You are on page 1of 12

DETYRË KURSI

Tema: Plazma individuale krijuese e Zef Zorbës

Punoi : Xhensila BOGDANI Pranoi: Prof. As. Dr. Viola


ISUFAJ

TIRANË 2021
Pasqyra e lëndës:

Hyrje.......................................................................................................................................1
I.I Kontributi në letrat shqipe e Z.Zorbës..........................................................................2
I.II Fëmijëria si veçanësi në veprën e Zorbës...................................................................3
I.III Elementi i dritës tek Zorba..........................................................................................3-4
I.IV Hermetizmi, muzikaliteti dhe dukuri të tjera të orgjinalitetit të Zorbës..............4-9
Përfundime............................................................................................................................10
Referencat ..............................................................................................................................11
Hyrje:
Në këtë punim me temë “Plazma individuale krijuese e Z.Zorbës” jemi nisur në mënyrë
origjinale për ndarjen e disa çështjeve që duam të marrim në shqyrtim dhe që sigurisht
përkojnë edhe me temën.
Çështja e parë është ajo e “ Kontributit në letrat shqipe e Z.Zorbës” ku flitet për kontributin
dhe vlerën që i ka dhënë Z.Zorba letërsisë shqipe, dhe pse vepra e tij mbeti për një kohë të
gjatë në sirtar.
Gjithashtu sqarohet se sa i vetëdijshëm ishte autori ynë për arsyet pse botimi i tij nuk mund të
dilte në dritë.
Pjesa e dytë përqëndrohet tek “Fëmijëria si veçanësi në veprën e Zorbës” ku në dallim nga
hermetiket italianë, europinanë apo edhe ndikime të tjera që pati autori në punim shpjegohet
veçansia e fëmijërisë tek Zorba.
Së treti “Elementi i dritës tek Zorba” ku nuk thellohemi shumë, por e parë nga unë si një
copëz e mirë orgjinaliteti tek vëllimi poetik i Zorbës e kam cituar dhe shpjeguar shkurtimisht.
Dhe së fundi e përmbledhur në një temë “Hermetizmi, muzikaliteti dhe dukuri të tjera të
orgjinalitetit të Zorbës” ku përfshihen siç përmendet hermetizmi dhe se ku qëndron dallimi
midis hermetikve (dhe kjo shpjeguar dhe nga vetë poeti), flitet për muzikalitetin si pikë e
fortë e Zobës apo teknika të tjera të orgjinalitetit të tij.
I.I Kontributi në letrat shqipe e Z.Zorbës
Botimi i librit poetik të Zef Zorbës “Buzë të ngrira në gaz” është hedhur në dritë në vitin
1994. Botimi i këtij libri meriton një vlersim nga të gjithë dashamirësit e letrave shqipe, sepse
është një kontribut dhe një vlerë e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe. Fatkeqësisht
letërsia e Zorbës mbeti për një kohë të gjatë një letërsi e penguar, një letërsi në sirtar. I
vetëdijshmë për krijmtarinë e tij, i vetëdijshëm për gjykimin që do i bëhej vetë atij dhe në
mënyrë absolute edhe veprës.
Zorba shmang përfshirjen e familjarëve të tij, miqve të tij më të mirë vetëm që të mos i
dëmtonte ata, prandaj që shkrimet e tij i dinin shumë pak persona.
“Letërsia e penguar” duhet parë si një mozaik, ku çdo pjesë e tij ka të përbashktën dhe të
veçantën me të tërën. Tashmë ne njihemi me termin “letërsi e penguar” autori ynë është i
vetëdishmë që letërsia e tij do të ishte ndër një kohë të gjatë një letërsi e penguar. Një pjesë e
teksteve të botuara pas vitit ’90, pjesë domethënëse e këtij mozaiku, u dënuan sërish me
harresë, me mungesë të vëmëndjes. Ky është dënim edhe më i rëndë se ai i pari, i burgosjes
në sirtare. 1
Ky libër, sikurse njofton autori në pasthënie:“Duhet pasur parasysh se në këto pak vargje
është shtrydhë e koncentruar një periudhë katërdhjetë-vjeçare”, ka marrë formën e tij në një
hark të gjerë kohor. Gjatë dyzet vjetëve autori dhe lexuesi kanë qenë i njëjti person, Zef
Zorba. Ne kemi parë dhe tashmë dihet që autori është lexuesi i parë i krijimit të tij, ndryshe
autorët e quajnë veprën e tyre si “fëmijë” dhe kujdesen për të deri në daljen në dritë, pra deri
në botimin e veprës, por kjo nuk ishte fati i autorit, pasi vepra e tij u botua një vit pas vdekjes
së tij. Zorba nuk e pa “lindjen” dhe “rritjen” e krijimit të tij.
Pse nuk e botoi Zef Zorba librin e tij gjatë kohës së diktaturës?
Nuk e botoi sepse, falë kulturës dhe eksperiencës së tij, ai e dinte që ky libër ishte i
pabotueshëm. Nuk i plotësonte kriteret e vendosura të metodës së realizmit socialist. Poezitë
e tij janë hermetike, por nuk duhet harruar se krahas problemeve që gjendeshin te teksti,
kishte mjaft probleme edhe te autori i tij. Zef Zorba ishte nje i dënuar politik dhe një status i
tillë ishte pengesë e pakapërcyeshme për botim.
Në tekstet poetike të Zef Zorbës, për vetë tipologjinë e poezisë së tij, takojmë rrjedhoja të
dhunës së verbër. “Kur mbetesha vetëm me ty” është titulli i poezisë që ka poshtë shënimin:
(Dimër, 1946.) Në këtë kohë poeti dhe gruaja e tij, të dy shumë të rinj, u arrestuan nga
diktatura. Vetë teksti i kësaj poezie na vjen në ndihmë nëpërmjet shënimit poshtë titullit për
të shpjeguar metamorfozën e njeriut, unit poetik, “në një trupore pjalmi mortore”. Ai braktiset
nga përditshmëria e jetës së tij, braktiset nga e ardhmja, ndërkohë që pret të dënohet, ai
mërgohet edhe nga e shkuara, teksa e braktisin edhe kujtimet.

1
Hima Yzedin “Zef Zorba, poeti që shkaktoi habi estetike”, ExLibris
Poeti Zef Zorba në këtë ditë ka qënë banor i burgut. Pamja vjen si vizatim i burgut. Njerëzit
tani nga qytetarë janë shndërruar në robër në vendin e tyre, nga shteti i tyre. Zef Zorba
vërteton se gjuha është tinguj dhe fjalë, por është edhe heshtje. Në këtë tekst shohim se
njerëzit nuk janë më të tillë, ata janë shndërruar në qenie të këputura. Ata nuk ecin, nuk
vrapojnë, nuk vallëzojnë, thjesht qëndrojnë pezull, qëndrojnë varur. Pra të dashur lexues me
fjalët e mësipërme kuptojmë fare mirë së cila është një nga arsyet që vepra e Zorbës nuk
mund të botohej, sepse ai fliste me gjuhën poetike dhe të kulluar për gjendjen që po kaplonte
fuqishëm vendin e tij.

I.II Fëmijëria si veçanësi në veprën e Zorbës


Te tekstet poetike të Zef Zorbës fëmijëria është shenjues i kohës tjetër, në kontrast me kohën
që jeton uni poetik në moshë të rritur, ku qytetërimi është kthyer mjaft pas, në kohën e
dhimbjes, në barbari, në tmerr, në dhunë. Teksti i poezisë “Sa mirë, atëherë…” ndërtohet në
dy pjesë: fëmijëria dhe mosha e rritur. Nostalgjia për fëmijërinë nuk është nostalgjia
universale, që gjithkush në një moshë të rritur ka për kohën kur ishte fëmijë, por është
nostalgji për kohën kur ishte i lirë: Sa mirë, atëherë, o mite, kur isha fëmi; / I lodhur prej
lodrimesh gjithë ditën, / nën hije të një shelgu bija këputur gjumi: / ëndrra / gjithfarë plot
ndriçime./
Uni poetik u drejtohet miteve, me të cilat është kapluar fëmijëria e tij. Fëmija ëndërron të
ardhmen e vet të lumtur, e cila nuk që e tillë për shkaqe që dihen. Në antikohë mitet treten,
personazhet mitologjik strehohen në mitet e tyre, sepse krijohen mite të rinj. Uni poetik ndjek
rrugën e Jezu Krishtit për në Kalvar, vend i mundimeve dhe sakrificave të padrejta. Në tekst
dallojmë refuzimin e kohes se tashme dhe strehimin në kohën e shkuar. Jeta e unit poetik
shndërrohet thjesht në “gjurmë të thella në baltë”. Fëmirija na vjen si një kujtim i bukur i
shkrirë me mitet, e rritja një ëndërr e keqe.
...Ndër të gjithë autorët e “letërsisë së sirtatrit”, ndahet në shenjë Zef Zorba, frymëmarrja
poetike e të cilit, ka gjallnue fjalë e thërrmiza fjalësh, pa pasë nevojë me ba patetik dhe i
mërzitshmëm. Ai bahet gati sot, ma në fund, me ardh drejt lexuesit me nje botim të ri, tue na
pru freskinë e tij ndriçuese me fjalën e kursyeme e me penelatat e zbehtë që kajherë lejojnë
me shikue dhe përtej fjalës.2
I.III Elementi i dritës tek Zorba
Në tekstet poetikë të Zef Zorbës, krahas grisë dhe të zezës nuk mungon e bardha plot dritë.
Diktaturat janë të përkohshme me terrin dhe terrorin e tyre, ndërsa e përhershme është drita.
Poema “Baladë dritash për Lalin” e Zef Zorbës mbyllet me vargun “Veç drita s’ka mbarim”.
Si një lexuese arrij të aludoj me poezinë e Zorbës, kur ky varg më lë të kuptoj që në fund të
tunelit ka dritë, dhe këtë dritë pret dhe beson ta shohë edhe Zorba. Drita nuk ka fund, ata që
duan ta fshehin atë e kanë të kotë, sepse drita do të bëhet mbizotëruese.

2
Ndreca Ardian, “Letërsia në pritje të poetit”, 2008 (botim online)
I.IV Hermetizmi, muzikaliteti dhe dukuri të tjera të orgjinalitetit të Zorbës
Vepra e Zorbës përbën një risi për disa nga teknikat që autori përdor në botimin e tij, herë
herë autori më duket i vetëdijshmë për këtë risi, e herë herë nuk më duket i tillë. (këtu marr
këtë lëkundje mendimesh nga vetë pasthënia e autorit, por edhe nga studimet e autorëve të
ndryshëm dhe studiesve që kanë punuar shumë me Z. Zorbën).
Është thënë e stërthënë ndikimi i autorit tonë nga hermetikët europianë, dhe autorë të tjerë (I.
Kadare thot psh që është ndikuar dhe nga Dante, T. Eliot), 3por hermetizmi i Zorbës është
krejt ndryshe nga i frymëzuesve të tij. Ekzistencializmi që përshkron vargjet e këtij libri të
çon drejt shpresës. Ndoshta se ai e gjeti shpëtimin tek kjo formë dhe ushqimi i vazhdueshëm
me leksikun e idiomat tona të traditës. Ndoshta se Zorba kishte zbuluar kuptimin e vërtetë të
poezisë që është vetë ekzistenca e njeriut.
Zorba shkruan “Vetëm se do dëshiroja që të mos keqkuptohet admirimi që kam për poezinë
moderne që nga Bodler te Montale e sidomos metoda e “esecialitetit” dhe “hermetizmit”
ndikuar prej tyre. Kam mësuar shumë prej tyre, kam parë se si ata shpupurojnë ndejenja e
emocione, si unisojnë në vargjet e veta poetike çdo vështrim artistik, si manipulojnë mjete të
ndërlikuara, duke ja shtuar një regjimi të fortë analize e kursimi”4 dhe pasuron letërsinë
shqipe me një formë që vetë rrethanat historike e bënin të munguar.5 Vetë autori ynë pranon
që është ndikuar dhe ka lexuar hermetikët europuianë etj, por forma që ai e ka përshatur
hermetizmin nuk është e njëjtë me ta. (pra këtu kemi koshiencë të autorit për orgjinalitetin e
vepres dhe krijmit të tij)
Me një jetë të ngjashme me vargjet që shkroi Zef Zorba vjen sot në shekullin e XXI si
përfaqësuesi më i mirë i poezisë shqipe i shekullit që shkoi. Kritika dhe studimet tona janë
ndalur shumë pak për të treguar dimensionin e këtij poeti që u shfaq si një vezullim në letrat
shqipe pas viteve 90-të, si një modernist par-exelence, i rrethuar me kureshtjen e përhershme
që mbartin figura të tilla.
Zorba ka përcjellë orgjinalitet në dhënien e emocioneve dhe të përfytyrimeve vetjake.
Orgjinalitetin e tij ai e ka arritur nëpërmjet analizës kritike të botës individuale, të rrethanave,
të kushteve ekzistencës, të aspiratave dhe të idealeve, sidomos të kudërshimeve dhe
botëkuptimeve personale, apo edhe rrafshi leksikor që uni poetik përdor.
Gjatë leximit të poezisë së autorit lexuesi përballet me shpërthime individuale, ku autori qas
lexuesin me brendinë e tij. Kjo teknikë vjen si një formë përshkrimi të botës së jashtme dhe
përjetimit të brendshëm. Pra vijon puna dhe ne përmendimi disa nga teknikat që e bejnë unik
të llojit të vet autorin tonë Z. Zorba.
Spontaniteti i vargut është terreni që ai përgatiti për të shtrirë fjalën e tij e cila jo vetëm që
ndihet e lirë, por nis e “këndon” në saj të muzikalitetit si strukturë e brendshme të vëllimit
poetik.6

3
Kadare Ismail, parathënie, në: “Zef Zorba, Buzë të ngrira në gaz”, dhjetor 2009, fq.12-13
4
Zorba Zef, “Buzë të ngrira në gaz” (pasthënie) dhjetor, 2009, fq. 173
5
Bardhyli Alda, “Rikthimi i Zef Zorbës”, TOP CHANNEL, 2020
6
Hysenllari Marinela “Përkime dhe ndikime në poezinë e Zef Zorbës” TINGUJ NGA
SIRTARËT, Tiranë 2020, fq 50
Vetë rrëfimi i tij në pasthënien e këtij libri, tregon figurën e një poeti të thellë që endet nëpër
labirinte të së brendshmes, për të treguar si krijohet muzika, ajo muzikë për të cilën poezia
shqipe ka folur aq pak.7
“Kam bërë përpjekje për të mobilizuar mjete nga më të ndryshmet. Për unjisim muzikal është
kërkuar jo vetëm ritmi i qenësishëm në fjalët e në vargje, por edhe tentativa e riprodhimit të
formave muzikore, fugat, fugatot, sonatat me tempot, kadencat etj. Ndoshta ky ka qenë guxim
i tepruar e mundet edhe që të mos jetë arritur qëllimi”, shkruan ai.8
Më sipër kam përmendur për vetëdijen e autorit për orgjinalitetin dhe risinë që autori sjell në
letërsinë shqipe, por gjithashtu kam përmenduar që vdjekja e autorit dhe botimi i veprës së tij
nje vit pasi ai kishte ndërruar jetë e ka lenë autorin tonë një një “dyshim” nese ai ja ka arritur
qëllimit të tij apo jo.
Zorba është ndër poetët e vetëm që kërkon ta lidhë poezinë me muzikën, duke besuar se
muzikaliteti i së brendshmes duhet të shëndrrohet në nota. “Veç drita ska mbarim”, thotë një
varg i tij. Unik në teknikën dhe rëndësinë e rolit të muzikës në veprën e tij.
Bëhet fjalë për një poezi tek e cila Muzika është cilësi fundamentale. Bëhet fjalë për një rast
ku mund të analizohet një ndikim thellësor nga arti i muzikës. Analogjitë këtu nuk janë të
sipërfaqshme, po substanciale. Qysh në krye të herës mund të hetohen qartë ide muzikore-që
janë aty për të formatuar një art-i cili aspiron kushtet e muzikës.
Së dyti, ndërlikueshmëria lidhet me tipin e muzikës së Zorbës që është jo imitim i
drejtpërdrejtë por përshkrim poetik e simbolik i fenomenit. Zorba nuk ka për qëllim të
përshkruajë një skenë apo një ngjarje të veçantë vërtet, por me anë të rrethanave të jashtme të
komunikojë emocionet që i janë provokuar pikërisht nga këto rrethana. Kjo është, thënë
ndryshe, paraqitja e fenomeneve të reflektuara në mendjen e poetit. Në vëllimin poetik Buzë
të ngrira në gaz dallon një sistem muzikor i ndërtuar nga: Ide muzikore; Struktura muzikore;
Teknika në lojë instrumentesh; Tinguj instrumentale 9 Ne shohim që autori bën një strukturim
të mirë edhe të muzikalitit, të ndarë atë në struktura.
Ai është ndër të rrallët poetë shqiptarë, që bëri eksperimente avangardiste, aq pak të
pranishme në poezinë shqipe. Një nga këto është synimi për një martesë të lumtur të poezisë
më muzikën, duke gërshëtuar teknikat e tyre. 10
Në poezinë e Zorbës gjejmë një gjuhë të pasur dhe rrallë të hasur në letrat shqipe, kjo për
arsye të vetme që uni poetik i përzgjidhte me kujdes fjalët. Uni poetik ishte tej i kujdesshëm
për atë që duhet të kishin në dorë lexuesit e tij, dhe kur vepra e tij të lexohej dhe të studiohej
do të nxjerrni në pah këto veçanësi që studiuesit i nxjerrin në dritë edhe sot.
Duket sikur ai është, poeti që më së miri e di peshën e një note tromboni, harmoninë e një
violonçeli, kombinimet në marrëdhëniët e një grupi orkestral. Nga leximet e mija di që autori
ka një lidhje të veçantë me muzikën nga një mik i tij, pra një punë e mirë në raporte mukikore

7
Hima Yzedin “Zef Zorba, poeti që shkaktoi habi estetike”, ExLibris
8
Zef Zorba, Gjon Shllaku dhe Ndrekë Luca, shtator 1992, pas një seminari të mbajtur në
Shkodër për nder të Fishtës
9
Isufaj Viola, “Takimi me muzikën në poezinë e Zorbës”
10
Hysenllari Marinela “Përkime dhe ndikime në poezinë e Zef Zorbës” TINGUJ NGA
SIRTARËT, Tiranë 2020, fq 22
kaq komplekse dhe kaq fondametale nuk mund të ishin dhe as mund të kishin ardhur nga hiçi,
duhej patjetër të kishte baza të mira shkencore për muzikën.
Përmbi të gjitha njohuritë, Zorba, më shumë i vetëdijshëm se i pavetëdijshëm, derdh në
poezinë e tij, veç formimit të veçantë, edhe shijen, edhe ndjeshmërinë, edhe sensualitetin, e
ketu verbi i tij melodioz është si përputhje e plotë me muzikën e brendshme që ekziston në
zemër të universit.11
Disonaca gjithashtu është një element i rëndësishëm dhe orgjinal tek Zorba, që në fakt ne e
shohim dhe tek Montale, por në rastin e autorit tonë ai vë ne dukje fjalë popullore,
fraziologjike që në fakt ishin harruar dhe që përkojnë me vështirësi në artikulim psh: “E nyçja
krahë/ të lacaruar” Pra u ndalëm sërish në një element që përkon në plazmën individuale
krijuese të autorit.
Vetë autori na jep si dëshmi në pasthëniën e vepës që ka përdorur ironinë dhe autoironinë,
gati ka shkuar edhe në sarkazëm dhe kjo pa dëshirë e vetë unit poetik, por duke shkarë nga
mjeshtëria e vrulli i punës së tij: kjo duket tek disa nga vargjet e veprës.
O jetë!
Edhe në zgrip,
Shtegëtarët e tu,
Gjithnjë të dashurojnë.
Një nga teknikat e përdorura të autorit tonë është edhe paralelizmi dhe fragmentarizimi, por
në thelb ne tashmë e dimë se keto janë dy forma që ndeshen edhe tek Elioti dhe Leopardi, por
ajo që e ben të veçantë dhe që i jep frymë origjinaliteti vëllimit të tij poetik, paralelizmi hyn
thellë në personalen dhe individualen e unit poetik dhe kjo duket qartë tek poezia “Sonte
festë”, ndërsa fragmentizmin e gjejmë tek poezia “Raki e Lirika”e cila vendoset në
shpërthimet e unit poetik. Pra mënyra e personalizmit e bën unik ndaj ndikuesve të tij unin
poetik. Për tu ndalur tek personalja dhe indvidualja, tek poezia e Zorbës gjendemi dhe hasemi
përballë referencave vetjake, ku këtu mbizotërojnë notat tragjike dhe dramtike që në thelb
tregojnë për gjendjen emocionale, shpirtërore të rënduar të unit poetik , pra kemi një mbyllje
ne vetvete të unit poetik psh poezia “A s’ma ndërton një shtëpi”.
Çfarë është e bukuara?! Gjithmonë kam pyetur vetes, sidomos në art. E bukura nuk është
vetë, estetika e të brendshmes, natyrës, hireve të një ferme, apo thjesht materia si një ngjizje
mes shpirtit dhe trupit, por e bukura në letërsi mos ka të bëjë me “të bukurën e
madhërishmes”, të Kantit?! Por kjo bukuri me “errësi estetike” tek Zef Zorba, është
mahnitëse, verbuese, sfiduese të çdo kohe, përtej çdo imazhi gri, përtej çdo dhimbjeje, përtej
çdo enigme. Takimi me poezinë e Zorbës, është e vonë. Një miku im poet kishte veprën e tij
të cilën e fotokopjova, për ta patur të plotë. Në leximin e parë më mahniti poezia. Që nga
eptimi i titullit, “Buzë të ngrira në gaz”, një togfjalësh “statik” ku palëvizshmëria e bën poetin
edhe më enigmatik. Librin, mund ta ndajmë në :12

11
Isufaj Viola, “Pasthënie” TINGUJ NGA SIRTARËT, Tiranë 2020, fq 129
12
Krosi Ema “ Zef Zorba- Dekodimi i vonë i “hermetizmit” të Zorbës, një humbje për
letërsinë shqipe” gazeta dielli.com
 Pjesa e parë: Pashyrja, (dekodifikimi i “greminës së errëst”), është “çelësi enigmatik”
i një teksti të mbyllur, jo për faj të autorit, por të mospublikimit dhe komunikimit me
lexuesin.
 Pjesa e dytë: Blerime tjera e zalle,  (“metamorfozimi” i shpirtrave), përfshin  ciklin 
poetik: “Zalli i Kirit ”, “Eja me ne”, “Qyqja ”, “Kruja”, “Përtej”, “Dritare në rrugë”, “Tjera
blerime”, “Prapë me furi”, “Pa element”, “Hej zemërplësura!”
 Pjesa e tretë, pasqyra të cfilitura (të fillimeve e të fundit), janë imazhe dhe skajime
“të lodhura” jete,  që hapet me poezitë : “Ballkoni”, “Mbas varimit”, “Lule -crrule”,
“Merimangë”, “Rrënime”, “Rrugët në vjeshtë”, “Shtëpizat”, “Zhigu”, “Atleti”, “Në
kuminë e tullave”, “Prej dritares, dëshirat”, “Shpejto, pranverë…”, “Sa mirë,
atëherë…”, “Guri i zi”, “Kesh ngopeëshim me frymë”, “Vajtimi i plakut në shtëpinë e
shkretuar”, “Uratë për ditë gushti”, “Lodhje”.
 Pjesa e katërt: (fugat e fundit), me pesë poezi, (emërtime në italisht), fjala
fugë: shtjellë, ose iku me fugë, më vrap,  “Allegro”, “Andante mosso”, “Lento”,
“Largo”, “Allegro forioso” nis  me “Alegro”, përtërimjet ernat gjithnjë/çartafillojnë/e
shmangin cdo pikësynim f.92, si  një mirash stinor, ku poeti joshet nga natyra me
fjalët: përtëritet, natyra, mjegull, vesë, horizont, kristale, liqen, Zanë, deri tek vargu:
…e shpesh kam pa liqenin të shpupurisur, poezia  “Allegro furiosos” , f.99, që mbyll
këtë cikël natyror. 
 Pjesa e pestë: (mbresat e rrugëve), (thyerja e tingujve në “introduktën” të
ndiesive shpirtërore ) “Introduksion”, “Tema e fagotit”, “Tema e ksilofon
kumbonëve”, “Tema e intrumentve me perkusion”, “Tema e violinës”, “Parte
concertante”, “Kadenca e  ksifolon kumbonëve”, “Kadenca e fagotit”, “Kadenca e
violinës”, “Kadenca e instumentve me perkusion”, “Ripresa”, “Stretta final
 Pjesa e gjashtë: në zgrip, (jeta në tehun e saj, është sfida përse jetojmë), me ciklin 
e poezive:  “Një gozhdë,”, “Hënë të reja”, “Natën kur bie shi”, “Rakia dhe lirika”, “A s’ma
ndërtoni një shtëpi”, “Rrokollja në flakë”, “Blada dritash për lalin”. Duke qene se një studim
i imi përkon me muzikalitetin tek poezia “Një gozhdë”, ju kujtoj që muzikaliteti tek kjo poezi
e vemë re tek vagjet e fundit thikë/thellë/thatë duke u nisur nga një ton më të lartë dhe më pas
vjen duke u zbutur, lento-gjendja e amullt, e trishtë dhe plot më tension emocional të mbajura
mbytëse.13
Ema Krosi shkruan se ndoshta metoda fenomenologjike imja, nuk është ajo e duhura, por
shumë shkolla të kritikës moderne, por edhe të kritikës së hershme, kanë hapsira boshe që të
mbushin akoma më shumë kumtin poetik, lirik, estetik të poezisë së harruar, por jo të humbur
të poetit brilant hermetik shqiptar, ZEF ZORBA!14

13
Bogdani Xhensila “Ritmi rock” në poezinë Një Gozhdë” TINGUJ NGA SIRTARËT, Tiranë
2020, fq 110
14
Krosi Ema “ Zef Zorba- Dekodimi i vonë i “hermetizmit” të Zorbës, një humbje për
letërsinë shqipe” gazeta dielli.com
Vendosa që punën time ta mbydhja pikërisht me fjalët modeste te një autori të madh si Zef
Zorba, i cili nuk mund ta shihte triumfin e veprës së tij, por që vazhdonte të thoshte që në
veprën e tij kishte hapsira boshe.
Me bindje të plotë them unë dhe thonë studiuesit e tjerë që letërsia shqipe ka pasuruar vatrën
e saj nga Z. Zorba.
FALEMINDERIT njerzëve që nxorrën nga sirtari veprën “BUZË TË NGRIRA NË GAZ”!!

Përfundime:

Botimi i librit poetik të Zef Zorbës “Buzë të ngrira në gaz” është hedhur në dritë në vitin
1994. Botimi i këtij libri meriton një vlersim nga të gjithë dashamirësit e letrave shqipe, sepse
është një kontribut dhe një vlerë e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe. Fatkeqësisht
letërsia e Zorbës mbeti për një kohë të gjatë një letërsi e penguar, një letërsi në sirtar. I
vetëdijshmë për krijmtarinë e tij, i vetëdijshëm për gjykimin që do i bëhej vetë atij dhe në
mënyrë absolute edhe veprës.
Nuk e botoi sepse, falë kulturës dhe eksperiencës së tij, ai e dinte që ky libër ishte i
pabotueshëm. Nuk i plotësonte kriteret e vendosura të metodës së realizmit socialist. Poezitë
e tij janë hermetike, por nuk duhet harruar se krahas problemeve që gjendeshin te teksti,
kishte mjaft probleme edhe te autori i tij. Zef Zorba ishte nje i dënuar politik dhe një status i
tillë ishte pengesë e pakapërcyeshme për botim.
Është thënë e stërthënë ndikimi i autorit tonë nga hermetikët europianë, dhe autorë të tjerë (I.
Kadare thot psh që është ndikuar dhe nga Dante, T. Eliot), por hermetizmi i Zorbës është
krejt ndryshe nga i frymëzuesve të tij. Ekzistencializmi që përshkron vargjet e këtij libri të
çon drejt shpresës. Ndoshta se ai e gjeti shpëtimin tek kjo formë dhe ushqimi i vazhdueshëm
me leksikun e idiomat tona të traditës. Ndoshta se Zorba kishte zbuluar kuptimin e vërtetë të
poezisë që është vetë ekzistenca e njeriut.
Zorba është ndër poetët e vetëm që kërkon ta lidhë poezinë me muzikën, duke besuar se
muzikaliteti i së brendshmes duhet të shëndrrohet në nota. “Veç drita ska mbarim”, thotë një
varg i tij. Unik në teknikën dhe rëndësinë e rolit të muzikës në veprën e tij.
Bëhet fjalë për një poezi tek e cila Muzika është cilësi fundamentale. Bëhet fjalë për një rast
ku mund të analizohet një ndikim thellësor nga arti i muzikës. Analogjitë këtu nuk janë të
sipërfaqshme, po substanciale. Qysh në krye të herës mund të hetohen qartë ide muzikore-që
janë aty për të formatuar një art-i cili aspiron kushtet e muzikës.
Në poezinë e Zorbës gjejmë një gjuhë të pasur dhe rrallë të hasur në letrat shqipe, kjo për
arsye të vetme që uni poetik i përzgjidhte me kujdes fjalët. Uni poetik ishte tej i kujdesshëm
për atë që duhet të kishin në dorë lexuesit e tij, dhe kur vepra e tij të lexohej dhe të studiohej
do të nxjerni në pah këto veçanësi që studiuesit i nxjerrin në dritë edhe sot.
Me bindje të plotë them unë dhe thonë studiuesit e tjerë që letërsia shqipe ka pasuruar vatrën
e saj nga Z. Zorba.
FALEMINDERIT njerzëve që nxorrën nga sirtari veprën “BUZË TË NGRIRA NË GAZ”!!

Referencat
1. Bardhyli Alda, “Rikthimi i Zef Zorbës”, TOP CHANNEL, 2020
2. Bogdani Xhensila “Ritmi rock” në poezinë Një Gozhdë” TINGUJ NGA SIRTARËT,
Tiranë 2020
3. Hima Yzedin “Zef Zorba, poeti që shkaktoi habi estetike”, ExLibris
4. Hysenllari Marinela “Përkime dhe ndikime në poezinë e Zef Zorbës” TINGUJ NGA
SIRTARËT, Tiranë, 2020
5. Isufaj Viola, “Takimi me muzikën në poezinë e Zorbës”
6. Isufaj Viola, “Pasthënie” TINGUJ NGA SIRTARËT, Tiranë, 2020
7. Kadare Ismail, parathënie, në: “Zef Zorba, Buzë të ngrira në gaz”, dhjetor, 2009
8. Krosi Ema “Zef Zorba- Dekodimi i vonë i “hermetizmit” të Zorbës, një humbje për
letërsinë shqipe”, gazeta dielli.com
9. Ndreca Ardian, “Letërsia në pritje të poetit”, 2008
10. Zorba Zef, “Buzë të ngrira në gaz” (pasthënie) dhjetor, 2009
11. Zef Zorba, Gjon Shllaku dhe Ndrekë Luca, shtator 1992, pas një seminari të mbajtur në
Shkodër për nder të Fishtës

You might also like