You are on page 1of 2

Interpretim i poezisë “Kangë në vete” Migjeni

Kangë në vete është një poezi ku sillet raporti i autorit me traditën. Migjeni shprehu
pakënaqësitë e tij rreth realitetit shoqëror të asaj kohe.
Në poezi tregohet pamja tronditëse e klasave të shtypura dhe të shfytëzaura, përveç kësaj
jepet edhe gjëndja e poetit e cila është një gjëndje e rënduar pasi atij nuk i mbetet asgjë tjetër
vecse dashurisë ku ai e ruan si gjënë më të çmuar dhe më të vlefshme.

Një rol të veçantë luajn edhe figurat që përdor autori që janë shumë të përzgjedhura dhe
shumë të shkrira e të harmonizuara me poezinë dhe gjëndjen që ajo na fut pas një apo më
shumë se një leximi, pasi kjo poezi e të tjera të këtij autori nuk janë të lehta për t’u kuptuar e
për t’u interpretuar më pas.
Me anë të kësaj poezi autori na tregon “gjëndjen” në të cilin ndodhej vendi në këtë periudhë
që bëhet fjalë. Ironia është një nga armët e forta të autorit ku me përdorimin e saj therës ai
shpreh gjëndjen ku kishte përfunduar vendi dhe populli, ku i premtohen pallate të kristalta e
këto pallate u premtoheshin atyre që besonin tek keto premtime.
Ndryshe nga pallatet e kristalta autori u sygjeron, u kërkon, i lut në një farë mënyre njerzit që
të reflektojnë dhe të mbjnë vetëm një premtim atë “për fe dhe për atdhe” sepse është e
vetmja pasuri që nuk mund të krahasohet as me vlerën e një kristali apo pallateve (ky mbetet
një premtim i infiltuar, mashtrues, jo i besës, jashtë normave dhe traditës).
Autori vetë e kishte mbajtur këtë premtim duke moslejuar që askush të trokasë dhe të lëkundë
mburojën që mbron themelet e tij “indetitetin” pasi ky është themeli më i fortë që duhet
vendosmëri, trimëri, guxim që ta ruash dhe mos lejosh që “tjetri” ta godasë e të japë një
ndikim të keq për këtë mburojë. Vetë autori e kryen mësë miri këtë mision që takon
gjithsecili nga ne.

You might also like