You are on page 1of 7

LEGALIZOJE NDËRTIMIN PA LEJE

Gjithsej 352,836 ndërtime pa leje janë identifikuar dhe regjistruar nga Ministria e Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim të ngushtë me komunat, gjatë periudhës shkurt 2014
- shkurt 2017. Vetëm në Prishtinë janë regjistruar gjithsej 46,528 ndërtime pa leje.

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, si dhe regjistrimi në Kadastër dhe në Regjistrin për
të Drejtat në Pronën e Paluajtshme (RDPP) kryhet në përputhje me Ligjin nr. 06/L-024 për
Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje i cili parasheh një procedurë të thjeshtë, taksa të ulëta dhe
vetëm disa dokumente që kërkohen nga aplikantët.

Aplikoni tani dhe paguani vetëm një taksë – 1 Euro për metër katror për ndërtimet e
Kategorisë 1 dhe 2 Euro për metër katror për ndërtimet e Kategorisë 2. Përmes një aplikimi të
vetëm, ju mund ta legalizoni ndërtimin tuaj dhe ta regjistroni në RDPP.

Shembuj të ndërtimeve të Kategorisë I: shtëpi banimi, vila, depo, stalla, pishina të hapura,
garazha etj.
Për informata më të detajuara, shikoni Aneksin 1 të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2017 për
Kategorizimin e Ndërtimeve

Shembuj të ndërtimeve të Kategorisë II: ndërtesa me shumë njësi banimi, hotele, qendra
tregtare, fabrika, shkolla, ndërtesa fetare etj.
Për informata më të detajuara, shikoni Aneksin 2 të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2017 për
Kategorizimin e Ndërtimeve
KATËR (4) DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR
LEGALIZIMIN E SHTËPISË SUAJ
(KATEGORIA I E NDËRTIMEVE PA LEJE -
NDËRTIM I PËRFUNDUAR)
kimit
Formu
lari i Apli 2. Dëshmitë për të drejtën pronësore
mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale
Komunale)
Certifikata
e Pronësisë

1. Formulari i aplikimit
(SHKARKO KËTU)

narit të
ta e Pro je
Deklara it Pa Le
Ndë rt im

Matjet
Gjeode
zike
4. Një deklaratë e
3. Matjet e kryera nga nënshkruar nga pronari
një gjeodet i licencuar i ndërtimit, përmes së
cilës i pranon të gjitha
përgjegjësitë për sigurinë
e strukturës së ndërtimit
(SHKARKO KËTU)

(Në rast se shtëpia juaj nuk shihet në Ortofoton vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për
përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për
trajtimin e ndërtimeve pa leje, Neni 18)

Për informata më të detajuara, shikoni Aneksin 2 të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2017 për
Kategorizimin e Ndërtimeve
DOKUMENTET E NEVOJSHME
PËR LEGALIZIMIN E SHTËPISË TUAJ
(KATEGORIA I E NDËRTIMEVE PA LEJE -
NDËRTIM I PAPËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit për Lejen e Legalizimit për Përfundimin e Ndërtimit (SHKARKONI KËTU)
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Matjet e kryera nga një gjeodet i licencuar
4.
A) Nëse punët e planifikuara për përfundimin e ndërtimit nuk përfshijnë ndonjë ndryshim në
bazën ose lartësinë e ndërtimit, ose ndonjë ndryshim të funksionit aktual, duhet të dorëzohet
një deklaratë të nënshkruar nga pronari i ndërtimit, përmes së cilës i pranon të gjitha
përgjegjësitë për sigurinë e strukturës së ndërtimit.
(Në rast se shtëpia juaj nuk duket në Ortofoton vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për
përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për
trajtimin e ndërtimeve pa leje, Neni 18)
Nëse punët e planifikuara për përfundimin e ndërtimit përfshijnë ndryshime në bazën ose
lartësinë e ndërtimit, ose ndryshime të funksionit aktual, kërkohen dokumentet e mëposhtme:
B) Raporti i profesionistit për stabilitetin strukturor
5. Kushtet e propozuara të ndërtimit për përfundimin e ndërtimit të papërfunduar (nëse
aplikohen);
6. Projekti ideor për përfundimin e ndërtimit (pasi të jenë miratuar kushtet e ndërtimit)
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR
LEGALIZIMIN E NDËRTIMIT ME SHUMË NJËSI BANIMI
(KATEGORIA II E NDËRTIMEVE PA LEJE -
NDËRTIM I PËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit (SHKARKO KËTU)
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Dokumentet/dëshmitë për ndërmarrjen projektuese e cila e ka hartuar prezantimin grafik dhe
përshkrimin e ndërtimit
4. Paraqitja grafike dhe përshkrimi i gjendjes aktuale të ndërtimit, duke përfshirë:
o Përshkrimin teknik
o Matjet gjeodezike
o Fotografitë e ndërtimit (të gjitha fasadat)
o Raporti për stabilitetin strukturor, përfshirë përfundimin e profesionistit për sigurinë dhe
qëndrueshmërinë e ndërtimit
o Raporti për instalimet e ujit dhe kanalizimit, përfshirë përfundimin e profesionistit për sigurinë dhe
funksionalitetin e sistemit
o Raporti për instalimet elektrike, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe
funksionalitetin e sistemit
o Raporti për instalimet mekanike, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe
funksionalitetin e sistemit
o Elaborati për mbrojtje nga zjarri

Për procedurat themelore të kërkesave të shëndetit dhe sigurisë dhe detajet tjera të rëndësishme për
këtë nënkategori, shihni Udhëzimin Administrativ për Kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë,
procedurat dhe dokumentacioni për trajtimin e ndërtimeve pa leje për kategorinë I dhe II

(Në rast se ndërtimi juaj nuk shihet në Ortofoton e vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për
përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e
ndërtimeve pa leje, Neni 18)
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEGALIZIMIN E
NDËRTIMIT ME SHUMË NJËSI BANIMI
(KATEGORIA II E NDËRTIMEVE PA LEJE -
NDËRTIM I PAPËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit për Lejen e Legalizimit për Përfundimin e Ndërtimit (SHKARKONI KËTU)
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Dokumentet/dëshmitë për ndërmarrjen projektuese e cila e ka hartuar prezantimin grafik dhe
përshkrimin e ndërtimit
4. Paraqitja grafike dhe përshkrimi i gjendjes aktuale të ndërtimit së papërfunduar:
o Përshkrimi teknik
o Matjet gjeodezike
o Fotografitë e ndërtimit (të gjitha fasadat)
o Fotografitë e ndërtimeve fqinjë, brenda distancës 50 metra nga kufijtë e parcelës në të cilën
aplikuesi synon ta përfundojë ndërtimin
o Raporti për stabilitetin strukturor, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe
qëndrueshmërinë e ndërtimit
o Elaborati për mbrojtje nga zjarri
o Punimet e planifikuara ndërtimore për ta përfunduar ndërtimin
5. Kushtet e propozuara të ndërtimit për përfundimin e ndërtimit (nëse punimet e planifikuara të
ndërtimit përfshijnë ndryshime në bazën, lartësinë ose funksionin e ndërtimit; ose nëse nuk ka ndonjë
Plan Rregullues Urban, Plan të Hollësishëm Urban ose Hartë Zonale në fuqi që përcakton Kushtet e
Ndërtimit në parcelën e dhënë)
6. Projekti kryesor për përfundimin e ndërtimit (pasi të jenë miratuar kushtet e ndërtimit)

Për procedurat themelore të kërkesave të shëndetit dhe sigurisë dhe detajet tjera të rëndësishme për
këtë nënkategori, shihni Udhëzimin Administrativ për Kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë,
procedurat dhe dokumentacioni për trajtimin e ndërtimeve pa leje për kategorinë I dhe II

(Në rast se ndërtimi juaj nuk shihet në Ortofoton e vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për
përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e
ndërtimeve pa leje, Neni 18)
CILAT JANË PESË PËRFITIMET KRYESORE TË
LEGALIZIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE?
1. Ndërtimi i legalizuar sjell siguri për pronarin e regjistruar
2. Ndërtimi i legalizuar mund t’u lihet familjarëve si trashëgimi
3. Ndërtimi i legalizuar shitet më lehtë
4. Ndërtimi i legalizuar mund të përdoret si hipotekë në kredi bankare për mundësi biznesi, arsimi ose
për investime tjera
5. Ndërtimi i legalizuar ka vlerë më të madhe

ÇKA DUHET TË BËJ NËSE NUK KAM DËSHMI PËR TË


DREJTAT E MIA TË PRONËS NË PARCELËN KU NDODHET
NDËRTIMI PA LEJE?
Shumë njerëz në Kosovë nuk e kanë certifikatën e pronësisë për parcelën ndërtimore ku gjendet
ndërtimi pa leje. Certifikata e pronësisë merret duke regjistruar të drejtat tuaja të pronës në Kadastër
dhe në Regjistrin e të Drejtave të Pronës Paluajtshme. Sidoqoftë, edhe nëse nuk keni dëshmi mbi të
drejtat tuaja pronësore në parcelë, përsëri duhet të aplikoni për legalizim dhe t’i dorëzoni dokumentet
tjera në komunë. Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve, ju përfshiheni në Listën e Pritjes, ndërsa pasi
të siguroni dokumentacionin e nevojshëm që vërteton të drejtën tuaj të pronësisë ose të drejtën e
përdorimit të parcelës ndërtimore dhe të njejtin ta dorëzoni në komunë, ndërtimi do të hiqet nga Lista
e Pritjes dhe procesi i legalizimit do të vazhdojë.

Për më shumë informata ose për dorëzimin e aplikacionit tuaj, vizitoni ndërtesën e re të Komunës së
Prishtinës, rruga ‘Ahmet Krasniqi’ PN, në Lagjen Arbëria.

Për informata shtesë, ju lusim që të kontaktoni:


038 223 687 & 038 221 403 | E-mail: legalizimi.pr@rks-gov.net

Për procesin e Legalizimit të Ndërtimeve pa leje, Komuna e Prishtinës mbështetet


nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike

You might also like