You are on page 1of 2

Dielli

Dielli është yll në qendër të Sistemit Diellor . Është një sferë gati e përsosur


e plazmës së nxehtw që gjeneron një fushë magnetike . Është deri tani burimi më i
rëndësishëm i energjisë për jetën në Tokë . Diametri i tij është rreth 1.39 milion
kilometra (864,000 milje), ose 109 herë më i madh se Toka, dhe masa e tij është
rreth 330,000 herë më e madhe se ajo e Tokës. Ai përbën rreth 99.86% të masës
totale të Sistemit Diellor. Afërsisht tre të katërtat e masës së Diellit përbëhen
nga hidrogjeni  73%; pjesa tjetër është kryesisht helium 25%, me sasi shumë më të
vogla të elementeve më të rënda. Dielli është një yll kryesor. Si i tillë, në mënyrë
joformale dhe jo plotësisht të saktë i referohemi si xhuxhi i verdhë .Ai u formua
afërsisht 4,6 miliardë  vjet më parë nga rënia gravitacionale e materies brenda një
rajoni të një reje të madhe molekulare . Shumica e kësaj materie u mblodh në
qendër, ndërsa pjesa tjetër u rrafshua në një disk rrethues që u bë Sistemi Diellor .
Dielli aktualisht shkrin rreth 600 milion ton hidrogjen në helium çdo sekondë, duke
shndërruar 4 milion ton lëndë energji çdo sekondë si përfundim. Kjo energji, e cila
mund të zgjasë nga 10,000 deri në 170,000 vjet për tu larguar nga bërthama e tij
është burim i dritës dhe nxehtësisë së Diellit. Efekti i jashtëzakonshëm i Diellit në
Tokë është i njohur që nga kohërat parahistorike dhe Dielli është vlerësuar nga disa
kultura si hyjni . Rotacioni i Tokës dhe orbita e tij rreth Diellit janë baza e
kalendarëve diellorë, një prej të cilëve është edhe kalendari mbizotërues në
përdorim që e kemi sot.
Rrezatimi UV.
Rrezatimi ultravioletë apo rrezatimi UV është një brez i rrezatimit në spektrin
elektromagnetik që gjendet në mes të rrezatimit të dritës së dukshme dhe valëve
rëntgen. Ky rrezatim për syrin e njeriut është i padukshëm. Ky brez i spektrit së
bashku me dritën e dukshme dhe rrezatimin e valëve infra të kuqe hynë në grupin e
"rrezatimeve optike". Rrezet ultraviolet kanë sikurse rrezet e dritës pikën e thyerjes
dhe absorbohen.

Rrezet infra te kuqe.


Si rreze infra të kuqe apo rrezatimi i nxehtësisë thirret brezi në spektrin
elektromagnetik në mes të dritës së dukshme dhe valëve të gjata të mikrovalëve.
Në profesionet teknike që merren me përdorimin e rrezatimit të këyre valëve janë
bërë edhe disa klasifikime më të thella.Rrezet infra të kuqe jane pjesë e e spektrit
elektromagnetik te emetuar nga dielli. Këto "pjesë" janë të identifikueshme nga
një frekuencë, gjatësi vale elektromagnetike. Rrezatimi infra i kuq është një
rrezatim i dobishëm natyror me te cilin ne jetojmë, por që syri nuk i
percepton.Dielli lëshon rrezatim infra të kuq, por gjithashtu edhe të gjithe trupat e
nxehtë si zjarri.Rrezatimi infra i kuq përfaqeson një pjesë te të gjithë spektrit të
rrezatimit elektromagnetik të diellit tonë. Termi "infra i kuq", pra, më ulët se e
kuqe, tregon se frekuenca e saj është menjëherë nën atë të ngjyrës së kuqe të dritës
se dukshme. Ajo është quajtur shpesh "rrezatimi termik", ose "rrezatimi i
ngrohjes".

You might also like