You are on page 1of 7

E drejta e punës

E drejta e punës është disiplinë e veçantë juridike, e cila përfshinë tërësinë e normave juridike, të cilat
rregullojnë fushë të caktuar të marrëdhënieve shoqërore – marrëdhëniet e punës.

Kontrata mbi punën ka një historik të gjatë dhe është e pandashme nga marrëdhënia e punës. në
sistemin skllavopronar procesi i prodhimit karakterizohej nga skllavërimi. Skllavi ka qenë prodhuesi
kryesor i të gjitha vlerave materiale në bujqësi dhe në artizanate, ai është trajtuar si send, dhe kur i jepej
personit tjetër, atëherë ekzistonte një kontratë mbi shërbimin, qiranë, apo shitjen në mes të
skllavopronarit dhe personit që i vihej në dispozicion skllavi.

Më herët, kontrata e punës (kontrata mbi shërbimin) ishte nocioni bazë dhe instrument themelor i
rregullimit të raporteve në mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Pas luftës së dytë botërore, nën
ndikimin e ndryshimeve në legjislacion, marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore e politike, forcimit të
pozicionit të punëtorëve dhe presioneve të tyre, teoria fillojë të bëj ndryshime në mes të kontratës mbi
punën dhe marrëdhënies se punës si status faktik.

Në teorinë e të drejtës së punës, marrëdhënia faktike e punës konsiderohet si marrëdhënie e punës apo
e punësimit e cila lind apo paraqitet nga ushtrimi faktik i punës së caktuar në ndërmarrje, institucion apo
të personat tjerë juridik, në organet shtetërore, si punë e rregullt, shërbim apo funksion në formën dhe
mënyrën e rregullt, me kusht që ajo marrëdhënie të mos jetë e paautorizuar dhe e themeluar me
pushtet .

Një nga nocionet bazë në studimin e marrëdhënieve të punës është puna. E drejta e punës si degë e
sistemit pozitiv juridik për objekt të trajtimit i ka marrëdhëniet e punës, si e tillë e drejte e punës, nuk
është vetëm e drejtë pozitive e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave të tjera që janë të lidhura për
këto marrëdhënie.

E drejta e punës është shkencë që merret me studimin teorik dhe praktik të ligjeve dhe dispozitave tjera
nga kjo fushë, si dhe studimin e praktikës se subjekteve dhe faktorëve tjerë – punëtorë, punëdhënës,
subjekteve shtetërore, gjykatave, etj., marrë brenda shtetit, në nivel ndërkomb ëtar duke shqyrtuar
edhe aspektet gjithëpërfshirëse shoqërore.

E drejta e punës si degë e sistemit pozitiv – juridik përfshin normat shtetërore, kontratat kolektive dhe
dispozitat autonome që i referohen marrëdhënieve të punës në ndërmarrje, institucione, tek
punëdhënsit dhe subjekte të tjera.

Pra, e drejta pozitive juridike përfshinë tërësinë e parimeve juridike dhe tërësinë e normave juridike në
bazë të cilave rregullohen marrëdhëniet e punës.
https://juristat.files.ëordpress.com/2012/02/e-drejta-e-punes.pdf

Të drejtat dhe parimet

E drejta për punën nënkupton të drejtën në lirinë dhe pavarësinë e kryerjes së punëve të caktuara,
përkatësisht ushtrimin e profesionit të caktuar. Në esencë ky parim shpreh lirinë e aktiviteteve
personale të njeriut, krijimin e marrëdhënieve të lira në të gjitha manifestimet e aktiviteteve dhe
sjelljeve të njeriut. Në kuptim me të gjerë ky parim në vete inkorporon edhe lirinë e punës. Përveç kësaj
e drejta në punë është një nga të drejtat themelore të punëtorit ashtu edhe të punëdhënësit, nëpunësit,
etj.

Ky parim është i lidhur me parimin e të drejtës për punë. Ky parim gjenë mbështetje në aktet me
karakter ndërkombëtar.Sipas kësaj punë e dhunshme konsiderohet tërë puna ose shërbimet të cilat
kërkohen nga ndonjë person nën kërcenim me ndeshkim për të cilat personi në fjalë nuk është paraqitur
vullnetar. Si punë të dhunshme nuk konsiderohen këto raste:

1. çdo punë ose shërbim që i kërkohet një personi në bazë të ligjeve

2. personit që gjendet në vuajtje të dënimit me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor, që nuk vihet në


shërbim të personave juridik privat;

3. çdo punë apo shërbim që i kërkohet një personi në rastet e luftës apo për shkaqe të fuqisë madhore.

E DREJTA E PUNËMARRËSVE, E NJË GRUPI PUNEMARRESISH apo SINDIKATE PËR TU ANKUAR, E PËR
T’U INFORMUAR, për çdo gjë që lidhet me punën, marrëdhënie e punës, sigurinë dhe shëndetin në
vendin e punës.

PËR MOSKRYERJEN E PUNËS SË DETYRUAR


Çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit kundër vullentit të tij, duke e kërcënuar me një dënim të
çfarëdoshëm në të gjitha format e saj, ndalohet me ligj.

PËR MOS DISKRIMINIMIN


Çdo lloj diskriminimi në punë apo gjatë mësimit të profesionit, denoncohet, pasi ndalohet me ligj.
Diskrim quhet çdo dallim, që cenon të drejtën e individit për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtim.
Diskrimim jane dallimet që bazohen në racë, ngjyrë, seks, moshë, fe, bindje politike, origjinë kombëtare,
origjinë shoqërore, lidhje familjare, të meta fizike ose mendore.
https://inspektoriatipunes.gov.al/te-drejtat-themelore-te-punemarresve/

Parimi I Ndalimit Të Punës Së Detyruar

Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të sigurojnë jetesën e tyre nëpërmjet të ardhurave të siguruara nga një
punë e ligjshme e zgjedhur lirisht prej tyre. Liria e zgjedhjes së punës ëshhtë ndër aspektet themelore të
cdo vendi demokratik, ndaj ky parim kaq I rëndësishëm sanksionohet në shumë akte ndërkombëtare.

Konventa Ndërkombëtare për të drejtat Politike dhe Civile parashikon se askush nuk mund të
skllavërohet apo t’I kërkohet focërisht të kryejë punë kundër deshirës e vullnetit të tij.

Po këshu, Konventa për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore parashikon të drejtën për punë si një e
drejtë e sila ushtrohet apo pranohet lirisht nga të gjithë si një ndër mënyrat për të fituar mjete e jetesës.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka miratuar dy konventa për ndalimin e punës së deyruar:


1.Në kuadër të respektimit të detyrimit që buron nga konventa, cdo shtet duhet të angazhohet të
eleminojë punën e detyruar në të gjitha format e saj në një periudhë kohe të shkurtër.

Nuk konsiderohet punë e detyruar në kuptimin e Konventës:

1. Cdo punë apo shërbim që kërkohet në bazë të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak që lidhet
me punime të karakterit të mirëfilltë ushtarak.

2. Cdo punë apo shërbim që përfshihet në detyrimet qytetare normale të shtetasve në një vend që
qeveriset në mënyrë të lirë.

3. Cdo punë apo shërbim që I kërkohet një individi si rrjedhojë e një dënimi me vendim gjyqësor, me
kusht që kjo punë apo shërbim të kryhet nën mbikqyrjen dhe kontrollin e autoriteve publike.

4. Cdo punë apo shërbim që kërkohet në rast të forcave madhore, si luftë, raste faktkeqësish nga zjarri,
përmbytje, uri, epidemi, tërmete, dyndje kafshësh, insektesh dhe në përgjithësi në të gjitha rrethanat që
vënë në rrezik ose mund të vënë në rrezik jeten ose kushtet normale të jetesës së tëeë apo një pjese të
popullsisë.
1
ONP: Konventa nr 29, 28 Qershor 1930, Konventa nr 105 viti 1957

Puna e detyruar
Puna e detyruar - është përmbushja e një pune të caktuar nën kërcënimin e dënimit ndaj një personi. Si
e tillë, ajo mund të aplikohet për të dy efektet e mendore dhe fizike, të cilat në çdo rast është i
dhunshëm. një efekt të tillë nuk është e lejuar për të ruajtur disiplinën e punës dhe zhvillimin ekonomik
të punëdhënësit (kompani) dhe kështu me radhë.

Jo-dhuna, si një masë e përgjegjësisë dhe dënimit për organizimin dhe pjesëmarrjen në grevë, shprehjes
së pikëpamjeve politike dhe besimet ideologjike.

Ndalimi i punës së detyruar të zbatohet për rastet e mëposhtme:

Shkelja e afatit të pagesës së pagave apo pjesë e lëshimit të saj.

Kërcënimi i menjëhershëm për jetën dhe shëndetin për shkak të organizimit të pafavorshme të
prodhimit. Kjo përfshin shkeljen e kërkesave të shëndetit, disponueshmërinë e pajisjeve personale
mbrojtëse, pajtueshmërinë me rregullat ligjore të mbrojtjes së punës dhe kështu me radhë.

Kodi i Punës ndalon çdo lloj punë të detyruar në të gjitha format e saj.

Kodi i Punës përcakton si punë të detyruar ose të detyrueshme çdo punë ose shërbim që i kërkohet
individit kundër vullnetit të tij, duke e kërcënuar me një dënim të çfarëdoshëm.

Ndalohet përdorimi i punës së detyruar si:

a. masë shtrënguese ose sanksion ndaj personave që kanë ose që shprehin bindje në kundërshtim
me rendin politik, ekonomik, shoqëror në fuqi;

b. metodë mobilizimi ose përdorimi të fuqisë punëtore për qëllime të zhvillimit ekonomik;

c. masë për disiplinën në punë;

d. dënim për pjesëmarrje në grevë;

e. masë diskriminimi racial, shoqëror, kombëtar ose fetar.


2
Internacional Labour Organization, ‘’ ILO Standards on Forced Labour, The Neë Protocol And
Recommandation At a Glance”, Geneva 2016

E drejta e ndryshimit të kushteve dhe zgjidhja e kontratës

Kodi i Punës i njeh të drejtën e ndryshimit të punëve punëmarrësve dhe i jep atyre të drejtën e zgjidhjes
së kontratës. Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët
duhet të respektojnë një afat njoftimi prej:

 dy javësh, kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj,

 prej një muaji, për kohëzgjatjen mbi gjashtë muaj deri në dy vjet,

 prej dy muajsh, për kohëzgjatjen mbi dy vjet deri në pesë vjet

• dhe prej tre muajsh, për kohëzgjatjen për më shumë se pesë vjet.

Kushtet jonjerëzore të punës

Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë të punës, punëdhënësi mund t’i kërkojë punëmarrësit
për të kryer orë shtesë pune, për aq kohë sa është e mundur dhe e nevojshme, si dhe duke marrë
parasysh kushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit.

Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë pune në javë. Në
raste të veçanta, për një periudhë deri në 4 muaj, mund të punohet me shumë se 48 orë në javë, por
koha mesatare javore e punës, për këtë periudhë, nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë.

Legjislacioni përkatës

Legjislacioni I rajoneve për punën e detyruar është e ndaluar në shumë vende, ajo është e kontrolluar
nga legjislacioni kombëtar.

Për më tepër, rregulloret e shumta që gjenden në të drejtën ndërkombëtare, ndër të cilat më të


rëndësishme janë:

• Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike;

• Konventa e ILO për Zhdukjen e punës së detyruar;

• Konventa e ILO mbi punën e detyrueshme.

• Përveç kësaj, ligji ndalon këtë lloj të punës janë pasqyruar në dokumentet e një natyre të
përgjithshme, të tilla si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

§143 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015
§89, 90 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Neni 4 i Konventës – Ndalimi i skllavërisë dhe i punës së detyruar

“1. Askush nuk mund të mbahet në skllavëri, as në robëri.

2. Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer një punë të detyruar ose të detyrueshme.

3. Nuk quhet si “punë e detyruar ose e detyrueshme”, në kuptimin e këtij neni:

a) çdo punë që i kërkohet normalisht një personi të cilit i është hequr liria sipas kushteve të

parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;

b) çdo shërbim me karakter ushtarak ose, në rastin e kundërshtuesve të shërbimit ushtarak në ato

vende ku ky kundërshtim për arsye bindjesh personale njihet si i ligjshëm, çdo shërbim tjetër që kryhet

në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak;

c) çdo shërbim që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish që kërcënojnë jetën ose mirëqenien e

bashkësisë;

d) çdo punë ose shërbim që bën pjesë te detyrimet qytetare normale.”

E drejta për të mos iu nënshtruar skllavërisë ose robërisë

Neni 4 § 1 i Konventës “1. Askush nuk mund të mbahet në skllavëri, as në robëri. (...)”

1. Skllavëria
Kur shqyrton se deri ku shtrihet nocioni “skllavëri” që parashtrohet në nenin 4, Gjykata i
referohet kuptimit “klasik” të skllavërisë ashtu siç e përkufizon atë Konventa lidhur me
skllavërinë, e cila përcakton se “skllavëria është gjendja ose kondita e një individi mbi të cilin
ushtrohen atributet e së drejtës së pronësisë apo disa prej tyre
Në çështjen Siliadin k. Francës, ku paditëses, një shtetaseje tetëmbëdhjetëvjeçare,se ciles i
është dashur për disa vite të punonte si shërbëtore pesëmbëdhjetë orë në ditë pa pushime e
pa shpërblim, Gjykata ka dalë në përfundimin se trajtimi që i ishte bërë asaj përbënte robëri
dhe punë të detyruar e të detyrueshme, por megjithatë pa qenë e mundur të cilësohej si
skllavëri. Ajo ka çmuar se, ndonëse paditësja ishte privuar qartazi nga vullneti i saj i lirë, kjo
nuk ishte mbajtur në skllavëri në kuptimin e mirëfilltë dhe se mbi të nuk ishte ushtruar
juridikisht një e drejtë e mirëfilltë pronësie duke e katandisur atë në gjendje “objekti” (§ 122).

 Robëria
15. Në kuptimin e Konventës, “robëria” përbën një detyrim për t’i shërbyer dikujt nën efektin e
shtrëngimit dhe ajo duhet të lidhet me nocionin e skllavërisë. Për sa i përket nocionit “robëri”,
ky ka të bëjë me një “trajtë veçanërisht të rëndë mohimi lirie”. Ai përfshin “përveç detyrimit për
t’i bërë dikujt disa shërbime (...), detyrimin e “robit” për të jetuar në pronën e tjetrit dhe
pamundësinë për ta ndryshuar konditën e tij”.

You might also like