You are on page 1of 6

Historia e Lindjes të numrave

Asnjë nuk e di se ku dhe kur fillon historia e numrave, por me siguri shumë,
shumë kohë më parë. 
Në fakt e gjithë historia e njerezimit lindi si nevoje e te qenurit “një” kur
jetonte dhe “asgje” kur vdiste, ose refleksi i të dalluarit te vetëvetes “një” nga
të tjerët “jo një”.
Në kohrat e lashta njerëzit (psh. barinjtë) kishin nevojë të dinin sa bagëti
kthenin në banesën e tyre pas kullotës, ose për një fis lindi nevoja të dinte sa
luftëtarë dhe sa armë mbetën pas betejës. Kjo çoi në grupime të ndryshme
sociale të shumta të njerëzve, ku disa kërkonin të dinin sa ditë ka viti, sa
individë ka fisi, sa martesa, sa ushqime kishin, etj. Njerëzimi përshkak të
natyrës dhe sasive të shumta të gjërave përrreth u detyrua të “përdorë
numërimin” në plotësimin e nevojave të tij. Duke bërë këtë “numërim” çdo gjë
u vendos në shërbim të njeriut. Në këtë kuptim historia e numrave është histori
e nevojave të njerëzimit. Popujt prehistorikë pa e patur konceptin e numërimit
arrinin të dallonin se nga tufa e bagëtive mungon ‘një” ose “dy” kafshë, ose në
një kodër janë “një” ose “dy” pemë, etj
Numrat e parë të shkruar që ne njohim janë ato që janë përdorur rreth 5000
vite para erës sonë nga Egjiptianët dhe nga Sumerët (Babiloni).

Lindja e Numravene kohët e lashta?


“Makinat” e hershme numëruese

Fillimisht njerëzit përdornin pak a shumë sendet që kishin në dorë për të


dalluar sasinë e tyre. Natyra nga ana e saj ofronte çdo model: zogj me dy
krahë, gjethe me tre petale, kafshë me katër këmbë, dora me pesë gishta, etj.
Por sikurse çdo njeri fillon numërimin me dhjetë gishtat e tij edhe pjesa më e
madhe e sistemeve të numërimit u shpikën duke përdor bazën 10.
Sistemi më i vjetër i numërimit që kanë gjetur arkeologët është numërimi
me kocka kafshësh, i gjetur në Europën Perëndimore,që kishin “një” ose “disa”
shenja me gdhendje. Këto sinjale të numërimit llogariten nga 20 deri në 35
mijë vite të hershme.Njerëzit që kanë përdorur këto eshtra mund të kenë qenë
gjuetarë që bënin një prerje për çdo kafshë të vrarë

Mjeti i dytë konkret i numërimit :Dora, është padyshim shumë I hershëm.


Në lashtësi përdorimi i pjesëve të gjymtyrëve të trupit në numërim lejoi
Egjiptianët e vjetër, Romakët, Arabët, Persianët të paraqisnin konkretisht
numrat nga 1 deri në 9999. Një sistem më i detajuar I kombinimit të gishtave
dhe pjesëve të gjymtyrave lejoi Kinezët të numërojnë deri në 100 000 me
njërën dorë dhe deri në 1 milion me të dy duart. 

Popuj të tjerë  nga Peruja, Bolivia, Afrika Perëndimore, Havai, Ishujt e


Japonisë lindore, nga Gjermania etj. përdornin për numërim sistemin e lidhjes
së nyjeve në litar, spango.

Shembulli tjeter eshte: një kockë ujku mbi të cilën janë bërë prerje në
grupe, ku pas çdo 5 prerje “normale” ka një prerje të thellë: 55prerje të ndara
në dy seri, e para me 25 prerje, e dyta me 30 të shpërndara në grupe pesëshe.
Duket se ky numërim I hershëm ka qenë me bazë 5. Pothuaj në të njëjtën kohë
ngaSumerët shpiken një sistem tjeter numërimi: një gur i vogël qëndronte
për 1, një petëz për 10, një gur më i madh balte për 60, një petëz e madhe për
600,një top për 3600 e kështu me radhë.

Metoda e guriçkave formoi bazën për sistemin e parë të shkruar të


numërimit të dokumentuar në histori.
Numrat e popullit Sumer. Numrat e popullit Sumer (Mesopotami)
vlerësohen rreth 3000 - 2600 vite para eres sone.

Sendet dhe objektet që përdornin Sumerët në sistemin e tyre të


numërimit.
Egjipti i lashtë përfshin periudhën nga 3100 – 1786 para eres sone.
Egjiptianët kishin një sistem shifrash me të cilin mund ta kalonin milionin.

You might also like