You are on page 1of 8

Sinus Lifting

Procedura kirurgjikale

ANATOMIA E SINUSIT MAKSILLAR

Sinusi maksillar është një hapësirë në formë të piramidës qe gjendet brenda kockës
maksillare dhe është më i madhi prej sinuseve paranasal.. Shtrihet lateralisht hapësirës
nasale, nga sipër kufizohet me dyshemenë e orbitës,lateralisht me kocken zigomatike
kurse poshtë me procesin alveolar. Inervimi dhe vaskularizimi mundësohet nga
n.maksillar dhe nga degët e a.maksillare. Volumi i sinusit maksillar varion nga 12–
15 mL.

Sinusët maksillar drenohen në hapësiren nasale (Meatus Nasi Medius) ne anen e tyre
mediale. Sinusi brenda është i mbështjellur me një shtresë mukoperiostale (1mm) e
cila quhet membrana Schneideriane.

Disa nga rrënjët e dhëmbëve të sipërm gjenden në afërsi të sinusit maksillarë. Kur kur
ekstrahohen paramolarët dhe molarët e sipërm, zakonisht mbetet vetëm një shtresë e
hollë e kockës që  ndan hapësirën e sinusit nga hapësira e gojës. Meqë implanteve
dentare ju nevojitet kockë për ti mbajtur në vend, ateherë është e pamundur të
vendosen në këtë shtresë të hollë kocke. Në rast se kemi mungesë të kockës,
membrana e sinusit mund të ngrihet me një nderhyrje kirurgjikale dhe të lejojë
formimin e kockës së re. Kjo nderhyrje quhet ngritja e sinusit apo sinus-lifting.

Ngritja e sinusit (augmentimi i sinusit) është procedurë kirurgjikale e cila tenton ta


rrisë sasinë e kockës në regjionin e paramolarëve dhe molarëve në maksillë (nofulla e
sipërme), duke bërë ngritjen e  membranës Schneideriane dhe duke vendosur aty graft
kockor.
Pas largimit të dhëmbit në kockën alveolare fillojnë ndryshimet. Zbrazëtira e cila
formohet pas nxjerrjes së dhëmbit ka tendencë rimodelohet, por gjatë shërimit kocka e
cila ka qenë rreth dhëmbit humbet substancë në gjatësi dhe gjërësi.Përvec këtyre edhe
dyshemeja e sinusit maksillar zgjerohet në drejtim të kreshtës alveolare, duke
shkaktuar humbjen e mëtejshme të trashësisë së kockës. Si pasojë e këtyre
ndryshimeve vjen deri te humbja e volumit kockor për implante dentare.
Qëllimi kryesor i ngritjes së sinusit është vendosja e kockës shtesë në sinusin
maksillarë,që të ketë mbështetje të mirë për implantet dentare.

INDIKACIONET
Arsye pse na nevojitet sasi më e madhe e kockës në pjesën e pasme të maksilles
janë të shumta, por arsyeja kryesore është ai regjion i nofullës të jetë i gatshëm
për pranimin e implanteve dentare.
Procedura e ngritjes së sinusit siguron vend të sigurt për implant dhe në të
njejtën kohë bënë mbrojtjen e sinusit.
Ulja e dyshemesë së sinusit mund të shkaktohet nga: humbja e hershme e
dhëmbëve, sëmundjet periodontalë, trauma.
Kandidatë të mirë për ngritje të sinusit mund të jenë pacientët të cilëve:

 ju mungon më shumë se një dhëmbë në fund të nofullës së sipërme


 ju mungon sasi e konsiderueshme e kockës në fund të nofullës së sipërme
 ju mungojnë dhëmbë për shkak të ndonjë defekti apo gjendjeje
shëndetësore në lindje
 ju mungojnë shumica e dhëmbëve të nofullës së sipërme dhe ju duhet
mbështetje për implante dentare

KUNDËRINDIKACIONET

 Infeksioni i sinusit
 Tumori apo ndonjë patologji tjetër në sinus
 Riniti alergjik i shpeshtë
 Radioterapia
 Përdorimi i madh i duhanit
 Përdorimi kronik i steroideve topikale
 Radioterapia
 Pacientët me probleme mendore

Pacientët që marrin medikamente dhe ata me gjendje shëndetësore jo të mirë


(diabeti i pakontrolluar, funksioni i zemrës i dobësuar, çrregullimet në koagulim të
gjakut, abuzimet me substanca të ndryshme) nuk janë kandidatë të përshtatshëm.

Pacientët potencial për ngritje të sinusit duhet të kontrollohen mirë dhe zgjedhen
me kujdes të madh. Duhet vlerësohet gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe
sociale e pacientit dhe gjendja lokale.

Para se të bëhet ngritja e sinusit, duhet të vlerësojmë edhe gjendjen shëndetësore


të sinusëve.

Ortopantomografia bëhet për të parë nofullën e sipërme në tërësi së bashku me


sinusët,dhe raportin e sinusit me kreshtën alveolare.

Në disa raste, bëhet tomografia e kompjuterizuar-CT për të matur gjatësinë dhe


gjërësinë e sinusit, dhe për të përjashtuar ndonjë sëmundje apo patologji te
sinusit.

Premedikimi

Protokoli farmakologjik përfshinë : antibiotikët,medikamentet antiinflamatore,


analgjetikët dhe shpërlarësit antimikrobial.

Antibiotikët – Augmentin 1g(2x1) duke filluar një ditë para intervenimit dhe pesë
ditë pas intervenimit. Levofloksacin ose Clindamicin 0.5 g ( 3x1) për pacientët që
janë alergjik në penicilinë.

Mbi graft material shtohen : Ancef 500 mg i zbutur me 1 ml tretje fiziologjike

0.8 ml ose 400 mg i shtohet graftit kockorë kurse 0.2 ml ose 100 mg i shtohet
membranës kolagjene.

Teknika
Procedura kirurgjike e augmentimit të sinusit mund te kryhet në një fazë me
vendosjen e implanteve ose vendosja e implanteve mund te shtuhet si procedurë
e mëvonshme .Kjo varet nga sasia e kockës poshtë membranës së sinusit.
Ekszistojnë disa teknika që përdoren për të bërë ngritjen e sinusit.

METODA DIREKTE APO TEKNIKA LATERAL WINDOW

Indikohet në rsstet kur lartësia e kockës reziduale është më e vogël se 7mm.


Qasja arrihet përmes dritares laterale ku materiali vendoset direkt ne kontakt me
membranën e sinusit

Kjo procedurë kryhet nga brendia e gojës së pacientit , ku kirurgu bënë një
incision në anën vestibulare të gingivës.

Pasi kryhet incizioni , kirurgu tërheq gingivën, duke bërë ekspozimin e murit
kockor lateral të sinusit maksillar.

Pastaj kirurgu largon kockën dhe bënë hapjen e një dritare në sinus , duke bërë
ekspozimin e membranes Schneideriane. Membrana ndahet nga kocka përreth
dhe ngritet lartë.
Me këtë ndërhyrje formohet hapësirë mes membranës dhe kockës, ku në këtë
hapësirë të fituar vendoset graft kockor.
Në fund bëhet mbyllja e vendit ku është bërë incizioni me anë të suturave dhe
pritet 4–12 muaj për regjenerimin e kockës.[7]
Grafti kockor mund të jetë autograft, allograft, xenograft, alloplast, material
sintetik.  Studimet tregojnë se ngritja e membranës së sinusit, krijimi i
hapësirës, grafti kockor dhe formimi i koagulumit të gjakut rezultojnë në
formimin e kockës së re në bazë të parimeve të regjenerimit të kockës.
Përparësi e kësaj teknike është qasja e lehtë,vendosja e implantit mund të jetë
imediate, dhe është më efektive.
Kurse e metë është dhimbja më e madhe , ka me shumë mundësi te ndodhin
komplikime postoperative dhe infeksione, merr më shumë kohë.

METODA INDIREKTE – TEKNIKA ME OSTEOTOMË


Kjo teknikë indikohet në rastet kur ngritja e dyshemesë së sinusit duhet te bëhet
më pak se 4 mm. Më pak invazive dhe bazohet në formimin e një kaviteti të ri.

Teknika me osteotomë kryhet ashtu që fillimisht bëhet incizioni i gingivës në


maje të kreshtes alveolare, tërheqja prapa e gingivës dhe ekspozimi i kockës. Me
osteotom te ashpër gëdhendet kocka duke iu afruar membranës sinusale 1-2 mm.

Pastaj me osteotom per sinus lifting i përdorur si çekiç thehet kocka,bëhet një
vrimë në dysheme të sinusit. Përmes kësaj vrime futet materiali graftues me anë
të së cilit bëhet ngritja e dyshemesë së sinusit lartë. Sasia e shtuar e kockës me
anë të kësaj metode është më e vogël sesa me anë të metodës me dritaren
laterale.
Implanti dental zakonisht vendoset në të njejten kohë kur është bërë ngritja e
sinusit me anë të kësaj metode, dhe lihet të integrohet me kockën e re.
Osteointegrimi normal zgjatë 4- 8 muaj. Qëllimi i kësaj
metode është që të stimuloj rritjen e kockës së re dhe formimin
e një dyshemeje më të trashë të sinusit që të mund të sigurojë
mbeshtetje të mjaftueshme per implantet dentare.

Përparësitë e kësaj metode janë:


Procedura kirurgjike ka kohezgjatje te shkurtë, është minimalisht
invazive,siguron teknikë sterile për shkak të përdorjës minimale te
instrumenteve për vendosje te grafteve në mënyrë të mbyllur.
E metë është ngarkesa e implantit pas 3 muajve, ka gjasa më të mëdha për
gabime pasi është procedurë e verbër sepse sinusi nuk shihet.

BALLON TEKNIKA – ZIMMER SINUS LIFTING

Kryhet në atë mënyrë që hapja kockore bëhet në maje të kreshtës alveolare.

Fillimisht bëhet largimi i mukozës (gingivs) për të arritur deri te kocka


alveolare.

Pasi është ekspozuar kocka, është i nevojshëm largimi i një sasie të vogël të
kockës (hapja e vrimës) për t’ iu afruar dyshemesë së sinusit (1mm).
Në këtë fazë me anë të një instrumenti special që në pjesën punuese ka një
ballon silikoni kurse në shiringë ka saline bëhet presion dhe mundësohet ndarja
atraumatike e membranës nga dyshemeja e sinusit

Grafti kockor futet përmes kësaj vrime dhe vendoset në hapesirën e formuar
mes membranës dhe dyshemesë së sinusit.

Udhëzimet postoperative
Pacienti udhëzohet që : të mos ju fryejë hundëve , të mos pijë duhan, të mos pijë
me shkop,të teshtijë me gojë të hapur dhe të marrë medikamentet e përshkruara

SHËRIMI
Në shumicen e rasteve pritet deri në 6 muaj para se kocka të ngarkohet me
implant sepse nevojiten 3-6 muaj që kocka e vendosur për ngritje të sinusit të
integrohet si pjesë natyrale e kockës së dyshemesë së sinusit.

KOMPLIKIMET

KOMPLIKIMET INTRAOPERATIVE
Rreziku më i madh gjatë augmentimit të sinusit është dëmtimi i membranës
Schneideriane. Nëse gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ndodh dëmtimi i membranës,
operacioni duhet të ndërpritet dhe duhet të pritet 3-6 muaj për shërimin e saj.
Komplikime tjera intraoperative janë gjakderdhja dhe perforimi i llambos bukale

KOMPLIKIMET POSTOPERATIVE

 Infeksioni
 Dhimbja
 Dehiscenca e suturave në inde të buta
 Formimi i cistave
 Hematoma
 Resorbim i graftit kockor
 Sinusitet akute dhe kronike
 Dështimi i implantit

You might also like