You are on page 1of 1

3R

Kur ulim sasinë e gjërave që hedhim, si për shembull


qeset plastike, ne ndihmojmë në mbajtjen pastër të
mjedisit ku jetojmë, të ujit që pimë apo të ajrit që
thithim. Gjithashtu, përdorimi i objekteve vetëm kur
është e nevojshme është një ide e mirë. Dhe ne mund
të riciklojmë gjëra, si për shembull, letrat, kanoçet,
shishet duke i çuar në impiantet e riciklimit të
mbeturinave, nëpërmjet përpunimit të të cilave mund
të prodhohen objekte të reja. Mbajini mend mirë
këto tri fjalë që fillojnë me R; është mënyra më e
mirë për të mbrojtur planetin në të cilin jetojmë.

You might also like