You are on page 1of 1

Levizja politike kulturore ne shqiperi vitet 20-30

Historia e Shqipërisë në vitet 1920-1939 është një histori që përmbledh Qeverinë e Fan Nolit
më 1924, dhe Mbreterinë e Ahmet Zogut (1928-1939) deri te pushtimi i Shqipërisë nga Italia
fashiste më 1939. Kongresi i Vlorës vuri në krye të vendit Ismail Qemalin, i cili me shpejtësi
krijoi qeverinë e re. Detyrat që shtroheshin para qeverisë ishin shumë imediate : vendi rrezikohej
të copëtohej, varfëria ishte
e skajshme dhe për më
tepër disa pronare të
mëdhenj po i bënin
rezistencë qeverisë së re.
Prova më e vështire për
qeverinë ishte Konferenca
e Ambasadoreve, e mbajtur
në Londër. Aty Fuqitë të
Mëdha vendosen fatin e
Shqipërisë. 2/3 e territorit
të vendit dhe 1/2 e
popullsisë mbeten jashtë
kufijve të shtetit shqiptar.
Në Shqipërinë e cunguar u
vendos një komision
administrimi që caktoi si
mbret të Shqipërisë Princin Vilhelm Vidin. Princi i ri nuk dinte asgjë për Shqipërinë prandaj u
mbështet më shumë tek Esat Pashe Toptani. Ky i fundit e tradhtoi dhe udhëhoqi Kryengritjen e
Shqipërisë së Mesme. Në vitin 1914 filloi Lufta I Botërore dhe Princ Vidi u largua nga vendi.
Shqipëria u fut në luftërat që zhvilloheshin mes Fuqive të Mëdha.
Shqipëria u kthye shpejt në një shesh lufte. Serbet, Malazezet dhe Bullgaret pushtuan veriun.
Italianët pushtuan pjesën qendrore. Në jug Greket, Francezet dhe Italianët kishin ndare zonat e
tyre. Serbia dhe Mali i Zi kapitulluan dhe në vitin 1920 ishte Austro-Hungaria ajo që kishte
shumicën e territoreve shqiptare. Megjithëse e pushtuar nga të gjitha anët Shqipëria u beri balle
pushtuesve dhe nuk mbështeti asnjërin bllok pavarësisht lëshimeve që kishin bere. Në vitin 1918
Lufta I Botërore përfundoi. Në Konferencën e Paqes Shqipëria u shpall vend humbës dhe
bashkëpunëtor me Bllokun Qendror. Megjithëse lufta kishte përfunduar Shqipëria ende nuk ishte
çliruar plotësisht. Nën presionin e Konferencës së Paqes trupat greke dhe ato serbe u tërhoqën
nga territoret shqiptare. Por italianët nuk u tërhoqën nga Vlora. Në baze të Marrëveshjes së
fshehte të Londrës Italia do të merrte jugun e Shqipërisë dhe protektorat mbi shtetin shqiptar. Por
në Kongresin e Lushnjës delegatet shqiptare vendosen ti përzinin italianet nga Vlora. Sulmi u be
në janar të vitit 1920 dhe Vlora u çlirua. Shqipëria mes dy grupeve kundërshtare.
Periudha 1920-1924 ishte periudhe paqëndrueshmërie për Shqipërinë. Në vitin 1920 u krijua
Partia Popullore, e para parti shqiptare në histori

You might also like