You are on page 1of 3

Gr.

1
Mësimi/Lekcija 8

I.Lexo dhe mbaj mend

Njëjës shumës

Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore

my shoku im shoqja ime shokët e mi shoqet e mia

your shoku yt shoqja jote shokët e tu shoqet e tua

his shoku i tij shoqja e tij shokët e tij shoqet e tij

her shoku i saj shoqja e saj shokët e saj shoqet e saj

our shoku ynë shoqja jonë shokët tanë shoqet tona

your shoku juaj shoqja juaj shokët tuaj shoqet tuaja

their shoku i tyre shoqja e tyre shokët e tyre shoqet e tyre

II. lexo e përkthe

1. Djali im jeton në Tiranë. ____________________________________________

2. Shoku yt po studion në universitet. ____________________________________________

3. Mësuesja e tij shpjegoi mësimin. _____________________________________

4. Vajza e saj po shikon një fotografi . __________________________________________

5. Motra ime po bëhet gati për punë. ______________________________________

6. Shoqja ime po shkruan detyrën pa gabime. ___________________________

7. Shtëpia jote është larg që këtej. _______________________________________

8. Televizori i tij ishtë i shtrenjtë. ________________________________________

9. Hoteli i tyre është i madh. ____________________________________________

10. Shoqja e tyre shkoi në shkollë.


11. Djali im jeton në Tiranë. ________________________________________

12. Babai i tij është mjek i njohur. _______________________________________

13. Miku yt do të vijë tani.

14. Vëllai i saj takohet shpesh me ne. ______________________________________________

15. Djemtë e mi studiojnë në Romë. ______________________________________________

1 6. Mësuesit e tyre janë të shqetësuar për mësimin. ___________________

17. Studentët e tu po bëjnë detyrat. _____________________________________

18. Mjekët e tij janë shumë të përgatitur. ________________________________________

19. Mësuesit e mi janë shumë të mirë. ______________________________

20. Shokët e saj duan të shkojnë në kinema


II. Lexo e përkthe:

Në bar “Vjena”

Artani dhe Beni takohen në sheshin “Skenderbej” dhe vendosin të rrinë së bashku një copë
herë.
Më pihet një kafe e mirë. Ku të shkojmë (vemi)? – thotë Beni.
- Shkojmë në bar “Vjena”, përballë hotel “Drinit”. Është hapur para disa ditësh.
Shërbejnë shumë mirë dhe kafenë e bëjnë të shkëlqyer.
- Mirë, shkojmë dhe rrimë një gjysmë ore.
- Nuk paska shumë njerëz, por qenka lokal i këndshëm.
- Rrimë brenda apo jashtë, ku të pëlqen?
- Më mirë këtu jashtë, paska hije dhe nuk ka tym duhani.
- Aq më mirë, edhe unë nuk e duroj tymin e duhanit.
- Urdhëroni, çfarë dëshironi? – pyet kamerierja.
- Mua më sill një kafe turke dhe një ujë mineral, - thotë Artani.
- Po ti, Beni, çfarë do të marrësh?
- Unë dua një koka-kola dhe një kafe ekspres.
- Mund të kishim marrë edhe akullore, i bëjnë shumë të mira. E ndërrojmë po deshe?
- Jo, jo, atë që porositëm, u tha, u bë.
- Po një cigare me filtër e do? Sigurisht që e do, - thotë Artani. – Nuk thonë kot se
kafeja pa duhan është si turku pa iman.
-

III. Përgjigju pyetjeve:


1.Ku takohen Artani dhe Beni?
2.Çfarë i thotë Beni Artanit?
3. Si i përgjigjet Artani?
4. Çfarë u bën përshtypje atyre kur arrijnë në bar “Vjena”?
5. Ku u pëlqen të rrinë, brenda apo jashtë?
6. Pse u pëlqen të rrinë jashtë dhe jo brenda në bar?
7. Çfarë porosit Artani?
8. Po Beni çfarë do të marrë?
9. Çfarë i thotë Artani Benit pasi porosit kafenë dhe koka-kolën?
10. Si përgjigjet Beni?
11. Pse e pranoi Beni cigaren me filtër?

IV. Fjalë të urta

Mos u bëj dele, se të ha ujku.


Mos e prek gjarpërin në bisht, se të ha në gisht.
Peshku qelbet nga koka.
Pasi të djeg qumështi, i fryn kosit.
Gjithë krojet rrjedhshin, por i yti mos shteroftë.

You might also like