You are on page 1of 4

Autori Rexhep Torte




-Albin Kurti sa më parë ta angazhojë Muharrem Maralushën - gjeneralin
shqiptaro- amerikan si ekspert të sigurisë në AKI të Kosovës, sepse përvoja e
tij gjysëm shekullore si ish-analist dhe këshilltar në Departamentin e Mbrojtjes
së SHBA-së për Çështjet e Ballkanit dhe Evropës Jug-Lindore, është më se e
nevojshme për ecurinë e mëtejme të dialogut Kosovë-Serbi.

Niveli i lartë intelektual dhe palëkundshëria e Kryeminitrit Albin Kurti dhe


përvoja e gjeneralit Muharrem Maralusha- ushtarakut shqiptaro-amerikan,
mund ta paralizojnë dhe t’i japin nokdaun politikës së Serbisë kriminale ndaj
Kosovës.

Kosova dhe shtetësia e saj rrezikohen nga pakica serbe në Kosovë me


letërnjoftime të lëshuara nga Serbia, rrezikohen nga themelimi i asociacionit të
komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nga administrimi nga Beogradi i
kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë që i ka okupuar e
përvetësuar Serbia.

Muharrem Maralusha- gjenerali shqiptaro-amerikanm, duke komentuar


Marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,
veç tjerash deklaroi se, “Serbët që jetojnë në Kosovë , do të lejohen të lëvizin
me lejet e udhëtimit të pajisur nga Qeverua e Serbisë, e jo me dokumentet e
lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Unë këtë marrëveshje e shoh si kapitulim
të Albinit përballë Serbisë, e jo si fitore. Ku-ku për ne kush është duke na
udhëhequr. Albini nuk deklaroi se serbët do të lejohen të pajisen me
dokumentet e Serbisë, e jo me dokumentet e Kosovës, kjo nuk është fitore,
por dorëzim ndaj Serbisë”, deklaroi Muharrem Maraludha, informoi “Bota Sot”
në ËEB faqen e saj të lajmeve me titull, “Kurti u mashtrua nga Borrel, Lajçak
dhe Vuçiq”, datë 28 gusht 2022.

Muharrem Maralusha- gjenerali shqiptaro- amerikan ka punuar 50 vite si


analist dhe këshilltar për Ballkanin dhe Evropën Jug-Lindore në
Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, prej vitit 1968-2016. Ai ka pasë
shprehur gatishmërinë e tij për tu angazhuar si ekspert i sigurisë në AKI të
Kosovës pa përfitime financiare.

Muharrem Maralusha është shprehur publikisht se çka ka dëgjuar me veshët


e tij nga Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak kundër Kosovës.

Ne gazetarë dhe analistë shqiptarë kemi konstatuar dhe shkruar në


vazhdimësi për shantazhet, tradhtinë dhe padrejtësinë që këta dy funksionarë
të BE-së janë duke ia bërë Kosovës në dialogun Kookovë- Serbi në favor të
Serbisë kriminale.
Kemi shprehur dyshimet dhe habinë tonë, si është e mundur që BE-ja nga
tërë ato kuadra që i ka ne dispozicion, i ka caktuar Joseph Borrelin dhe
Miroslav Lajçakun, këto dy figura kyçe në dialogun Kosovë-Serbi, këto dy
figura pro serbe të dëshmuara anti kosovare dhe anti shqiptare, këto dy figura
që vijnë njëri nga Spanja dhe tjetri nga Sllovakia, dy shtete që ende nuk e
kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Kemi shkruar në vazhdimësi edhe për pro-serbin amerikan Mathew Palmer-


dhëndërin e Beogradit, me theks se gruaja e ka futur djallin në shishe, e s’po
ndikueka kjo serbe te burri i saj Palmeri, që të jetë pro -serb, gjë që edhe u
dokumentua.

Kemi shkruar edhe për pro-serbin Richard Grenel- emisarin e Donald Trumpit
në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka prejardhje serbe dhe lidhje të ngushta me
Kishën Orthodokse Serbe në SHBA.

Të gjitha këto konstatime tona, u vërtetuan kur u zbulua plani për copëtimin e
Kosovës i përgatur nga tradhtarët Hashim Thaçi, Edi Rama, Vlora Çitaku e
Baton Haxhiu, në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe në
bashkërendim me Joe Boltonin, Mathew Palmerin dhe me Richard Grenelin.
Plan i cili fatmirësisht nuk u realizua falë kundërshtimit të Angela Merkel - ish
Kancelares së Gjermanisë.

E tërë kjo tregon për rëndësinë dhe domosdoshmërinë që Muharrem


Maralusha, ushtaraku shqiptaro-amerikan të jetë eskspert i sigurisë në AKI në
Kosovë, i cili me përvojën e vet dhe si njohë i mirë i qëndrimeve
obstruksioniste të Joeph Borrellit dhe të Miroslav Lajçakut, do t’i ndihmonte
tejmase Kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij për strategjinë ndaj këtij
dialogu në të ardhmen.

Ne ende nuk jemi të njoftuar me përmbajtjen e Marrëveshjes Kosovë-Serbi


lidhur me letërnjoftimet për kalimin e kufirit, dhe se a do të ketë Kosova
ndonjë mekanizëm ndaj letërnjoftimeve që i ka lëshuar Serbia për serbët e
Kosovës dhe se këto letërnjoftime a do t’i leshojë Serbia edhe për gjeneratat e
ardhëshme serbe.

Këto dyshime shtohen edhe më shumë pasi që Serbia me ngulm po insiston


edhe për moszbatimin e targave të automjeteve me RKS që këkon Kosova,
por që Serbia kriminale insiston që të mbeten në fuqi targat e vjetra të
lëshuara nga Serbia KM, PR, PZ etj.

E tërë kjo tregon se Kryeministri Albin Kkurti dhe Qeveria e tij duhet të jenë
shumë të vemendshëm ndaj qëllimeve ekspansioniste të Serbisë dhe të
Rusisë.

Kësaj mind t’i shërbejë edhe ngjarja shqiptare që tregohet brez pas brezi se, “
Një shtëpi të cilën e kishte okupuar, zaptuar dhe përvetësuar një person në
mënyrë të jashtëligjshme, pas këkesave të vazhdueshme, vendosën t’ia
dorëzojë shtëpinë pronarit legjitim.

Por, i thotë pronarit, unë do ta dorëzoj tërë shtëpinë me përjashtim të kësaj


gozhde, duke ia treguar gozhdën e vendosur në një shtyllë druri në sallon.

Pronari nuk e mendon thellë dhe bie dakord që gozhda t’i takojë okupuesit,
zaptuesit dhe

You might also like