You are on page 1of 38

elementët e informatikës 1

DORIAN MINAROLLI

ELEMENTËT
E I N F O R M AT I K Ë S
Copyright © 2019 Dorian Minarolli

publikuar nga

http://

October 2019
Contents

Paraqitja dhe Ruatja e Informacionit 7

Algjebra e Bool-it dhe Qarqet Llogjike 13

Përpunimi i Informacionit 15

Sistemet Operative 29

Algoritmat 31

Gjuhët e Programimit 33

Komunimiki 35
Hyrje

Ky libër është një prezantim dhe hyrje në fushën e Informatikës dhe


sistemeve kompjuterike. Ai trajton funksionimin e sistemeve kom-
pjuterike, komponentët përbërëse te tyre dhe se si këto komponentë
ndërveprojnë me njëri tjetrin. Ky liber ka për qëllim të trajtojë në
gjerësi cdo aspekt kryesor të ndertimit dhe funksionimit të sistemeve
kompjuterike pa hyrë në thellësi dhe detaje të cdo komponenti gjë qe
trajtohet në lëndë te vecanta. Përpara se të fillojmë në një trajtimi më
të detajuar të çdo ç’ështje po japim një përshkrim të përgjithshëm se
ç’farë është një sistem kompjuterik dhe cilët janë elementët kryesorë
të tij. Në trajtimin në vazhdim nuk do të bejmë ndonjë dallim ndërm-
jet termit "sistem kompjuterik" dhe termit "kompjuter", pavarësisht se
nga pikëpamja ngushtësisht tekinke kanë dallime. Nga nje pikëpamje
e përgjithshme një kompjuter s’është gjë tjeter vetëm se një entitet
i cili merr nga ambjenti i jashtëm disa të dhëna apo inputin, i për-
punon keto të dhëna dhe nxjerr në ambjentin e jashtëm disa rezultate
apo outputin. Një sistem kompjuterik mund ta shikojmë të përbërë
nga tre elementë. Hardware-i, software-i dhe të dhënat. Hardware-i
është pjesa fizike e kompjuterave që përbehet nga qarqet elektronike,
kutite, pjeset fizike si tastjera, monitori, hard-disku, kabllot etj. Soft-
ware është bashkesia e programeve që që ekzekutohen ne kompjuter
dhe e komandojnë atë që të kryejë detyra dhe funksione të caktuara.
Psh tek software hyjne programe të tilla si editorët e tekstit (psh.
Word Processors si Office), Lojra te ndryshme, Naviguesit e Internetit
(firefox web browser) etj. Tek të dhënat përfshihen i gjithë informa-
cioni që futet për tu përpunuar në kompjuter. Ky informacion mund
të jetë i tipeve të ndryshme si psh, numra, tekst, figurë, zë, video etj.
Paraqitja dhe Ruatja e Informacionit

Ky kapitull trajton se si informacioni i tipeve të ndryshme ruhet në


kompjuter. Që një e dhënë apo informacion te ruhet në kompjuter
ajo duhet te paraqitet në një lloj kodi që të njihet dhe përpunohet
nga kompjuteri. Pjesa më e madhe e ketij kapitulli trajton pikërisht
tipet e ndryshme te kodeve që përdoren për të ruajtur informacionin
në kompjuter. Më pas trajtohet një nga komponetët kryesor të ç’do
sistemi kompjuterik qe është memorja në të cilën ruhet informacioni
në kompjuter përpara se të përpunohet.
Për të kuptuar se si paraqitet informacioni në kompjuter duhet
kuptuar ç’farë lloj pajisjeje është kompjuteri dhe cili është parimi Figure 1: Forma e një sinjali numerik.

bazë mbi të cilin ai funksionon. Ç’do kompjuter i ditëve të sotme


është një pajisje elektronike qarqet e të cilit punojne me anë të rrymes
elektrike dhe tensionit. Për më tepër keto qarqe elektronike në të
cilat bazohet kompjuterit punojne me dy nivele te rrymes apo ten-
sionit. Psh dy nivelet për tensionin mund të jenë 0 Volt dhe + 1.5
Figure 2: Forma e një sinjali analog.
Volt, apo − 1.5 Volt dhe + 1.5 Volt, Keto lloj qarqesh elektronike që
punojne me me dy apo nje numer te kufizuar nivelesh të sinjalit
elektrik quhen ndryshe dhe qarqe numerike apo dixhitale. Po keshtu
mund të themi që nje sinjal elektrik që merr disa vlera diskrete apo
nivele me kalimin e kohes quhet sinjal numerik apo dixhital. Pra
mund të themi që kompjuteri është një pajisje dixhitale. Një formë
tjetër e sinjaleve elektrike është dhe ajo e sinjaleve të vazhduar apo
analoge. Një sinjal analog kalon nga nje vlerë në tjetrën në mënyrë
të vazhduar me kalimin e kohes dhe ato qarqe qe funksionojnë me
sinjale analoge quhen qarqe analogë. Për ta pasur më të qartë dal-
limin ndërmjet dy tipeve të sinjaleve ne Fig. 1 dhe Fig. 2 paraqiten
respektivisht amplituda e tensionit të dy sinjaleve elektrike njëri
dixhital dhe tjetri analog. Një pyetje që lind natyrshëm është se përse
kompjuterat janë ndërtuar që të funksionojnë me anë të qarqeve dhe
sinjaleve numerike qe marrin dy vlera të tensionit apo rrymës. Disa
nga avantazhet e perdorimit të qarqeve dhe sinjaleve numerike në
kompjuterat e sotëm janë: a) qarqet elektronike numerike janë më
të shpejtë dhe kosto më të ulët se sa qarqet analoge, b) sinjalet nu-
merike ndikohen më pak nga zhurmat dhe induksione të ndryshme
8 elementët e informatikës

te jashtëm se sa sinjalet analoge duke i bërë sinjalet numerike më


rezisten ndaj gabimeve gjatë transmetimit dhe memorizimit. c) qarqet
elektronike e kanë më të lehtë të dedektojnë dhe përpunojnë sinjale
numerike qe lëvizin ndërmjet dy vlerave sesa sinjalet analoge.
Megjithese informacioni në natyrë mund të jetë i formave të
ndryshme dhe mund te themi që një pjesë e mirë e tij është i paraqi-
Figure 3: Një shëmbull kodi binar.
tur me sinjale analoge nqse duhet te futet në kompjuter ai duhet të
konvertohet dhe paraqitet me sinjal numerik vetëm me dy vlera të
tensionit apo rrymës. Meqënëse nuk është shumë e përshtatëshme
të përshkruhet një informacion me anë të niveleve të rrymës dhe
tensionit atëherë vendoset korespondeca si në vijim. Njërit nivel
të tensionit (psh. 0 Volt ) i vihet në korespondencë simboli 0 kurse
nivelit tjeter (+1.5 Volt) i vihet në korespondencë simboli 1. Secili
nga keto simbole quhet një bit si shkurtim i "binary digit" apo shifër
binare. Pra cdo lloj informacioni nëqoftëse duhet të futet ne kom-
pjuter duhet të paraqitet ne formën e nje sekuence 1 dhe 0 apo siç
quhet ndryshe në kod binar. Në këtë libër do të studiojmë se si
paraqitet informacioni ne kode binare, ku do të studiohen tipe të
ndryshme kodesh që përdoren për të paraqitur informacione të for-
mave të ndryshme të cilat kanë specifikat e veta. Për të krijuar një ide
si mund të kodohet një informacion ne kod binar imagjinoni qe keni
vetem nje simbol (psh shkronjen A) qe doni ta ruani ne kompjuter.
Atëherë mjafon vetem nje bit ku mund ti caktoni vleren 0 për ta kod-
uar. Nqse keni dy simbole psh A dhe B, atëherë përsëri do ju mjaftojë
një bit ku me vlerën 0 mund të kodoni A dhe me vleren 1 kodoni
B. Nqse duhet të kodoni kater shkronja A,B,C dhe D atëherë do ju
duhet nje sekuencë prej dy bit-ësh ku psh sekuencën 00 ja caktoni A-
se, 01 B-ë e me rradhë sipas tabelës ne Fig. 3. Përpara se te trajtojmë
keto kode binare në vijim do të trajtojmë sistemet numerike duke i
kushtuar vemendje sistemit numerik binar që siç do ta shikojmë është
i rendesishëm për kodimin e informacioneve numerike në kompjuter.

Sistemet Numerike

Për të kuptuar se si paraqiten informacionet numerike në kompjuter


është e nevojshme të kuptojmë se si paraqiten numrat ne sisteme
të ndryshme numerike. Fillimisht do të shikojmë sistemin dhjetor
meqënëse ai është më i përdorshmi nga njerëzit dhe na ndihmon të
kuptojmë se si funksionojnë sisteme te tjera si psh sitemi binar që
jemi më së shumti të interesuar.
paraqitja dhe ruatja e informacionit 9

Sistemi Dhjetor
C’farë do të thotë që një numër paraqitet ne sistemin dhjetor. Në këtë
sistem baza është 10 pra do të thote që kemi në dispozicion 10 shifra
nga 0 deri në 9 për të paraqitur numrin. Kuptohet që me 9 shifra
mund te paraqesim vlera numerike nga 0 deri në 9 kurse për të
shprehur vlera më të mëdha duhet të përdorim një sekuencë prej dy
apo më shume shifrash. Në këtë rast cdo shifër ka një vlerë të caktuar
që varet nga pozicioni i shifrës ne renditjen e numrit. Kjo vlerë e
shifrës së numrit quhet ndryshme dhe pesha e shifres dhe jepet si
fuqi e dhjetës. Psh në numrin 765, 5 ka pozicionin 0 dhe peshë 10 0 ,
pra qe do të thotë që ndikon 5 njësi në vlerën totale të numrit. 6-shta
ka pozicionin 1 dhe peshë 10 1 , pra ndikon me 6 ∗ 10 = 60 njësi ne
vleren total të numrit. Shifra 7-te ka peshë 10 2 = 100 dhe ndikon
me 700 njësi. Keto sisteme ku cdo shifer ka një peshë që varet nga
pozicioni quhen ndryshe dhe sisteme pozicionalë. Nga ajo që thame
më sipër mund të kuptohet që në këto sisteme vlera e numrit jepet si
shumë e prodhimit të shifrave me peshat përkatëse psh:

765 = 7 ∗ 100 + 6 ∗ 10 + 5 ∗ 1 (1)

Për numrat me presje dhjetore pesha e shifrave mbas presjes dhjetore


eshte fuqi negative e 10-tës, ku shifra e parë mbas presrjes e ka
pozicionin -1 dhe peshën 10 − 1 , shifra e dytë e ka pozicionin -2 dhe
peshën 10 − 2 etj. Psh:

765.23 = 7 ∗ 100 + 6 ∗ 10 + 5 ∗ 1 + 2 ∗ 10 − 1 + 3 ∗ 10 − 2 (2)

Në rastin e përgjithshëm vlera e një numri numri N = d n − 1 ..d 1 , d 0 .d − 1 ...d − m


me n shifra përpara presjes dhe m shifra mbas presjes jepet:

N = d n − 1 ∗ 10 n − 1 + .. + d 1 ∗ 10 + d 0 + d − 1 ∗ 10 − 1 + .. + d − m ∗ 10 − m
(3)
Për nje sistem pozicional me baze cfaredo r vlera e një numri përseri
shprehet si shumë e prodhimit te shifrave me peshat përkatëse, ku
pesha e shifrës ne pozicionin i është r i :

d n − 1 ..d 1 d 0 .d − 1 ...d − m = d n − 1 ∗ r n − 1 + .. + d 1 ∗ r 1 + d 0 ∗ r 0 + d − 1 ∗ r − 1 + .. + d − m ∗ r − m
(4)

Sistemi Binar
Sistemi numerik binar e ka bazën r = 2, pra ka në dispozicion dy
shifra 0 dhe 1 për të paraqitur të gjithë numrat. Shifra në sistemin
binar quhet ndryshe dhe bit që është shkurtimi i fjalës "binary digit".
Në sistemin binar cdo shifër në pozicionin i ka peshën 2 i pra që
është fuqi e dyshit. Vlera e numrit ne sistemin binar po ashtu si ne
10 elementët e informatikës

sistemin dhjetor, jepet si shumë e prodhimit të shifrave me peshat


perkatëse:

b n − 1 ..b 1 b 0 .b − 1 ...b − m ( 2 ) = b n − 1 ∗ 2 n − 1 + .. + b 1 ∗ 2 1 + b 0 ∗ 2 0 + b − 1 ∗ 2 − 1 + .. + b − m ∗ 2 − m
(5)
Në sistemin binar apo sistem të tjerë me bazë të ndryshme nga 10
shënohet baza poshtë djathtas numrit për të kuptuar bazën e tij. Bit-i
në skajin më të djathtë i cili ka dhe pëshë më të vogël quhet biti me
pak sinjifikativ apo LSB (Least Significant Bit), kurse biti në skajin më
të majtë i cili ka dhe pëshë më të madhe quhet biti me sinjifikativ apo
MSB (Most Significant Bit). Më poshtë jepet një shëmbull i gjetjes së
vlerës së një numri të shprehur në sistemin binar:

1101.101 ( 2 ) = 1 ∗ 2 3 + 1 ∗ 2 2 + 0 ∗ 2 1 + 1 ∗ 2 0 + 1 ∗ 2 − 1 + 0 ∗ 2 − 2 + 1 ∗ 2 − 3 = 13.625 10
(6)
Peshat e pozicioneve në sistemin binar mund të gjenden lehtë duke
dyfishuar peshën ekzistuese për të marrë peshën në një pozicion më
të madh për shifrat përpara presjes dhe duke përgjysmuar peshat për
shifrat mbas presjes për të marrë peshat në një pozicion më të vogel
sic tregohen në tabelën më poshtë për një numër me 6 bit përpara
presjes dhe 3 bit pas presjes.

pjesa përpara presjes pjesa mbas presjes Table 1: Peshat në sistemin binar
25 24 23 22 21 20 2−1 2−2 2−3
32 16 8 4 2 1 0.5 0.25 0.125
.
Meqënëse kompjuterat, të gjithë informacionin qoftë dhe atë
numerik e kodojnë apo e paraqesin si nje sekuencë 1-ash dhe 0-
sh dhe meqënëse sistemi numerik binar i paraqet vlerat numerike
si një sekuencë shifrash binare 1 dhe 0, atëherë lind natyrshëm
përdorimi i sistemit numerik binar si kod për paraqitjen e numrave
pa shenjë në kompjuter. Sic do të shikojmë në vijim të këtij kapitulli
sistemin numerik binar është i rëndësishëm sepse shërben jo vetëm
për kodimin në mënyrë të drejtëpërdrejtë të numrave pa shenjë por
shërben edhe si bazë për kodimin e numrave me shenjë.

Sistemi Oktal dhe Hekzadecimal


Sistemi oktal ështe sistemi me bazë 8 dhe përdor 8 shifra (0 deri në 7)
për të paraqitur numrat. Në sistemin oktal cdo shifër në pozicionin
i ka peshën 8 i dhe vlera e numrit jepet si shumë e prodhimit të
shifrave me peshat perkatëse:

o n − 1 ..o 1 o 0 .o − 1 ...o − m ( 8 ) = o n − 1 ∗ 8 n − 1 + .. + o 1 ∗ 8 1 + o 0 ∗ 8 0 + o − 1 ∗ 8 − 1 + .. + o − m ∗ 8 − m
(7)
paraqitja dhe ruatja e informacionit 11

Sistemi hekzadecimal e ka bazën 16, pra përdor 16 shifra për të


paraqitur numrat. Dhjetë shifrat e para (0 deri 9) janë njesoj si në sis-
temin dhjetor, kurse 6 shifrat e tjera paraqiten me anë të shkronjave
të alfabetit A, B, C, D, E, F, ku A ka vleren 10, B vlerën 11 e keshtu
me rradhë. Në sistemin hekzadecimal cdo shifër në pozicionin i ka
peshën 16 i dhe vlera e numrit jepet si shumë e prodhimit të shifrave
me peshat perkatëse:

h n − 1 ..h 1 h 0 .h − 1 ...h − m ( H ) = h n − 1 ∗ 16 n − 1 + .. + h 1 ∗ 16 1 + h 0 ∗ 16 0 + h − 1 ∗ 16 − 1 + .. + h − m ∗ 16 − m
(8)
Shpesh për sistemin hekzadecimal, djathtas poshtë numrit shënohet
në kllapa simboli H në vend të numrit 16 për të nënkuptuar bazën
16.
Sistemi dhjetor studiohet sepse përdoret nga njerëzit në jetën e
përditëshme, sistemi binar sic e pamë më lart përdoret nga kom-
pjuterat, atëherë lind natyrshëm pyetja përse studiohen sistemi
numerik oktal dhe hekzadecimal ? Këto sisteme numerike, siç do të
dalë me qartë ne vijim, mund të përdoren si paraqitje kompakte e
numrave të paraqitur në sistemin binar për arsye dokumentacioni
apo kur përshkruhet përmbajtja e memorjes së kompjuterit. Kjo edhe
sepse siç do ta shikojmë, kalimi nga sistemi binar ne sistemin oktal
apo hekzadecimal dhe anasjelltas është shumë i thjeshtë.

Konvertimet Ndërmjet Sistemeve Numerike


Algjebra e Bool-it dhe Qarqet Llogjike
Përpunimi i Informacionit

Në këtë kapitull do trajtojmë organizimin e brëndshëm të kompuj-


terit nga pikëpamja hardware. Do të analizojmë cilët janë komponen-
tët përbërës të kompjuterit, si ata komunikojnë me njëri tjetrin dhe si
është i ndërtuar secili komponent.

Arkitektura e Kompjuterit
Me arkitekturë të kompjuterit do të kuptojmë organizimin hardware
e brëndshëm të kompjuterit. Pra me pak fjalë arkitektura e kompju-
terit studion cilët jane komponetët hardware të kompjuterit dhe cili
është organizimi i brëndshëm i tyre. Në këtë kapitull do të studiojmë
atë organizim apo arkitekturë të komputerit që njihet si "Arkitektura
von Neumann" treguar në Fig. 10, që edhe në ditët e sotme është baza
e organizimit të kompjuterave.

Figure 4: Arkitektura von Neumann

Sipas kësaj arkitekture kompjuteri është i ndërtuar në keta kompo-


16 elementët e informatikës

nentë:

• Memorja: është komponenti që ruan informacionin që futet në


kompjuter.

• CPU (Central Processing Unit): Njësia qëndrore e përpunimit e


cila përpunon informacionin dhe ekzkekuton programet duke
kontrolluar të gjithë aktivitetet e kompjuterit. CPU-ja njihet dhe si
procesori apo mikroprocesori. CPU-ja përbehet nga këta kompo-
nentë:

– ALU (Arithmetic Logic Unit): njësia artimetike, logjike, e cila


kryen veprime aritmetike dhe logjike mbi te dhenat.
– Njësia e Regjistrave: regjistrat janë njësi memorizuese që ruajne te
dhëna të përkohëshme të cilat i përdor CPU-ja.
– Njësia e Kontrollit: njësia që komandon dhe koordinon veprimet
e gjithë njësive të tjera që ti kryejnë veprimet në unison.

• Njësitë Hyrëse/Dalëse (I/O Units): shërbejnë për të futur informacion


në kompjuter ose nxjerrë rezultatet jashtë kompjuterit.

• Bus: është set linjash për transferimin e të dhënave nga memorja


apo njesitë I/O në CPU dhe anasjelltas.

Memorja e Kompjuterit
Memorjen e kompjuterit mund ta ndajmë ne dy grupe: memorja
kryesore apo memorja e punes dhe memorja sekondare apo e masës.
Fillimisht do trajtojmë memorjen kryesore dhe karakteristikat e saj,
pastaj do kalojmë tek memorja e masës.

Memorja Kryesore (RAM)


Memorja kryesore apo memorja RAM (Random Access Memory)
ështe e ndërtuar me qarqe elektronike dhe shërben për të ruajtur
informacion gjatë kohës që kompjuteri është në punë. Pra ajo e ruan
informacionin për aq kohë sa ushqehet me energji elektrike. Në
momentin që kompjuteri fiket ajo e humbet të gjithë informacionin.
Memorja RAM organizohet si një sekuencë qelizash të afta te mbajnë
një të dhënë prej 8 bit apo 1 byte. Pra përmasa e qelizës është 1 byte.
Çdo qelizë identifikohet me një numër unik që quhet adresa e qelizës.
Siç tregohet në Fig. 5 qeliza apo byte i parë ka adresën 0, qeliza e
dytë ka adresën 1 e keshtu me rradhë deri tek qeliza e fundit që ka
adresën FFFF të shprehur si numër në hekzadecimal. Pra mund të
themi për memorjen RAM që çdo byte është i adresueshëm. Për të
interpretuar në mënyrë të saktë të dhënën brënda një qelize duhet
përpunimi i informacionit 17

të dihet cili është biti më sinjifikativ (MSB) dhe cili është biti më pak
sinjifikativ (LSB). Për konvencion biti në skajin më të të djathtë të
qelizës është biti LSB dhe biti në skajin më të majtë është biti MSB sic
tregohet në Fig. 5.

Figure 5: Organizimi i Memorjes RAM

Në bazë të këtij organizimi mund të shpjegojmë dhe termin RAM


(Random Access Memory) apo memorje me kapje te rastësishme.
Në një memorje e tipit të aksesit RAM, çdo qelizë apo byte mund të
kapet direkt duke dhënë adresën përkatëse, në në mënyrë të pavarur
nga qelizat e tjera. Pra termi RAM përbën një mënyrë aksesi të mem-
orjes. Një lloj tjetër aksimi i memorjes është ai SAM (Sequential
Access Memory), memorje me kapje sekuenciale. Në këtë lloj memo-
rje qelizat e memorjes kapen në mënyrë sekuenciale njëra pas tjetrës.
Pra për të kapur nje qelizë me adresë 100 duhet të kapësh të gjithë
qelizat me adresë më të vogël duke filluar nga qeliza me adresë 0
deri tek qeliza me adresë 99.
Nga pikëpamja e tekologjisë së qarqeve elektronike, memorjet
kryesore mund ti ndajmë në SRAM (Static RAM) RAM statik, DRAM
(Dynamic RAM) RAM dinamik apo nje variant i tij SDARM (Syn-
chronous DRAM) dhe ROM (Read Only Memory) memorje vetem e
lexueshme.
Memorjet SRAM ndërtohen nga një matricë elementësh memo-
rizues të afta të ruajnë një bit që quhen flip-flop. Flip-flop është një
qark elektronik i ndërtuar nga një kombinim portash llogjike sic
tregohet ne Fig. 6. Kur të dy hyrjet S dhe R janë vendosur në vlerën
18 elementët e informatikës

1 dalja X ruan gjendjen e saj. Dalja X vendoset në vlerën 1 dhe qën-


dron në atë gjendjë kur hyrja S vendoset ne vlerën 0 për pak kohë.
Dalja vendoset në vlerën 0 dhe qëndron në atë gjendjë kur hyrja R
vendoset ne vlerën 0 për pak kohë. Flip-flopi si element memorizues
e ruan gjendjen e daljes pafundësisht edhe kur hyrjet kthehen në
gjendjen 1. Për shkak se SRAM përbehet nga shumë elementë memo-
rizues flip-flop dhe cdo flop-flop nga një kombinim portash llogjike
ku secila ndërtohet nga nje grup tranzistorësh, kjo lloj memorje ka
numër të madh tranzitorsh për njësi sipërfaqe dhe për rrjedhojë kosto
të lartë. Por koha e aksesit (koha që nga momenti që jepet komanda
derisa të lexohet apo shkruhet një e dhënë) është e vogël. Pra mundtë
themi që memorjet SRAM janë memorje të shpejta.

Figure 6: Elementi Flip-Flop

Në memorjet DRAM elementët memorizues e ruajnë një bit në


formën e ngarkesës në kondensator që ofrohet nga vetë tranzistori.
Pra për ruajtjen e 1 bit mjafton vetëm një tranzistor, gjë që i bën keto
memorje të kenë kosto të ulët dhe kapacitet memorizuese më të
lartë se memorjet SRAM. Meqënëse në keto memorje gjendja e një
biti ruhet në formën e ngarkesës në kondensator, dhe kjo ngarkesë
shkarkohet me kalimin e kohës, këto memorje duhet të rifreskohen
periodikisht duke ringarkuar ngarkesën në kondensator. Nga pikë-
pamja e shpejtësisë së aksesit keto memorje kanë kohë më të lartë
aksesi pra shpejtësi më të ulët se memorjet SRAM. Megjithatë për
shkak se kanë kosto më të ulët dhe kapacitet më të lartë se memorjet
SRAM, ato përbejnë pjesën më të madhe të memorjes kryesore të
kompjuterit. Kapaciteti i memorjeve DRAM të kompjuterit është i
rendit të disa GB duke variuar nga 2GB, 4GB, 8GB deri në 32GB etj.
Memorja ROM apo memorja vetëm e lexueshme, është një memo-
rje e ndëtuar me qarqe elektronike, në të cilën informacioni shkruhet
vetëm njëherë në momentin e prodhimit dhe pastaj vetem mund të
lexohet. Në keto memorje informacioni qëndron aty në mënyrë per-
manente dhe nuk humbet me shkëputjen e energjisë. Memorja ROM
përdoret në kompjtuer për të ruajtur infomacione dhe programe të
pakta (sic është BIOS) që nevojiten për ndezjen e kompjuterit dhe
që nuk mund ti ngarkojmë dot nga harddisku. Një version i memo-
rjes ROM është ai që quhet EEPROM. Memorja EEPROM është një
përpunimi i informacionit 19

teknologji e ngjashme me memorjet flash ku informacion njësoj si


në rastin e ROM nuk humbet mbasi shkëputet energjia por ai mund
te rishkruhet disa herë. Memorjet EEPROM përdoren shpesh në
kompjuter në vend të memorjeve ROM sepse ato bëjnë të mundur
përditësimin e programeve që ruhen në to. Për shkak të ruajtjes së
informacionit në mënyrë permanente dhe konsumimit të vogël të
energjisë memorjet flash apo EEPROM kanë dhe një përhapje të gjerë
në edhe në pajisjet dixhitale sic janë: tablet, smartphone, kamera
dixhitale, TV dixhital, harddisk të jashtëm etj.

Memorja e Masës (Sekondare)


Për shkak të kapacitetit të vogel që ka memorja RAM dhe se të
dhënat e ruajtura në të humbasin me fikjen e kompjuterit, një lloj
tjetër memorje përdoret në kompjuter që quhet memorja e masës
apo sekondare. Memorja e masës lejon jo vetëm ruajtjen e një sasie
më të madhe informacioni por lejon që ky informacion të ruhet edhe
mbas fikjes së kompjuterit. Memorjet e masës kanë kosto për bit më
të ulët se memorja kryesore por kohë aksesi më të lartë për shkak
se kanë në përbërjen e tyre dhe pjesë lëvizëse mekanike. Përvec
përdorimit on-line gjatë punës se kompjuterit ato shpesh ato mund të
përdoren edhe në formën off-line, pra të shkeputur nga kompjuteri,
thjesht për arkivim (backup) informacioni. Memorjet e masës i kemi
të tipit magnetik apo optik. Në memorjet magnetike hynë, kasetat me
shirit magnetik dhe disqet magnetik, kurse ne memorjet optike hynë
kompakt disqet (CD).

Disku Magnetik
Disku magnetik apo siç njihet harddisk-u është i përbërë nga një set
pllakash apo disqesh të vendosur njëri mbi tjetrin dhe që rrotullohen
rreth një boshti siç tregohet in Fig. 7. Disqet janë të përbërë nga një
material i fortë kryesisht aliazh alumini dhe janë të veshur nga të
dyja anët me material magnetik. Bitet në disk ruhen ne formën e
drejtimit apo polarizimit të fushës magnetike të materialit magnetik
në vëndin ku ruhet biti, ku njëri drejtim nënkupton ruajtjen e 1 kurse
drejtimi tjeter nënkupton ruajtjen e 0. Leximi apo shkrimi i bitëve
kryhet nga koka lexuese/shkruese që lëviz në mënyrë perpendiku-
lare me boshtin e rrotullimit të diskut. Sipërfaqja e diskut ndahet në
rrathë që quhen trake (track) dhe çdo trak ndahet ne blloqe që quhen
sektorë, ku çdo sektor mban një numer të caktuar bitësh (zakonisht
512 Byte). Koka lexuese shkruese qëndron shumë afër sipërfaqes
magnetike të diskut dhe me rrotullimin e tij ajo është e aftë të për-
shkruaj të gjithë trakun ku është pozicionuar dhe të aksesojë bitët që
ndodhen në trak. Shënimi i sipërfaqes së diskut në trakë dhe sektorë
20 elementët e informatikës

bëhet nga procesi i formatimit të diskut. Për të lexuar apo shkruar


nje sektor të caktuar fillimisht koka lexuese/shkruese duhet të pozi-
cionohet mbi trakun që mban sektorin e kërkuar. Më pas ajo pret
sa sektori i kërkuar të vij poshtë saj duke filluar kështu aksesimin e
tij. Çdo sektor ka një numër identifikues apo adresë dhe ai mund të
aksesohet direkt dhe në menyrë të pavarur nga sektorët e tjerë. Në
këtë kuptim mund të themi që hardisku është memorje e tipit me
akses të rastësishëm (RAM).

Figure 7: Harddisk

Kapaciteti i harddisqeve varet nga numri i disqeve, numri i trakeve


për disk dhe numri i sektorëve për trak etj, por ai është i rendit nga
disa qindra GB deri në 1 TB. Një nga parametrat që mat perfor-
mancën e harddsikut është dhe koha që duhet për të aksesuar një
sektor të caktuar dhe që quhet access time e cila jepet si shumë e
këtyre dy kohëve. Seek time është koha mesatare që i duhet kokës
lexuese/shkruese të pozicionohet nga njëri trak tek tjetri dhe është e
rendit të disa milisekondave. Vonesa e rrotullimit (rotational del ay)
apo l atency është koha mesatare që i duhet nje sektori të poziciono-
het poshtë kokës lexuese/shkruese dhe që mesatarisht është sa koha
e një gjysëm rrotullimi të diskut. Një parametër tjetër është edhe sh-
pejtësia e transferimit të të dhenave nga diskut për në kompjuter që
matet bit apo byte për sekond (psh 50MByte/sec). Si koha e aksesit
ashtu dhe shpejtësia e transferimit varen nga shpejtësia e rrotullimit
të diskut qe matet me rrotullime per minutë (rpm) dhe zakonisht
varion nga 4200 rpm deri në 15.000 rpm.
përpunimi i informacionit 21

Kaseta Magnetike
Është një pajisje që e ruan informacionin ne formë magnetike njësoj
si harddisku vetem se ketu kemi një shirit plastik i cili mbulohet
në sipërfaqen e tij me material magnetik. Shiriti magnetik është i
mbledhur në dy rrotullat e kasetës dhe duhet të kalojë nën kokën
lexuese shkruese për të lexuar apo shkruar bitët sic tragohet në Fig 8.
Në kasetat magnetike leximi është i tipit sekuencial pra për të lexuar
një seksion të caktuar duhen lexuar në mënyrë sekuenciale të gjithë
bitët që ndodhen përpara në shiritin magnetik. Për këtë arsye koha
e aksesit të kasetave magnetike është më e madhe në krahasim me
harddiskun gjë që e bën përdorimin e tyre online të pa pështatshëm.
Por ato janë të përshtatshme për backup apo ruatje dhe arkivim të të
dhënave offline (psh backup i plotë i harddiskut për tu mbrojtur nga
dëmtimet e tij). Kasetat magnetike kanë kapacitet prej dhjetra GB dhe
kosto të ulët.

Figure 8: Kaseta Magentike

Kompakt Disku
Kompakt disku (CD) është një memorje e masës që përdor teknologjinë
optike për të ruajtur bitët. Ai është një disk me diametër 12cm i për-
berë nga një material transparent plasik polikarbonat i veshur nga
poshtë me shtresë alumini për reflektim dhe i mbuluar nga lart me
një shtresë mbrojtëse. Bitët ruhen në disk duke gdhendur relievin
reflektues në pjesë të ngritura të gjuajtura "pits" dhe pjesë të sheshta
të quajtura "lands". Leximi i bitëve bëhet me anë të një rreze lazer që
godet relievin dhe një sensor dritë kap drejtimin e rrezes së reflek-
tuar. Duke qënë që zonat "pits" dhe "lands" e reflektojnë rrezen ne dy
kënde të ndryshme mund të lexohet një 1 ose një 0. Të gjithë bitët
ruhen në një track të vetëm spiral të ndarë në sektorë 2KB dhe lexo-
hen në sekuencë përgjatë rrotullimit të diskut. Kapaciteti i kompakt
22 elementët e informatikës

diskut është rreth 600 − 700MB. Kompakt disqet janë në disa variante
të shpjeguar më poshtë:

• CD-ROM (CD-Read Only Memory), është disk vetëm i lexueshëm


ku disku shkruhet vetëm njëherë gjatë fabrikimit dhe gjatë punës
vetëm lexohet. Zakonisht përdoret për të transportuar dhe in-
staluar software kompjuterike.

• CD-R (CD-Recordable), është disk që shkruhet vetëm njëherë dhe


lexohet disa herë. Në dallim nga CD-ROM, ai mund të shkruhet
nga përdoruesi në kompjuterin e vet me anë të nje pajisje CD-
Drive. CD-Drive aplikon një rreze lazer që djeg sipërfaqen e diskut
për të krijuar "pits" dhe "lands". Keto zakonisht përdoren për të
ruajtur të dhëna të përdoruesit.

• CD-RW (CD-Rewritable), është disk që mund të rishkruhet dhe


lexohet disa herë. Kjo arrihet për shkak se disku është i përbërë
nga një material kristalin që duke aplikuar një rreze lazer në
dy temperatura të ndryshme transformohet në dy gjëndje të
ndryshme (kristaline apo amorfe) të cilat reflektojnë dritën me in-
tesitete të ndryshme. Për më tepër bitët mund të rishkruhen duke
aplikuar rrezen lazer në temperaturën e duhur për të transformuar
materialin në pikën ku goditet nga njëra gjendje tek tjetra.

• DVD (Digital Versatile Disk), është një disk që përsëri bazohet tek
teknologjia optike për ruajtur bitët por ka kapacitet më të madh
(deri në 10GB) se disqet e tjera optike. Kjo arrihet duke regjistruar
bite në materialin reflektues nga të dyja anët e diskut në dallim
nga disqet e tjera ku përdorej vetëm një anë. Për të rritur më tej
kapacitetin, në secilën anë të diksut vendosen dy apo më shumë
shtresa reflektuese njera mbi tjetrën ku njëra prej tyre duhet të jetë
gjysëm transparente. Rrezja lazer në këtë rast duhet të jetë shumë
e fokusuar për të lejuar depërtimin nga njëra shtresë tek tjetra.

Hierarkia e Memorjes
Memorja në një kompjuter shërben qoftë për të ruajtur të dhënat
gjatë punës por qoftë dhe për ti ruajtur ato në mënyrë permanente
kur fiket kompjuteri. Në një kompjuter kemi disa tipe memorjesh që
dallojnë nga koha e aksesit (sa kohe duhet për të aksesuar të dhënat),
nga kostoja për bit dhe nga kapaciteti që matet me numrin e byte-eve
që mund të ruaj memorja. Të gjithë këto tipe memorjesh që janë:
regjistrat, chache, RAM, harddisk, CD/kaseta magnetike organizohen
ne formën e një hierarkie sic tregohet ne Fig. 9
Sa më lart në piramidën e hierarkisë së memorjes aq më afër
CPU-së është memorja pra koha e aksesit është më e vogel. Nga ana
përpunimi i informacionit 23

Figure 9: Hierarkia e Memorjes

tjetër sa më e vogel koha e aksesi aq më e madhe kostoja. Gjithashtu


sa më e vogel koha e aksesit aq më i vogël kapaciteti i memorjes.
Pra mund të themi që regjistrat që janë në krye të piramidës kanë
kohë akesi shumë të vogel sepse ndodhen brënda CPU-se por kanë
kapacitet te vogel dhe kosto të lartë. Kurse kasetat magnetike dhe
CD-të që ndodhen në fund të piramidës kanë kohë aksesi të madhe
dhe kapacitet të madh por kanë kosto të ulët.
Meqënëse avancimet teknologjike kanë rritur shumë shpejtësinë
e përpunimit të CPU-së por koha e aksesimit të memorjes RAM
nuk është përmirësuar me të njëjtin ritëm. Kjo ka sjellë një hendek
ndërmjet shpjëtësisë së CPU dhe shpjetësisë me të cilë aksesohen
të dhënat në RAM duke bërë që të ulet shpejtësi a përpunimit të të
dhenave meqënëse CPU i akseson të dhënat nga memorja RAM. Për
të zbutur këtë hendek vendoset një memorje "cache" ndërmjet CPU-së
dhe memorjes RAM. Në këtë rast CPU i akseson të dhënat direkt nga
memorja "cache" dhe jo nga RAM dhe meqënëse memorja "cache" ka
kohë aksesi më të vogël se sa memorja RAM, shpejtësia e përpunimit
të të dhënave nga ana e CPU ecën me ritëm të shpejtë. Meqënëse
memorja "cache" ka kapacitet më të vogël se memorja RAM kuptohet
që aty mund të ruhen vetëm të dhënat që po përdoren më shumë
nga CPU. Të njëjtin rol luan dhe memorja RAM duke u vendosur
ndërmjet memorjes "cache" dhe harddiskut, në mënyrë që të ulë
kohën e aksesit të të dhënave në harddisk. Në përgjithësi mund të
themi që organizimi i memorjeve në formën e një hierarkie si më
sipër, mundëson krijimin e një memorje shumë të shpejtë me kosto të
ulët dhe kapacitet të madh.

CPU (Central Processing Unit)

CPU-ja, Njësia Qëndrore e Përpunimit apo thjesht procesori, është


njësia përgjegjëse për përpunimin e informacionit të ruajtur në mem-
24 elementët e informatikës

orjen RAM apo që hyn në kompjuter nga njësitë input. Përpunimi i


informacionit bëhet nën komandimin e një sekuence instruksionesh
elementare që ekzekutohen nga CPU që quhet program. Rezultati
i dalë nga përpunimi i informacionit ruhet përsëri në RAM ose del
jashtë kompjuterit nëpërmjet pajisjeve output. Siç kemi shpjeguar
më lart CPU-ja përbëhet nga tre komponentë, Regjistrat, ALU dhe
Njësia e Kontrollit. Më poshtë do flasim për secilën prej tyre.

Regjistrat
Regjistrat janë elementë memorizues brënda CPU-së, me kapacitet
të vogël që ruajnë të dhënat në mënyrë të përkohshme përgjatë
kohës së përpunimit të tyre në CPU. Një CPU mund të përbëhet
nga një set prej 32, 64 apo 128 regjistrash ku çdo regjistër ka një ka-
pacitet memorizues prej 32 apo 64 bit. Seti i regjistrave ndahet në dy
grupe: regjistrat e përdorimit të përgjithshëm dhe regjistrat e për-
dorimit specifik. Regjistrat e përdorimit të përgjithshëm ruajnë çdo
lloj të dhëne që ngarkohet nga memorja në CPU për tu përpunuar.
Ato shërbejnë dhe si input dhe output për ALU-në. Regjistrat e
përdorimit specifik përdoren për funksione specifike në CPU. Tre
regjistrat kryesorë të përdorimit specifik janë: IR-Regjistri i Instruk-
sionit, PC-Numëruesi i Programit, Flags Register-Regjistri i Flamujve
(ose PSW (Program State Word-Fjala e Gjendjes së Programit)). Këta
regjistra do trajtohen pak më vonë kur të dalë më në pah nevoja për
ta.

ALU (Arithmetic Logic Unit)


ALU apo Nësia Aritmetike Logjike, është përgjejgëse për kryerjen
e veprimeve artimetike si mbledhje, zbritje, pjestim, shumëzim dhe
veprimeve logjike si AND, OR dhe NOT mbi numrat e ruajtur ne
regjistrat e CPU-së. Psh. për të mbledhur dy numra fillimisht ato
duhet të ngarkohen nga memorja RAM në dy regjistra të CPU-së. Më
pas këto dy regjistra shërbejnë si input për tu futur në ALU e cila
kryen mbledhjen e tyre dhe më pas resultatin e ruan në një regjister
tjetër të CPU-së. CPU-të e sotme mund të kenë disa ALU, psh. një
ALU për kryerjen e veprimeve me numra të plotë me komplement të
dyshit dhe një tjetër për kryerjen e veprimeve me numrat me presje të
levizshme.

CU- Njësia e Kontrollit


Nësia e kontrollit është qarku që gjeneron sinjalet për komandimin
dhe koordinimit e të gjithë njesive të tjera të kompjuterit duke bërë të
mundur ekzekutimin e intruksioneve. Ajo deshifron instruksionet që
përpunimi i informacionit 25

vijnë për ekzekutim në CPU dhe në bazë të këtij deshifrim, gjeneron


sinjalet komanduese përkatëse që i shkojnë njësive të tjera për të
bërë të mundur ekzekutimin e intruksioneve. Psh n.q.s.e instruksioni
kryen mbledhjen e dy numrave atëherë njësia e kontrollit është
përgjegjëse për dergimin e një sinjali ALU-së për ta komanduar që të
kryejë një veprim mbledhje mbi numrat. Pra mund të themi që njësia
e kontrollit është përgjegjëse për gjenerimin e sekuencës së duhur të
sinjaleve për ekzekutimin e instruksioneve.

Concepti i Programit të Ruajtur (Store-Program Concept)


Një nga karakteristikat e arkitekturës von Neumann është që pro-
gramet kodohen dhe ruhen njëlloj si të dhënat në memorjen e kom-
pjuterit RAM. Pra për tu ekzekutuar një program, nuk ka nevojë
që ai të jetë ruajtur ne CPU cka në dukje do ishte më e natyrshme,
por mund të tërhiqet nga memorja ne CPU për tu ekzekutuar. Ky
njihet ndryshe dhe si concepti i programit të ruajtur. Një nga avan-
tazhet që ofron realizimi i këtij koncepti është dhe flexibiliteti. Nqse
programi do të ishte i ruajtur në CPU ai do të ishte i gdhendur aty
dhe nuk mund te ndryshoje. Në rastin kur programi ruhet njëlloj
si të dhënat ne memorje kompjuteri është më fleksibël dhe mund
të ndryshojë funksionin dhe tipet e programeve që ai ekzekuton
mjafton të ndryshojë përmbajtja e memorjes.

Instruksionet dhe Gjuha Makinë


CPU është projektuar të njohë dhe ekzekutoje një set instruksionesh
elementare te koduar në sekuencë bit-ësh. Me instruksione ele-
mentare do kuptojmë instruksione nëpërmjet të cilave CPU kry-
hen veprime të thjeshta si psh mbledhje dy numrash, zhvendosje
numrash nga memorja ne CPU etj. Këto instruksione elementare
të koduar me bit-ë quhen ndryshe dhe Instruksione Makine pra
instruksione që i njeh dhe di ti ekzketuoje makina (CPU-ja). Lista
e instruksioneve makine që mund të shkruhet një program bashkë
me sintaksën e shkruajtjes së tyre quhet gjuhë makinë. Një program
shëmbull i shkruar me instruksione elementare jepet si më poshtë:

• Instruksion1 (LOAD): Ngarko regjistrin R1 me një numër të


marrë nga qeliza e memorjes M1

• Instruksion2 (LOAD): Ngarko regjistrin R2 me një numër të


marrë nga qeliza e memorjes M2

• Instruksion3 (ADD): Mblidh vlerat e dy regjistrave R1 dhe R2 dhe


rezultatin ruaje në regjistrin R3
26 elementët e informatikës

• Instruksion4 (JUMP): Kërce tek Instruksioni6 nqse rezultati i


mbledhjes në regjistrin R3 është zero

• Instruksion5 (STORE): Ruaj vlerën e regjistrit R3 ne qelizën e


memorjes M3

• Instruksion6 (HALT): Ndalo ekzekutimin e programit

Instruksionet makinë të nje CPU-je mund të klasifikohen në tre


grupe:

• Instruksionet e transferimit të të dhënave: Këto instruksione


kryejnë transferimin e të dhënave nga një vendodhje e kompjuterit
në tjetrën. Psh isntruksionet që transferojne një të dhënë nga mem-
orja RAM ne CPU apo anasjelltas. Të parat quhen instruksione
LOAD (instruksionet 1 dhe 2 ne pragramin me sipër) kurse të
dytat STORE (Instruksioni 5 në programin më sipër) respektivisht.
Po ashtu intruksionet që komandojnë pajisjet I/O dhe transfer-
ojnë të dhënat nga këto pajisje në CPU apo RAM hyjnë në këtë
kategori.

• Instruksionet aritkemtike/logjike: Këto janë instruksione që


komandojnë ALU-në të kryejë veprime aritmetike si mbledhje,
zbritje,(ADD, SUB, instruksioni 3 në programin më sipër) apo
veprime logjike si AND, OR, XOR etj.

• Instruksionet e kontrollit: Këto janë instruksione që përcaktojnë


rrjedhën e ekzekutimit të programit (Instruksioni 4 në programin
më sipër). Këto quhën ndryshe dhe instruksione kercimi (JUMP) të
cilët në varësi të plotësimit të një kushti ekzekutojnë instruksionin
në vazhdim ose kercejne në një instruksion tjeter.

Kodimi i Instruksioneve Makinë


Instruksionet makinë kodohen si sekuencë bitësh që ndahet në dy
pjesë. Pjesa e parë përbën atë që quhet OP-code (Operation Code)
kurse pjesa e dytë përbën operandet, shiko figurën. Op-code përcak-
ton veprimin që do kryejë instruksioni (si psh LOAD, ADD etj), kurse
operandet identifikojnë të dhënat që do të përpunojë instruksioni si
(psh vlerat e regjistrave R1, R2, etj). Mënyrat e ndryshme të identi-
fikimit të të dhënave quhen ndryshme dhe mënyra adresimi. Ndër
me kryesoret janë mënyra me regjistër dhe memorje. Në formatin në
figurë instruksioni është koduar me 16 bit ku 4 bit rezervohen për
OP-code dhe 12 bit për operandet. Me 4 bit mund të kodojmë nje set
prej 16 instruksionesh. Mënyra e adresimit me regjister specifikon që
të dhënat ndodhen në regjister kurse mënyra e adresimit me adrese
specifikon që e dhëna ndodhet në një qelizë të memorjes me adresë
përpunimi i informacionit 27

të specifikuar tek fusha përkatëse e operandit (shiko shembullin në


figurë). Seti i plotë i instruksioneve jepet në shtojcën A në fund të
librit.

Funksionimi i CPU-së

CPU-ja është përgjegjëse për ekzekutimin e programeve duke ekzeku-


tuar instruksionet e programit njëri pas tjetrit. Sipas arkitekturës
Von Neumann lista e isntruksioneve të një programi ndodhet në
memorjen RAM keshtu që është detyra e CPU-se të ngarkojë instruk-
sionin e rradhës nga memorja në CPU ta ekzekutojë atë, të ngarkojë
instrukionin tjetër ta ekzekutojë e kështu me rradhë. Kjo procedurë
e përsëritur quhet ndryshe dhe cikli makinë. Cikli makinë përbe-
het nga tra faze Fetch (tërheqje), Decode (dekodim i instruksionit)
dhe Execute (ekzekutim). Për para se të shpjegojme keto faza më
në detaje le të përmendim dy regjistra që ndihmojnë CPU të kryejë
ciklin makinë. IR (Instruction Register) apo Regjistri i Instruksionit që
shërben për të ruajtuar në CPU instruksioni e tërhequr nga memorja.
Pra IR mban instruksionin që po ekzekutohet nga CPU. PC (Pro-
gram Counter) apo Numëruesi i Programit shërben për të mbajtur
adresën e instruksionit të rradhës që do tërhiqet nga memorja. Le
të analizojme fazat e ciklit makinë. Faza Fetch: PC mban adresën
e instruksionit që do tërhiqet dhe kjo adresë i dërgohet memorjes
RAM për adresim. Mbas adresimit memorja RAM nxjerr isntruk-
sionin e adresuar i cili ngarkohet në CPU dhe ruhet në Regjistrin e
Instruksioneve ku është gati për dekodim. Gjatë fazës Fetch update-
tohet dhe përmbajtja e regjistrit PC në mënyrë që të jetë gati adresa
për të tërhequr instruksionin e rradhës. Meqënëse instruksionet që
kemi marrë si shëmbull janë 16 bit (2 byte) të gjatë dhe cdo byte në
RAM ka adresën e vet, atëherë PC duhet te rritet (inkrementohet) me
dy për të adresuar instruksionin e rradhes i cili është me distancë
prej dy bytesh nga instruksioni aktual. Pra faza Fetch konsiston në
ngarkimin e instruksionit nga memorja ne CPU. Faza Decode: në
këtë fazë instruksioni që ndodhet ne IR deshifrohet nga njësia e kon-
trollit duke zbërthyer OP-code-in dhe operandët për të kuptuar cfarë
veprimi duhet të kryejë instruksioni. Qarku i njësisë së kontrollit
merr si hyrje fushat e OP-code-it dhe operandet dhe nxjerr në dalje
sinjalet e kontrollit që do të komandojnë njësite e tjera për të ekzeku-
tuar instrukionin. Faza Execute: në këtë fazë sinjalet e gjeneruar
nga njësia e kontrollit gjatë fazës decode shkojnë sipas nje sekuence
të caktuar për të aktivizuar të gjithë njesive të tjera për të bërë të
mundur ekzekutimin e intruksionit. Psh nqse instruksioni eshte
ADD, atehere i shkon nje sinjal njësisë ALU për ta komanduar që të
kryejë mbledhjen. Nqse instruksioni është LOAD i shkon një sinjal
28 elementët e informatikës

leximi memorjes RAM për të lexuar një të dhënë. Mbas përfundimit


të ekzekutimit cikli makinë përsëritet përsëri me instruksionin e
rradhës.

Figure 10: CPU

Adresat Qelizat 1 Byte


Regjistrat
00
R0
R1 01
R2
. 02
.
R14
ALU R15

A B
DR

BUS

Njesia Kontrollit RI

AR FF

PC
Sistemet Operative
Algoritmat
Gjuhët e Programimit
Komunimiki

You might also like