You are on page 1of 2

Mbi Autorin

Gustave Flaubert ishte një shkrimtar i njohur francez. Lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Rouen. Ai është një
nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX shek. XIX, që u lind në kohën kur po lulëzonte romantizmi
i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i Shatobrianit, të cilët i admiroi gjatë gjithë lulezimit. Bir i njërit prej kirurgëve
më të shquar të shekullit. Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi syrin
klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e
shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi,
pasi mbaroi liceun "Kornej" në qytetin e lindjes aty rreth viteve
1840 kur po afronte revolucioni një sere rrethanash që e çuan në
pjekurinë e dhuntive të tij letrare dhe në përcaktimin e veprimtarisë
së tij artistike. Rrugëtimet me frytdhënëse të Floberit ishin ato në
Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ai pasqyroi
gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit. Në
pamje të parë kryeveprat e Floberit duken të ndryshme nga njëra-
tjetra, romanët e tij i kushtohen epokave të ngjashme më atë të
veten. "Tundimi i Shën Antonit" flet për përfundimin e botës antike
dhe për gjallërimin e zjarrte fetar që do të çonte në krijimin e kishës
së krishtere. "Salamboja" tregon një episod të rënies së Kartagjenas.
"Herodiasi" kjo mbahet se vepra e gjithë jetës së tij, ngaqë
vazhdimisht ai atë e ka nisur dhe përfunduar duke nxjerre tre
versione nga periudha relativisht të lagerta (1849, 1856 dhe 1874). Ndëshkimi i këtij shkrimtari të madh është
ripërtëritur pa pushim, për të flasin botimet dhe përkthimet e shumta për të flasin studimet dhe monografitë e
panumërta që mbajnë emra të shquar si : Turgenievi, Zhorzh Muri, Henri Xhejmsi, Teodor Fontani, Tomas
Mani, Jakoseni, Marsel Prusti, Zhan Pol Sarti, Natali Sarroti, etj, dhe që vazhdojnë pareshtur të pasojnë njëra-
tjetrën si shkendia të nxjerra nga stralli i artit Floberian.

Zonja Bovari
Vepra Madam Bovari eshte nje roman kronike e kohes.Vepra eshte realiste per nga stili eshte
natyraliste:a)pershkruan me detaje te sterholluara mjedise,personazhe dhe veprime.b)Trajton ceshtje tronditese
sikur te ndodhnin perdit ne jeten e njerezve. Floberi ndjek metoden e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e
personazheve.
Ema Bovari eshte nje vajze provinciale qe lexon shume libra romantik dhe ka marr nje formim konservator ne
monastir.Per shkak te letersise romantike qe lexonte,Ema ben zgjedhjet e gabuara ne jet,humbet lidhjet me
realitetin dhe shnderrohet ne nje viktime te pasioneve te saj,te cilat e orientojne drejt aventurave te pafunda.Ema
do ndryshimin ne jeten e saj,por problemi qendron me faktin se ajo eshte heroine pasive:nuk vepron vet per te
dal nga monotonia,por varret prej personash te tjere.Ne kohen qe u shkrua romani shoqeria franceze kalonte nje
krize shoqerore,ekonomike,psikologjike,morale dhe filozofike.Romani ka si qellim te demaskoje vlerat false te
shoqerise,moralin hipokrit te saj,kotesine e leretsise romantike dhe inflencen negative te saj.Romani eshte veper
realiste qe shquhet per:pasuri te vezhgimeve te jetes dhe psikologjise se shoqerise se kohes per vertetesin e
fakteve,per gjithesimin e madh artistik qe I behet fenomenit EME.Ajo eshte viktime e realitetit francez qe ishte
duke u bere provincial dhe karakterizohej nga amullia dhe shperberja.Konflikti I romanit eshte:ndeshja mes
iluzioneve te prapambetur provincial.
Ideja: Njerez si Ema qe kapen pas idealesh false per tiu larguar realitetit te vrazhde,perfundojne duke rene ne
nje realitet edhe me te piste.
Nese per Balzakun provinca ishte dicka qe kundershtonte Parisin,per Floberin gjithe realiteti francez po behej
provincial.Romani fshikullon.Romani fshikullon permbysjen e principeve ne paris ku shkelja e kurores nuk
perbente skandal.Ema me ndihmen e Leonit apo Rodolfit mundohet te imitoje modelet qe ofron Parisi,sepse sic
I thote Leoni:”ne Paris keshtu bejne te gjithe”.Floberi luhatet mes:
a)Simpatise per Emen si viktime e librave romantike dhe mjedisit me skin shoqeror.
b)Dhe qendrimit kritik ndaj falsitetit te saj egoizmit dhe trillit.
Floberi deperton shpesh ne mendimet e Emes.
Per lumturine ajo mendon se mund ta gjej ne disa vende qe “duhej ta krijonin lumturine si ndonje bime e
vecante qe del ne nje vend dhe sbehet dot askund tjeter”.Mendon se do te ishte e kumtur nese do te shkonte diku
ne skoci apo do te munde te kishte nje vile zviveriane dhe nje burre te veshur me frak dhe cizme lekure.Endrrat
per keto vende te bukura jane perj lude I zhgenjimit dhe tragjedise ne fund te romanit.
Per Sharlin mendon se ai po te donte do ta kishte kuptuar dhe Ema do ta zbraste zemren nga gjithcka
ndiente.Ajo mendonte se sa me shume lidhte jeta bashkeshortore aq me teper shkeputej shpirterisht prej Sharlit.
Mendonte se po ti perkushtohej qeverisjes se shtepise do te dilte disi nga monotonia.Shijet e holla te Emes
dukeshin ne cdo gje qe zinte me dor,ashtu sic kuptohej se nuk e kishte idene e mases se shpenzimeve.
Per njerezit e tjere,te ndryshem nga I shoqi ajo mendonte se skishte burre qe ti ngjante Sharlit:cdo burre
tjetermund te kishte qen I pashem,I zgjuar,I ngritur,joshes,ashtu sic ishin oa dyshim burrat e shoqeve te saj te
manastirit.Per te harruar kopshtin e perjetshem te shtepis se saj,ajo shetit shpesh neper rruget e provinces ku
verren me vemendje bimet dhe gjallesat.
Per jeten ne fshat mendonte se ishte shume monotone dhe e ftohte si ndonje pullaz me baxhen nga veriu ku
mbizoteronte merzitja si ndonje merimange e heshtur qe thurrte rrjeten e vet ne erresire,ne te gjitha skutat e
zemres se saj.Jeta e saj I dukej ne kontrast me jeten e zhurmshme te Parisit.
Ema dhe Sharli kane interesa te ndryshme kulturore.Ajo vizaton,I bie pianos,lexon libra.Sharli preukupohet
vetem per anen praktike te familjes:siguron et ardhurat,punon pafundesisht,kenaqet me poezit qe I lexon
Ema,krenohet qe ka nje grua te tille dhe fle me gerhima.Lindja e dashurise mes Emes dhe Leonit do te sjelli nje
tronditje ne dukje pozitive ne jeten e Emes.Lidhja mes tyre duket ne fjalet qe shkembejne:miratojne shpesh
njeri-tjetrin duke shprehur shije te njejta artistike;ne gjestet:Leoni krijon afrimitet me Emen qe ne momentin e
pare te njohjes kur vendos kemben te shkalleza e karriges se saj;ne veshtrimet:ai e veshtron ne heshtje ndersa
Ema I ngul dy syt e saj te medhenj dhe te zinj.Emes I pelqen fakti qe Leoni eshte nje djal I ri me shpirt te lire
dhe enderrimtar.Mendon se ai ka shpirt te ndjeshem ndaj artit dhe te bukures ne pergjithesi.
Monotonia ne roman kuptohet ne atmosferen e pergjithshme kur ne fshatrat Tot dhe Jonvil koha kalon pa larmi
veprimesh.Vetem darkat mes te njohurish mund te ndryshojne monotonin.Mediokriteti dhe injoranca I
mbishtohen monotonise ne Jonvil.Kjo duket ne gafat qe ben Omeja kur kerkon t’u mburret te pranishmeve per
njohurit shkencore qe ka.Ne pergjithesi jeta provinciale karakterizohet nga mungesa e argetimit kulturor,nga
mungesa e prurjeve ne njerez dhe vizitore,mungesa e shetitoreve dhe variacionit jetesor.
Ema eshte qe ne fillim te romanit personi qe smund te pershtatet me realitetin ekzistues,pasi trurin e saj e kane
zaptuar modelet e perftuara nga veprat romantike.Ngjarjet e romanit morren shkas nga nje histori e vertete qe
pati ndodhur ne qytetin e lindjes se Floberit.Atij I mbetej vec te realizonte pergjithesimin artistik te
realitetit.Pergjithesimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqerise franceze te kohes.Heroina eshte viktim
e kesaj shoqerie dhe pjese orgnike e saj.Me Emen shfaqet dukuria e Bovarizmit,qe eshte:prirja per te enderruar
dhe per tu zhgenjyer pafundesisht nga realiteti.

Albi Gjonaj

You might also like