You are on page 1of 7

“BLLOKU” GJATE VITEVE

TE REGJIMIT KOMUNIST
Paranteze ….
■Një nga lagjet qendrore të Tiranës, ku qe vendosur
dhe do jetonte deri në fund të jetës ENVER HOXHA
në një lagje të quajtur “Bllok i Udhëheqjes”,
krejtësisht të izoluar dhe të mbrojtur nga forca të
armatosura dhe nga agjentë të Drejtorisë së Dytë
të Sigurimit të Shtetit.
■Historia e Bllokut është tejet interesante, një
imitim i Kremlinit, por që shërbente njëkohësisht
edhe si stil jete, edhe si rang hierarkik, edhe si
ndërtim i kultit të individit. Historia e tij fillon në
nëntor të vitit 1944. Blloku përshkohej nga një
rrugë e drejtë, që në një anë mbaronte në
bulevard dhe në tjetrën në një prej rrugëve të
sapohapura të Tiranës së Re.
Jeta e anetareve te
Byrose Politike ne

Bllok
Drejtuesit kryesorë ishin te vendosur në një
lagje në krah të bulevardit të ri, krejt përballë
Kryeministrisë dhe Legatës Britanike. Enver
Hoxha qëndronte në shtëpinë e Inxhinier
Bellonit, një italian i larguar nga Shqipëria,
ndërsa Xoxe në një shtëpi përbri.
■ Hierarkia në Bllok ishte e qartë: aty rrinin
familjet e anëtarëve dhe të kandidatëve të
Byrosë Politike dhe të kryetarit të Presidiumit
të Kuvendit Popullor. Nuk lejoheshin anëtarët
e Qeverisë që nuk ishin anëtarë të Byrosë
Politike.
■ Deri në vitin 1947 rruga që kalonte përballë
shtëpisë së Hoxhës ishte e hapur. Që nga ai
vit ajo u mbyll dhe, me kalimin e kohës,
Blloku filloi të marrë edhe rrugët paralele. Më
1985 ishte një lagje prej afro 151 400 metrash
katrorë dhe tashmë, përpara derës së
shtëpisë së Hoxhës, nuk mund të kalonin në
këmbë as anëtarët e Byrosë Politike.
Jeta dhe Marredheniet ne bllok
Jeta në Bllok është njëra ndër
temat e ndaluara, por edhe më
“Krushqitë në Bllok ishin të gjitha
misterioze të Shqipërisë
aleanca politike, por paksa të
komuniste. Ruajtja e tij bëhej me
studiuara që të mos bëheshin në
aq fanatizëm, sa pushteti në
gradën e parë. Për shembull, tek
Shqipëri filloi të konsolidohej
anëtarët e Byrosë, midis fëmijëve
edhe përmes martesave të
të anëtarëve të Byrosë, por të
brendshme dhe lidhjeve të
bëhej që një djalë të marrë
krushqisë, lidhje që nisën qysh
mbesën e tjetrit e me radhë. Dhe
herët në ditët e para të krijimit të
të gjitha martesat u kryen brenda
tij dhe që u konsoliduan edhe në
Bllokut…
brezin e dytë e madje edhe të
tretin.
Karakteristika te jetes ne bllok mbi byrone…
■ Blloku nuk ishte një nocion gjeografik, nuk ishte një lagje, për një
mënyrë të jetuari, anëtarët e së cilit veç statusit politik i lidhin mijëra
fije familjare dhe farefisnore.
■ Pjesëtarët e Bllokut kishin një trajtim special: personel shërbimi,
shitore ku mund merrnin ushqim dhe veshje perëndimore, një seri
vilash, shtëpish pushimi në gjithë Shqipërinë dhe shumë favore të
tjera. Por me kalimin e viteve jeta e banorëve të paktë të Bllokut u bë
më e ndërlikuar. Bashkim Shehu e përshkruan kështu jetën në Bllok:
■ “Në atë lloj niveli, të atij sistemi, nuk ka miqësi. Në njerëz që kanë
qenë të lidhur fort me njëri-tjetrin ka bashkëfajësi dhe lidhje interesi,
që shtypin shumë e shumë njerëz të tjerë. Ai që ka epërsi nga
pushteti, në këtë rast Enver Hoxha, është më i kthjellët me idenë që
këtu s’kemi të bëjmë me miqësi, ndërsa caku i secilit varet nga numri
një, përpiqet që të gënjejë veten që ka besnikëri, miqësi etj. Me sa
kam mundur të vëzhgoj tim atë në qëndrimin ndaj Hoxhës, ka qenë
një lloj adhurimi ndaj tij dhe një njeri që ai mendonte se duhet të
ishte besnik ndaj tij dhe duhet të punonte bashkë me të”.
Fakte e kuriozitete
■situata në Bllok ka qenë gjithmonë shumë e Ishte një lloj klubi, brenda Bllokut, në anë të
■  

nderë, shumë e kontrolluar. Mund të them se ai Komitetit Qëndror të PPSH – së. Një shtëpi e
ishte i vetmi vend ku liria mungonte në mundësinë bukur, ndërtuar nga ish Kryeministri Koco Kota
më ekstreme. në fund të viteve ‘ 30 – të si vilë banimi, por ai
■ Familjet e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe nuk hyri asnjëherë aty.
Hysni Kapo kishin marrëdhënie që ishin hipokrizi e ■Shtëpia e tij u shndrrua herët, në fund të viteve
gjallë. Hipokrizi dhe kishte dhe disnivele. Kishte ’40 – të si një lloj klubi i Bllokut me emrin
arsye për të pasur xhelozira. Fiqirete Shehu dhe “Shtëpia e Partisë”. Ajo kishte disa salla ndenjie,
Vito Kapua vetë ishin më inteligjente se Nexhmije sallë bilardoje dhe një kinema ku shfaqeshin
Hoxha. Kishin atë natyrën e protagonizmit, flisnin filmat e ndaluar për publikun e gjerë. Vizita apo
dhe merrnin pjesë në çdo situatë që u ndodhej. kafja në “Shtëpinë e Partisë” ishte një ritual
Nexhmija kishte natyrën vetëm të heshtte, të thuajse i përnatshëm, disa orësh, për drejtuesit
vështronte, të studionte dhe të bënte rolin e një e lartë komunistë. Udhëheqësit kryesorë
gruaje të tërhequr që ishte vetëm në funksion të qëndronin në katin e dytë, shpesh të kredhur në
të shoqit të saj”. biseda të gjata, tonin e së cilave e jepte Hoxha.
■Fati e solli që, me përjashtim të familjes Hoxha, Nga bisedat e thjeshta, ato për politikën e
Kapo dhe Alia, gjithë familjet e tjera të Bllokut të jashtme e deri tek diskutimet që kishin rëndësi
ndryshonin vazhdimisht. Spastrimet qenë arsyeja jetike për komunizmin në Shqipëri zhvilloheshin
më e shpeshtë. Por i çuditshëm është fakti se, kryesisht aty. 
edhe pas dënimit, edhe pas ndryshimeve të vitit
■Hoxha donte që gjithë rrethi i tij të ishte aty,
1990, ish-pjesëtarët e Bllokut, rrallë, shumë rrallë
përditë, pa mungesa. Ishte një lloj kontrolli, i
kanë folur për jetën e atjeshme. Në shumë anë,
ngjashëm me atë të Stalinit. Ai donte t’i shihte
ata i ngjajnë anëtarëve të një sekti, që të detyruar
nga një betim a kërcënim, refuzojnë të flasin gjithë në sy bashkëpunëtorët, donte ta ndjente dhe ta
jetën për atë pjesë që kanë kaluar aty prekte besnikërinë e tyre
Kur nuk ju fliste bashkëpunëtorëve të tij, kur nuk niste ndonjë diskutim të
gjatë politik, Hoxha preferonte të luante bilardo. Ai ishte i zoti në këtë lojë.
Ata që kanë qenë prezent aty, dëshmojnë se askush nuk e mundte dot. Ishte
nga të paktat reflekse të rinisë që i kish mbetur ende. Nuk i pëlqente të pinte.
Herë herë preferonte ndonjë gotë uzo të shuar me ujë dhe me akull; i
pëlqenin gjërat pikante dhe kamarieri ja shërbente gjithcka me uthull të fortë.
Personeli atje, si edhe ai i shtëpisë dhe thuajse gjithë bashkëpunëtorët, e
thërriste Komandanti. Një emër që i kish mbetur që pas lufte nga partizanët
që u morën në shërbim dhe me të cilin vijuan ta thërrasin deri në vdekje në
vitin 1985.
Një industri e tërë mediatike dhe kinematografike u vu në shërbim të ngritjes
së kultit të tij, të ndërtimit të imazhit të “udhëheqësit” të pagabueshëm dhe
babaxhan. Çdo imazh që transmetohej shihej dhe rishihej disa herë për të
krijuar pamjen sa më perfekte. Hoxha ishte gjithnjë i krehur, i rregullt, i
qeshur, dhe asnjë filmim nuk tregon ndonjë moment dobësie tek ai. Pamjet e
transmetuara përcillnin një eufori dhe një entuziazëm të pandërprerë, që të
befason. Që nga viti 1960 Blloku filloi të fortifikohej më shumë dhe siguria e
Hoxhës filloi të shndërrohet në një lloj paranoje, një paranojë që do të
angazhonte disa mijëra vetë çdo ditë.

You might also like