You are on page 1of 1

Toponimet janë si zbulimet arkeologjike…, si këto, ashtu edhe ato nxjerrin në dritë popujt që jetuan

dhe lulëzuan. Toponimet janë një dokument i heshtur. Dëshmi e qartë për historinë, që ndriçojnë
pjezësa të errësirës shekullore. Sigurisht çdo vend ka një emër dhe kuptim domethënës, të krijuar
gjithnjë mbi baza bindëse e shpesh i lidhur me ngjarje që kanë ndodhur, emra, pushtimet e një kohe
të largët, me pronarë tokash e familjesh, forma e ngjyra të relievit, ndërtime të vjetra, etj. Të
emërtuara natyrshëm ato u mbajtën mend brez pas brezi, por kanë pësuar edhe ndryshime. Disa
toponime kanë kuptim, ashtu siç tregon rastësi ndonjë prej tyre, e pa asnjë lidhje, të cilat vështirë se
shpjegohen. Shumica e tyre pjesë përbërëse e veprimtarisë së njeriut dhe që mbartin në vetvete
gjurmë të historisë, forma të materialit gjuhësor, elementë të konceptimit të jetës.
Ekzistenca e toponimeve sllave në trevat e Jugut është e pranueshme. Në Mollas janë në minorancë
në krahasim me toponimet autoktone. Me kalimin e shekujve evoluimi gjuhësor ka pësuar
ndryshime. Edhe pse pushtuesit bënë punën e tyre të ndryshonin toponimin ato mundën t’i qëndrojnë
kohës dhe kanë arritur deri më sot të bashkuara. 
Prania e toponimëve sllave është rezultat i tre faktorëve;
1) Dyndja e sllavëve në Ballkan gjatë shekujve V-VI. Sllavët arritën deri në ishullin e Kretës, Greqi,
një epizodë të cilën e përshkruan edhe perandor Konstandin Porfirogjeniti. 
2) Pushtimi i shumicës së trevave shqiptare nga perandoria bullgare në shekujt e hershëm të
Mesjetës.
3) Pushtimi i trevave shqiptare nga serbët të udhëhequr nga "perandori" i tyre, car Stefan Dushani. 

Profesioni kryesor i popullatës shqiptare, gjë që na mundësoi ruajtjen e gjuhës dhe identietit, ishte
blegtoria. Shqiptarët ishin gjysmë-nomad dhe jetonin në 'katunde' që ishin vendbanime të
përkohshme. Ndërsa sllavët ishin kryesisht bujq ... dhe mëqenëse blegtorët janë më lëvizës se bujqit,
edhe emrat e katundëve të tyre të vjetër më lehtë harroheshin. Por vendbanimet të përhershme të
bujqve mbeteshin dhe i qëndronin trysnisë së harresës shekullore -- këtë edhe pse popullata sllave në
Shqipëri (dhe Greqi) ishte e vogël në numër. Mbasi janë zhvendosur/shpërngulur apo asimiluar,
vendin ua morën shqiptarët të cilët i adaptuan emrat sllave të fshatrave. Shumica e emrave janë në
zona rurale, pra emra të fshatrave, si për shembull Bellovoda afër Korçës (që dmth 'ujë i bardhë'),
Novosela afër Vlorës (që dmth 'fshat i ri') etj. Por ka edhe qytete, si për shembull Tropoja (fjalë e
vjetër që dmth 'tri fusha') apo Pogradeci (që dmth 'pranë qytezës/kështjellës'). 
Çerna Voda (Черна Вода) e perkthyer në bullgarisht, pra Uji i Zi, dëshmi e fortë e trashëgimisë
historike që sllavët na kanë lënë pas ne shqiptarëve.
Fusha e bukur në veri-perëndim të Shqipërisë, aty ku ndodhet plazhi i madh dhe i këndshëm i
Shkodrës, u evitua të quhej ende serbisht Veliko-Polje, ose shkurt Velipojë.
Krahina e Zadrimës, mund të ishte fare mirë edhe zona “Anës Drinit.
Berati me formën e shqiptarizuar të emrit nga “Beligradi” bullgar, mund të ishte akoma sot
Antipatrea ilire.

You might also like