You are on page 1of 6

KONTRATË PUNE INDIVIDUALE

Sot, ne Tirane, me date __.__.20__ lidhet kontrata individuale e punes midis paleve:

PUNEDHENES: Shoqeria “Bella Napoli ” SH.P.K , identifikuar me nr.


K___________________NIPT, me seli: Rr:”__________________, Tirane,
perfaqesuar nga Administratori z. _________________________ .

PUNEMARRES: __________________, I biri i ____________, I dt ____________ lindur ne


__________ dhe banues ne Tirane me adrese __________________,
madhor dhe me zotesi te plote juridike per te vepruar, mbajtes I
Leternjoftimit nr. _____________________.
Palet pasi kane biseduar paraprakisht kushtet dhe afatet e kesaj marrveshje, bien dakord
te lidhin mes tyre kete kontrate individuale pune:

NENI 1
QËLLIMI DHE OBJEKTI I KONTRATËS

Kjo kontratë ka për qellim te vendose bashkepunimin ekonomiko-social midis paleve, qe


konsiston ne detyrimin e punemarresit te kryeje sherbimet ne baze te urdherave te
punedhenesit dhe per keto sherbime te marre nje shperblim te caktuar, ne formen e pages.
Keto marredhenie mbeshteten ekonomikisht ne ndershmerine, sinqeritetin dhe ndihmen
reciproke.
NENI 2
PUNA QE DO TE KRYHET

Vendi i punes se punemarresit do te jete ne Golem, me adrese Bella Napoli, Kryemedhenj


dhe pozicioni i saj do te jete “_________________” .

NENI 3
PRANIMI NE PUNE

1
Ne rast se punedhenesi pranon te marre ne pune per here te pare punemaresin, ai e
puneson ate me nje marreveshje prove, e cila zgjat tre muaj. Kjo kohe do t`i sherbeje
shoqerise, per te verifikuar aftesine, njohjen dhe qendrimin ne pune. Gjate kohes se proves
secila nga palet mund te zgjidhe kontraten duke njoftuar vendimin e saj pales tjeter te
pakten 5 dite perpara .

Punonjesi qe do te merret ne pune duhet te paraqese dokumentat e nevojshme si:


 Document identiteti
 Deftese ose diplome
 Raport mjekesor per aftesi ne pune ( I rinovueshem)
 Libreze pune dhe libreze sigurimesh ( nga listapagesat)
 Adresa e vendbanimit

NENI 4
KOHEZGJATJA E KONTRATES

Kjo kontrate lidhet per nje afat te pacaktuar dhe hyn ne fuqi ne daten e nenshkrimit prej
paleve. Prej hyrjes ne fuqi te saj ajo anullon cdo marreveshje te mëparshme.
Palet kane te drejte te zgjidhin kontraten per shkaqe te arsyeshme duke respektuar afatet
e njoftimit ne varesi te kohezgjatjes se marrdhenieve te punes deri ne momentin e zgjidhjes
se tyre.
NENI 5
KOHA E PUNES

Orari i punes do te jete 40 ore ne jave dhe jo me shume se 8 ( tete ) ore ne dite.
Punedhenesi mund ti kerkoje punemarresit te punoje me shume se koha normale e punes.
Nuk mund te kerkohet kryerja e oreve shtese nese punemarresi ka kryer me shume se 50
ore pune ne nje jave.

NENI 6
DITET E PUSHIMIT
(javor, festat dhe pushimet vjetore)
Ditet e pushimit javor jane 1 dite, dhe nuk eshte e pagueshme.
Ditet e festave zyrtare do te jene pushim I paguar, ne rast se punemarresi per nevoja te
ndryshme do te thirret te punoje ne diten e pushimit javor ose festive zyrtare, atehere ai do
te paguhet me nje shtese prej 25 % mbi pagen e zakonshme.
Punemarresi ka te drejte pushimi (28) dite cdo vit. Periudha e berjes se pushimeve do te
percaktohet me mirëkuptim, duke patur parasysh nevojat e punes. Gjate kohes se
pushimeve punemaresit do te njihet pagesa sipas nenit 7.

2
Punemarresi gezon te drejten e nje pushimi te jashtezakonshen te pagueshem 5 dite ne rast
martese ose vdekje. Ne rast semundjeje te rende te paraardhesve ose pasardhesve te tij te
drejperdrejte e vertetuar me raport mjekesor, punemarresi perfiton jo me shume se 10
dite pushimi te papaguar.

NENI 7
PAGA

Paga e punemarresit do te jepet nje here ne muaj. Paga bruto mujore e punemarresit me
kohe te plote eshte 30 000 leke. Kjo page eshte e ndyshueshme sipas nivelit te kualifikimit
te punemarresit dhe sipas ndryshimeve te pages minimale te bazuar ne ligj.
Punedhenesi ne baze te ligiit "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise"
detyrohet te derdhe cdo muaj ne favor te Sigurimeve Shoqerore kontributin 16.7 % te
pages, ndersa Punemarresi eshte I detyruar qe te derdhe kontributin 11.2 % nga paga e tij
ne favor te Sigurimeve shoqerore ne menyre qe Punonjesi te perballoje paaftesine ne pune
per rast semundjeje, barrelindje, aksidentin ne pune dhe pensionin e pleqerise (referuar
ligjit te " Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise".
Kur Punemarresi nuk mund te punoje per shkak te semundjes I jepet atij 80% te pages per
nje periudhe (14 dite, referuar nenit 130 te Kodit te Punes) te pambuluara nga Sigurimet
Shoqerore. Punemarresi verteton paaftesine e tij per pune nepermjet raportit mjekesor te
leshuar nga mjeku.

NENI 8

Punemarresi ka te drejte te kerkoje pagen per sherbimin qe do te ofroje sipas kesaj kontrate
pune. Ai ka te drejte te kerkoje zgjidhjen e kesaj kontrate duke e njoftuar punedhenesin ne
respektim te afateve te njoftimit.
Pas kohes se marrjes ne prove palet duhet te respektojne nje afat njoftimi prej nje muaji
gjate vitit te pare te punes , prej dy muajsh per dy deri ne pese vjet pune , prej tre muajsh
per me shume se pese vjet pune .
Kur punemarresi ka kryer deri ne gjashte muaj pune, afati I njoftimit nuk mund te jete
me pak se dy jave. Afati I njoftimit eshte jo me pak se 1 muaj kur punemarresi ka kryer me
shume se gjashte muaj pune .

NENI 9
Detyrimet e punemarresit

- Punemarresi eshte i detyruar qe te kryeje personalisht punen.

3
- Punemarresi eshte i detyruar qe te zbatoje urdherat dhe udhezimet e vecanta dhe te
pergjithshme te punedhenesit.
- Punemarresi eshte i detyruar te kryeje me kujdes punen qe i eshte ngarkuar duke
ruajtur pajisjet dhe mjetet e punes. Cdo demtim i tyre sjell pergjegjesine e
punemarresit per te shperblyer demin sipas nje procesverbali te mbajtur nga
punedhenesi.
- Punemarresi eshte pergjegjes per cdo dem qe i shkakton punedhenesit me dashje ose
nga pakujdesia gjate ushtrimit te detyres. Demi perfshin demin real dhe fitimin e
munguar.
- Punedhenesi eshte I detyruar te ruaje me besnikeri ato te dhena te cilat si gjate
vlefshmerise se kontrates dhe pas mbarimit te saj, te mbeten secret. Te tilla
konsiderohen , sekreti I fabrikimit, I prodhimit dhe I veprimtarise qe ai ka patur dijeni
kur ka qene ne sherbim te punedhenesit.
- Gjithashtu punemarresi, gjate vlefshmerise se kontrates, nuk duhet te kryeje asnje
pune te paguar nga te tretet e cila demton punedhenesin apo I ben konkurence atij.
Ne te dyja rastet e fundit, kur detyrimii punemarresit shkelet gjate vlefshmerise se
kontrates se punes, ai sherben si shkak per zgjidhjen e marrdhenies juridike te punes
ne menyre te menjehershme dhe detyrohet te shpermbleje per demin e shkaktuar. Kur
ky detyrim shkelet pas vlefshmerise se kontates se punes, punemarresi detyrohet te
shperbleje demin e shkaktuar dhe kur ka te beje me te drejtat e autorit do te
zbatohen te dispozitat e Ligjit qe rregullon kete veprimtari.

NENI 10
Detyrimet e Punedhenesit

Punedhenesi eshte i detyruar qe te respektoje personalitetin dhe raportet e punes me


punemarresin. Ai do te parandaloje cdo cenim qe prek dinjitetin dhe personalitetin e
punemarresit nga ai apo nga te tretet.
Shkelja e kesaj dispozite nga punemarresit e tjere si fyerja e kolegeve, goditja, shpifja, me
qellim prekjen e dinjitetit te punemarresve ndaj njeri-tjetrit perbejne faj te rende te
punemarresit dhe mund te sjellin zgjidhjen e menjehershme te kontrates se punes per faj te
punemarresit .
Punedhenesi detyrohet te krijoje kushtet normale per punemarresin ne vendin e punes qe
ai kryen.
Punedhenesi ben perpjekje te vazhdueshme per sigurimin e kushteve higjeno-sanitare,
normat e sigurimit teknik, mjetet mbrojtese dhe te gjitha kushtet e tjera te punes.

4
NENI 11

Per zgjidhjen e kontrates se punes nga punedhenesi do te zbatohet procedura e pushimit


nga puna e percaktuar ne nenin 144 te K.Punes.

NENI 12
TRANSFERIMI
Punedhenesi ka te drejte te transferoje punemarresin ne nje vend tjeter pune, sipas
nevojave te procesit te punes. Ne kete rast Punemarresi pranon te gjitha kushtet e vendit te
ri te punes, por gjithnje sipas kushteve te treguara te punedhenesit.
Ne rast se punemarresi nuk pranon transferimin kjo kontrate do te konsiderohet e zgjidhur
ne menyre te menjehereshme per faj te punemarresit.

NENI 13

Kontrata e punes mund te zgjidhet ne menyre te menjehershme nga ana e punedhenesit,


kur punemarresi ka thyer me shume se nje here disiplinen dhe ka kryer nje faj te rende.
Do te konsiderohen faj i rende rastet kur:
- shkel rende disiplinen ne pune,
- kur nuk i bindet zbatimit te rregullave, urdherave te brendshme te shoqerise si dhe
shkel dispozitat e nenit 9 te kesaj kontrate .
- Kur vjedh nga prona e shoqerise ose e punemarresve te tjere.
Punedhenesi, pa respektuar procedurat per pushimin nga puna, ka te drejte te largoje nga
puna punemarresin kur:
1) I ka lindur e drejta e pensionit te plote te pleqerise.
2) Eshte i paafte nga pikpamja profesionale per te kryer punen ose detyren e
caktuar.
3) Ka shkelur ne menyre te perseritur disiplinen ne pune.
4) Ka kryer nje faj te rende.
5) Eshte marre me pune ne kundershtim me dispozitat dhe rregullat e vendosura
per kushtet e pranimit ne pune te miratuar ne kete kontrate.

NENI 14
ZGJIDHJA E MOSMARRVESHJEVE

Zgjidhja e mosmarrveshjeve do te behet me mirekuptim te te dyja paleve, ne rast te


kundert, kompetente per zgjidhjen e tyre do te jete Gjykata e Shkalle se Pare Tirane.
Ne rast te zgjidhjes se marredhenjes se punes ne librezen e punes se punemarresit
shenohet shkaku I largimit nga puna .
5
Kontrata pasi u lexua e u kuptua nga palet, u firmos me vullnetin e lire te tyre.

PUNEDHENESI PUNEMARRESI

You might also like