You are on page 1of 5

GJUHË SHQIPE

07.03.2024 dhe 12.03.2024


VEZNICI I VEŽBE

֍Prezantimi i lidhëzave tjera përpos DHE, E e POR (edhe pse/iako, mada,


premda, mirëpo/ali, međutim, gjithashtu, po ashtu , edhe/takođe, pa marrë
parasysh /bez obzira, bez uzimanja u obzir, duke marrë parasysh – s obzirom,
imajuci u vidu, sepse (se) /zato što, jer, për arsye të/se/zbog toga što, iz razloga
što, kështu/ kështu që – tako, tako da, pa, onda (thus), ose/apo / ili........kurse /
dok, a.........., derisa – dok, (while) ....as – ni, niti, uopšte, čak............., pastaj
(mandej) – zatim, onda, posle, nakon, etj.)
Lidhëzat janë pjesë të pandryshueshme të ligjëratës.
Lidhëzat lidhin dy fjalë ose dy fjali.
______________________________________________________________________________
Shkoj në shtëpi duke kënduar.
Jam e lodhur se kam punuar shumë.
Kam qenë e sëmurë kështu që nuk kam shkuar në punë.
Nuk kam shkuar në punë sepse kam qenë e sëmurë.
Unë dua kafe ose çaj.
A dëshiron kafe apo çaj?
Ti jeton këtu, a po? (jel, “zar ne”, jel da)
Derisa unë po pija kafe, Jelena ka shkuar në dyqan.
Sot nuk kam bërë asgjë, nuk kam shkuar as në punë.
Unë ose do të vij me ju ose do të rri në zyrë.
Unë as nuk do të vij me ju as nuk do të rri në zyrë.
Së pari (prvo) do të pi kafe, pastaj do të shkoj në takim.
Jelena, Nora dhe/e Zana punojnë bashkë në zyrë.
Ne punojmë bashkë dhe kalojmë kohën e lirë së bashku.
Orari i punës është i gjatë por është interesant.
Aneta punon me mua, por nuk bisedojmë shumë.
Moti (vremenska prognoza) është me diell por pasdite do të bie shi. (Koha /Moti)
Bie shi – pada kiša
Bie borë – pada sneg
Fryen era – duva vetar
Me diell - sunčano
Moti është i nxehtë - vrućina
Moti është i ftohtë – hladno (“ftoftë” – KS)
Moti është i ngrohtë - toplo
Edhe pse kemi punuar shumë, rezultate nuk ka.
Punojmë shumë edhe pse nuk më pëlqen stresi i punës.
Nuk jam e lodhur edhe pse punoj gjithë ditën (ceo dan).
Unë kuptoj shqip mirëpo nuk di të flas mirë.
Ju e keni plotësuar (popuniti) formularin. Mirëpo, keni bërë disa gabime (greške). (gaboj –
pogresiti) (Mos gabo!)
Ne kemi punuar bashkë në këtë kompani. Gjithashtu/Po ashtu kemi studiuar në të njëjtin (i/e
njëjtë – isti, ista) fakultet.
Kam kohë për miqtë/shokët e mi, pa marrë parasysh se punoj çdo (svaki, svako, svaka) ditë.
U ndihmoj njerëzve në punë, pa marrë parasysh se çfarë probleme kanë.
Ajo ka munguar (mungoj – biti odsutan, nedostaje) sot në takim e në punë sepse është e sëmurë
dhe ka shkuar te mjeku. (Mungon në treg.)
Sot është festë zyrtare kështu që nuk do të punojmë.
Nora po shikon një dokumentar kurse motra e saj po i bën detyrat (zadaci) e shtëpisë (domaci).
Prodhim vendor (vendi – mesto, prostor, ...)
Ti mund të shkosh me Sarën në takim ose të rrish në zyrë dhe ta përfundosh raportin.
Derisa ne jemi duke biseduar në takim, ju mund të porosisni kafe. (porosis – naruciti) (porosia –
narudzbina, porudzbina)
Nuk mendoj (misliti) as të marr pjesë në takim as të flas për këtë temë.
Marr pjesë – učestvovati
Pjesëmarrës/e – učesnik/-ca
Pjesëmarrje - učešće

Ushtrimi 1.
Përdorini lidhëzat dhe, por, edhe pse, mirëpo, megjithatë, gjithashtu, pa marrë
parasysh, sepse, për arsye të/se, kështu, kështu që, , kurse, ose, derisa, as.... për të
formuar fjali
Shembull
a. Unë dhe ti do të shkojmë në takim, por jo edhe Teuta.
b. Unë kam ardhur në punë edhe pse mbrëmë kam qenë e sëmurë.

c. Mirëpo _________________________________________
d. Megjithatë _________________________________________
e. Gjithashtu _________________________________________
f. Pa marrë parasysh _______________________________________
g. Për arsye se _________________________________________
h. Kështu _________________________________________
i. Kështu që _________________________________________
j. Po ashtu _________________________________________
k. Ose _________________________________________
l. Kurse _________________________________________
m. Derisa _________________________________________
o. As... _________________________________________

1. Më pëlqen të shkoj në kinema, por shoqja ime Ana nuk mundet.


2. Unë kam përfunduar Fakultetin e Gazetarisë, mirëpo unë nuk punoj si (kao)
gazetare (në profesionin tim).
3. Punonjësit e medias paguajnë një çmim të lartë. Megjithatë, ata e duan shumë
punën e tyre.
4. Unë nuk do të vij në klasë të enjten sepse do të udhëtoj. (Do të na mungosh!)
5. Derisa unë fle, ti punon.
6. As nuk e dua, as nuk më intereson.
7. Ju bëftë mirë! (Të bëftë mirë!) – Gjithashtu! (Gjithashtu edhe juve!)
Ushtrime komunikimi:

1. Në çfarë ore fillon takimi juaj i ardhshëm (sledeci)?


- Takimi im i ardhshëm fillon në orën 6 në mbrëmje.
2. Si e keni kaluar (kaloj – provesti vreme) vikendin?
- Shumë mirë, i kam bërë detyrat e shtëpisë dhe e kam rregulluar (rregulloj – srediti)
shtëpinë.
3. Sa shpesh i bëni / mbani (mbaj – drzati, odrzavati) takimet në Zoom ose online?
- Unë kam shumë rrallë takime në Zoom ose online.
- Unë kam shumë shpesh .................................
4. Cila është ngjyra (boja) juaj e preferuar?
- Ngjyrat e mia të preferuara janë: e zeza, e gjelbërta dhe e kuqja.
5. Çfarë lloj (tip, vrsta) lajmesh / të lajmeve lexoni më shumë (vise) / më së shumti
(najvise)?
- Unë i lexoj të gjitha llojet e lajmeve.
- Kryesisht lexoj lajme pozitive. I shmangem kronikës së zezë.
- Unë më së shumti (najvise) lexoj lajme për modën.
Shmang – izbegavati
Shmangem - povratni
6. Sa shpesh vonohet shoku/shoqja juaj në punë? (vonohem - zakasniti)
- Shoqja ime vonohet në punë çdo ditë (për dy orë).
- Shoku im nuk vonohet kurrë për punë/ në punë.
7. Pse nuk pini kafe/çaj në mbrëmje?
- Shumë shpesh pi kafe në mbrëmje për të punuar (deri) vonë. (deri në orët e vona).
- Unë pi çaj çdo natë, por s’pi kafe sepse nuk mund të fle. (fle – spavati)
- Tina, çka po bën? – Po pi çaj/ po pi kafe.
- Sepse unë kurrë nuk pi kafe, kurse pi vetëm çaj (vetëm) në mëngjes.
8. Sa kohë ju duhet për të përgatitur mëngjesin/drekën/darkën? (përgatis – pripremiti,
spremiti)
- Mua më duhet rreth (oko) një orë për ta përgatitur darkën. (te rrethi – kod kruznog
toka)
Udhëkryq – raskrsnica
Mua më duhet shumë pak kohë për ta përgatitur mëngjesin, por më duhet një ose dy
orë për drekë. Darkën nuk e përgatis sepse nuk e ha.
- Më falni, jam vonuar pak/ që u vonova pak.
9. Si e germëzon emrin tënd? (germëzoj – izgovarati, spelovati) Germa – slovo (germë
për germë) – Gj – U – R – I – Sh – I – Q (Djurisic)
10. Nga çfarë ke frikë (strah)? – frikësohem – plasiti se
- Kam frikë të vonohem në punë.
- Nuk kam frikë nga asgjë (“kurgjo” – KS sleng)
- Kam frikë nga lufta. / Frikësohem nga lufta.
- Frikësohem nga gjarpërinjtë (zmije) dhe lartësitë (visine).
- Frikësohem nga sëmundjet (bolesti – mnz) e ndryshme (raznih).
11. Sa zgjasin zakonisht takimet tuaja ditore (dnevni)? (zgjas – trajati)
Zgjas - Zgjasim
Zgjat - Zgjasni
Zgjat – zgjasin
- Takimet tona ditore zgjasin gjysëm ore.
- Takimet tona ditore nuk zgjasin shumë.
- Takimet tona zgjasin pak më shumë se 1 orë.

You might also like