You are on page 1of 3

Përfundime:

Letërsia për fëmijë, është pjesë e letërsisë së përgjithshme, përmes së cilës synohet të
ndikohet në edukimin estetik, por dhe në ngritjen intelektuale, shpirtërore e emocionale të
fëmijës, përmes trajtimit të botës së tij dhe situatave të ndryshme që përshkruan vepra letrare.

Ajo duhet të jetë e pasur me fantazi, humor të lehtë, aventura, të ketë imagjinacion me befasi,
në mënyrë që leximi të bëhet më interesant dhe të zgjojë kureshtjen e fëmijës, si frymëzuese
për lexim.

Petro Marko është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Veprat e tij janë
bërë pjesë e padiskutueshme e traditës letrare shqipe. Krahas një numri të madh romanesh që
shkrimtari ka shkruar për të rritur, Petro Marko krijoi disa vepra edhe për të vegjëlit.

Petro Marko është një autor shumë i rëndësishëm i letërsisë shqipe, prandaj është trajtuar në
kurrikulën e teksteve shkollore të AMU-së dhe AML-së. Ky autor tek AMU-ja është trajtuar
në klasën e 8-të nëpërmjet një pjese të shkëputur nga romani “Nata e Ustikës”, një vepër që
është cilësuar si roman për të rritur, ndërsa tek klasa e 6-të dhe e 7-të është trajtuar “Shpella
e piratëve” dhe “Fantazma dhe plani 3+4” që janë romane për fëmijë. Letërsia për fëmijë
është pjesë e letërsisë së përgjithshme, ku si qëllim kryesor i është edukimi estetik por dhe
dhënia e mesazheve që lexuesi përfton.

Fragmentet e shkëputura nga romanet përkatëse, që janë trajtuar në tekstet shkollore, janë të
zgjedhura me kujdes; tek romani “ Shpella e piratëve” është shkëputur Viti 999 dhe Zbulimi i
një shekulli të fshehte shekullore, tek “Fantazma dhe plani 3+4” është shkëputur pjesa Për
zbatimin e planit “Tre plus katër dhe tek romani për të rritur “Nata e Ustikës” është
shkëputur fragmenti Nata e Ustikës.

Ai konsiderohet se është një nga nismëtarët e prozës së gjatë shqipe për fëmijë e të rinj. P.
Marko është autor i disa romane të suksesshme për fëmijë si; “Shpella e piratëve”, (1964),
“Fantazma dhe plani 3+4”, “Griva” (1988).

Letërsia për fëmijë e shkruar në periudhën e realizmit socialist, përveç anës subjektive të
krijuesit, është reflektim i kohës kur është shkruar, me gjithë specifikat e saj dhe shpesh edhe
forma edhe përmbajtja e kësaj letërsie, është kushtëzuar nga konteksti social, për të mos thënë
edhe ideologjik (gjatë periudhës komuniste). Gjithsesi duhet thënë se Petro Marko i largohet
këtyre kornizave dhe i shmanget në pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij.
Në të ndërtohen një galeri personazhesh, përshkruhen ngjarje nga historia e popullit shqiptar
dhe bashkëkohësia. Duke u futur në një botë plot ngjyra e tinguj, fëmijët marrin dhe shumë
informacione. Në punën e tij krijuese Petro Marko përdor stil disi të veçantë, mënyrë
gazmore në rrëfim, gjuhë të thjeshtë, lodruese, të afërt me atë popullore. Romani të tërheq për
aksionin që e karakterizon, për aventurat.

Në rrëfimin e tij, autori ndërthur si planin real, ashtu dhe atë fantastik. Operon me detaje të
goditura, duke u futur në botën e fëmijëve. Romani “Fantazma dhe plani 3+4”, dëshmon për
fantazinë e gjallë, për talentin e autorit, për njohjen e thellë në botën psikologjike të fëmijëve.

Romanet për fëmijë të Petro Markos shquhen për realizimin e bukur artistik, për figuracionin
e pasur, për fantazinë e ndezur, për shprehjet racionale, për dialogun e gjetur, konçiz,
funksional e psikologjik, për mbështetjen në letërsinë gojore, si dhe për strukturën e qëlluar
kompozicionale.

I përmendëm të gjitha këto veçori të krijimtarisë së autorit, pasi shkrimtari di që gjithçka ta


shohë nga lartësitë e kohës ku ndodhet. Ai duket sikur luan me botën e fëmijëve. Dhe me
lojën e tyre, ka realizuar me mjeshtëri tipizimin e personazheve.

Letërsia për fëmijë shkrin në vetë fantastikën dhe mistikën që i ngërthen fëmijët duke u
zhvilluar atyre imagjinatën dhe duke e bërë edhe më tërheqës librin.

Shumica e fantazisë përdor magji ose elemente të tjera të mbinatyrshme si një element
kryesor. Në fantazinë e shkruar autori krijon karaktere, situata dhe ambiente që nuk janë të
mundshme në realitet.

Krijimtaria për fëmijë e Petro Markos, është një dëshmi e aftësisë së veçantë krijuese të
autorit për të dhënë detaje, ngjarje të bazuara në folklor si dhe në veprimtaritë e përditshme të
fëmijëve për të nxjerrë në pah një sistem ekuilibrues midis realizmit dhe konkretes
psikologjike, midis të vërtetës jetësore dhe të botës, duke u futur thellë në psikologjinë e
personazheve, si dhe duke përcjellë emocionalisht tek lexuesi-fëmijë.

Në përputhje me frymën e përgjithshme të veprës dhe me kërkesat specifike të llojit të


romanit aventuror, gjatë shtjellimit të ngjarjeve të subjektit, autori përdor dendur mjete
karakteristike për këtë lloj letrar: intrigën, aventurën, të papriturën, enigmatiken etj., me anën
e të cilave krijohet efekti artistik i duhur tek të vegjlit dhe vihet në lëvizje imagjinata e tyre.
Edhe romani për fëmijë “Fantazma dhe plani 3+4” sikurse romani “Shpella e piratëve”
shtjellohet në një gojëdhënë konkrete, ku ngjarjet, tablotë dhe realiteti shkrihen në elemente
përrallore.

Letërsia për fëmijë, duhet të jetë e pasur me fantazi, humor të lehtë, aventura, të ketë
imagjinatë, të befasojë, në mënyrë që leximi të bëhet më interesant dhe të zgjojë kureshtjen e
fëmijës, si frymëzuese për lexim.

Petro Marko edhe pse flet për botën e fëmijëve, përdor një gjuhë të figurshme që i shërben
nxitjes së një imagjinate të harlisur. Por ai ngre dhe probleme morale, si atë të respektimit të
vetvetes nëpërmjet respektimit dhe njohjes së rrënjëve prej të cilave kemi ardhur, sepse në
fund të fundit ne duhet të krenohemi për këto rrënjë.

Duke u nisur nga gjithë korpusi i veprave të P. Markos, qofshin ato letërsi për fëmijë ose për
të rritur mund të themi se kontributi i tij në letërsinë shqipe ëshët i dallueshëm dhe ato ka
fituar vlerën e përjetësisë.

You might also like