Professional Documents
Culture Documents
Ahmet Zogu
Ahmet Zogu
plotë për figurën e Ahmet Zogut, mbasi ke përpara një material më të sistemuar, por jo
shumë të dokumentuar në materiale me burime të mirëfillta arkivore. E pavarësisht nga
këto, opinionin e gjerë që ka pak informacion për këtë figurë kontroverse në Historinë e
Shqipërisë, e ndihmon atë që të mësojë më shumë gjëra si për fëmijërinë, shkollimin,
karrierën, figurën morale, kontributin shoqëror për vendin, por edhe shpërdorimet e
mëdha për luksin personal e familjar dhe për format e marrjes dhe mbajtjes së pushtetit.
Megjithëse rikthimi në monarki dhe shpallja e Ahmet Zogut Mbret, në aspektin politik
ishte një kthim mbrapa, për situatën e krijuar pati edhe disa vlera pozitive si: unifikimi
përfundimtar i territorit, kontrolli i plotë mbi të dhe shtrirja e autoritetit të shtetit në çdo
cep të vendit; ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe portuale; pas shpalljes së Tiranës në
vitin 1925, kryeqytet, nisi punën për ta bërë atë një kryeqytet modern; ngriti Bankën e
Shqipërisë si autoriteti financiar në vend, ndërsa në fushën legjislative hartoi Kodin
penal dhe Kodin Civil, u ngritën dhe funksionuan gjykatat në të gjithë vendin si dhe
ndërmori disa reforma modernizuese për kohën. Këto e të tjera tregojnë atë që thotë
historiani Kristo Frashëri se: “Ahmet Zogu në vija të përgjithshme e stabilizoi shtetin. Kjo
nuk ka si i mohohet. Ai e mori pushtetin pavarësisht ambicies së vet, po ambicia e vet i
shërbeu edhe shtetit”.
Ashtu si njihet nga historiografia, që gjatë periudhës 2-3 vjeçare pas marrjes së
pushtetit në dukje u panë disa rezultate pozitive, por në fakt ai gaboi shumë politikisht
me firmosjen e traktatit Italo-Shqiptar më 26 nëntor 1926. Kjo konfirmohet edhe nga
Koloneli Andre Ordion, ish komisioneri i Francës që mori pjesë në përcaktimin e kufijve
të Shqipërisë gjatë viteve 1922-1925, i cili në librin “Një oficer francez në Ballkan” ndër
të tjera shkruan: “E dini më mirë se kushdo se ç’keni hequr për ta bërë Shqipërinë
autonome dhe të pavarur, për më tepër ajo është sot me kufij të caktuar mjaft mirë…
Prandaj, përdorini të gjitha burimet tuaja për të krijuar shkolla, për të bërë rrugë dhe ura,
për të ndërtuar hotele, që ju mungojnë, orientoni përpjekjet drejt një Shqipërie të re,
punëtore, që të bëhet “Zvicra e Ballkanit”. Këto fjalë të mençura nuk u dëgjuan, por me
mendjelehtësi të Ahmet Zogut u lidh traktati midis Italisë e Shqipërisë, i cili i lejonte dorë
të lirë Italisë për të vepruar mbi Bankën Kombëtare, në fushën e tregtisë, në fushën e
lundrimit, në fushën e ndërtimeve, në fushën e shfrytëzimit të pasurive nëntokësore, të
diplomacisë, ushtrisë, xhandarmërisë etj. Pra Italia ishte bërë zoti i vendit derisa më 7
Prill 1939 u bë edhe pushtimi ushtarak i Shqipërisë.
Pra, Ahmet Zogu dhe mbretëria e tij mbasi firmosi traktatin e miqësisë me Italinë, vuri
gati çdo gjë nën diktatin e Italisë dhe ai vetë përdori pushtetin e sidomos atributet që i
dha shpallja e vetvetes mbret, vetëm për të bërë qejfe me paratë e shqiptarëve. Kjo
vërtetohet me të shkruarat e Blendi Fevziut i cili trajton me kapitull më vete
marrëdhëniet e Zogut me gratë, dhe shpenzimet marramendëse për qejfe të
shfrenuara, shpenzime për familjen dhe oborrin mbretëror e plotë marrëzira të kohës, të
cilat i hoqën vëmendjen nga drejtimi i vendit, sa që natyrshëm erdhi momenti që Italia i
vuri “litarin në fyt” dhe ai më 7 Prill 1939 largohet me turp nga pushteti i pamerituar,
duke e lënë popullin dhe vendin e tij në dorë të pushtuesve italianë. Dhe jo vetëm kaq,
por pa asnjë të drejtë mori pasuri aq të shumta sa që me tërë oborrin që e shoqëroi,
jetoi në hotele luksoze në vende të ndryshme të Europës dhe Azisë për një periudhë
shumë të gjatë kohore.
Duke e parë në kompleks bëmat dhe gjëmat që Fevziu përshkruan në librin që i dedikon
Ahmet Zogut, të krijohet bindja se ai, përderisa ka drejtuar vendin për një periudhë të
caktuar kohore, mbetet një figurë me karakter historik, por duke parë gjithashtu figurën
e tij nga pikëpamja morale, jo atdhetare dhe si shpërdorues i pasurisë së popullit e plot
zullume, vlerësimet që i bëhen figurës së tij aktualisht janë të pamerituara, prandaj u
mbetet detyrë historianëve që ta studiojnë në kompleks figurën e tij, duke nxjerrë në
pah anën pozitive e negative për t’i dhenë atë që i takon realisht si shtetas shqiptar dhe
kontributin për Shqipërinë. Bazë për këtë është edhe mendimi i Faik Konicës (cituar nga
Blendi Fevziu në faqen 130) i cili, ndër të tjera thotë: “E kam ndjekur që kur ishte
tetëmbëdhjetëvjeçar, por s’e kam dëgjuar njëherë të thotë të vërtetën. S’e ka mbajtur
kurrë fjalën e dhënë. Nuk ka kurrfarë ndjenje përgjegjësie. Është i pangopur, egoist,
zemërgur, i pandershëm. I urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kjo kulturë, prejardhje
familjare, pasuri apo ndonjë aftësi në çfarëdo fushe, ose vetëm e vetëm pse janë
atdhetarë të ndershëm”.
Media SocialeNdaje me miqtë