You are on page 1of 13

E drejta e punes

OBJEKTI I TE DREJTES SE PUNES


• Objekt i te drejtes se punes jane maredheniet e varura te punes.
• E drejta e punes percaktohet si e drejte qe rregullon,administron maredheniet qe
lindin nga kryerja e nje pune te varur,kryerja e nje pune per llogari te tjetrit.
• Ne Republiken e Shqiperise e drejta e punes percaktohet si teresia e normave
juridike qe ne kushtet e shoqerise sone demokratike,rregullon maredheniet e
varura te punes.
• Sipas legjislacionit tone e drejta e punes si dege e se drejtes rregullon
maredheniet e punes ne te cilat punemarresi merr persiper te ofroje punen ose
sherbimin e vet ne kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter te
quajtur punedhenes i cili merr persiper te paguaje nje shperblim.
• E drejta e punes percakton lindjen,ndryshimin,shuarjen e maredhenieve te
punes,te punemarresve,sanksionon kohen e punes e te pushimit te tyre,sistemet e
shperblimit te punes(pagat),percakton masat e detyrueshme te punes,rregullat e
pergjegjesise disiplinore dhe pasurore te punemarresit per shperblimin e demit
gjate maredhenieve te punes,menyren e zgjidhjes se mosmareveshjeve te punes
etj.
MBROJTJA NE PUNE
• Mbrojtja ne pune perfaqeson teresine e
masave teknike,shendetesore,organizative
dhe shoqerore qe synojne sigurimin e
kushteve sa me te pershtatshme ne
parandalimin e aksidenteve ne pune,te
semundjeve profesionale dhe te semundjeve
te pergjithshme.Mbrojtjen ne pune e gezojne
te gjithe punemarresit qe jane ne maredhenie
pune
MBROJTJA NE PUNE
• Sipas nenit 39 te kodit te punes: 1- Punedhenesi per te parandaluar aksidentet
dhe semundjet profesionale duhet te percaktoje qarte rregullat e sigurimit
teknik.Punedhenesi duhet te vendose sinjale te dallueshme qarte ne cdo vend
pune, qe paraqet rrezik per jeten dhe shendetin e punemarresve .
• 2- Punedhenesi duhet te paguaje diferencen midis demit dhe shperblimit qe
merr punemarresi nga sigurimet shoqerore kur aksidenti ose semundja
profesionale eshte pasoje e fajesise se rende te punedhenesit.
• 3- Kur punedhenesi nuk ka regjistruar punemarresin ne sigurimet shoqerore, ai
duhet te perballoje te gjitha shpenzimet qe ka bere punemarresi si rezultat i
aksidentit ose semundjes profesionale,si dhe te gjitha demet e bera si pasoje e
mos regjistrimit. Punemarresi duhet te respektoje me perpikmeri masat e
sigurimit teknik dhe higjenosanitare ne menyre qe te mbroje shendetin e tij.
• Sipas nenit 44 te kodit te punes punemarresi duhet te zbatoje masat e
parashtruara nga punedhenesi dhe ta informoje ate ne rast veshtiresie ne
zbatimin e tyre
KONTRATA E PUNES
• Kontrata e punes eshte nje mareveshje ndermjet punemarresit
dhe punedhenesit,qe rregullon maredheniet e punes dhe permban
te drejtat dhe detyrimet e paleve.
• Ne kontraten e punes punemarresi merr persiper te ofroje punen
ose sherbimin e tij per nje periudhe te caktuar ose te pa caktuar
kohe,ne kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi
tjeter te quajtur punedhenes,i cili merr persiper te paguaje nje
shperblim.
• Kontrata e punes lidhet me goje ose me shkrim.
• Kontrata e punes e lidhur me shkrim duhet te permbaje: 1-
Identitetin e paleve 2-vendin e punes 3-pershkrimin e
pergjithshem te punes 4-daten e fillimit te punes 5-kohezgjatjen
kur palet lidhin kontrate me afat te caktua
• 6-kohezgjatjen e pushimeve te paguara 7-afatin e
njoftimit per zgjidhjen e kontrates 8-elementet
perberese te pages dhe daten e dhenies se saj 9-
kohen normale javore te punes 10-kontrata e punes
duhet te permbaje edhe kontraten kolektive ne
fuqi.
• Kur kontrata lidhet me goje punedhenesi eshte i
detyruar qe brenda 30 diteve nga data e lidhjes se
kontrates te hartoje me shkrim dokumentin
perkates,te nenshkruar prej tij dhe punemarresit
ZGIDHJA E KONTRATES SE PUNES
• 1-Kontrata e punes me kohezgjatje te pa caktuar Kontrata me
kohezgjatje te pacaktuar perfundon kur zgjidhet nga njera pale dhe ka
perfunduar afati i njoftimit.Tre muajt e pare te punes konsiderohen si
prove.Pas kohes se marrjes ne prove per te zgjidhur kontraten me
periudhe te pa caktuar, palet duhet te respektojne nje afat njoftimi
prej nje muaji gjate vitit te pare te punes, prej dy muajsh ne dy deri ne
pese vjet pune dhe tre muaj per me shume se pese vjet pune. Keto
afate mund te ndryshohen me mareveshje me shkrim ose ne kontraten
kolektive te punes. Kur punemarresi ka kryes deri ne gjashte muaj
pune, afati i njoftimit nuk mund te jete me pak se dy jave
• 2-Zgjidhja e kontrates me afat dhe me afat te gjate Kontrata me afat te
caktuar perfundon ne momentin qe perfundon afati i parashikuar,pa
zgjidhje paraprake.
ZGJIDHJA E MENJEHERSHME E KONTRATES SE PUNES

• Punedhenesi e punemarresi ne cdo kohe ,mund te zgjidhin


menjehere kontraten e punes per shkaqe te
justifikuara.Gjykata vendos nese ekzistojne shkaqe te
justifikuara per zgjidhjen e menjehershme te kontrates.
• Konsiderohen shkaqe te justifikuara,rastet kur punemarresi
shkel detyrimet kontraktuale me faj te rende,si dhe rastet kur
punemarresi shkel detyrimet kontraktuale me faj te lehte,ne
menyre te perseritur,megjithe paralajmerimet me shkrim te
punedhenesit.
• Ne rastin e zgjidhjes se menjehershme te kontrates se punes
me arsye te pa justifikuara,punemarresi ka te drejten e pages
qe do te kishte fituar
SINDIKATAT
• Sindikatat dhe organizatat e punedhenesve jane organizata
profesionale shoqerore te pavarura qe krijohen si bashkime
vullnetare te punemarresve ose punedhenesve.
• Qellimi i tyre eshte perfaqesimi dhe mbrojtja e te drejtave dhe
interesave ekonomike ,profesionale dhe shoqerore te
anetarve te tyre.
• Akti i krijimit dhe statuti i cdo organizate profesionale duhet te
nenshkruhen nga jo me pak se 5 anetare themelues per
organizaten e punedhenesve dhe ne jo me pak se 20 anetare
themelues per organizaten profesionale te punemarresve. Ne
statut detyrimisht duhet te percaktohen: 1- Emri i organizates
2-Vendi ku ndodhet selia e saj
SINDIKATAT
• 3-Qellimi i saj 4-Kushtet e pranimit,te doreheqjes
dhe te perjashtimit te anetareve 5-Te drejtat dhe
detyrat e anetareve 6- Perberja dhe funksionimi i
organeve drejtuese si dhe kohezgjatja e mandateve
te tyre 7- Masat qe merren ne rast shperndarje. 8-
Organizatat sindikale duhet te dorezojne ne
Gjykaten e Tiranes aktin e krijimit dhe statutin e
tyre,per njohjen e tyre si person juridik.Organizata
sindikale fiton personalitet juridik pas 60 diteve nga
dorezimi i statutit ne Gjykaten e Tiranes.
E DREJTA E GREVES
• Greva eshte nderprerja e perkoheshme e
punes,te cilen punemarresit e perdorin per
zgjidhjen e kerkesave te tyre ekonomike e
shoqerore e qe e ushtrojne ne perputhje me
rregullat e percaktuara ne kushtetute si dhe
ne aktet e tjera ligjore.
E DREJTA E GREVES
• Pjesmarrja ne greve eshte vullnetare,askush nuk mund te detyrohet
te marre pjese kunder deshires se tij.Vetem sindikatat kane te drejte
te organizojne greve dhe ta shpallin ate.Punedhenesi nuk ka te
drejte qe gjate zhvillimit te greves te zevendesoje ne pune grevistet
me persona te tjere,te cilet ne kohen e shpalljes se greves nuk kane
qene punonjes te tij,si dhe nuk lejohet te marre punonjes te ri pas
kesaj date.Greva quhet e ligjshme kur organizohet nga sindikata qe
gezon personalitet juridik,kur ka per qellim te arrije nenshkrimin e
nje kontrate kolektive pune ,ose nese ekziston nje e tille,plotesimin
e kerkesave qe burojne nga maredheniet e punes dhe qe nuk
rregullohen nga kjo kontrate, kur sindikatat jane perpjekur te bien
dakort duke iu nenshtruar procedures se ndermjetesimit dhe te
pajtimit dhe kur nuk bie ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi
Greva
• . Greva nuk mund te ushtrohet ne sherbimet e rendesise
jetike,ku nderprerja e punes rrezikon jeten,sigurine
personale ose shendetin e nje pjese ose te tere popullsise
sic jane: 1-Sherbimet e domosdoshme mjekesore dhe
spitalore 2-sherbimet e furnizimit me uje 3-sherbimet e
furnizimit me energji elekrtike 4-sherbimet e kontrollit ajror
5-sherbimet ne burgje 6-sherbimet e mbrojtjes kundra
zjarrit Ne keto raste konfliktet kolektive zgjidhen ne menyre
perfundimtare dhe te detyrueshme sipas nenit 196 te kodit
te punes.
• Greva perfundon kur plotesohen kushtet ose kur sindikata
qe e ka shpallur ate vendos te terhiqet.

You might also like