You are on page 1of 2

Si te gjithe e dime studimet universitare na ofrojne vetem dije teorike 

dhe përballja e

studenteve me tregun e punes eshte paksa e veshtire pasi ju mungon praktika ligjore

duke nisur qe nga hartimi i shkresave zyrtare apo analizimi  i problemeve te ndryshme

juridike.

Kur kam marre pjese ne praktiken juridike, kisha “paksa” eksperience pune si juriste

dhe isha  përballur me zgjidhjen e probleme te ndryshme ligjore, por sapo u njoha me

programin e praktikes juridike, e kuptova se ishte dicka e domosdoshme per profesionin

tim, pasi kursi eshte nje ndërthurje e dijeve torike me praktiken ne fushat kryesore qe

kërkon sot tregu i punes publik apo privat.

Gjate kursit mora eksperiencen e duhur mbi përgatitjen e shkresave, akteve, ankesave

administrative, kontratave civile dhe tregtare,shqyrtimin e dosjeve reale civile dhe

tregtare etj., dhe gjithçka mbi rolin e juristit ne nje shoqeri tregtare.

Praktika Juridike , i duhuri jo vetem per studentet dhe te sapodiplomuarit, por per

te gjithe juristet.

Nese do te zgjidhja nje shprehje qe te pershkruaje pervojne time ende te re tek Praktika

Juridike do te ishte : “Celesi I Suksesit eshte Fat dhe Pune pa reshtur”.Pas pothuajse 5

vitesh perkushtimi dhe studimi ne fushen e drejtesise, pyeta veten : A kam guxim ti

kerkoj dikujt te me marre ne pune? Kur vura dijet e mia perballe aftesive qe kerkon
tregu i punes, me zuri ankthi kur kuptova se e kisha humbur drejtimin dhe po i

largohesha shume qellimeve te mija per te cilat kisha investuar aq shume kohe dhe

energji (per te mos permendur pjesen financiare).Kjo deri ne momentin kur Fati me

nxorri para njoftimet per programet e Praktike Juridike dhe kur u bera pjese e tyre.

Fillimisht, duke qene mosbesuese dhe rezistente ndaj faktit se ka profesioniste te afte te

cilet jane gjithashtu te gatshem qe te ndajne dijet e tyre me studentet, nuk e mora

seriozisht, gje qe rezultoi te ishte nje paragjykim shume i gabuar.

Fale menyres se organizimit te oreve dhe te modulit qe praktikohet, kam arritur qe

brenda pak javeve te sistemoj njohurite e mia dhe te realizoj ato pune qe nuk arrita ti bej

nga 5 vite shkolle. Tashme jam e afte te hartoj kerkesa dhe ankesa dhe te kuptoj

menyren se si funksionojne bizneset dhe institucionet publike.

You might also like