You are on page 1of 23

Burimet e së drejtës së punës

• Për të zgjidhur dilemën, se çështë burimi i së drejtës së punës


duhet përcaktuar mënyrën e formimit dhe të zhvillimit të sajë,

• Ose si është apo si ka qenë mbrojtja e punëtorëve në


marrëdhënie pune nga njëra anë si dhe të drejtave dhe detyrimeve
të tyre nga ana tjetër

• Studimi i të drejtës së punës është i një rëndësie shumë të


madhe nga se në këtë mënyrë, mundësohet përcjellja e të gjitha
ndryshimeve që ndodhin në të drejtën e punës edhe në
marrëdhëniet e punës si objekt themelorë i studimit të kësaj
discipline

• Studimi është i rëndësishëm për shkakun se mundësohet edhe


hulumtimi i problematikave dhe të çështjeve të caktuara nga
marrëdhënia e punës dhe vet puna si objekt i vet kësaj discipline
Nocioni dhe llojet e burimeve të së drejtës së punës

• Me nocionin ose kuptimin në këtë sferë të së drejtës së punës


nënkuptojmë, tërësinë e rregullave juridike të cilat e rregullojnë
objektin e kësaj discipline juridike dhe të cilat sankcionohen me
detyrim të organizuar të shtetit, përkatësisht të institucioneve të shtetit

• Ato janë mënyra të realizimit të rregullave që zbatohen në sferën e


rregullimit të marrëdhënies së punës

• Burimet e së drejtës së punës janë të llojllojta në kontekst kombëtar


dhe ndërkombëtar

• Në çdo sistem nacional këto janë një akces origjinal, dmth.më pak
ose më shumë në raport me burimet tradicionale

• Roli i këtij burimi në veçanti është i dukshëm në shtetet


anglosaksone dhe në disa shtete evropiane, por më i shprehur është në
Francë dhe manifestohet sidomos në marrëveshjet kolektive dhe në
bashkrendim me autoritetet publike
• Studimi i çdo burimi i të së drejtës së punës është i lidhur
ngusht me hulumtimet e mënyrës dhe formës së shfaqjes së çdo
burimi, se cila materie dhe cilat institucione janë objekt i
rregullimit të atyre formave të caktuara,si dhe në çfarë raporti të
ndërsjellë janë ato dhe në fund me çfarë sankcionesh janë të
mbrojtura

• Në përgjithësi për të ditur konkretisht se për çfarë burimesh të


së drejtës së punës bëhet fjalë, është e domosdoshme

• Të fillojmë nga klasifikimi i përgjihshëm i burimeve të së


drejtës në përgjithësi, i cili përmban në vete edhe burimet e së
drejtës së punës, si një nga disciplinat e veçanta juridike në
sistemin e përgjithshëm juridik të një shteti

• Ky klasifikim i përgjithshëm i burimeve të së drejtës është:


Burimet materiale të së drejtës i shprehin shkaqet e lindjes
dhe bazat e ekzistimit të rregullave juririke në formë të
caktuar dhe me përmbajtje të caktuar

Burimet formale të së drejtës shprehin dallimin e organeve,


të formave dhe të mënyrave të krijimit të rregullave juridike

Kjo është shumë e rëndësishme për rregullat juridike sepse


vullneti i krijuesve të rregullave juridike, i shprehur në
forma të caktuara të vullnetit, bëhet rregull juridike dhe është
burim i së drejtës në kuptimin formal
Në teorinë e së drejtës së punës ekzistojnë
klasifikime të ndryshme të burimeve të kësaj
discipline
Sipas njërit, ekzistojnë katër lloje burimesh të së drejtës së punës:

 Aktet normative, të cilat i nxjerr shteti, të njohura në teori


si burime heteronome

 Akte të përgjithshme, të nxjerra nga vetë ndërmarrjet,


përkatësisht punëdhënësit, të njohura në teori si akte autonome

 Marrëveshjet kolektive

 Norma ndërkombëtare nga sfera e marrëdhënieve të punës


Sipas një klasifikimi tjetër, ekzistojnë dy lloje burimesh të
së drejtës së punës:

Burime të vendit dhe


Burime ndërkombëtare

Kjo ndarje është e akceptuar gjërë edhe në teorinë e së


drejtës së punës

Sepse kjo ndarje haset në teorinë me terminologji nacionale


dhe ndërkombëtare

Një klasifikim i këtillë i përgjithshëm i pranuar i burimeve


të së drejtës së punës i hap rrugën ndarjes së tyre të
mëtejshme, më konkrete në mes të dy burimeve themelore
Burimet me prejardhje nga vendi mund t’i ndajmë në tri grupe:

1. Aktet normative të shtetit


2. Aktet e përgjithëshme
3. Marrëveshjet kolektive

Ndërsa burimet me prejardhje ndërkombëtare do të ishin:

1. Aktet e organizatave të specializtuara ndërkombëtare, sidomos


aktet e Organizatës Ndërkombëtare të punës – ONP

2. Marrëveshjet ndërkombëtare

3. Aktet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të


organizatave të saj të specializuara
• Pra marrë parasysh të gjitha këto klasifikime të burimeve të së
drejtës së punës, si burime të së drejtës së punës janë:

1. aktet juridike të cilat i nxjerr shteti, aktet e


përgjithëshme të ndërmarrjeve dhe të punëdhënësve
dhe marrëveshjet kolektive, nga njëra anë

2. dhe aktet të cilat i nxjerrin organizatat


ndërkombëtare, nga ana tjetër
Burimet vendëse të së drejtës së punës

• Burimet vendëse të së drejtës së punës, në varësi nga organet shtetërore që


i nxjerrin ato, mund të kenë karakter të burimeve heteronome dhe autonome

• Me të parat përfshihen aktet e shtetit dhe të organeve të tij, ndërsa me të


dytat- aktet e përgjithshme të ndërmarrjeve dhe të punëdhënësve

• Marrëveshjet kolektive janë burime të posaçme, specifike të së drejtës së


punës me prejardhje vendëse

• Në aktet normative të shtetit si burime të së drejtës së punës është thelbi i


rregullimit juridik të marrëdhënieve të punës, i shprehur në një nga format e
këtij rregullimi – akteve normartive të shtetit dhe të organeve të tij, ky raport
qëndron në dispozitat juridike të kushtetutës së çdo shteti dhe në ligjet nga sfera
e marrëdhënieve të punës

• Çdonjëra prej këtyre normave edhe kushtetuta edhe ligjet nga fusha e
marrëdhënieve të punës, kanë vendin e tyre të posaçëm si burime të së drejtës
së punës dhe rëndësi të posaçme për rregullimin e marrëdhënieve të punës.
Normat Kushtetuese si burime të së drejtës së punës

• Si një nga format e rregulllimit të marrëdhënieve të


punës, normat kushtetuese fillojnë ta zënë gradualisht
vendin e vet ndër burimet e së drejtës së punës

• Këtë vend fillojnë ta zënë gradualisht duke ngërthyer në


përmbajtjen e vet parime, të drejta dhe detyrime të caktuara
, të cilat zbatohen mbi subjektet e marrëdhënies së punës

• Kjo dukuri u shfaq në Kushtetutat e adoptuara pas luftës


së parë botërore (p.sh.Kushtetuta e Vajmarit), ndërsa pas
luftës së dytë botërore edhe me kushtetutat e pothuaj të gjitha
vendeve të botës
• Varësisht se për cilin shtet bëhet fjalë, hasim në të drejta dhe
parime të të drejtave dhe obligimeve të cilat kanë të bëjnë me
personat në marrëdhënie të punës të cilat janë të përfshira në
norma kushtetuese

• Por është karakteristikë e përbashkët se çdo shtet ka si


pikënisje bazat e sistemit juridik kur i pëprcakton parimet
kushtetuese për marrëdhëniet e punës

• Derisa në kushtetutat e shteteve përëndimore hasim një


përcaktim tradicional për parimet e marrëdhënies së punës, e që
kanë të bëjnë me të drejtën e punës, të drejtën e grevës, të
drejtën sindikale, marrëveshjet kolektive, pjesëmarrjen në
udhëheqjen e ndërmarrjeve,etj.
• Në Kushtetutat e deridjeshme të vendeve socialiste ishin
dispozitat, e të cilave shprehnin ideologjizmin dhe doktrinën
qeverisëse në marrëdhënien e punës

• Rast i tillë ishte e dhe me kushtetutën e ish.RSFJ-së, e cila


kishte kushtetutata të njësive federale

• Kushtetuta federale dhe kushtetutat e njësive tjera, të cilat


përmbanin krahas principeve themelore të rendit shoqëror-
ekonomik dhe politik, parime themelore nga fusha e
marrëdhënies së punës

• Dispozitat e këtyre Kushtetutave , përcaktonin së pari pozitën


shoqërororo-ekonomike të personave juridik- ndërmarrjeve
dhe statusin juridik të tyre gjithashtu edhe të personave fizik-
punëtorëve në marrëdhënie pune
Këtu bëjnë pjesë në radhë të parë dispozitat për të drejtën e
punës, parimi i barazisë gjatë punësimit, ndalimi i
diskriminimit gjatë punësimit, barazinë e burrit dhe të gruas
në marrëdhënien e punës, e drejta e mbrojtjes në punë,
mbrojtja e të drejtave të punëtorëve që dalin nga marrëdhënia
e punës, parimi i përgjithësisë personale, ndërsa më parë edhe
parimi i vetqeverisjes si një nga parimet themelore të sistemit
të dikurshëm shoqëror-politik jugosllav dhe e drejta e
rregullimit vetqeverisës në marrrëdhëniet e punës

• Me shpërbërjen e RSFJ-së të gjitha ish republikat tani


Republika të pavarura ndërtuan rendin e vet politik dhe
juridik dhe me kushtetutat e tyre në mënyrë eksplicite
rregulluan legjislacionin e të drejtës së punës
• Normat ligjore nga sfera e marrëdhënieve të punës si
burime të së drejtës së punës

• Teoria bashkëkohore këto norma i quan për disa arësye si


burime esenciale të së drejtës së punës

• Këtu së pari duhet përmendur arësyet historike, pra në fillim


të zhvillimit të së drejtës së punës me ligj mund të ndalohej
punësimi i fëmijëve nën moshën 12 vjeqare dhe të
shkurtohej dita tepër e gjatë e punës, të sigurohej minimumi
i mbrojtjes në punë – pushimi javorë, pushimi i paguar etj.

• Këtu ekzistonin edhe arësyet politike ku punëtori mund të


merrte pozita në rregullimin e marrëdhënieve të punës dhe
kontraktimin e marrëdhënies së punës
• Por janë për të përmendur edhe arësyet ekonomike, të cilat vetëm
me ligj përmes dispozitave të veta mund të ua siguronte
punëtorëve kujdesin për sigurimin dhe ekzistencën e tyre
materiale

• Pra në këtë kontekst duhet të theksojmë veçanërisht se ligji është


nocion politik, sepse është shprehje e vullnetit të strukturave
politike të cilat e kanë në duar pushtetin politik, pastaj ligji është
bazë e tërë një rendi të një shteti nga se është shprehje e autoritetit
dhe sovranitetit të atij që i nxjerr këto ligje, dhe në fund dihet se
ligji nxirret për të arritur qëllime të caktuara politike , ekonomike
dhe sociale, duke mos qenë gjithmonë zgjidhje e kënaqshme, ku
ato si të tilla pësojnë shpeh ndryshime dhe plotësime sepse
aplikimi i tyre është i vështirë ose edhe nuk janë të aplikueshme
Aktet nënligjore si burime të së drejtës së punës

• Në këtë kuadër hyjnë aktet e qeverisë dhe organeve të


administratës me të cilat rregullohen disa marrëdhënie të
rëndësishme për zbatimin e ligjeve nga sfera e marrëdhënieve të
punës

• Këto akte nxirren për të zbatuar drejtpërdrejt ligjin, e të cilat janë


dekretligjet, vendimet, udhëzimet administrative dhe dispozita tjera

• Kurse zbatimi i akteve të Kuvendit sigurohet drejtpërdrejt me aktet


që i nxjerrin organet e administratës, e që janë rregulloret,
urdhëresat dhe udhëzimet

• Këto akte janë të gjitha burime të së drejtës së punës, vetëm në rast


se përmbajnë norma me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës
Burimet autonome të të drejtës së punës

• Në kuadrin e veprimtarisë legjislative të organeve joshtetërore


(ndërmarrjet, organizatat bashkësitë e tjera si dhe disa
institucione) në sistemet juridike bashëkohore janë të përfshira
normat juridike të cilat nuk i imponojnë organet shtetërore, por
ato i krijojnë dhe i zbatojnë subjektet tjera shoqërore

• Një sistem i titllë karakterizohet si – E Drejtë autonome

• Kjo nënkupton lirinë e personave juridik dhe fizik (personat


civilo-juridik)që lirisht mund të i rregullojnë marrëdhëniet
pronësore dhe marrëdhëniet e punës në bazë të parimit të
autonomisë së vullnetit dhe në kuadër të normave juridike

• Në teorinë e të drejtës theksohet se edhe kjo formë e të drejtës


autonome, e cila është shumë e varur nga shteti dhe nuk
manifeston në të vërtetë një të drejtë të plotë autonome
Interpretimi i obliguar

• Burimet e të drejtës në përgjithësi, e veçanërisht burimet e të


drejtës së punës si burim të kësaj discipline juridike e kanë
edhe interpretimin e obliguar, i cili nuk është akt konkret i
zbatimit të dispoziatave juridike, por është rregull juridike e
cila orienton në çështjen se si duhet kuptuar një dispozitë
ligjore të shkruar

• Ky interpretim bëhet në rastet kur një dispozitë ligjore nuk


është e qartë

• Në rastet kur ky interpretim është i domosdoshëm për


legjislacionin e marrëdhënies së punës, i njëjti mirret si burim
i të drejtës së punës
E drejta zakonore si burim i të drejtës së punës

• Kjo e drejtë lindë në mënyrë spontane dhe nuk përmban


normat shoqërore

• Kjo më tepër ju referohet zakoneve që asesi nuk kanë karakter


shtetëror

• Për të u konsideruar një zakon normë shoqërore duhet të


plotësohen tri kushte:

 Aplikimi i gjatë i ati zakoni,


 Përsëritja e shpeshtë e tij dhe
 Ekzistimi i pajtimit të përgjithshëm për rregullën morale si e
drejtë dhe që i përgjigjet botëkuptimeve të shumicës së
pjestarëve të një shoqërie
• Ekzistimi i kësaj të drejte del në pah në rastet kur shteti fillon të
shqiptoj sankcione për mospërmbushjen e rregullave zakonore, ose
kur shteti me dispozitat e tij obligon aplikimin e zakonit për zgjidhjen
e disa çështjeve konkrete, atëherë zakoni shëndrrohet në të drejtë

• Kjo dukuri veçmas vie në shprehje kur nuk ekzistojnë dispozita


ligjore të shtetit të cilat e rregullojnë çështjen e caktuar, ose kur në
dispozitat e ligjshmërisë ka zbrastësi juridike

Praktika Gjyqësore si burim i të drejtës së punës

• Kontestet gjyqësore në teorinë juridike të drejtës së punës por edhe


në rastet tjera, nuk krijojnë rregulla juridike, por ato aplikohen në
raste konkrete

• Sipas këtij rregulli res judikata ka efekt vetëm për palët e


kontestit.Këto botkuptime vlejnë në të drejtën kontinentale
evropiane, e cila për ndryshim nga ajo anglosaksone obligon që rastet
sipas së drejtës së precedentëve, rastet e ngjashme në të ardhmen të
gjykohen si ato paraprake
Burimet e të drejtës së punës me origjinë ndërkombëtare

• Këtu rreshtohen ato akte dhe instrumente, të cilat i miratojnë


organizatat ndërkombëtare. Këtu, këto burime me origjinë
ndërkombëtare ndahen:

• Burimet universale

• Burime regjionale

• Marrëveshjet apo konventat ndërkombëtare dhe


Instrumentet apo aktet e miratuara
nga organizata ndërkombëtare e punë
 
Ju faleminderit !

You might also like