You are on page 1of 6

MËSIMI 6

Çfarë profesioni keni?

Unë jam mjek dhe punoj në spital. Edhe Alma është mjeke dhe punon në ambulancë.
Ne jemi mjekë dhe punojmë në Tiranë. Doruntina dhe Adea janë mjeke.
Doruntina, Adea dhe unë punojmë këtu. Kjo është Elda dhe ky është Beni.
Çfarë profesioni kanë ata?
Beni është inxhinier dhe punon në fabrikë. Elda është inxhiniere dhe punon në uzinë.
Të dy janë inxhinierë dhe punojnë në Vlorë. Jona dhe Adela janë inxhiniere. Edhe ato punojnë
bashkë në Vlorë. Këta janë Pjeri dhe Ava. Çfarë kombësie dhe çfarë profesioni kanë ata?
Pjeri është francez, por tani jeton në Shqipëri. Është dentist dhe punon në një klinikë në
Tiranë.
Gruaja e tij, Ava, është franceze. Edhe ajo është dentiste dhe punon në një laborator në
Tiranë.
Pjeri dhe Ava janë francezë dhe punojnë si dentistë në Tiranë. Stefania dhe Tomi janë
amerikanë.
Janë ekonomistë dhe punojnë në një bankë në Boston, në Shtetet e Bashkuara. Këto janë
Elida
dhe Dorina.
Ç’kombësi kanë ato? Ato janë shqiptare.
Ç’profesion kanë? Janë ekonomiste dhe punojnë në një firmë në Durrës. Johani dhe Elena
vijnë nga Gjermania. Janë burrë e grua. Janë gjermanë, por tani jetojnë në Shqipëri.
Elena është mësuese në një shkollë në Korçë. Ajo punon të hënën, të martën, të
mërkurën, të enjten dhe të premten. Të shtunën nuk punon. Të shtunën pushon. Burri i
saj, Johani nuk është mësues. Ai është avokat. Nuk punon në Korçë. Ai punon në
Tiranë, por shkon në Korçë çdo fundjavë. Bledi dhe Bora janë nga Kosova. Ata janë
kosovarë. Janë aktorë në Prishtinë. Bledi dhe Bora punojnë në teatër. Ata punojnë
vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën.

U. 4.1Tregoni nëse thëniet e mëposhtme janë të sakta (Po) ose jot ë sakta (Jo) , dhe tregoni si
duhet të jetë.

1. ____ Alma është mjeke dhe punon në spital.


2. ____ Beni dhe Elda janë inxhinierë.
3. ____ Pjeri dhe Ava janë francezë, por punojnë në Shqipëri si dentistë.
4. ____ Elida dhe Dorina janë shqiptare dhe punojnë si ekonomiste në Tiranë.
5. ____ Elena dhe Johani janë gjermanë dhe punojnë si mësues në Shqipëri.
6. ____ Elena punon çdo ditë.
7. ____ Johani është në Tiranë çdo fundjavë.
8. ____ Bledi dhe Bora janë bullgarë.
9. ____ Bledi është aktor dhe punon në teatër.
10. ____ Bora punon pesë ditë në javë.

USHTRIMI 4.2 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme në bazë të Lex. 4.1.

1. Ç’bëjnë Alma, Doruntina dhe Adea?


________________________________________________________
2. Ç’bën Beni? Ku punon ai?
________________________________________________________________
3. Çfarë profesioni kanë Pjeri dhe Ava? Çfarë kombësie kanë ata?
___________________________________
4. Çfarë bëjnë Tomi dhe Stefania? Ku punojnë ata?
______________________________________________
5. Çfarë profesioni ka Elena? Kur punon ajo?
____________________________________________________
6. Ç’bën ajo të shtunën?
____________________________________________________________________
7. Elena dhe burri i saj, Johani, punojnë bashkë?
_________________________________________________
8. Ç’kombësi kanë Bledi dhe Bora? Ku punojnë ata?
_____________________________________________

Gramatikë§20 Profesionet dhe kombësia mashkullore, femërore, njëjës dhe shumës:


Unë jam mjek dhe punoj në spital. Edhe Alma është mjeke dhe punon në ambulancë.
Ne jemi mjekë dhe punojmë në Tiranë. Doruntina dhe Adea janë mjeke. Doruntina, Adea
dhe unë punojmë këtu.

Eril-Eril Dişi- Tekil Eril-Çoğul Dişi- Çoğul


mjek mjeke mjekë mjeke
inxhinier inxhiniere inxhinierë inxhiniere
dentist dentiste dentistë dentiste
ekonomist ekonomiste ekonomistë ekonomiste
aktor aktore aktorë aktore
mësues mësuese mësues* mësuese
francez franceze francezë franceze
amerikan amerikane amerikanë amerikane
gjerman gjermane gjermanë gjermane
kosovar kosovare kosovarë kosovare

Use the feminine p


USHTRIMI 4.3 Të bëjë deklarata në njëjës dhe në shumës, si në shembujt. Bëni të gjitha
ndryshimet e nevojshme për profesionet dhe kombësive (shitës, shqiptar, Sarandë)

Ky burrë është shitës. Është shqiptar dhe punon në Sarandë.


Këta burra janë shitës. Janë shqiptarë dhe punojnë në Sarandë.
(këngëtare, amerikan, Tiranë)
Kjo grua është këngëtare. Është amerikane, por punon në Tiranë.
Këto gra janë këngëtare. Janë amerikane, por punojnë në Tiranë.

1. (kuzhinier, italian, Korçë) 4. (muzikant, gjerman, Durrës)


2. (artist, rumun, Berat) 5. (shofer, egjiptian, Korçë)
3. (piktor, portugez, Elbasan) 6. (sekretare, grek, Vlorë)
7. (kamariere, kinez, Krujë)

USHTRIMI 4.4 Pyetni katër pyetje për secilën prej shënimeve tuaja mësipërme.

Ky burrë është shitës. Është shqiptar dhe punon në Sarandë.


Ç’kombësi ka ky burrë? Ky burrë është shqiptar.
A është bullgar ky burrë? Jo, nuk është bullgar. Është shqiptar.
Çfarë profesioni ka ai? Është shitës.
A punon në Tiranë? Jo, nuk punon në Tiranë. Punon në Sarandë.

Shkruani përfundimet e duhura aty ku është e nevojshme për të përmbledhur Leximin 4.1

1. Ai është mjek dhe puno__ në spital. Alma është mjek___ dhe puno__ në ambulanc__. Ne
jemi mjek__ dhe puno__ në Tiranë. Doruntina dhe Adea janë mjek. Doruntina, Adea dhe unë
puno__ këtu.
2. Këta ja__ Pjeri dhe Ana. Çfarë kombësie dhe çfarë profesioni ka__ ata? Pjeri është
francez__,
por tani jeto__ në Shqipëri. Është dentist__ dhe puno__ në një klinik___ në Tiranë. Gruaja e
tij, Ana, është francez___. Edhe ajo është dentist___ dhe puno__ në një laborator në Tiranë.
Pjeri dhe Ana ja________ francez___ dhe puno________ si dentist___ në Tiran___.
3. Elena dhe Johani vi__ nga Gjermania. Ja__ burrë e grua. Ja__ gjerman__, por tani jeto__

Shqipëri. Burri i saj, Johan__, nuk është mësues___. Nuk puno__ në Korçë. Ai puno__ në
Tiran__, por shko__ në Korç___ çdo fundjavë.

Shkruani pyetjen e duhur për secilën nga përgjigjet e mëposhtme.


1. ____________________________________________________________?
Është mjeke dhe punon në ambulancë në Tiranë.
2. ____________________________________________________________?
Janë inxhinierë. Beni punon në fabrikë, kurse Elda punon në uzinë.
3. ____________________________________________________________?
Janë francezë, por nuk jetojnë në Francë. Ata jetojnë në Shqipëri.
4. ____________________________________________________________?
Po, janë ekonomistë dhe banojnë në Shtetet e Bashkuara.
5. ____________________________________________________________?
Jo, janë ekonomiste dhe punojnë në një fi rmë në Durrës.
6. ____________________________________________________________?
Vijnë nga Gjermania. Gruaja është mësuese, kurse burri është avokat.
7. ____________________________________________________________?
Shkon në Korçë çdo fundjavë, sepse gruaja e tij (his wife) jeton atje.
8. ____________________________________________________________?
Punojnë vetëm në fundjavë

Plotësoni tekstin e mëposhtëm me formën e duhur të fjalëve të dhëna në kllapa

1. _______ (Ky) është Agimi. ______ (Ai) është student në universitet.


2. _____ (Ky) është Fatbardha. ______ (Ai) është _________ (mësues) në një shkollë në
Tiranë.
3. Ç’kombësi kanë ____ (ai) aktorë? ____ (Ai) aktorë janë kosovarë, por __________
(ky) janë italianë.
4. _____ (Ky) studente është __________ (shqiptar), por fl et anglisht shumë mirë.
5. _____ (Ky) studente janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë _________
(amerikan), por studiojnë në universitet në Tiranë. ________ (Flas) shqip lirisht.
6. _____ (Ai) burra janë _________ (mjek). __________ (Punoj) në spital.
7. _____ (Ky) gra janë ___________ (mësues). Janë _____________ (francez), por
tani po _____________ (punoj) në Shqipëri.
8. _____ (Ai) burrë është __________ (ekonomist). ___________ (Vij) nga
__________ (Angli), por tani nuk ___________ (jetoj) në __________ (Angli);
__________ (jetoj) dhe _________ (punoj) në ____________ (Kosovë).
9. ______ (Ai) __________ (aktor) janë francezë. __________ (Këndoj) dhe _______
(kërcej) çdo fundjavë në teatër.
10. ______ (Ky) _______________ (muzikant) ___________ (vij) nga Lisbona.
____________ (Punoj) këtu të shtunën dhe të dielën.
GRAMATIKË:
Foljet e paregullta - düzensiz fiiller, 'istemek' dua 'vermek' jap, ve onları 'demek' them

jap dua them shoh rri bie

unë jap dua them ________ ________


________
ti jep do thua ________ ________ ________
ai, ajo jep do thotë ________ ________ ________
ne japim duam themi ________ ________ ________
ju jepni doni thoni ________ ________ ________
ata, ato japin duan thonë ________ ________ ________

Punoj nga ora nëntë deri në orën pesë.

You might also like