You are on page 1of 26

SHKOLLA KOMBETARE E AVOKATISë

E DREJTA E PUNëS
(Marrëdhëniet Individuale të Punës)
1. E drejta për tu njohur me kushtet e marrëdhënies punës;
2. Kontrata Individuale e Punës (Forma);
3. Kontrata Individuale e Punës(Përmbajtja)
3. Krijimi i raporteve individuale të punës (Agjencia);
4. Transferimi i Ndërmarrjes/Vënia në dispozicion
5. Mbrojtja gjyqësore dhe mjetet procedurale
5. Raste Praktike
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 1
Njohja e të Drejtave nga Punëmarrësi
• Të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve janë të parashikuara në ligje, akte nënligjore,
rregulloret e brendshme të personave juridike, por ato janë të përcaktuara dhe në në
kontratën e punës.
• Për t’u njohur me të drejtat duhet që çdo punëmarrës të njihet paraprakisht me këto akte
në varësi të punës që kryen dhe të vendit të punës ku punon. është detyrim i
punëdhënësit ti vërë në dispozicion punëmarrësve një kopje të akteve ligjore (Kodin e
Punës) dhe Rregullores se personelit;
• Pavarësisht këtij detyrimi të punëdhënësit, vetë punemarrësi duhet të njihet por dhe të
konsultohet me qëllim njohjen sa më të mirë të të drejtave që gëzon dhe i garantohen
me ligj.
• Përparësi e normave të zbatueshme në marrëdhëniet e punës, rëndësia që kanë.
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 2
Procesi i negocimit të kushteve të punës
• Oferta nga punëdhënësi e cila mund të përmbajë kushtet bazë të
marrëdhënies që do të krijohet;
• Projekt-Kontrata e Punës me kushtet e përcaktuara nga Punëdhënësi;
• Nevoja për konsultim përpara pranimit të kushteve të punës;
• Fuqia negociuese e Punëmarrësit dhe nënshkrimi i Kontratës së Punës;
• Kushtet që vijnë në kundërshtim me normat Ligjore janë të pavlefshme
dhe rrjedhimisht të pazbatueshme;

10/15/2023 Trainues Av Alban Caushi 3


Kontrata e Punës me dhe pa afat të caktuar

• Kontratat për nga afati i ndajmë në kontrata me dhe pa


afat;
• Kontratat me afat vetëm në rastet kur natyra e punës
dikton kohën e marrëdhënies
• Në cdo rast tjetër kontratat duhet të jenë me afat të
pacaktuar;
• Në kontratën me afat, koha e provës duhet të përcaktohet
në kontratë, në të kundërt prezumohet se palët kanë
hequr dorë.
• Në kontratën pa afat, nëse nuk ka parashikim të kundërt,
prezumohet koha e provës për punëmarrësin
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 4
Kontrata e Punës/Forma
 Forma e Kontrates se Punes
• Kontrata e Punes është një marrëdhënie juridiko-civile e dy palëve që krijojnë një marrëdhënie
duke marrë përsipër të drejta dhe detyrime;
• Autonomia e vullnetit në përcaktimin e raportit të drejta/detyrime është e kufizuar;
• Minimumi i të drejtave të punëmarrësit garantohen nga rendi kushtetues dhe ligjor dhe nuk
mund të cenohen edhe sikur të ekzistojë vullneti i punëmarrësit.
• Kontrata mund të lidhet në formë verbale ose me shkrim;
• Cdo ndryshim i bërë në dëm të interesave të punëmarresit duhet detyrimisht të bëhet me shkrim;
• Dhenia e pelqimit si kusht i vlefshmërisë;
• Lidhja e kontratës në formë verbale duhet të formalizohet me shkrim brenda 7 ditëve (Penalitet
sipas 202 KP);
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 5
Kontrata e Punës/Përmbajtja
Elementët e Kontratës dhe rëndësia e tyre
• Identiteti i Palëve;
• Vendi i punës;
• Përshkrimin e punës;
• Datën e fillimit;
• Kohëzgjatja kur kontrata është me afat;
• Kohëzgjatja e pushimeve të paguara;
• Afatin e njoftimit per zgjidhje;
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 6
Kontrata e Punës/Përmbajtja
• Elementët përbërës të pagës dhe datën e dhënies;
• Ditët e Pushimit Javor/ Ditët e Festave
• Kohen normale javore të punës;
• Parashikime për ndalimin e konkurrencës
• Ligji i zbatueshëm;
• Vendin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 7


Krijimi i raporteve individual të punës
(Agjencia)
• Marrëdhënia e punës në kuptimin klasik është një marrëdhënie dypalëshe;
• Punësimi i përkohshem nga Agjencia (si përjashtim nga rregulli)
• Krijimi i marrëdhënies tre palëshe;
• Përgjegjesia solidare e punëdhënësit;
• Afati i kontraktimit jo më shumë se 2 vjet për të njëjtën ndërmarrje;
• Pagat, mbajtjet, tatimet sig. shoq dhe përfitmet paguhen nga Agjencia;

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 8


Krijimi i raporteve individuale te punes
(Agjencia)
• Marrëdhënia e Agjencisë me punëdhënësin
rregullohet në marrëveshje me shkrim;
• Ndërmjet të tjerash palët bien dakord edhe për
tarifën e shërbimit;
• Marrëveshja është e pavlefshme:
a. nëse kufizon marrjen në punë të
punëmarrësit nga ndërmarrja pas përfundimit të
kontratës me agjencinë;
b. parashikon tarifë që punëmarrësi do i
paguajë Agjencisë
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 9
Transferimi i Ndërmarrjes
• Kur transferohet ndërmarrja, transferohen
edhe marrëdhëniet e punës;
• Transferimi I punëmarrëse të një punëdhënës
tjetër nuk konsiderohet zgjidhje e kontratës;
• Transferimi bëhet me të njëjtat të drejta dhe
detyrime sipas kontratës ekzistuese;
• Detyrim njoftimi 30 ditë përpara se të ndodhë
transferimi efektiv;

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 10


Transferimi I Ndërmarrjes
• Pëlqimi nuk është kusht për transferimin;
• Zgjidhja nga punëmarrësi I kundërdrejtovet
punëdhënësit të ri nëse njoftohet pas datës së
hyrjes në fuqi të transferimit;
• Konsultimi përpara transferimit është i
detyrueshem;

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 11


Mbrojtja Gjyqësore
• Mjeti procedural për të rivendosur të drejtat e
mohuara është padia gjyqësore;
• Afati i ngritjes së padisë për rastet e zgjidhjes
se kontratës së punës është 180 ditë;
• Paditë të cilat lidhen me pretendime që
burojnë nga marrëdhënia e punës është 3 vjet;

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 12


Vendosja ne dispozicion e punemarrësit
• Kërkon pëlqimin e punëmarrësit;
• Punëdhënësi i parë duhet të sigurohet që te
drejtat që lidhen me mbrojtjen e shëndetit në
punë duhet te jenë të njëjtat me ato që
punëdhënësi i dytë i ofron punëmarrësve të
vet;
• Të dy punëdhënësit janë solidarisht përgjegjës
ndaj punëmarrësit të vënë në dispozicion;

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 13


Raste Praktike
A-ja (punedhenesi) ka hyre ne nje marredhenie pune me B-ne,
(punemarresi). Kontrata eshte lidhur per nje afat te caktuar 1
vit. Kontrata nuk parashikon ne menyre te shprehur se 3 muajt e
pare te marredhenies kosiderohen periudhe prove. A-ja zgjidh
kontraten duke dhene njoftim 5 ditor B-se. B-ja pretendon se
kontrata e punes nuk parashikon periudhe prove ndaj A duhet te
respektonte zgjidhjen sic percakton Kodi I Punës në rastet e
zgjidhjes së kontratës më afat të caktuar? Dikutoni rreth ketij
rasti dhe se kush ka te drejte.

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 14


Raste Praktike
Punedhenesi “A” ka nenshkruar nje Kontrate pune me Punemarresin
“B”. Kontrata e punes ka parashikuar ndalimin e ushtrimit te
konkurrences ne perfundim te marredhenies se punes per 1 vit. Ne
perfundim te marredhenies se punes nemenyre qe te ndaloje
ushtrimin e konkurreces cfare veprimesh duhet te kryeje
punedhenesi?
1. A duhet ti ofroje B-se shperblim?
2. Nese po, ne c’mase?
3. A mund ti kerkoje A-ja qe ndalimi te jete me shume se 1 vit?
4. Nese nuk jepet shperblimi cfare ndodh?
5. A eshte e vlefshme marreveshja nese natyra e punes se ka bere B-ja
nuk permban secrete te natyres tregtare? Cili eshte kriteri I
vleresimit te ekzisteces se sekretit tregtar?
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 15
Raste Praktike
Punedhenesi “A” ka nenshkruar nje Kontrate pune me
Punemarresin “B”. B eshte shtatezene dhe ne 31 Mars shkon
te linde femijen qe fatkeqsisht lind I vdekur. B ngre padi ndaj
punedhenesit duke kerkuar demshperblim me pretendimin se
qendrimi ne pune ulur gjate gjate periudhes qe duhet te ishte
pushim (35 dite para lindjes) i ka shkaktuar vdekjes fetusit.
A ka te drejte B-ja te kerkoje demshperblim?
Cfare faktesh te tjera ju duhen qe te hetoni mbi pretendimet e
B-se;

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 16


Raste Praktike
Punedhenesi “A” I jep lejen vjetore punemarresit
“B”. Ky I fundit gjate kohes se lejes vjetore
punesohet gjate kohezgjatjes se lejes prane nje
punedhenesi tjeter.
1. A ka te drejte B-ja te punoje gjate periudhes se
pushimit vjetor?
2. A ka detyrim A-ja ta paguaje per lejen vjetore sipas
Kodit te Punes nese e merr vesh qe B-ja eshte
duke punuar?

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 17


Raste Praktike
Punedhnesi “A” ka nenshkruar nje Kontrate Pune me B-ne.
Kohezgjatja e kontrates eshte parashikuar per 1 vit. “A”-ja
vendos te zgjidhe kontraten e punes dhe gjate procedures e
fton B-ne per te diskutuar. B-ja paraqet raport mjeksor dhe
pretendon qe procedura te pezullohet. A-ja nuk bindet per
gjendjen shendetesore te B-se
1. A duhet te marre te mireqene gjendjen shendetesore te
B-se bazuar ne raportin mjeksor?
2. A ka te drejte A te verifikoje gjendjen shendetesore te B-
se?
3. Diskutoni rreth mundesise se verifikimit te gjendjes
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 18
Raste Praktike
Punedhenesi A dhe Punemarresi B kane hyre ne nje
marredhenie pune. Nje nga elementet e kontrates se punes
jane dhe te dhenat personale te paleve perfshi gjeneralitetet,
adresa e banimit etj. A ka ndermend te zgjidhe kontrates dhe i
dergon B-se njoftimin per takim. Posta kthen njoftimin me
shenimin se nuk gjendet ne kete adrese. Per efekt te
vlefshmerise se zgjidhjes a do te konsiderohet i dhene njoftimi
per kryerjen e takimit? A ka detyrim A-ja te gjeje se ku banon
B-ja ne menyre qe ti jape njoftimin. Diskutoni rreth ketij rasti

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 19


Raste Praktike
A punedhenesi ka hyre ne nje marredhenie
Pune me B qe eshte punemarresi. B-ja punon
60 ore ne jave dhe paguhet sipas pages se
rene dakord ne kontrate? Diskutoni mbi te
drejtat e B-se.
1. Sa ore ka detyrim/te drejte te punoje B-ja?
2. Sa eshte kufiri i lejuar i kohezgjatjes javore?
3. Si paguhen orët shtesë?

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 20


Raste Praktike
Një punëmarrës hyn në një marrëdhënie pune me
një punëdhënës por nuk e formalizojnë më
shkrim marredhenien e punës. Pas 6 muaj
Punëdhënësi I kërkon Punëmarrësit të largohet
nga puna pa shkak dhe pa e njoftuar në lidhje me
zgjidhjen e marrëdhënies së punës. A ka mjete
ligjore mbrojtjeje Punëmarrësi? Cilat janë ato? Si
do të provohet ekzistenca e marrëdhënies së
punës?
10/15/2023 Lektor Alban Caushi 21
Raste Praktike
• Punëdhënësi A i kërkon Punëmarrësit B që të
largohet nga vendi i punës dhe mos paraqitet
më në punë. B-ja duke mos njohur të drejtat
që I jep ligji, bindet dhe largohet duke mos u
paraqitur më në punë. Punëdhënësi pas 7
ditësh bënë zgjidhjen e kontratës për braktisje
të vendit të punës. Si do ti mbroni të drejtat e
B-së?

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 22


Raste Praktike
• Punedhenesi A ka punesuar punmarresin B ne detyren
e drejtorit te deges/agjencise se nje banke. Detyra
dhe funksioni ka qene i mirepercaktuar. Nje moment
A, nisur nga perforemanca e ulet e B-se vendos te
zhvendose ate nga detyra e drejtorit ne detyren e
nen/drejtorit dhe i jep njoftim. Niveli i pages mbetet i
njejte ndersa deyrat funksionale ndryshojne disi por
ne thelb mbeten po ato. B-ja refuzon pozicionin dhe e
konsideron kete rast si zgjidhje e kontrates se punes
nga punedhenesi. Diskutoni mbi rastin.

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 23


Raste Praktike
• Nëse do të ishim përpara rastit që
punëdhënësi ndryshon elementin pagë në
ulje, a është I detyruar B-ja të vazhdojë
marrdhënien? Cfarë pretendimesh mund të
shfaqë B-ja? Si do të këshillonit ju nëse B-ja do
të ishte klienti juaj?

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 24


RASTE PRAKTIKE

A punedhenesi ka hyre ne nje marredhenie Pune me B qe eshte


punemarresi. Puna konsumohet ne Shqiperi. Palet kane
parashikuar qe ne rast te mosmarreveshjeve zgjidhja do te behet
bazuar ne legjislacionin Italian te punes dhe kompetente do te jete
gjykata Italiane. Diskutoni mbi kete rast?
1. A eshte e vlefshme klauzola per ligjin e zbatueshem?
2. A eshte e vlefshme klauzola qe rregullon kompetencen e gjykates?
3. nese nuk eshte e vlefshme ndonje nga klauzolat e mesiperme si
mund te behen ajo/ato te vlefshme?

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 25


Faleminderit!

10/15/2023 Lektor Alban Caushi 26

You might also like