs2 dhe Udhёzimin Administrativ 10/2015 (MAShT) 3. Kontratat e
punes ne arsimin parauniversitar ku ne bazë të këtij UA kemi dy lloje te kontratës me kohe
te caktuar dhe me kohë të pacaktuar, në këtë rast mësimdhënësit që kanë 10 orë mësimore
të rregullta i takon kontrata e punës me kohë të pacaktuar.

Legjislacioni i aplikueshёm dhe analiza

Nga cёshtjet e ngritura duket qё disa ligje janё direkt tё aplikueshme. Ligjet e aplikueshme,
tё shqyrtuara pёr qёllimet e kёsaj analize janё: Ligji i Punёs, Ligji pёr Arsimin
Parauniversitar4, Ligji pёr Arsimin nё Komuna, Ligji pёr Vetёqeverisjen Lokale dhe aktet
tjera si do tё trajtohen mё poshtё. Pjesa nё vijim do tё trajtohet nё formё tё
pyetjeve/cёshtjeve qё kanё nevojё pёr sqarim.

1. A mund tё ndёrpriten dhe si, nёse po, kontratat e bёra me kohё tё pa caktuar?

Nё vijim do tё fokusohemi nё Ligjin e Punёs dhe aktet tjera tё zbatueshme karshi


ndёrprerjes sё kontratёs sё punёs. Do tё shohim edhe dispozitat e ligjeve tjera kur ato janё
relevante.

Fillimisht vёrejmё qё Kontrata model e pёrcjell nga Komuna e Kamenicёs ёshtё e lidhur nё
mes tё mёsimёdhёnёsve dhe Drejtorisё Komunale tё Arsimit dhe ёshtё bёrё pёr kohё tё pa
caktuar.5 Megjithatё nё Kontratё ekziston edhe dispozita pёr ndёrprerjen e kontratёs.
Neni 8 i Kontratёs pёrcakton qё:
1.Kontrata e punёs tё punёsuarit do ti ndёrpritet sipas nenit 67, 70 dhe 71 tё Ligjit tё
punёs nё fuqi tё Republikёs sё Kosovёs.
2. I punesuar, me rastin e shuarjes se vendit te punes pajtohet se kontrata mund te
nderpritet sipas dispozitave ne fuqi. 6 (theksimi i shtuar).

1
Shih,Shtojca 1 e kesaj Analize, Kontrata e Punes (model).
2
LIGJI NR. 03/L-212 I PUNËS, I caseshem ne linkun ne vijim: https://gzk.rks-
gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2735
3
UDHËZIM ADMINISTRATIV MASHT NR. 10/2015 PËR KONTRATËN E PUNËS PËR MËSIMDHËNËS TË
ARSIMIT PARAUNIVERISTAR I caseshem ne linkun ne vijim: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15035
4
LIGJI Nr. 04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, i caseshem ne:
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2770
5
Kontrata model, neni 3.1.
6
Neni 8.1 dhe 8.2. Shenim: Kontrata eshte bere ne 2018 dhe Ligj i punes ne fuqi sipas ketij neni eshte Ligji 03/L-212.

3
Andaj nё vijim do tё analizojmё se cka pёrcaktojnё dispozitat e Ligjit tё Punёs karshi
ndёrprerjes sё marrёdhёnies sё punёs. Por ne nuk do tё kufizohemi vetёm nё dispozitat
(nenet) e cituara nё Kontratёn mё lartё por do tё shohim nёse ka edhe rrugё tjera pёr tё
ndёrprerё marrёdhёnien e punёs duke pasur parasyshё situatёn e krijuar nё Komunёn e
Kamenicёs ashtu si ёshtё pёrshkruar mё lartё.

Nё nenin 67 tё Ligjit tё Punёs ёshtё pёrcaktuar qё:


1. Kontrata e Punës sipas fuqisë ligjore, ndërpritet:
[...]
1.5. në ditën e dorëzimit të aktvendimit të plotfuqishëm për vërtetimin e humbjes së
aftësive për punë;
[...]
1.7. me vendimin e gjykatës kompetente, vendim që pason ndërprerjen e marrëdhënies së
punës;
1.8. me falimentimin dhe likuidimin e ndërmarrjes;
1.9. rastet e tjera të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi.

Neni 68 i Ligjit tё Punёs pёrcakton:


Neni 68
Ndërprerja e Kontratës së Punës me marrëveshje
1. Kontrata e Punës mund të ndërpritet me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe
të punësuarit.
2. Marrëveshja nga paragrafi 1. i këtij neni bëhet në formë të shkruar.
3. Në rast të ndërprerjes së Kontratës së Punës me marrëveshje, punëdhënësi është i
obliguar t’i paguajë të punësuarit pagën, për ditët e punës deri në ndërprerje.
Tutje, Ligji ka pёrcaktuar qё kontrata e punёs mund tё ndёrpritet edhe nga ana e
punёdhёnёsit. Kёshtu, neni 70 i Ligjit tё Punёs ka paraparё qё:
1. Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit me një periudhë
paralajmërimi, atëherë kur:
1.1. ndërprerja e tillë arsyetohet për arsye ekonomike, teknike ose organizative;
1.2. i punësuari nuk është më i aftë t’i kryejë detyrat e punës;
1.3. punëdhënësi mund ta ndërpresë kontratën e punës në rrethanat e përcaktuara në
nënparagrafin 1.1. dhe 1.2., të këtij paragrafi nëse është e papërshtatshme për
punëdhënësin që ta transferojë të punësuarin në një vend pune tjetër, ta trajnojë a ta
kualifikojë atë për ta kryer punën ose ndonjë punë tjetër;
[...]
(theksimi i shtuar)

Pёrfundimi i parё:
Ligji i Punёs e lejon ndёrprerjen e kontratёs sё punёs kur, ndёr tё tjera, ndёrprerja e tillё
arsyetohet pёr arsye ekonomike, teknike ose organizative. Ky konstatim bёhet edhe mё i
qёndrueshёm pёr faktin se vetё kontrata e punёs bёnё referencё nё nenin 70 tё Ligjit tё
Punёs qё flet pёr ndёrprerjen e kontratёs sё punёs nga punёdhёnёsi.

4
2. A ёshtё niveli qendror apo niveli lokal kompetent pёr sa i pёrket cёshtjeve tё
punёsimit, e rrjedhimisht edhe tё ndёrprerjes sё marrёdhёnies sё punёs tё
mёsimdhёnёsve nё nivelin fillor dhe tё mesёm?

Ligji per Arsimin Parauniversitar ka pёrcaktuar qё:


Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve
arsimore dhe aftësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse
të përcaktuara në këtë ligj.
(neni 3, paragrafi 2, theksimi i shtuar)
Tutje, ligji ka pёrcaktuar se:
2. Ministria duhet të nxjerrë akte nënligjore7 lidhur me:
2.3. numrin maksimal të nxënësve për klasë dhe proporcionin e numrit nxënës-
mësimdhënës (klasat apo shkollat që japin mësim në gjuhët jozyrtare mund të themelohen
edhe me numër më të ulët, sesa ai i paraparë në kushte të zakonshme),
(neni 5, paragrafi 2.3, theksimi i shtuar)
Ligji percakton edhe kompetencat e komunave ne kete fushe:
Neni 7
Kompetencat e komunës
1. Kompetencat e komunave janë të rregulluara përmes:
1.1. Ligjit për vetëqeverisje lokale, nr. 03/L040, të datës 20 Shkurt 2008, dhe Ligjit për
arsim në komuna, nr. 03/L-068, të datës 21 maj 2008, dhe
1.2. kompetencave shtesë të përcaktuara sipas dispozitave të këtij ligji .

Andaj pёr kuptuar nё tёrёsi problemin ligjor ne duhet tё shohim nё vijim se cka
pёrcaktojnё kёto ligje nё raport me gjerёsinё e kompetencave tё Komunave pёr fushёn e
arsimit.
Ligji pёr Vetёqeverisje Lokale8, nё nenin 17 pёrcakton:
Komunat kanë kompetenca të plota dhe eksluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i
respektuar standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, në fushat që vijojnë:
...

7
Analiza jone ka gjetur se Ministria kishte nxjerrur UA nr. 22/2013 (numri maksimal i nxenesve per klasa dhe raporti
mesimedhenes-nxenes). Andaj edhe përcaktimet numerike në raportin mësimdhënës-nxënës, të përcaktuara në këtë
Udhëzim mund të përdoret si justifikim për ri-strukturimin e përmendur.
8
LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE, i caseshem ne linkun ne vijim: https://gzk.rks-
gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2530

5
h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin
dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e
instruktorëve dhe administratorëve të arsimit;’
(Neni 17, hijezimi i shtuar)

Kurse Ligji pёr Arsimin nё Komuna 9, pёrcakton qё


4.1 Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ato i takojnë interesit lokal,
ndërkohë që respekton standardet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi në lidhje me
dispozitat e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe
licencimin e institucioneve arsimore, marrjen në punë, pagesën e rrogave dhe aftësimin e
mësimdhënësve dhe administratorëve.
(Neni 4, paragrafi 1, hijezimi i shtuar)
Ligji po ashtu pёrcakton nё nenin 5 qё
Kompetencat e referuara në Nenin 4 të këtij ligji përfshijnë kompetencat e mëposhtme të
veçanta komunale në arsimin publik për nivelet 0 (parashkollor), 1 (fillor), 2 (të mesëm të
ulët) dhe 3 (të mesëm të lartë) në pajtim me udhëzimet dhe/ose procedurat dhe standardet e
përgjithshme të shpallura nga MASHT-i:
[…]
c) punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me
procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publikë;
[…]

Pёrfundimi i dytё:

Sipas legjislacionit nё fuqi, Komunat kanё pёrgjegjёsi ekskluzive mbi punёsimin e


mёsimёdhёnёsve tё nivelit parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.
Rrjedhimisht Komunat (organet relevante tё tyre) kanё kompetencё edhe pёr tё ndjekur
procedurat e ndёrprerjes sё marrёdhёnies sё punёs nё pajtim me ligjin nё fuqi.

9
LIGJI NR. 03/L-068 PËR ARSIMIN NË KOMUNATE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, i caseshem ne linkun ne vijim:
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2543

6
3. Cili institucion/organ i nivelit lokal ёshtё kompetent pёr tё vendosur pёr ri-
strukturim/ndёrprerje tё marrёdhёnie tё punёs nё arsimin fillor dhe tё mesёm?

Ligji pёr Vetёqeverisjen Lokale pёrcakton fushёn e kompetencave tё secilit organ lokal.
Sipas nenit 10 te Ligjit te lartecituar Organet komunale janë kuvendi i komunës dhe
kryetari. Sipas nenit 11 Kuvendi i komunës dhe kryetari kanë të drejtë të miratojnë akte dhe të
ndëmarrin masa për zbatimin e tyre brenda fushës së kompetncave të tyre…

Sipas neni 12 Aktet e kuvendit të komunës vlejnë në territorin e komunës që ka miratuar aktin.
Këto akte përfshijnë:
a) statutin e komunës;
b) rregulloren e punës;
c) rregulloret komunale; dhe
d) çdo akt tjetër të nevojshëm apo të duhur për funksionim efikas të komunës.

Por ky nen po ashtu duhet lexuar ne lidhje me KREUN VI (Ne vecanti nenet 35 dhe 40, qe
flasin per kompetencat e Kuvendit Komunal. Kёshtu, neni 40 pёrcakton kompetencat nё
vijim pёr Kuvendin e Komunёs:
40.2 Kuvendi i komunës nuk i delegon përgjegjësitë e tij lidhur me marrjen e vendimeve
për:
a) statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe
shfuqizimin e tyre,
b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;
c) miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për kuvendin sipas
statutit apo rregullores së punës;
d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;
e) themelimin e komisioneve të kërkuara sipas këtij Ligji;
f) zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
g) niveli i tarifave dhe ngarkesave; h) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe
titujve të nderit të komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;
i) emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
j) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;
k) marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të
Republikës së Kosovës; dhe
l) përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.

Ligji po ashtu ka percaktuar, ne nenin 13, qe Kryetari i komunës ka të drejtë të nxjerrë


urdhëresa dhe vendime brenda fushës së kompetencave të tij. Kjo duhet lexuar ne lidhje me
nenin 58 (qe flet per pergjegjesite e Kryetarit):

7
Kryetari i komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:
a) përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;
b) udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr
administrimin financiar të komunës;
c) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit
të komunës apo komiteteve të tij;
[…]
(hijezimi i shtuar)

Pёrfundimi i tretё:

Nga dispozitat e lartёpёrmendura vёrehet qё: 1. Nuk ёshtё pёrmendur nё mёnyrё


eksplicite tek kompetencat e Kuvendit e as tek ato tё Kryetarit tё Komunёs e drejta pёr tё
nxjerrё akte pёrkitazi me njё ri-strukturim tё mundshёm. 2. Kryetari i Komunёs kryen tё
gjitha funksionet qё nuk i jepen nё mёnyrё eksplicite Kuvendit tё Komunёs.
Andaj duke pasur parasysh kёto, Kuvendi i Komunёs sё Kamenicёs mund tё delegoi njё
kompetencё tё tillё tek ekzekutivi qё tё bёjё njё vlerёsim dhe tё propozoi masat dhe
veprimet konkrete sipas procedurave tё cilat mbetet tё qartёsohen edhe mё tutje.

8
4. Mbi ristrukturimin dhe procedurat/hapat qё propozohet tё ndiqen

Deri tani e pamё qё kontratat nё fjalё mund tё ndёrpriten, dhe qё niveli lokal ka
kompetencё dhe autoritet pёr tё bёrё ristrukturimin kur kushtet e determinojnё njё gjё tё
tillё. Per me tepёr, kjo gjё rregullohet edhe me Kontratёn Kolektive nё fuqi pёr punёtorёt
e arsimit.10 Sipas nenit 2 tё Kontratёs, dizpozitat e kёsaj Kontrate kolektive janё tё zbatueshme
pёr tё gjithё tё punёsuarit nё tё gjitha institucionet publike dhe private tё Arsimit Parauniversitar
....(neni 2 paragrafi 1). Aty po ashtu ёshtё pёrcaktuar qё Dispozitat e kёsaj Kontrate kolektive
janё tё zbatueshme pёr tё gjithё punёdhёnёsit nё sektorin e arsimit (Komunat-DKA, ...) ne sektorin
publik... (neni 2 paragrafi 2).
Kontrata Kolektive mё tutje ka pёrcaktuar edhe rastet e rastet e “tepricёs teknologjike”.
Pёr shkak tё rёnёdsisё sё kёtij neni po e vendosim nё tёrёsi mё poshtё:
Neni 14
Caktimi i punëtorëve si tepricë teknologjike
1. Punëdhënës është i obliguar, kur konstaton se nuk ka nevojë për punë për të punësuarit për
shkak të tepricës teknologjike apo organizimit tjetër, të hartojë një program të realizimit të
drejtave të punësuarve për të cilët ndërpritet marrëdhënia e punës.
2. Programi përmban të dhënat e të punësuarve për të cilët nuk ka nevojë punësimi, punët që
kryejnë, struktura kualifikuese, mosha e tyre dhe masat që duhet ndërmarrë për punësimin
e tyre, si dhe afatin që duhet publikuar në tabelën e shpalljeve.
3. Punëdhënësi është i obliguar të marrë parasysh mendimin dhe propozimin e përfaqësuesit të
SBASHK-ut dhe të e njoftoj për qëndrimin e tij dhe programin e përpiluar.
4. Me tepricë teknologjike apo arsyet e organizimit tjetër konsiderohen:
4.1. Zvogëlimi i vëllimit të punës (numri i paraleleve ose numri i orëve të mësimit, numri i
nxënësve, zvogëlimin e vendeve të punës për arsye tjera);
4.2. Vendosjen e organizimit të formave të reja të punës dhe plan-programeve të reja që
rezulton me zvogëlimin e numrit të punësuarve;
4.3. Ribashkimit të shkollave, zhvendosjes apo ndërprerjes së punës së asaj shkolle dhe
ndërrimit të statusit të shkollës ku mbesin punëtorët pa vend pune.
4.4.Programi i zgjedhjes së problemit të punësuarve që mbesin pa punë përmban ndërmarrjen
e disa masave e sidomos:
▪ Radhitja në punë tjera,
▪ Puna te punëdhënësi tjetër,
▪ Rikualifikimi,
▪ Dhe të drejta tjera në pajtim me ligjin dhe Kontratën Kolektive
Nacionale,respektivisht Kontratën e Punës.

5. Të punësuarit nuk mund t'i ndërpritet marrëdhënia e punës si tepricë teknologjike edhe atë:
1. Invalidëve të punës të kategorisë II;
2. Të punësuarve gjatë kohës së shtatzënisë dhe me fëmijë të moshë deri në dy vjet;

10
Kontrata e Kolektive e fundit eshte nenshkruar me 18.04.2017: http://www.sbashk-rks.org/kontrata.pdf

9
3. Të punësuarit që është mbajtës i familjes;
4. Të punësuarit me fëmijë të hendikepuar;
5. Të punësuarve meshkuj që ka së paku 30 vjet pune dhe femrave që ka minimum 25
vjet pune pa pëlqimin e tyre;
6. Nëse dy bashkëshortet punojnë te një punëdhënës, njërit nuk mund t'i ndërpritet
vendi i punës;
7. Përfaqësuesit sindikal;
8. Punëtorit në specializim me leje të punëdhënësit.

6. Gjatë caktimit të punëtorëve tepricë në të njëjtën kategori vendosen të gjithë punëtorët e një
institucioni të cilët punojnë në ato vende të punës, përveç tjerave si kritere duhet të jenë:
• Kriteri i parë për ruajtjen e vendit të punës është arritja e rezultateve të punës. Përparësi për
ruajtje të vendit të punës kanë punëtorët që kanë rezultate më të mira të punës;
• Kriteret e arritjes së rezultateve të punës mund të shfrytëzohen gjatë caktimit të punëtorëve
të tepërt vetëm nëse janë paraprakisht të caktuara normat për konstatimin e rezultateve të
punës dhe janë përdorur së paku gjashtë muajt e fundit para aprovimit të programit për
largimin e punëtorëve si tepricë teknologjike.
• Kriteri i tretë është marrja parasysh e përvojës në punë në arsim. Kjo merret parasysh në
rastin e arritjes së rezultateve të njëjta të punës. Përparësi në ruajtjen e vendit të punës kanë
punëtorët me përvojë më të gjatë në punë (në rastin e suksesit të njëjtë në arritjen e
rezultateve të njëjta.

7. Punëdhënësi nuk mund të shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës deri sa të
mos sistemohen punëtorët e shpallur tepricë teknologjike.
8. Punëdhënësi obligohet që t’i kompensojë të ardhurat e punëtorëve tepricë teknologjike sipas
legjislacionit në fuqi.

Pёr mё tepёr, pёrgjatё tёrё kёtij procesi, Komuna e Kamenicёs duhet tё ketё kujdesё
qё tё aplikoi me pёrpikёri Ligjin e Punёs, nenin 71 (koha e njoftimit pёr ndёrprerjen e
marrёdhёnies sё punёs). Ky nen duhet tё zbatohet nga rasti nё rast sepse ligji ka
paraparё kohё tё ndryshme tё njoftimit paraprak varёsisht nga numri i viteve tё
punёsimit.

Po ashtu, duhet tё zbatohet me kujdes neni 72 (procedura para ndёrprerjes sё


Kontratёs) pra qё: Vendimi për të ndërprerë kontratën e punës duhet të bëhet me shkrim dhe
duhet të përfshijë arsyetimin për ndërprerje. Po ashtu Punëdhënësi është i obliguar të bëjë
pagesën e pagës dhe të ardhurave të tjera, deri në ditën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Duke qenё se ri-strukturimi i tillё me pasojё ndёrprerjen e marrёdhёnies sё punёs


kualifikohet si largim kolektiv nga puna, Komuna e Kamenicёs po ashtu duhet tё ketё
kujdes qё tё aplikoi me pёrpikmёri nenin 76 tё Ligjit tё Punёs. Ky nen pёrcakton njё
sёrё hapash dhe masash qё duhet ndёrmarrё para, gjatё dhe pas procesit tё
ndёrprerjes sё punёsimit nё mёnyrё kolektive.

10
5. Mbi kordinimin me nivelin qёndror
Duke qenё se ky ёshtё njё proces mjaftё me ngarkesё dhe potencialisht mund tё hapё
ndonjё kontest, edhe gjyqёsor, ёshtё e preferueshme qё Komuna e Kamenicёs tё i drejtohet
me shkresa zyrtare pёr tё kёrkuar kёshilla nga Ministria e Arsimit Shkencёs dhe
Tekonologjisё, Ministria e Punёs dhe Mirёqesnjes Sociale dhe Ministria e Administrimit
tё Pushtetit Lokal pёrkitazi me fushat pёrkatёse tё ligjit qё kёto Ministri mbulojnё dhe
mbikqyrin.

Pёr kёtё lloj konsultimi ekziston edhe baza ligjore. Kёshtu, nё Ministria e Arsimit, Shkencës
dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës (MASHT) ka përgjegjësitë e mëposhtme: a) të zhvillojë
politika dhe të hartoi e implementojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë
zhvillimin e arsimit te lartë dhe shkencën në Kosovë; (Ligji per arsimin parauniversitar, neni 3.1,
theksimi i shtuar). Për më tepër, sipas Rregullores për organizimit e brendshëm të MASHT-
it11, përcaktohet që Departamenti Ligjor [i kësaj Ministrie] ofron këshilla ligjore dhe
rekomandime nga fushëveprimi i ministries sipas kërkesës. (neni 32, paragrafi 1.5). Duke qenë
se kjo cështje pa dyshim që hynë edhe në fushëveprimin e Ministrisës atëherë Komuna e
Kamenicës legjitimohet për të bërë kërkesë zyrtare për sqarim dhe kordinim të hapave të
më tejmë në këtë process.

Një zgjidhje e ngjashme ligjore ekziston edhe për sa i përket Ministrisë së Punës dhe
Mirëqenjes Sociale. Kështu me Ligjin e Punës është përcaktuar që Ministria [e Punës dhe
Mirëqenjes Sociale] në koordinim me ministritë e tjera të Qeverisë të Republikës së Kosovës, në
afat prej një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e drejt dhe
efikas të këtij ligji. Në këtë frymë kuptohet edhe neni 30 i Rregullores për organizimin e brendshëm
të MPMS që përcakton se Departamenti Ligjor ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga
fushëveprimi i ministrisë, sipas kërkesës; 12

Kurse në raport me Ministrinë e Administritmit të Pushtetit Loka, Ligji për Arsimin


Parauniversitar ka përcaktuar në nenin 7 që Ushtrimi i përgjegjësive dhe detyrave të komunës
në këtë fushë monitorohet nga Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të
Pushtetit Lokal për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi. (neni 7.2). Kujtojmë prap se neni
7 i këtij ligji rregullon Kompetencat e Komunës në fushën e arsimit paranuviersitar. Për

11
RREGULLORE (QRK) - NR. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E
VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË, e caseshme ne:
https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/rregullore-nr-39-2013-01.pdf
12
RREGULLORE (QRK) Nr.14/2015 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE, e caseshme ne: https://gzk.rks-
gov.net/ActDetail.aspx?ActID=11312

11
më tepër edhe në Rregulloren13 për organizimin e brendshëm të MAPL-së, që përcakton
se Departamenti Ligjor dhe per monitorim te Komunave Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime
nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës. Rrrjedhimisht Komuna e Kamenicës legjitimohet
edhe në raport me komunikimin me MAPL përkitazi me këtë cështje coftë para, gjatë apo
pas marrjes së ndonjë hapi.

Cka më tutje?

Kjo pjesë liston përgjithësisht hapat që Komuna e Kamenicës duhet ti ndërmarrë për të
arritur deri tek ri-strukturimi (ndërprerja e marrëdhënies së punës punonjësve arsimor)
pa rënë ndesh me ligjin. Hapat tjerë mund të identifikohen nga Komuna para apo gjatë
procesit.

1. Skanimi i përgjithshëm i situates dhe arritja në përfundime të sakta për nevojën ri-
strukturim, numrin e mësimëdhënësve që preken, numrin e nxënësve, alternativat për
shkollat që preken.

2. Konsultime me qytetarët, sindikatat dhe mësimëdhënësit,

3. Marrja e një vendimi në nivel local (Kuvend apo Ekzekutiv) përkitazi me nevojën për
ri-strukturim dhe formimi i një grupi punues/komisioni legjitim për bërjen e
propozimeve konkrete,

4. Marrja e opinioneve nga Ministritë përkatëse nga fushëveprimtaria e tyre: MASHT,


MAPL dhe MPMS,

5. Hartimi i programeve të nevojshme për tranzicionin, aty ku aplikohet, të stafit arsimor


që i përfundohet kontrata,

6. Inicimi i procedurave për ndërprerje të kontratave të punës (njoftimet paraprake dhe


hapat tjerë të nevojshëm.

Fund.

13
RREGULLORE (QRK) NR. 04/2019 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN
E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL, E caseshme ne:
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18627

12

You might also like